Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    257

    Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Zgjedhjet e ardhėshme nė tė cilat dy partitė kryesore do tė marrin mandatet mė tė shumta pėr tė formuan qeverinė e re, do tė jenė vendimtare nėse do tė vazhdohet me kėtė qeverisje apo me qeverisje tė re, ku opozita aktuale mund tė drejtojė vėndin.
    Ėshtė e vėrtetė se nga Shqipėria ka ikur gjysma e popullsisė qė pas viteve `90 e deri mė sot; rreth 1.2 milion banorė u larguan nga `90 deri nė 1998 de pjesa tjerėt rreth 1 milion banorė janė larguar pas 1998 e deri mė sot. Tendenca e largimeve ka qėnė valė valė sa herė qė nė Shqipėri ka patur konflikte tė ashpra politike tė cilat kanė ndikuar tek elementėt kryesorė tė jetesės si: pagat e ulta, siguria publike, punėsimi, problemet e Shėndetėsisė dhe tė arėsimit, si dhe dėshira pėr tė para botėn perėndimore pėr tė studjuar, punuar pėr tu pasuruar qoftė me punėsim tė rregullt qoftė me pasurim tė shpejtė jo-ligjor.
    Pavarėsisht se vitet e fundit qeverisja ka zbatuar ato qė u ka propozuar SHBA dhe BE, si reforma nė Drejtėsi, duke rritur punėsimin, duke rritur pagat, duke u pėrpjekkur tė rrisė pensionet qoftė me indeksim apo me shpėrblime, gjėndja ėshtė pėrmirėsuar pak, ka stabilitet dhe qetėsi publike, ka njė liberalizėm deri nė ēmėnduri tė lajmeve, opinioneve, liria e medias dhe e shoqėrisė shkon deri budallallėk siē mund tė jetė BBVIP-at, mos mbajtja nė kontroll e korrupsionit, dėshtimet nė Shėndetėsinė publike ku individėt paguajnė nga xhepi deri nė 500 euro nė vit pėr shėrbime mjekėsore ( ndėrsa shteti paguan deri ne 300 euro nė vit pėr sig. shėndetėsore), mitmarrja, dhe niveli i dobėt cilėsor i arsimimit, i cili e ka zanafillėn tek shkollat 9 vjecare e tė mesme, e pėr pasoje dhe Universitetet, - kanė bėrė qė stabiliteti ekonomik nė Shqipėri mund tė jetė i pėrkohėshėm nėse nuk merren masa dhe tė vihen nė prioritet tė qeverive tė ardheshme: shėndetėsia, arsimimi, punėsimi dhe rritja e pagave ne publik dhe privat.
    E parė nė kėtė prizėm mendoj se zgjedhjet e ardhėshme, nėse do tė marrin pjesė edhe emigrantėt, nuk do tė zgjidhin nė mėnyrė tė drejtė se kush do tė qeverisė. Dhe kjo lind disa Pyetje:
    -Pėrse duhet qė vota e emigrantėve duhet tė vendosė tė ardhmen e Shqipėrise nė njė kohė kur emigrantėt nuk janė taksapagonjės nė ShqIpėri?
    -Pėrse duhet vota e meigrantėve kur ata nuk e njohin realitetin aktual tė Shqipėrisė?
    -Pėrse duhet vota e emigrantėve kur ata me tė ardhurat e tyre ndihmojnė familjet e tyre nė Shqipėri, dhe kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndihmuarekonominė familjare shqiptare?
    -Pėrse duhet vota e emigrantėve kur ajo mund tė manipulohet lehtė?
    Po tė shohim vėndet e tjera perėndimore, kur ata kanė zgjedhjet, pėr tė votuar votojnė vetėm ata persona qė janė dėrguar me punė jashtė vėndit dhe jo-emigracioni.
    Nėse do tė pranonim se cilėt emigrantė do tė duhej tė votonin, unė mendoj se do tė votonin vetėm ata emigrantė qė kanė shkuar me punė sezonale jashtė vėndit dhe qė paguajnė kontribute kėtu nė Shqipėri.

    Rregullimi i ligjit pėr Kodin zgjedhor ėshtė bėrė nga Maxhoranca dhe Opozita qė kanė rėnė dakord nė parim pėr njė draft tė dakordėsuar pėr votėn e Diasporės. Ne draft midis te tjerave shkruhet se votimi do te behet me Votė me postė pėr emigrantėt, dhe se do te ndryshoje ndryshon herėsi pėr ndarjen e mandateve. Jane rregulluar nenet 24 dhe 25 tė Kodit zgjedhor si me poshtė:
    Neni 24 -1. KQZ-ja drejton, mbikėqyr dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr procesin pėr pėrgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave qė mundėsojnė votimin nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr zgjedhjet pėr Kuvendin.
    Neni 24-2. Tė drejtėn e votės nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė e ka ēdo shtetas shqiptar me tė drejtė vote qė pėr arsye banimi, punėsimi, studimi, kryerje tė detyrave ushtarake apo arsye shėndetėsore ndodhet jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė datėn e zgjedhjeve.
    Neni 25 pika 5.- Fletėt e votimit tė dėrguara nga zgjedhėsit qė votojnė nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė administruara, numėrohen nė ambientet e KQZ-sė. Fletėt e votimit tė dėrguara nga zgjedhėsit jashtė vendit nė momentin e mbėrritjes nė KQZ ndahen sipas zonės zgjedhore tė vendbanimit mė tė fundit tė zgjedhėsit para largimit nga Shqipėria (PS dhe PD bien dakord pėr votėn e Diasporės! Si do regjistrohen emigrantėt dhe do tė votohet me postė).
    Gjithashtu jane rregulluar piket e tjera te neneve:
    -“ Zgjedhėsi qė voton nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qė dėshiron tė ushtrojė tė drejtėn e votės pėr zgjedhjet e radhės pėr Kuvendin duhet tė regjistrohet nė listėn e zgjedhėsve jashtė vendit.
    -“Adresa e shtetasit qė voton nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė mbėshtetet nė njė nga dokumentet qė paraqet nė KQZ, sipas pikės 5 tė kėtij neni. Tė dhenat e identitetit tė shtetasit kėrkohen tė verifikohen nga KQZ nė Rregjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile dhe nese ato janė tė njėjta behet nga DPGJC rregjistrimi nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile i adresės sė shtetasit qė voton jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė nje rubrikė tė veēantė”, thuhet ne draft.
    Nė 11 janar, platforma online PER, do tė hapet zyrtarisht pėr tė pritur aplikimet e emigrantėve qė duan tė regjistrohen si votues nga jashtė. Platforma do tė rrijė e hapur deri nė 6 mars``
    Sipas draftit konsensual qė po diskutohet nė Komisionin e Ligjeve, palėt kanė rėnė dakord qė shqiptarėt qė ndodhen jashtė vendit, duket tė bėjnė kėrkesė pėr tė votuar pranė Gjendjes Civile dhe KQZ-sė, por ata duhet tė paraqesin dokumentet e njė adrese tė saktė.
    KQZ, 50 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve, publikon listat e zgjedhėsve qė votojnė nga jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė”, thuhet nė document`` (PS depoziton pr/ligjin pėr Kodin Zgjedhor: Votė me postė pėr emigrantėt, ndryshon herėsi pėr ndarjen e mandateve | RTSH Lajme)..

    Nė pėrfundim mendoj se rregullimi i Kodit zgjedhor me kėto amendime dhe mballoma ligjore, vetėm do tė shtonte ngatėrresat dhe nuk do tė ndihmonte realisht se cila parti do tė fitonte zgjedhjet nė 11 maj 2025, por do tė krijonte justifimike dhe alibi-ra tė reja pėr Partinė qė do tė humbiste por edhe pėr atė qė do ti fitonte zgjedhjet.
    Pse? Sepse, vetėm zgjedhėsit shqiptare qė paguajnė taksat kontributetet nė Shqipėri e kanė votėn e vėrtetė se cilėn Parti dhe individ do tė zgjedhin. Tė tjerėt me gjithė respektin pėr emigrantėt qė janė larguar qoftė nga halli qoftė nga dėshira votėn e tyre do ta japin sipas opnionit tė tė tretėve ose sipas pagesės apo nga ndonjė sublekt politik. Rezultati?... do tė jetė i komprometuar.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,691

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Ne zgjedhje ne Shqiperi duhet te votojne vetem ata qe punojne ne shtet,qe punojne ne shtet edhe ne parti qe eshte e njejta gje,sepse pa parti nuk punon ne shtet dhe po nuk punove ne shtet nuk voton per partine. Pra duhet te votojne vetem ata qe punojne ne shtet qe paguhen nga taksat e popullit !

    Ore pse gjithmone keto ide bajate-regresive,nuk e keni provuar per 30 vjet te votoni vetem me taksapaguesit shqiptare ! Nuk ju mjafton kjo kenete politike,morale dhe ekonomike ku eshte zhytur vendi ! Akoma doni te vazhdoni keshtu...!
    Jepni ndonje ide qe ja vlen te lexohet le pastaj te diskutohet prsh;qe njerezit te mos votojne si forme proteste o te votojne flete te bardhe apo te votojne parti e reja e me radhe.

    Nje person normal ne ate vend duhet te kerkoje qe votuesit te jene suedez a norvegjez,te huaj jo shqiptar, qe ai vend te ndryshoje e jo me te garandoj te drejtat e batakxhinjve taksapagues qe e kane shkaperdhyer ate vend keto 30 vjet me voten e tyre.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    EdiR (08-01-2025)

  4. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,560
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Nuk ja vlen ta lexosh artikullin, sa jane remitancat dhe sa prej ketyre kalon si takse, besoj shuma te medha, pra indirekt jane taksapagues edhe emigrantet, madje po aq sa shqiptaret rezidente
    Artikulli te keqen e ka qe ne titull, koti
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,003

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne zgjedhje ne Shqiperi duhet te votojne vetem ata qe punojne ne shtet,qe punojne ne shtet edhe ne parti qe eshte e njejta gje,sepse pa parti nuk punon ne shtet dhe po nuk punove ne shtet nuk voton per partine. Pra duhet te votojne vetem ata qe punojne ne shtet qe paguhen nga taksat e popullit !

    Ore pse gjithmone keto ide bajate-regresive,nuk e keni provuar per 30 vjet te votoni vetem me taksapaguesit shqiptare ! Nuk ju mjafton kjo kenete politike,morale dhe ekonomike ku eshte zhytur vendi ! Akoma doni te vazhdoni keshtu...!
    Jepni ndonje ide qe ja vlen te lexohet le pastaj te diskutohet prsh;qe njerezit te mos votojne si forme proteste o te votojne flete te bardhe apo te votojne parti e reja e me radhe.

    Nje person normal ne ate vend duhet te kerkoje qe votuesit te jene suedez a norvegjez,te huaj jo shqiptar, qe ai vend te ndryshoje e jo me te garandoj te drejtat e batakxhinjve taksapagues qe e kane shkaperdhyer ate vend keto 30 vjet me voten e tyre.
    E ke thene shume bukur. Partia te jep pune, te imponon 100% pjesemarje, te kerkon foto te votes, mudesisht te blesh edhe disa vota me premtim punen apo para ne dore. Dhe pastaj nje dolli, fituam zgjedhjet, ishin te lira, vetem ne Shqiperi.
    Te jeni mire te gjithe,
    Partia Shtet nuk eshte gjeja me e mire per asnje vend, jo me per Shqiperine qe e perjetoi 47 vjet.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,691

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin

    Ne fatkeqsisht nuk e mendojme dot jeten pa Partine-shtet,per ne Partia eshte shkolla,puna,buka,drita,pensioni e me radhe, eshte gjithēka. Se mendojme dot se mund te jetohet pa Partine.

    Imagjino ai vend po shkon drejt shuarjes,ka probleme politike,ekonomike,morale pa fund,ka 35 vjet qe nuk ben dot nje pal zgjedhje normale dhe del Pirro dhe shqetsimi kryesor eshte se mos i heqin vota partise dhe na votojne edhe ata nga jasht partise ! Ka hall se mos i votojne emigrantet qe nuk punojne ne shtet !

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,003

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne fatkeqsisht nuk e mendojme dot jeten pa Partine-shtet,per ne Partia eshte shkolla,puna,buka,drita,pensioni e me radhe, eshte gjithēka. Se mendojme dot se mund te jetohet pa Partine.

    Imagjino ai vend po shkon drejt shuarjes,ka probleme politike,ekonomike,morale pa fund,ka 35 vjet qe nuk ben dot nje pal zgjedhje normale dhe del Pirro dhe shqetsimi kryesor eshte se mos i heqin vota partise dhe na votojne edhe ata nga jasht partise ! Ka hall se mos i votojne emigrantet qe nuk punojne ne shtet !
    Pershendetje Serafim,
    Megjithese po behet shume zhurme per voten e diaspores, ne jemi akoma "peshku ne det, tigani ne zjar". Derisa te dalin detajet se kush, si, dhe me se do te behet votimi i diaspores, do kualifikohen per te votuar vetem ata qe perkrah partia ne diaspore. Sa shume prej nesh nuk do plotesojne kushtet, posta me vonese, karta e identitetit, etj.
    Pastaj ndershmeria ... si mund te beje zgjedhje te lira, Partia? Ky eshte nje paradoks, por ndoshata ndodh cudia.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,691

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Citim Postuar mė parė nga EdiR Lexo Postimin
    Pershendetje Serafim,
    Megjithese po behet shume zhurme per voten e diaspores, ne jemi akoma "peshku ne det, tigani ne zjar". Derisa te dalin detajet se kush, si, dhe me se do te behet votimi i diaspores, do kualifikohen per te votuar vetem ata qe perkrah partia ne diaspore. Sa shume prej nesh nuk do plotesojne kushtet, posta me vonese, karta e identitetit, etj.
    Pastaj ndershmeria ... si mund te beje zgjedhje te lira, Partia? Ky eshte nje paradoks, por ndoshata ndodh cudia.
    Pershendetje.Dalim gjithmone tek problemi kryesor qe ka Shqiperia ; mungesa e nje opozite normale,opozite per te kerkuar e realizuar gjerat elementare per zgjedhjet e lira,por opozita e sotme e ka mendjen tek pazaret dhe ka me shume frike nga zgjedhjet e lira se socialistet. Opozita duhet te kerkonte dhe te garantonte me force voten e diaspores,duhet te ishte problemi kryesor i opozites garantimi dhe votimi sa me i lehte i diaspores. Dy gjera jane elementare dhe kryesore per te garantuar nje minimum te zgjedhjeve te lira;votimi i sa me shume nga diaspora dhe votimi elektronik. As sa Kosova nuk arim dot !

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,541
    Postimet nė Bllog
    21

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Mirė e ka profesor Pirroja. Vetėm ata qė paguajnė taksa nė Shqipėri tė votojnė! T'ua heqim tė drejtėn e votimit tė gjithė pensionistave, se ata nuk paguajnė mė taksa. Dhe le tė votojnė vetėm njerėzit e punėsuar nė shtet dhe kamarierėt e fermerėt e mbetur tė vendit. Do votonin vetėm 200,000 veta nė gjithė vendin. Edhe kostoja e zgjedhjeve ulet. Edhe kostoja e blerjes sė votave nga Rama me shokė bie. Tė gjithė dalin tė fituar.

    Janė mėsuar keq kėta shqiptarėt e sotėm o Pirro. Duan tė gjithė tė votojnė! E po kjo pikė e zezė! Nė kohėn tonė, nė kohėn e shokut Enver, na nxirrte Partia me vrap qė nė 6 tė mėngjesit tė votonim, dhe nė orėn 8 i kishim mbaruar votimet ne. Ia merrnim valles e kėngės qė tė gėzonim qė shoku Enver u rizgjodh prapė nė pushtet. Dje kishim shokun Enver, sot kemi kėtė Enverin e ri.

    A ka mundėsi tė na lini tė qetė tė vdesim nė vendin tonė?

    Pasi tė vdesim ne, ēani barkun me votat e demokracinė tuaj!

    Dhe ti Serafim, boll na hape barkun me opozitėn tėnde. Nuk jemi mėsuar tė qeverisim ne komunistėt me opozitė! Opozitėn e fusnim ose 2 metra nėn dhe, ose nė burg. Atje e ka vendin opozita.

    Qashtu!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-01-2025 mė 13:04

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    EdiR (10-01-2025)

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,691

    Pėr: Zgjedhjet- duhet te votojne vetem Taksapagonjesit shqiptare-Asnje tjeter.

    Albo per votimin e pensionisteve Pirro do hapi nje teme tjeter,titulli i temes do jete :" Ne qofte se pensionistet nuk votojne te kthejne mbrapsh 100 mij lekshin e vitit te ri"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2023, 15:16
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2017, 23:36
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-07-2013, 10:40
  4. Edi Rama: S’na duhet LSI, zgjedhjet i fitojmė vetėm
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2011, 09:38
  5. Evropa do te pranoje vetem Kroacine, dhe asnje tjeter pas saj
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 10-07-2010, 06:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •