Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar.

    Emri:  votadiaspora.jpeg

Shikime: 313

Madhësia:  22.3 KB

    Sot është hapi i parë i procesit, me nisje e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars.

    Regjistrimi:

    Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

    Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

    – Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

    – Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

    – Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

    – Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

    – Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

    – Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

    – Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

    – Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

    – Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

    – Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

    – Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

    Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

    Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

    Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

    Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

    Kujtojmë se për mbulimin e plotë të kostos së votës është e nevojshme të kryhen ndryshime ligjore, për të cilat duhet edhe konsensusi i opozitës.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    993

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Duhet filluar procesi nga Telefoni, ose kompjuter me kamer. Sa here qe hap, aplikacionin te kerkon fytyren.
    https://diaspora.kqz.gov.al/, une u regjistrova besoj po me mori kohe. Uroj qe secili te mund te regjistrohet.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Votimi nga Diaspora, KQZ: Mbi 25 mijë regjistrime

    Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë do të kenë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 25 567.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 25 786 deri sot në orën (18:05), ndërsa janë miratuar 7996 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 16 970 (66,4%) kërkesa, ndërsa femrat janë 8597 (33,6%).

    Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 843 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 7 052 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 4648 dhe mbi 56 vjeç janë 3427 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 2597 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 4430 kërkesa.

    Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 7831, e ndjekur nga Greqia me 5793, Gjermania me 4008, si dhe nga SHBA me 2395. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 5800, më pas bashkia e Fierit me 4298, Korça me 2799, Durrësi me 2165 etj.

    Emri:  Screenshot-2025-01-17-180135.jpg

Shikime: 212

Madhësia:  29.4 KB

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. 6 janar 2025 - Besimtarët orthodhoksë festojnë Ujin e Bekuar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-01-2025, 14:35
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2024, 16:04
  3. Si do të jenë zgjedhjet e 8 majit 2011?
    Nga baaroar në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 09:12
  4. Idrizi: PDIU për zgjedhjet lokale të 8 Majit
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2011, 06:10
  5. Zgjedhjet lokale te 8 majit 2011
    Nga FATJON SOFTA në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 11:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •