Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,799
    Postimet në Bllog
    22

    EuroNatur: Edi Rama po sakrifikon natyrën shqiptare për turizmin masiv

    EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

    Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka kritikuar qeverinë “Rama” se po sakrifikon zonat e mbrojtura dhe burimet natyrore në Shqipëri, duke u fokusuar tek turizmi masiv dhe elitar, në dëm të ekosistemit.

    Nga Nensi Bogdani

    Emri:  Punimet-per-devijimin-e-ujit-nga-Shushica-rrezikojne-statusin-e-Vjoses-Park-Kombetar.-Foto_Nensi.jpg

Shikime: 71

Madhësia:  60.0 KB
    Punimet për devijimin e ujit nga Shushica rrezikojne statusin e Vjosës Park Kombëtar. Foto_Nensi Bogdani

    Shqipëria do të jetë shteti i ftuar special në panairin e sivjetshëm të Tregtisë dhe Udhëtimeve (IBT Travel Trade Show) në Berlin në Mars 2025, ku të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

    Fondacioni mjedisor gjerman EuroNatur ka theksuar se pavarësisht se Shqipëria është një vend që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë me relievin e veçantë dhe bukuritë natyrore, shumë zona të cilat duhet të mbrohen në fakt po sakrifikohen për hir të turizmit.

    “Shqipëria, e ftuara speciale për këtë vit në këtë panair, ka zgjedhur të fokusohet në turizmin masiv dhe turizmin e luksit, në vend që t’i kushtojë rëndësi ekoturizmit të qëndrueshëm”, shkruan deklarata e organizatës EuroNatur.

    “Me shumë mundësi ata do të përmendin relievin e mahnitshëm shqiptar dhe pasuritë dhe trashëgimitë kulturore, por do të thonë edhe që Shqipëria është pionere e turizmit natyror”, vijon EuroNatur.

    Dy vite më parë, në Mars 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën dhe degët e saj Park Kombëtar, pas fushatave advokuese të organizatave mjedisore ndërkombëtare dhe vendase. Me gjithë angazhimin e premtuar, ky vendim sot vihet në pikëpyetje.

    “Integriteti i këtij parku kombëtar është prekur”, shkruajnë aktivistët e EuroNatur, duke përmendur përpjekjet për të marrë ujin nga burimi i lumit Shushica, degë e Vjosës, për Ujësjellin e Himarës, si edhe punimet e Aeroportit të Vlorës që vijojnë në peisazhin e mbrojtur Nartë-Vjosë.

    Aktivisti mjedisor Joni Vorpsi pohoi se neglizhimi i ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe thirrjeve të Konventës së Bernës dhe komunitetit të shkencëtareve tregon se si fjalimet mbi natyrën dhe eko-turizmin në evente ndërkombëtare si panairi ITB janë thjesht një fasade për të mbuluar shkatërrimin e natyrës unike të Shqipërisë.

    “Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë është një shenjë e qartë se si qeveria shqiptare po menaxhon zonat e egra dhe të mbrojtura”, u shpreh Vorpsi nga organizata mjedisore PPNEA.

    Së fundmi, qeveria shqiptare ka pajisur gjithashtu dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner, me një licencë për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e paprekur të Sazanit.

    “Të gjitha shenjat tregojnë se Edi Rama nuk shqetësohet për natyrën kur flet se do ta bëjë Shqipërinë një ‘kampione turizmi‘”, tha drejtori ekzekutiv i EuroNaur, Gabriel Schwaderer.

    “Uji i lumenjve të egër po merret, ligatinat po i hapin rrugë aeroporteve, dhe shitja e bregdeteve të fundit të egër në vend ka filluar”, përfundoi Schwaderer nga EuroNatur.

    BIRN

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,010

    Për: EuroNatur: Edi Rama po sakrifikon natyrën shqiptare për turizmin masiv

    Une kalova buze Vjoses 3 here gjate qendirimit tim ne Shqiperi nga Gusht 2021 deri ne Maj 2022. Dhe ka lene mbresa ne kujtesen time. Megjithese rruga nga Permeti ne Korce nuk ishte e mire, ne zgjodhem kete rruge per ty kethyer nga Gjirokastra, dhe per te shkuar dhe kethyer ne Sarande. Femijet e mi, gjithmone e kujtojne termin "Shume Sheep" pasi ne nje vend duhet te ndalonim per te pritur delet te kalonin, mori jo pak por 15-20 min. Qe nga ajo dite, kam ndare disa artikuj qe kam gjetur. Ky eshte nga me te mire, me falni se eshte ne Anglisht.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,586
    Postimet në Bllog
    1

    Për: EuroNatur: Edi Rama po sakrifikon natyrën shqiptare për turizmin masiv

    Mos i qani hallin Edit dhe Shqiperise,sepse per turizmin eshte e para ne bote per rritje, e konfirmuar nga takimi i Berlinit, ketu duket sa burim fake eshte kjo birn
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2025, 11:57
  2. Qeveria e Rilindjes: "Te rikthehet krosi masiv ne shkollat shqiptare!"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2014, 13:20
  3. Ese per natyren
    Nga layla26 në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2012, 13:26
  4. Madona sakrifikon veten për familje
    Nga fighterme në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2011, 10:09
  5. Këngë për natyrën
    Nga shigjeta në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 18:29

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •