Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Refleksionet e publicistit nga Zvicra: Partizanët e Enver Hoxhës, i lanë gjermanët, të iknin të qetë nga Shqipëria dhe filluan luftën ndaj nacionalistëve

    Emri:  enver-hoxha.jpg

Shikime: 115

Madhësia:  56.0 KB

    Debati i ndezur së prej vitesh në mediat elektronike dhe ato të shkruara, të shtetit amë, Shqipërisë sonë, lidhur me 28 – 29 nëntorin, sigurisht nuk mund të jetë pa vend. Përkundër disa ideve me orgjinë kriptokomuniste, se; “duhen festuar të dy datat”, debati në thelb, rreket të zbulojë se mitet dhe simbolet e rrejshme të shqiptarëve, tani vlen të shihen realisht, të mos himnizohen dhe dora-dorës, nëse e kërkon koha edhe të na sjellin baltën e kohës, së paku jo neve, të mbetur jashtë kufijve dhe rreth e për rreth shtetit amë.

    Janë momente të rëndësishme historike kur datat na bashkojnë, por ka edhe asi datash, të cilat na hidhërojnë, madje edhe na hedhin në kujtimin e dhimbjeve dhe plagëve, të cilat në vazhdimësi, kërkojnë sakrifica e shërime, por ja që gjurmët janë, mjerisht të thella, e një date e tillë është edhe ajo e 29 nëntorit. Datë e cila ashtë lidhshmëri e pashkëputur me atë të komunistëve gjakpirës jugosllav, dhe vuajtjet gjysmëshekullore nën atë krijesë, ma së miri i dimë ne shqiptarët jashtë shtetit amë, andaj ky debat domosdoshmërisht, na tërheq edhe neve në brendësitë e saja.

    Nostalgjitë e rrejshme

    Për të sqaruar më realisht lexuesin shqiptar, vlen të merret në konsideratë fakti që me ardhjen e demokracisë në shtetin amë ( Shqipërinë politike ), në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, atributet e shtetit të parë shqiptar iu caktuan me të drejtë qeverisë së Vlorës, nën kryesinë e Ismail Qemalit, madje data 4 dhjetor 1912, dita e parë e punës e kësaj qeverie, ka hyrë në analet e historisë të shqiptarëve si dita e themelimit të shtetit shqiptar.

    Natyrisht, në këtë rishikim të plotë të historisë dhe për më tepër të simboleve të saj, u angazhua jo vetëm qeverisja demokratike e asaj kohe, por edhe politologë, studiues, historianë, gazetarë, deputetë dhe u paraqitën një varg provash të pakontestueshme, lidhur me krijimin dhe funksionimin e shtetit të parë shqiptar. Të vetmit që e kundërshtuan këtë akt, në vitet 1992 – 1993, ishin një tufë pleqsh nostalgjikë të së keqes së kaluar, të cilët sot e kësaj dite, mbajnë nëpër dollapët e shtëpive të tyre, dekoratat apo urdhrat e çlirimit, me simbolet drapër e çekan, të huazuara prej Moske e Beogradi.

    Deri këtu gjithçka shkoi mirë por, me ardhjen në pushtet të bolshevikëve shqiptarë, në vitin 1997, me ndihmën e Beogradit, Athinës dhe grykëve të “Kallashnikovëve”, avangarda e pleqve nostalgjikë, sikur u gjallërua. Në vitet që rrodhën më pas, institucionet e manipuluar të shtetit amë, nën ndrydhjen dhe shtjellën ideologjike të helmatisur, bënë ç’ishte e mundur që miti i rrejshëm i 29 nëntorit, fitores të komunistëve, “të ri ngrihej” përmes gjithfarë veprimtarive antishqiptare, duke anashkaluar apo lënë në harresë të plotë, jo vetëm ngjarje kulmore të tilla, siç janë ngritja e flamurit në Vlorë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, formimi i shtetit të parë shqiptar, por edhe një varg figurash të shquara, që lidhen në mënyrë organike me ngjarjet epokale të kombit tonë.

    Sa për ngjarje apo data të tjera, të cilat lidhen me shqiptarët etnikë në Mal të Zi, Kosovë, Iliridë apo Çamëri, as që u tha ndonjë fjalë në këta vjet. Mbi këto ngjarje e burra të shquar, të cilët nuk kursyen as jetën për trojet tanë etnikë, qëllimisht, fatalisht dhe institucionalisht është derdhur vetëm vrerë dhe errësirë. Ndërkaq afrimi i festive të 28 – 29 nëntorit, duket se rigjallëroi shtratin e lumit të debateve “alla-shqiptarçe”. Të parët që u hodhën në ofensive, ishin avangarda e bolshevikëve, e cila kërcënoi deri në referendum, nëse 29 nëntori, nuk do të ishte festë kombëtare për gjithë shqiptarët.

    Pas tyre dhe politikanë të cilët ngjiten në shkallët e Kuvendit të Shqipërisë, me votat e 70- 80 vjeçarëve të matufosur, po përpiqen të mbajnë në këmbë simbolet gjakatare, vetëm e vetëm për hirë të karriges, pa çarë kokën, se çfarë qëndron pas atyre miteve, që ideuan dhe mbajtën në këmbë, një prej diktaturave totalitariste, më të egra e gjakatare në krejt Evropën Lindore. Ç’është më e keqja, televizione që në Tiranë kanë marrë liçensa si televizione publikë kombëtare, u bjenë borive të melodive sllave, lidhur me problemin ne fjalë.

    E pra në këto momente e shoh të udhës të sqarojmë, disa hamendje e dyshime të cilat, duan apo s’duam ne, lidhen me mite të tilla që për 5 – 6 dekada me radhë, kanë shërbyer jo vetëm si emocion ngazëllues për shqiptarët, por edhe si pika referimi, prej të cilave kanë marrë udhë dhe janë zhvilluar proçese të shumtë social – politikë e, etnologjikë. Dihet tashmë, që Lufta e Dytë Botërore, i ndau shqiptarët në dy kampe. Kampi i parë, ai nacionalistëve, ishte rryma demokratike dhe nacionaliste, e cila përfshiu në vetvete burrat më të shquar të Shqipërisë, brenda dhe jashtë kufijve politikë, në prillin e vitit 1939, atëhere kur pushtimi i vendit tonë prej Italisë fashiste, u bë fakt i kryer.

    Vizionet që përfshinë udhëheqjen e këtij kampi, ishin padyshim perëndimore, për faktin se këta, jo vetëm kishin të studiuar dhe jetuar në Itali, Austri, Amerikë, Francë, Gjermani, etj., por edhe se bënin pjesën më të pasur të familjeve shqiptare. E thënë ndryshe, këta ishin pinjollë të familjeve të mëdha shqiptare, në shekujt 19-20-të, çka përbënin ashtin e vetëdijes sonë kombëtare. Ndërsa kampi i shqiptarëve të tjerë (pa dashur t’i fyej aspak), jo vetëm që nuk bënin pjesën në grupin e familjeve të mëdha, por më e keqja ishte, se ishin të ndikuar prej ideologjisë komuniste, e importuar prej sllavëve, me prapavija djallëzore të tyre.

    Them më e keqja sepse, që këta të luftonin kundër okupatorit, do të ishte një shembull ideal, por që paskëtaj t’u vërsuleshin për t’i shtypur e zhdukur, krejt vlerat që mbartin familjet e mëdha, kjo ishte tragjedi. Dhe kjo tragjedi nuk vonoi. Në fund nëntorin e vitit 1944, aradhat partizane e lanë ushtrinë gjermane,, të largohej e qetë nga Shqipëria, ndërsa nuk vonuan të organizojnë ekspeditat ndëshkimore të tipit Bolshevik, ndaj ‘borgjezisë”, përndryshe familjeve të mëdha shqiptare, madje edhe ndaj formacioneve ushtarake nacionaliste, siç ishin ato të ‘Ballit Kombëtar’, ‘Lidhjes së Dytë të Prizrenit’ (më pas të NDSH-së), dhe e tërë kjo bëhej, në bashkëpunim të ngushtë me partizanët e çetnikët serbo-sllav.

    Dhe si rrjedhojë e këtyre ndëshkimeve ndaj “reaksionarëve”, ishte aq e përgjakur, saqë zgjati deri me nënshtrimin e Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare, nën ish-Jugosllavinë titiste. Kjo bëri që në 45 vitet e diktaturës komuniste, një pjesë e shqiptarëve, ata që cilësoheshin “fitimtarë”, ta shihnin 29 nëntorin, si simbolin më të madh kombëtar, ndërsa pjesa tjetër, ajo e dhunuara në burgje dhe kampe të tmerrshëm pune, ta shihte si fatkeqësi, nga cila kërkonte të shpëtonte një orë e më parë. Ky handikap në marrëdhëniet e shqiptarëve mes veti, jo vetëm që nuk mund të shërbente si si një festë ngazëlluese, por për më tej, gozhdët e këpucëve në parada ushtarake, aplaudimet frenetike në plenumet komuniste, hapnin plagë të reja, në ndërgjegjen historike të shqiptarëve.

    Tradhtia ndaj 28 nëntorit!

    Në kushtet e debatit të sotëm, unë do t’u kujtoja lexuesve se; vlen të ndalemi në gjëra thelbësore, doktrinore dhe jo në kujtime veteranësh dhe aq më keq, dokumente të sajuar për 50 vjet me radhë, në bodrume skutash dhe arkivash të ideologjizuara. Kështu, është pranuar tanimë prej të gjithëve ne, se udhëheqja komuniste shqiptare, u shërbente me servilizmin më të madh politik, interesave të Beogradit. Këshilltarët jugosllavë në udhëheqje të komunistëve të Tiranës, vetëm emrin kishin të tillë, pasi të shumtën e kohës, dirigjonin të gjitha veprimet, aksionet dhe aq më shumë strategjinë e udhëheqjes.

    Për të mos u zgjatur me këtë çështje, mjafton të përmend faktin se; në arkivat e shtetit shqiptar, ndodhen midis të tjerash, fjalët e Sejfulla Malëshovës, udhëheqës i lartë i komunistëve shqiptarë, i cili thekson midis të tjerash, se; “Miladin Popoviç, ka qenë udhëheqës kryesor i Partisë Komuniste Shqiptare. Kongresi i Përmetit, si dhe krijimi i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, ishin kryer prej tij, pasi Partia jonë: as Komiteti Qendror, nuk e kuptonin kongresin”. (Arkivi Qendror i Shtetit- Tiranë. Fondi 14, Ap.)

    Pra, jo vetëm krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, por edhe mekanizma e ngjarje të tjera të komunistëve shqiptarë, deri tek Kongresi i Përmetit, ai që vulosi përfundimisht drejtimin e Shqipërisë në kahje të popujve sllavë, mbajnë vulën sllavo – ortodokse. Pa dashur të hyj në imtësira dhe dokumente të tjerë, mendoj të sjellë në këto radhë, një urdhër të Enver Hoxhës, që mban datën 19 nëntor 1944 dhe që gjendet sot, në dosjen e dokumenteve të Shtabit të Përgjithshëm.

    Midis të tjerave, këtu thuhet tekstualisht: “Qeveria do të hyjë në Tiranë më 28 nëntor. Duhet të sigurohet qyteti dhe të arrestohen elementët me të vërtetë të dyshimtë. Partia dhe të tjera organizata, të mobilizohen për sigurimin e qytetit, veçanërisht rinia. Qyteti të jetë i pastruar nga shenjat e luftës, rrugët të jenë të hapura. Të sigurohen banimet dhe ushqimet për qeverinë, këshillin, shtetin, rininë, gruan dhe të gjithë personelin e tyre, rreth 250 vetë, përveç 300 vetave të batalionit të Shtabit.

    Të rregullohen zyrat. Për 28 nëntor të thirren delegacione nga 10 – 15 veta, nga Durrësi, Kavaja, Shijaku, Elbasani, Peqini, Shkodra, Kruja, Peza, krahinat e Peshkopisë dhe e Kukësit. Për Jugun, lajmërojmë ne. Të thërriten delegatë nga fshatrat afër Tiranës. Të sigurohet buka përgjithësisht në qytet dhe veçanërisht për 28 nëntorin, që të mos bëhen çrregullime atë ditë.

    Të organizohet një paradë e madhe për 28 nëntorin, me Brigadën I, IV, VIII, XV. Nëse ndonjëra prej këtyre ndodhet larg, të zëvendësohet. Të organizohen manifestime të mëdha për këtë ditë, ku të marrin pjesë në mënyrë të organizuar, i gjithë populli. T’u jepen udhëzime organizatave të tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut për këtë festë. Ardhja e qeverisë, të mbahet konspirative. Enver”!

    Më 28 nëntor 1944, qeveria komuniste hyri triumfalisht në Tiranë, duke u brohoritur nga fshatarët e shumtë të ardhur prej rrethinave, ashtu sikundër jepte porosi të veçanta komandant Enveri. Në fjalën e tij, midis të tjerave, ai e pagëzoi 28 nëntorin, si ditë të çlirimit dhe gjithmonë sipas tij, kjo ditë do të kujtohej plot lavdi, prej shqiptarëve. Gjithashtu këtë ditë, e njoftoi jo vetëm shtypi i Tiranës, por edhe ai në Shkodër e gjetkë. Në arkivat e Shqipërisë ende ruhet sot zëri i spikerit të Radio-Moskës, i cili uronte 28 nëntorin, në emër të gjeneralizmit Stalin, për popullin shqiptar.

    Por përse duhej çuar ora e shqiptarëve 24 orë më para?

    Ndonëse gjermanët ishin larguar nga Shqipëria, ndonëse shqiptarët iu rikthye normalisht jetës, tani Tirana, duhet të paguante borxhet e pushtetit tek Beogradi. Ishin me mijra vullnetarët e shtetit amë, që dërgoheshin të luftonin kundër gjermanëve, përkrah vëllezërve jugosllavë, kurse vetë “vëllezërit”, bënin kërdinë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, në vise të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.

    Udhëheqja e klikës komuniste shqiptare, nëpërmjet emisarëve të Beogradit, po përgatitej të shndërrohej në një shtojcë të sllavëve, për të çuar deri në fund, çdo aventurë të tyre ndaj popullit tonë. Çdo ditë e më shumë, në Beograd dhe Tiranë, krahas marrëdhënieve gjithfarësh, po strukturohej ideja që; edhe shteti amë, pra Shqipëria e cunguar, mund të ishte Republikë më vete, brenda Republikës Federale Jugosllave.

    Pikërisht për këtë, duheshin sinkronizuar jo vetëm çështjet institucionale por, edhe simbolet apo mitet. Kështu, në 22 majin e vitit 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, e vetëshpallur si një Presidencë, do të merrte vendimin mbi shpalljen e festave të reja të vendit, ku çuditërisht, do të hiqej fare data 28 nëntorit 1944. Kështu, në Fletoren Zyrtare të datës 16 qershor 1945, midis të tjerave lexojmë:

    Vendim nr. 73

    Mbi shpalljen e festave zyrtare.

    Kryesia e Këshillit Antifashistë Nacional Çlirimtar

    Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar në mbledhjen e datës 22 maj 1945 vendosi: Të shpall festa zyrtare:

    Dita 16 shtator – përvjetori i Konferencës së Pezës.
    Dita 10 korrik – festa e Ushtrisë, përvjetori i formimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare.
    Dita 24 maj – përvjetori i Kongresit të Përmetit.
    Tiranë, më 22 maj 1945.

    Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar,

    Sekretari; Koço Tashko, Kryetari; Omer Nishani

    Ndërkaq më 29 nëntor 1943, ishte mbajtur në ish–Jugosllavi, mbledhja e dytë e AVNOJ dhe përgatitej që 29 nëntori 1945, të shpallej Republika Federale Popullore Jugosllave, nga Asambleja Popullore e vendit. Prandaj, për t’u sinkronizuar vendimet, udhëheqja e Tiranës, nuk pyeti shumë, as për çfarë kishte thënë disa muaj më parë, dhe as për atë se çfarë miqësie po farkëtonte me sllavët, këta armiq shekullorë të viseve arbërorë. Ajo çfarë ndodhi më pas, me buletinet e luftërave, me dokumentet e Partisë Komuniste apo, të Shtabit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, ishin vetëm spekulime ideologjikë e perversë.

    Pa hyrë në diskutime e debate pa vlerë, pa u marrë me faktin, se kur ka ikur ushtari i fundit gjerman nga trojet shqiptare ( sepse duhet vlerësuar më parë, çfarë lloj pushtuesi ka qenë ai për kombin tonë), unë e shohë “zjarrin” e ndezur të këtij debate, akoma më thellë. Lufta vëllavrasëse e shqiptarëve në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kërkon ndriçime më të thella, jashtë inateve dhe fanatizmave ideologjike. Asnjëra palë nuk mund të mbetet peng i palës tjetër, e aq më tepër, të kuazihistorianve shqiptarë të cilët, vazhdojnë të dërdëllisin ende sot, pa përdorur forcën e faktit.

    Shoqëria e sotme shqiptare, vlen të ndahet saora nga mendësitë komuniste slave, jo thjeshtë për t’u inkuadruar në proçese brenda shqiptare, për vllezërim e bashkim kombëtar, por edhe për të dezinfektuar njëherë e mirë kombin, nga ky “virus” sllav. Veteranët e luftës, partizanët e ndershëm, duhet të distancohen nga 29 nëntori, sepse ata nuk i ka lidhur dhe nuk i lidh asgjë me Beogradin, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për udhëheqësit e tyre të dikurshëm.

    Këto mite, duhen denoncuar dhe gjykuar thellë, nga studiues e historian shqiptarë, të cilët ndershmërisht punojnë në të mirën e kombit dhe atdheut shqiptar. Me mijëra janë ende sot, varet e martirëve të kombit tonë, të cilët u flijuan për çlirimin e vendit dhe lirinë e kombit, pikërisht nga tradhtitë e së kaluarës. Ndaj 29 nëntori, mbetet në garbiçen e mbeturinave të së kaluarës.

    Memorie.al

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Shqiptaret e vertete ata qe duan kombin dhe shtetin e tyre, nuk mund te bien pre e disa shkrimtaruceve te paguar nga forcat antishqiptare dhe fashiste ne Shqiperi e jashte saj, qe guxojne te hedhin nje fije hije mbi luften antifashiste nacional-clirimtare te popullit shqiptar dhe mbi gjakun e deshmoreve te rene ne lulen e rinise. Patriotet nga tradhetaret ketu dallohen, kush del kunder luftes na-cl eshte tradhetar dhe asgje me shume, ku keta tradhetare pinjolle te ish ballisteve, legalisteve, fashisteve e rrugaceve e llumit te kombit, marrin guximin te pergojosin luften duke u marre me Enver Hoxhen, gje qe nuk ka asnje lidhje, se E.Hoxha ishte komandat i ushtrise na-cl., deri ne 29 Nentor 1944.
    "Lufta" e ketyre tradhetareve dhe bashkepunetoreve me fashistet dhe nazistet eshte e njohur per ne dhe nuk na ben cudi. Duke fshehur 29 Nentorin qellimi i tyre eshte te fshijne kete faqe te lavdishme te popullit shqiptar, si me e lavdishmja pas betejave 25 vjecare te Gjergj Kastriotit.

    Lavdi ne shekuj heronjve, partizaneve dhe gjithe qe dhane jeten per atdhe dhe gjithe atyre qe jetuan, per idealin e atdheut dhe barazise.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    E vë ndonjëherë trurin në përdorim, apo e ke stakuar fare?

    The që lufta nacional-çlirimtare ishte një "luftë për liri". Shumë e drejtë! Të gjithë e duam lirinë. Kjo ishte shpresa e shqiptarëve, të çlironin vendin nga pushtuesi dhe ta fitonin, gëzonin e trashëgonin lirinë e tyre tek brezat e rinj. Bëji pyetjen e thjeshtë vetes:

    - A e fituan shqiptarët lirinë me vendosjen e pushtetit popullor të komunistëve me në krye Enver Hoxhën në 1944 deri në 1991?

    Nëse ti mendon se në vitet e komunizmit shqiptarët ishin të lirë, pra e fituan lirinë, atëherë ti ke probleme mendore. Shqiptarët nuk e fituan lirinë e tyre, përkundrazi, në shumë aspekte, pushtimi komunist ishte shumë më i egër për ta se sa pushtimi italian apo gjerman. Në komunizëm, ne nuk kishim as lirinë të mendonim një mendim të lirë, e jo më të jetonim një jetë në liri.

    - A duhet t'ë nderojmë kujtimin e të rënëve në luftën nacional-clirimtare?

    Sigurisht që duhet t'i nderojmë, pasi këta dhanë jetën, derdhën gjakun e tyre për lirinë e të gjithëve ne shqiptarëve që lanë pas. POR, liria që ata paguan me gjak nuk u materializua. Gjaku i tyre u shkel me këmbë nga komunistët, dhe u përdor për të vendosur një sistem diktatorial komunist e vëllavrasës. Lufta më e madhe e bërë gjatë LIIB në Shqipëri nuk ishte një luftë kundër pushtuesit, por një luftë kundër dy ideologjive: komunistëve të drejtuar nga jugosllavët dhe anglezët, dhe nacionalistëve të Ballit Kombëtar të mbështetur nga Italia dhe Gjermania. Komunistët ishin të interesuar të vendosnin e aplikonin ideologjinë komuniste në Shqipëri, ballistët kishin si mision të tyre bashkimin kombëtar të Kosovës e Shqipërisë në një shtet.

    Prandaj i dashur Ilia, vëre trurin në përdorim, mos e stako, se nuk i bën ndonjë nder vetes dhe atyre qe të lexojnë e dëgjojnë. Populli shqiptar nuk e fitoi lirinë e tij në nëntorin e 1994s. Mbi popullin shqiptar rra zgjedha e ideologjisë komuniste, importuar nga Parisi, Londra, Beogradi e Moska. Dhe këtë zgjedhë të re shqiptarët e mbajtën mbi kurrizin e tyre për 50 vjet.

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Une flas per luften nac-cl, deri me 29 Nentor 1944,qe ti e quan lufte ideologjike, ne asnje menyre jo, eshte lufte kunder pushtuesit, ata qe thua ti ballistet, zogistet, u bashkuan me pushtuesin, ngjarjet gjykohen ne kohen e tyre, jo sot, cdo njeri ka te drejte te mbroje vendin e vet nga te huajt dhe tradhetaret e vendt. Gabimi yt eshte thelbesor, ashtu sic e kane sot te djathtet ekstreme ne Shqiperi, se ne bote kudo lufta e II boterore nderohet dhe kundershtaret e saj quhen tradhetare. Tjeter eshte c`ndodhi pas 1944, eshte teme tjeter. Eshte nje skandal mendimi yt dhe i se "djathes" shqiptare, lufta ishte midis 2 blloqeve dhe Shqiperia u rreshtua ne bllokun e duhur Anglo-Amerikano-Sovjetik, kjo fale partizaneve shqiptare.
    Perkundrazi ti nuk je ne gjendje te mendosh ashtu sic do mendoje po te ishe ne ate kohe , se i pranon heronjte dhe i quan se kane bere lufte ideologjike, ne fakt i mohon por me butesi, se nuk del dot kunder hapur atyre qe lane rinine e tyre dhe disa edhe pasurine e tyre vetem per atdheun. ballistet kishin qellim vetem te merrnin pushtetin pa shkrehur pushke dhe nuk i hante meraku per kosoven dhe bashkimin me kete. sali berisha bashke me non gratat e tjera dhe mbeturinat e historise dolen me kete mendim qe hodhe ti, qe me 1990, dhe shihet se ku kane perfunduar sot, nuk i perfill njeri dhe as bashkepunon me ta, prandaj ndryshuan edhe festen e 29 Nentorit, duke e lene ne hije paturpesisht. Por shumica e popullit nuk jane me keta tradhetare dhe prandaj do humbase thellesisht kete rradhe ne 2025, pervec krimeve te tjera ku 1997 perben krimin kryesor te ketyre sharlataneve dhe anarkisteve.
    dhe ky plehre zviceran shpif se "u lane gjermanet te ikin te qete", kur per clirimin e Tiranes dhane jeten 200 partizane, eshte paguar mire nga pinjollet e tradhetareve te kombit.
    Mos kujto se jam ndonje komunist fanatik, keshtu do te fliste cdo shqiptar i ndershem qe e do vendin e vet.
    Sot jemi ne situate tjeter, qendrimi yt eshte "anakronik" do te thote qe ngjarjet nuk i gjykon sipas kohes, por dashuria per atdhe dhe patriotizmi do te jene deri ne fund.
    Gjithsesi ke te drejten tende te qendrosh ne anen e gabuar te historise, por Kisha Orthodhokse lutet per ata qe kene rene "Per Fe dhe Per Atdhe"
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-12-2024 më 12:56
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Megjithate ndoshta fola me shume pasion por kjo lejohet besoj kur eshte ceshtja per problematika historike si kjo qe trajtuam, megjithese eshte kohe kreshme.
    Albo, ky ishte postimi im i fundit per keto lloj temash, nuk do hyj me ne histori, aq me teper kur gjerat jane kaq te ndara.
    Te falenderoj per disponimin tend edhe pse ke ca shprehje jo shume te pranueshme.
    Temat qe jane te dyshimta ne permbajtjen e tyre, po, dakord, bisedojme e debatojme
    Ju Faleminderit!
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Mos iu tremb debatit Ilia. Debato e shpreh mendimin tënd lirshëm.

    Ideologjia komuniste mes shqiptarëve nuk filloi me Enver Hoxhën. Ideologjia komuniste filloi me Theofan Nolin, Avni Rustemin e rininë e asaj kohe, që ishin të gjithë të infektuar nga murtaja e kuqe, bolshevizmi që u aplikua dhunshëm për herë të parë me "revolucionin e kuq" në Rusi. Dhe të gjitha kokat e ideologjisë komuniste, ishin të gati të gjithë çifutë, Marksi, Engëlsi, Lenini me shokë. Dhe ndryshe nga çfarë besojnë shqiptarët sot, nuk ishte Rusia atdheu i komunizmit. Rusia ishte epiqendra e goditjes së parë të madhe të kësaj ideologjie satanike. Dhe populli rus e pagoi më shtrenjtë e çdo popull tjetër në historinë e njerëzimit këtë flagmë: 30 milion rusë të vrarë nga pushkatimet pa gjyq dhe uria.

    Mes shqiptarëve, Avni Rustemi ishte komunisti më i flaktë. Vrasja e tij në Paris e Esat Pashë Toptanit nuk ishte një vrasje për "tradhëti kombëtare", ishte një vrasje pasi Esati ishte be, ishte aristokrat, kish pasurinë e pushtetin, dhe komunisti Avni Rustemi falë ideologjisë komuniste besonte se pasurinë e pushtetin e tij duhet ta merrte ai dhe shokët e tij. Gjithë rinia shqiptare që studionte në bankat e shkollave italiane, londineze, parisiene, të gjithë ishin të infektuar nga idealogjia komuniste. Stafetën e Avni Rustemit e mori politikani Theofanis Mavromatis, që shqiptarët e njohin me emrin e koduar "Fan Noli". Fjalimi i tij në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, pasi njerëzit e Esat Toptanit u hakëmorën ndaj vrasjes së beut, ishte nisja e puçit që politika e majtë shqiptare i bëri demokracisë së brishtë shqiptare në atë që historianët e Enver Hoxhës do ta quanin "Revolucioni Demokratik i Qershorit" por në fakt, ishte revolucioni bolshevik i qershorit. Prifti politikan me emrin Fan Noli u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, jo me votat e shqiptarëve, por "me short". Vetë Hirësia e Tij Theofan në autobiografinë e tij shkruar shumë vite më vonë do ta quante "revolucionin fshataresk të qershorit 1924". Përsëri, theksin e vinte tek lufta e klasave, fshatarët përballë bejlerëve. Çfarë bëri Noli si kryeministër? Afrimi me Moskën komuniste, për të cilën ai kish një admirim të veçantë dhe përbënte shembullin e një shoqërie ideale komuniste për të. Pas largimit nga Shqipëria në dhjetorin e vitit 1924, Theofan Noli shpenzoi 9 vite të jetës së tij në mërgim. Askush nuk e di se ku shkoi dhe ku jetoi. Ka nga ata që thonë se jetoi në Gjermani, Rusi, e gjetkë. Në Amerikë, ku kish qenë më parë, iu ndalua hyrja, pasi shteti amerikan kish arsye të besonte se ai kish bindje komuniste. Do të duhej ndërhyrja e lobimi i komunitetit shqiptar në Amerikë pranë Shtëpisë së Bardhë, që bëri të mundur lejimin e hyrjes së tij në Amerikë përsëri. Kanë dalë edhe fakte në dritë, që FBI e ka hetuar Nolin për bindjet e tij komuniste.

    Pas Nolit, stafetën e mori i biri i Bimbashit të Gjirokastrës dhe Anesë, studenti bukurosh Enver Hoxha, që studionte në Paris, dhe ra në kontakt me ideologjinë komuniste. Plot dy dekada më vonë nga revolucioni bolshevik i qershorit që Noli dhe shokët e tij bënë në Shqipëri, Shqipëria do të gdhihej jo e çliruar nga fashizmi e nazizmi, por e pushtuar nga komunistët shqiptarë. Ideja në kokën tënde Ilia është se këto janë "dy ngjarje apo epoka të ndryshme". Por historia nuk gjykohet në atë mënyrë. Ta bëra hyrjen e mësipërme për të kuptuar që ideologjia komuniste mes shqiptarëve i ka rrënjët shumë më herët.

    Pas nënshkrimit të pavarësisë në Vlorë në 28 nëntor 1912, plakut Ismail Bej Vlora iu afrua një djalosh i ri në moshë, që filloi t'i fliste në një frëngjiste të pastër. Ai ishte Ali Këlcyra, i biri i beut të Këlcyrës, dhe nip në familjen e Vlorajve, falë lidhjeve martesore. Ali Këlcyra, ishte një tjetër komunist i thekur, që sulmonte sistemin e vjetër aristokrat të bejlerëve, dhe kërkonte përmbysjen e atij rregjimi dhe vendosjen e pushtetit popullor komunist. Shok i Avni Rustemit në Romë. Pinjolli i fundit i familjes së tij që i mbylli derën beut të Këlcyrës.

    Murtaja e kuqe komuniste mes shqiptarëve i ka rrënjët shumë më herët se ç'mendon ti. Ardhja e Enver Hoxhës dhe komunistëve në pushtet, ishte revolucioni i suksesshëm bolshevik komunist mes shqiptarëve. Dhe ashtu si në Rusi, qindra mijëra bij e bija nënash shqiptare humbën jetën nga ky rregjim, ose u ndanë për së gjalli. Ty të pëlqen të nderosh gjakun e derdhur në luftën nacional-clirimtare. E mirë bën.

    - Po gjakun e pafajshëm shqiptar të derdhur nga 50 vjetët e diktaturës komuniste, kush e nderon?

    Numri i njerëzve të pafajshëm që humbën jetën nga komunizmi në ato 50 vjet është mbase 1000 herë më i lartë se sa shifrat e stisura të dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Enver Hoxha na mësonte në veprat e tij se 28,000 dëshmorë humbën jetën në atë luftë, por askush nuk na i serviri 28,000 emrat e këtyre dëshmorëve që t'i njohim.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-12-2024 më 14:56

  7. #7

    OK meqe do, pa pasion do diskutoj, (por eshte jashte temes) nuk besoj ne ideologjine komuniste te Peshkop Nolit, ndikime po, kane te gjithe referuar kohes, se sic mund ta dish fillimisht Bashkimi Sovjetik eci me ritme dhe pati zhvillim vendi, por qendrimi yt ndaj komunizmit eshte ai i vitit 91, ka kaluar ajo kohe Albo, ne komunizem nuk mund te shkelen te drejtat e njeriut, por kjo eshte ceshtje tjeter. Ke trajtuar ne menyre anti historike ceshtjen e esad toptanit, nje njeri i cili ka nenshkruar marreveshje per aneksimin e Shqiperise ne favor te Jugosllavise, e shume te tjera. Paske komplekse shume Albo, qe ta cuash atentatin e Avni Rustemit si hakmarrje primitive! Pra sa thua nuk u qendron fakteve historike. Pale pastaj qe te biesh pre e thashethemeve per birin e bimbashit!!!!!!!! nese e ke patur me shaka dakord, dhe jam dakord me ty qe Fan Noli nuk beri ndonje revolucion, por kjo levizje kurrsesi nuk ka qene bolshevike, se po te kishte qene keshtu nuk te falte historiografia e EH pa e lartesuar, por jo ka qene thjesht nje permbysje me qellim evropianizimin e Shqiperise, gje qe rezultoi se ishte e parakohshme.
    Ali Kelcyra komunist?????????????? Do ishte bere aleat me EH menjehere, e pamundur, ndoshta social-demokrat, nga cilet burime i ke nxjerre keto???
    Ardhja e EH ishte rezultat i Jaltes ku u ndane zonat e influences, E njejta gje po ndodh edhe sot, apo jone, ne kushte dhe rajone te tjera.
    Persa i takon vrasjeve, ne Hungari u vrane 1/3 e popullsise nga regjimi,ka edhe me keq, por ky i yni e mbajti me gjate, gabim pra kjo, se dolem gjysem te gjalle ne 91,...
    Numri i personave te pushkatuar eshte rreth 6000 vete per 45 vjet, patjeter kjo e permbysi komunizmin, persekucionet dhe renien e ekonomise dhe ulja e mireqenies se popullit ne gjithe evropen lindore
    por keto jane konsiderata pasi historia duhet shkruar pa pasione, sot jemi ne kohen e demokracise se te drejtave te njeriut e shpejt do hyjme edhe ne evrope, historine le ta shkruajne historianet, komunizmi ishte nje kohe qe kaloi, nuk kthehet me
    Kompleksi yt (dhe jo vetem yti) eshte se ngaterron kohet: lufta per clirim perfundoi ne 1944, vlera e saj nuk diskutohet, pas 1944 filloi koha tjeter, ju keto kohe i ngaterroni dhe hidhni balte mbi luften nacional-clirimtare, diskutimi yt eshte rudimentar dhe anakronik Albo, meqe pranon po te ve ne dukje kete qe mendoj,
    C`eshte anakronizmi??? Interpretimi i nje ngjarjeje 100 vjecare, me mentalitetin s sotshem, ose anasjelltas,......, Albo, kujtohu pak po te bej nje krahasim "vera e re duhet hedhur ne calike te rinj, qe te ruhen te dyja", te tjerat lidhi vete
    rrymat fashisto djathtiste pas viteve 90, ne Shqiperi u abuzua me lirine, duke transformuar historine me mashtrime trashanike, per luften e II boterore nacional-clirimtare, duke shpifur perseri ne menyre trashanike se partizanet i lane nazistet te iknin te lire, po a ka genjeshter me monstruoze se kjo????
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-12-2024 më 17:37
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Lufta e partizaneve kunder ballisteve, etj. (ose nacionalisteve) filloi kur keta u bene pjese e formacioneve naziste dhe luftuan njelloj kunder partizaneve si edhe nazistet, pra i trajtuan njelloj si ata, tradheti me te paster nuk ka,
    se c`palo nacionaliste jane keta qe shesin atdheun tek te huajt kete le te na shpjegoi autori i ketij shkrimi te famshem, qe te kujton sb, se nuk ka asgje te re, vetem nje narrative me shpifje bajate, trashanike dhe dashakeqe
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-12-2024 më 17:49
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,668

    Për: Publiçisti zvicerian: Lufta për pushtet më e rëndësishme për Enver Hoxhën se çlirimi i vendit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos iu tremb debatit Ilia. Debato e shpreh mendimin tënd lirshëm.

    Ideologjia komuniste mes shqiptarëve nuk filloi me Enver Hoxhën. Ideologjia komuniste filloi me Theofan Nolin, Avni Rustemin e rininë e asaj kohe, që ishin të gjithë të infektuar nga murtaja e kuqe, bolshevizmi që u aplikua dhunshëm për herë të parë me "revolucionin e kuq" në Rusi. Dhe të gjitha kokat e ideologjisë komuniste, ishin të gati të gjithë çifutë, Marksi, Engëlsi, Lenini me shokë. Dhe ndryshe nga çfarë besojnë shqiptarët sot, nuk ishte Rusia atdheu i komunizmit. Rusia ishte epiqendra e goditjes së parë të madhe të kësaj ideologjie satanike. Dhe populli rus e pagoi më shtrenjtë e çdo popull tjetër në historinë e njerëzimit këtë flagmë: 30 milion rusë të vrarë nga pushkatimet pa gjyq dhe uria.

    Mes shqiptarëve, Avni Rustemi ishte komunisti më i flaktë. Vrasja e tij në Paris e Esat Pashë Toptanit nuk ishte një vrasje për "tradhëti kombëtare", ishte një vrasje pasi Esati ishte be, ishte aristokrat, kish pasurinë e pushtetin, dhe komunisti Avni Rustemi falë ideologjisë komuniste besonte se pasurinë e pushtetin e tij duhet ta merrte ai dhe shokët e tij. Gjithë rinia shqiptare që studionte në bankat e shkollave italiane, londineze, parisiene, të gjithë ishin të infektuar nga idealogjia komuniste. Stafetën e Avni Rustemit e mori politikani Theofanis Mavromatis, që shqiptarët e njohin me emrin e koduar "Fan Noli". Fjalimi i tij në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, pasi njerëzit e Esat Toptanit u hakëmorën ndaj vrasjes së beut, ishte nisja e puçit që politika e majtë shqiptare i bëri demokracisë së brishtë shqiptare në atë që historianët e Enver Hoxhës do ta quanin "Revolucioni Demokratik i Qershorit" por në fakt, ishte revolucioni bolshevik i qershorit. Prifti politikan me emrin Fan Noli u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, jo me votat e shqiptarëve, por "me short". Vetë Hirësia e Tij Theofan në autobiografinë e tij shkruar shumë vite më vonë do ta quante "revolucionin fshataresk të qershorit 1924". Përsëri, theksin e vinte tek lufta e klasave, fshatarët përballë bejlerëve. Çfarë bëri Noli si kryeministër? Afrimi me Moskën komuniste, për të cilën ai kish një admirim të veçantë dhe përbënte shembullin e një shoqërie ideale komuniste për të. Pas largimit nga Shqipëria në dhjetorin e vitit 1924, Theofan Noli shpenzoi 9 vite të jetës së tij në mërgim. Askush nuk e di se ku shkoi dhe ku jetoi. Ka nga ata që thonë se jetoi në Gjermani, Rusi, e gjetkë. Në Amerikë, ku kish qenë më parë, iu ndalua hyrja, pasi shteti amerikan kish arsye të besonte se ai kish bindje komuniste. Do të duhej ndërhyrja e lobimi i komunitetit shqiptar në Amerikë pranë Shtëpisë së Bardhë, që bëri të mundur lejimin e hyrjes së tij në Amerikë përsëri. Kanë dalë edhe fakte në dritë, që FBI e ka hetuar Nolin për bindjet e tij komuniste.

    Pas Nolit, stafetën e mori i biri i Bimbashit të Gjirokastrës dhe Anesë, studenti bukurosh Enver Hoxha, që studionte në Paris, dhe ra në kontakt me ideologjinë komuniste. Plot dy dekada më vonë nga revolucioni bolshevik i qershorit që Noli dhe shokët e tij bënë në Shqipëri, Shqipëria do të gdhihej jo e çliruar nga fashizmi e nazizmi, por e pushtuar nga komunistët shqiptarë. Ideja në kokën tënde Ilia është se këto janë "dy ngjarje apo epoka të ndryshme". Por historia nuk gjykohet në atë mënyrë. Ta bëra hyrjen e mësipërme për të kuptuar që ideologjia komuniste mes shqiptarëve i ka rrënjët shumë më herët.

    Pas nënshkrimit të pavarësisë në Vlorë në 28 nëntor 1912, plakut Ismail Bej Vlora iu afrua një djalosh i ri në moshë, që filloi t'i fliste në një frëngjiste të pastër. Ai ishte Ali Këlcyra, i biri i beut të Këlcyrës, dhe nip në familjen e Vlorajve, falë lidhjeve martesore. Ali Këlcyra, ishte një tjetër komunist i thekur, që sulmonte sistemin e vjetër aristokrat të bejlerëve, dhe kërkonte përmbysjen e atij rregjimi dhe vendosjen e pushtetit popullor komunist. Shok i Avni Rustemit në Romë. Pinjolli i fundit i familjes së tij që i mbylli derën beut të Këlcyrës.

    Murtaja e kuqe komuniste mes shqiptarëve i ka rrënjët shumë më herët se ç'mendon ti. Ardhja e Enver Hoxhës dhe komunistëve në pushtet, ishte revolucioni i suksesshëm bolshevik komunist mes shqiptarëve. Dhe ashtu si në Rusi, qindra mijëra bij e bija nënash shqiptare humbën jetën nga ky rregjim, ose u ndanë për së gjalli. Ty të pëlqen të nderosh gjakun e derdhur në luftën nacional-clirimtare. E mirë bën.

    - Po gjakun e pafajshëm shqiptar të derdhur nga 50 vjetët e diktaturës komuniste, kush e nderon?

    Numri i njerëzve të pafajshëm që humbën jetën nga komunizmi në ato 50 vjet është mbase 1000 herë më i lartë se sa shifrat e stisura të dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Enver Hoxha na mësonte në veprat e tij se 28,000 dëshmorë humbën jetën në atë luftë, por askush nuk na i serviri 28,000 emrat e këtyre dëshmorëve që t'i njohim.

    Albo

    Fan Noli ishte e vertete qe kishte admirim per Rusin per dy arsye e para sepse denoncuan paktin e fshehte per coptimin e Shqiperise Itali-Greqi,dhe me kryesorja ishte sepse e vetmja mbeshtetje e ortodoksise ishte dhe vinte vetem nga kisha Ruse...

    Megjithate lavderimi me i madh qe Fan Noli i bente Luigj Gurakuqit mbas vdekjes ishte ky :
    Emri:  491.jpg

Shikime: 55

Madhësia:  17.1 KB

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2014, 13:58
  2. Letërkëmbimi i Fan Nolit me Enver Hoxhën
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-01-2013, 19:21
  3. Përkujtojnë Enver Hoxhën
    Nga fegi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-10-2011, 16:14
  4. Deçan, tubim për Enver Hoxhën
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 10:50
  5. Raporti sekret i CIA-s për Enver Hoxhën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 13:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •