Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,801
    Postimet në Bllog
    22

    11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar.

    Emri:  votadiaspora.jpeg

Shikime: 507

Madhësia:  22.3 KB

    Sot është hapi i parë i procesit, me nisje e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i vili zgjati deri në 4 mars.

    Regjistrimi:

    Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

    Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

    – Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

    – Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

    – Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

    – Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

    – Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

    – Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

    – Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

    – Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

    – Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

    – Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

    – Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

    Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

    Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

    Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

    Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

    Kujtojmë se për mbulimin e plotë të kostos së votës është e nevojshme të kryhen ndryshime ligjore, për të cilat duhet edhe konsensusi i opozitës.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,010

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Duhet filluar procesi nga Telefoni, ose kompjuter me kamer. Sa here qe hap, aplikacionin te kerkon fytyren.
    https://diaspora.kqz.gov.al/, une u regjistrova besoj po me mori kohe. Uroj qe secili te mund te regjistrohet.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,801
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Votimi nga Diaspora, KQZ: Mbi 25 mijë regjistrime

    Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë do të kenë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 25 567.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kërkesat për regjistrim janë 25 786 deri sot në orën (18:05), ndërsa janë miratuar 7996 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 16 970 (66,4%) kërkesa, ndërsa femrat janë 8597 (33,6%).

    Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 843 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 7 052 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 4648 dhe mbi 56 vjeç janë 3427 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 2597 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 4430 kërkesa.

    Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 7831, e ndjekur nga Greqia me 5793, Gjermania me 4008, si dhe nga SHBA me 2395. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 5800, më pas bashkia e Fierit me 4298, Korça me 2799, Durrësi me 2165 etj.

    Emri:  Screenshot-2025-01-17-180135.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  29.4 KB

    Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,010

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Për vetëm 10 mijë votues, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…
    Eduard Zaloshnja | 08 Shkurt, 2025 12:32

    Eduard Zaloshnja
    Madhësia e tekstit:
    Berisha ka lëshuar një ultimatum: Deri më 13 shkurt (kur do të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor për lehtësimin e votimit tw emigrantëve), PS-ja duhet të pranojë edhe regjistrimin e zgjedhësve me dokumente identifikimi biometrike të huaja – përndryshe, nuk i votojmë ndryshimet! Basha dhe Alibeaj (që kanë pas tyre disa deputetë në Kuvend) kanë lëshuar një tjetër ultimatum: Nuk votojmë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor që lehtësojnë votimin e emigrantëve, në qoftë se nuk lejohet edhe regjistrimi i zgjedhësve me dokumente identifikimi biometrike të huaja, dhe në qoftë se nuk bëhet një ndryshim rrënjësor i Kodit Zgjedhor.


    Në qoftë se PS-ja pranon kërkesën e Berishës, bëhen mbi 84 vota në Kuvend më 13 shkurt për ndryshimet e Kodit Zgjedhor që lehtësojnë votimin e emigrantëve. Ndërsa kërkesat e Bashës dhe Alibeajt hapin një histori të gjatë debatesh, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve (ndërkohë që votat e pasuesve të tyre në Kuvend mund të mos mjaftojnë për shifrën magjike 84 të miratimit të amendameteve të Kodit Zgjedhor).

    Retiring Americans Can Earn A Reliable Paycheck For Life With Up To 10.5% Annuity Income on $100K+
    Maximize Retirement Income
    Why Walgreens Hides This Cheap 87¢ Generic Cialis
    Health Alliance by Friday Plans
    Sponsored Links
    Po sa të rëndësishme mund të jenë elektoralisht votat e emigrantëve me dokumente identifikimi biometrike të huaja?
    Sipas Barometrit të fundit të MRB Hellas & DataCentrum (realizuar me 1600 të anketuar në gjithë territorin e Shqipërisë), rreth 80% e zgjedhësve të këtushëm janë të prirur të votojnë. Përkthyer në banorë të rritur, i bie që rreth 1.56 milionë zgjedhës të këtushëm të votojnë (80% e 1.93 milionë banorëve të rritur).

    Deri më sot, vetëm 104 mijë zgjedhës nga emigracioni janë miratuar në KQZ për votim, nga 1.8 milionë që janë gjithsej në emigracion. Me ritmin e derisotëm, rreth 190 mijë gjithsej pritet të miratohen deri më 4 mars. Pra, në qoftë se nuk lejohet regjistrimi i zgjedhësve me dokumente identifikimi biometrike të huaja, do të kemi gjithsej rreth 1.75 milionë pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 majit (1milion e 560 mijë zgjedhës të këtushëm dhe 190 mijë nga emigracioni).

    Po nëse lejohet regjistrimi i zgjedhësve me dokumente identifikimi biometrike të huaja, sa prej tyre mund të votojnë?
    Sipas të dhënave të Gjendjes Civile, rreth 155 mijë shtetas nuk kanë aplikuar ndonjëherë për dokumente biometrike shqiptare. Le të supozojmë se të gjithë ata kanë dokumente biometrike të huaja. Duke u nisur nga përqindja fare e vogël e atyre emigrantëve me dokumentë biometrike shqiptare që janë miratuar deri më sot dhe nga koha e shkurtër që mbetet deri më 4 mars, maksimumi i regjistrimit të zgjedhësve me dokumente të huaja biometrike mund shkojë deri në 10 mijë (shpërndarë në 12 qarqe të vendit).

    Dhe a vlen të bëhet një furtunë në gotë për 10 mijë vota, ndërkohë që totali i votave mund të jetë rreth 1.75 milionë më 11 maj?
    Kushtetuta ia jep të drejtën për të votuar çdo shtetasi shqiptar që figuron në Gjendjen Civile i moshës 18 vjeç e sipër në datën e zgjedhjeve (pothuaj 3.73 milionë aktualisht). Një vendim i Gjykatës Kushtetuese detyron institucionet shtetërore që t’ia mundësojnë ushtrimin e kësaj të drejte çdo shtetasi 18 vjeç e sipër, pavarësisht se ku banon (brenda apo jashtw vendit). KQZ-ja ka detyrimin që të verifikojë identitetin e secilit zgjedhës që don të votjë (si brenda e jashtë vendit). Aktualisht sistemi PER i KQZ-së verifikon vetëm identitetin e zgjedhësve me dokumente biometrike shqiptare. Por sipas ekspertëve të huaj kompjuterikë (me të cilët jam konsultuar), ky sistem mund të modifiklohet, për të verifikuar edhe identitetin e zgjedhësve me dokumente biometrike të huaja (njësoj siç identifikon sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit të gjithë dokumentet biometrike të huaja).

    Si përfundim, siç thonë tiranasit, diskutohet për një kokërr ulliri (10 mijë vota) që mund të shtrydhet në një fuçi vaji (1.75 milionë vota) …

    (BalkanWeb)

    Une kam qejf numrat she shkrimet e adashit i lexoj me vemenedje. 1) Per mendimin tim, zgjedhjet do te vendosen nga ata qe votojne vetem nese nuk manipulohen. 2) KQZ duhet ti jape undesine te gjitheve per te votuar, dhe standarti duhet te jete shume i ulet per te vertetuar nese je Shqipatar dhe cili je, besoj pasaporta Italiane, Amerikane, e te tjera jane pak a shume te te njejtit kaliber me te Shqiperise dhe te paketen e mija thote nenshtetesia eshte Shqiptare.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,801
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 11 janar 2025 - Fillon regjistrimi i votës së shqiptarëvë në diasporë për zgjedhjet e 11 majit

    Vota nga diaspora, parlamenti zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

    Shumica socialiste në Kuvend votoi në favor të zgjatjes së afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, për tu lejuar atyre t;i përdorin për tu regjistruar si votues.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Seanca-plenare-1536x1023.jpg

Shikime: 52

Madhësia:  65.6 KB
    Parlamenti në seancë plenare. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

    Shumica socialiste në Kuvend votoi të enjten në favor të shtyrjes së afatit për dokumentet e identifikimit, pasaporta dhe karta identiteti, të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për tu dhënë këtyre mundësinë që të regjistrohen dhe votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

    Shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë nga vendi i qëndrimit për herë të parë në zgjedhjet e majit të këtij viti. Procesi i regjistrimit për votën që do të shpërndahet me postë kryhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kërkon një dokument të vlefshëm identifikimi.

    Vendimi mundëson votimin edhe të atyre që kanë dokumente identifikimi që kanë skaduar para zgjedhjeve të 11 majit. Në Kuvend vendimi u miratua me 75 vota të shumicës dhe një votë nga opozita.

    Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve bën me dije se deri të enjten ishin regjistruar për të votuar rreth 195 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit. Ndërkohë 42 mijë personave u është refuzuar regjistrimi. Shumica dërrmuese e të regjistruarve për të votuar jetojnë në Itali dhe Greqi, ku edhe është fokusuar më së shumti fushata nga partitë politike.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. 6 janar 2025 - Besimtarët orthodhoksë festojnë Ujin e Bekuar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-01-2025, 14:35
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2024, 16:04
  3. Si do të jenë zgjedhjet e 8 majit 2011?
    Nga baaroar në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 09:12
  4. Idrizi: PDIU për zgjedhjet lokale të 8 Majit
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-04-2011, 06:10
  5. Zgjedhjet lokale te 8 majit 2011
    Nga FATJON SOFTA në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 11:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •