Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,799
    Postimet në Bllog
    22

    Rama i rilind shqiptarët si vetja: Shqipëria, vendi i parë në Evropë për konsumin e kokainës!

    Shqiptarët, kampionë të kokainës në Europë: Pluhuri i bardhë në bare, punë dhe festa

    Sipas Agjencisë së Drogave të BE-së (EUDA), shqiptarët kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në kontinent: 41% e përdoruesve

    Emri:  sb10067745f-002.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  152.4 KB

    Emri:  800-450-1717441280xvvvvjpg-611-750x375.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  22.3 KB

    Një tjetër “trofe” për Shqipërinë në Europë, këtë herë në fushën e substancave narkotike. Sipas Agjencisë së Drogave të BE-së (EUDA), e cituar nga Monitor, shqiptarët kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në kontinent: 41% e përdoruesve shqiptarë kanë konsumuar kokainë në 12 muajt e fundit, duke lënë pas me diferencë si mesataren e Ballkanit Perëndimor (21%), ashtu edhe atë të BE-së (29%).

    Pra, ndërsa qeveria na shet përrallat e Shqipërisë “qendër financiare” dhe “portë e hapur për investime”, realiteti është ndryshe: vendi është kthyer në një oaz për konsumin e drogës, me një rritje alarmante të kokainës.

    Kanabis, kokainë dhe ekstazi – “trekëndëshi i Bermudës” i drogës

    Emri:  marijuana.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  23.2 KB

    Kanabisi vijon të mbetet “mbreti” i drogërave në Shqipëri, me 56% të përdoruesve që e konsumojnë. Nëse kjo s’ishte e qartë deri më sot, kujtoni fushatat e pastrimit të parcelave nga policia dhe zëvendësimin e tyre të shpejtë nga të tjera plantacione. Por surpriza e madhe është kokaina, që vjen direkt në vend të dytë me 41% të përdoruesve.

    Në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vendin e dytë pas kanabisit e zë benzodiazepina (pa recetë), por shqiptarët preferojnë një “stil më të shtrenjtë”: pluhur të bardhë. Pas kokainës, substanca e tretë më e konsumuar në Shqipëri është MDMA/Ecstasy (16%), e ndjekur nga kërpudhat dhe truflat (11%).

    Kokaina mbretëron në bare, punë dhe makina

    Nëse po kërkoni se ku mund ta gjeni “luksin” e bardhë, shihni nëpër baret e qytetit. Sipas studimit, 75% e përdoruesve shqiptarë të kokainës pluhur e konsumojnë atë në lokale nate dhe bare, ndërsa 69% e përdorin në shtëpi. Festat dhe festivalet muzikore janë gjithashtu pika të forta konsumi (51%), ndërsa 35% e përdorin edhe në makinë.

    Për kokainën kristal (crack), situata është pak më ndryshe: 75% e konsumojnë në shtëpi, ndërsa 33% në bare. Kjo tregon se pluhuri i bardhë mbizotëron në ambiente publike, ndërsa varianti më i ashpër mbetet një çështje “private”.

    Kanabis në natyrë, kokainë në zyrë dhe shkolla

    Ndërsa kanabisi gjen ambientin ideal në natyrë (67%) dhe shtëpi (61%), kokaina po futet në vendet e punës dhe shkolla. Plot 20% e përdoruesve të kokainës pluhur në Shqipëri thanë se e kanë konsumuar në punë, ndërsa 17% e përdoruesve të kokainës kristal (crack) kanë bërë të njëjtën gjë. Por pjesa më shqetësuese: 4% e përdoruesve të kokainës deklaruan se e konsumojnë në shkollë.

    Me fjalë të tjera, realiteti është që fëmijët e sotëm shkojnë në shkollë me libra dhe disa prej tyre dalin prej andej me një gram “bar” në xhep.

    Ku i gjejnë shqiptarët drogat?

    Në Shqipëri, kombinimi i drogës me substanca të tjera është një praktikë e zakonshme. 83% e përdoruesve të kokainës pluhur e konsumojnë me alkool dhe nikotinë, ndërsa 26% e përziejnë edhe me kanabis. Nga ana tjetër, 70% e përdoruesve të kanabisit e përziejnë me cigare/nikotinë, ndërsa 46% me alkool.

    Nëse mendoni se ky konsum masiv ndodh për shkak të trafikut të ndërlikuar të drogës, mendohuni edhe një herë. Për shumicën e përdoruesve shqiptarë, burimi kryesor i drogës janë miqtë dhe shokët. Konkretisht, 68% e përdoruesve të kokainës e sigurojnë atë përmes shokëve dhe 47% përmes kontakteve direkte me shitësit nëpërmjet telefonit, email-it ose mesazheve.

    E thënë ndryshe: droga është një çështje e brendshme, e rrënjosur thellë në shoqëri. Dhe ndërsa Shqipëria shënon rekorde të zeza në Europë për përdorimin e kokainës, politika vijon të flasë për sukseset imagjinare dhe investimet gjigande. Sepse populli “ngopet” me pluhur të bardhë, ndërsa qeveria shton pluhurin e gënjeshtrave.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,799
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama i bën shqiptarët si vetja: Shqipëria, vendi i parë në Evropë për konsumin e kokainës!

    Raporti i OKB/ Shqiptarët të tretët në botë për përdorim të kokainës

    20:32 24/01/20

    Zyra e Kombeve të Bashkuara, për drogën dhe krimin, e rendisin Shqipërinë në vendin e tretë me 2.5% të përdoruesve të kokainës ose që së paku kanë e provuar një herë në jetën e tyre, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

    Të dhënat e fundit për Shqipërinë, janë të vitit 2014, ndërsa për SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, rezultojnë të jenë të vitit 2017. Këto të dhëna janë përfshirë në raportin vjetor të vitit 2019, që kjo zyra ka publikuar për përdorimin e drogës.

    Pavarësisht se të dhënat janë të pa azhornuara prej disa vitesh, përdorimi i drograve të forta, ku përfshihet edhe kokaina, duket se është një fenomen që po njeh përhapje në Shqipëri.

    Sipas drejtorit të Qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari, vërehet një rritje e konsumatorëve të drogave të forta.

    Ne në qendrën tonë, trajtojmë personat të cilët janë konsumatorë të heroinës, dhe këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kemi ndjerë një rritje. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendra tona, dhe 120 në burgje, se ne trajtojmë edhe përdoruesit që ndalohen nga policia dhe shkojnë në burg.

    Sipas Muçollarit, janë të shpeshta edhe rastet e konsumatorëve të drogës që kërkojnë trajtim mjekësor.

    Ka shumë konsumatorë të hashashit apo kokainës që vijnë në qendrën tonë, por që në pamundësi për t’i ndihmuar i drejtojmë tek toksikologjika”.

    Edhe qytetarët vet, shprehen se njohin persona të cilët kanë rënë pre e konsumit të drograve të forta dhe sipas tyre, shkaku kryesor është kureshtja për ta provuar.

    Top Channel

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2024, 13:20
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-11-2015, 13:58
  3. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 11:17
  4. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-05-2015, 13:49
  5. Shqipëria, vendi parë në botë që shkatërroi armët kimike
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-07-2007, 07:43

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •