Albo, vdiq apo jo globalizmi ? Vdiq dje,do vdesi sot,do vdesi neser apo do vdesi me kontrat tremujore si vdekje me intervale ?
Albo, po me mer malli per Lulzim Bashen,Trampi pa m po me ben nostalgjik.
Shikoje videon mė poshtė tė Donald Trump qė tė kuptosh se cili ėshtė objektivi final. Tarifat janė pjesė e planit pėr tė rikthyer sovranitetin e vjedhur qytetarėve amerikanė. Kushtetuta amerikane e ndalon taksimin e drejtpėrdrejtė tė qytetarėve, pasi baballarėt e kėtij kombi e dinin se njė qytetar i taksuar nuk ėshtė sovran. Sovrani janė ata qė janė nė pushtet, jo qytetari. Qytetari kthehet nė sllav qė punon me mėditje nė njė sistem tė tillė. Dhe kėtė sistem kemi sot.
Donald Trump zė nė gojė vitin 1913 nė kėtė video. Ēfarė ndodhi nė historinė e Amerikės nė kėtė vit? Amerika nė kėtė vit u pushtua nga adhuruesit e satanait, bankierėt evropianė qė nė bashkėpunim me Mbretėrinė e Bashkuar dhe Jezuitėt e Vatikanit, instaluan nė Amerikė rregjimin e tyre. Nė kėtė vit nė Amerikė u hapėn banka qendrore (The Federal Reserve) qė morri kontrollin e parasė, dollarit dhe vepron si njė kartel i bankave tė mėdha nė Amerikė; krijoi edhe FBI (Federal Bureau of Investigation) krahun e armatosur pėr tė ushtruar dhunė e presion mbi sovranin popull qė ta mbanin si skllav nėn kontroll nėn sistemin e ri; krijuan edhe IRS (Internal Revenue Service) me qendėr nė Puerto Rico, qė nuk ėshtė as shtet amerikan por territor amerikan. Detyra e IRS ishte mbledhja e taksave nga qytetarėt, duke i kthyer kėta qytetarė sovranė nė skllevėr tė kėtij sistemi.
Po si arritėm nė kėtė pikė nė 1913? Ajo ėshtė histori mė vete. Njė vit mė parė, Shqipėria shpalli pavarėsinė e saj nė Vlorė. Po atė vit, u mbyt nė det edhe anija mė e madhe e ndėrtuar ndonjėherė nga njerėzit, Titaniku. Mbytja e Titanikut nuk ishte aksident, ishte e planifikuar dhe njė pjesė e planit pėr pushtimin e Amerikės. Nė atė anije, hipėn gjithė bankierėt e New York, qė ishin kundėr idese sė hapjes nė Amerikė tė bankės qendrore, The Federal Reserve. Me vdekjen e tyre, iu hap rruga planeve djallėzore. Pjesė e kėtij skenari u bė edhe presidenti i atėhershėm amerikan, Woodrow Wilson, i cili hodhi firmėn dhe aprovoi planet e tyre, nuk e pėrdori veton e tij. Mė vonė, kur e kuptoi gabimin historik qė kish bėrė, presidenti Wilson shkruajti pėr kėtė nė kujtimet e tij, dhe pranoi fajin historik dhe i bėri tė qartė popullit tė tij qė kjo qė ndodhi do tė kish pasoja katastrofike pėr popullin amerikan.
�� BREAKING: President Trump calls on Congress to ABOLISH the income tax entirely.#Trump #Crypto #XRP pic.twitter.com/4cDX7nagsT
— BULLRUNNERS (@BullrunnersHQ) April 7, 2025
Donald Trump i thotė kėto gjėra pėr t'i zgjuar njerėzit e tij nga gjumi, qė tė kėrkojnė e mėsojnė tė vėrtetėn. I thotė kėto hapur edhe pėr veshėt e atyre qė e kanė kontrolluar Amerikėn pėr mė shumė se 100 vjet. Mesazhi pėr kėta tė fundit ėshtė: ditėt tuaja mbi tokė, janė tė numėruara. Do tė pėrgjigjeni para drejtėsisė pėr tė gjitha ato qė i keni bėrė kėtij populli e mbarė botės.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-04-2025 mė 11:04
Une isha i sigurte qe si do qe te vinte muhabeti si perfundim do dilnim qe fajin e ka Sorosi,Iluminati,Nard Ndoka dhe CIA me Shejtanin. Isha i sigurte, se njerezit kur zgjedhin Palaēon e cirkut i duhet dhe cirku nga mbrapa... dhe mos harojme se ky eshte personi qe kur fiton zgjedhjet ,zgjedhjet jane te rregullta,ndersa kur i humb zgjedhjet futet Sorosi,Illuminati me Nard Ndoken.
Albo per nje gje ke te drejte Trampi pa m te gjitha keto gjera e ben per te luftuar Satanin edhe Shejtanin ne Sazan Gurin....sepse nje llogjike apo strategji ekonomike nuk e ka. Pak a shume Trampi pa m thote,qe do vendos apo do ngrej tarifat e mallrave qe te gjitha firmat prodhuese te detyrohen e te vijne dhe ti prodhojne mallrat ne Amerike. Si llogjike eshte e drejte sepse perveē se mallrat do prodhohen ne Amerike synimi kryesor eshte krijimi i vendeve te punes dhe mbase krijimi i vendeve te punes duhet te ishte kryesori po te mos ishte Satani dhe Sazani. Tani,une nuk jam ekonomist por per aq sa kam degjuar apo lexuar papunesia ne Amerike eshte nje papunesi normale duhet te jete supozoj diku nga 4%-deri tek 6%...pra sikur vertet te kthehen ne Amerike 30-40 % e firmave Amerika do te kete probleme per fuqi punetore sepse nuk ka kete papunesi qe ta mbuloj komplet kete kthim industrial,ose do plotesohet me punonjes emigrant te cilet Trampi pa m po i debon....
Keshtu qe arsyetimi i vetem eshte ai i Albos : Liri Popullit-Vdekje Fashizmit me fal vdekje Globalizmit. Lirohet Populli sot me 10 % si tarife,lirohet neser Populli me 20 % si tarife por Populli mundet te lirohet edhe duke pezulluar tarifat per 90 dite dhe perqindjen e tarifave vendoseni vet simbas qefit,rendesi ka qe Populli po lirohet... ! Vdes Globalizmi sot nga tarifat por me dekret presidencial Globalizmi mundet te vdesi dhe neser por edhe per Globalizmin me nje Twit vdekja mund ti shtyhet me afat skadence apo pa afat per 90 dite. Por mos harroni se qellimi ne fund fare eshte Satani,Shejtani,Jarani dhe Sazani.
Nga vdekja e globalizmit dhe liria e popullit sot i dashuri yne Trampi pa m ka perjashtuar gjerat elektronike,telefonat,chipat procesoret etj, pra kush eshte gati per vdekjen e globalizmit duhet ta presi vdekjen pa pjeset elektronike qe mundet te vdesin ne te ardhmen ne nje kohe te papercaktuar.
Ah,Sorosi me Satanin dhe Sazanin po ju vjen fundi,prisni dhe 90 dite dhe do ta shikoni.
Serafimo, paske televizor ne autobuz. Te gjitha gjerat qe degjon e shikon ne ekranin e televizorit, i reciton bukur ne forum. Mire ben, se me ate ekranin e televizorit, telefonit, ta kane programuar mire trurin. Hajde t'i zėmė me rradhe pyetjet qė bėn:
- Ku do t'i gjejė Amerika punėtorėt kur sipas statistikave tė shtetit Amerika ka papunėsinė mė tė ulėt?
Problemi me statistikat e shtetit ėshtė se burokratėt i pėrpunojnė numrat dhe formulat, si e si tė dalin vetė dhe shteti sa mė mirė - punė e madhe se shtrembėrohet realiteti dhe e vėrteta. Sipas kėtyre statistikave, i bie qė tė gjithė amerikanėt e kanė njė punė. Dhe vetėm 3-4% janė tė papunė. Nė statistika mėsojmė se pjesmarrja e amerikanėve nė tregun e punės ėshtė aty tek 60%. Qė do tė thotė, i bie qė 40% e pjesės tjetėr tė jenė tė gjithė pensionistė apo njerėz tė paaftė pėr punė. Gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė. 40% pėrmban shumė amerikanė qė kanė dalė nė kemp ose jetojnė me asistencė sociale qė ua ofron shteti, pasi i bėnė llogaritė, dhe duke qenė se rrogat e punėve qė do tė bėnin do tė ishin me pak tė ardhura, i bie qė kėta mė mirė tė mos punojnė e marrin asistencė nga shteti, asistencė qė po ta llogarisėsh ėshtė mė e madhe se tė ardhurat e punės. Pra edhe amerikanėt vuajnė nga epidemia evropiane e shtetit social o Serafimo. Dhe nuk mund tė bėsh me faj njerėzit pėr kėtė. Kėta janė tė njėjtėt njerėz qė humbėn punėn nė fabrika e miniera qė kishin tė ardhura mbi mesataren e bėnin njė jetė komode. Punėt e fabrikat e tyre i shpumė nė Kinė, falė politikave globaliste qė filluan qė nga koha qė Bill Klinton ishte president e vazhduan pa ndėrprerje deri nė vitin 2016 kur Donald Trump u bė president pėr herė tė parė. Dhe pėr ti tallur e injoruar nė kulm kėtė grup amerikanėsh tė vuajtur, politikanėt e shitur e blerė tė Amerikės, e mbytėn vendin me emigrantė pa fund nga gjithė cepat e botės, qė ti mbanin rrogat e njerėzve sa mė tė ulėta. Edhe ata qė kanė punuar nė privat nė kėto 40 vjet, nuk kanė parė rritje rroge pėr 40 vjet falė emigracionit tė shfrenuar. E di kush ka pėrfituar pa masė nga kjo politikė? Korporatat dhe aksionerėt e mėdhenj tė kėtyre korporatave qė fshihen pas perdes.
Shteti mė i varfėr nė Amerikė ėshtė shteti i West Virginia. Deri para 20 vjetėsh, ky shtet pėr breza me rradhe punėsonte breza me rradhė amerikanėsh nė minierat e qymyrit tė gurit. Qymyri i gurit ėshtė burimi i energjisė qė prodhon 60% tė elektricitetit nė vend. Nė 20 vitet e fundit, kėto miniera u mbyllėn, njerėzit mbetėn pa punė, i mbuloi jo vetėm varfėria por edhe dėshpėrimi pėr jetėn. Hillary Clinton e Joe Biden mė pas u tha nė sy kėtyre njerėzve punėtorė qė minierat tuaja do tė mbyllen e nuk do tė hapen mė, dhe ne do tė ngremė mullinj ere dhe panele dielli pėr tė prodhuar energji. Pra i ndėshkuan kėta njerėz me vdekje. Kėta minatorė bėnin njė punė tė vėshtirė, por paguheshin mirė, dhe me tė ardhurat e tyre mbanin familjet e tyre. Dhe ky ėshtė vetėm njė rast nė shumė tė tillė qė mund tė tė sjell nė kėto 40 vjet. West Virginia ishte edhe shteti mė pro-demokrat nė gjithė Amerikėn kur minierat punonin. Donald Trump e fitoi West Virginia me 40% pikė diferencė nė zgjedhjet e fundit. Njė transformim rrėnjėsor politik pasi Donald Trump ishte i vetmi politikan qė jo vetėm u qahu hallin me fjalė, por u premtoi se me ardhjen nė pushtet, do tė hiqeshin pengesat burokratike dhe do tė hapeshin pėrsėri minierat e tyre. Elitat politike dhe mediatike tė dy brigjeve tė Amerikės nuk duan t'ia dinė pėr njerėzit e varfėr tė West Virginia. Pasi pėr ta, e rėndėsishme ėshtė ideologjia e tyre, "mbrojtja e ambientit", "shpėtimi i planetit nga ndryshimet klimatike", e punė e madhe se miliona amerikanė vdesin nga dėshpėrimi si pasojė e kėtyre ideologjive. Nuk duan t'ia dinė pėr jetėt e tyre.
Tė tė pyes ty o Serafimo, nė cilin grup bėjnė pjesė minatorėt e West Virginia, nė 60% apo 40%?
Burokratėt e administratės amerikane i numėrojnė nė 40%: si njerėz jo tė aftė pėr tė punuar! Nė fakt, ata janė mėse tė aftė pėr tė punuar, dhe Donald Trump po mundohet qė tė rigjallėrojė industrinė e rėndė tė minierave qė edhe ata t'i rikthehen punės dhe tė rifitojnė dinjitetin e humbur si njerėz. Ta solla kėtė rast pėr tė kuptuar se ja tek kemi njerėz tė zotė me pėrvojė nė njė industri tė tėrė, tė ndėshkuar nga politikanėt e tyre qė u jepnin votėn pėr tė mos punuar e pėr tė jetuar nė varfėri tė plotė.
The mė lart qė nuk je ekonomist. Por edhe ti merr kaq vesh nga ekonomia, sa kur numėri i mundėsive tė punėsimit shtohet se bizneset vinė e hapin fabrika nė Amerikė, kėrkesa pėr punėtorė rritet. Dhe kur kėrkesa rritet dhe nuk ka punėtorė tė kualifikuar sa duhet, ēfarė ndodh me rrogat o Serafim, ulen apo ngrihen? Rrogat rriten pasi bizneset konkurrojnė pėr punėtorėt mes njeri-tjetrit. Pra kjo politikė e Trump do tė sjelli njė rritje tė ndjeshme rrogash, qė siē ta zura nė gojė mė lart, nuk kanė ndodhur pėr 40 vjet nė shtresat e ulėta tė ekonomisė amerikane. Kur rriten rrogat ēfarė ndodh? Rritet mirėqėnia e familjes dhe nuk ėshtė mė e nevojshme tė punosh 2-3 punė pėr tė siguruar tė njėjtat tė ardhura. Sjell edhe rritjen e mirėqėnies familjare, pasi prindėrit nuk kanė pėrse punojnė tė dy, dhe kanė mė shumė kohė pėr ta kaluar me fėmijėt e familjen e tyre. Kjo rikthen shėndetin e mirė nė gjithė shoqėrinė.
Por ja le tė themi se Amerikės i mbarojnė punėtorėt. Donald Trump dhe administrata e tij nuk e ka problem tė sjelli punėtorė pėr ti mbushur kėto vende pune nga mbarė bota. Por kjo bėhet nė mėnyrė tė organizuar dhe tėrheqin vetėm ata njerėz qė i kanė ato aftėsi dhe pėrvoja, jo politika me han pa porta siē ndoqėn demokratėt e Biden. E zgjidhėm edhe kėtė problem o Serafimo!
- Shteti social ėshtė problemi mė i madh!
Donald Trump nuk ėshtė politikan karriere. Ai ėshtė biznesmen, dhe si i tillė, ai e njeh biznesin mė mirė se sa njeh burokracinė shtetėrore. Dhe ndryshimet e politikat qė ai po ndjek janė politikat qė do tė sjellin njė bum ekonomik nė Amerikė. Problemi nė Amerikė dhe nė mbarė botėn perėndimore ėshtė i njėjtė: njė shtet social i fryrė qė po i merr frymėn ekonomisė private tė vendit. Njė shtet social i mbytur nė borxhe qė nuk pushon sė ngrėni copat e bukės sė sektorit privat. Po tė sjell shembullin e Amerikės: pėr ēdo $1.00 qė shteti amerikan merr borxh nė tregun financiar botėror $0.65 shkojnė pėr sektorin publik shtetėror, vetėm $0.35 investohen nė sektorin privat, ekonominė e vendit. Shteti ėshtė gjithmonė paraziti mė i madh qė ekziston, pasi jo vetėm qė nuk prodhon asnjė mall apo shėrbim me vlerė pėr qytetarin, por prodhon korrupsion e shpėrdorim pa fund. Tė gjitha produket e mallrat nė njė ekonomi i prodhon gjithmonė sektori privat i ekonomisė. Ēfarė po bėn Donald Trump? Po shkurton rradhėt e burokracisė duke i dhėnė fund komplotit komunist tė sė majtėve: "voto pėr mua tė tė punėsoj nė shtet!" dhe duke i dhėnė frymė ekonomisė private. Kush i punėson njerėzit e rrit mirėqenien e gjithė shoqėrisė? Sektori privat i ekonomisė, gjithė sipėrmarėsit e lirė privatė. Goditja e shtetit social do tė sjelli njė bum ekonomik nė Amerikė qė nuk e kemi parė qė nga vitet 1980, kur president ishte Ronald Reagan dhe rritja ekonomike ishte jo anemike si sot.
Tani ti e shikon Donald Trump si shkatėrruesin e tempullit tėnd, shtetit qė kujdeset pėr ty nga djepi deri nė varr. Si guxon Donald Trumpi qė godet tempullin tonė, thotė Serafimi! E mirė thotė, pasi si Serafimi, i ka zėnė frika edhe gjithė pushtetarėt e Evropės socialiste, pasi qytetarėt e vendeve tė tyre, shohin atė qė po ngjet nė Amerikė dhe nė mendjet e tyre mendojnė: "Si nuk doli njė Donald Trump edhe nė kėtė vend qė tė sjelli kėto ndryshime?" Aq shumė janė shqetėsuar pushtetarėt e majtė evropianė nga ky kėrcėnim real i pushtetit tė tyre 80 vjeēar, sa janė gati t'i vėnė flakėn botės e tė provokojnė Rusinė nė Ukrainė, duke dėrguar ushtarėt e tyre atje. Duke i dėshmuar qytetarėve tė tyre e mbarė botės se para pushtetit tė tyre, nuk duan t'ia dinė pėr paqen e jetėt e njerėzve tė pafajshėm! Janė gati ta shpien botėn drejt shkatėrrimit e pėrdorimit tė armėve bėrthamore.
Kėto gjėra qė i mėson nė forum, nuk i mėson nė ekranin e TV o Serafim. Televizori ekziston pėr tė fshehur e luftuar tė vėrtetėn. Por ata njerėz qė e kėrkojnė me insistim tė mėsojnė tė vėrtetėn, Zoti ua shuan etjen nė shpirtin e tyre. Ashtu siē ka edhe njerėz tė godituar aq keq nga propaganda e shfrenuar mediatike, sa qė reagojnė keq, mbyllin veshėt e sytė kur dėgjojnė apo shohin tė vėrtetėn. Kėta janė njerėzit nė autobuz me ty Serafimo.
Albo
Ti e di qe une ne autobuz jam,edhe kur ti shkruaje per Lulzim Bashen si lider i madh une ne autobuz isha...
Trampi po godet Ameriken,po dobeson Ameriken aq sa do jete shume e veshtire te mari veten si shtet sepse ka goditur besimin qe bota kishte tek demokracia amerikane dhe morali i saj, tek politika e saje edhe financiare... por si gjithmon ti gjerat i kupton mbasi te ndodhin.
Nejse si per Lulzim Bashen qe mendoje se do luftonte per demokraci ,tani mendon qe nje miliarder klloun si Trampi do luftoj Satanin e satanistet,a pika ty edhe llogjikes qe ke.
Sot Trampi pa m tha se per Lirin e Popullit dhe per vdekjen e Globalizmit do gjendet nje kompromis,pra si vdekja dhe liria do vine mbas kompromisit ku do bihet dakort...me Europen por edhe me Kinen dhe vendet e tjera.
Kam frike se lufta kunder globalizmit do behet vetem kunder ekonomive te Kuksit dhe Gramshit,po nuk kerkuan dhe Kuksi me Gramshin ndonje kompromis per Lirin e Popullit dhe vdekjen e Globalizmit
Krijoni Kontakt