Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse zgjedh Arkimandrit Anastas Mamaj si Episkop të Krujës

    Arkimandrit Anastas Mamaj u zgjodh Episkop i Krujës nga Sinodi i Hirshëm i Kishës së Shqipërisë

    Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën kryesinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh sot më 9 dhjetor 2024 dhe zgjodhi me shumicë absolute votash Arkimandritin Anastas (Mamaj) si Episkop Ndihmës të Episkopatës së dikurshme të Krujës, i cili, sipas Statutit të Kishës, do të jetë anëtar i Sinodit të Hirshëm.Hirotonisja e Episkopit të sapozgjedhur do të bëhet më 15 dhjetor 2024, në Katedralen Ngjallja e Krishtit, në Tiranë.

    Jetëshkrim i shkurtër

    Emri:  -640-0-1733749663xkisha-848.png

Shikime: 30

Madhësia:  185.6 KB

    Episkopi Ndihmës i sapozgjedhur i Krujës, z. Anastas (para Pagëzimit, Enkeled Mamaj), lindi më 6 gusht 1979 në Shqipëri, në qytetin e Vlorës, ku kreu shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme. Në vitin 1999 ndoqi studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës. U diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të qytetit të lindjes dhe mori diplomë në Administrim Biznes (MSc) gjatë viteve 2001-2005. Në vitet 2005-2009 ka patur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka patur poste drejtuese në Union Bank.

    Njëkohësisht, nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat, deri në ndarjen e tij nga jeta. Në vitin 2017 ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe më vonë në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare në vitin 2023.

    U hirotonis Dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Më 20 tetor 2019 u hirotonis prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.

    Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit Anastas në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie”. Nga data 3 dhjetor e këtij viti shërben edhe si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe gjuhën greke, italiane dhe angleze.


    KOASH

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (18-12-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse zgjedh Arkimandrit Anastas Mamaj si Episkop të Krujës


  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (18-12-2024)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse zgjedh Arkimandrit Anastas Mamaj si Episkop të Krujës


  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (18-12-2024)

  7. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,516
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse zgjedh Arkimandrit Anastas Mamaj si Episkop të Krujës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I Denje, Aksios
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse zgjedh Arkimandrit Anastas Mamaj si Episkop të Krujës


Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-11-2024, 17:20
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-02-2014, 13:09
  3. 3 shtator - Hieromartiri i shenjtë Anthimi, episkop i Nikomidisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-09-2012, 14:16
  4. Plotësohet Sinodi i Shenjtë i KOASH
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-02-2012, 21:46
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 08:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •