Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Prostitucioni mediatik: Mediat e Edi Ramës, në shërbim të trafikantëve të drogës

    Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!

    Emri:  auto_3wyejdrftg1732906741.jpg

Shikime: 60

Madhësia:  38.4 KB

    Trasnkriptet e zbardhura nga SPAK, që dëshmuan përdorjen e gazetarëve nga grupet kriminale, nxorën në pah edhe një fakt akoma edhe më shqetësuese sa i përketë përdorimit të disa mediave për të sulmuar rivalët.

    Në këto transkripte zbulohet se si Suel Çela dhe anëtarë të bandave, arrinin deri në përcaktimin e linjës editoriale, renditjen e lajmeve apo edhe pamjeve dhe fotove që mediat duhet t’u servirnin publikut. Rasti më flagrant, që SPAK e fakton në mbi 10 episode është ai i medias së Carlo Bollinos, Report TV dhe Shqiptarja.com.

    Ndërsa SPAK ka anashkaluar rolin e televizionit dhe webit të Bollinos, në hetime, fakton se si Suel Çela, në mënyrë konstante vendoste se cili lajm duhet të dilte i pari, cili do të zbriste më posht në renditje, dhe si duhej bërë titulli, apo nëse duhej bërë flash e lajmi i fundit, e asnjë nga këto vendimarrje nuk janë kompetencë e Elton Qynos, si reporter lajmi.

    Për ata që njohin median, e dijnë fare mirë, që kjo kompetencë nuk është e gazetarit, pasi ai është raportues lajmi, e më pas janë drejtuesit e Redaksisë që vendosin për renditjen që i bëhet lajmeve, kush dhe kur del Flashi informative, apo renditjes së tyre në platformën online.

    Tek Report TV dhe Shqiptarja.Com, këtë eksluzivitet e mban Carlo Bollino, si drejtues editorial, por edhe pronar njëkohësisht.

    Nëse do ta shohim me vëmendje, lajmet e porositura nga Suel Çela dhe banda e tij, kanë vetëm një dritare publike, dhe këto janë Shqiptarja.com dhe Report TV, që në mënyrë sistematike i kanë shërbyer Suel Çelës për të goditur rivalët e tij.

    Vetëm nga kërkesa për masë sigurie, të dorëzuar nga SPAK në Gjykatë, janë të paktën 10 episode në 10 muaj, që Suel Çela drejtpërsëdrejti diktonte mënyrë e trajtimit dhe renditjes së lajmi, por le t’i marrim me radhë: në shkurt të 2020, kur SPAK rendit edhe episodin e parë, i përketë një lajmi ku sulmohen rivalët e Suel Çelës, dhe pasi i servirin videon, Mario Çela, vëllai i Suelit lidhet me pikën e kontaktit, Bruno Hazizollit të cilit i dikton se si duhet të pasqyrohet lajmi në Report TV.

    Fillimisht, kërkohet që lajmi të dali me titra FLASH në Report TV dhe të nesërmen të nxjerri videon dhe të bëhet lajmi, dhe pikërisht kështu ndodh. Sipas SPAK, si në Report TV ashtu edhe tek Shqiptarja.com, lajmi u publikua fiks siç ishte kërkesa e vëllait të Suel Çelës. Një ditë më pas, po në Report Tv dhe shqiptarja. com, publikohet lajmi tjetër i kërkuar nga Suel Çela, që nxjerr emrat e subjekteve të OFL-së, të cilët nuk ishin njoftuar ende nga Policia.

    Pak kohë më pas, Mario Çela kërkon që nga lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com të hiqet një emër.

    Sipas SPAK, edhe ky lajm është rregulluar dhe përditësuar sërish 2 orë pas publikimit. Një tjetër episod regjistrohet sërish në muajin maj 2020, ku këtë herë, Mario Çela, kërkon që mos të transmetohet në Report TV lajmi për dhunimin e babait të tij Petrit Çela.

    Nga kërkimet si në faqet e Report TV ashtu edhe Shqiptarja. com, ky lajm nuk rezulton më.

    Pra edhe në këtë rast, lajmi televiziv për dhunimin e Petrit Çelës, është zhdukur vetëm disa orë pas transmetimit. Kjo e konfirmuar edhe nga linqet ku është publikuar në faqen e Report TV, por pa video të disposnueshme.

    Pas plotësimit të këreksës së parë, këtë herë Suel Çela ka edhe një tjetër kërkesë, që fakton edhe njëherë ndikimin e tij në Report TV dhe Shqiptarja. com.

    Ata kërkojnë që lajmi për dhunimin e Petrit Çelës, të ulet sa më poshtë në faqe, në mënyrë që të mos bjerë në sy te lexuesit. Edhe në këtë rast, kërkesat e Suel Çelës nuk janë kompetencë profesionale e reporterit të lajmit, por të drejtuesve të redaksisë që përcaktojnë renditjen apo për rendësinë e lajmit për tu transmetuar në TV apo web.

    Një tjetër episod, për të cilin Suel Çela interesohet për të diktuar transmetimin në Report TV është një lajm në të cilin Elton Qyno nuk ka lidhje. Bëhet fjalë për ndotjen e Lumit Shkumbin nga kompani të kontraktuara nga Bashkia e Rrogozhinës.

    Edhe pse SPAK lajmin ja faturon Elton Qynos si gazetar, nga verifikimi në portalin e Report TV dhe Shqiptarja.com, rezulton se ky lajm është prodhuar nga redaksia e informacionit dhe nuk përmban autor.

    Pas një cikli lajmesh për kompaninë Viola Green, duket se situata u përmirësua dhe lumi u pastrua edhe për Report TV, që nuk u morr më me problematikën. Më tej, në muajin qershor po të atij viti një tjetër lajm do të publikohet në Report TV dhe Shqiptarja.com, po për interesa të bandës së Suel Çelës.

    Në muajin gusht dhe shtator publikohen disa lajme të tjera për llogari të kësaj bande, dhe Suel Çelës i dërgohen edhe fotot e lajmeve nga televizioni i Carlo Bollinos për konfirmim.

    Pas disa muajve bashkëpunim me Report Tv dhe Shqiptarja.com, Suel Çela dhe anëtarët e tjerë të bandës, nisin edhe diskutimet gazetareske për një lajm që bezdiste bandën e Elbasanit.

    Në këtë rast, analizon se titulli nuk ishte konkret, lajmi nuk kuptohej e madje për ta sfumuar do të flisnin që ta ulinin sa më posht në renditjen e shqiptarja.com.

    Por ndërhyrjet e Suel Çelës tek shqiptarja.com, u zbuluan nga ripublikimi që web-i dosja. al, i bëri artikullit. Ndërsa tek Dosja mbeti shkrimi original, në lajmin e publikuar tek shqiptarja.com u hoqën të gjitha detajet të cilat u kërkuan nga Suel Çela.

    Duket se mes gazetarit Elton Qyno dhe Carlo Bollinos nuk ka qenë thjesht një marrëdhënie mes gazetarësh apo pundhënës-punmarrës. Ndërsa Bollino nxitoi që t’iq faturonte gazetarit përgjegjësinë, me sulme ndaj tij, e kundërta ndodhte deri një javë më parë.

    Edhe pse Elton Qyno kishte vite që ishte larguar nga media që Carlo ka në pronësi dhe drejton, ky i fundit, vazhdimisht vijonte publikimin e lajmeve të tij, e për çudi këto lajme lidheshin kryesisht me grupet kriminale dhe bandat e Elbasanit, çka i takon SPAK të zbulojë se cili ishte interesi gazetaresk i Carlo Bollinos, që të vijonte publikimin e lajmeve të gazetarit, me të cilin prej gati 3 vitesh kishte ndërprerë marrëdhënien e punës, dhe bashkëpunimit, të paktën kështu pretendohet zyrtarisht.

    Apo të faktit, se si Suel Çela arriti të merrte kompetencat e kryeredaktorit në organizimin e Edicioneve informative në Report TV dhe renditjes së lajmeve tek Shqiptarja.com, të cilën kurrësesi nuk mund ta bënte Elton Qyno.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Prostitucioni mediatik: Mediat e Edi Ramës, në shërbim të trafikantëve të drogës

    Kryeredaktor Suel Çelën/ Përplasja e Bollinos me Syrin në gjykatë

    Plas debati/ A kanë përgjegjësi Shqiptarja.com dhe Report TV për lajmet e infiltruara nga banda e Elbasanit?

    Pronari dhe botuesi i Report TV dhe Shqiptarja.com, italo-shqiptari Carlo Bollino ka njoftuar se do ti drejtohet gjyqit kundër medias online, Syri.net e cila, nisur nga publikimi i dosjes së fundit të SPAK, ka bërë një koment ku dilet në konkluzionin se banda e Suel Çelës përcaktonte politikat e tij editoriale.

    Shkas për këtë episod të ri të një përplasjeje të vjetër, është bërë emri i gazetarit Elton Qyno, i cili akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se për gjatë vitit 2020 ka botuar mbi 10 lajme sipas porosisë së bandës elbasanase të Suel Çelës. Sipas dosjes prej të cilës gazetari është marrë në hetim ai ka publikuar në mediat e Bollinos, lajme kundër kundërshtarëve të Suel Çelës, lajme me emrat e atyre që do kontrollonte operacioni OFL si dhe ka kërkuar fshirje të emrave nga artikuj të botuar apo publikimin në vende më të dukshme të tyre. Pikërisht këto fakte ka rimarë Syri.net në artikullin Suel Çela si kryeredaktor i Carlo Bollinos!

    Sipas tezës që mbrohet aty, në bazë të përgjigmeve të nxjerra në SKY ECC, këto politika editoriale shkojnë me tej se kompetencat e një gazetari të thjeshtë. Në shkrimin e Syrit pretendohet se ky fenomen ka ndodhur vetëm në median e Bolinos dhe me djeni të tij.

    “Suel Çela, në mënyrë konstante vendoste se cili lajm duhet të dilte i pari, cili do të zbriste më posht në renditje, dhe si duhej bërë titulli, apo nëse duhej bërë flash e lajmi i fundit, e asnjë nga këto vendimarrje nuk janë kompetencë e Elton Qynos, si reporter lajmi. Për ata që njohin median, e dijnë fare mirë, që kjo kompetencë nuk është e gazetarit, pasi ai është raportues lajmi, e më pas janë drejtuesit e Redaksisë që vendosin për renditjen që i bëhet lajmeve, kush dhe kur del Flashi informative, apo renditjes së tyre në platformën online. Tek Report TV dhe Shqiptarja.Com, këtë eksluzivitet e mban Carlo Bollino, si drejtues editorial, por edhe pronar njëkohësisht”.

    Por pikërisht këtë qasje pronari italo shqiptar e quan si të denjë për gjyq. Në një shkrim ku jepet lajmi i padisë dhe ku citohet vetë Bolino ky i fundit bën alibinë e mediave të tij duke e hedhur fajin e vetëm tek reporteri që i boton lajmet pa pasur hierarki dhe redaktorë mbi kokë. Pa dhënë përgjigje për kritikën se në mediat e tij janë realizuar edhe akte editoriale që nuk mund ti kryejë një gazetar i thjeshtë bolino shkruan: “Raporti mes një gazetari dhe eprorëve të tij bazohet tek besimi i ndërsjellë, dhe ky besim përfshin vërtetësinë e lajmeve që gazetari dorëzon për botim dhe korrektësinë e burimeve të tij, burime që gazetari ka të drejtë dhe detyrim deontologjik t’i mbajë sekret edhe ndaj kryeredaktorit të tij. Pas një bashkëpunimi profesional prej 10 vitesh me Elton Qynon, me qindra dhe qindra artikuj të botuara, të cilin gjithnjë e kam konsideruar korrekt, shpresoj dhe dua të vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij. Por nëse akuzat e SPAK-ut do të vërtetohen nga gjykata, kjo do të thotë që Elton Qyno ka tradhtuar atë besim ndaj meje dhe kolegëve me të cilët bashkëpunonte, dhe në këtë rast unë dhe mediat e mia do të jemi viktima, jo bashkëpunëtorë të tij.”

    Pra shkurt, Qyno mund të ketë ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës së shefit. Ky është një version i vlefshëm vetëm për ata që këmbëngulin ta besojnë me çdo çmim. Por ama, thënë këtë një meritë i duhet njohur Carlo Bollinos, ajo e koherencës. Edhe kur në mars 2023 një tjetër gazetar i tij u akuzua pas daljesë së një përgjimi se e përdorte profesionin për vënie gjobash, ai e la përgjegjësinë tek reporteri duke thënë se në mediat e veta ka rregulla të forta profesionale dhe deontologjike për të botuar: “Sa i takon Adriatik Doçit ai e di shumë mirë se cilat janë rregullat etike, profesionale dhe deontologjike që duhet të zbatohen për të punuar te Shqiptarja.com dhe Report TV. Deri tani me mua i ka respektuar gjithnjë. Por nëse ka ndryshuar ide apo profesion, do të ishte mirë të ndryshonte edhe botues”.

    I armatosur me këtë mendësi duket se Bollino do ti drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën përballë syri.net që e akuzonte se “Suel Çela arriti të merrte kompetencat e kryeredaktorit në organizimin e Edicioneve informative në Report TV dhe renditjes së lajmeve tek Shqiptarja.com, të cilën kurrësesi nuk mund ta bënte Elton Qyno”.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Prostitucioni mediatik: Mediat e Edi Ramës, në shërbim të trafikantëve të drogës

    Fotot e Metës me trafikantët/ Përleshen Bollino me Çim Pekën

    Emri:  Screenshot_20200305-052338_Layout.jpg

Shikime: 36

Madhësia:  30.7 KB

    Botimi i fotove të presidentit të republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017, ka marrë pjesë në një darkë ku gjendeshin dy trafikantë droge si Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri, ka futur në përplasje dhe dy mediat që janë marrë me këtë histori, Shqiptarja.com dhe Syri.net.

    Grupi mediatik i drejtuar nga Carlo Bolino, i cili i botoi për herë të parë fotot, pretendoi se ato ishin shkrepur në një festë që organizoi LSI e Durrësit, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, pas shpalljes si deputet të Lefter Kokës. E vënë në këtë sfond, prezenca e Ilir Metës përkrah trafikantëve bëhej dyfish më e rëndë, pasi ajo relativizonte përgjimet Dako -Avdylaj për zgjedhjet e të njëjtit vit, të cilat opozita i ka shndërruar në një nga kuajt e saj të betejës. Mesazhi qe i qartë, në këto zgjedhje të gjithë janë përzier me kriminelë.

    Pikërisht për këtë, Syri.net ka botuar një version të ndryshëm të ngjarjes, sipas dëshmisë së vëllait të deputetit që tashmë e ka braktisur LSI në, Leonard Kokës.

    Ai thotë se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic pretendon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e të vëllait, Lefterit.

    Kaq është dashur që kjo ngjarje me sfond kriminalo politik, e cila duhet të shërbente si shtysë për debat lidhur me afërsitë e politikanëve me botën okulte dhe për atë që ka ndodhur realisht në zgjedhjet e 2017, të degjenerojë në një varg denoncimesh me sfond tejet personal.

    Pasi Syri.net botoi reagimin e Leonard Kokës, ku kishte dhe fyerje të karakterit familiar ndaj Carlo Bolinos, mediat e tij shpërthyen. Ato e akuzuan portalin e Çim Pekës, Syri.net, “që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës”. Kaq u desh që syri të shpërthente se Bolino “ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës”. Në shënimin e tij thuhej: “Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira”.

    Dhe sikurse ndodh rëndom, debati mbi faktet është përshkallëzuar mbi qëllimet e “mediave të shitura”, që i publikojnë ato.

    Reagimi i Shqiptarja.com

    Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shatnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

    Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

    Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

    Reagimi i Syri.net

    Përgjigjen e Leonard Kokës, vëllait të Lefter Kokës për një lajm të shpërndarë nga mediat e tij, botuesi Karlo Bolino duket se e ka kthyer në personale.

    Me anë të një shkrimi të vendosur si kryesor në median e tij, Karlo Bolino ka vendosur të sulmojë jo vetëm Nar Kokën, por edhe SYRI.net që publikoi reagimin e këtij të fundit, pas publikimit të fotove të Ilir Metës nga ReportTv.

    Pas këtij sulmi të Karlos, SYRI.net po bën një sqarim të shkurtër në lidhje me akuzat dhe për faktin se ka kërkuar një koment dhe ka marrë një përgjigje nga Nar Koka, të cilin e ka bërë publike pa shtuar dhe pa hequr asnjë presje, por thjesht duke ruajtur etikën për bashkëshorten e Karlos.
    Fillimisht i bëjmë të ditur Karlos se, SYRI.net nuk është pronë e askujt tjetër, përveç se e një Fondacioni intelektualësh dhe gazetarësh të regjistruar brenda të gjitha ligjeve dhe rregullave të këtij shteti. Ndryshe nga Karlo Bollino, ky fondacion nuk ushqehet nga taksat e shqiptarëve përmes koncesioneve klienteliste të Edi Ramës.
    I bëjmë të ditur Karlos se SYRI.net ka marrë zyrat e tij me qira përmes një kontrate të rregullt, e cila nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën apo ndonjë të afërm të tij. SYRI.net, ndryshe nga mediat e Karlo Bolinos, nuk i ka dhënë askush tokë dhe ndërtesa në mes të Tiranës me qira 1 euro për 20 vite. Për shërbimet që Karlo ka bërë gjithë këto vite, vetëm pak muaj më parë është shpërblyer nga Edi Rama me mijëra metra katrorë tokë dhe ndërtesë në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës dhe këto Karlo i ka marrë me 1 euro qira.
    Siç e thamë dhe me lart SYRI.net ka kërkuar një koment për videon në fjale dhe ka marrë një përgjigje nga z. Koka, të cilën as e ka shtjelluar as e ka komentuar.

    Nuk jemi ne që kemi në dorë përgjigjen e z.Koka, por sigurisht nuk na takon t’i mbyllim gojën askujt, aq më pak të marrim leksione gazetarie nga Karlo Bollino, media e të cilit është një nga mediumet e shquara për intervistat e vrasësve.

    Nëse z.Bollino mendon se pas kësaj përgjigje që ka marrë, Nar Kokës i duhen bërë pyetje të tjera, mund t’i vëmë në dispozicion numrin e tij për t’ia adresuar ato vetë.


    LAPSI

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-12-2024, 12:44
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2024, 14:05
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-12-2022, 10:41
  4. Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 24-01-2020, 05:37
  5. Rexhep Mejdani, eunuku mediatik i Edi Ramës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2007, 20:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •