Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Veliajt

    SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

    Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” të themeluar nga Xoxa, ndërsa deklaroi se veprimet hetimore po kryheshin në kuadër të një procedimi penal.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Veliaj-ne-SPAK-.jpg

Shikime: 55

Madhësia:  40.6 KB
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas dëshmisë në SPAK të martën më 30 prill 2024. Foto: LSA.

    Për më shumë se një orë mëngjesin e të premtes, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, u filmuan teksa qëndronin në hyrjen e pallatit ku banon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, mes rrugicës së Trëndafilave dhe Jaseminëve.

    Me vendime të gjykatës në duar, oficerët e BKH-së ushtruan kontrolle në Kodrën e Diellit si dhe në Sky Tower, duke avancuar një hetim të nisur nga kryebashkiakut Veliaj dhe rrethit të tij familjar.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” tha SPAK përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa pretendoi se nuk mund të jepte më shumë detaje.

    Avokati i Xoxës, Shkëlzen Selimi konfirmoi për BIRN se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.

    Një punonjës i kompleksit rezidencial ku ndodhet edhe banesa e kryebashkiakut Veliaj i tha BIRN se punonjësit e BKH qëndruan gati “dy orë në godinë”. Bashkia e Tiranës njoftoi se gjatë procedurës, Veliaj ndodhej në një vizitë zyrtare në Hamburg.

    SPAK ndërkohë ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në Sky Tower në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit e themeluar nga Xoxa.

    SPAK nuk bëri me dije se për cilin hetim bëheshin veprimet hetimore, por ndaj Veliajt dhe personave të lidhur me të ka një sërë kallëzimesh dhe hetimesh. Ndër më të njohurit, ku përmendet emri i tij, janë hetimet mbi atë që njihet si afera e inceneratorëve dhe ai ndaj drejtuesve të Bashkisë së Tiranës të arrestuar kohë më parë në atë që njihet si çështja “5D”. Po ashtu ne hetim janë edhe pasuritë e kryebashkiakut dhe të afërmve të tij.

    Ndërkohë, Veliaj u thirr më 30 prill në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Në shtator këtë vit, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei publikoi një shkrim të gjatë që lidhte qendrën Harabel me kompaninë Integrated Energy BV SPV e hetuar nga SPAK për korrupsion në të ashtuquajturin “inceneratori i Tiranës”.

    Veliaj vetë nuk ka reaguar ende ndaj kontrolleve.


    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

    Ç'ndodhi duke pritur avionin Wiz Air të linjës Hamburg-Tiranë

    Emri:  rama-veliaj-spak-750x375.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  27.8 KB

    Atëhere kur të gjithë e prisnin në Tiranë, pasi një skuadër e OPGJ-ve i kishte kontrolluar banesën e vet, atë të vëllait dhe zyrën e bashkëshortes, Ajola Xoxa, një pasagjer i zakonshëm e fotografoi Erion Veliajn në sediljen e avionit Wiz Air të linjës Hamburg-Tiranë. Njeriu që qëndronte gjysëm i maskuar nën një kasketë të zezë dhe me trupin të fshehur pas një xhupi të stërmadh skiatorësh dukej që i druhej vështrimit të të tjerëve. Ai kishte qenë gjatë gjithë ditës epiqendra e titujve kryesorë të atyre mediave, pjesën më të madhe të të cilave i kontrollon me dorë të hekurt dhe kosto të larta prej një dekade.

    Lajmi i avancimit të hetimit pasuror ndaj kryebashkiakut të përfshirë në skandalin e inceneratorit të Tiranës dhe atij të vjedhjes së fondeve publike nga vartësit e tij të 5D, nuk ishte një ogur i mirë. Aq më tepër këto kontrolle dhe sekuestrimi i celularit të së shoqes e vinin atë në pozicion të vështirë. Ishin momente që Veliaj do dëshironte të qe i padukshëm. Si i tillë u soll dhe kur zbriti rreth orës 18:50 në Rinas, ku një makinë e priti në dalje të sallonit VIP, për t’iu shmangur kamerave dhe reporterëve të panumërt që e prisnin për një deklaratë. Lapsi.al ishte aty me të tjerët, por nuk mundi ta kontaktojë. Mes gazetarëve qarkullonin “burime të pakonfirmuara nga SPAK”, që thoshin se prokurorët i kanë kërkuar tashmë gjykatës “masën arrest shtëpie”, ç’ka do të sillte, në ditët e ardhshme, një shkarkim të pashmangshëm nga kryeministri. Të tjerë, kujtonin se cilido që i është nënshtruar një hetimi pasuror nuk ka përfunduar mirë. Prandaj komenti i kryebashkiakut pritej si ujët e pakët, në ato orë të mbrëmjes të së premtes, që nuk ka rezultuar të jetë një ditë me fat për ata që kanë pasur punë me prokurorët specialë.

    Vetëm rreth 20:30-ës, pasi i shoqëruar nga një skuadër badigardësh Erion Veliaj ndaloi në apartamentin e katit të katërt, te Kodra e Diellit 1, ku gjatë paradites pati zbarkuar BKH-ja, ai bëri një reagim evaziv në rrejtin “X”. Përpos llafollogjisë së përhershme kundër gazetarëve, ai pranoi për herë të parë se gjendej nën hetim pasuror duke shtuar se ai dhe familjarët e vet do jenë të hapur ndaj çdo vendimi të drejtësisë: “Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap” shtoi ai.

    Më parë lidhur me këto “hapa të mirëprituar”, SPAK kishte bërë një reagim të kursyer. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal,” u tha, pa pretenduar se mund të jepeshin më shumë detaje.

    Ato që rodhën përmes mediave tregonin goxha më tepër. Pasi zonja Xoxa nuk i kishte hapur derën për një kohë të gjatë, derisa në shtëpi të mbërrinin biznesmenë të afërt me Erionin, hetuesit e BKH kishin kontrolluar për dy orë apartamentin. Më pas ata ishin zhvendosur për në Sky Tower atje ku gjenden zyrat e shoqatës Harabeli të Ajolës. Aty gërmuan përreth shtatë tetë orë dhe u larguën vetëm në mbrëmje.

    Por, këto akte ekstreme nuk janë të veçuara. Ato shihen si vijim i një kalvari të gjatë që filloi fiks një vit më parë, kur krahu i djathtë i kryebashkiakur, Taulant Tusha përfundoi në pranga. Në mars të këtij viti erdhën disa goditje të tjera. Marenglen Qato dhe Redi Molla, patën të njëjtin fat pas zbulimit të skandalit 5D, ku drejtorët e bashkisë dergonin fondet publike drejtpërdrejt në kompaninë e tyre private. Në prill, ndonëse bëri lodra çilimijsh me “kolegë” dhe u detyrua të mbillte pemë para SPAK-ut, Veliaj u detyrua të parakalonte për herë të parë publikisht para derës së prokurorisë. Ndërkohë, si kurrë ndonjëherë më parë, mediat u mbushën me lajmet e dosjes së SPAK për mënyrën se si kalonin fondet e bashkisë në ndërtimin e hoteleve private ku një punonjëse e përgjuar pohonte se Veliaj ishte pronar. Kryebashkiakut filluan t’i shmangeshin disa nga figurat publike që deri në atë moment ishin në garë për t’u shfaqur pranë tij. Një goditje edhe më e rëndë erdhi në shtator kur në asamblenë e PS-së Edi Rama i hoqi monopolin e drejtimit të qarkut të Tiranës. Kryeqyteti tani do ndahej ne tresh mes atij, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut. Por ky nuk qe kamzhiku i fundit. Pak javë më pas, si përforcim u shtua edhe Blendi Gonxhe, që përflitet në selinë mavi si zëvendësuesi i menjëhershëm i Lalit, nëse ai shkarkohet në mënyrë të parakohshme nga detyra.

    Pra, në një vit rënia e Veliajt ka qenë e pandalshme dhe shpresa e armiqve të tij të shumtë, se do ta heqin qafe, më e madhe se kurrë më parë. Por jo të tëra shenjat kane qenë të tilla. Të gjithë ata që shpesh gjatë këtyre muajve kanë ngritur pyetjen, nëse Rama do ta shesë apo jo delfinin e tij kanë marrë sinjale kontradiktore. Sapo plasi skandali 5D kryeministri i doli në krah kryebashkiakut. Kur ky i fundit përdori alibinë se edhe atij mund t’i kenë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpine njësoj si shefit, Rama bëri një deklaratë ku pohonte se bashkohej me pikë e presje me versionin e Veliajt. Megjithatë, për të ruajtur ambiguitetin, kur u pyet në Report TV për Veliajn, disa ditë më vonë, kryeministri lëshoi mesazhe diametralisht të kundërta: “SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye, ku ka prova për këdo qoftë” këmbënguli ai.

    Ky dyzim është lehtësisht i shpjegueshëm. Nga njëra anë Rama është i ndërgjegjshëm se provat e korrupsionit të Veliajt janë evidente, ato kanë dalë sheshit me dëshmi dhe dokumenta dhe ai e di se duke e mbrojtur merr kosto edhe për vete. Ama, nga ana tjetër ai kupton gjithashtu se si kryebashkiak, Lali ka grumbulluar një pushtet financiar dhe një makineri elektorale që do t’i hynte në punë në 11 majin e ardhshëm. Prandaj kalamendet mes dy vendimarrjeve.

    Ky hezitim politik nuk ka ngelur pa infektuar as drejtësinë. Vërtet SPAK duket se ka nisur një hetim pasuror, nga i cili deri më tani nuk ka shpëtuar askush (Ahmetaj, Beqja, Meta, Berisha). Por ndryshe nga të tjerët prokurorët janë treguar shumë më të mëshirshëm me Erionin. Ndërsa për ata që ishin larguar nga pushteti, prej më shumë se një dekade, kanë kërkuar burg me justifikimin se mund të prishnin provat, për kryebashkiakun nuk kanë guxuar as masën e pezullimit nga detyra. Ndërsa ish zv/ kryeministrit i bënë kontroll të menjëhershëm banese dhe ia rrodhën të gjitha gjetjet në publik, për Veliajn u vonuan një vit dhe u treguan hermetikë. Disa me të drejtë ngrenë pyetjen: çfarë vlere ka sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxës pas 12 muajsh, kur ajo e mori vesh se ky aparat i mallkuar i hëngri kokën, psh. Monika Kryemadhit?

    Mes këtyre dritëhijesh, dilema se ç’do të ndodhë me fatin personal të Veliajt vazhdon. A do të shkojë ai drejt burgut? Apo vetëm detyrim paraqitje apo arrest shtëpie? A do të ndodhin këto tani shpejt, apo pas zgjedhjeve të përgjithshme?

    Por nëse për qytetarin Erion ka mëdyshje, politikani Veliaj e ka prerë biletën. Ato që thuheshin për të një vit më parë janë shuar. Askush sot nuk e sheh më as si pasardhësin e Ramës dhe madje as me një vijimësi normale të karrierës. Për të gjithë duket sikur e ardhmja e tij në PS është djegur. Sforcimi për të korruptuar aktorët që rezistuan tek teatri, për të mposhtur protestën e bonorëve që iu prishën shtëpitë tek unaza, apo 5 maji, sukseset elektorale në Tiranë, të gjitha janë shumëzuar me zero. Sot për të askush nuk pyet më se çdo të jetë nesër, por se ç’fat e pret tani shpejt.

    Disa vënë bast se do të shpëtojë. Të tjerë e shohin se po bëhet gati për burg. Fiks ashtu siç ishte veshur në avionin e linjës Hamburg Tiranë, kur kishte turp të përballej me sytë kureshtarë të pasagjerëve.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    VOA: SPAK i sekuestroi telefonin Ajolës, kontrolloi shtëpinë e vëlllait të Veliajt

    Emri:  sxsxsxeeeeeeeessss-1140x570.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  29.0 KB

    Në Shqipëri, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të zotit Veliaj. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj zotit Veliaj ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish drejtorë të Bashkisë.

    Oficerët e policisë gjyqësore të BKH-së, u shfaqën mëngjesin e sotëm në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit ndodhej në Gjermani për një vizitë zyrtare, sic e njoftoi më vonë përmes një postimi në Facebook. Mësohet se oficertët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar telefonin celular të Ajola Xoxes, bashkëshortes së zotit Veliaj.

    Më pas, mësohet se oficerët e policisë gjyqësore kanë ushtruar kontrolle dhe në godinën në qendër të Tiranës, ku ndodhen zyrat e kompanisë së zonjës Xoxe, e cila kryen aktivitete në fushën e artit dhe organizimit të eventeve të ndryshme. Ata kryen kontrolle dhe në banesën e vëllait të kryebashkiakut.

    Kontrollet janë zhvilluar mbështetur në një urdhër të Gjykatës së Posaçme, ndërsa vetë Prokuroria deklaroi se nuk mund japë detaje duke qenë se ndodhet në fazën paraprake të hetimeve dhe se sot kishte kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

    Në fund të muajit prill të këtij viti, zoti Veliaj u thirr në Prokurorinë e posaçme ku qëndroi për më shumë se 7 orë, për të dhënë shpjegime për inceneratorin e Tiranës. Në dalje, zoti Veliaj përsëriti se Bashkia që ai drejton nuk kishte lidhje me procesin e inceneratorëve.

    Në fund të vitit të kaluar drejtori më i rëndësishëm i Bashkisë, Taulant Tusha u arrestua në kuadër të hetimeve për impiantin e trajtimit të mbetjeve të Tiranës, ndërsa pak muaj më pas, zoti Veliaj mori një tjetër goditje kur në muajin mars u arrestuan dy ish drejtorë të Bashkisë. Për katër të tjerë u dhanë masa më të lehta. Dyshimet e Prokurorisë ishin se dy drejtorët Redi Molla dhe Maringlen Qato, zotëronin një kompani private përmes së cilës kishin përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

    Ndaj zotit Veliaj, dhe familjarëve të tij të afërm ka nisur prej disa muajsh dhe një hetim pasuror.

    Kjo situatë duket se ishte shkaku kryesor për të cilin ai u shmang nga drejtimi politik i partisë socialiste në Tiranë, dhe u la jashtë një angazhimi në vijë të parë për zgjedhjet e ardhshme politike.

    VOA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    Veliaj: Kontrolli i SPAK në shtëpinë time, pa vendim gjykate!

    Emri:  bkh-ne-shpi-1140x570.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  43.5 KB

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj tregoi se kontrolli në shtëpinë e tij dhe në zyrat e kompanisë Harabel në pronësi të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa është kryer pa një vendim gjykate. Në një status të gjatë, ku mbizotëron gjuha e urrejtjes, Veliaj ka treguar se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në shtëpinë e tij pa vendim gjykate, por pavarësisht kësaj ata u lejuan të kryenin kontrolle edhe në shtëpinë e tij edhe në atë të prindërve.

    “Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve” u shpreh Veliaj.

    Edhe pse vë në dukje një fakt që mund ta përdorë në favor të tij, Veliaj dallohet që në mesazhin që ka shpërndarë nuk del nga vija e partisë dhe tregon se do të jetë në dispozicion të hetimit deri në fund.

    Në mesazh, ai përmend mbështetjen që ka nga Edi Rama, ndërkohë që roli i tij në fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2025 është ende i paqartë. Më poshtë, statusi i plotë i kryebashkiakut të Tiranës:

    Mirëmëngjes,

    Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha – një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh.

    Që kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë portretin e tij para shqiptarëve, si varrmihës i zgjedhjeve të lira, si gardian burgu për liderin e opozitës në vitet ‘90, si zhytës i Shqipërisë në kaos dhe gjakderdhje për pushtetin e tij në ‘97, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, kur varrosi 26 shqiptarë të gjallë në biznesin e tij familjar në Gërdec, si shantazhues i shtetit shqiptar, kur u kap live duke vrarë në 21 janar, dhe sot si një pengmarrës i opozitës shqiptare, të cilën ka vendosur ta marrë me vete në varr.

    Që Zoti, duke e mbajtur gjallë për ta damkosur dhe tërhequr zvarrë, tani po i jep atë që kishte hak pasi e vrau, e dogji, e grabiti, e sakatoi këtë vend, edhe ky është fakt publik dhe historik, që e dini dhe e shihni çdo ditë me sytë tuaj.

    Megjithatë, jargët e ligësisë së tij ka kohë që s’më bëjnë asnjë përshtypje. Por, duke qenë se hetimi pasuror, që po kryen SPAK-u për mua, është kthyer në një çorbë të prishur për të gjithë të uriturit për hakmarrje dhe të humburit që duan të ndjehen fitimtarë, po i them edhe unë dy fjalë.

    Unë as jam marrë, as do të merrem me familjen e tij, por me krimet që ai ka bërë, të cilat shpresoj dhe uroj që drejtësia t’i zbardhë sa më shpejt, deri në fund, që hiena e fundit komuniste e Europës të marrë atë që meriton edhe nga drejtësia, pasi populli shqiptar e ka ndëshkuar me kohë, duke e flakur një herë e përgjithmonë në koshin e historisë.

    Por, cila është e vërteta e ngjarjes që, së fundmi shfrenoi fantazitë mediatike dhe e solli turirin e hienës deri brenda shtëpisë time?

    Në datën 5 Dhjetor jam nisur për një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Hamburgut, dhe të nesërmen, në 6 Dhjetor, isha në Dhomën e Tregëtisë së Hamburgut, për të promovuar aty, për operatorët e interesuar gjermanë, Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës – TEDA.

    Në mëngjesin e 6 Dhjetorit bashkëshortja ime, e gjendur në shtëpi vetëm me djalin tonë, më telefonon pasi grupi i prokurorisë së posaçme kishte trokitur në derën e apartametit tonë. Natyrisht, ndamë pa asnjë ngurrim bindjen se duhet të ishim plotësisht transparentë me trokitësit tanë.

    Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve.

    Kjo është e gjithë ngjarja, e cila tregoi se as jetoj në vila të pajustifikuara, as kam apartamente të padeklaruara, si hienat dhe plot nga korbat që më sulmojnë nga dita e parë e kësaj detyre. Nuk kemi as llogari në Qipro apo kudoqoftë tjetër, dhe as transferta të majme dhe të padeklaruara për ndërhyrje estetike, si po këta që, kur i kap SPAK-u është Skap, ndërsa kur duan të linçojnë të tjerët në publik është SPAK.
    Ah po, nuk kemi as para të padeklaruara dhe as taksa të papaguara nga të ardhurat tona, si shumë prej korbave të tyre.

    Që nga dita që kam nisur këtë punë me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku Opozitë e Presidencë bëheshin bashkë me pistoleta mbi kolovarëse, e gjer më sot, nga Teatri tek Astiri, e thuajse me çdo punë që kemi bërë, ku baltosja, paditë e çuditë nuk rreshtin së bombarduari dhe penguari këtë qytet, unë e kam marrë me vetëdijen e plotë të kostove të përballjes përditë me hiena e korba, përgjegjësinë e të çuarit përpara të Tiranës, me kokën lart për shumë punë të mira që kemi bërë dhe pa u fshehur, as kur është dashur të pranoj gabimet që janë bërë.

    Ndryshe nga hiena që fut përditë turinjtë e pistë në çdo shtëpi të Shqipërisë dhe korbat që bëjnë krra-krra, ditë e natë, për llogari të tij, unë nuk e kam raportin me drejtësinë të përçudnuar as nga tmerri prej krimeve të bëra, as nga makthi i pasurive të fshehura dhe as nga dëshpërimi i humbjes së pushtetit për t’u rimarrë me çdo kusht.

    Për mua, SPAK-u nuk është i drejtë kur godet kundërshtarët dhe i padrejtë kur më heton edhe mua vetë, qoftë edhe për paditë e bëra nga korbat. Më pëlqen a s’më pëlqen kjo që po ndodh aktualisht në raport me mua dhe a më duken a s’më duken, mua personalisht, të drejta të gjitha veprimet e SPAK-ut ndaj meje e famijes time, kjo nuk ka pikë rëndësie për mua institucionalisht. Prandaj, jo vetëm nuk i kundërvihem në asnjë formë veprimtarisë së prokurorëve dhe hetuesve të SPAK-ut, por e mirëpres që ta kryejnë deri në fund, siç e mendojnë, detyrën e tyre.

    Po çfarë do të ndodhte sikur edhe ne, socialistët, pas çdo hetimi apo transparence që kërkohet nga SPAK-u, ta sulmonim SPAK-un si bandë kriminale apo të organizonim protesta si hienat që e kanë mbajtur peng këtë vend prej dekadash?

    Ky është dalllimi ynë: Ne i trajtojmë institucionet e drejtësisë si kolegë dhe shtetarë, opozita i konsideron banditë dhe tradhtarë. Ky është edhe dallimi i madh fare, që mua më bën të ndjehem shumë mirë përpara atyre që më kanë besuar dhe më kanë mbështetur në tërë këto vite, që nga Edi Rama i pari, te shokët e forumeve të partisë, dhe qytetarët e Tiranës, që sot jetojnë në një qytet europian, në një metropol nga më të rëndësishmit e rajonit.

    Për mua SPAK-u është institucion kushtetues i vendit tim dhe unë jam totalisht në dispozicion të hetimit, i bindur se, në fund, e vërteta do të triumfojë. Jam po aq i bindur në të drejtën time dhe shpresëplotë në profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni kushtetues.

    Pikërisht, ky është dallimi mes nesh dhe hienave që kemi përballë, i cili duhet të bëjë krenar çdo anëtar e votues të Partisë Socialiste dhe duhet të turpërojë, si shqiptar e si qytetar çdokënd që vazhdon duartroket dhe përshëndet mortjen Sali dhe shpurën e korbave të tij.

    LAPSI

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

    Nga Vincent W.J. Van Gerven Eoi, The Albanian Mechanism

    Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harabel” prezantoi një skulpturë të artistit kosovar Sislej Xhafa, të titulluar Bleta (“Bleta”), në landfillin e Sharrës, vend-depozitimi i mbetjeve bashkiake të Bashkisë së Tiranës. Skulptura e Xhafës supozohej të ishte e para nga një seri veprash arti publike që do ta transformonin këtë “pronë private” në një “park skulpture të artit bashkëkohor”. Historikisht, landfilli i Sharrës është vendi ku më 7 gusht 2016 një ekskavator shtypi 17-vjeçarin Ardit Gjoklaj, i cili ishte punësuar ilegalisht nga një impiant administrimi i mbetjeve në landfillin e operuar nga 3R, një kompani nga Peqini në pronësi të një funksionari të PS.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e kishte promovuar publikisht impiantin e menaxhimit të mbetjeve si një mundësi shembullore punësimi për komunitetin, duke pretenduar se ajo respekton të gjitha standardet ligjore. Por kur u zbardhën rrethanat tragjike rreth vdekjes së Gjoklajt, raportimi në media për skandalin u shtyp në mënyrë agresive. Hetimi i 3R dhe pronarit të saj u mbyll. Kur u përball me këtë histori, “Harabel” komentoi në rrjetet sociale se “Sislej zgjodhi të instalonte veprën e tij në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të Tiranës, një vend shumë delikat të cilin ai e vizitoi dhe e zgjodhi vetë pa asnjë sugjerim paraprak nga “Harabel””.

    “Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila ndodh të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj. Menjëherë pas themelimit të saj, Harabel filloi një sërë projektesh të profilit të lartë të artit publik, duke shfaqur artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Xhafa. Me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë që po lufton si në aspektin e financimit ashtu edhe në hapësirë, dhe duke pasur parasysh që as Zeneli, asokohe një emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosur fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabel ishte e jashtëzakonshme.

    Në uebsajtin aktual të “Harabel”, Xoxa e liston veten si “bashkëthemeluese” dhe “drejtoreshë kreative”. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku “Harabel” ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e “Harabelit” në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, është në të njëjtën ndërtesë me praktikën ligjore të Xoxës, “The Partners”, dhe ish-drejtori i programit të Harabelit dhe koordinatori aktual ligjor, Xhoi Skënderasi, gjithashtu mbante një vend në bordin e Kompania botuese të Xoxës, “Botimet Enciklopedike”. Me fjalë të tjera, “Harabel” është shumë i lidhur me interesat e biznesit të Xoxës. Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si ka akses në parcelat kryesore të tokës për projektet e saj të artit publik?

    Një dokument i publikuar së fundmi ofron një nga pjesët e munguara të enigmës. Kontrata parashikon që Xhafa do t’i “dhurojë” Harabelit veprën e tij “Bleta” dhe një kompani e quajtur “Integrated Energy BV SPV” do të instalojë dhe mirëmbajë veprën në pronën e saj për të paktën pesë vjet në emër të “Harabelit” dhe artistit. Ndërsa ky dokument shterron pyetjen se si “Harabel” i strukturon projektet e tij të artit publik, ky strukturim i veçantë ligjor ngre një sërë pyetjesh të tjera, më e dukshmja ndër to: Pse Integrated Energy BV SPV, një kompani private e krijuar për “menaxhimin, administrimin dhe realizimin të punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë”, do të sigurojë pronën dhe mbështetje pa pagesë për krijimin e një parku skulpturash në periferi të Tiranës?

    Për të qenë në gjendje t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të kuptojmë se si Integrated Energy BV SPV e mori zotërim landfillin e Sharrës. Një nga burimet më të mira për ta bërë këtë është dosja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj e përpiluar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në korrik 2023. Kjo dosje, 320 faqe, jep një pasqyrë të detajuar të marrëdhënieve të biznesit të Ahmetajt që nga viti 2008, veçanërisht me ata persona që rezultojnë të jenë në krye të landfillit të Sharrës. Sasia e aktivitetit kriminal të dokumentuar në këtë dosje është marramendëse: ryshfet, korrupsion, intimidim të zyrtarëve, falsifikimi i dokumenteve, mashtrimi tatimor… lista është dërrmuese. Ajo që jap më poshtë është vetëm pjesa më e vogël, e thjeshtuar.

    Pjesa jonë e historisë nis më 28 janar 2016, kur kryebashkiaku Veliaj i shkruan Ministrisë së Financave për “përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës”, duke pretenduar se ka përfunduar së fundmi një studim fizibiliteti për vendosjen e një koncesioni për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë. Propozimi gjen rrugën në tavolinën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili i përgjigjet pozitivisht kryebashkiakut Veliaj për planet e tij. Përgjigja e ministrit Koka i përcillet edhe biznesmenit Klodian Zoto: “Shiko këtë dhe më thuaj nëse je dakord”.

    Në këtë pikë, Zoto dhe partneri i tij i biznesit Mirel Mërtiri tashmë kontrollojnë dy koncesione të tjera të menaxhimit të mbetjeve në Fier dhe Elbasan nëpërmjet një sërë kompanish të ndërlidhura me seli të gjitha në Sky Toëer. Tani, ata synojnë një tjetër koncesion, më të madhin deri tani: menaxhimin e mbetjeve të Tiranës në landfillin e Sharrës. Pasi u informua për nismën e kryebashkiakut Veliaj, kompania e paregjistruar Integrated Energy BV ndjek shembullin e inceneratorit të Elbasanit dhe i bën një ofertë të pakërkuar Ministrisë së Mjedisit për ndërtimin e një impianti të menaxhimit të mbetjeve pranë Tiranës. Mbi bazën e kësaj oferte, qeveria hap një procedurë tenderimi publik, ndërsa më 19 gusht 2016, kompania regjistrohet si Integrated Energy BV në Holandë me 50,000 euro kapital dhe me Zoton si një nga drejtorët. Pjesa tjetër e bordit është e mbushur me avokatë të ndryshëm të specializuar në krijimin e kompanive guaskë, një nga mjetet kryesore përmes të cilave qeveria holandeze lehtëson evazionin fiskal ndërkombëtar.

    Integrated Energy BV është e përfshirë në mënyrë aktive në procedurën e hartimit të tenderit në të cilin ata synojnë të marrin pjesë dhe merr informacion për konkurrentët e saj nga Ministria e Mjedisit. Në një procedurë me të meta, Këshilli i Ministrave i jep më pas Integrated Energy BV një bonus 8% në vlerësimin e tenderit, praktikisht duke siguruar koncesionin për kompaninë. Më 31 gusht 2017, Integrated Energy BV SPV, e regjistruar një ditë më parë dhe në pronësi 100% të kompanisë holandeze guaskë Integrated Energy BV, i jepet koncesioni ekskluziv 30-vjeçar prej 130 milionë eurosh “për ndërtimin e një landfilli, inceneratori, dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimi i energjisë elektrike” nga ministri Koka. Lehtësia e kësaj kontrate për koncesionarin është se ai paguhet për ton metrikë mbetjesh urbane, edhe nëse nuk ndërmerret asnjë nga punimet e premtuara ndërtimore. Ky fluks i mbetjeve urbane është në fakt i garantuar nga Bashkia e Tiranës, e cila angazhohet të paguajë diferencën në rast se fluksi bie nën një prag të paracaktuar.

    Në shkelje të qartë të kontratës së koncesionit, ndërtimi i inceneratorit nuk fillon kurrë dhe disa gazetarë shqiptarë, duke përfshirë edhe mua, fillojnë të hetojnë koncesionet e shumta të Zotos dhe Mërtirit dhe marrëdhëniet e ndërlikuara mes kompanive të tyre të ndryshme. Në vitin 2020, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nis hetimin për koncesionet e menaxhimit të mbetjeve me kërkesë të opozitës.

    Në mars 2022, SPAK lëshon urdhra arresti ndaj ish-ministrit Koka, Zotos dhe të tjerëve në hetimin e tyre për koncesionin e Fierit. Si përgjigje, Geogenix BV (emri i ri i kompanisë holandeze guaskë Integrated Energy BV) lëshon një deklaratë për shtyp duke pretenduar se ata kanë shkëputur të gjitha obligacionet me kompanitë e menaxhuara nga Zoto.

    Më 25 shtator 2023, Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon Kokën me 6 vjet e 8 muaj burg për çështjen e Fierit. Bllako merr 2 vjet e 8 muaj dhe Zoto 8 vjet. Një muaj më vonë, më 5 tetor 2023, Koka merr një dënim shtesë me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e Elbasanit. Mërtiri dhe Zoto marrin të dy 6 vjet e 8 muaj.

    Ndërkohë vijon hetimi i SPAK për koncesionin e Tiranës. Në gusht 2023, landfilli i Sharrës dhe të gjitha pronat e tjera të Integrated Energy BV SPV konfiskohen dhe në dhjetor lëshohet një grup i ri urdhërarrestesh.

    Kur një gazetare investigative bën publike, në bazë të dosjes së Ahmetajt, se ishte kryebashkiaku Veliaj që nisi procedurën e koncesionit, ai e sulmon duke e quajtur “vrasëse me pagesë”. Ai mohon publikisht të ketë ndonjë lidhje të ngushtë me koncesionin, duke pretenduar se ai thjesht “ka për detyrë të sjellë mbeturinat në landfill”.

    Kryebashkiaku Veliaj thirret nga SPAK për të dëshmuar për çështjen më 30 prill 2024, lidhur me rolin e tij në fillimin e procedurës së koncesionit dhe përfshirjen e vartësve të tij të drejtpërdrejtë në mashtrimin dhe falsifikimin e dokumenteve në procesin e hartimit dhe miratimit të saj.

    Le të kthehemi tani te prezantimi i Ajola Xoxës për punën e Sislej Xhafës në pronën e Integrated Energy BV SPV: Pse një kompani e menaxhimit të mbetjeve do të ishte e interesuar të sponsorizonte karrierën e vanitetit kuratorial të bashkëshortes së kryebashkiakut?

    Siç mund të jetë bërë e qartë nga ngjarjet rreth bëmave të Zotos dhe Mërtirit dhe rastet e shumta të SPAK-ut që i shfaqin ata në lidhje korruptive me një mori politikanësh dhe burokratësh të Partisë Socialiste, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar, çdo akt është transaksional. Pra, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se edhe sponsorizimi i tyre për eventet artistike të Harabelit ka motive të fshehta, vetëm një ndër episode në një shkëmbim të ndërsjelltë favoresh mes bashkisë së Veliajt dhe biznesmenëve.

    Ndaj, ndoshta, pasi kemi paraqitur një rrëfim faktik, mund të përfundojmë me një spekulim të shkurtër: Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon. Në të gjithë këtë, artisti Sislej Xhafa, i cili kishte zgjedhur në mënyrë spontane vendin “pa asnjë sugjerim paraprak”, siguronte një fasadë respekti, ndërsa në praktikë lehtësoi artshpëlarjen e një koncesioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës, të cilët tashmë po përballen me një rritje të madhe të kostove të grumbullimit të mbetjeve.

    Në fund të fundit, paratë që qarkulluan nëpërmjet “fondacionit jofitimprurës” të Xoxës, Harabel dhe hapësirave të saj të galerisë janë të papërfillshme brenda peizazhit më të gjerë të shpronësimeve, privatizimeve dhe koncesioneve shqiptare. Por parimi që del prej kësaj është padyshim trajta e modus operandit të qeverisë, e cila që në fillimet e saj ka përvetësuar në mënyrë aktive disa forma të natyrës kulturore për t’i shërbyer nevojave të saj propagandistike, duke shpërqendruar vëmendjen e publikut në punën e saj të brendshme.

    Integrated Energy BV SPV, Harabel dhe Sislej Xhafa u ftuan t’i përgjigjen pretendimeve në këtë artikull, por refuzuan.

    Përkthimi nga Politiko.al

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    ‘230 mijë euro në zyrat e Harabel’/ Kraja: Skenar i ngjashëm me 5D, janë të përfshirë edhe familjarët e Veliajt

    Akil Kraja, Drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD, është shprehur se dosja Veliaj ka një skenar të ngjashëm me 5D ku janë të përfshirë në vjedhje edhe familjarët e kryetarit aktual, Erion Veliajt.

    Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të PD, Akil Kraja, i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, foli mbi dosjet Veliaj dhe mbi zhvillimet që kanë ndodhur që nga dita e premte e deri tek reagimi i ditës së sotme të Erion Veliajt.

    Kraja është shprehur se, Bashkia e Tiranës po drejtohet nga njerëz që e kanë kthyer bashkinë në një vend vjedhjesh, abuzimi, imoraliteti dhe vjedhjesh të paligjshme financiare.

    Gjithashtu ai cilësoi se, Veliaj duhet të japë dorëheqjen në mënyrë imediate, pasi Tirana nuk mund të ketë në krye të saj një kryetarë i cili është i akuzuar për vjedhje me dokumenta të cilat tashmë janë publike.

    'Duhet të flasim politikisht, për qytetarët e Tiranës, për një bashki që ka shkuar 330 milionë euro pa transferta, 1 milion euro dita që Erion Veliaj drejton ndërkohë që familjarët e tij drejtorët e tij dhe bisneset e tij xhirojnë miliona euro që merren në bazë të fakteve.'-shprehet Kraja

    Akil Kraja:

    Nëse e mbani mend ka një përshkallëzim por në rënie këtë radhë, para disa muajsh kur drejtorët e 5D Veliaj i dha një monolog video, nëse bashkimin sigurisht pse jo dhe sekuestrimin, nëse vjedhjet dhe abuzimet janë të tilla, meriton dhe një dorëhejqe imediate. Ky kryeqytet nuk mund të mbajë në supe një kryetarë i cili është i akuzuar me dokumenta publike.

    Nëse qëndrojmë tek cështje e parave të thata flitet për rreth 230 mijë euro të gjetura në zyrën e Arjola Xoxës. Kjo ka rëndësi sepse kompani, organizata jofitimprurëse, ka organizuar një ekspozitë arti modern në lancimin e Sharrës, ku inceneratorët kanë sponsorizuar vepra artisike moderne per tu ekzpozuar në landfillin e Sharrës.

    Pra paratë publike, taksat e pastrimit që paguhen nga qytetarët shkojnë në inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe shkojnë për shoqatën ‘Harabel’. Përflitet gjithashtu se zyrat dhe mjediset e kësaj qendre mesa duket kanë qenë të ofruara në një kontrat qëradhënje, pronari i së cilës ka qenë përfitues i tenderave të bashkisë.

    Ja pra ku dolën dy linja të ofruara publikut si një dëshmi e radhes se një bashkie e cila është në një situatë turpi, abuzimi, imoraliteti, vjedhjes të papranueshme te paligjshmërie financiare.

    Duhet të flasim politikisht, për qytetarët e Tiranës, për një bashki që ka shkuar 330 milionë euro pa transferta, 1 milion euro dita që Erion Veliaj drejton ndërkohë që familjarët e tij drejtorët e tij dhe bisneset e tij xhirojnë miliona euro që merren në bazë të fakteve.


    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    A do të arrestohet Erion Veliaj? Berisha: Ende jo, ai di shumë gjëra për Ramën

    VIDEO

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një intervistë eksluzive në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se Olsi Rama ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia ishte Xhixha.

    ‘Shkuan në Harabel dhe aty përsëri Alban Dabulla i shoqëroj në 'Harabel'. Pra kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliaj, por sipas një bisede në ‘guzhinë’ Veliaj është e treguar i sigurt që për 3 orë e merr me vete Ramën'- u shpreh Berisha.

    Sali Berisha: Prania e Alban Dabullës, kujt i shkonte mendja se çfarë donte Alban Dabulla aty.

    Ai është njeriu i ultimatumit i cili i tha Ramës, e preke dalin të gjitha dokumentet e ‘Xibrakës’, sepse i vëllai i Dabullës, ka një vëlla besnik që ka pasur një mandat arresti i ka shkuar policia atje dhe i ka thënë: Mendohu mirë, ti arreston këtë, por unë të gjithë dokumentat për Olsin i kam dhe do i nxjerr.

    Kam fotografitë, kam video i kam të gjitha.

    Olsi ka qenë një nga drejtuesit kryesor me Genti Xixhën, Gentjan Gjonaj ka qenë drejtues ilokal, por mburojë nga pushteti ka qenë Olsi Rama dhe furnizues dhe ndërlidhës me klanin dhe drogën që vinte nga Kolumbia, ishte Xhixha.

    Pra i kam të gjitha këto dhe siç e pe përfundoj se shkuam të mernim telefonin e zonjës, as për kontroll jo.

    Shkuan në Harabel dhe aty përsëri Dabulla i shoqëroj në Harabel

    Pra kjo është një betejë mes Ramës dhe Veliaj, por sipas një bisede në ‘guzhinë’ Velisa është e treguar e sigurt që për 3 orë e merr me vete Ramën.

    As para zgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, nuk e gjen asgjë Ramën sepse e fundos me dosjen e ‘Xibrakës’, plus që nxjerr se ku janë paratë e djegësit.

    Di shumë Veliaj!

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    VIDEO - INVESTIGIMI/ Skema e parave - A qëndron Erion Veliaj pas "suksesit" qindra milionësh të kompanisë "Gogel" të të vëllait?

    Emri:  -640-0-arber-veliaj-1733953264.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  33.7 KB

    Erion Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij. Tentakulat e tij shtrihen nga KPK, KLGJ, në SPAK e deri te Prokurori i Përgjithshëm. Nëse mendoni se përfundon këtu, e keni gabim! Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj nëpërmjet kompanive të tyre, dyshohet të jenë lavatriçja e Erjon Veliajt.

    Floran Pustina rezulton të jetë themeluesi i kompanisë Gogel. Dy vite pas themelimit pronar I kësaj kompanie bëhet Arbër Veliaj. Arbri e bleu për vetëm 1 mijë euro kompaninë, e cila deklaronte një fitim 10 mijë euro.

    Deri në vitin 2013, kur vëllai i Arbërit, Erioni ishte Ministër në qeverinë Rama, kompania “Gogël”, deklaronte xhiro në vlerën 7.800.000 lekë dhe fitim 400.000 lekë.Në vitin 2014 kompania faturon rreth 24 milion dhe fitim 750.000 lekë.

    Në vitin 2015, Erion Veliaj merr Bashkinë e Tiranës, edhe i vëllai nis rritjen me mijra euro të kompanisë Gogel. Për vitin 2015, kompania “Gogël”, faturon 47 milion dhe fitim prej 6.100.000, ndërsa vit pas viti fitimet e kompanisë kanë ardhur duke u rritur duke kapur shifra qindra mijëra euro.

    2016 xhiro 68 milion lekë dhe fitim 4.2 milion lekë

    2017 xhiro 115 milion lekë dhe fitim 9.2 milion lekë

    2018 xhiro 328 milion lekë dhe fitim 41 milion lekë

    2019 xhiro 321 milion lekë dhe fitim 44 milion lekë

    2020 xhiro 338 milion lekë dhe fitim 52 milion lekë

    2021 xhiro 301 milion lekë dhe fitim 30 milion lekë

    2022 xhiro 315 milion lekë dhe fitim 24 milion lekë

    2023 xhiro 807 milion lekë dhe fitim 85 milion lekë

    Në vitin 2023 Arber Veliaj themelon kompaninë GOGEL HOLDING dhe kalon aksionet e GOGEL në pronësi të kompanisë së re.

    Po këtë vit Arber Veliaj vendos të shpërndajë divident për hetë të parë pas 12 vitesh në kompaninë GOGEL në vlerën 740.000 euro.

    Nuk ka informacion të mjaftueshëm për GOGEL HOLDING por që në vitin e parë sipas bilancit deklaron një fitim në vlerën 1.65 milion euro.

    Erjon dhe Arbër Veliaj në vitin 2016 do të denoncoheshin nga media dhe Partia Demokratike se kishin përdorur një “presya nome”, Gentian Skënderaj, për themeluar kompaninë “EAG Communication”, që do të operonte në fushën e marketingut dhe reklamave. Sipas selisë blu, kjo kompani ishte kthyer në “grykëse” të fondeve publike. EAG Communication, kishte marrë një tender në vlerën 349 milion lekë për dekorimin e qytetit të Tiranës për viziten e Papa Franceskut, tender i firmosur nga vetë Erion Veliaj. Gjithshtu EAG Comunication kishte marrë tendera edhe bashkia e Urës Vajgurore në atë kohë, që drejtohej nga daja i Erion Veliajt, Syrja Omeraj.

    Plug hulumtoi edhe më tej. Në faqen e Facebook të shtetasit Gentian Skënderaj për periudhën 2013-2014 shihet se bën share statuse të Erion Veliaj kur mbante detyrën si Ministër e Mirqënies Sociale. Pas denoncimit kompania EAG ndryhsoi emrin në EGGRA. Një tjetër fakt që provon se Erjon dhe Arbër veliaj ishin pas kësaj kompanie është adresa e saj.

    Në vitin 2014, kur kompania EAG Comunication themelohet, regjistron si adresë të saj rrugën “Ibrahim Rugova”, Pallati Përbri plus, apartamenti 3/5.

    Në të njëjtën adresë, sipas ekstrakti të QKB, rezultonte e regjistruar selia e kompanisë “GOGEL” e Arbër Veliajt. Pra, GOGEL dhe EAG, që kishin të njëjtin objekt aktiviteti, atë në fushën e rekamave, ndanin të njëjtën zyrë. Nëse dy kompanitë nuk do të kishin të njëjtin pronar, atëherë do të ishin konkurente e aq më pak të qëndronin në të njëjtën zyrë.

    Ajo çka ngre dyshime është se në korrik të vitit 2022 kompania EAG ( si sinkronim Erion Arber Gentian) shitet per vlerën qesharake 10.000 leke te shtetasi Klodjan Jaupaj dhe pse vlera kontabel e aksioneve ishte mbi 12.000.000 lekë. 1 muaj pasi u be pronar i kompanisë ky shtetas pezullon aktivitetin e kompansë EAG.

    Sot Gentian Skënderaj është aksioner në 2 kompani Otium dhe Urbis, ku aksioner është dhe shtatasi Helidon Begaj i cili deri në vitin 2021 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Rrogozhinë. Helidon Begaj është pjesë e hetimit të dosjes së Inceneratorëve pasi ka për fituar mbi 700.000 euro pagesa në kompaninë e tij ALBANO. Një tjetër “rastësi” sesi Gentian Skënderaj i dyshuar si presta nome i Veliaj dhe Helidon Begaj përfitues i parave të inceneratorit të Tiranës, bëhen bashkë në biznesin e pasurive të patundshme.

    VIDEO

    I mbetet SPAK të verifikojë këto manovra financiare…

    PLUG - SYRI.net

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    VIDEO/ Ajola Xoxa pronare e disa kompanive, manovra të dyshimta financiare

    Në pjesën e fundit do tju tregojmë, se si Ajola Xoxa është përpjekur të fshehë përfitimin e parave në konflikt të pastër interesi. Në këtë pjesë do të mësoni se me disa manovra brenda kompanive, zhduken edhe pronat e e përfituara me privatizim nga kompania Botime Encikopedike.

    VIDEO

    Në qershor të vitit 2018, Ajola Xoxa regjistron kompaninë e saj Partners Law, një studio ligjore e cila do të rezultojë shumë fitimprurëse. Adresa e kompanisë ndodhet në një nga godinat më të shterenjta në tiranë SKY TOËER. Pas 3 viteve aktivitet të suksesshëm financiar, Xoxa bën një prej manovrave procedurale, për shkak të ekspozimit në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit.

    Në shkurt të vitit 2021 Ajola Xoxa, depoziti në QKB një vendim të sajin, si ortake e vetme, që të gjitha kuotat e kompanisë së saj ja kalon znj. Greta Domi. E sipas shkresës së dorëzuar në QKB, Xoxa dhe Domi e kishin nënshkruar këtë marrëveshje me shkrim dor që prej janarit të 2019. Ky veprim nge dyshime pasi është depozituar pranë QKB 2 vite pasi është firmosur.

    Sipas kësaj aktmarrëveshje Ajola Xoxa duhet të humbiste kontrollin mbi aksionet dhe të drejtën e saj për të marrë vendime.

    Greta Domi do të jetë pronari “në letra” I kompanisë për të parndaluar konfliktin e interesit të çiftit Veliaj-Xoxa por përfitimet do të kalojnë direkt në xhepin e çiftit. Sipas marrëveshjes, për të gjithë këtë shërbim Greta Domi do të përfitojë ZERO lek. Me kaq çifti Veliaj-Xoxa menduan se gjetën artificën për të shpëtuar nga hetimi financiar I përfituar në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesave.

    Sipas ligjit dhe statut të kompanisë, administrimi kryhet nga një administrator I emeruar me vendim të ortakut të vetëm për një periudhë 5-vjeçare.

    Sipas statutit citojmë:

    Neni 12- Administrimi

    12.2 Përfaqësimi ligjor i shoqërisë I besohet Administratorit. Administratori mund të ushtrojë të gjitha fuqitë për administrimin e zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm të Shoqërisë konform me sa parashikohet me nenin 95 të ligjit nr.9901të datës 14.04.2008 “Për tregtarër dhe shoqëritë tregtare ”

    Pra e thënë më qartë, Administratori është ai që merr vendimet për mbarëvajtjen e përditshme të binesit, afrimin e klientëve dhe firmosjen e kontratave, pikerisht momenti kur nis konflikti i interest.

    Administratore e kësaj Shoqërie që nga themelimi e deri më sot është Ajola Xoxa.

    Është Ajola Xoxa e vetmja që ka tagrin për të administruar dhe llogaritë bankare të Shoqërisë Partners Law.

    Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2019 kjo kompani faturon mbi 130.000 euro dhe ka një fitim 60.000 euro. Ajola Xoxa përpos fitimit i jep vetes pagë bruto në vlerën 1800 euro në muaj. Duke i vlerësuar të ardhurat e saj vjetore nga kjo kompani në vlerën 80.000 euro.

    Për vitin 2020, kompania faturon 13.800.000 lekë dhe fitim 6.900.000 lekë, dhe pse një vit pandemik biznesi i Ajola Xoxës nuk njeh rënie pasi konsulencat e saj janë shumë të frytshme për biznesmenët e Tiranës.

    Për vitin 2021 kompania faturon 13.800.000 lekë dhe fitim 7.800.000 lekë, firmos sërish Ajola Xoxa.

    Në qershor të vitit 2023 Ajola Xoxa riemërohet Administratore dhe për 5 vite të tjera.

    Për vitin 2022 kompania faturon sërisht 13.900.000 lekë dhe fitim 6.800.000 lekë.

    Për vitin 2023 kompania nuk ka deklaruar faturimin por fitimi është 8.900.000 lekë.

    Shihet qartë se Ajola Xoxa tregohet shumë e kujdesshme në faturimin e saj për të mos kaluar nivelin e 14.000.000 lekëve duke mos paguar asnjë cent takes për fitimet e majme të gjeneruara nga ky biznes.

    Nga kjo kompani Ajola Xoxa ka gjeneruar fitim mbi 36.000.000 lekë ose 360.000 euro pa përfshirë këtu pagën e majme mujore që i jep vetes.

    Në kompaninë Partners Law janë të punësuar dhe tre shtetas të tjerë:

    Fjoralba Zeko me profesion juriste;

    Xhoi Skënderasi Avokat;

    Adela Kondakçiu si ekonomiste, kjo shtetase është e punësuar dhe pranë kompanisë, ANK ARCHITECTURE ( në pronësi të Albana Koçollari motra e një Drejtoreshe të rëndesishme në Bashkinë e Tiranës, si dhe vajza e Irakli Koçollarit, ekspert i përdorur për Reformën në Drejtësi.

    Ajola Xoxa dhe nëna ë saj Valbona Xoxa (Simixhiu) në vitin 2019 përfitojnë nga trashëgimia aksionet e shoqërisë BOTIMET ENCIKLOPEDIKE sh.a.

    Nga analizimi i të dhënave në QKB për këtë shoqëri konstatojmë se nga viti 96 deri në vitin 2019 janë vetëm 3 depozitime aktesh që lidhen me privatizimin.

    Çuditërisht vetëm disa ditë përpara se të humbte jetën nga një sëmundje e rëndë Arben Xoxa, depozitohen akte të reja.

    Në 11 janar të vitit 2019 mblidhet Këshilli i Administrimit të shoqërisë me anëtar shtetasit, Arben Xoxa, Erald Simixhiu (daja i Ajolës) dhe Valter Gjoni. Funksionin e sekretarit e mban shtetasja Xhoi Skënderasi punonjëse e Ajola Xoxës. Në këtë mbledhje vendoset që të riemërohet Arben Xoxa si administrator.

    3 ditë më parë se të mblidhej Këshilli i Administrimit do të mblidhej Asambleja e Aksionerëve të pranishëm vetëm shtetasit Arben Xoxa (77.133%) dhe Genc Simixhiu (1.083%) dhe shtetasja Xhoi Skënderasi.

    Kjo asamble vendos të miratojë Statutin e ri të kompanisë dhe të emërojë Anëtarët e Këshillit të Administrimit.

    Sipas dokumentacionit fjalën në këtë mbledhje e merr shtetasi Arben Xoxa i cili deklaron se po behen ndryshimet në satut në përputhje me ligjin “Për Shoqërit tregtare” dhe se kapitali themeltar i kompanisë ku përfshihet dhe Trualli + Godinë do të vlerësohen më çmimin e tregut në një moment të dytë prandaj për efekt PËRSHPEJTIMI do të jënë në vlerën e vitit 1996, 6.000.000 lekë.

    Pra thënë më qartë kompania që nga viti 1996 që u bë privatizimi e deri në shkurt të vitit 2019 nuk kishte depozituar KURRË dokumentacion dhe që prej vitit 2008 kur u bën ndryshimet ligjore nuk i kishte përmbushur këto detyrime.

    Kjo shoqëri nuk ka depozituar kurrë bilance dhe nuk dihet nese ka gjeneruar të ardhura ndër vite.

    Në 18 mars të vitit 2019, pas ndërrimit jetë të shtetasit Arben Xoxa mblidhet Këshilli i Administrimit dhe emëron si administrator Ajola Xoxa.

    Aksionere tashmë do të jenë Valbona Xoxa (38.57 %) dhe Ajola Xoxa (38.56%).

    Në maj të vitit 2019 Ajola Xoxe blen 1.45% aksione të shtetasit Spiro Kote, çmimi i blerjes 140.000 lekë.

    Në shtator të vitit 2020 Xoxa blen edhe 0.15 % të aksioneve të shtetasit Engjëll Liçaj në vlerën 1.000 euro.

    Në 28 dhjetor të vitit 2020 mblidhet asambleja e shoqërisë përfaqësuar nga Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa e pranishme si sekretare shtetasja Xhoi Skënderasi.

    Rendi i Ditës:

    1- Zmadhimi I kapitalit

    2- Rizgjedhja e anetarëve të Këshillit të Administrimit

    3- Rivlersimi I pronave të shoqërisë

    4- Miratimi i Bilancit për vitin 2019

    5- Miratimi i raportit të ekspertit për vlerësimin e pronave

    Gjatë fjalës së saj Valbona Xoxa sqaron se shoqëria disponon disa prona të cilat nuk janë rivlersuar që nga viti 1996 dhe tani është në fuqi ligji për rivlersimin e pronave me tatim 5% dhe jo 15%. Kryetarja rikujton se nuk është bërë asnjë rritje kapitali që nga viti 1996, si pasojë e rivlersimit të pronave proces për të cilin nevojitet investimi i një shume të madhe parash kërkon rritjen e kapitalit me 16.000.000 lekë.

    Asambleja vendos të miratojë rritjen e kapitalit dhe tu jap 20 ditë kohë aksionerëve që të paguajnë vlerën e parave për të ruajtur të njëjtën % të aksioneve më pas e drejta u kalon aksionerëve të tjerë.

    Në të njëjtën mbledhje Kryetarja propozon emrat e Greta Domi, Erald Simixhiu dhe Xhoi Skënderasi si anëtar të Këshillit Drejtues.

    Siç tek Partner Law, edhe te kjo kompani, Ajola Xoxe përdor të njëjtën skemë, duke i kaluar aksionet të besuarës së saj Greta Domi, si veprim për ta shmangur nga konflikti i interesit me bashkëshortin e saj kryebashkiak.

    Këtu dyshimet janë dhe më të mëdha pasi dokumentet e dorëzuara janë Vendimi i Asamblesë i qershor 2019 dhe Akt Marrëveshje mes Xoxës dhe Domit e prillit 2019.

    Të gjitha këto u depozituan në mars të vitit 2021 dhe pse në Vendimet e mëparshme pjesmarrëse në mbledhjet e Asionerëve nuk ishte Greta Domi por vetë Ajola Xoxa.

    Ajola Xoxa vazhdimisht dhe në këtë kompani ka mbajtur dhe detyrën e Administratorit.

    Në qershor të vitit 2021 mblidhet Asambleja e Aksionerëve me pjesmarrës Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në dokument në asnjë moment nuk citohet se zonja Xoxa përfaqësohet nga Greta Domi por ka qënë vëtë e pranishme dhe pse nuk lejohet sipas Akt Marrëveshjes të firmosur nga vetë ajo.

    Ajola Xoxa deklaron në nëntor të vitit 2021 se i vetmi aksioner i paraqitur për të blerë aksione ishte Valbona Xoxa e cila ka blerë 6171 aksione të reja në vlerën rreth 6.000.000 lekë e tashmë kapitali i ri i kompanisë do të jetë 12.000.000 lekë.

    Nga kjo rritje e kapitali behet dhe rivlersimi i aksioneve dhe tashme Valbona dhe Ajola Xoxa do të zotërojnë 89.51% të aksioneve nga 78.7% që zotëronin nga trashëgimia dhe blerja.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,287
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

    SPAK: Të afërmit e Veliajt përfitime të paligjshme nga njerëz me interesa në Bashki

    17:40 16/12/24 Koha e leximit: 9 min

    Emri:  640-0-1734004023xveliaj-abule-108-640x375.png

Shikime: 28

Madhësia:  305.2 KB

    Kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokitën në shtëpinë e Erjon Veliajt tek Kodra e Diellit mëngjesin e të premtes së 6 Dhjetorit ata mbanin në duar vendimin e gjykatës që u jepte të drejtën e një kontrolli të shtëpisë dhe sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.

    Meqënëse në atë mëngjes, Xoxa rastisi vetëm në shtëpi, ajo i la në pritje disa orë deri sa aty mbërriti avokati i saj që mbikqyri veprimet e tyre në banesë. Erjon Veliaj, atë ditë ndodhej në Hamburg për një takim dhe u kthye në orët e pasdites.

    Pasi mbaruan kontrollet në shtëpinë e çiftit Veliaj-Xoxe, agjentët e BKH-së kontrolluan edhe ambjentet e galerive dhe të studios ligjore që administron Ajola Xoxa, kompaninë e të vëllait të Veliajt, Arbërit, vilat në pronësi të tij në Qerret dhe disa kompani të tjera.

    Pak ditë më vonë, kur Veliaj komentoi veprimet e agjentëve të BKH-së dhe sekuestrimin e celularit të të shoqes nga ata që i quajti “trokitës”, ai tha se agjentët e BKH kishin kryer kontrolle pa pasur një vendim gjykatë.

    “Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve” shkruajti Veliaj.

    Në fakt, Lapsi.al ka lexuar të plotë vendimin e gjykatës, që e publikon sot me disa rezerva për të dhënat personale të personave të përfshirë. Vendimi tregon se si u bind gjyqtarja Atalanta Zeqiraj nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, që BKH duhej të kryente kontrollin e shtëpisë së Veliajt dhe në disa ambjente të tjera për plotësimin e hetimeve.

    Prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado pretendojnë se Veliaj dhe të afërmit e tij kanë përfituar para nëpërmjet kompanive të Elman Abules, një personazh që deri më sot ka qëndruar në hije, megjithë problemet që ka pasur me drejtësinë.

    Prokuroria e ka akuzuar Elman Abulen se ka ngritur një skeme të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin.

    Lajmi bëri bujë disa muaj më parë, pasi prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

    Në dosjen e 50 milion eurove, prokurorët e përshkruajnë Elman Abulen si një personazh që i ka njohur herët problemet me drejtësinë në Belgjikë.

    “Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligishme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin (alias Eldi Dizdari). Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukseli/Belgjike, rezulton se shtetasi Elman Abule është i njohur në Belgjikë për “Organizatë Kriminale”, “Vjedhe në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, fakte të ndodhura ne vitet 2004-2005.

    Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Dretoria e Interpolit nr. 4783/8 prot., datë 12.09.2023
    është informuar se shtetasi Elman Abule është dënuar më datë 17.01.2007, nga Gjykata e Antëerp, me 30 muaj burg për veprën penale, vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u denuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për krijim bande” thuhet në dosjen e prokurorisë që ka hetuar Elman Abulen, Kristian Boçin dhe të afërmit e tyre.

    SPAK i ka shkuar më tej skemave të pastrimit të parave, pasi gjatë hetimit është zbuluar lidhja me familjarë të afërt të Erjon Veliajt, që dyshohet se përfituan shuma parash në mënyrë të paligjshme.

    Më poshtë është paragrafi që sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado implikon Veliajn dhe të afërmit e tij në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi Elman Abule.

    “anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

    Në vendimin e gjykatës, gjyqtarja Atalanta Zeqiri është bindur nga kërkesa e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado që të kryhen kontrolle në shtëpinë e Veliajt, por edhe në zyrat dhe ambjentet e kompanive që administrohen nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e tij.

    Një burim tha për Lapsi.al se pjesë e provave janë edhe bisedat e gjetura në telefonin e sekuestruar të një prej të hetuarve në dosjen e pastrimit të parave të Elman Abule dhe Kristian Boçi, por këto janë në të dhënat shkresore që shoqërojnë vendimin e gjykatës dhe me të cilat gjyqtarja Atalanta Zeqiri thotë se është bindur për të firmosur vendimin e kontrollit.

    VENDIMI I PLOTË I GJYKATëS

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup
    gjykues të përbërë nga:

    GJYQTARE – ATALANTA ZEQIRAJ

    Sot më datë 05.12.2024, mori në shqyrtim në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve dhe të sekretares giyqësore kërkesën penale nr.698 regj themeltar që i përket:
    Kërkues: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,
    përfaqësuar nga prokurorët z. Altin Dumani dhe z. Ols Dado.

    Objekti: Kontroll personal/i vendeve dhe banesave.

    Baza ligjore: Nenet 202, 202/a, 203, 204, 205, 206, 207, 298 të Kodit te Procedures Penale.

    Gjykata, në zbatim të nenit 202/a parag.3 të K.Pr. Penale pasi mori në shqyrtim në
    Dhomë Këshillimi kërkesën penale, si shqyrtoi aktet dhe çështjen në tërësi,

    Vëren se:

    I. Rrethanat e faktit

    1 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale e cila ka marre nr. 698 regj themeltar.

    2 Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal ka regjistruar procedimin penal nr.27/të vitit 2024. Ky procedim penal është regjistruar lidhur me veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Në funksion të hetimit, nga ana e Prokurorisë sẽ Posaçme janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Në përmbledhje të veprimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit paraprak, konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë. Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme.

    3. Në dinamikën e hetimit, më datë 05.12.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar me kërkesë gjykatës nëpërmjet së cilës ka kërkuar:

    > Lejimin e kontrollit personal të shtetasve:

    i. Ajola Xoxa, dtln. X.XX.19XX, nr. personal: XXXXXXXT;
    ii. Arbër Veliaj, dtin. 2X.X2.1XXX, nr. personal: XXXXXXD;
    iii. Elman Abule, dtin. XX.X.XXXX, nr. personal: XXXXXXXE;
    iv. Marisa Nito, dtin. XX.0X.XXXX, nr. personal:XXXXXXX;
    v. Adela Kondakciu, dtin.XX.XX.1XXX, nr. personal: 1XXXXXXX;
    vi. Driant Zeneli, dtin. XX.XX.1XXXX, nr. personal: XXXXXXXXQ;

     Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshire prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparate celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj);

     Lejimin e kontrollit të vendeve/zyrave të shoqërive dhe OJF-ve:

    i. PARTNERS LAë SHPK, NIPT: XXXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga “Ibrahim Rrugova”, SkyTower-Kati 10/4.-Tirane, me administrator Ajola
Хоха.

    ii. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3 XXXXX, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
    .**Ibrahim Rrugova”, SkyTower-Kati 10/1, me administrator Daniela Vuksani.

    ili. Nan Gallery SHPK, NIPT: M3XXXXXX, adresa nr. 2: Ndërtesa me adresë te rruga
    “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tirane, pasuria nr. 3/546, ZK nr. 8270, Zona e Ish-Blokut, Tirane.

    iv. OJF “Qendra Harabel”, NIPT XXXXXXA, Adresa: Njësia Bashkia Nr. 5, Rruga:
    Brigada 8, Hyrja 1, Apartmenti 32-Tirane, me administrator Driant Zeneli;

    v. Ava Studio SHPK, NIPT: XXXXXX0, Adresa: Njesia Bashkia Nr. 5, Rruga:
Brigada 8, Ndërtesa nr. 19. Hyrja 5, Kati 10 Apartamenti 32-Tirane, me administrator Valbona Xoxa. (Qendra Harabel dhe Ava Studio kanë të njëjten adresë pasi janë në 
të njëjtin numër pasurie 2/461+1-32).

    vi. Gogel SHPK, NIPT: K91XXXXXU, Adresa: Rruga “Pjeter Bogdani”, Ndërtesa Rainboë Center, kati 2, Njesia Bashkiake Nr.5, Tirane, me administrator Riana Muçobega;

    vii. Rametal SHPK, NIPT LXXXXXC, Adresa: Durrës- Xhafzotaj XHAFZOTAJ
    Autostrada Durrës-Tirane, Km 5, në Vrinë, me administrator Alman Abule;

    viii. Adela Kondakçiu PF, NIPT XXXXXX, Adresa: Rruga Sami Frashëri, Ndërtesa
    Nr. 11. H.28. Ap.6. Njësia bashkia Nr. 5.

     Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj);

    > Lejimin e kontrollit te banesave:

    i. Apartment (duplex), në pronësi të Arbër Veliaj, i përbërë nga apartmentet/pasurite:
Nr. i Pasurise 118/81/Nd5+1-1, Volumi 65, Faqe 24, Lloji i Pasurisë Apartament, Sip. 56.3 M2, Vendodhja Selite, (rezidenca Kodra e Diellit) Pronari Arbër Veliaj.

    Nr. i Pasurisë 118/81/Nd5+1-2, Volumi 65, Faqe 24, Lloji i Pasurise Apartment, Sip. 56 M2, Vendodhja Selite, (rezidenca Kodra e Diellit) Pronari Arber Veliaj.

    ii. Pasuria Nr. 1/650, volum 29, faqe 166, ZK 3101, ndodhur ne Zonën e Stimuluar “Ardian Carçani”, Qerret, Iloji “truall”, sipërfaqia totale 446.6 m2 (nga të cilat truall 446.6 m2; Ndërtesë 80.42 m2), referuar ndryshe si Vila nr. 5, në pronësi të Arbër Veliaj;

    Pasuria Nr: 1/647, Vol 29, Faqe 103, K. 3101, ndodhur në Zonen e Stimuluar
    “Ardian’ Carçani”, Qerret, Iloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, vilë, me
    sipërfaqe të bazës se njësisë 82 m2, në pronësi të AGIKONS SiPK , (këto dy vila janë
    kufitare (Pasuria 1/650 ndodhet në kufi, ana jugore e pasurisë 1/647).

    > Kontrolli të bëhet me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj).

    II. Vlerësimi i gjykatës

    4. Neni 202 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “1. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale te veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale giykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose i banesës. 2. Gjykata që ka nxjerrë vendimin mund të veprojë vetë ose të urdhërojë që veprimi të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore, të caktuar në vendimin e kontrollit…”. Neni 202/a i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “1…. 3. Gjykata merr vendim të arsyetuar në dhomë këshillimi, brenda 24 orëve nga kërkesa e prokurorit. Kundër vendimit që refuzon kërkesën për kontroll mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit brenda 24 orëve. …”.

    5. Në analizë edhe te akteve shkresore të vëna në dispozicion të gjykatës, të analizuara në unitet me njëri-tjetrën, giykata çmon se në rastin objekt gjykimi ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se janë konsumuar elementët e veprës penale për të cilën është regjistruar procedimi penal nr.27/2024.
    Referuar akteve të paraqitura për gjykim si dhe dinamikës së procedimit penal nr.27/2024, vlerësohet se kontrollet e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme janë të nevojshme, pasi dyshohet se munden të gjenden sende të cilat i përkasin veprës penale apo nga të cilët mund të merren të dhëna me rëndësi dhe që janë të domosdoshme për vërtetimin e akuzës në hetim. Qëllimi i tyre lidhet me gjetjen dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale apo kanë gjurmë të veprave penale, duke përfshirë prova dokumentare, elektronike, të tilla si pajisje elektronike aparat celular, pajisje kompjuterike (laptop apo desktop) si dhe sende të tjera të cilat vërtetohen se i shërbejnë qëillimit të hetimit.

    LAPSI

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2024, 11:09
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2024, 15:18
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-11-2023, 15:33
  4. Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2018, 20:54
  5. Rrembimi i Griselda Roshit zbulohet letra e Erion Veliajt per SHBA e BE
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •