Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,556

    Dalin EMRAT e politikanëve të fuqishëm që përdorën SKY ECC/ HOXHA nxjerr të vërtetat

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-12-2024 më 13:00
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të drogës

    Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin “Matrix”: Zbulohen mesazhet e krimit

    Emri:  matrix.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  32.5 KB

    Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme. Europol njoftoi përfundimin e operacionit më 3 dhjetor, duke zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.

    Ky është aplikacioni i pestë që zbulohet nga autoritetet pas platformave të tjera të njohura si Sky ECC, Encrochat, Exclu dhe Ghost. “Matrix” është një shërbim mesazhesh që kriminelët e përdorin për komunikim të koduar dhe siguri të lartë. Hetimet filluan pas zbulimit të platformës në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

    Autoritetet kanë monitoruar aktivitetin në këtë shërbim për tre muaj duke përdorur teknologji të avancuar. Gjatë hetimeve, janë përgjuar dhe deshifruar mesazhe që lidhen me krime të rënda, si trafiku i drogës, armëve dhe pastrimi i parave. Gjatë operacionit të koordinuar, janë realizuar arrestime dhe kontrolle shtëpish në disa shtete, përfshirë Francën, Spanjën dhe Lituaninë.

    Aplikacioni “Matrix” kishte një infrastrukturë teknologjike shumë më komplekse se platforma të tjera të mëparshme dhe përdoruesit mund të bashkoheshin vetëm me ftesa. Pjesë e këtij operacioni ishin autoritetet holandeze dhe franceze, të cilat, përmes një bashkëpunimi të ngushtë, mundën të shkëmbenin informacion dhe prova për të goditur këtë rrjet kriminal.

    Ky operacion është një tjetër hap përpara në luftën kundër krimit të organizuar, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjisë moderne për të goditur përdorimin e aplikacioneve të koduara nga kriminelët.


    Euronews
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Bien “kokat e drogës” në Belgjikë: Mbi 100 të dënuar nga maksiprocesi i Sky Ecc

    Emri:  sky-ecc.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  17.1 KB

    Mbi 100 persona u dënuan në procesin më të madh gjyqësor kundër drogës në Belgjikë, që u arrit përmes zbardhjes së komunikimeve të trafikantëve në aplikacionin Sky ECC.

    Autoritetet hetimore deshifruan miliona mesazhe në një operacion 2-vjeçar, që hodhi dritë për herë të parë në aspektin e brendshëm të organizatave kriminale.

    Të paktën 129 të pandehur, mes të cilëve shqiptarë, belgë, kolumbianë, algjerianë dhe francezë, ishin pjesë e bandave të ndryshme që së bashku formonin një ndër rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës dhe kanabisit.

    “Këto janë dënime të rënda. Autoritetet donin të jepnin një shembull dhe kjo duket qartë. Çështja është nëse kjo do të sjellë ndonjë ndryshim. Personalisht nuk mendoj se mund të themi se problemi i kokainës në Antverp, Bruksel, apo kudo tjetër është zgjidhur”, deklaron Kris Luyckx, avokati mbrojtës.

    Dënimet e dhëna nga trupa gjykuese varionin. Më të rëndat ishin ato për krerët e organizatës, që arrinin deri në 17 vjet burg.

    Një prej liderëve, shtetasi shqiptar Eridan M.G., 51 vjeç, u dënua me 14 vjet burg dhe 20 milionë euro pasuri iu sekuestrua. Avokati i tij i kërkoi gjykatës që të tregohej më e butë, pasi ai kishte bashkëpunuar me drejtësinë.

    Krahas trafikut të drogës, të pandehurit u dënuan edhe për përfshirje në akte dhune, pastrim parash, gjobëvënie dhe pengmarrje. Një zëdhënës i gjykatës ku u zhvillua procesi tha se organizata përbënte rrezik për shoqërinë.

    Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Thyerja e “Matrix”, çfarë deklaronte Dumani në 2022: Suela Çela më shkroi dhe…

    Emri:  Matrix-Dumani.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  26.8 KB

    Një operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur gjerësisht nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.

    Aplikacioni Matrix ishte një nga më komleksët në treg me një siguri të lartë të mesazheve që shkëmbëheshin. Por pas 8 viteve operimi në treg, Europol njoftoi këtë të martë se aplikacioni është thyer dhe janë marrë rreth 2.3 mln mesazhe që janë shkëmbyer mes 8 mijë pëdoruesve, në 33 gjuhë.

    Por Matrix nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se ishte kontaktuar në këtë aplikacion nga Suel Çela, i cili i dha kontaktin e një mikut të vet që kërkonte vrasjen e pronarit të shkollës Wilson në Tiranë.

    Në dëshminë e tij Dumani trgon si aplikacioni përdorej gjerësisht për porositjen e vrasjeve me pagesë.

    ÇFARË DEKLARON DUMANI NË 2022

    “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Wilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku.

    Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës Wilson. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blinduar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te një qendër tregëtare të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i qendrës që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.

    Euronews

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Gjuha shqipe më e përdorura në SkyEcc dhe EncroChat! Shumë dosje po zbardhen nga SPAK, priten surpriza…

    Emri:  Capture-14.png

Shikime: 101

Madhësia:  220.7 KB

    SkyEcc dhe Encro janë dy aplikacionet e huaja ku gjuha shqipe mbetet më e përdoruara, ky është konkluzioni i shërbimeve të specializuara ndërkombëtare. Ndërkohë aktivitetet kriminale vazhdojnë në Dubai, në Ekuador, në Spanjë, në Belgjikë,…

    SPAK po zbardh gjuhen e koduar të bandave më të rrezikshme shqiptare nga këto aplikacione, ku priten surpriza. Grupet kriminale i kanë përdorur këto aplikacione nga viti 2018 deri nga fundi i vitit 2021. Ka vrasja, ka politikanë, media, biznesmenë, etj në kodet e mësipërme, por që specialistët vendas dhe të huaj po zbardhin ato që u kanë ardhur nga Franca dhe Belgjika në SkyEcc dhe EncroChat.

    Krimi i organizuar i ka përdorur këto aplikacione si të sigurta, por të gjithë kanë rënë në rrjetën e shërbimeve intelegjente perëndimore.

    Gjuha shqipe mbetet më e përdorura në SkyEcc dhe EncroChat!

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Thyhet MATRIX, Karamuço: Tjetër “tërmet”, do zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve



    Një ekip i përbashkët hetimor (JIT), që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, ka çmontuar një tjetër shërbim të sofistikuar mesazhesh të koduara, MATRIX.

    Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani, sipas Europolit.

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në Now me Erla Mëhillin, në Euronews Albania, për thyerjen e këtij rrjeti komunikimi ku deklaroi se pas daljes së të dhënave nga MATRIX do kemi një tjetër “tërmet” sepse sipas tij do të ketë informcione që do të trondisin shumë persona se do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin.

    “MATRIX do të rivelojë lidhjet më të fuqishme të vrasësve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar. Mendoj që nuk është vetëm grupi i Elbasanit që ka përdorur MATRIX por janë dhe grupe të tjera si ato të jugut në Fier dhe Vlorë”, tha Karamuço.

    “Ky do jetë një tjetër “tërmet” por në nivele dhe për informacione që do të trondisin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin” e mbylli fjalën e tij eksperti kriminalistik Ervin Karamuço.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Karamuço: MATRIX përdorej shumë nga vrasësit me pagesë, përfshirë dhe shqiptarë



    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, në Euronews Albania, për thyerjen e rrjetit të komunikimit MATRIX.

    Ai tha se MATRIX ishte një shërbim i krijuar nga personazhe të krimit dhe për herë të parë u zbulua nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen me snajper të një gazetari holandez në vitin 2021.

    Karamuço tha se janë gjetur 2.3 milionë mesazhe dhe servera dhe dihet se në 33 gjuhë të deshifruara gjatë hetimit konfirmohet se është përdorur dhe nga grupet kriminale shqiptare kryesisht nga vrasës me pagesë që e kanë deklaruar vetë, jo vetëm në SPAK por edhe në prokuroritë e tjera.

    “Vrasësit me pagesë e përdornin shumë sepse aty bisedonin të gjitha teknikalitetet, se si duhej të bëhej ekzekutimi, mënyrat e vrasjes, pikat e takimit dhe çdo element dhe detaj mbi porosinë e vrasjes”, tha Karamuço.

    “Sigurisht do të duhet kohë që të ndahen folderat për shtetet përkatëse. Nga thyerja e MATRIX do të zbulohen mesazhe që lidhen me krime të rënda, si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave”. Thyerja e MATRIX do të shkaktojë një tjetër tërmet sepse do të ketë informcione që do të trondisin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, tha Karamuço.

    Karamuço tha se shërbimi në MATRIX blihej me kriptomonedha për shkak se kështu nuk identifikohej përdoruesi.

    Kujtojmë këtu se një ekip i përbashkët hetimor (JIT), që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, ka çmontuar një tjetër shërbim të sofistikuar mesazhesh të koduara, MATRIX. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e mundshme të kriminelëve, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani, sipas Europolit.

    Euronews

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Europol: Matrix i krijuar nga kriminelët për kriminelët

    Emri:  Screenshot 2024-12-04 at 4.41.20 PM.jpg

Shikime: 94

Madhësia:  28.2 KB

    ipas Europol autoritetet evropiane hoqën një tjetër aplikacion të sofistikuar të enkriptuar të mesazheve që ishte një qendër për kriminelët. Autoritetet kanë arritur të zbërthejnë aplikacionin e mesazheve të quajtur Matrix, duke e përshkruar atë si një shërbim të krijuar nga kriminelët për kriminelët. Gjithashtu Europol tha në një deklaratë se Matrix ishte një shërbim i sofistikuar i mesazheve të koduara që autoritetet holandeze zbuluan në telefonin e një krimineli që vrau një gazetar holandez në vitin 2021.

    Po ashtu ai ishte i aksesueshëm me ftesë vetëm me 40 serverë në shumë vende. Një abonim gjashtëmujor, që kushtonte nga 1,300 deri në 1,600 euro, u jepte përdoruesve akses në video-telefonatat, gjurmimin e transaksioneve dhe përdorimin anonim të internetit. Autoritetet përgjuan dhe monitoruan shërbimin e mesazheve për tre muaj, duke deshifruar mbi 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë.

    “Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave”, tha Europol.

    Operacioni përfshinte autoritete nga Holanda, Franca, Lituania, Italia dhe Spanja. Autoritetet sekuestruan 145,000 euro para në dorë dhe gjysmë milioni euro në kriptovaluta, tha policia holandeze. Sipas Vlerësimit të Kërcënimit të Kërcënimeve të Organizuara në Internet (IOCTA) të Europol-it, kriminelët po përdorin të dyja shërbimet e mesazheve “legjitime” duke përdorur enkriptim nga fundi në fund, si dhe forume dhe tregje të krimit kibernetik. Lëvizja për të hequr Matrix vjen pas çmontimit të shërbimeve të ngjashme si Ghost, Exclu dhe EncroChat vitet e fundit.

    “Kriminelët përdorin një numër më të madh ofruesish më të vegjël shërbimesh dhe përdorin teknologji më komplekse. Kriminelët e rëndë besojnë gabimisht se mund të veprojnë ende në fshehtësi”, tha policia holandeze.

    Operacioni ndërkufitar përfshiu veprime në katër vende. Arrestimet kanë ndodhur në Francë dhe Spanjë. Shtëpitë u kontrolluan në Lituani dhe serverët kryesorë u hoqën në Francë dhe Gjermani.

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Aplikacioni i kriminelëve, ish-prokurori: Një pjesë e përgjimeve, dokumente me vlerë



    Rrjetet kriminale nuk janë mjaftuar vetëm me “SkyEcc” dhe “EncroChat”.

    Aplikacioni më i ri, “Matrix” i përdorur nga kriminelët për të kryer porosi, si vrasje, trafikun e drogës, të armëve dhe pastrimin e parave.

    Europol konfirmoi se janë zbuluar më shumë se 2.3 milionë mesazhe të deshifruara në 33 gjuhë.

    Ish-prokurori, Bledar Bejko pohon se komunikimet në aplikacionin Matrix janë prova të vlefshme për hetimin pavarësisht se janë trajtuar në këndvështrime të ndryshme sa i përket ligjshmërisë së tyre.

    “Një pjesë duan ta trajtojnë si përgjim, një pjesë po e trajtojnë si dokument, ku në rastin e parë përgjimi është një mjet për kërkimin e provës, ndërsa dokumenti është provë në vetvete. Janë gjetur këto telefona, është konstatuar që janë telefona që përdoren kryesisht nga individë të cilët i përdorin për vepra penale të rënda dhe në funksion të hetimit është vendosur ky përgjim. Bazuar në marrëveshje, konventa, raporte të Eurojust është i ligjshëm. Gjykata Kushtetues nuk mund ta quaj të pavlefshëm pasi informacioni i marrë është harmonizuar dhe ka dalë i vërtet me provat e tjera”, thotë Bejko.

    Eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj shpjegon për Euronews Albania të veçantat e këtij aplikacioni që e bëjnë të ndryshëm nga platformat e tjera.

    “Është një aplikacion i ndërtuar dhe i zhvilluar nga grupet kriminal, nuk është një aplikacion me përdorim të gjerë. Na të dhënat që janë deri më tani janë rreth 8000 përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni ka funksionuar me ftesë nga brenda ose nga zhvilluesit e aplikacionit. Pagesa e pajisjes, nga 1360-1700 dollarë shkonin këto pajisje”, tregon Liçaj.

    Shqipja ishte një ndër gjuhët më të përdorura në këtë aplikacion.

    Zbërthimi i tij shumë shpejt pritet të çojë në zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në Shqipëri, si dhe zbulimin e fatit të personave në kërkim, mes tyre Ervis Martinaj.

    Euronews

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pas Sky dhe Enchro, Europol thyen aplikacionin "Matrix". Bien në rrjetë kokat e trafikut të dro

    Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese

    Komunikimet e aplikacionit Sky ECC i kanë dhënë Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri një avantazh në goditjen e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën dhe biznesin, por përdorimi i tyre si prova po sfidohet së fundmi në Gjykatën Kushtetuese.

    Nga Klodiana Lala

    Emri:  hqdefault.jpg

Shikime: 89

Madhësia:  11.9 KB

    Në Shqipëri, lufta kundër krimit të organizuar është transformuar nga një teknologji që më parë përdorej nga grupet kriminale për të komunikuar në fshehtësi. Sky ECC, një aplikacion i koduar që reklamonte privatësi absolute, është kthyer gjatë viteve të fundit në armën kryesore të Prokurorisë së Posaçme, duke zbuluar mijëra biseda që lidhin kriminelë, politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri.

    Falë zbërthimit të sistemit Sky ECC, SPAK ka goditur të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda të viteve të fundit.

    Këto komunikime konsiderohen gjithashtu nga prokurorët si një avantazh për të kuptuar më gjerësisht shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar dhe depërtimin e tij në administratën publike dhe agjencitë ligjzbatuese.

    “Sky na ka ndihmuar të kuptojmë shtrirjen e krimit të organizuar shqiptar, që përfshin Shqipërinë, Evropën, por edhe Amerikën Latine, Qendrore dhe Jugore. Na ka ndihmuar të kuptojmë nivelin e organizimit, fuqinë financiare që kanë grupet kriminale,” thotë prokurori i SPAK, Klodian Braho.

    “Gjithashtu, na ka ndihmuar të kuptojmë edhe depërtimin e tyre në administratën publike, policinë, prokurorinë, si dhe në organet gjyqësore,” shtoi ai.

    Sky ECC është një aplikacion i zhvilluar nga kompania kanadeze Sky Global. Ky aplikacion ofronte kriptim të avancuar dhe përdorej gjerësisht nga organizata kriminale për aktivitete të paligjshme, si trafiku i drogës apo i armëve.

    Megjithatë, në mars të vitit 2021, autoritetet franceze, belge dhe holandeze arritën t’i deshifronin komunikimet. Prokurori Braho thotë se mes përdoruesve të Sky ECC ishin me mijëra shqiptarë, si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.

    “Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të përdorura në platformën Sky ECC,” tha Braho.

    Por jo të gjithë janë dakord me trajtimin e të dhënave të Sky ECC si prova gjyqësore.

    Njëri prej përdoruesve dyshohet se është biznesmeni Pëllumb Gjoka, një investitor strategjik i qeverisë, i cili akuzohet për vrasje me paramendim si pjesë një grupi të strukturuar kriminal që u godit gjatë operacionit “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023.

    Gjoka e ka ankimuar vendimin që e mban në burg në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar si të paligjshëm arrestimin e tij në bazë të provave të marra nga Sky ECC.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi avokat i Gjokës, mbron idenë se përdorimi i këtyre të dhënave si prova gjyqësore përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe rregullave të privatësisë.

    “Jemi përballë faktit që kemi përgjime masive. Me një pajisje përgjuese, ndërmjet dy serverëve të komunikimit të pajisjeve Sky, është marrë i gjithë informacioni. Çfarëdo që të gjesh aty, mund ta përdorësh për të dhëna të sigurisë kombëtare, por jo si prova gjyqësore,” tha Manjani.

    “Ne nuk jemi në debat me Sky ECC. Ne jemi në debat gjyqësor me prokurorinë shqiptare dhe me gjykatat shqiptare. Të dhënat e përftuara nga Sky ECC duhet t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë në vendin ku përdoren. Nëse në Francë del qoftë dhe një vendim gjykate që autorizon përgjimin e Pëllumb Gjokës, atëherë mund të pranojmë provat,” theksoi ai.

    Ankimi i Gjokës në Gjykatën Kushtetuese nuk është sfida e parë gjyqësore kundër përdorimit si prova të të dhënave nga aplikacioni i koduar. Padi të ngjashme janë bërë edhe në Gjykatat Evropiane.

    Ish- ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpjegon se të gjitha vendimet kanë qenë unanime dhe konvergojnë sipas tij në tre komponentë kryesorë.

    “Së pari, është shumë e rëndësishme e drejta e mbrojtjes së privatësisë së personave, qoftë edhe nëse ata kanë ushtruar veprimtari kriminale. Së dyti, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave dhe respektimin e standardeve është autoriteti dhe shteti ku ato janë mbledhur. Pra, përgjegjës është Franca, ajo i ka mbledhur dhe më pas i ka transmetuar. Gjykata e Strasburgut thotë se këto të dhëna janë mbledhur në përputhje me standardet franceze dhe ato evropiane,” tha Halimi.

    “Së treti, çdo shtet duhet t’i analizojë dhe t’i përdorë këto të dhëna në përputhje me legjislacionin e tij. Gjithashtu, këto të dhëna duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi gjyqësor për t’u konsideruar të ligjshme,” theksoi ai.

    Edhe pse përdorimi i mesazheve të deshifruara nga Sky ECC u ka dhënë prokurorëve një avantazh të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dokumentimi i ngjarjeve kriminale të lidhura me këto mesazhe mbetet një proces hetimor kompleks.

    Për prokurorin Klodian Braho, ky proces kërkon kohë, kujdes dhe profesionalizëm.

    “Në Sky mund të gjeni komunikime që kanë vlerë provuese, por mund të gjeni edhe opinione, hamendësime dhe thashetheme. Sfida e grupit të hetimit, prokurorit dhe hetuesve është të bëjnë një vlerësim sa më të saktë të këtyre komunikimeve. Kjo bëhet duke i ndërthurur komunikimet e Sky ECC me prova të tjera, dokumente dhe dëshmi nga dëshmitarët,” theksoi Braho.

    Më 19 dhjetor, trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të vendosë mbi këtë çështje, duke përcaktuar nëse përdorimi i të dhënave të Sky ECC si prova përputhet me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare. Ky vendim do të ketë një ndikim të rëndësishëm mbi të ardhmen e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

    BIRN

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:33
  2. Itali: Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2016, 23:58
  3. Itali: Arrestohet Artur Petushi, një nga kokat e trafikut të drogës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-09-2015, 12:20
  4. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-03-2015, 19:45
  5. Policia italiane: Liliana Kondakci, “mamaja” e trafikut të drogës
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 05:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •