Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI.

    Emri:  auto_Screenshot_51650523971.jpg

Shikime: 740

Madhësia:  32.6 KB

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 08:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

    Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.

    Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

    I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!

    KOASH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Ndërron jetë Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos

    Emri:  Screenshot-2025-01-25-074647.png

Shikime: 722

Madhësia:  278.9 KB

    Ka ndërruar jetë në spitalin e Athinës, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, në moshën 96 vjeçare.

    Ng viti 1992, ai ishte kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. I lindur grek, më 22 dhjetor 2017, presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare.

    Anastas Janullatos lindi në 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatë viteve të formimit merrte pjesë në mënyrë aktive në Kishë. Në fillim atij i pëlqente matematika dhe gjatë viteve të adoleshencës ai dëshironte të vazhdonte studimet në këtë shkencë. Idetë e tij ndryshuan me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve të luftës, Janullatosi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Janullatosi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.

    Kjo përvojë e drejtoi Janullatosin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thonte: Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin. Më 1947 përfundoi shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

    Më 1953 diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin Kombëtar të Athinës. Në vitet 1965 – 69 kreu studimet pasuniversitare në Historinë e Feve, Etnologji, Misiologji dhe Afrikanologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut. U mor me kërkime në Universitetin e Makereres, në Kampala – Uganda, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander von Humboldt”. Është Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1970, Summa cum laude). Ka studiuar fe të ndryshme (Induizëm, Budizëm, Taoizëm, Konfucianizëm, Fe afrikane, Islam) në vendet ku ato lulëzojnë ( p.sh. Indi, Tajlandë, Sri Lanka, Kore, Japoni, Kinë, Kenia, Uganda, Tanzani, Nigeri, Brazil, Karaibe, Liban, Siri, Egjipt, Turqi).

    Në vazhdim Janullatosi u bashkua me vëllazërinë “ZOI” (JETA), një organizatë fetare e përqendruar në rilindjen shpirtërore të Kishës në Greqi. Përgjegjësitë që kishte ai përfshinin misionin për të rinjtë e vendit të tij. Ai u bë udhëheqës i lëvizjeve studentore, kampeve të adoleshentëve dhe luftoi ta bënte besimin ortodoks të vërtetë dhe të prekshëm për të rinjtë që kishte pranë. Nëpërmjet këtyre përvojave, Janullatosi zbuloi ndikimin që patën këto programe mbi Kishën në një shkallë të gjerë. Ai kuptoi se pa një shërbim të tillë misionar, Kisha Ortodokse Lindore humbiste qëllimin dhe së fundi zvogëlohej.

    Gjatë këtyre viteve, Janullatosi mori pjesë gjithashtu në një lëvizje ndërkombëtare rinore ortodokse të quajtur “Syndesmos”. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm gjatë viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zëvendëspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatë kësaj kohe u takua me udhëheqës të tjerë të rinj që kishin të njëjtin zell për të shpallur Ungjillin. Së bashku ata filluan të kuptojnë se Krishti asnjëherë nuk mund të kënaqej nga shpallja e Ungjillit vetëm brenda Kishës. Urdhërimi i Tij fillestar ishte që të shkonin në të gjithë kombet. Prandaj, misionet nuk janë vetëm të brendshme, por edhe të jashtme. Urdhërimi i Madh i së kaluarës është një përgjegjësi e madhe për të tashmen. Në atë kohë Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision është një kundërshtim termash… Nëse Kisha është moskokëçarëse ndaj punës apostolike që i është besuar, ajo mohon veten, kundërshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhëton betejën që bën. Kisha që qëndron në vend, kisha së cilës i mungon vizioni dhe përpjekja e vazhdueshme për të shpallur Ungjillin të pa pagëzuarve, vështirë se mund të njihet si një Kishë e Shenjtë, e Përgjithshme dhe Apostolike, së cilës Zoti i besoi vazhdimësinë e veprës së Tij”.

    Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.

    Koha Jone

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,560
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    I perjetshem qofte kujtimi i Tij!
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,560
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
    SINODI I SHENJTË
    NJOFTIM
    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30.
    Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
    Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:
    1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
    2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
    3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.
    4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
    Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.
    Sekretariati
    Mitropoliti i Amantias
    † Nathanaili
    Tiranë, më 25 janar 2025
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Takim i perzemert i Kryepiskopit tone Anastas me nje grup mjeshtrish muratore Shqiptare nga qytete te ndryshme te vendit tone qe punojne ne Malin e Shenjte

    28 gusht 2020

    Takim i perzemert i Kryepiskopit tone Anastas me nje grup mjeshtrish muratore Shqiptare nga qytete te ndryshme te vendit tone qe punojne ne Malin e Shenjte, ne Manastirin Ksenofondos. Ne kete vend te bekuar ne Kalkidhiki - Greqi, punojne aktualisht rreth 1000 Shqiptare, te cilet me punen e duarve te tyre e kane bere me te bukur kete vend, Qytetin e Shenjte Qiellor te te Krishtereve Orthodhokse. Gjate takimit Kryepiskopi i quajti ata:

    "Perfaqesuesit tane" dhe "Ambasadoret tane", "Ndertuesit tane" qe kontribuoni per restaurimin dhe ndertimin e metejshem te ketij vendi.

    Ne cdo vizite qe Kryepiskopi beri ne Manastiret e Hirshme, pavaresisht pritjeve zyrtare dhe kohes shume te shkurter qe kishte ne dispozicion, ai u takua me te gjithe Shqiptaret qe punonin neper keto vende duke i takuar, falenderuar, interesuar per kushtet dhe trajtimin e tyre, duke i pyetur per familjet dhe femijet e tyre.

    Bekim i madh per te gjithe ne qe kemi ne krye te Kishes sone Kryepiskopin Anastas

    Nga vizita zyrtare e perfaqesise se Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise ne Malin e Shenjte

    Radio Ngjallja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

  7. #7

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    I përjetshëm kujtimi!
    E pa harruar vepra e tij!
    Mirënjohje përherë krypiskopit Anastas….
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, presidenti Begaj mesazh ngushëllimi: Shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror! U prehtë në tendat e të drejtëve

    Emri:  begaj-janullatos.jpg

Shikime: 704

Madhësia:  29.6 KB

    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

    Në një postim në rrjetet sociale , kreu i shtetit ka vlerësuar figurën e Kryepeshkopit ndërsa ka ngushëlluar besimtarët për humbjen.

    “Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.

    Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.

    Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, shkruan Begaj.

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe

    Emri:  Screenshot 2025-01-25 at 5.14.45 PM.jpg

Shikime: 705

Madhësia:  31.6 KB

    Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkoit Anastas Janullatos.

    Në mesazh shprehen ngushëllimet për humbjen e madhe me shuarjen e Fortlumturisë së Tij.

    Janullatos ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate.

    “Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

    Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

    Kryepeshkopi Anasta ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024).

    Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!

    Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagim.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Miron Çako: Ishte një person shumë i dashur dhe i komunikueshëm! Udhërrëfyes në rrugëtimin tonë shpirtëror

    Emri:  cako44.jpg

Shikime: 703

Madhësia:  20.0 KB

    Në rubrikën “Opinion” në News24, po diskutohet në lidhje me figurën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

    Miron Çako, drejtues i zyrës së Katekizmit në KOASH, u shpreh se ai ishte një udhërrëfyes shpirtëror i cili kishte aftësinë që t’i përshtatej nivelit të gjithsecilit, pavarësisht se ishte akademik.

    “Kam pasur fatin ta njoh që në fillim kur erdhi, na dukej me një staturë të huaj sepse nuk kishim një figurë të tillë më parë.

    Mbaj mend një takim që kisha personalisht me të dhe i thash jemi disa të rinj që kemi një thirrje nga Zoti që t’i shërbejmë atij, na u përgjigj: Binduni!.

    VIDEO

    Ishte një person shumë i dashur dhe i komunikueshëm.

    Pavarësisht se ishte një personalitet i madh, kur bisedoje më të ulej më nivelin tënd dhe të linte hapësirë të kishe besimin e tij por edhe lirinë tënde. Ishte një udhërrëfyes në rrugëtimin tonë shpirtëror.

    Ata që vinin nga jashtë na thonin ju ende nuk e dinin çfarë kemi, dhe ne nuk e dinim vërtetë. Më vonë ai e zbuloi veten.
    Është një shprehje, kur je brenda malit nuk e sheh madhështinë e tij.

    Madhështia e tij tani do të shfaqet plotësisht”, tha ai.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-01-2025 më 18:21

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2021, 22:04
  2. Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Nikon
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2019, 11:53
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2014, 15:22
  4. Fjeti më Zotin atë Spiridhon Simandiri
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:34
  5. Plazhi i Durresit pasqyra e Shqiperise
    Nga juanito02 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 18:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •