Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1

    Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Hirësia e Tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani, Kryepiskopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë


    Emri:  16.03.2025-34-1.jpg

Shikime: 53

Madhësia:  34.6 KB

    Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

    Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

    Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.



    Për shumë vjet o Kryezot!

    I Përndershmi Mitropolit i Korçës, z. Joan (Pelush) – Biografi e Shkurtër
    Mitropoli Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi. Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA. Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u emërua Mitropolit.

    Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike. Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.

    Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e doktrinës së krishterë. Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.

    Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë, studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit. Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.

    Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm. Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Working Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues. Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.

    Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.

    Është ftuar si lektor në dhjetra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Ftohet në shumë vende, përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në botë.

    Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane. Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut. Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashmw 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.

    Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në 18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”.

    Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”.

    Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë.

    Më 16 Mars 2025, Fortlumturia e Tij, Mitropoliti i Korçës, z. Joan, u zgjodh me votë unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, duke pasuar të ndjerin Kryepiskop Anastas.

    KOASH
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2025 më 10:49
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2025 më 17:33

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2025 më 17:33

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Emërimi i kryepeshkopit të ri, kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, dom Gjergj Meta uron kreun e kishës Ortodokse Autoqefale

    16 Mars, 2025 18:31

    Emri:  domi.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  30.9 KB

    Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta përmes një mesazhi postuar në rrjetet sociale ka uruar kryepeshkopin e ri Joan Pelushi për zgjedhjen e tij nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

    Në mesazhin e tij, dom Gjergj Meta shkruan se “janë ende të freskëta në secilin prej nesh ditët që shoqëruam me lutje, në sëmundje dhe në momentin e fjetjes me Zotin, Fortlumturinë e Tij, Anastasi”

    “Figura e tij është dhe mbetet një gurthemeli, jo vetëm për Kishën Orthodhokse, por për të gjithë kombin tonë e për bashkësitë fetare në vend.

    Tani Kisha Orthodhokse ka një Barit të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ndërfetar në vendin tonë. E lusim Hyji, që të qëndrojë gjithmonë mbi Ju e të jeni një Bari i mirë për besimtarët orthodhoksë e një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë tonë.

    Po ashtu presim me padurim që të vazhdojmë së bashku punën në rrugën e dialogut dhe të harmonisë midis besimeve fetare në Shqipëri në kuadër dhe të rolit tuaj të ri si anëtar i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

    Zoti ju bekoftë”, thuhet në mesazhin e dom Gjergj Meta, kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

    Emri:  Screenshot 2025-03-16 at 11.04.05 PM.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  79.1 KB

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Zgjedhja/ Berisha: Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan Pelushi

    Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka uruar pas zgjedhjes si Kryepeshkop Joan Pelushin.

    Në një mesazh në facebook Berisha shkruan, se “në emër të Partisë Demokratike, uroj përzemërsisht Kryepeshkopin Joan Pelushi për marrjen e misionit të tij të lartë kishtar dhe hyjnor si Kryepeshkop, udhëheqësi më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

    Mesazhi:

    Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan Pelushi.

    Sot, në mbledhjen e tij, Sinodi zgjodhi Hirësinë e Tij, Imzot Joan Pelushin, Kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pasardhës i Kryepeshkopit të ndritur Anastasios Janullatos.

    Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike, uroj përzemërsisht Kryepeshkopin Joan Pelushi për marrjen e misionit të tij të lartë kishtar dhe hyjnor si Kryepeshkop, udhëheqësi më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu, i uroj suksese në vazhdimin e veprës së ndritur të paraardhësve të tij për zhvillimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e tolerancës, dialogut dhe bashkëpunimit ndërfetar në Shqipëri.

    Emri:  Screenshot 2025-03-16 at 11.06.00 PM.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  70.4 KB

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    “I denjë” për Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë – Shpallja formale e zgjedhjeve (VIDEO+FOTO)

    Emri:  albania-ioannis-1-750x375.jpg

Shikime: 33

Madhësia:  30.7 KB

    Mitropoliti i Korçës Joani u zgjodh unanimisht Kryepeshkop i ri i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë .

    Sot, në të dielën e dytë të Kreshmës së Madhe, më 16 Mars 2025, në vijim të Liturgjisë Hyjnore, në Qendrën Sinodikale në Tiranë u mblodh Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për të zgjedhur Kryepeshkopin e ri, në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, të kryesuar nga Locum Tenens i Fronit të Arqipeshkvisë, Mitropoliti i Korçës Joani, votuan njëzëri për zgjedhjen e pasuesit të të ndjerit Kryepeshkop Anastas.

    Kështu Mitropoliti i Korçës Joani u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë dhe Kryetar i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Pas zgjedhjeve, në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit u mbajt Shpallja Formale e Zgjedhjeve ( Mega Minima ), ku Sinodi i Shenjtë shpalli publikisht vendimin, të firmosur nga të gjithë anëtarët e tij: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë dhe Fierit, Elbasanit, Beratit, Amadisë dhe Ipeshkvi i Krujës.

    Një turmë besimtarësh, duke mbushur ambientet e brendshme të kishës dhe oborrin, lavdëruan me gëzim Zotin, duke thirrur “I denjë” për Primatin e sapozgjedhur të Kishës së Shqipërisë. Më pas, Kryepeshkopi i ri Joani lexoi Mega Minima dhe e nënshkroi në Altarin e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

    Fronëzimi i Primatit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pritet të bëhet më 29 mars.

    Bashkëpunëtor i ngushtë i kryepeshkopit të ndjerë Anastas për 32 vjet, 27 prej të cilëve si Mitropolit i Korçës, Kryepeshkopi i sapozgjedhur Joani u shqua për punën e tij baritore, kontributin e tij në rindërtimin e Kishës, kultivimin e edukimit teologjik dhe forcimin e veprimtarisë bamirëse të Kishës.

    Duke shkëlqyer në studimet e tij teologjike në Shtetet e Bashkuara, ai u kthye më vonë në Shqipëri për të ndihmuar në restaurimin e Kishës së Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si Profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i librit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe.

    Ai themeloi revistën “Tempulli” (Tempulli), përfaqësoi Kishën në takimet ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është vlerësuar me tituj të dalluar për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialogun ndërfetar.





    Emri:  albania-synod-ioannis.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  33.1 KB

    Emri:  albania-ioannis-3.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  36.4 KB

    Emri:  albania-6.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  38.5 KB

    Emri:  albania-7.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  38.8 KB

    Emri:  albania-8.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  32.7 KB

    Emri:  albania-10.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  39.7 KB

    Emri:  albania-11.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  31.8 KB

    Emri:  apollonias-albania-11.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  37.7 KB

    Emri:  albania-ioannis-14.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  58.7 KB

    Emri:  albania-ioannis-15.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  35.6 KB

    Emri:  albania-eklogi.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  54.7 KB

    Emri:  albania-ioannis-1-1.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  49.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-9.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  42.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-8.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  50.2 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-7.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  40.6 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-apollonias-nikolaos-1.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  43.2 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-5.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  43.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-4.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  24.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-3.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  47.9 KB


    Burimi: OrthodoxTimes

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Më shumë foto nga dita e sotme:

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-2.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  45.2 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-1.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  57.7 KB

    Emri:  albania-ioannis-election-1.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  51.1 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-21.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  38.0 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-20.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  37.4 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-19.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  33.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-18.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  43.4 KB

    Emri:  albania-ioannis-15-1.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  47.9 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-14.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  60.4 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-13.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  42.2 KB

    Emri:  albania-ioannis-eklogi-12.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  50.4 KB

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Bisedë telefonike e përzemërt mes Patriarkut Ekumenik dhe Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë

    Mars 16, 2025 | 17:32

    Emri:  ecumenical-albania-750x375.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  34.3 KB

    Me të marrë vesh për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Mitropolitit Joani, Patriarku Ekumenik i dërgoi atij një mesazh të ngrohtë urimi pasditen e së dielës, duke i uruar një shërbesë të bekuar dhe të frytshme.

    Më vonë po atë ditë, Gjithë Shenjtëria e Tij kontaktoi personalisht Fortlumturinë e Tij me telefon dhe të dy Primatët u angazhuan në një bisedë të përzemërt dhe vëllazërore.

    Emri:  Στιγμιότυπο-2025-03-16-6.36.30-&#96.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  37.5 KB

    Burimi: OrthodoxTimes

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Patriarku i Rumanisë ka dërguar një mesazh urimi për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë

    Emri:  romania-2-750x375.jpg

Shikime: 29

Madhësia:  23.7 KB

    Të dielën, Mitropoliti i Korçës Joani u zgjodh njëzëri Kryepeshkop i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me këtë rast Patriarku Daniel ka dërguar një mesazh urimi.

    Patriarku i Rumanisë i uroi shumë vite të bekuara në shërbim të popullit ortodoks të Shqipërisë dhe ndihmë nga Zoti në të gjithë veprimtarinë tuaj.

    Lexoni mesazhin e plotë këtu:

    Imzot Joan,
    Kryepeshkop i zgjedhur i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

    Shkëlqesia juaj,

    Me shumë gëzim në Krishtin, dëshirojmë të urojmë Shkëlqesinë Juaj me rastin e zgjedhjes suaj Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, i lutemi Zotit tonë Jezu Krisht që t'ju dhurojë shumë arritje shpirtërore në misionin e ri që ju është besuar.

    Në emër të anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, klerit dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse Rumune, i urojmë Shkëlqesisë suaj shumë vite të bekuara në shërbim të popullit orthodhoks të Shqipërisë dhe ndihmë nga Zoti në të gjithë veprimtarinë tuaj.

    Shumë vite e të bekuara në vazhdim!

    Me përqafim vëllazëror në Krishtin,

    † Daniel
    Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune



    Burimi: OrthodoxTimes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2025 më 23:37

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hirësia e Tij Joan Pelushi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

    Mitropoliti i Kievit uroi Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Shqipërisë


    Emri:  epifaniy-1140x570.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  24.9 KB

    Me rastin e zgjedhjes së Mitropolitit Joani Kryepeshkop i ri i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë , Mitropoliti i Kievit dhe i Gjithë Ukrainës Epifani përshëndeti në emër të Kishës Ortodokse të Ukrainës urimet e tij të përzemërta.

    Mitropoliti Epifani shprehu gëzimin e tij për zgjedhjet, duke u shprehur: “Në emër timin dhe të gjithë Kishës sonë Ortodokse Motra të Ukrainës, urojmë sinqerisht Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joannis dhe i urojmë shumë vite të bekuara shërbimi në këtë fron të shenjtë ndaj Kishës së tij Lokale dhe besimit të plotë të popullit të devotshëm të tij!”

    Ai e siguroi gjithashtu Kryepeshkopin e sapozgjedhur të Shqipërisë për lutjet e tij, duke shtuar: “Ne lutemi për ju, për Kishën Ortodokse Shqiptare dhe kërkojmë lutjet tuaja për Kishën tonë Lokale dhe Ukrainën, për triumfin e së vërtetës dhe një paqe të drejtë”.

    Më poshtë gjeni tekstin e plotë të urimit:

    Sot, në të Dielën e Dytë të Kreshmës së Madhe, Sinodi i Shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi primatin e ri, Kryepeshkopin Joani.

    Ne e urojmë sinqerisht Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Mitropolitin e Tiranë-Durrës-Elbasanit, Joanin, në emër timin dhe tërësinë e kishës sonë ortodokse motër të Ukrainës, dhe i urojmë hierarkut të ri shumë vite të bekuara shërbimi në këtë fron të shenjtë ndaj popullit të tij vendas, Kishës Ortodokse, të plotësisë!

    Ne lutemi për ju, për Kishën Ortodokse Shqiptare dhe kërkojmë lutjet tuaja për Kishën tonë Lokale dhe Ukrainën, për triumfin e së vërtetës dhe një paqe të drejtë.

    Emri:  Screenshot 2025-03-16 at 11.35.58 PM.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  54.8 KB

    Burimi: OrthodoxTimes

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 08-04-2025, 16:46
  2. Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 12:42
  3. Mitropoliti i Korçës, At Joan Pelushi
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-07-2023, 02:15
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2014, 02:40
  5. Plazhi i Durresit pasqyra e Shqiperise
    Nga juanito02 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •