Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,797
    Postimet në Bllog
    22

    Të ushqejmë korrupsionin: Qeveria e Qametit merr 650 milionë euro hua

    Shqipëria merr 650 mln euro hua, emetohet Eurobondi 10-vjeçar

    Emri:  Kryeministria.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  45.9 KB

    Shqipëria ka marrë 650 mln euro borxh me afat shlyerjeje për 10 vjet. Eurobondi është emetuar në Bursën e Londrës dhe është i dyti që firmoset me maturim 10-vjeçar, pas atij të vitit 2021, kur u morën hua po 650 milionë euro.

    Një pjesë e parave janë kërkuar nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025, dhe pjesa tjetër për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.

    Kjo është hera e shtatë që vendi ynë merr hua në tregjet ndërkombëtare, pasi herën e fundit, në vitin 2023, mori një vlerë prej 600 milionë eurosh.

    Eurobondi i parë i emetuar ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, borxh i cili është mbyllur.

    Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me 450 milionë euro, dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë. Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një Eurobond prej 650 milionë eurosh, dhe një vit më pas, në 2021-shin, është emetuar Eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,797
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të ushqejmë korrupsionin: Qeveria e Qametit merr 650 milionë euro hua

    Raporti i FMN: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore

    Emri:  FMN.jpg

Shikime: 140

Madhësia:  34.2 KB

    Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot Raportin për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, bazuar tek turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme, por ajo po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.

    Raporti, që erdhi në vijim të Misionit të FMN-së të mbajtur në muajin nëntor, thekson se pavarësisht nga performanca e fortë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për frymë i Shqipërisë është sa rreth një e katërta e nivelit të vendeve anëtare të BE-së.

    “Pavarësisht nga pamja optimiste makroekonomike, mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. GDP-ja për frymë qëndron në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa po ndodhin plakja e shpejtë dhe emigrimi. Nevojitet të ndërmerren reforma të gjera, në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e financave publike, në rritjen e kapitalit njerëzor dhe prodhimtarisë për të nxitur një rritje më të qëndrueshme afatgjatë”, theksohet në raportin e FMN-së për Shqipërinë.

    Ruajtja e qëndrueshmërisë makroekonomike është e rëndësishme, krahas përshpejtimit të reformave përafruese me BE-në, çka pritet të sjellin një rritje të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse, vlerëson FMN-ja.

    Fondi theksoi se nevojiten reforma të qëndrueshme në administrimin e ardhurave dhe politikave tatimore për të trajtuar kërkesat në rritje të shpenzimeve. Po ashtu nevojtet transparenca fiskale për sa u takon investimeve publike me ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike private si dhe reformave te menaxhimit të rrezikut fiskal.

    FMN nxiti autoritetet shqiptare që të sigurojnë një përafrim më të madh me standartet e BE-së dhe pajtueshmëri rregullatore me të, ndërsa nevojiten reforma më të thella për të maksimalizuar përfitimet nga procesi i pranimit në BE.

    “Vazhdimi i investimeve në infrastrukturë dhe në reformat e qeverisjes, duke përfshirë Strategjinë Antikorrupsion 2024-30, standartet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, janë përparësi kryesore”, theksuan drejtuesit e FMN-së në vlerësimet e tyre.

    Në Raportin për Shqipërinë thuhet se prodhimi tani është shumë më i lartë se sa para pandemisë COVID-19 falë lulëzimit të turizmit. Sipas FMN-së, politikat e kujdesshme fiskale ndihmuan reduktimin e dukshëm të borxhit publik, ndërsa ulja e shkallës së inflacionit u lehtësua prej politikave monetare, rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare si dhe prej mbiçmimit të lekut. Po ashtu është tkurrur ndjeshëm edhe deficiti i shkëmbimeve tregtare.

    FMN vlerëson se perspektivat e rritjes pritet që të mbeten të fuqishme. Rritja reale e PBB-së ishte 3.9 në vitin 2023, por në vitet 2024-29 parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe ndërtimtaria, thuhet në raport, ndërsa në fund të vitit 2024 inflacioni pritet të jetë rreth 2 për qind, një pikë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

    Raporti thekson se autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024; nga 0.3 për qind e PBB-së, parashikohet që teprica të shkojë në 0.5 për qind e PBB-së, ndërsa buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero, ndërkohë që të ardhurat vlerësohet se janë në rrugën e duhur, falë koniunkturës së favorshme dhe vonesave në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale. Drejtorët e Fondit vlerësuan se ruajtja e një teprice vjetore të vogël do ta përforconte qëndrueshmërinë fiskale, krahas përpjekjeve për menaxhimin e borxhit.

    FMN vëren se borxhi publik vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, dhe nga parashikimi prej afro 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029.

    Raporti vlerëson se dobësitë sistemike janë të pranishme në sistemin financiar, ndërsa sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar.

    FMN rendit si burime rreziku për ekonominë ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe bankave, zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë.

    Marrë nga VOA

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,797
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Të ushqejmë korrupsionin: Qeveria e Qametit merr 650 milionë euro hua

    Rama: Mbyllet me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar

    Emri:  Edi-Rama-13.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  17.0 KB

    Kryeministri Rama thotë se sapo është mbyllur me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar teksa shprehet se ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë.

    “Jam shumë i gëzuar sepse sapo u mbyll me sukses procesi i Eurobondit 10-vjeçar, sapo morëm dhe dritën jeshile që mund ta ndajmë këtë me opinionin publik. Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë përsa i përket 3 gjërave:

    Së pari, interesit të investitorëve të huaj. Ofruan 4.3 herë më shumë se sa nevoja jonë dhe madje gjatë ditës, oferta vajti në 5.7 herë më shumë se sa nevoja gjë që bëri që të ulin normën e interesit për të larguar një pjesë të investitorëve. Ky mbulim është më i larti i regjistruar ndër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që nga Tetori i vitit 2024.

    Së dyti, numri më i lartë i investitorëve me 159 të tillë të interesuar. Së treti, normë interesi më të ulët për Shqipërinë se sa për vende si Serbia apo Rumania për obligacione 10-vjeçare që ato në fakt kanë ratingun më të lartë se ne për momentin”, shprehet Rama.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2024, 16:49
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-02-2024, 12:50
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-11-2023, 20:46
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2022, 08:53
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2007, 12:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •