Kam derguar nje KOASH-it per perukjtkujtuar, respektuar dhe miratuar, herojte e Orthodoksise Shqiptare dhe Arber& Epirote, duke i perdfshire ata ne kalenderin orthodoks ashtu sic ka bere Vatikani per heronjte katolike shqiptare duke i respektuar si MARTIRE.
LETER-KERKESA ESHTE ME POSHTE
Tirane, 1.12.2024
LETER
DREJTUAR KRYESISË
SË
KISHËS ORTHODOKSE AUTOQEFALETË SHQIPËRISË
K.O.A.SH.
SINODIT TE SHENJTE ORTHODOKS TE SHQIPERISE
Kujtese KOASH-it per te kujtuar, respektuar dhe miratuar, herojte e Orthodoksise Shqiptare dhe Arber& Epirote.
Perse Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise (KOASH) nuk respekton dhe nderon edhe sot e kesaj dite Kleriket Orthodokse shqiptare po ashtu si Vatikani i cili ka nderuar e respektuar kleriket katolike shqiptare?
Dihet se Diktatura ka denuar dhe pushkatuar nga 1944-1989 gjithsej 127 klerike kadolike, dhe nga keta Selia e Shenjte ka lumnuar 38 prifetrinj katolike (ne fakt 40 sepse u lumnuan ne 2024 edhe: vendimet per shpalljen Martir te Luigj Palaj dhe Gjon Gazullit) dhe nga keta : orthodoksi Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.
KOASH yne fatkeqesisht ka heshtur dhe ose ka harruar te respektoje dhe te nderoje kleriket orthodokse qe nga vitet 1922 nga Kongresi I Autoqefalise ne Berat e deri ne shkurt 1967 kur u vendos shtetti Ateist nga Diktatura prej themeluesit te Autoqefalise Shqiptare Fan Noli, dhe Kryepeshkopet shqiptare Visarion Xhuvani burgosur me 20 vjet ne 1947, Kristofor Kissi I helmuar dhe vdekur ne 1948, Pashko Vodica (Paisi), dhe Damian Kokoneshi, At Dhimiter Leka pushkatuar 1944, At Gjergj Suli pushkatuar 1944, At Llazar Popi vdiq ne burg 1972, peshkopi Irene Banushi burgosur ne vitin 1947, (libri ``Receta pa Komb`` nga Sajmir Lolja f.149-152, shtepia botuese Helga, 2017), At Perikli Prifti (Spitjani) burgosur gjate luftes nga gjermanet per 3 muaj 1944 (libri Autoqefalia e Fan Nolit perballe KOASH te Kryepeshkopit Anastas, Shtepia botuese Dudaj, 2024).
Jane harruar Kleriket e tjere orthodokse shqiptare qe kane dhene kontribut te madh ne Komunitetin Orthodoks Shqiptar si Kostandin Kristoforidhi, Papa Kristo Negovani, Mihal Grameno, At Stath Melani, e plot te tjere te cilet jane perkujtuar tek Radio-Ngjallja.
Sigurisht nuk duhen harruar Promemoria (e cila eshte censuruar) drejtuar KOASH qe ne vitin 2018, per te shenjteruar apo bere deshmor Heroin Kombetar te Shqiperise , orthodoksin e famshem te Famoljes Kastrioti qe luftoi per Krishterim dhe per Atdhe- Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, si dhe Shenjtoren e pare shqiptare (Arber&Epirote) Angjelina Arianiti Komneni e cila perkujtohet cdo vit nga KOASH me 30 korrik por se nuk eshte bere asnjehere as meshe per nder te Saj dhe as respektuar njelloj si shenjtorja shqiptare katolike Nene Tereza.
Nuk po e kuptoj se si KOASH perpara nje kontributi kaq te madh te klerikeve shqiptare per te realizuar Autoqefaline dhe Pavaresine e Shqiperise, si dhe vuajtjet e tyre para luftes , gjate luftes dhe gjate diktatures, - te mos kujtohet te beje te pakten nje mbledhje, meshe, apo takim per te nderuar keta klerike po ashtu siç po ben Kisha Katolike dhe Selia e Shenjte e Vatikanit.
Shpresojme qe kerkesa te merret parasysh sepse eshte bazuar ne fakte te cilat I kemi publikuar sepse eshte ne te miren e Komunitetit Orthodoks shqiptar Brenda dhe jashte vendit por me e rendesishmja eshte sepse perkujtimi I ketyre klerikeve do te forcoje kete komunitet orthodox i cili ka probleme qofte nga emigracioni, qofte nga dyshimet per nderhyrje nga jashte, qofte per largimin e tyre si pasoje e perçjeve brenda komunitetit.
Me respect
Prof. Pirro Prifti
Besimtar i thjeshte
Krijoni Kontakt