Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjala e Mitropolit të Korçës, Hirësisë së Tij, Joani

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2025 më 14:16

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjala e Kryeministrit shqiptar Edi Rama ne ceremonine e varrimit.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2025 më 14:16

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjala e Kryeministrit grek Micotaqis ne ceremonine e varrimit:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-02-2025 më 14:16

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Fjala e mbesës së Kryepeshkopit Anastas, Roxana Janullatos


  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    FJALA E PËRMORTSHME E EPISKOPIT HEINRICH BEDFORD-STROHM Kryetari i Komisionit Qëndror të KBK

    Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,


    Hiri dhe paqja qoftë mbi ju nga Zoti ynë Jisu Krisht, i cili është “Ngjallja dhe Jeta”. Mblidhemi sot me pikëllim dhe njëkohësisht me mirënjohje të thellë, teksa ia besojmë shpirtin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit, përqafimit të përjetshëm të Zotit tonë të ngjallur.

    Gjatë ditëve të fundit të jetës së Kryepiskopit të ndjerë Anastas, ndjemë qartë se sa shumë ishte i dashur këtu në Shqipëri, në vendin ku ai kreu shërbimin e tij të gjatë dhe të palodhur për popullin që i kishte hyrë aq thellë në zemër. Dëgjuam për rëndësinë e tij të jashtëzakonshme si udhëheqës shpirtëror dhe integrues për të gjithë komunitetin orthodhoks. Më lejoni t’i shtoj kësaj edhe zërin e lëvizjes ekumenike globale.

    Për ne, Kryepiskopi Anastas ishte një autoritet i madh shpirtëror: një teolog mbresëlënës, i rrënjosur thellë në traditën e tij dhe në të njëjtën kohë me një horizont jashtëzakonisht të gjerë. Ai ishte një vëlla i dashur në Krishtin, i dashur nga të gjithë për përulësinë, hirin dhe dashurinë e tij. Për dekada me radhë, ai ishte një nga figurat më me ndikim në lëvizjen ekumenike orthodhokse, një figurë madhështore, kontributet e të cilit në Këshillin Botëror të Kishave (KBK) formësuan misionin e tij dhe zgjeruan vizionin e tij. Ai shërbeu si një teolog vizionar dhe një udhëheqës pragmatik, siç dëshmon, ndër të tjera, roli i tij si president i Këshillit Botëror të Kishave (për të përmendur vetëm një nga shumë të tilla), duke dhënë një kontribut të çmuar në misionin e këtij këshilli për të bashkuar kishat në mirëkuptim të ndërsjellë dhe dëshmi të përbashkët.

    Shkrimet e tij të gjera teologjike trajtuan çështje thelbësore, si misioni i Kishës në një botë pluraliste, dialogu ndërfetar, kujdesi për mjedisin, teologjia e pajtimit, drejtësia sociale dhe roli i Kishës në adresimin e pabarazisë ekonomike globale. Këto vepra mbeten një burim i fuqishëm frymëzimi, duke nxitur të krishterët në mbarë botën të kapërcejnë ndarjet, të forcojnë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe të jenë një shenjë e unitetit në këtë botë të përçarë.

    Kryepiskopi Anastas organizoi takime dhe konsultime ndërkombëtare ekumenike, duke krijuar hapësira për dialog dhe reflektim të përbashkët mbi çështje globale urgjente. Ai gjithashtu dëshmoi një përkushtim të palëkundur për fuqizimin e të rinjve dhe për rritjen e rolit të grave në Kishë.

    Teologjia e tij ishte thellësisht e bazuar në marrëdhënie. Ajo mishëronte ekumenizmin e zemrës, një burim frymëzimi për angazhimin tonë në lëvizjen ekumenike, duke nxitur lidhje mes denominacioneve dhe traditave fetare. Për Kryepeshkopin Anastas, uniteti ishte i rrënjosur në vizionin Trinitar të Perëndisë si një bashkësi dashurie, e cila thërret Kishën ta pasqyrojë këtë unitet në jetën dhe misionin e saj. Ai na kujtoi se ekumenizmi nuk është një veprimtari dytësore, por një pjesë thelbësore e misionit dhe thirrjes së Kishës. Krishti nuk është i ndarë; si mund të jemi të ndarë ne, populli i Tij?

    Prandaj, ndërsa nderojmë kujtimin e tij, le të përqafojmë me guxim dhe vendosmëri misionin ekumenik, duke u frymëzuar nga jeta që ai e jetoi me përkushtim të palëkundur. Ai mishëroi moton e asamblesë së fundit të Këshillit Botëror të Kishave në vitin 2022: “Dashuria e Krishtit e shtyn botën drejt pajtimit dhe unitetit.” Le të vijojmë misionin e tij duke forcuar bashkësinë tonë si të krishterë dhe duke shtrirë solidaritetin tonë ndaj të gjithë njerëzve me vullnet të mirë.

    Zoti e bekoi me bollëk jetën e Kryepeshkopit Anastas, dhe nga kjo jetë bekimet e tij u derdhën me bujari mbi kaq shumë njerëz. Ne, si Këshilli Botëror i Kishave, kemi pasur privilegjin të marrim një pjesë të çmuar të këtyre bekimeve. Lavdërojmë Zotin për këtë jetë të jashtëzakonshme. Me mirënjohje të thellë, ia dorëzojmë shpirtin në krahët e Zotit, me besimin e patundur se ai tani hyn në mbretërinë e përjetshme, ku nuk ka më vuajtje, ku çdo lot fshihet dhe ku mbretëron vetëm paqja hyjnore.

    Amin.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Vlerësimin tim për punën e Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e bëra me një letër të hapur që ia dërgova në gushtin e vitit 2006. Mund ta lexoni në forumin shqiptar këtu. Më pas mësova që letra ime u botua edhe në gazetën mujore të Kishës Orthodhokse. Perëndia nuk më bekoi që ta takoja nga afër e të merrja bekimin e tij sa ishte gjallë. Por jam i bindur që Hirësia asnjëherë nuk rreshti së luturi për popullin shqiptar sa ishte gjallë, e tani do të lutet edhe nga Mbretëria e Qiellit para Fronit të Perëndisë për të gjithë ne mëkatarët.

    Nuk dua të përsërit ato që shkruajta në atë letër. As nuk dua të flas për personalitetin e tij, pasi në këto ditë, plot njerëz e kanë bërë këtë gjë. Dua të flas vetëm për një aspekt të punës së tij mes shqiptarëve që nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Të gjithë flasin për rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto 30 vjet, dhe i referohen Sinodit të Kishës, kishave e katedraleve të ndërtuara, spitaleve e shkollave të Kishës, ndihmat humanitare të Kishës në vite. Kuptohet, Kryepeshkopi luajti një rol dhe meriton respekt për kontributin e tij në të gjitha këto. Por arritja e tij më e madhe mes popullit shqiptar në këto 30 vjet, nuk ishin këto arritje të jashtme që i shikon syri. Arritja më e madhe e tij, bekimi më i madh i Perëndisë në punën e Tij, pasi e gjithë lavdia i takon Perëndisë, ishte zgjimi i flakës së besimit në zemrat e shqiptarëve, sidomos brezit të ri të shqiptarëve. As errësira e ferrit 50 vjeçar komunist, as errësira shpirtërore e korrupsionit e materializmit të shthurrur në këto 30 vjet, nuk e shuajtën dot Flakën e Besimit që qiriri i Kryepeshkopit ndezi në zemrat e shqiptarëve me urimin paskal: Krishti u Ngjall!

    Emri i tij, Anastas, do të thotë Ngjallje! Anastasia, nga greqishtja, është festa e Ngjalljes së Krishtit, festa më e madhe e Kalendarit Orthodhoks, Pashka. Dhe Ngjallje ai pruri mes popullit shqiptar në këto 30 vjet. Si një lambadë e ndritshme e Flakës së Shenjtë të Perëndisë, ai ndriçoi një popull që jetoi 50 vjet në ferrin më të errët komunist që bota kish parë, dhe 30 vjetët e fundit, nën sulmet e të ligut që vazhdon të mbajë Zotin larg jetës së njerëzve të tij të dashur. Kur shkojmë në Kishë e ndezim një qiri, ky akt është në vetvete një lutje drejtuar Zotit, që edhe ne të bëhemi dritë Perëndie, e të ndriçojmë botën e errët e të gjithë njerëzit që jetojnë në të. Dhe për 30 vjet, Kryepeshkopi Anastas ishte një qiri i ndezur mes popullit shqiptar. Asnjëherë nuk e braktisi misionin e Perëndisë, edhe pse sulmet e të ligut asnjëherë nuk pushuan ndaj tij. Ky ishte Kryqi i tij, ky ishte Kryqi që Jisu Krishti i ngarkoi mbi supe, dhe ai e mbajti këtë Kryq mbi supet e tij deri në frymën e fundit në këtë botë. Duke na mësuar të gjithë ne të krishterëve të tjerë, shembullin e një jetë të denjë me Perëndinë.

    Flaka e qiririt të Kryepeshkopit Anastas u shua mbi tokë por do të ndizet në Qiell. Para Fronit të Perëndisë, ai do të lutet së bashku me të gjithë shenjtorët e martirët e krishterë që e kanë larë këtë tokë me gjakun e tyre në shekuj, për të gjithë ne që ai la pas në tokë. Humbëm një Kryepeshkop, fituam një shenjtor që ndërmjetëson për të gjithë ne në qiell!

    Bekoje e lumëroje shërbetorin tënd të denjë Anastas o Zot me jetë të amëshuar i rrethuar nga Mbretëresha e Qiejve, Nëna Shën Mari e gjithë shënjtorët e Kishës në shekuj! Lutju Perëndisë për Kishën tënde dhe të gjithë ne mëkatarët o Kryezot!

    I përjetshëm kujtimi!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-02-2025 më 14:30

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI

    Intervista e Hirësisë së Tij, Peshkopit Nikodhim, i Kryedioqezës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë për Radion Ngjallja në Tiranë

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet në Bllog
    21

    Për: Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI


Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-09-2021, 22:04
  2. Fjeti më Zotin Hirësia e Tij, Kryepeshkopi Nikon
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2019, 11:53
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2014, 15:22
  4. Fjeti më Zotin atë Spiridhon Simandiri
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 10:34
  5. Plazhi i Durresit pasqyra e Shqiperise
    Nga juanito02 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 30-06-2008, 18:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •