Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    43
    Postimet nė Bllog
    2

    Shqiperia bllokon Tiktokun

    Shqipėria ka njoftuar njė ndalim njėvjeēar tė TikTok-ut pas vrasjes sė njė adoleshenti muajin e kaluar, ngjarje qė ngriti shqetėsime mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek fėmijėt.
    Shqipėria bllokon rrjetin social Tik Tok

    Kryeministri, Edi Rama, konfirmoi ndalimin si pjesė e njė plani mė tė gjerė pėr tė bėrė shkollat mė tė sigurta. Vendimi u morė pas takimeve me grupe prindėrish dhe mėsuesish nga mbarė vendi.

    “Pėr njė vit, do ta mbyllim plotėsisht pėr tė gjithė. Nuk do tė ketė TikTok nė Shqipėri,” deklaroi z. Rama.

    TikTok-u, i pyetur tė shtunėn pėr tė komentuar, kėrkoi “qartėsi urgjente nga qeveria shqiptare” nė lidhje me rastin e adoleshentit tė vrarė me thikė.

    Kompania tha se nuk kishte “gjetur prova qė autori apo viktima kishin llogari TikTok, dhe raporte tė shumta kanė konfirmuar se videot qė ēuan nė kėtė incident ishin postuar nė njė platformė tjetėr, jo nė TikTok.”
    Rama ka fajėsuar rrjetet sociale, veēanėrisht TikTok-un, pėr nxitjen e dhunės mes tė rinjve brenda dhe jashtė shkollave.

    Shqipėria nuk ėshtė vendi i parė qė ka marr masa kundėr TikTok. Disa vende evropiane, pėrfshirė Francėn, Gjermaninė dhe Belgjikėn, kanė vendosur kufizime mbi pėrdorimin e rrjeteve sociale nga fėmijėt. Nė njė nga rregulloret mė tė ashpra nė botė kundėr rrjeteve sociale ėshtė Australia. Australia miratoi nė nėntor njė ndalim tė plotė tė rrjeteve sociale pėr fėmijėt nėn 16 vjeē.

    Rama ka fajėsuar rrjetet sociale, veēanėrisht TikTok-un, pėr nxitjen e dhunės mes tė rinjve brenda dhe jashtė shkollave. Vendimi i qeverisė sė tij vjen pasi njė nxėnės 14-vjeēar u vra me thikė nė nėntor nga njė bashkėmoshatar.

    Mediat lokale raportuan se incidenti ndodhi pas mosmarrėveshjeve mes dy djemve nė rrjetet sociale. Gjithashtu, video tė tė rinjve qė mbėshtesnin vrasjen ishin publikuar nė TikTok.

    “Problemi sot nuk janė fėmijėt tanė, problemi sot jemi ne, problemi sot ėshtė shoqėria jonė, problemi sot ėshtė TikTok-u dhe tė gjitha tė tjerat qė po i marrin peng fėmijėt tanė,” tha Rama.

    Fėmijėt shqiptarė pėrbėjnė grupin mė tė madh tė pėrdoruesve tė TikTok-ut nė vend, sipas studiuesve vendas.

    Ka pasur njė shqetėsim tė shtuar nga prindėrit shqiptarė pas raporteve pėr fėmijė qė marrin thika dhe objekte tė tjera nė shkollė pėr t’i pėrdorur nė grindje apo raste tė bullizmit tė nxitura nga video qė shohin nė TikTok.

    Shqipėria ėshtė njė vend shumė i vogėl pėr tė detyruar TikTok pėr ndryshim tė algoritmit tė tij nė mėnyrė qė tė mos promovojė “riprodhimin e ferrit tė pafund tė gjuhės sė urrejtjes, dhunės, bullizmit dhe tė tjera si kėto,” tha zyra e Ramės tė shtunėn. Sipas saj, nė Kinė, TikTok-u “parandalon fėmijėt qė tė pėrfshihen nė kėtė humnerė”.
    Burimi: Tiktok bllokohet ne Shqiperi

    Si mendoni a do ndikoje per mire?
    mos kliko xix

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,508
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Shqiperia bllokon Tiktokun

    Kur njė piktor bėhet kryeministėr, atij i mjafton njė penel ose laps, dhe me njė tė rėnė tė penelit e lapsit ai u jep zgjidhje tė gjitha problemeve tė shoqėrisė.

    Sė pari, si ka ndėrmend ta bllokojė TikTok-un Kryeēobani i Shqipėrisė? Ai nuk ėshtė nė gjendje me qeverinė e tij qė tė ndalojė vrasjet me pagesė nė mes tė ditės dhe nė mes tė kryeqytetit tė vendit, por ai dhe qeveria e tij do tė ndalin TikTokun nė Internet. Bota qeshte me vėllanė e tij tė madh nė Turqi, Erdoganin, kur ai nxirrte ligje e kėrcėnonte me burg kėdo qė shante qeverinė e tij nė Internet. Por vėllai i vogėl, Edi Rama, ia kaloi vėllait tė madh. Ai e bllokon fare TikTok-un!

    Sė dyti, le tė themi qė tė gjitha fajin na e kanė rrjetet sociale nė Internet. Pse bllokon vetėm TikTok-un? Pse nuk bllokon edhe Facebook, edhe Twitter, edhe Instagram, edhe Snapchat, edhe LinkedIn. Bllokoi ore tė tėra qė tė na i shpėtosh tė rinjtė tanė nė Shqipėri! Por ai nuk e bėn njė gjė tė tillė. Deri dje, tė gjitha kėto rrjetet sociale tė tjera, kontrolloheshin nga babai shpirtėror i Kryeēobanit tė Shqipėrisė, George Soros e kompani. Por tani qė erdhi Trump-i nė pushtet, dhe kėto rrjetet sociale po i puthin dorėn e by..ėn Trump-it, Edi Ramėn e ka zėnė frika! E ka zėnė frika tė shkretin se ka hallin e zgjedhjeve. Ka frikė se kėto rrjetet sociale janė mė tė fuqishme si platforma se mediat qė ai kontrollon nė Tiranė. Dhe nė Tiranė, me pėrjashtim tė njė apo dy televizioneve, ai i kontrollon tė gjitha mediat vetė. Pra frika nga rrjetet sociale, nuk ėshtė njė frikė se do na vriten tė rinjtė nė Shqipėri nė shkolla, por frika se Kryeēobani na bie nga pushteti nė zgjedhjet e ardhshme.

    Dhe sė treti, kemi edhe njė problem tjetėr tė vjetėr me Kryeēobanin e Shqipėrisė. Kryeēobanin e kemi artist, e kemi piktor, dhe qė i vogėl, i pėlqente tė ishte nė qendrėn e vėmendjes. Zakonisht nga kjo mania pėr tė qėnė nė qendėr tė vėmendjes vuajnė vetėm femrat artiste, por kemi edhe allasoj meshkujsh si Edi Rama, qė krenohet se ka mbushur qeverinė e tij me gra, si vetja. E zihen nė qeveri se kush del mė shumė nė televizor, rrjetet sociale e portale. Por tė gjithė ministreshat e tij tė dashura e dinė, qė pėr aq kohė sa nuk ia kalojnė Kryeēobanit tė Shqipėrisė, ato janė nė rregull. Kėshtu qė ju tė dashur shqiptarė, mbyllja e TikTok ka pėr qėllim qė ju tė shpenzoni sa mė shumė kohė duke parė surratin e Kryeēobanit tuaj nė televizor, dhe sa mė pak kohė me hallet e tjera. Edi Rama ia ka vėnė detyrė vetes qė tė bėjė histori, e t'ia kalojė edhe parizienit tjetėr, Enver Hoxhės, pėr kultin e individit.

    Mos puthni TikTok-un, puthuni me Edi Ramėn orė e minutė!

    Hė tė keqen, hė ju bėfsha kurban!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-01-2025 mė 15:48

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    43
    Postimet nė Bllog
    2

    Pėr: Shqiperia bllokon Tiktokun

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kur njė piktor bėhet kryeministėr, atij i mjafton njė penel ose laps, dhe me njė tė rėnė tė penelit e lapsit ai u jep zgjidhje tė gjitha problemeve tė shoqėrisė.

    Sė pari, si ka ndėrmend ta bllokojė TikTok-un Kryeēobani i Shqipėrisė? Ai nuk ėshtė nė gjendje me qeverinė e tij qė tė ndalojė vrasjet me pagesė nė mes tė ditės dhe nė mes tė kryeqytetit tė vendit, por ai dhe qeveria e tij do tė ndalin TikTokun nė Internet. Bota qeshte me vėllanė e tij tė madh nė Turqi, Erdoganin, kur ai nxirrte ligje e kėrcėnonte me burg kėdo qė shante qeverinė e tij nė Internet. Por vėllai i vogėl, Edi Rama, ia kaloi vėllait tė madh. Ai e bllokon fare TikTok-un!

    Sė dyti, le tė themi qė tė gjitha fajin na e kanė rrjetet sociale nė Internet. Pse bllokon vetėm TikTok-un? Pse nuk bllokon edhe Facebook, edhe Twitter, edhe Instagram, edhe Snapchat, edhe LinkedIn. Bllokoi ore tė tėra qė tė na i shpėtosh tė rinjtė tanė nė Shqipėri! Por ai nuk e bėn njė gjė tė tillė. Deri dje, tė gjitha kėto rrjetet sociale tė tjera, kontrolloheshin nga babai shpirtėror i Kryeēobanit tė Shqipėrisė, George Soros e kompani. Por tani qė erdhi Trump-i nė pushtet, dhe kėto rrjetet sociale po i puthin dorėn e by..ėn Trump-it, Edi Ramėn e ka zėnė frika! E ka zėnė frika tė shkretin se ka hallin e zgjedhjeve. Ka frikė se kėto rrjetet sociale janė mė tė fuqishme si platforma se mediat qė ai kontrollon nė Tiranė. Dhe nė Tiranė, me pėrjashtim tė njė apo dy televizioneve, ai i kontrollon tė gjitha mediat vetė. Pra frika nga rrjetet sociale, nuk ėshtė njė frikė se do na vriten tė rinjtė nė Shqipėri nė shkolla, por frika se Kryeēobani na bie nga pushteti nė zgjedhjet e ardhshme.

    Dhe sė treti, kemi edhe njė problem tjetėr tė vjetėr me Kryeēobanin e Shqipėrisė. Kryeēobanin e kemi artist, e kemi piktor, dhe qė i vogėl, i pėlqente tė ishte nė qendrėn e vėmendjes. Zakonisht nga kjo mania pėr tė qėnė nė qendėr tė vėmendjes vuajnė vetėm femrat artiste, por kemi edhe allasoj meshkujsh si Edi Rama, qė krenohet se ka mbushur qeverinė e tij me gra, si vetja. E zihen nė qeveri se kush del mė shumė nė televizor, rrjetet sociale e portale. Por tė gjithė ministreshat e tij tė dashura e dinė, qė pėr aq kohė sa nuk ia kalojnė Kryeēobanit tė Shqipėrisė, ato janė nė rregull. Kėshtu qė ju tė dashur shqiptarė, mbyllja e TikTok ka pėr qėllim qė ju tė shpenzoni sa mė shumė kohė duke parė surratin e Kryeēobanit tuaj nė televizor, dhe sa mė pak kohė me hallet e tjera. Edi Rama ia ka vėnė detyrė vetes qė tė bėjė histori, e t'ia kalojė edhe parizienit tjetėr, Enver Hoxhės, pėr kultin e individit.

    Mos puthni TikTok-un, puthuni me Edi Ramėn orė e minutė!

    Hė tė keqen, hė ju bėfsha kurban!

    Albo
    Por ēfare do behet si perfundim? Eshte ndonje vendim perfundimtare apo ishte sa per muhabet?
    mos kliko xix

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,508
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Shqiperia bllokon Tiktokun

    Citim Postuar mė parė nga Poshnjari Lexo Postimin
    Por ēfare do behet si perfundim? Eshte ndonje vendim perfundimtare apo ishte sa per muhabet?
    Sė pari, duhet tė bėjmė pyetjen: cilit problem duam t'i japim zgjidhje? A u vra 14 vjeēari pėr faj tė njė video nė TikTok? Ai u vra nė shkollė. Ai nuk mori ndihmėn e mbėshtetjen e duhur nga mėsuesit e drejtuesit e shkollės, shėrbim qė e ofron shteti me paguar taksat e shqiptarėve. Ai nuk mori ndihmėn e duhur mjekėsore, njė shėrbim qė e ofron shteti paguar me taksat e shqiptarėve. Prindėrit e tė ndjerit kanė bėrė thirrje publike qė Policia e Shtetit ka manipuluar ngjarjen dhe nuk i ka ndaluar tė gjithė personat e implikuar nė ngjarje. Policia ėshtė po e shtetit, paguar nga taksat e shqiptarėve. Kur Kryeēobani del e thotė tė bllokoj TikTok me njė tė rėnė tė penelit, ai po pėrpiqet tė bėjė dy gjėra. Tė largojė vėmendjen nga thelbi i problemit dhe tė shfajėsojė veten dhe shtetin qė ai drejton: Hej shqiptarė! Fajin e ka TikTok jo shteti qė drejton Edi Rama! Thelbi i problemit ėshtė qė njė 14 vjeēar u vra nė ambientet e njė shkolle publike tė administruar nga shteti! Dhe ato protestat nė Tiranė e mbarė Shqipėrinė nga prindėrit e fėmijėt, bėhen se ata janė tė indinjuar nga shkalla e pasigurisė sė jetės sė fėmijėve nė shkolla publike. Janė tė skandalizuar nga niveli i ulėt i drejtuesve tė kėtyre shkollave dhe mėsuesve qė nuk tregojnė kujdesin e duhur ndaj asaj mė elementares, sigurinė fizike tė nxėnėsve.

    Sė dyti, tani qė evidentuam problemin, hajde e diskutojmė se si e qysh ti japim zgjidhje. Debati ėshtė i rėndėsishėm nė njė shoqėri demokratike. Sa takime mbajti Kryeministri yt me qytetarėt e vendit, prindėrit e mėsuesit, drejtuesit e shkollave, qė tė dėgjonte shqetėsimet e tyre dhe idetė e tyre se ēfarė mund tė bėjė shteti mė mirė e mė shumė? Kryeministri nuk e bėri njė gjė tė tillė pasi nuk ka respekt pėr jetėn tėnde, jetėn e fėmijės tėnd, as pėr dinjitetin yt si njeri. Ai nuk ka respekt as pėr postin e zyrėn qė mban. Po tė kish respekt do tė heshte e do tė dėgjonte shqetėsimet e qytetarėve pėr kėtė problem. Ai nxiton ta zgjidhi problemin me njė tė rėnė tė penelit, qė tė parandalojė edhe debatin nė media e shoqėrinė civile.

    Sė treti, nė njė debat publik tė sinqertė, tė gjithė ne mund tė japim mendim. Mendimi im personal ėshtė qė zgjidhjen nuk duhet ta kėrkojmė nga shteti, duhet ta kėrkojmė brenda familjeve tona. Shteti ka pėrgjegjėsitė e veta, por fėmija nuk ėshtė pėrgjegjėsi e shtetit, ėshtė pėrgjegjėsi e nėnės e babait. Jemi ne si prindėr qė duhet tė vendosim se ēfarė ėshtė e mirė apo dėmshme pėr fėmijėt tanė. Jemi ne si prindėr qė u blejmė fėmijėve celularė. Eshtė detyra jonė si prindėr qė tė tregojmė vėmendjen e duhur ndaj fėmijėve tanė, ēdo ditė, orė e minutė. Po nuk e mbrojtėm ne jetėn e fėmijėve tanė, po nuk treguam vėmendjen e kujdesin e duhur si prindėr ndaj fėmijėve tanė, kujton se do ta bėjė kėtė shteti?! Vajza ime ėshtė 11 vjeē. Shkon nė shkollė nė klasė tė pestė, nuk ka celular. Tė gjitha shoqet e saja kanė celular. Por kur hyjnė nė shkollė, tė gjithė duhet tė dorėzojnė celularėt tek dera dhe i mbyllin me ēelės. I marrin vetėm kur dalin nga shkolla. Ministria e arsimit nė Shqipėri mund tė marri njė vendim tė tillė qė nesėr: nuk lejohen celularėt nė shkolla gjatė orėve tė mėsimit. Mund tė nxjerrė edhe njė buletin ku u mėson prindėrve se sa i dėmshėm ėshtė celulari pėr zhvillimin mendor dhe emocional tė fėmijės sė tyre.

    Sė katėrti, shteti duhet tė marri pėrgjegjėsitė e veta. A janė shkollat publike ambiente tė sigurta? A mund tė fusin nxėnėsit armė e mjete tė forta, qė mund tė shkaktojnė vdekje? Hej, ju drejtorė tė shkollave? Ēfarė idesh keni, si mund t'i bėjmė kėto ambiente publike mė tė sigurta? Ēfarė investimesh duhet tė bėjmė si shtet pėr sigurinė e jetės sė fėmijėve tanė?

    Sė pesti, duhet tė bėjmė edhe pyetjen: a po na bėhen fėmijėt tanė adoleshentė vrasės pėr faj tė TikTok apo pėr faj tė shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė qė ėshtė komplet e kriminalizuar? Sa vrasje dėgjojnė fėmijėt tanė nė televizor nė lajme nė ditė/javė/vit? A mos vallė kemi njė problem akoma mė tė madh, ku siguria e jetės sė gjithė qytetarėve nė atė vend ėshtė nė rrezik nga krimi? A po bėn Policia e Shtetit detyrėn e saj siē duhet apo ėshtė bėrė vegėl e krimit? Kush e bėn ligjin nė atė vend, shteti apo krimi i organizuar? Njerėzit ia kanė frikėn ligjit tė shtetit apo krimit tė rrugės?

    Sė gjashti, a janė mediat e vendit fajtore pėr krijimin e njė klime kriminale ku shumica e kohės shpenzohet duke mbuluar kronikėn e zezė tė krimit dhe jo hallet e qytetarėve? A po projektojnė nė mendjet e fėmijėve tanė se gjithė vėmendja u kalon atyre qė vrasin e kanė para bėrė me drogė e krim, e jo njė njeri qė bėn njė jetė tė ndershme? Sa hapėsirė po u japim intelektualėve dhe qytetarėve tė kėtij vendi nė ekranet tona? Po fėmijėve tanė?

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,508
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Shqiperia bllokon Tiktokun

    Kryeministri Rama nėn kritika pėr ndalimin e TikTok nė vitin zgjedhor

    Grupet e shoqėrisė civile nė Shqipėri kanė vėnė nė pikėpyetje arsyetimin pas njė ndalimi tė shpallur 12-mujor tė TikTok-ut pas vrasjes me thikė tė njė 14-vjeēari. Partitė opozitare thonė se vendimi i kryeministrit Edi Rama ka tė bėjė mė shumė me zgjedhjet e ardhshme sesa me sigurinė e fėmijėve.

    Nga Fjori Sinoruka

    Emri:  Rama-SPAK-1536x1024.jpg

Shikime: 666

Madhėsia:  43.1 KB
    Kryeministri Edi Rama gjatė njė konference pėr shtyp. Foto: LSA.

    Gazetare dhe nėnė e dy fėmijėve 13 dhe 7 vjeē, Ermelinda Hoxha prej kohėsh kėrkon mė shumė siguri pėr nxėnėsit e shkollave nė Shqipėri, por ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga ana e kryeministrit Edi Rama pėr tė luftuar dhunėn nė shkollė asaj nuk i bėn pėrshtypje.

    Rama e njoftoi ndalimin nė fund tė dhjetorit, njė muaj pas vrasjes me thikė tė njė 14-vjeēari pas njė sėrė mosmarrėveshjesh nė rrjetet sociale; videot nė TikTok pas goditjes me thikė treguan disa tė rinj qė shprehnin mbėshtetje pėr vrasjen, raportoi Politico, megjithėse TikTok tha pėr BIRN se nuk kishte prova qė autori ose viktima kishin llogari nė TikTok dhe se raportet sugjerojnė se videot nė lidhje me goditjen me thikė ishin postuar nė njė platformė tjetėr, jo nė TikTok.

    Kryeministri i shqiptar, nė pushtet qė nga viti 2013, kėmbėnguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej nė njė anketim me rreth 65,000 prindėr, 90 pėr qind e tė cilėve kishin kėrkuar mbylljen e TikTok-ut.

    “Ne do ta mbyllim TikTok-un pėr njė vit”, deklaroi Rama, duke thėnė se vendimi do tė hyjė nė fuqi rreth gjashtė deri nė tetė javė pas Vitit tė Ri.

    Opozita ka protestuar, duke e akuzuar Ramėn se po pėrpiqet tė mbyllė atė qė ėshtė bėrė njė mjet i rėndėsishėm i fushatės politike pėrpara zgjedhjeve tė majit.

    Cilido qoftė motivi, Hoxha tha se masa do tė kishte pak efekt nė dhunėn nė shkollė, “sepse tė gjitha rrjetet sociale tani ndjekin modelet e videove tė shkurtra si TikTok-u, madje edhe YouTube”.

    “Mbyllja e njė dritareje kur ka dhjetėra tė tilla nuk ėshtė zgjidhja e duhur”, tha ajo pėr BIRN.

    “Jemi nė epokėn digjitale dhe duam apo jo, teknologjia ka sfida. Ajo qė duhet bėrė ėshtė tė pėrgatiten fėmijėt, por edhe familja dhe prindėrit, qė tė jenė tė sigurt dhe tė jenė nė dijeni edhe pėr anėn e errėt tė teknologjisė.”

    Moment i ndjeshėm politik

    Emri:  smartphone-5064085_960_720.jpg

Shikime: 665

Madhėsia:  20.7 KB
    Foto ilustruese: Pixabay.

    Platforma e videove nė pronėsi kineze TikTok ėshtė jashtėzakonisht e popullarizuar nė Shqipėri, me 1.53 milionė pėrdorues nė vend mbi moshėn 18 vjeē qė nga fillimi i vitit 2024, sipas shifrave nga kompania mėmė ByteDance. Ajo po arrin njė nivel edhe mė tė lartė duke qenė se, tė paktėn zyrtarisht, TikTok ka njė moshė minimale pėrdoruesi 13 vjeē.

    Kundėrshtarėt politikė tė Ramės thonė se ndalimi, nė fakt, ka tė bėjė me disfavorizimin e tyre pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė 11 majit, kur socialistėt nė pushtet do tė konkurrojnė pėr njė mandat tė katėrt tė paprecedentė qė nga viti 2013.

    Sali Berisha, kreu i Partisė Demokratike, e pėrshkroi njoftimin si njė “akt ekstrem censurimi”. Llogaria e vetė Berishės nė TikTok ka rreth 66,000 ndjekės, por ajo e Ramės ka mė shumė se dyfishin e kėtij numri. Kryeministri ndaloi sė postuari nė TikTok nė nėntor.

    “Vendimi ėshtė shqetėsues pasi vjen nė njė vit zgjedhor, njė periudhė ‘e nxehtė’ dhe e ndjeshme pėr politikėn”, tha Blerjana Bino nga Rrjeti i Gazetarėve tė Sigurt, njė OJQ me qendėr nė Tiranė.

    “Njė vendim i tillė mund tė interpretohet si njė pėrpjekje pėr tė parandaluar alternativat e reja qė tė shprehen dhe tė lidhen me votuesit.”

    Bino shprehu shqetėsimin se nuk ishte publikuar asnjė dokument, vendim apo raport zyrtar qė ofron ndonjė justifikim ligjor pėr ndalimin e TikTok nė Shqipėri.

    “Kjo ngre pasiguri nė lidhje me bazėn ligjore dhe krijon njė precedent tė rrezikshėm pėr mbylljen ose kufizimin e platformave tė tjera nė tė ardhmen”, tha Bino pėr BIRN.

    “Ne nuk kemi as raportin pėr konsultimin me prindėrit dhe nuk kemi asnjė konsultim me palėt e tjera tė interesit. Njė vendim me njė ndikim kaq tė madh nė lirinė e shprehjes kėrkon domosdoshmėrish konsultim tė gjerė nė mėnyrė qė tė shmanget njė vendimmarrje arbitrare.”

    “Mbyllja totale e TikTok duket si njė masė e tepruar, pasi ka metoda mė tė ekuilibruara pėr tė luftuar pėrmbajtjen e dėmshme ose shkeljet e mundshme tė privatėsisė. Pėr shembull, nė bashkėpunim me vetė platformėn mund tė shtohet kontrolli i pėrmbajtjes sė dėmshme.”

    Rrjetet sociale nxisin dhunėn, apo thjesht e pasqyrojnė atė?

    Emri:  Albanian-parliament-by-parliament-al-e1737110194847-1140x641.jpg

Shikime: 663

Madhėsia:  45.6 KB
    Seancė e Parlamentit tė Shqipėrisė. Foto: parlament.al

    Janė ngritur shqetėsime edhe mė parė nė lidhje me aksesin e fėmijėve nėn moshėn 13 vjeē nė TikTok, duke anashkaluar kufizimet e platformės.

    Platforma i tha BIRN se ishte e angazhuar pėr tė forcuar masat e saj tė sigurisė dhe kishte nisur bashkėpunimin me Autoritetin Rregullator tė Mediave Audiovizive tė Shqipėrisė, AMA, pėr tė lehtėsuar shėnjimin e pėrmbajtjes qė mund tė shkelte rregulloret lokale ose Udhėzimet e Komunitetit tė vetė TikTok; ajo tha se po punon gjithashtu me Qendrėn pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri, CRCA, pėr tė mbėshtetur aftėsitė digjitale tė prindėrve dhe kujdestarėve tė tyre, mėsuesve dhe profesionistėve tė tjerė qė punojnė me fėmijėt.

    Shumė prindėr thonė se vetė-rregullimi nga platformat e mediave sociale nuk mjafton pėr tė mbrojtur fėmijėt nga materialet e dhunshme, fyese ose diskriminuese.

    Por Megi Reēi, juriste dhe studiuese pėr sigurinė digjitale nė Institutin pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim me qendėr nė Tiranė, IDM, tha se ndalimi i TikTok nuk ishte zgjidhja e duhur.

    “Dhuna ėshtė njė problem kompleks qė ekziston nė ēdo mjedis dhe njė nga kėto mjedise ėshtė edhe mjedisi digjital”, tha Reci pėr BIRN. “Mbyllja e njė platforme tė vetme nuk garanton asnjė lloj zgjidhjeje apo fund tė dhunės. Plus, ka platforma tė tjera ku komunikimi mund tė zhvendoset; nuk ėshtė vetėm Tik Tok-u.”

    Reēi vuri nė dukje se qeveria e Ramės kishte kėrkuar mė parė zgjidhje nė konsultim me TikTok-un. Ajo tha se nuk kishte parė “asnjė analizė” se pėrse Rama kishte vendosur papritur njė ndalim.

    Bino tha se ēėshtja kėrkon njė “qasje shumė mė tė gjerė”.

    “Problemet e sigurisė nė shkolla, ngacmimi kibernetik ose pėrdorimi i papėrshtatshėm i rrjeteve sociale nė shumė raste lidhen me sfida mė tė thella socio-ekonomike dhe kulturore dhe kėrkojnė njė qasje shumė mė tė gjerė sesa thjesht mbylljen e njė aplikacioni”, tha ajo pėr BIRN. “Kėto dukuri nuk do tė zgjidhen automatikisht duke mbyllur TikTok-un, sepse tė rinjtė do tė kalojnė nė platforma tė tjera ose do tė pėrdorin VPN tė tjera.”

    Rigels Xhemollari i OJQ-sė Qėndresa Qytetare me qendėr nė Tiranė tha se ndalimi do tė kishte njė efekt mė tė madh nė fushatėn zgjedhore sesa nė sigurinė e fėmijėve.

    “Nė njė situatė nė tė cilėn figura tė ndryshme politike kanė njė audiencė tė lartė nė TikTok, edhe pa pagesė, mendoj se kjo do tė ketė njė ndikim negativ nė ato parti pa fuqi ekonomike dhe politike, tė cilat nuk janė nė gjendje tė blejnė kohė nė televizion, Facebook apo Instagram”, tha ai.

    Ermal Hasimja, njė shkencėtar politik i cili gjithashtu drejton njė shkollė private nė Shqipėri, tha se nxėnėsit e saj prireshin tė komunikonin mė shumė nė WhatsApp.

    “Problemi i krimit nuk vjen nga rrjetet sociale”, tha ai. “Ai thjesht pasqyrohet atje.”

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,508
    Postimet nė Bllog
    20

    Pėr: Shqiperia bllokon Tiktokun

    Institucionet rrėzojnė alibinė e kryeministrit Rama pėr sigurinė dhe bashkėpunimin e TikTok/ Zbulohet qėllimi

    Emri:  auto_auto_IMG_280917348199601738786406.jpg

Shikime: 315

Madhėsia:  26.1 KB

    Institucionet shqiptare pėrgėnjeshtrojnė kryeministrin Edi Rama pėr kėrcėnimin qė sjell platforma e TikTok, mungesėn e bashkėpunimit me tė apo lidhje tė mundshme tė saj me vrasjen e adoleshentit Martin Cani, ndėrsa ekspertėt theksojnė se tentativa pėr mbylljen e rrjetit social mė shumė lidhet me zgjedhjet sesa me sigurinė.

    MediaLook kontaktoi institucionet e policisė dhe ndjekjes penale, agjencitė publike dhe OJF-tė qė kanė lidhje me TikTok, vetė platformėn, ndėrsa bisedoi dhe me ekspertė tė teknologjive tė komunikimit dhe tė medias pėr tė kuptuar sa ka bazė reale ka “kriminalizimi” i njė rrjeti social dhe ndikimi negativ qė ky i fundit ka kundrejt tė rinjve dhe shoqėrisė shqiptare.

    Ndėrkaq, kryeministria dhe MIA refuzuan tė vėnė nė dispozicion njė kopje tė rezultateve tė anketės me 65 mijė prindėr tė realizuar nė njė muaj, si pjesė e Kėshillimit Kombėtar nė shkolla me mėsues dhe prindėr, e cila u pėrdor nga qeveria shqiptare si argumenti kryesor ku mbėshtetej vendimi pėr mbylljen e TikTok. Kopja e dokumentit ėshtė kėrkuar prej njė muaji dhe ende nuk ėshtė vėnė nė dispozicion tė MediaLook, pavarėsisht ankesave pranė Komisionerit pėr tė Drejtėn e Informimit.

    “Shqipėria do mbyllė TikTok!”

    Mė 13-nėntor 2024, si rezultat i konfliktit tė disa tė rinjve, shumė pranė ambienteve tė shkollės Fan Noli nė Tiranė, Martin Cani, 14-vjeē humbi jetėn pasi u godit me thikė nga bashkėmoshatari i tij Mario Prelleshaj, ndėrsa Luis Meēja pėrfundoi nė Spitalin e Traumės me plagė tė rėnda, qė fatmirėsisht nuk rezultuan fatale pėr tė.

    Njė javė mė vonė, pas njė sėrė protestash dhe presioni mediatik ku u kėrkua dhe dorėheqja e Ministres sė Arsimit, Kryeministri Edi Rama njoftoi se do tė niste njė kėshillim kombėtar pėr tė pyetur prindėrit mbi mbylljen ose jo tė TikTok: “Dilema jonė si qeveri ėshtė nėse duhet tė provojmė dhe ne tė ecim nė drejtim tė vendosjes sė filtrave si shtetet e tjera, kur nė fakt nga tė gjitha eksperiencat e tjera nė Europė apo pėrtej europės efektiviteti i tyre ėshtė ende shumė i ulėt, ndėrsa stimujt e dhunės dhe tė adoleshentėve vetėm rriten, apo tė ndėrmarrim njė masė drastike pėr mbylljen e plotė tė TikTok, e pse jo dhe SnapChat nė Republikėn e Shqipėrisė. Kemi vendosur qė kėtė dilemė ta hedhim pėr diskutim tė gjerė nė tė gjitha komunitetet e prindėrve ku do tė angazhohen tė gjitha shkollat, – deklaroi kryeministri Rama.

    Pas njė muaji nė takimin pėrmbyllės sė Kėshillimit Kombėtar, ku u prezantua plani pėr rritjen e sigurisė dhe reformėn nė arsimin para universitar, kreu i qeverisė njoftoi mbylljen e TikTok, por ēuditėrisht jo tė platformės SnapChat, nga ku dyshohet se tė rinjtė kanė postuar foto para e pas konfliktit me pasojė vrasjen sė 14-vjeēarit Cani.

    “TikTok-un do ta mbyllim pėr njė vit. Kini parasysh qė ne ndėrkohė kemi bėrė gjithė hulumtimet tona nė aspektin teknologjik dhe do tė na duhen 6-8 javė duke filluar nga fillimi i vitit tė ardhshėm dhe njė vit ne do ta mbyllim plotėsisht, pėr tė gjithė. TikTok nė Republikėn e Shqipėrisė nuk do tė ketė.”, – tha Rama.

    VIDEO

    Kryeministri shpjegoi masa pėr bllokimin e “rrugaēit tė lagjes” ėshtė kėrkuar edhe nga 90% e 65 mijė prindėrve tė anketuar nė 1300 takimet e organizuara nė tė gjithė territorin e vendit, nė kuadėr tė Kėshillimit Kombėtar me mėsues dhe prindėr.

    Qėndrimi i qeverisė solli reagimin e menjėhershėm tė platformės TikTok. Nė njė koment pėr Associated Press pėrfaqėsues tė platformės thanė se “nuk ėshtė gjetur asnjė provė se autori i vrasjes apo viktima tė kenė patur llogari nė TikTok dhe se shumė tė dhėna tregojnė se videot qė mund tė kenė lidhje me incidentin janė postuar nė njė platformė tjetėr”, duke iu referuar SnapChat-it.

    Tė thuash se vrasja e nxėnėsit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do tė thotė tė mos kesh kuptuar as seriozitetin e kėrcėnimit qė ajo platformė ka sjellė pėr fėmijėt dhe rininė e kėsaj kohe, as fillin e arsyetimit tė vendimit tonė pėr tė marrė pėrgjegjėsinė e reagimit ndaj atij kėrcėnimi, – u pėrgjigj Rama.

    Kryeministri ripėrsėriti se Shqipėria ėshtė njė vend demokratik dhe se ky vendim ėshtė marrė pasi 90% e prindėrve kėrkuan ndalimin e TikTok.

    Por zgjedhja e Donald Trump si Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe qasja e tij e re pėr tė shtyrė mbylljen e platformės nė SHBA, duket se i komplikoi planet e Qeverisė Shqiptare. Gjatė Forumit Ekonomi Botėror nė Davos, kryeministri Rama pas njė takimi me zyrtaren e lartė tė TikTok Grahn, foli pėr rihapjen e TikTok pa e mbyllur ende atė: “Njė diskutim me frymė konstruktive, ku vendosėm piketa bashkėpunimi nė javėt e muajt nė vijim pėr tė siguruar rihapjen e TikTok nė njė kohė sa mė tė arsyeshme, por sigurisht me tė gjitha garancitė e nevojshme nė mungesė tė tė cilave jemi tė detyruar ta mbyllim sė shpejti aksesin nė platformė”, – njoftoi Rama.

    Emri:  Screenshot 2025-02-06 at 12.25.09 AM.jpg

Shikime: 315

Madhėsia:  65.5 KB

    “Kriminalizimi” i platformės! TikTok: Tė rinjtė e pėrfshirė nė konflit s’kanė llogari; Policia: Denoncimet pėr TikTok njėsoj si Facebook e Instagram

    Pas mė shumė se dy muajsh nga ngjarja tragjike e Martin Canit, Prokuroria e Tiranės nuk ka njė pėrgjigje rreth faktit nėse ka arritur tė identifikojė ndonjė element qė e lidhin ngjarjen me rrjetin social TikTok, duke pohuar vetėm faktin se “ēėshtja ėshtė ende nė hetime paraprake qė mbrohet nga sekreti hetimor”, ndėrsa shton se procedimi penal ėshtė regjistruar pėr veprat “Vrasja nė rrethana tė tjera cilėsuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armėve tė ftohta”.

    Ndėrkohė vetė TikTok, i pyetur nga MediaLook mbi konfliktin pohon se “nuk kemi gjetur asnjė provė qė autori ose viktima nė incidentin tragjik nė Tiranė tė kishin llogari nė TikTok”. Pėrfaqėsues tė kėtij rrjeti social na kanė dėrguar disa artikuj tė mediave shqiptare, duke shtuar se “disa raportime tregojnė se postimet nė rrjetet sociale rreth incidenteve me therje nė shkolla nė Shqipėri po ndodhnin nė njė tjetėr platformė”, duke iu referuar SnapChat, pėr tė cilėn qeveria nuk ka mbajtur asnjė qėndrim.

    MediaLook iu drejtua zyrtarisht Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė marrė informacion nė lidhje me numrin e kallėzimeve mbi veprat penale qė lidhen me konfliktet nė rrjetet sociale dhe specifikimin e tyre sipas secilit rrjet, por kėto tė dhėna nuk ekzistojnė nė regjistrat e tyre, por vetėm sipas veprave penale.

    E ndėrsa Prokuroria e Pėrgjithshme ėshtė mjaftuar vetėm me njė pėrgjigje formale, Hetimi pėr Krimin Kibernetik pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė bėn me dije se numri i veprave penale nė gjithė sferėn online, ku pėrfshihen dhe rrjetet sociale, arrin nė 978 vepra penale tė regjistruara nw vitin 2024, afro dy herė mė i lartė se viti 2022 dhe 2023, me respektivisht 501 dhe 456 kallzime. Nė kėto raste mbizotėrojnė hetimet pėr “falsifikim dhe ndėrhyrjet kompjuterike”, nė raport me “mashtrimin” dhe “pornografinė me tė mitur”.

    MediaLook jozyrtarisht ka siguruar nga Policia e Shtetit numrin e denoncimeve qė qytetarėt bėjnė nė linjė telefonike 24/7 pėr tre mujorin e fundit shtator-dhjetor 2024. Nga kėto tė dhėna, rezulton se numri i denoncimeve pėr rrjetet sociale ėshtė mė i lartė pėr Facebook me 19 raste pėr ruajte tė dhėnash, krahasuar me 16 raste nė Instagram dhe 16 denoncime nė TikTok, nga tė cilat, policia ėshtė angazhuar duke mbyllur 6 profile.

    AMA & CRCA: Platforma heq shpejt videot e dėmshme! TikTok: Siguria e shėndeti mendor prioritet, kemi 6 mijė moderatorė nė Europė; Qeveria “humbet” anketėn!

    Kryeministri Edi Rama e mbėshteti vendimin e tij pėr mbylljen e “rrugaēit tė lagjes” mbi njė anketė tė realizuar me 65 mijė prindėr, 90% e tė cilėve, sipas tij, kishin kėrkuar marrjen e kėsaj mase nga qeveria shqiptare. Por ndonėse kanė kaluar 30 ditė nga kėrkesa e MediaLook dhe nga aktivizimi i Komisionerit pėr tė Drejtėn e Informimit, duket sikur qeveria shqiptare ka humbur anketėn. Shkresa e MediaLook, nė tė cilėn kėrkohet kopje e kėtij dokumenti, prej mė shumė se njė muaji ėshtė kthyer nė njė ping-pong institucional mes MIA-s – Kryeministrisė dhe sė fundi, Ministrisė sė Arsimit, tė cilat ja pėrcjellin kėrkesėn pėr informacion njėra-tjetrės.

    E ndėrsa loja “e ka kush e ka” vijon pėr gjetjen e dokumentit qė citon kryeministri, institucionet shqiptare dhe organizatat qė bashkėpunojnė me TikTok nuk ndajnė tė njėjtin qėndrim me kreun e qeverisė sa i takon mungesės sė filtrave tė sigurisė dhe tė bashkėpunimit me platformėn.

    Autoriteti i Mediave Audiovizive, e vetmja agjenci publike e cila ka njė marrėdhėnie bashkėpunimi me TikTok, njofton se 98.2% e videove tė raportuara nga ky institucion janė hequr nė gjashtė mujorin e fundit tė vitit 2024: “Gjatė periudhės Gusht-Dhjetor 2024, janė raportuar gjithsej 291 pėrmbajtje nė platformė dhe nga kėto 286 pėrmbajtje janė hequr, duke u konsideruar si tė mbyllura pas shqyrtimit”, – evidenton AMA. E pyetur nė lidhje me kohėn e reagimit tė TikTok nga momenti i raportimit, AMA shpjegon se “koha e reagimit nga ana e TikTok, nga momenti i dėrgimit tė raportimeve deri nė marrjen e njė pėrgjigjeje pėr bllokimin ose jo tė materialit, ėshtė mesatarisht njė ditė”.

    Ndėrkaq, drejtuesi i CRCA-sė, Altin Hazizaj, organizatė e cila nė kuadėr tė platformės “isigurt.al” ka bashkėpunim me platformat mė tė mėdha, veēanėrisht Meta e TikTok, thekson se bashkėpunimi ėshtė nė nivelet mė tė larta sa i takon ēėshtjeve pėr mbrojtjen e fėmijėve online: Me tė dyja platformat kemi patur bashkėpunim tepėr pozitiv nė tė gjitha aspektet, me TikTok ėshtė edhe mė specifike, pasi gjatė vitit tė kaluar ne kemi rėnė dakord qė tė organizojmė tryeza rajonale me profesionistėt nga arsimi, mbrojtja sociale, mbrojtja e fėmijėve, policia, etj., nė lidhje me mėnyrėn sesi TikTok merr nė konsideratė ankesat nga ne si partner tė besuar, si funksionon sistemi, si mund tė ankohesh dhe si mund tė mbrohen fėmijėt.

    Sipas Hazizaj, ky bashkėpunim me TikTok vijon prej tre vitesh, ndėrsa me META, qė pėrfshin Facebook dhe Instagram ėshtė edhe mė i hershėm. Hazizaj shton se dhe vetė platformat janė tė interesuara qė filtrat tė jenė nė nivele sa mė tė larta pėr shkak tė ruajtjes sė reputacionit tė tyre: “…mbrojtja e fėmijėve nga ēdo formė e dhunės, e dėmtimit online, shfrytėzimi e dhune seksuale ėshtė interes i pėrbashkėt, sepse, nė fund tė ditės, platformat nuk duan tė kenė njė reputacion tė keq, si p.sh. qė platforma pėrdoret pėr shfrytėzim seksual tė fėmijėve, gjė qė, pa diskutim, i jep shumė rėndėsi bashkėpunimit mes OJF-ve me platformat globale TikTok, META dhe Snap Chat”, – pėrfundon Hazizaj.

    Nga ana tjetėr, zyrtarė tė platformės TikTok nė pėrgjigje tė interesimit tė MediaLook nė lidhje me sigurinė dhe shėndetin mendor tė tė rinjve shprehen se “ruajtja e komunitetit tonė tė sigurt ėshtė njė prioritet pėr ne, ndaj investojmė burime tė konsiderueshme nė moderimin e pėrmbajtjes. Ne kemi mė shumė se 6000 moderatorė nė Evropė, pėrfshi edhe shqipfolės”. TikTok sqaron se “gjatė tremujorit tė fundit tė analizuar nė vitin 2024, mbi 95% e pėrmbajtjeve qė shkelin politikat pėr sigurinė, civilizimin, shėndetin mendor dhe sjelljen, si dhe sigurinė e tė rinjve, ėshtė hequr nė mėnyrė proaktive, pėrpara se dikush ta raportonte”.

    Pėr drejtuesin e ACROMAX Albania, Aldor Nini, kompani e specializuar pėr filtrimin e pėrmbajtjeve nė platformat digjitale, TikTok ėshtė njė nga kompanitė me pėrqindjen mė tė lartė tė filtrimit tė materialeve problematike: Vetėm nė tremujorin e parė tė vitit 2024, TikTok ka bllokuar mbi 14 mijė video nė mėnyrė automatike pėr shkak tė pėrmbajtjeve problematike, pa i raportuar dikush. Kjo tregon qė sistemi dhe filtri funksionon. Kėto video pėrfaqėsonin 91% e materialeve problematike dhe vetėm 9% nuk janė kapur. Kjo ėshtė njė nga pėrqindjet mė tė larta qė kam parė unė nė historinė e filtrimit tė materialeve problematike nė njė platformė”, – analizon Nini.

    Ekspertėt e komunikimit: Mbyllja e TikTok pėr fushatė zgjedhore! Precedent i rrezikshėm qė cenon lirinė e shprehjes

    Mė shumė se njė pėrpjekje pėr tė rritur filtrat mbrojtės tė platformės pėr pėrmbajtjet e dėmshme qė ndikon nė shėndetin dhe sigurinė e tė rinjve shqiptarė, ekspertėt e medias dhe komunikimit e shohin vendimin pėr mbylljen e TikTok si njė pėrpjekje pėr tė goditur njė rrjet tė pakontrollueshėm qė favorizon grupimet konkurrente politike nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Pėr pedagogun e Departamentit tė Gazetarisė dhe Komunikimit, Ervin Goci, vetė koha dhe nxitimi kur propozohet mbyllja e TikTok, nuk mund tė mos ketė lidhje me fushatėn zgjedhore: “…ėshtė e qartė qė kemi tė bėjmė me njė manovėr elektoraliste tipike, qė bėhet me njė synim konkret dhe praktik qė ėshtė pengimi i kryerjes sė fushatės nga aktorė konkurrent, me performancė mė tė mirė dhe jashtė kontrollit tė mekanizmave dhe strukturave e aparateve qė pėrdor pushteti pėr tė ndikuar komunikimin virtual. Sipas Gocit “TikTok ėshtė ende njė platformė nė gjendje “tė egėr” dhe ka njė mėnyrė funksionimi qė nuk kontrollohet dot nga njė dorė, por ėshtė e lidhur shumė me individin. Kemi tė bėjmė me njė media tė pakontrolluar dhe kėtu qėndron dhe fuqia e saj”.

    Ndėrsa eksperti i komunikimit Erlis Ēela e konsideron vendimin si njė masė represive ndaj mediave dhe platformave tė komunikimit: “Logjika qė ēon nė vendime pėr ti vėnė drynin mediave apo mbyllur platformat e rrjeteve sociale, ėshtė antidemokratike dhe ngjason me qasjen e vendeve totalitare. Sė dyti, kjo vendimmarrje nuk ėshtė mbėshtetur nė asnjė studim shkencor serioz, analiza po konsultim me ekspertėt, studiuesit dhe njohės tė fushės”. Sipas pedagogut Ēela kemi tė bėjmė me njė “vendimmarrje e cila bazohet nė njė qasje populiste dhe logjikėn e manipulimit tė publikut”.

    Drejtuesja e organizatės SCiDEV, Blerajna Bino ngre shqetėsimin se njė vendim i marrė nė kėtė mėnyrė rrezikon tė kthehet nė njė precedent tė rrezikshėm pėr censurėn e platformave: “Deri mė tani nuk ėshtė publikuar asnjė dokument zyrtar, vendim formal apo raport i hollėsishėm qė tė justifikojė nė mėnyrė ligjore dhe procedurale mbylljen e TikTok-ut. Kjo sjell paqartėsi mbi bazėn ligjore, si dhe krijon njė precedent tė rrezikshėm pėr mbyllje apo kufizim tė platformave tė tjera nė tė ardhmen”. Sipas Binos konsultimi ka qenė i paplotė, madje nuk ėshtė publikuar as raporti i konsultimit me prindėrit. “Njė vendim me njė impakt kaq tė madh mbi lirinė e shprehjes”, – thekson studiuesja, “kėrkon detyrimisht njė konsultim tė gjerė, nė mėnyrė qė tė shmangen vendimmarrjet arbitrare”.

    Ndėrkaq, edhe Kryetarja e Komisionit tė Edukimit dhe Medias nė Parlamentin e Shqipėrisė, Ina Zhupa ngre shqetėsimin se mbyllja e rrjetit social do tė cenonte tė drejtėn kushtetuese tė lirisė sė shprehjes. Duke sjellė nė analogji rastin nė SHBA, Zhupa thekson se “aty diskutimi ėshtė zhvilluar nė Senat, Kongres dhe ka vendimmarrje tė Gjykatės Supreme, ndėrsa nė Shqipėri diskuton, vendos dhe shpall vetėm kryeministri Rama”. Pėr Kryetaren e Komisionit tė Edukimit dhe Medias, pas vendimmarrjes sė Presidentit Trump, shanset pėr mbylljen e TikTok janė ekstremisht tė ulta.

    Pas urdhrit ekzekutiv tė nėnshkruar nga presidenti Trump pėr tė zgjatur afatin e ndryshimit tė pronėsisė nga platforma TikTok nė SHBA, edhe diskursi publik i kryeministrit Rama ka qenė me tone tė ulta. Hera e fundit qė Kryeminstri Rama foli pėr mbylljen e TikTok ishte gjatė njė aktiviteti nė Departamentin e Gazetarisė dhe Komunikimit. Kreu i qeverisė tha se mbyllja e platformės ėshtė zgjidhja e vetme pėr momentin, ndėrsa shtoi se dialogu me platformėn vijon dhe se vendimi mund tė rishikohet sapo platforma tė paraqesė sugjerimet pėr tė garantuar sigurinė dhe pėr tė shmangur rreziqet pėr pėrdoruesit.

    Medialook

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-08-2023, 23:22
  2. Kosova bllokon importin e barnave nga Shqipėria
    Nga Nice_Boy nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 23:07
  3. PHP-Server bllokon PHP-Scripten!
    Nga hot_prinz nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 18:21
  4. Moti i keq bllokon emigrantėt pėr 20 orė.
    Nga oliver55 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2007, 23:34
  5. Irani bllokon YouTube
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •