E morën me avion special në Athinë, çfarë dihet për shëndetin e Janullatos
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është dërguar për mjekim të specializuar në Athinë, për shkak se ka pësuar hemorragji gastrike. Ai është dërguar me avion të Forcave Ajrore drejt Greqisë, ndërsa mesohet se gjendja e tij është vënë nën kontroll.
Transportimin e tij u krye nga një ekip i posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).
Kujtojmë se kryepeshkopi u shtrua në një spital privat në kryeqytet më 30 dhjetor për shkak të një viroze sezonale. Mjekët që po kujdesen për të janë të bindur për përmirësimin e tij dhe shprehin optimizëm për shërimin e plotë të tij.
LAPSI
Krijoni Kontakt