Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore?

    Studimi i ri në 80-vjetorin e Çlirimit/ 7200 dëshmorë ranë në luftën me pushtuesin

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-29-at-14.05.17-768x1097.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  50.7 KB

    “Të rënët e Luftës së II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, është studimi i fundit i historianëve që vjen në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit e që hedh dritë mbi fakte të rëndësishme për luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

    Megjithëse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare bëjnë për 28 mijë viktima, ky studim i ri flet për të tjera shifra.

    Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.

    Rreth 30 mijë viktima numërohen në luftën e dytë botërore në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga ky studim.

    Kryeministri Edi Rama i cili ishte I pranishëm në këtë aktivitet tha se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur.

    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2024 më 18:18

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Çlirimi i Shqipërisë, a janë 28 mijë dëshmorë? Kasmi: Nuk ka asnjë bazë shifra! Çelo Hoxha: Statusi i të rënëve është ideologjik

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-28-at-21.33.23-1.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  40.4 KB

    Në emisionin “Open” në News24, është diskutuar mbi luftën çlirimtare të Shqipërisë, ndërsa më 29 nëntor 2024 shënohet 80 vjetori i çlirimit.

    Historiani Mareglen Kasmi tha se nuk ka asnjë bazë që kemi 28 mijë dëshmorë për çlirimin e Shqipërisë.

    “Është folur për 28 mijë të rënë, pastaj gradualisht u kalua duke thënë dëshmorë, pastaj u kalua në propagandën duke thënë 28 mijë m2 me 28 mijë dëshmorë. Por Enver Hoxha ka deklaruar për 28 mijë të rënë”, tha Kasmi.

    Ai tha se për dëshmorët u fol pas 1945 dhe vijon të flitet edhe sot. “Dëshmorë të Atdheut kemi edhe sot, ata që bien duke mbrojtur interesat e atdheut. Nga 1969 deri në 1980 patëm një periudhë që nuk u shpallën dëshmorë. Në vitet 1980 kemi sërisht rikthimin e konceptit, madje nga pushteti lokal, Komitetet Ekzekutive të kohës, kjo e drejtë iu rikthye Qeverisë qendrore”, tha Kasmi.

    VIDEO

    Ai tha se të rënët përfshihen gjithë viktimat e luftës, pra nga ai foshnja te ai luftëtari. “Të rënët është një koncept më i gjerë se sa dëshmorët”, tha Kasmi.

    Studiuesi Çelo Hoxha tha se viktimat e shkaktuara nga komunistët janë mbi 2200, ndërsa tha se një pjesë janë vrarë në luftime, të tjerë janë vrarë si pasojë e terrorit komunist. Hoxha tha se këta janë të vrarë nga komunistët, duke shtuar se statusi i dëshmorit në Shqipëri është ideologjik. “Statusi i dëshmorit është ngritur posaçërisht për komunistët që kanë qenë pjesë e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.

    Por Kasmi duke e kundërshtuar tha se të thuash se u vranë nga komunistët kur Lëvizja Nacional-Çlirimtare ishte 70 mijë burra e gra, por që nuk ishin të gjithë komunistë.

    “Këta nuk janë siç thua ti viktima, por kanë qenë bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve. U vranë në beteja me rrobat e italianëve apo gjermanëve, me armatime gjermane”, tha Kasmi.

    VIDEO

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Studimi i ri në 80-vjetorin e Çlirimit/ 7200 dëshmorë ranë në luftën me pushtuesin, mbi 2000 viktima nga ‘lufta civile’. Rama: Historinë e shkruan fitimtarët

    Emri:  ram.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  23.0 KB

    “Të gjithë të rënët e Luftës së Dytë Botërore” është studimi i parë i Akademisë së Studimeve Shqiptare që vjen në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

    Historianë dhe studiues hedhin hapin e parë të çeljes së dialogut dhe rishikimit të një periudhe të rëndësishme dhe shumë të diskutueshme të popullit shqiptar.

    Megjithëse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare bëjnë për 28 mijë viktima, ky botim i ri flet për të tjera shifra.

    Partizanë, ballistë dhe legalistë të rënë në luftë janë rreth 7200, ndërkohë që 2222 shqiptarë janë vrarë nga forcat komuniste në atë që quhet si lufta civile në vend.

    Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.

    Rreth 30 mijë viktima numërohen në luftën e dytë botërore në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga ky studim.

    Emri:  1-3.jpg

Shikime: 233

Madhësia:  37.1 KB

    Gjatë promovimit në COD, Kryeministria, u theksua rëndësia e këtij studimi me listat emërore të të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, i cili fakton se viktimat nuk ishin vetëm nga radhët e partizanëve dhe armiqve, dhe se antifashizmi ka qenë padyshim pluralist.

    Kryeministri Edi Rama tha se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur pasi historia pas luftës u shkrua nga regjimi diktatorial, të cilët i mëshuan me gjithë brutalitetin e vet shprehjes “Historinë e shkruajnë fitimtarët”.

    Studimi për kohën e luftës në Shqipëri vjen me kontributin e çmuar të studiuesve dhe profesorëve të njohur: Prof. Dr. Nevila Nika, kryetare ASSH-së; Prof. As. Dr. Hasan Bello; Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi; Dr. Çelo Hoxha; PhD Florian Çullhaj. Autorët risjellin ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një perspektive më të gjerë, duke integruar të gjitha të dhënat e disponueshme për të kuptuar më në thellësi këtë periudhë të trazuar.

    Përveçse një përpjekje për të rishikuar dhe rivlerësuar të dhënat historike të Shqipërisë, ky botim i ASSH-së, institucioni i krijuar në gjirin e Universitetit Europian të Tiranës, është edhe një ftesë për studiuesit, historianët dhe studentët e angazhuar, të mos i ndalin përpjekjet për të vendosur nën dritën e fakteve dhe të vërtetave të kaluarën tonë.

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-29-at-14.05.17-768x1097.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  50.7 KB

    Top Channel

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 04-12-2024 më 03:00
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Meqenese politika ka vendosur ta lere te hapur per gjykim kete pjese te historise dhe me te drejte, atehere gjithkush mund te prononcohet personalisht, sic edhe jam prononcuar me pare.
    Shume thjeshte dhe shkurt:
    Lufta e II Boterore:
    Fitimtaret: Blloku SHBA-BS-Angli.
    Ne Shqiperi: Fronti Antifashist Nacional Clirimtar, partizanet shqiptare, jane fitimtaret dhe heronjte e kesaj lufte deri ma date 29.11.1944

    Humbesit: Blloku Gjermani-Itali-Japoni.
    Ne Shqiperi: Kolaboracionistet, Ahmet Zogu (por te pakten ky ia mbathi edhe pse si hajdut vodhi thesarin e shtetit)
    Bejleret, cifligaret, agallaret, pseudo patriotet, nga shefqet verlaci deri tek asambleja e gestapos qe u qellua me top, ballistet, zogistet, e gjithe plehrat e historise, te cilet bashkepunuan me nazi-fashistet dhe kryen krime ndaj popullit. Ata 2222 (gjoja te rene)jane tradhetare qe e kane merituar plumbin ballit prej partizaneve shqiptare.
    Historia nuk shbehet dot se eshte shkruar me gjak, sado te perpiqen pinjollet e zogut, ballisteve, etj.
    Lavdi perjete partizaneve shqiptare!
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    ish-Partizaneve dhe trashegimtareve te tyre duhet t`i jepet rroga mujore e luftetarit sot per aq kohe sa ka luftuar. Minimumi 4000 euro ne muaj psh. x 6 muaj = 24, 000 euro
    sa marrin sot ushtaret ne frontin ruso-ukrahinas???
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Nisma më pëlqen dhe duhet përshëndetur dhe kemi nevojë për më shumë nisma e studime të tilla, që nuk prodhojnë "propagandë politike", por prodhojnë fakte historike. Dhe kur them fakte historike, nuk kam parasysh vetëm numrat, por listat e të rënëve, me emra e mbiemra. Në këtë mënyrë, të gjithë mësojmë të vërtetën historike, dhe bëjmë divorcin me propagandën ideologjike dhe politike të së shkuarës.

    Pozitiv është edhe fakti që shteti sponsorizoi punën e historianëve në këtë projekt, pa i diktuar atyre "vijën e Partisë", siç bënin qëmoti pushtetarët komunistë. Kjo krijon liri për profesionistët e historigrafisë shqiptare që të punojnë me pasion për të prodhuar një vepër që do t'i mbetet e rezistojë kohës dhe do të bëhet pjesë e pandarë e kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

    Ana tjetër pozitive e këtij projekti është se ndihmon më kurimin e çrregullimeve mendore mes shqiptarëve që jetuan nën vitet e komunizmit dhe iu nënshtruan një propagande dhe terrori psikologjik të papërballueshëm. Shqiptarët, ashtu si çdo popull, duhet të debatojnë për interpretimin e fakteve, por jo për vetë faktet. Dhe deri më sot nuk i kishim në dorë faktet në lidhje me numrin e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore. Tani i kemi në dorë faktet dhe kjo është një ndihmë e madhe në kthjellimin mendor të shqiptarëve, sidomos brezave të rinj, që nuk duhet të infektohen nga viruset e të kaluarës, pasi ata përbëjnë shpresën e një kombi.

    Urime të gjithë historianëve që ndihmuan në këtë projekt dhe presim të shohim studime të reja dinjitoze si ky në të ardhmen.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-12-2024 më 14:31

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,519
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Studimi i jep përgjigjen pyetjes 80 vjeçare: Sa shqiptarë humbën jetën në Luftën e Dytë Botëror

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nisma më pëlqen dhe duhet përshëndetur dhe kemi nevojë për më shumë nisma e studime të tilla, që nuk prodhojnë "propagandë politike", por prodhojnë fakte historike. Dhe kur them fakte historike, nuk kam parasysh vetëm numrat, por listat e të rënëve, me emra e mbiemra. Në këtë mënyrë, të gjithë mësojmë të vërtetën historike, dhe bëjmë divorcin me propagandën ideologjike dhe politike të së shkuarës.

    Pozitiv është edhe fakti që shteti sponsorizoi punën e historianëve në këtë projekt, pa i diktuar atyre "vijën e Partisë", siç bënin qëmoti pushtetarët komunistë. Kjo krijon liri për profesionistët e historigrafisë shqiptare që të punojnë me pasion për të prodhuar një vepër që do t'i mbetet e rezistojë kohës dhe do të bëhet pjesë e pandarë e kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

    Ana tjetër pozitive e këtij projekti është se ndihmon më kurimin e çrregullimeve mendore mes shqiptarëve që jetuan nën vitet e komunizmit dhe iu nënshtruan një propagande dhe terrori psikologjik të papërballueshëm. Shqiptarët, ashtu si çdo popull, duhet të debatojnë për interpretimin e fakteve, por jo për vetë faktet. Dhe deri më sot nuk i kishim në dorë faktet në lidhje me numrin e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore. Tani i kemi në dorë faktet dhe kjo është një ndihmë e madhe në kthjellimin mendor të shqiptarëve, sidomos brezave të rinj, që nuk duhet të infektohen nga viruset e të kaluarës, pasi ata përbëjnë shpresën e një kombi.

    Urime të gjithë historianëve që ndihmuan në këtë projekt dhe presim të shohim studime të reja dinjitoze si ky në të ardhmen.

    Albo
    Prof. Dr. Nevila Nika, kryetare ASSH-së; Prof. As. Dr. Hasan Bello; Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi; Dr. Çelo Hoxha; PhD Florian Çullhaj.

    Po mire ku eshte histroriani i shquar Pellumb Xhufi ketu???? Si ka mundesi te menjanohet nje historian klasi si Profesor Xhufi?? Jam kurioz, ky Florian Cullhaj nuk eshte as historian, me duket.
    Ky studim me duket nje fallsifikim i neveritshem i historise. Qenka kollaj kjo, merr nja dy historiane te djatthte dhe futi te bejne historine, dihet c`ka per te shkruar. Ndoshta pervec numrit te te vrareve, te gjitha te tjerat na shfaqin nje histori te ideologjizuar, sikur ta kete shkruar mitat frasheri, ose shefqet verlaci. Dhe Celo Hoxha e thote troc kete.
    Synohet ne menyre te paturpshme te hidhet balte mbi luften nacional clirimtare qe pervec nesh eshte pranuar edhe nga i gjithe blloku antifashist, Angli, SHBA, BS. Nxirrni fletushka sa te doni per keto, rrjedhimisht le te behet referendum popullor per kete ceshtje dhe kush te fitoje le ta shkruaje historine si di vete.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2022, 12:30
  2. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-12-2014, 17:39
  3. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-03-2013, 00:49
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 18:22
  5. Qendrimi i Shqiptareve ne Luften e Dyte Boterore
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 00:53

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •