Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Pasi rilindi shqiptarët, rilindasi Edi Rama kërkon të rilindi edhe çifutët

    Kryeministri Rama pret rabinin e famshëm Yosiyahu Yosef Pinto

    Emri:  Capture-72.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  24.1 KB

    Kryeministri Edi Rama ka pritur rabinin Yosiyahu Yosef Pinto. Rama shprehet se ndihet i privilegjuar për këtë pritje. Ai tha se Shqipëria është vend model, duke shtuar se hebrenjtë u mbrojtën në vendin tonë si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti në Vlorë do të hapet një muze hebre.

    “Shumë i nderuar dhe me përulësi pata privilegjin të pres për herë të dytë, rabinin Yosiyahu Yosef Pinto, në Shqipëri – një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku u vendosën hebrenjtë shekuj më parë dhe ku, në zonën që dikur strehonte lagjen e hebrenjve, së shpejti do të hapim rrugën për të ndërtuar një muze të bukur Hebraik”, shkruan Rama.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pasi rilindi shqiptarët, rilindasi Edi Rama kërkon të rilindi edhe çifutët

    Tirana ndez dritat e Hanukkah, kryeministri Rama: Hebrenjtë, të mirëpritur

    Emri:  Screenshot_14.png

Shikime: 94

Madhësia:  396.3 KB

    Komuniteti hebre në Shqipëri ndezi dje në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza”, dritën e tetë dhe të fundit të Festivalit të Dritave, apo Festës Hebraike “Hanukkah”, siç njihet botërisht ajo. Këtë vit festa Hanukkah nisi në mbrëmjen e 25 dhjetorit 2024 dhe mbyllet sot në ditën e tetë, më 2 janar 2025.

    Të pranishëm në ceremoninë simbolike ishin kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga djali i tij, Zaho, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplan, hebrenj të ardhur nga SHBA, Izraeli dhe Europa, si dhe pjestarë të komunitetit hebre.

    Rama teksa uroi për festën, theksoi se hebrenjtë janë të mirëpritur në Shqipëri. ”Një komunitet i vogël, por shumë kuptimplotë. Po shoh këtu disa fytyra miqsh. Iu uroj të gjithë të pranishmëve këtu dhe familjeve të tyre, kur në këtë moment ndezja e dritës së tetë të Hanukah lidhet me ditën e parë të Vitit të Ri. Ambasadorja Galit është një mike shumë e dashur dhe po e përfaqëson Izralin këtu në Shqipëri, jo vetëm me dinjitet, por gjithashtu dhe me shumë energji pozitive. Dua të përshëndes edhe të ardhurit e rinj hebrenj në këtë festë, se janë shumë të mirëpritur në Shqipëri. Zoti ju bekoftë të gjithë, Zoti bekoftë Shqipërinë, të gjithë hebrenjtë kudo ku ata janë”, tha Rama.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pasi rilindi shqiptarët, rilindasi Edi Rama kërkon të rilindi edhe çifutët

    Muze për hebrenjtë në Shqipëri, Rama: Destinacion i ri për ata që duan të njihen me historinë e Izraelit

    Emri:  rama-13-1.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  11.2 KB

    Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, i cili i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, tha se ky muze nuk do të ekspozojë vetëm dokumente dhe imazhe filmike por do t’ju shërbejë atyre që duan të kenë më shumë informacion.

    “Nëse në rastin e Vlorës, kemi një muze të hebrenjve, këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej, të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik dhe një hapësire moderne që do ta konceptojnë arkitektët, që do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës dhe e artit dhe e librit hebraik për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit.

    Një destinacion i ri në qytet që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve por edhe për të rinjtë dhe punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet e historisë së shtetit të Izraelit.

    Shtëpia me sekretet të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e këtij projekti dhe ku na krijohet mundësia që të dokumentojnë dhe arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore që nuk nis me muzeun por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me mirënjohje profesor Shaban Sinanin, shumë i përkushtuar i kësaj historie, autor i disa veprave me shumë rëndësi por edhe të tjerë që janë të lidhur në akademinë tonë të shkencave”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pasi rilindi shqiptarët, rilindasi Edi Rama kërkon të rilindi edhe çifutët

    Rama: Fluturime direkte Tiranë – Tel Aviv. Hapen dyert për shkëmbime kulturore dhe mundësi biznesi

    Emri:  rama-8.jpg

Shikime: 90

Madhësia:  27.4 KB

    Kryeministri Edi Rama njofton se tashmë do të ketë fluturime direkte nga Shqipëria për në Izrael.

    Në një postim në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehet se kjo marrëveshje do të forcojë më shumë lidhjet mes Tiranës dhe Tel Avivit, ndërsa shton se do të hapen dyert për shkëmbimet kulturore, dhe më shumë mundësi biznesi.

    “Ky është një lajm fantastik për forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë. Fluturimet direkte jo vetëm që bëjnë udhëtimin më të thjeshtë, por hapin mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme. Inkurajimi i izraelitëve për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë, traditat e saj të pasura dhe ekonominë në zhvillim do të kontribuojë në forcimin e miqësive dhe partneriteteve të forta. Një e ardhme e përbashkët e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mund të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për të dyja vendet. Për shumë momente të paharrueshme dhe një miqësie që po lulëzon”, shkruan Rama.



    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2024, 11:56
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-10-2024, 00:33
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-09-2024, 00:36
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2016, 15:29
  5. Rilindi ka nevojë për NDIHMË !!!
    Nga ExTaSy në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 20:34

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •