Gezuar festen e flamurit
Duaje te afermin tend si veten
VIDEO| Kryeqyteti vishet kuqezi, mbahet Parada e Shqiptarëve në Tiranë
Tirana është veshur këtë të enjte 28 nëntor me ngjyrat kuqezi për të kremtuar 112 vjetorin e Ditës s ëPavarësisë.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u mbajt Parada e Shqiptarëve, ku një nuëmr i lartë pjesëmarrësish të veshur me veshje tradicionale nga krahina të ndryshme, p♪7rshkuan bulevardin kryesor të Tiranës.
Parada përfundoi rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Hapja e saj u bë disa aktorë të veshur si ismail Qemali dhe firmëtarët e pavarësisë.
Flamujt kombëtar ishin vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar”, ku ngjyrat kuqezi kishin “veshur” dhe institucionet kryesore të vendit.
Ndërkohë që në qiell fluturonin dy balona me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, një numër i madh qytetarësh u vendosën në të dyja anët e bulevardit dhe morën pjesë në festimet për Ditën e Pavarësisë.
Poarada e shqiptarëve mbahet për të dytin vit radhazi në kryeqytet me një aktivitet që promovon veshjet dhe tipare nga të gjitha trevat shqiptare.
Euronews
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora: Ndiej të njëjtat emocione si gjyshi im në 1912-ën
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit.
VIDEO
Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, me të cilin shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
Për gazetarët, Vlora uroi festën e Pavarësisë, teksa theksoi se “ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912”.
Ai uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.
“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është njëlloj. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të jepja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, u shpreh Nedin Vlora.
Balkanweb
Krijoni Kontakt