Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    262

    A keni besim se SPAK do të sjellë drejtësi në Shqipëri?

    Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Është hera e parë kur SPAK po tregon disa dobësi të cilat mund të jenë reflektuar edhe më parë porse sot po dalin qartë që këto dobësi nuk janë të rastësishme.
    Nuk janë të rastësishme sepse duke u bazuar në faktet e paraqitura mund të vërejmë se prokurorët e SPAK-ut nuk ënkan shëntorët me duar të pastra për të cilën u vendosën në këtë strukturë të rëndësishmë për luftuar vrasjet, korrupsionin, dhe shkeljet e rënda ligjore. Po çfarë po ndodh?
    Vërehen disa mangësi.
    Së pari SPAK po përpdor burgosjen edhe për vepra që janë vetëm të dyshuara por nuk janë të paprovuara duke shkelur kështu të drejtat dhe liritë e njeriut. Megjithëse ligji ka tolerancën e vet si `paraqitje në data të caktuara në prokurori`, `arrest shtëpie` ,` lënie të lirë por pengim në daljen jashtë shtetit`, SPAK ka futur në burg duke u bazuar në frazën `dyshim i arësyeshëm`, me idenë se personi mund të prishë apo të deformojë faktet, duke mos arsyetuar se ka dhe rrugë të tjera për ta parandaluar këtë veprim. Ana tjetër e medaljes është se personi mund të burgoset nga SPAK edhe pa u cilësuar si i pandehur.
    Së dyti, mund të mendohet se SPAK- duke vlerësuar statistikat- mund të ketë tendencën për të vepruar politikisht. Përse arrihet në këtë ide? Sepse arrestimet që ka bërë SPAK i ka bërë në mbi 90% të rasteve nga Maxhoranca, pra janë mbi 60 ish drejtues të saj të futur në burg ose të akuzuar dhe vetëm 2 persona nga opozita. Kjo statistikë kënaq vetëm palën politike opozitare e cila mban përgjegjësi të plotë për ngjarje të kaluara qoftë për `97 dhe `98, qoftë për Gërdecin, qoftë për 21 janarin, qoftë për deklarata të ndryshme të bëra nga drejtues të opozitës të cilët në një formë ose në një tjetër kanë nxitur destabilizim të vëndit, dhe madje mund të mendosh se këtu mund të ketë dorë dhe disa politika extremiste të vëndeve fqinje apo të interesuara që Shqipëria të mos jetë e stabilizuar.
    Së treti SPAK pa dashje po kërkon bërjen e një ``republike prokurorësh` dhe nuk po kupton se stabiliteti i vëndit- është në rradhë të parë, dhe për pasojë nuk mund të vazhdosh të mbahet nën presion qeverisja duke kaluar hetime të rezurvuara port w dala nw emisione tip Top Channel të mistifikuara nga ndonjë pseudo-analist fetaro-politik, apo me lajme të blera nga individë tek SPAK-u (edhe kjo njw akuzw e rwndw pwr ndonjw prokuror qw shet e ble hetimet e rezervuara), të cilat bien edhe në dorë të opozitës apo të disa gazetarëve të paguar, për të përhapur jo vetëm lajme të vërteta por të rezurvuara por edhe lajme të rreme apo gjysmë të vërteta.
    Madje ka disa gazetarë që quhen gazetarë investigative, të cilët blejnë apo shesin informacione jo vetëm për opozitën, ndoshta dhe për maxhorancën, por edhe për botën e krimit siç mund të jenë ndonjë gazetar i thirrur nga SPAK.
    Sidoqoftë SPAK ka lejuar që të dalin informacione të rezervuara në duart e Opozitës e cila po përpiqet të ndotë dhe të shantazhojë jo vetëm qeverisjen aktuale të zgjedhur me vota, por edhe vetë Shqipërinë duke e paraqitur atë në sytë e vetë shqiptarëve dhe të botës si një vënd ashtu siç e kishte katandisur vetë opozita në vitet kur ajo drejtonte, madje shkaktoi edhe shkatërrimin e shtetit. Sot ajo po përpiqet që të justifikojë vehten duke i transferuar fajet e veta tek të tjerët. Kjo është një shënjë patologjike e ndonjë drejtuesi të Opozitës simptom (e cila po shfrytëzohet me djallëzi edhe nga politikat fqinje) që kërkon mjekim por edhe duhet të mos promovohet si kritikë ndaj vetë shtetit shqiptar.
    Së katërti Prokurorët e SPAK-UT nuk janë shënjtorët që populli po mendon se janë, sepse ata paguhen me rroga të larta të cilat nuk i përmban Piramida e pagave të shtetit shqiptar, -dhe për këtë arësye ata duhet të shënjtëronin realisht në karriket e tyre si Perëndesha Themis me peshoren e barazisë në dorë- por përkundrazi, mesa duket, për shkak të gabimeve të tyre që rëndojnë mbi individët e akuzuar, ata ose janë frikësuar nga presionet e bëra nga Shejtani i Opozitës ose akoma me keq, ndonjë nga ata mund të ketë marrë rryshfet apo lehtësira të tjera, e për pasojë kandari i padrejtësisë për të vërtetuar pafajësinë anon negativisht në dukje, me gabime në dukje të vogla, por me pasoja të mëdha.
    Së fundmi, vetë ligji për SPAK-un ka të çara sepse në të shkruhet se…. SPAK –u kontrollohet nga vetë SPAK-u…. pra është një nonsens ligjor, sepse çdo institucion i pavarur duhet kontrolluar në mënyrë të ndërvarur nga një Institucion tjetër, ndryshe institucioni i tipit SPAK po i ngjan një Monarkie të vogël brënda Demokracisë shqiptare parlamentare, dhe si e tillë do të rrezikojë vetë demokracinë paralamentare.
    Dy rastet e fundit që po i shkruaj më poshtë janë flagrante;
    Njëra është për Kryebashkiakun Veliaj i cili dyshohet se ka bërë korrupsion dhe kjo mund të jetë e vërtetë por duhet vërtetuar në gjykatë, por mënyra e akuzimit të tij është jo normale, për më tepër nga një prokuror që del se është future pa plotësuar kushtet-nuk ka magjistraturë dhe seka qënë noter. Nga ana tjetër ku prokuror ka patur një sjellje etike jo normale sepse personi që është akuzuar është një person i zgjedhur nga 240 mijë votues dhe të paktën egziston në mos imuniteti që ka i zgjedhuri (imunitet kanë vetëm deputetet me 5000 vota të zgjedhur mesatarisht), të paktën të egzistojë respekti dhe ruajtja e dinjitetit.
    Gjithashtu ky prokuror duke i dërguar bashkëshortes së të akuzuarit mesazhe në whatsup në orët e vona të natës, tregon se ky nuk njeh ligjin, dhe si i tillë duhet larguar nga SPAK, përsjellje anormale. Ky rast ashtu dhe rasti tjetër me bashkiakun tjetër Jorgo Goro, është spjeguar edhe nga nje gazetar i Euroneës Albania:
    Gazetari Eni Ferhati ka ndarë detaje të reja mbi seancën gjyqësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për “NOË me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, ai ka theksuar se përplasja mes prokurorit Olsi Dado dhe Veliajt ishte mjaft e ashpër, por ndërhyrja e kreut të SPAK, Altin Dumani, ka shmangur përshkallëzimin e situatës. Gazetari gjithashtu vuri në dukje se Dado ka shfaqur shenja ngarkese emocionale përtej funksionit të tij, duke sjellë si shembull një tjetër seancë, ku ai bëri një gabim në leximin e pretencës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Nuk po e sjell këtë si shembull, por ai ishte i papërgatitur dhe në këtë pretencë kishte bërë një gabim në shkrim, i cili u konstatua nga gjykata. Unë isha vetë në seancë, ku ai kishte harruar të shkruante edhe formën e bashkëpunimit për të cilën akuzohej si Jorgo Goro, ashtu edhe vartësit e tij në Bashkinë e Himarës”, tha gazetari ("Dumani frenoi përshkallëzimin e situatës” - Gazetari zbulon detaje nga "sherri" mes Erion Veliajt dhe Ols Dados në gjykatë - Politika).
    Rasti tjetër jo normal për SPAK-un ashtu siç e shkrova dhe më lart ka të bëjë me universitetin bUjqësor ku janë lëshuar 24 masa siç e spjegon i shqetësuar dhe Kryeministri i vëndit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK, për stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Rama shkruan se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me pare për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Vetë rektori, Fatbardh Sallaku, që Rama thotë s’ka lidhje me këtë hetim, nesër do jetë në një seancë dëgjimor në grupin e PS në orën 09:00. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030 (SPAK ‘mësyn’ në Universitetin Bujqësor, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, nesër në grupin e PS seancë dëgjimore me rektorin - Politika).
    Para se problemi të shkojë në SPAK, vetë Universiteti Publik me Autonominë Financiare përkatëse që i ka dhënë Ligji i vitit 2015, ka të drejtën e vet të shkruar në Statut dhe Rregulloren e Universitetit që Senati me Rektorin mund të marrë masa administrative si : vërejtje, pezullim, apo largim nga puna të punonjësve të tij, që përpara se SPAK të vendosë masat e veta. SPAK, mendoj se ka tejkaluar kompetencat në këtë rast. Nuk mundet të shantazhohen e të tremben pedagogët, apo individët, madje edhe politikanët, nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë e tyre, dhe nuk mund të marrësh masa drastike sepse kështu dashka opozita me Shejt-anin në krye, sepse duke vepruar kështu do të shkaktohet një destabilizim i rrezikshëm për shtetin shqiptar, destabilizim që u vjen për shtat jo vetëm disa individëve të opozitës dhe të maxhorancës sepse në këtë mënyrë shpëtojnë nga akuzat për shkelje të ligjit, por edhe sepse Shqipëria mund të bjerë në një `97 të dytë për shkak se `Shënjtorët e SPAK` e kanë kuptuar se nuk mund të kontrollohen, madje as të dënohen për shkeljet e tyre të ligjit, - prandaj mendojnë se mund të bëjnë ç`të duan-njëlloj si hetuesit e Enver Hoxhës. Kjo gjë duhet frenuar urgjentisht për të mirën e Shqipërisë.

    priftipiro2017@gmail.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-03-2025 më 11:55

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,799
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Kur Berisha e Meta ngrinin zërin se SPAK po sulmon opozitën për llogari të Edi Ramës, profesori Pirro nuk kish kohë që të ngrinte shqetësime të tilla për SPAK-un. Kur SPAK-u na futi në burg Veliun e Bashkisë, që ndante kulaçin e korrupsionit me zorraxhinjtë socialistë, profesori përnjëhere e ngriti zërin e tij.

    Mirë bën Pirro. Zorra nuk mbushet dot me fjalë! Do ushqim zorra!

    Lart e më lart Partia e Zorraxhinjve të Shqipërisë!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,010

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur Berisha e Meta ngrinin zërin se SPAK po sulmon opozitën për llogari të Edi Ramës, profesori Pirro nuk kish kohë që të ngrinte shqetësime të tilla për SPAK-un. Kur SPAK-u na futi në burg Veliun e Bashkisë, që ndante kulaçin e korrupsionit me zorraxhinjtë socialistë, profesori përnjëhere e ngriti zërin e tij.

    Mirë bën Pirro. Zorra nuk mbushet dot me fjalë! Do ushqim zorra!

    Lart e më lart Partia e Zorraxhinjve të Shqipërisë!

    Albo
    Per mua qe Spak eshte i kontrolluar eshte fakti qe, Arben Ahmetaj eshte i lire.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,704

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Imagjino qe nje shkrim te tille si ky i Pirros ta shpegosh perball te rinjve a nxenesve te nje shkolle ! Mundet ta shpegosh vetem me ane te pamoralit dhe te papergjegjsise ose mundet ta shpegosh nga ana genetike qe jemi popull i degjeneruar dhe i korruptuar ne gen.

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,586
    Postimet në Bllog
    1

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    check and balance, vendose drejtesine pa shkelur te drejtat e njeriut
    me mire 1000 bandite jashte burgut, se nje i pafajshem brenda
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,704

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Deri tani kemi me mijra vetem bandite jashte burgut dhe dy-tre super bandit brenda burgut. Nje njeri duhet te jete i semure per te mos thene gje tjeter qe te supozoj Veliajn si i pafajshem.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,586
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Deri tani kemi me mijra vetem bandite jashte burgut dhe dy-tre super bandit brenda burgut. Nje njeri duhet te jete i semure per te mos thene gje tjeter qe te supozoj Veliajn si i pafajshem.
    E konsideron "te semure" maksim haxhiajn, avokatin me te mire tek ne, i cili dha dhe konference shtypi se bashku me 4 te tjere, ku qartesisht u shpreh se deri tani nuk ka asnje prove kunder Veliajt, dhe nuk e ul prestigjin e vet haxhia dhe eshte i sigurt ne sa thote, nuk merr persiper kauza te humbura qe te humbase reputacionin
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,026

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Faktet që fundosën Erion Veliajn

    CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku Erion Veliaj financon OJF-të e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj.
    Sot po sjellim dy OJF, “MUZA” dhe “EVENTUS”. Të dyja këto OJF janë të themeluara sipas të dhënave nga dosja hetimore e SPAK-ut nga familjarët e Ajola Xoxës, daja i saj Erald Simixhiu.

    Le t’i marrim një nga një.

    Detajet për qendrën “MUZA”.

    Personi themelues i qendrës “MUZA” është Erald Simixhiu, daja i Ajola Xoxës, megjithëse janë bërë disa herë ndryshime për drejtimin e kësaj kompanie.
    Kapitali fillestar i qendrës “MUZA” ishte 10.000 lekë. Qendra ndodhet me seli në rrugën “Njazi Demi”, pallatet “1 Maji”, e njëjta adresë me qendrën “Eventus”. Kjo qendër merret me promovimin e artit dhe kulturës.
    Adresa kryesore e kontaktit është në rrugën “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 10.
    Sipas të dhënave, qendra “Muza” ka kryer një pagesë nga Bashkia e Tiranës në vlerën e 1,620,248 lekëve, për një event muzikor “Baroques Meets Jazz”, datë 10 maj 2024, që është firmosur nga Erion Veliaj.
    Më poshtë do të shihni tabelën për buxhetin për financimin dhe kontraktimin e zërave financuar nga Bashkia e Tiranës.
    FAKTET që fundosën Erion Veliajn

    Më poshtë po pasqyrojmë shpenzimet e kryera të qendrës “Muza” me fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe me firmë të Erion Veliajt.
    FAKTET që fundosën Erion Veliajn

    Po ashtu vërehet se kjo qendër ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë së Tiranë si më poshtë:

    -10 maj 2024 faturë me vlerë 2,177.748 lekë
    -20 maj 2024 po kjo shumë është regjistruar si negative, kthim-kredit-anulim duke e zeruar faturën e mëparshme
    -20 maj 2024 regjistrohet fatura pozitive me vlerë 2,042,748 lekë
    -Më 29 maj 2024 regjistrohet fatura me 1,642,748 lekë
    -Po në 29 maj 2024 fatura e dytë prej 2,042,748 lekësh regjistrohet sërish si negative duke anuluar faturën e datës 20 maj 2024
    -Në përfundim Bashkia e Tiranës është faturuar për 1,642,748 lekë nga qendra “Muza”.

    Më tej nga deklarimet rezulton se qendra OJF “Muza” është faturuar nga subjektet e mëposhtme:

    -“Arts Lab” 1,100,000 lekë
    -Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare 467,748 lekë
    -Adela Kondakçiu 180,000 lekë
    -“Partners Law” sh.p.k. 120,420 lekë
    -“Phoenix +” sh.p.k. 60,000 lekë
    -“Kalemi Travel & Tours” 37,811 lekë
    -“Image & Communications Development” sh..p.k. 6000 lekë
    -“AVA Studio”: 0 lekë

    Analizimi i faturave të blerjes së qendrës “Muza” sipas datave
    “Arts Lab”

    -Me 10 maj 2024 ia ka lëshuar dy fatura “Muza”-s me vlerat 600,000 dhe 500,000
    -Totali i faturave që “Muza” ka pranuar nga “Arts Lab” është 1.100,000 lekë.
    Drejtoria e Shërbimeve qeveritare
    -Më 10 maj 2024 ka lëshuar faturë me vlerë 467,748.
    -Me 20 maj 2024 i njëjti subjekt ka anuluar faturën dhe ka lëshuar një faturë të re me po të njëjtën vlerë 467,748 lekë.
    Muza është faturuar në një total neto prej 467,748 lekë nga ky subjekt.

    -Adela Kondakçiu

    Janë regjistruar disa fatura me vlerë 20,000 në intervalin kohor mes 12 mars 2024 dhe 30 tetor 2024.
    Në total “Muza” ka pranuar 9 fatura prej 20,000 lekësh që e çojnë shumën në 180,000 lekë.
    “Partners Law” ka lëshuar një faturë, e lëshuar më 17 maj 2024, me vlerën 120,420 lekë
    -“PHOENIX +” SH.P.K. (K31505091L)

    Më 10 maj 2024, “PHOENIX +” SH.P.K. i ka lëshuar “Muza”-s një faturë me vlerë 60,000 lekë
    -“KALEMI TRAVEL & TOURS” (L62303012A)

    Ka një faturë të vetme më 26 prill 2024, me vlerë 37,811 lekë
    -“Image & Communications Development” sh.p.k. (L01511027P)
    “Muza” ka pranuar një faturë prej 6,000 lekësh më 29 prill 2024.
    -“AVA Studio” sh.p.k. (M122120120)

    Më 10 maj 2024, subjekti ka lëshuar dy fatura: 100,000 dhe 300,000.
    Më 30 maj 2024 ka dërguar dy fatura krediti (negativ) që anulojnë plotësisht faturat e mëparshme: (300,000) dhe (100,000).
    Kjo e çon totalin neto në 0, duke treguar se nuk mbetet asnjë detyrim aktiv

    Bazuar në sa më sipër, arrihet në përfundimin se qendra “Muza”, e themeluar nga shtetasi Erald Simixhiu, i cili është familjar i shtetases Ajola Xoxa, por që kontrollohet efektivisht nga kjo e fundit, ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.
    Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas janë shpërndarë te shtetasja Linda Kazani (familjare e shtetases Ajola Xoxa) dhe te shoqëria tregtare “Arts Lab”, në pronësi ligjore të shtetasit Erald Simixhiu, por në pronësi faktike të shtetases Ajola Xoxa.

    Gjithashtu, nga faturimet evidentohet se qendra “Muza” ka paguar shoqërinë Partner Law, në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, si dhe janë kryer pagesa për shtetasen Adela Kondakçiu, e cila shërben si ekonomiste për shoqëritë dhe organizatat e lidhura me shtetasen Ajola Xoxa.

    Po ashtu, vlen të theksohet fakti i lëshimit fillimisht të një fature tatimore për subjektin “Ava Studio” (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa), e cila më pas është anuluar.

    TË DHËNAT për “Eventus”
    Nga aktet e administruara rezulton se familjarët e shtetases Ajola Xoxa kanë krijuar edhe një qendër tjetër me karakter jofitimprurës ku themelues janë sërish shtetasit Emil Simixhiu, Erald Simixhiu, dhe Linda Kazani (përkatësisht djali i dajës, daja dhe bashkëshortja e dajës së shtetases Ajola Xoxa), kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin “Eventus”.

    Financuesi më i madh për qendrën “Eventus” është Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj, si dhe subjekti “Palushi” sh.p.k., të cilin Veliaj e ka shpërblyer me disa leje ndërtimi.
    BASHKIA E TIRANËS (Faturë nga shitësi) (ID: K11729002L): 10,580,000 lekë
    PALUSHI (Faturë nga shitësi) (ID: K12202004R): 3,237,300 lekë
    BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SH.A. (Faturë nga shitësi) (ID: J91725007P): 2,220,000 lekë
    MINISTRIA E KULTURËS (Faturë nga shitësi) (ID: J91326001G): 900,000 lekë
    “E-BUSINESS SOLUTIONS” (Faturë nga shitësi) (ID: L61720027D): 145,500 lekë
    Total: 17,082,800 lekë

    Nga analizimi i deklarimeve të blerjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se qendra “Eventus” ka deklaruar blerjet në total 10,212,909 lekë.

    Siç e tregojnë të dhënat konstatohet se pjesa më e madhe e fondeve që kjo qendër ka përfituar (kryesisht nga Bashkia Tiranë) është përdorur për likuidimin e shërbimeve të kryera nga shoqëria “Ava Studio” sh.p.k. (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, por kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa) dhe shoqërisë “Arts Lab” sh.p.k. (në pronësi të shtetasit Erald Simixhiu, bashkëshorti i themelueses së kësaj qendre, por kontrolluar faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa).
    Pra, njëjtë si në rastin e mëparshëm rezulton se Erion Veliaj ka firmosur dhe u ka dhënë fonde OJF-ve të themeluara nga familjarët e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe vetë bashkëshortes.
    Çifti Veliaj-Xoxa sigurohen gjithnjë që paratë që qarkullojnë të shkojnë sërish në rrethin e tyre familjar dhe në xhepin e tyre.
    Këto fakte tregojnë qartazi skemën e korrupsionit që është përdorur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, që ka dhënë fonde për secilën OJF ku dalin familjarët e tij dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa./ CNA

    FAKTET që fundosën Erion Veliajn

    Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

    CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimore që Prokuroria e Posaçme ka kryer për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe familjarët e saj, se si kanë përfituar nga skema të ndryshme korrupsioni, ku përmes firmës së tij, kryebashkiaku i Tiranës kalonte fonde dhe para në Organizatat Jofitimprurëse të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
    Sot, do të sjellim një tjetër skemë ku sërish dalin në skenë Veliaj, Ajola Xoxa dhe familjarët e çiftit.
    Sipas vendimit të GJKKO-së të siguruar nga CNA janë zhvilluar hetime në lidhje me një OJF, “Frobolous”, anëtarët themelues të së cilës rezultojnë të jenë shtetasit Frosina Bollo, SEKRE Xhesika Fazllija, Rudina Fazllija, Andrea Bollo, Luljeta Bollo, Eneida Hasko, Ariela Vardham, të cilët kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin “Frobolous”, me vendndodhje në Lagjen Nr.3, sheshi “Iliria”, Kulla EGT, Kati i 3-të, Durrës.
    Sipas të dhënave, misioni i organizatës është trajtimi dhe integrimi i femrave në nevojë në fushën e rrobaqepësisë.

    DETAJET NGA SKEMA

    Në lidhje me këtë organizatë, nga këqyrja në Sistemin e Thesarit (SIFQ, përdorues i të cilit është edhe Bashkia Tiranë), ka rezultuar se për OJF “Frobolous” është kryer një pagesë në vlerën 2,970,000.00 lekë, Projekti Artistiko-Kulturor “Tiranas’s Fashion Night”, datë 11 nëntor 2023, sipas Urdhër shpenzimit dt. 29.12.2023, nr. 6369, të firmosur nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
    Sipas Raportit të Përgjithshëm të projektit, vlera totale e parashikuar e projektit është 6,946,845 lekë, mbështetur pjesa tjetër nga Qendra “Harabel” (3,072,945 lekë) dhe nga Grace Models.
    FAKTET që fundosën Erion Veliaj

    TË DHËNAT

    Buxheti/propozimi për financim dhe kontraktimi i zërave financuar nga Bashkia Tiranë:
    Shpenzimet e kryera:
    Vlera 540,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 35/2023, dt. 12.12.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Koncept kreativ”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakti QKB.
    Vlera 1,100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 33/2023, d. 23.11.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Skenografi”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 150,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 6/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Qira karrige për publikun” shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 50,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 5/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “DJ”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 250,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 9/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi FROBOLOUS, përshkrimi “Regji lëvizëse”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 410,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 8/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Prodhim video”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 7/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Backstage”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Vlera 200,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 388/2023, dt. 05.12.2023, nga ASLV SH.P.K., blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Shërbim Audio Ndriçim”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
    Nga analizimi i deklarimeve të shitjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se subjekti “Frobolous” ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë Tiranë 3,000,000 lekë, First Investment Bank – Albania sha. 200,000 lekë dhe Ari the Brand 51,850 lekë.

    Çfarë ndodh?

    OJF “Frobolous” ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.

    Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas të gjitha këto fonde janë shpërndarë në shoqëritë e Ergys Krisikos të dyshuara fiktive bazuar në aktet dhe deklarimet e vetë këtij shtetasi, te shoqëria “Ava Studio” në pronësi të Valbona Xoxës, por në kontroll të Ajola Xoxës dhe NAN Gallery në pronësi të Qendrës “Harabel” kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa.
    Sipas të dhënave në dosjen hetimore vlen për t’u theksuar se “Ava studio” sh.p.k. ka lëshuar një faturë të datës 24.11.2023 540,000 lekë, me përshkrimin koncept kreativ.
    Ergys Krisiko e ka lëshuar faturën e datës 12.12.2023 ora 15:06:37 në vlerën 540,000 lekë, me përshkrimin: Koncept kreativ.

    Nga aktet e administruara rezulton se për shërbimin “Koncept Kreativ” OJF “Frobolous” është faturuar dy herë në të njëjtën shumë, me të njëjtin përshkrim, por në data të ndryshme.
    Duke qenë se OJF “Frobolous” ka organizuar vetëm një event përgjatë aktivitetit të saj dyshohet se fatura e datës 23.11.2023, lëshuar nga “Ava Studio” nuk është depozituar qëllimisht pranë Bashkisë Tiranë, për mosevidentimin e kryerjes së pagesës kundrejt kësaj shoqërie, e cila është në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, nëna e shtetases Ajola Xoxa. Si rrjedhojë ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se edhe fatura e datës 12.12.2023 është lëshuar fiktivisht nga Ergys Krisiko.
    FAKTET që fundosën Erion Veliajn

    Kjo është vetëm skema e një prej OJF-ve që është paguar nga Bashkia e Tiranës dhe që tentakulat e saj shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe lidhjet me kompaninë “Ava Studio”, e cila është në pronësi të nënës së bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka firmosur me dorën e tij fonde dhe pagesa për vetë bashkëshorten e tij, për të cilën sipas dosjes hetimore është shprehur se nuk ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
    Ky është një nga rastet kur fondet jepen nga Bashkia e Tiranës por shpenzimet e këtyre fondeve firmosja nga kryetari Erion Veliaj shkojnë në OJF-të dhe përfundojnë në xhepat e Ajolës.
    Shpenzimet janë me firmën e Erion Veliajt fondet janë dhënë prej tij para dhe më pas i ka marrë bashkëshortja që do të thotë Erion Veliaj ka firmosur paratë për t’i futur në shtëpinë e tij, në xhepin e tij, sepse është bashkëshortja, janë e njëjta familja dhe paratë i ndajnë bashkë, përgjegjësia është e përbashkët në familje , ndërsa firmën në Bashki përgjegjësinë e ka Erion Veliaj i cili është i faktuar të ketë bërë korrupsion duke përdorur fondet e Bashkisë i zgjedhur për të mirëadministruar shpenzimet e Bashkisë të cilat i ka “mirëadministruar” duke ia dhënë gruas për evente të cilat janë justifikuar me fatura false, nuk janë bërë fare apo janë shpërndarë dhe kanë shkuar në xhepat e tij dhe familjarëve të tyre.

    Burimi: CNA
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 09-03-2025 më 16:16

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,586
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin

    Po mire, si i ka provuar spak qe keto OJF jane ne pronesi "faktike" te znj.Xoxa, kur emri i saj nuk del kerkund
    Nga ana tjeter, Bashkia ka tager te sponsorizoje OJF, etj., per aktivitete kulturore, etj.
    Subjekti “Palushi” sh.p.k ka marre leje ndertimi, po ku jane provat se keto leje jane si "shperblim" per sponsorizimet e bera
    Nga ana tjeter shoqeria "Eventus" thuhet se jane familjare te xoxes, po pse e kane te ndaluar keta familjare te formojne shoqeri???
    Ketu eshte thjesht nje roman i shkruar, dhe ndoshta dyshim i prokurorit, se asnje prove nuk paraqitet
    Thjesht rreshtim shifrash buxheti, avokati me i paafte i hedh poshte keto "dyshime",
    nese pastaj kane prova te tjera te cilat nuk i paraqesin, kjo eshte ceshtje tjeter, me sa ka dhene CNA, nuk mund te akuzohet Veliaj dhe as bashkeshortja
    spak duhet te provoje qe keto fonde te pershkruara ne artikull, kane perfunduar ne "xhepin" e Veliajt, ne te kundert le ta kthejne perseri ne zyren e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 09-03-2025 më 17:50
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,704

    Për: Përse Prokurorët e SPAK nuk janë `Shënjtorët` që kërkon populli

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    E konsideron "te semure" maksim haxhiajn, avokatin me te mire tek ne, i cili dha dhe konference shtypi se bashku me 4 te tjere, ku qartesisht u shpreh se deri tani nuk ka asnje prove kunder Veliajt, dhe nuk e ul prestigjin e vet haxhia dhe eshte i sigurt ne sa thote, nuk merr persiper kauza te humbura qe te humbase reputacionin
    Jo e konsideroj thjesht nje te semure te korruptuar,qe me sa duket ne ate vend eshte shumica.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A keni besim tek reforma ne drejtësi?
    Nga Albo në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 27-11-2020, 05:38
  2. A keni besim se Prokuroria do te zbardhi ngjarjen e 21 janarit?
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 13-02-2011, 11:29
  3. A keni besim tek vaksina kunder virusit H1N1
    Nga Rev12 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 12:23
  4. Përgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 27-09-2008, 05:53
  5. A keni besim dhe sa besim keni tek i dashuri/e dashura juaj?
    Nga ersjada në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •