Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    266

    Bashkejetesa Fetare dhe Kryepeshkopi Johan Pelushi

    Bashkejetesa Fetare dhe Kryepeshkopi Johan Pelushi

    1.Pas fitores sė Demokracisė dhe humbjes sė Komunizmit, dolėn nė pah vlerat reale tė moralit fetar, dhe ri-nisi rilindja e fetare nė kuadrin e rivendosjes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe tė drejtave fetare tė cilat u sanksionuan edhe nė paketėn kushtetuese tė 1993, por dhe mė vonė nė Kushtetutėn e 1998 qė e kemi dhe sot.
    Tė katėr Fetė morėn statusin e tyre zyrtar dhe filluan tė lėpijnė plagėt e lėna nga Komunizmi. Njė nga dėmet mė tė mėdha qė shkaktoi Komunizmi, ishte lėnia e njė gjenerate tė re ose e ashtuquajtura `krijimi i njeriut tė ri ateist`. Ky `njeri i ri` qė nuk besonte nė Zot mbetet njė nga dėmet mė tė mėdha qė Komunizmi u shkaktoi shqiptarėve, sepse ky njeri ateist mbeti pa moral, pa tė ardhme, pa besimin tek Zoti, dhe anarkist. Ky kontigjent sė bashku me ish-nomenklaturėn komuniste po e mban vendin pėr njė kohė tė gjatė nė anarki dhe tranzicion.
    Ateizmi Komunist sipas raportit informativ jep me shifra dhe detajon gjithė aksionin pėr shkatėrrimin e objekteve fetare nė Shqipėri dhe luftėn e hapur kundėr besimeve fetare. Ky numėr arrin gjithsej nė 2169, nga tė cilat 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame etj.
    Gjatė viteve tė demokracisė, bashkėjetesa fetare e komuniteteve fetare shqiptare ka patur dhe ka njė tolerancė fetare tė shkėlqyer, por krahas bashkėjetesės sė shkėlqyer fetare midis komuniteteve egzistojnė forca jashtė komuniteteve, tė cilat kėrkojnė pėrēarje fetare, pėr tė cilat kemi shkruar dhe kemi mbajtur qėndrimet pėrkatėse.
    Shqipėria sot mbetet njė shtet laik pa nje religjion dominues dhe me komunitete fetare qė jetojnė nė harmoni me njeri tjetrin, nėpėrmjet tolerancės fetare dhe bashkėjetesės fetare.
    2.Cili ėshtė parimi i tolerancės fetare? (Religious tolerance - Wikipedia)
    Nė kėtė kuptim, toleranca do tė thotė t'i lejosh tė tjerėt tė praktikojnė besimin e tyre fetar pa pengesė. Ndėrsa termi 'lejoj' mbart njė rėndėsi ligjore, pra autorizim, tolerimi nėnkupton vetėm mungesėn e kundėrshtimit dhe jo miratimin e vėrtetė tė besimit fetar tė tjetrit.
    Toleranca ėshtė e rėndėsishme sepse siguron njė shoqėri mė kohezive dhe paqėsore. Njerėzit qė janė tė lirė tė shprehen lirisht dhe nė mėnyrė paqėsore, pa frikė nga persekutimi, kanė mė shumė gjasa tė jetojnė jetė mė tė lumtur si anėtarė funksional tė shoqėrisė. Diversiteti i jep vetes njė shoqėri mė tė fortė.
    Ndėrsa komuniteti botėror hyn nė dekadėn e dytė tė mijėvjeēarit tė tretė, Shqipėria merr nota tė larta pėr angazhimin e saj ndaj lirisė fetare dhe tolerancės. Toleranca ėshtė pjesė e trashėgimisė shqiptare.
    Toleranca fetare ose toleranca fetare mund tė nėnkuptojė "jo mė shumė se durim dhe leje tė dhėnė nga ithtarėt e njė feje dominuese pėr ekzistencėn e feve tė tjera, edhe pse kėto tė fundit mund shihen me mosmiratim si inferiore, tė gabuara ose tė dėmshme".
    3. Ēfarė ėshtė bashkėjetesa fetare?
    Bashkėjetesa fetare i referohet jetės dhe ndėrveprimit harmonik ndėrmjet individėve ose grupeve tė besimeve tė ndryshme fetare, duke nxitur respektin dhe mirėkuptimin e ndėrsjellė. Ky koncept ėshtė thelbėsor nė njė botė tė globalizuar pėr tė nxitur paqen, pėr tė reduktuar konfliktet dhe pėr tė rritur diversitetin kulturor.
    Historikisht, shumica e incidenteve dhe shkrimeve qė kanė tė bėjnė me tolerancėn pėrfshijnė statusin e pakicės dhe pikėpamjet e ndryshme nė lidhje me njė fe shtetėrore dominuese.
    Megjithatė, feja ėshtė gjithashtu sociologjike, dhe praktika e tolerancės ka pasur gjithmonė njė aspekt politik gjithashtu.
    4. Ka patur Shqipėria Luftra Fetare?
    Shqipėria nuk ka patur luftra fetare gjatė gjithė periudhės sė pavarėsisė e deri mė sot. Haxhi Qamili qė kėrkonte Shqiperinė nėn Perandorinė Turke luftoi kundėr tė pasurve dhe nuk luftoi kundėr tė krishterėve apo feve tė tjera. Luftė fetare bėri Greqia ne 1914 nė Shqipėri, me pretekstin e luftės ballkanike, por shqiptarėt midis tyre asnjėherė.
    Dėmet mė tė mėdha i shkaktoi pushtimi 450 vjecar Osman.
    Gjatė pushtimit Osman ka patur lufte fetare midis pushtuesve myslimane dhe banorėve te krishtere vendas, tė cilėt pas pushtimi Osman ne 1479 me renien e Shkodrės, shume u vranė duke luftuar, por shume rreth 250.000 sipas Marin Barletit ikėn masivisht ne Venedik dhe Raguza Katoliket, ne Napoli dhe nė jug tė Italise e Sicili banorėt e ritit lindor, tė cilėt ikėn deri nė Ukrainė e Moldavi;
    Pėr shkak se Sulltani mbajti njė farė tolerance ndaj feve tė krishtera – i lejoi ata tė mbanin kishat dhe pronat, me kusht qė tė paguan harac dhe tė lejonin tė kalonte ushtria osmane nėpėr territorin e tyre sa herė ishte nevoja.
    -Njė pjesė e Arberve qe mbeti i u afrua kishes serbo-malazeze (Madje Mali i Zi – eshte ne fakt shqip MALĖCI), por humbėn etninė dhe gjuhėn, por ruajtėn fenė dhe pasurinė, tė cilėt u quajtėn `shkie`, madje nė kishen orthodokse serbe qėndron shėnjtore shqiptarja Angjelina Arianiti kunata e Skėnderbeut;
    Njė pjesė tjetėr i u afruan kishės bullgare por humbėn etninė dhe gjuhėn, por ruajtėn fene dhe pasurinė, dhe u quajtėn maqedonas,
    -tė tjerėt u afruan kishės moldave dhe rumune dhe themeluan Bukureshtin.
    -Njė pjesė tjeter arvanitet ruajten fene por me krijimin e shtetit grek humbėn etninė e tyre megjithse sot ka grupe qė kujtojnė identitetin e tyre.
    -Pas shek 16 e deri ne shkaterrimin e Perandorise osmane shume shqiptare qe u quajten arnaute moren poste drejtuese dhe u vendosen ne Egjypt, Siri, Liban, madje drejtuan Perandorine.
    -Megjithatė, pjesa tjetėr e banorėve qė refuzuan tė largohen e tė konvertohen, ikėn maleve, por mė vone pranuan konvertimin nė fe pėr tė mbijetuar dhe pėr t`ju shmangur taksave tė rėnda.
    5.Cilat jane shkaqet e tolerances fetare dhe te bashkejeteses fetare te shkelqyer nė Shqipėri?
    Kėto jane shkaqet kryesore:
    1.Identiteti tė pėrbashkėt pėr tė krishterė dhe myslimanė shqiptarė ishte dhe mbetet gjuha shqipe e lashtė qė nga pellazgo-ilirėt, pra tė njė identiteti tė vecantė shqiptar (arbėro&epirot). Gjuha e pėrbashkėt mbeti elementi kryesor pėr njė etni dhe identiet tė pėrbashkėt pavarėsisht feve tė ndryshme qė pėrqafuan pėr shkak te pushtimit.
    2. Vėndbanimi mbetet njė nga faktorėt ku shqiptarėt banonin dhe jetonin dhe ku flisnin tė njėjtėn gjuhė prej mijra vjetėsh dhe kėtė e konfirmon shkenca historike,
    3.Arsimimi i cili sidomos sot ka lehtėsuar tolerancėn fetare dhe bashkėjetesėn fetare tė shkėlqyer
    4.Ndjenja e ruajtes sė identietit kombėtar nga rreziku i fqinjėve tė cilėt pa rreshtur janė pėrpjekur tė na pėrcajnė nėpėrmjet fesė , parave, dhe forcės sė armėve. Nė kėtė rast shqiptarėt pavarėsisht fesė janė bashkuar dhe kanė luftuar agresorin. Si nė rastin qe flet kodiku i Tiranes, lufta e pare boterore, lufta e dytė botėrore, provokacionet e gushtit, dhe sot nė demokraci ku tė tre pushtetet kanė drejtues nga tė gjitha religjonet.
    5. Emancipimi i gruas shqiptare nėpėrmjet barazise gjinore dhe arsimimit te larte.
    Komuniteti Orthodoks shqiptar
    Sot Sinodi i Shenjte me 16 Mars ka zgjedhur nėpėrmjet Sinodit nje shqiptar pėr herė te pare pas 58 vitesh qe nga 1967.-Johan Pelushin, dhe me 22 Mars do tė bėhet Fronėzimi i tij ditėn e shtunė.
    Shpresojmė qė zgjedhja e tij tė afrojė `delet e humbura `si pasoje e ateizmit komunist por edhe si pasojė e disa pėrplasjeve brenda komunitetit orthodox dhe influencės jashtė normales tė faktorit `fqinje` tė cilėt arritėn ta realizojne disa tė ashtu-quajtura minoritete prej disa qindra vetėsh, vetėm e vetėm pėr tė treguar Europės se Shqiperia nuk qėnka shtet homogjen por paska plot minoritete. Luftė tė madhe pėr minoritete po bėjnė dhe dis shoqata vllehe- tė gjitha keto tė kamufluara nėn parrullen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe tė demokracise liberale.
    Me mbylljen e kapitullit te Tranzicionit fetar orthodox ku nje rol madhor luajti Kryepeshkopi i ndjerė Anastas i cili ndihmoi nė ringritjen e KOASH pėr tė cilat ka meritat e tij por edhe disa gabime, tė cilat mė tepėr janė informacione tė gabuara nga disa klerikė shqiptarė grekafone e snobė, si dhe nga disa gabime te tij nė fillimet e karrierės pėrsa i pėrket rolit tė minoritetit grek - zgjedhja e njė Kryepeshkopi shqiptar nė mėnyre unanime dhe e pėrshėndetur edhe nga drejtues klerikė tė huaj, pėrfshi Bartolomeun dhe patriarkun Kiril, tregon se Komuniteti orthodox shqiptar do tė ecė nė rrugėn e Fan Nolit nė rrugėn e ndritur tė besimit tek Zoti dhe tė atdhetarizmit pėr tė treguar se Religjioni ėshtė jo vetem Fe e pėrgjithshme qe nuk njeh kombėsi, por ėshtė edhe nje Fe qė i lutet dhe i falet Zotit nė gjuhėn e Kombit, nė gjuhėn e martirėve dhe shėnjtoreve tė kombit shqiptar, disa nga tė cilėt ende nuk janė nė vendin e tyre qė meritonin prej kohėsh, ashtu sic bėri dhe Kisha Katolike dhe Papa Francesku me martirėt katolike shqiptarė tė kohės ė diktaturės..
    Prandaj krahas detyrave tė shumta tė Kryepeshkopit Johan Pelushi, nė, intelektualėt orthodoksė do ti sugjeronin edhe disa detyra fisnikė qė do tė nderonin jo vetėm komunitetin Orthodoks por gjithė Shqiperinė dhe Shqipėtaret kudo ku janė. Kėto janė;
    - Krijimi i nje Memoriali pėr tė Pesė Kryepeshkopėt orthodoksė tė kaluar qė krijuan dhe mbrojtėn Autoqefalinė shqiptare larg influences greke. Kėta janė: Fan Noli i Madh Krijuesi i Autoqefalise shqiptare- Visarion Xhuvani- Kristofor Kissi-At Pais Vodica- Damian Kokoneshi, vendosja e Memorialit aty ka kanė vendosur Kryepeshkopin e nderuar Anastas, dhe vendosjen e tyre nė Kalendarin Orthodoks pėr ti respektuar si martirė apo dėshmorė sė bashku me dėshmorė tė tjerė tė kishes orthodokse shqiptare si Papa Kristo Negovani, At Stath Melani e plot tė tjerė.
    - Rehabilitimin e Pirgut Arbanas (ish Kulla e Shen Gjergjit) nė Manastirin Hilandar ku ėshtė varrosur sipas historisė- Familja Kastrioti, familja qe eshte nje nga bazat e identitetit kombetar shqiptar. Aty prehen - Gjon Kastriot, Reposh Kastrioti, Kostandin Kastrioti, dhe ndoshta dhe Heroi Kombetar Skenderbeu, sepse eshtrat e tij nuk u gjetėn (pra jo sic thote Barleti) kur osmanėt pushtuan Kėshtjellen e Lezhės, sepse e shoqja Donika Kastrioti para se te ikte ne Napoli, duke e parashikuar se cdo tė ndodhte nė Arberi&Epir, i largoi eshtrat nė njė drejtim tė paditur, por mendohet se nė Pirgun Arbanas, Manastiri i Hilandarit, Mali Athos, pėr tė mos u dhunuar nga osmanėt.
    - Vendosjen e emrit te Katedrales se Korces `Shen Gjergj` simboli i qytetit te Korces, ashtu si e ka patur mė parė para se tė shkatėrrohej nga Komunistėt.
    - Vendosjen e Heroit Kombetar Shqiptar Gergj Kastrioti -Skenderbeu si shėnjtor i Kishes Autoqefale Orthodokse shqiptare.
    Mund tė them se edhe ne Kosovė ka njerėz qė identifikojnė orthodokset shqiptare si grekė apo si miq tė serbve duke ngaterruar ndoshta pa qellim identitetin tonė orthodox shqiptar , identitet i cili ka qėnė njė nga themelet e Pavaresisė sė Shqiperise, Krijimit te hymnit kombetar shqiptar, krijimit tė kėngėve patriotike shqiptare si ajo `Pėr Mėmėdhenė`, si dhe simboli i bashkejetesės sė shkėlqyer me komunitetin mysliman si vėllezėr. Njė nga shėmbuj mė tė shkėlqyer ishte ceta e Cerciz Topullit dhe Mihal Gramenos e cila luftoi pėr lirinė e Shqipėrisė sė bashku me ceta tė tjera.
    Mbetet njė nga komunitetet shqiptare me kriminalitetin mė tė ulėt dhe nga komunitetet qė respektojnė me pėrpikmeri ligjet e shtetit shsqiptar, dhe qė kanė dhėnė dhe japin kontribute nė tė gjitha fushat sociale, politike, shkencore etj.
    Nė pėrfundim shtoj qė bashkėpunimi i komuniteteve tona orthodokse , katolike dhe myslimane do tė ndihmojė Shqipėrinė dhe Kosovėn tė integrohen nė BE, madje mund te sugjeroj se intlekualet mė tė mirė shqiptarė jane intelektualėt fetarė nė raport me ata ateistė. Pse? Sepse ata respektojnė ligjet, besojnė nė Zot, dhe janė me integritet moral dhe etik. Pėr kėtė aresye mund edhe tė drejtojnė politikisht Shqipėrinė dhe Kosovėn mė mirė se ateistėt.

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan pirro2020 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    arbereshi_niko (13-04-2025),EdiR (11-04-2025)

Tema tė Ngjashme

  1. Johan Volfgang Gėte
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 03-10-2014, 00:42
  2. Bashkėjetesa fetare nė Shqipėri
    Nga Archon nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2013, 05:40
  3. Bashkėjetesa fetare, vlerė e shqiptarėve
    Nga Alienated nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 13:18
  4. Johan, njeriu i cili sfidon forcėn e gravitetit
    Nga RaPSouL nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 18:53
  5. Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare
    Nga Agim Bardhi nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 05:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •