Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    254

    Kur Shejtani del prapë nga Shishja……

    Historia e Shejtanit të mbyllur në shishe është një histori e treguar në përrallat e ballkanit por mund ë gjëndet tek Përrallat e vëllezërve Grim (D. L. Ashliman, "The Grimm Brothers' Children's and Household Tales"), tek ``1001 netet`` me Historinë e Aladinit, por dhë në disa përralla shqiptare.
    Dihet që Lucifer apo Shejtani kundërshtoi Zotin dhe ai e hodhi në Tokë pikërisht përshkak se kundërshtoi praninë e njeriut si një qënie që do të nderonte Zotin. duke qëndruar në tokë ai u bë simboli i mashtrimit , gënjeshtrës, përshkase humbi pasurinë nderimet, u bë mbreti i errësirës dhe përfaqësuesi i të keqës pikërisht sepse urrente njeriun e krijuar nga Zoti, njeri i cili do ti bënte karshillëk në nderi dhe adhurim.
    Sigurisht përrallat mbeten përralla por diçka mbetet e vertëtë sepse po ta vendosësh këtë histori në kohët tona mund të shohësh ngjashmëri të mëdha përsa i përket thelbit të Problemit.
    Alegoria në historinë e Shejtanit (apo Demonit) qëndron pikërisht në elementët e saj kur sipas historisë nga ballkani (apo më tepër shqiptare), tregohet për një grua të moshuar që mblidhte shishe qelqi dhe i varte në dritaret e shtëpive të saj, në libër thuhej në mënyrë specifike se shishet i bënin dritaret e saj të dukeshin si xhami me njolla, dhe një ditë ndërsa ecën në plazh duke mbledhur, ajo gjen një shishe blu të errët në rërë dhe e çon në shtëpi për t'u larë dhe varur, kur e hap, del një shpirt i keq, i cili përpiqet të ta tundojë që të heqë dorë nga shpirti i saj, ajo përfundimisht e mashtron për të provuar fuqinë e saj duke u kthyer në shishe, të cilën më pas e mbyll përsëri brënda.
    Sa për pjesën e dytë kur e mbyll përsëri kjo pjesë, akoma nuk ka mbrritur në historinë reale të Shqipërisë, por pjesa e parë -po.Analogjia dhe algoria ka të bëjë me non-grattën i cili ka po ato karakteristika të ngjashme dhe po një grua e vendsi në arrest shtëpie dhe po ajo grua e liroi nga arresti i shtëpisë, duke provokuar shqetësim dhe në një farë mënyre msvessim ndaj ligjeve të shtetit shqiptar. Kjo sepse dihet që non gratta ka mbi personin e ti shumë vepra që të thëna në mënyrë eufemike- nuk kanë qënë conform ligjit dhe ai duhet të mbante përgjegjësi për shkeljet ligjore, shkelje të cilat ligji shqiptar akoma nuk i ka vërtetuar, por akuzat e SHBA dhe shoqëria shqiptare i ka dënuar, dhe pret që edhe ligji të bëjë të njëjtën veprim.
    Nxjerrja nga arresti shtëpiak (shishja) e nongrattës do të thotë e përtkhyer në gjuhën e popullit- përsëri zullume dhe destabilitet politik i cili është i panevojshëm në këtë periudhë të një Shqipërie që është e stabilizuar por e dëmtuar mjaft nga të paprekshmit dhe emigracioni i shkaktuar pikërisht nga këta ish drejtues komunistë të kthyer në pseudo-antikomunistë duke zbatuar detyrat e lëna nga Shejtani i madh Ramiza Alia i cili vuri në zbatim nëpërmjet këtyre Projektin e Katovicës të dizenjuar nga Gorbaçovi: kalimi në kapitalizëm- bërja pronarë të ish nomeklaturës komuniste, emigrimi i popullatës- prishja e industrisë dhe të mirave materiale- krijimi i ligjeve të reja në dëm të shoqërisë duke favorizuar liberal demokracinë e degraduar, dhe ligjin e pabarartë ky shtetarët nuk dënohen.
    Dalja përsëri nga shishja, dhe paraqitja si çlirim nga `narko-rregjimi` në një kohë që ishte po ai që lejoi trafiqet përfshi dhe drogat,, si mundësi për ti dhënë Shqipërisë çlirim nga korrupsioni në një kohë kur vetë më djajtë e tjerë ishte i zhytur në korruspion, si mundësi për të çliruar shqiptarët nga A-SPAK-u që na qënka në shërbim të narko rregjimit, si mundësi që të kthejë Shqipërinë në kohën e Piramidave, anti-ligjit, të firmosjës së dhënies së detit fqinjëve, si mundësi për të censuruar kundërshtarët, rrezikon shoqërinë shqiptare të kthehet në kohën e kapedanëve të izoluar të Malësisë ku ligjin do ta bëjë Kanuni dhe jo Ligji, ku përsëri BE dhe SHBA do ta shohë Shqipërinë si një shtet pa të ardhme që duhet mbajtur zap me një trojkë të huaj, apo të ndahet me fqinjët.
    Në përfundim, dalja nga shishja e Shejtanit nuk ka asgjë positive, por Shqipëria rrezikon të destabilizohet në dobi të politikave fqinje, sepse dihet që shumica e demonëve që i kanë tundur shishen Shejtanit kanë të kaluar si ish bashkëpuntorë të sigurimit, apo spiunë apo janë shkelësa të ligjit, dhe janë të detyruar të rrinë pas tij si kllouni pas mbretit. Prania e vetëm 200 petritave në protestat e kohëve të fundit tregon që populli nuk e do, megjithë se është i pakënaqur nga korrupsioni në qeverisjen e maxhorancës por ka shpresuar gjithmonë që drejtësia e re me gjithë gabimet, të korrigjoje dhe të godasë ashtu si duhet të gjithë shlelësat e mëdhenj të ligjit shqiptar. Shpresojmë që gruaja që hapi shishen të përpiqet ta fusë përsëri në shishe këtë Shejtan shqiptar.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro2020 për postimin:

    ilia spiro (04-12-2024)

  3. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kur Shejtani del prapë nga Shishja……

    Citim Postuar më parë nga pirro2020 Lexo Postimin

    Pirro, do ta fute ne shishe populli me 2025
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    254

    Shejtani i Madh po vuan nga `Kompleksi i Zotit`

    Gabimet dhe Fajet e Opozitës më të madhe shqiptare, kryetar i së cilës është non gratta, janë po ato nga të cilat Akoma nuk i ka abandonuar, duke mbetur kështu një Opozitë destruktive, shpifëse, që vazhdon të ndotë vëndin, aq sa dikush që e sheh në mënyrë asnjëanëse mund të vërejë edhe nota anti-kombëtare në sjelljen e saj, sepse duke përdorur parrullën amorale si `Qëllimi justifikon mjetin`, po përdor kundër qeverisë në fuqi, të gjitha mjetet madje dhe ato antikombëtare si: `marëveshja e detit` që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, zgjedhja e z. Bejleri alias z. Qënaj si kandidat për Bashkinë e Himarës një person i dënuar që në 1994,sharjet dhe shpifjet e parreshtura për Kryeministrin e Vëndit nga vetë non-grata dhe nga lakejtë e tij, përpjekja për të përçarë marëdhëniet me Kosovën duke inkriminuar Kryeministrin e vëndit si bashkëpuntor me Vuçiçin, gjithashtu duke aktivizuar analistët me pagesë të tij ne tv-ra private, duke përdorur shpifjet për të krijuar triggerin e nevojshme për destabilizimin e vëndit, akuza dhe shpifje ndaj familjeve dhe familjarëve të Kryeministrit dhe të Kryetarit të SPAK-ut apo të kujtdo tjetër që kritikon veprimet e non grattës dhe këlyshëve tij, përdorimi i fajeve dhe gabimeve të vetë non-grattës dhe partisë së tij ndër vite - si vepra që i ka bërë dhe po i bën qeverisja e tanishme; përpjekja për të krijuar një klimë të zymtë në Shqipëri duke theksuar korrupsionin, drogën dhe duke shpikur neologjizma si `narkoshteti` për të ndotur shoqërinë shqiptare dhe vetë qeverisjen e vëndit dhe SPAK, të cilat pavarësisht gabimeve, e kanë rritur prestigjin e Shqipërisë si brënda ashtu dhe jadshtë vëndit (populli sheh edhe të mirat dhe të ligat), po vazhdon këto përpjekje për të justifikuar veten dhe për tu dukur para popullit si i pagabueshëm dhe si i diskriminuar.
    Shejtanllqet e tij kanë lidhje me një Sindrom mjekëosr që quhet `Kompleksi i Zotit`. Pra ky njeri nuk është brënda parametrave të normës. Përse? Sepse ky person non-gratta i ka bërë shumë dëm Shqipërisë, Popullit të tij gjatë gjithë kohës kur ka qënë në drejtim, por edhe në Opozitë, duke e hequr vehten si i diskriminuar kur humbet, sikur i kanë ngrënë hakun kur në fakt për çdo gjë faji është i tij, dhe i atyrë që e vëndosën në krye.
    Përse është faji i atyre që e vendosën në krye? Sepse Ramiz Alia pa tek ky njeri personin që do të zbatonte Katovicën pa problem, pa tek ky njeri një njeri që mund të komandohej lehtë (dhe këtu gaboi rëndë) sepse ishte një person që ishte bashkëpuntor i sigurimit të shtetit i cili po lunate me dy karrike (pra agjent i dyfishtë), sepse ishte karrierist, super-egoist, një snob perfekt. Ky person dëmtoi Shqipërinë së bashku me njerëz të ngjashëm si ai. Personaliteti i tij i ngjante Esad Pashe Toptanit- i zgjuar, inteligjent, karrierist, e mendonte vehten mbi te tjerët, narcissist, me kujteë të jashtzakonshme, por që inteligjencën e tij e përdori në mënurë negative ndaj popullit të tij. Dy fajet më të mëdha të non-grattës janë: e mësoi popullin që të mos ishte frikë nga ligji, dhe mësoi qeverisjet e tij të vidhnin e të korruptoheshin duke i lënë të tërë njerëzit nën të që të vidhnin e me këtë qëllim që të mos vihej re hajdutëria e tij. Çfarë është Sindromi e `Kompleksit të Zotit`? dhe përse non-gratta i ngjan Shejtanit të Madh apo Luciferrit i cili duke qënë arrogant dhe mëndjemadh, mendonte se ishte njëlloi si Zoti?
    Shejtani i madh mendon kështu, se duke qënë i pagabueshëm në veprimtarinë e tij dhe në zgjuarsinë e tij, edhe Zoti nuk ka asgjë më shumë se ai1?!
    Pasi doli nga shishja (arresti në shtëpi), Shejtani i madh mblodhi Demonët e vegjël për të konsoliduar Partinë e `Idealeve të Dhjetorit (?!)`, në mënyrë që të shkatërrojë ato që janë ndërtuar deri më sot ,ato që ka bërë maxhoranca e tanishme. Dihet që akuzat e Shejtanit janë po ato akuza që Maxhoranca ka akuzuar Shejtanin e Madh dhe Demonët e vegjël, sepse dihet që `mysybetet` që ka bërë Shejtani i madh kur u vishen të tjerëve dhe ata akuzohen për të njëjtat `mysybete`, shkaktojnë reaksion të madh në popullatë. Sidoqoftë përsëritja e përditshme e akuzave dhe ndotja dhe nxirja e vëndit më shpifje dhe poshtërsi që i ka bërë vetë Shejtani i madh ka dhënë një imunitet tek populli i cili tashmë nuk e beson më.
    Megjithëse një `Kompleks i Zotit` nuk është një sëmundje mendore e njohur zyrtarisht, ai mund të pasqyrojë aspekte të çrregullimit të personalitetit narcisist ose çrregullimit bipolar.
    Një kompleks i Zotit zakonisht lidhet me çrregullimin e personalitetit narcisist, por ai mund të jetë i pranishëm pa këtë çrregullim. Njerëzit me kompleks priren ta shohin veten më të mirë se ata rreth tyre dhe e shtojnë ndjeshëm rëndësinë e tyre. Një kompleks i Zotit, në vetvete, nuk është një diagnozë e shëndetit mendor, por shkakton ndjenjën e izolimit.
    Dikush me një `Kompleks Perëndie` mund të mos tregojë respekt për konventat dhe kërkesat e shoqërisë dhe mund të kërkojë konsideratë ose privilegje të veçanta. Kompleksi i Zotit nuk është një term klinik as çrregullim i diagnostikueshëm dhe nuk shfaqet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM).
    Steve Carleton drejtor klinik ekzekutiv në Gallus Detox Center, shpjegon se “një Kompleks i Zotit`, mund të shkaktohet gjithashtu nga përvojat e suksesit ose admirimit, të cilat rritin egon e një personi dhe i bëjnë ata të besojnë se janë superiorë. Shkaqe të tjera, vëren Carleton, përfshijnë "çrregullim të personalitetit narcisist, mungesë të inteligjencës emocionale apo edhe një sëmundje mendore si çrregullimi bipolar"
    (https://ëëë.veryëellmind.com/ëhat-is...omplex-7112056).
    Kur dikush ka një kompleks zot, sjellja e tij mund të jetë shkatërruese dhe e dëmshme për ata që e rrethojnë. Ata mund të jenë tepër kritikë ndaj të tjerëve ose të përpiqen të kontrollojnë situatat përmes manipulimit ose forcës.
    Jason Shiers, një trajner i çertifikuar i avancuar transformues dhe psikoterapist i analizës transaksionale, shpjegon se “një kompleks perëndish dallohet nga një kompleks superioriteti nga një ndjenjë më intensive dhe mashtruese e rëndësisë dhe pathyeshmërisë për veten. Ndërsa dikush me një kompleks superioriteti mund të besojë se është superior ndaj të tjerëve në disa mënyra, ata nuk janë domosdoshmërisht të bindur për talentet e tyre të ngjashme me perëndinë ose nuk kanë të drejtë për trajtim preferencial”.
    (https://ëëë.google.com/url?sa=t&rct=...h&opi=89978449).
    E parë në këtë këndvështrim, është e vërtetë që non-gratta nuk ka një patologji që përfshihet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM) por që duket si e tillë duke parë veprimet e përsëritura dhe demoniake të nongrattës. Është e vërtetë që nuk ka mjekim të mirëfilltë për njënarcisist, por reagimi i shoqërsië shqiptare ndaj tij është i qartë sepse sjellja e tij arrogante, shpifëse e sharëse, tendenca për të treguar se është i pagabueshëm megjithe akuzat e spak, tregon se ky individ nuk i shërben kauzës së Opozitës shqiptare dhe se veprimet e tij janë të tejkaluara dhe se Opozita e respektuar shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj me integritet, me përvojë, dhe të papërlyer nga korrupsioni dhe spiunllëqet. Shpresojmë që Shejtani i madh të futet përsëri në shishe dhe kjo mund të realizohet vetëm nga veprimet korrekte të SPAK-ut, po të atij SPAK-u të cilin non gratta e shan me aq zell, gjë që tregon se reagimi i non-grattës është jo-normal dhe plot urrejtje gjë që tregon gjithashtu se Kompleksi i Zotit përfaqëson totalisht sjelljen e tij a-nomrale.

Tema të Ngjashme

  1. Nga: Iblisi (shejtani) Për: Njëriun
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2009, 10:52
  2. Shejtani
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 05:18
  3. Pse thyhet shishja me uje kur ngrin?
    Nga skordiani në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-10-2008, 05:23
  4. Kujdes Nga Armiku Yt Shejtani
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2008, 22:58
  5. Shejtani
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •