Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

    Emri:  balla-sule-cela-1140x570.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  25.7 KB

    Bashkëpunimi i Taulant Ballës me bandën e Suel Çelës është një sekret publik, të cilin prokurorët e SPAK e kanë ruajtur me sa kanë mundësi, duke përjashtuar nga hetimi (deri më sot) lidhjet e bandës me ish-drejtuesin politik të Partisë Socialiste në Elbasan.

    Megjithatë në faqen 171 të dosjes, që Lapsi.al e ka lexuar të plotë, ku janë zbardhur përgjimet nga SKY ECC, prokurorët kanë harruar të fshijnë një bisedë ku përmendet Balla dhe interesi që ka ai për të mbledhur vota në Elbasan nëpërmjet kriminelëve të Suel Çelës.

    Komunikimi është mes Klaus Matishit, mik i ngushtë i Suel Çelës në njërën anë të telefonit me Megi Fetahun, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu. Në një moment kur është kthyer në shtëpi, e lodhur pas pune, gjyqtarja që i di lidhjet e vajzës së saj me bandën ka shprehur disa pakënaqësi, sepse ata nuk kanë qenë falenderues sa duhet për vendimet favorizuese në gjykatë.

    Kur Megi Fetahu i thotë këtë pakenaqësi të së ëmës, Klaus Matishi i përbetohet për të kundërtën. Në një moment sinqeriteti, për të shpjeguar vlerësimin e veçantë që banda ka për gjyqtaren, ai tregon diferencën e saj me gjykatësit e tjerë dhe pushtetarët e Elbasanit.

    Ndryshe nga të tjerët, Pajtime Fetahu nuk ka kërkuar asnjëherë para, por ajo ka ndihmuar për hir të miqësisë. Për të qenë I besueshëm ai tregon se gjykatësi Ben Vrioni merr “kafe”, ish-kryebashkiaku Qazim Sejdini e ka të qartë se fundoset bashkë me bandën dhe tjetri thotë “Balla na do për vota”.

    Më poshtë pjesë nga dosja:

    Ne orën 21.59 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah të cilën e bën me dije për konsideratën e veçantë që ka Marjus Lulaj, vetë Klausi dhe lidhjet e tyre për Pajtime Fetah.

    Klaus Matishi, “…Ngjo mam ka ber shum per ne pervec tmires fakti qe na do dhe e dim qe e kemi njeriun ton aty na e thot trroc e bardha e bardh ezeza e zez vlen me shum se kafet respekti mamit dhe ndima mam nuk blihet me lek per kok tate shoku un e japim jeten per ate luft me ramen bejm pa mendu fare se ajo meriton shum e me shum esht nder te vetmit qe mundohet me shpirt per ne fhe na ndimon ok dhe boll me idjotsina…

    Ti di cdo gie tonen ti kam then te rezultonna nji ta ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota ben virioni fiton kafe landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dor kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva…Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han *****. Cdo jeri esht me laps po nesjemi budallej…Ne i hym halleve pa shum lek pa shum mig me zemer ne hecim drrejt ne vrasim ballore jo me intrriga…Ato me shtet e miq jan me te fort se ne se kan gjith jeten me giygje ishin te pregatit jan me te fort se ne ni kte drejtim ne jemi ne drrejtimin e luftes me mtir se tqim ropt te qerojm zbejm lloge… Ato si mam jot kan shum miq ne srejtsi ne vetem mam tat kemi te drrejt e sinqert qe na do me shpirt qe shef miqsin jo interesin shuqe ajo sikur kurr mos bej me gje per ne te ne e ka vlersimin 1000000000…”

    Biseda është bërë në vitin 2020, kur banda e Suel Çelës ishte në kulmin e fuqisë së saj, pasi kishte kapur në Elbasan gjykatat, prokurorinë, policinë dhe kishte mbështetjen e politikës. Në qarkun e Elbasanit, drejtues politik i Partisë Socialiste në atë kohë ishte Taulant Balla.

    Emri:  balla-taulant.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  65.1 KB

    Pak ditë para zgjedhjeve në lagjen 5 Maji në Elbasan ndodhi një përplasje me armë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në vendin e ngjarjes ishin disa nga njerëzit e Suel Çelës që punonin për të mbledhur vota për partinë Socialiste. Taulant Balla rezulton të jetë sot deputeti më i votuar në parlament me 21591 vota.

    Lapsi.al

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    “K**rva bën si Ismail Qemali” inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan

    Emri:  800-450-ramaaaaa-1-750x375.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  27.8 KB

    Nga mesazhet që kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela ka shkëmbyer me gazetarin Artan Hoxha bie në sy mllefi që kishte për kryeministrin Edi Rama, edhe pse një vit më pas miqtë e tij do të punonin për të ndihmuar Taulant Ballën dhe Partinë Socialiste në këtë qytet. Në një prej këtyre mesazheve, kur priste që Hoxha të nxirrtë në emisionin Opinion të televizionit Klan foton e Edi Ramës me Ardjan Çapjan, e bandës rivale, Suel Çela e përshkruan Edi Ramën si “të pabesë” dhe “mashtrues kalibri”.

    Epiteti me të cilin Çela etiketon kryeministrin Edi Rama lë të kuptohet se mes të dyve ka pasur një marrëdhënie, që është krisur më pas, ndërkohë që Rama kishte bërë një takim me fisin kundërshtar Çapjat në hotelin në pronësi të tyre në Elbasan. Më poshtë është mesazhi që Suel Çela i nis Artan Hoxhës dhe që është zbardhur nga dosja e SPAK.

    “Në vijim të bisedës Marjus Lulaj i kërkon numrin ne whtasap Artan Hoxhës me qëllim që t’i dërgojë fotografitë dhe të zgjedhë ai cila ështe më e pastër. Nga konteksti i bisedës dyshohet se Artan Hoxha do të marrë pjesë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, fakt për të cilin Marjus Lulaj dyshohet se e instrukton gazetarin Hoxha të sulmojë mediatikisht kryeministrin Edi Rama. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…ky kurv i pa bes mashtrus kalibri… kjo e dyta eshi me e paster… ma co nr e wecapit?… ma dergo ni e wecapit tend… ka kaluar koh…po per kte foto behet fial…po ti nisin te dy versionel… shikoje vet kush esht me e pastra…fiks. korrekt…nxirja masken kti kurves ge ben si ismail qemali…” shkruan Çela.

    Një nga arsyet për të cilat Suel Çela është acaruar me Ramën duket të jetë pikërisht takimi që ai ka pasur me një nga personazhet kryesore të bandës rivale Ardjan Çapja, ndërkohë që banda e Çelës kishte mbështetur partinë socialiste në disa fushata në Elbasan.

    Duhet thënë se mesazhi më lart është shkruar në vitin 2020, ndërsa një vit më pas, në zgjedhjet e vitit 2021 banda e Suel Çelës ndihmoi sërish Partinë Socialiste në Elbasan. Rivali i tyre, Ardjan Çapja u dënua me burgim të përjetshëm.

    Lapsi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-11-2024 më 00:43

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    “Do të të çoj te Ravigu” shembulli me të cilin kërcënonte Suel Çela

    Emri:  800-0-vrasja-elbasan-ravik-gurra-boci-1-750x375.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  38.3 KB

    Në bisedat e zbardhura të SKY ECC, përmendet vazhdimisht “Ravigu” emri i avokatit të vrarë Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në një atentat në Elbasan. Ravik Gurra ishte avokat i familjes Çapja dhe gjatë komunikimit të Suel Çelës dhe miqve të bandës së tij emri i avokatit të vrarë përmendet për të kërcënuar avokatin që e zëvëndësoi në mbrojtje të Çapjave.

    I tillë është rasti kur avokati i Çapjave i quajtur Aldo Shkëmbi i ka dërguar një mesazh gjyqtares Pajtime Fetahu dhe ajo ankohet te Suel Çela, e trembur se do të përfundojë sërish në emisionin Stop në Tv Klan.

    Por Çela që në SKY ECC ka pseudonimin S.S e thërrët avokatin Aldo Shkëmbi dhe i thotë të mos përcjellë kërcënimet e Çapjave, përndryshe i thotë “do të të çoj te Ravigu”.

    Pjesë nga dosja e përgjimeve të SPAK

    Më date 26.06.2020, Xhino Roka komunikon me Klaus Matishin, te cilit i tregon që bashke me “ss”, Marjus Lulaj, kanë takuar avokatin Aldo Shkembi dhe e kane porositur duke i bere presion qe te bënte vetem punen e avokatit dhe jo kercenime, se kercenimet nuk jane pune e avokatit. Xhino i tregon që avokatit Aldo Shkembi i ka folur Marjus Lulajt duke i thene qe bën punën e avokatit ose per ndryshe do e dergoj tek “raviku” duke ju referuar shtetasit Ravik Gurra i vrarë ne vitin 2019.

    Xhino Roka shkruan, “. … Ke tfala shum nga aldo shkembi… Hahah Haha… E thirrem te puna… Erdhi… Ja tham ca llafe… Me te qet… Baj punen tha… Sa ke ba punen ste ka lujt njeri… Po kercenimet sjan pjes e avokatit… Te iki lenci vet i thash te flasi pse te con ty… Baj avokatin i tha ss ose do tcoj te raviku… Pastaj e qecum… Dhe i tham do te themi po patem nevoj per avokat… Mi tha me thoni… Punen do baj… Dhe atyre ja kam sgaru qe ju kam cuna lagje… Kam hang buk… Ti fusim xixat zemra… Po pse menon e ban ate pun? Ai nuk esh! budalla… Se i bi ti ze venin atyre… Ska shanc… Tjesh i sigurt… Se e pam ne tv… Tavolin… Nuk mohoj asigja… Bat mir qe me that… Dhe smerem ma me kto pun… Do pys mir si esht situata…

    Zemra Ai erdhi se implikon veten direkt Po mos vinte… Dhe kto llafe ska per tja than katnarve…
    Ta kesh sigurt… Se i bi thahet pal… Nuk u trem shum… Normal tension ishte… Po jemi cuna lagie… Un mund tjem dhe avokati juj… Kjo linj… E kishte le qart nkok… Kur e thirrem nuk u vonu fate… Fare… 20 min ishte ktu… Kshu qe ska pas koh te iki te flasi… E thirri jusi… Ne tel…
    Po kto gjana… Rreth ktyre… Normal fare… Un ss dhe dupi… Mu sme njofte ai… Njifte… Ma mir kshu… Jo ta thrasesh ta shash… I fusim xiat katunarve… Ska shanc… Po ska per ti tregu zemra… Me ngio mu ca te them…”

    Ravik Gurra u vra në 18 korrik 2020 në Elbasan. Ai njihej si avokati, i cili ndër vite kishte përfaqësuar në gjykatë “të fortët” e botës së krimit. Gurra ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa në vitin 1998 kishte emigruar në Angli.

    50-vjeçari ka punuar atje si përkthyes në gjykata, Ministrinë e Emigracionit dhe polici. Në kohën kur ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, Ravik Gurra ka studiuar për avokati.

    50-vjeçari kishte shtetësi britanike dhe jetonte ne Lindje të Londrës bashkë me familjen.

    Ai ishte babai i dy vajzave, të cilat jetojnë dhe studiojnë në Angli. Avokati Gurra ka jetuar mes Londrës, ku kishte familjen dhe Elbasanit, ku shpeshherë vinte për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

    Ai banonte në një shtëpi 2- katëshe në afërsi të vendit ku u ekzekutua. Gurra ka përfaqësuar në gjykatë shumë të pandehur, por 3 janë çështjet më të forta që ka mbrojtur.

    Bëhet fjalë për grupimin “Hakmarrja për drejtësi”, Emiljano Shullazin dhe Endrit Zelën, si dhe disa anëtarë të grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Hasmëria midis grupeve rivale këtë qytet dyshohet të jetë edhe shkaku i ekzekutimit të avokatit.

    Lapsi

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Do gjente lidhjet e krimit në politikë, SPAK e gjen krimin te gazetaria

    Detyrim paraqitje për gazetarët, asnjë fjalë për politikanët e Elbasanit që ndihmuan bandat

    Emri:  gff-1140x570.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  26.2 KB

    Një operacion masiv i policisë me qendër në Elbasan ka pasur në shënjestër jo vetëm disa prej emrave të njohur të krimit në këtë qytet, por edhe lidhjet e tyre në gjykata, prokurori, polici, madje edhe në gazetari siç pretendojnë prokurorët e SPAK.

    Një ndër emrat që rikthehet sërish në dosjet e SPAK është ai Suel Çelës, që njihet si drejtues i një organizate kriminale partnere me Partinë Socialiste të Elbasanit. Për Suel Çelën ka dëshmi dhe biseda në SKY ECC që e impikojnë për porositjen e vrasjeje në Elbasan, në Tiranë dhe në Belgjikë.

    Emri:  Suel-Cela.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  15.2 KB

    Suel Çela, ose ndryshe Marius Lulaj është aktualisht në arrati. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht për presione në fushatën zgjedhore, për lidhjet e ngushta me pushtetin e PS-së dhe për korruptimin e policisë dhe të prokurorisë së qytetit.

    Arrestimi i Bujar (Marsel) Shegës dhe ndikimi i tij në Peqin

    Një personazh pak i njohur mediatikisht, por shumë i fuqishëm në Elbasan dhe në Peqin u arrestua në Milano me urdhër të SPAK, si pjesë e të njëjtës dosje. Ky person quhet Bujar Shega dhe rezulton të jetë një ndër përfituesit e rregullt të tenderave qindra miliona lekë të pastrimit nga bashkia e Elbasanit, Peqinit dhe e Beratit.

    Sipas një denoncimi të një viti më parë, Bujar Shega rezulton të ketë kërcënuar edhe administratorin e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për të përfituar një tender në rikonstruksionin e godinave. Sipas një raportimi të Ina Media, përfitimet e Bujar Shegës nga tenderat e pushtetit lokal vinin nga lidhjet e tij me Suel Çelën në Elbasan apo me Aqif Rakipin në Peqin.

    Goditja e SPAK ndaj Bujar Shegës rezulton t’i ketë hapur rrugën një klani tjetër të Partisë Socialiste në zonën e Peqinit, pas mosmarrëveshjeve që ishin krijuar vitet e fundit.

    Emri:  Pajtime-Fetahu1.jpg

Shikime: 30

Madhësia:  43.4 KB

    Një mandat tjetër arresti është firmosur për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ishte ndërkohë në arrest shtëpie për ndihmën që i ka dhënë dy vëllezërve Çopja, drejtues të trafikut ndërkombëtar të drogës me banim në Dubai. Dy vëllezërit Çopja akuzohen për porositjen e një duzinë vrasjesh me porosi ndaj rivalëve të tyre në Elbasan dhe disa qytete të tjera, për trafik droge, pastrim parash, korruptimit të gjyqtarëve, prokurorëve etj.

    Përveç se në derën e saj, SPAK ka trokitur edhe në banesat e ish-gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Zihni Shahu dhe të ish-prokurorëve.

    Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

    Emri:  WhatsApp-Imaage-2024-11-25-at-15.53.26-1-scaled.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  63.9 KB

    Ndër emrat e thirrur në SPAK tërhoqën vëmëndjen dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, dy nga personazhet më të zëshëm për dosjet e SKY ECC në kronikën e zezë.

    Në mënyrë të veçantë, Qyno ka spikatur me publikimin e bisedave në aplikacionin SKY, që dyshohet se nuk ishin zbardhur ende nga prokurorët e SPAK. Disa lajme ekskluzive në lidhje me bisedat e banditëve të Elbasanit në SKY ECC krijuan frustrim në radhët e prokurëve, që me një vendim të paprecedent urdhëruan izolimin e tij në godinën e prokurorisë dhe më pas bastisjen e shtëpisë së gazetarit natën e 13 dhjetorit 2023.

    Mbeten për t’u parë provat që ka SPAK ndaj Elton Qynos dhe Artan Hoxhës, që tashmë janë vendosur në masë sigurie “detyrim paraqitje”, si pjesë e të njëjtës dosje ku rezultojnë emra të rrezikshëm të krimit në Elbasan.

    Vija e kuqe e SPAK, lidhja e krimit me politikën

    Nga urdhër-arrestet që ka lëshuar SPAK krijohet ideja se ka një përpjekje për të çrrënjosur krimin nga qyteti i Elbasanit, duke përfshirë në hetime edhe ushtarët e maskuar nën petkun e gjyqtarit, prokurorit, policit etj.

    Vetëm se panoramës që jep dosja e SPAK i mungon një anë shumë e rëndësishme e realitetit; mbështetja politike që pati krimi.

    Vetëm duke pasur mbrojtje politike nga Partia Socialiste e Elbasanit, bandat u fuqizuan deri në pikën që arritën të rekrutojnë gjykatës, prokurorë dhe policë në radhët e tyre. Vetëm duke pasur mbrojtje politike u eleminuan rivalët dhe krimi u ushqye me paratë e tenderave të bashkisë. Vetëm duke pasur mbrojtje politike, krimi mori frenat e fushatës zgjedhore 4 vite më parë, që rezultoi me një person të vrarë.

    Por kjo anë e realitetit mungon në hetimin e SPAK. Ndaj në dosjen, që ende nuk është publikuar, afërmendsh mund të gjesh lidhjet e gazetarisë me krimin, por nuk del asgjë për lidhjet e krimit me politikanën.

    Lapsi.al

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Reagon gazetari Flamur Vezaj: E vërteta e emrit tim në dosjen e SPAK për Suel Çelën

    Emri:  1200-630-1732819854xilustrim-artan-hoxha-suel-ela-dhe-flamur-vezaj-774-1140x570.jpg

Shikime: 28

Madhësia:  26.0 KB

    Gazetari Flamur Vezaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka mohuar ccdo lloj përfshije në aferat me bandat e Elbasanit, siç pretendohet në materialet e shfaqura në dosjen e gjykatës për këtë çështje.

    Bëhet fjalë për disa biseda mes gazetarit tjetër Artan Hoxha dhe Suel Çelës për dhënien e një shumë parash për të devijuar, ose të bëjnë të heshtë gazetarin Vezaj në lidhje me çështjen e Toyota Yaris.

    Sipas transkripteve gazetari Hoxha ka marrë përsipër të flasë me Vezajn në favor të kërkesave që i bën grupi i Çelës. Nga ana e tij vetë Vezaj në reagimin e tij shprehet se në asnjë rast nuk ka komunikuar me Hoxhën për këtë çështje, ndërkohë që i qëndron deklarimeve sipas tij që ka bërë në emisionin ‘Opinion’ në 21 shtator të 2020.

    Vezaj shprehet se njëri prej atyre që ka denoncuar, vijon punën i qetë në zonën e jugut madje është shpallur dhe investitor strategjik atje dhe SPAK nuk vepron.

    Më poshtë reagimi i plotë i gazetarit Vezaj.

    “Përshëndetje miq!

    Ky është një reagim i detyruar për shkak të disa bisedave/thashethemeve që lidhen me emrin tim, të përmendura në një vendim gjykate. Dua të sqaroj publikisht dhe të distancohem me forcë nga çdo deklarim apo bisedë e kolegut Artan Hoxha me persona të tretë, ku përmendet emri im. Në asnjë rast, dhe aq më pak në datat e pretenduara në vendimin e gjykatës (1 ose 2 tetor 2020), nuk kam zhvilluar biseda me kolegun Hoxha lidhur me rastin në fjalë apo për çështje të tjera të përmendura në vendimin e gjykatës.

    Theksoj me përgjegjësi se:

    • Nuk kam pasur kurrë ndonjë ndërhyrje nga kolegu Hoxha për të shkruar ose mos shkruar, për të folur ose mos folur, për individë të përmendur në këtë dosje apo të tjerë të ngjashëm.

    • Nuk kam takuar asnjëherë personalisht individët që përmenden në komunikimet mes kolegut Hoxha dhe palëve të treta.

    • Nuk kam marrë kurrë përfitime apo favore gjatë punës sime për ndonjë qëllim të caktuar nga kolegu Hoxha, individët e përmendur në vendimin e gjykatës apo të tjerë të ngjashëm me ta.

    Puna ime, si dhe e kolegëve të ndershëm e dinjitozë në tregun mediatik shqiptar, është lehtësisht e verifikueshme në këtë epokë digjitale. Çdo gjë është publike dhe online. Përsa i përket të dyshuarve, për të cilët kam denoncuar më parë në emisionin Opinion (më 21 shtator 2020), si dhe për të gjitha shkrimet dhe daljet e mia publike lidhur me denoncimet për dosjen e “Toyota Yaris,” Eldi Dizdarin, Suel Çelën dhe bandën e tij, “Torin,” “Lushnjarin” ose Mentor Mezinin alias Hektor Mezinin (që vazhdon investimet “strategjike” në jug dhe SPAK bënë sehir) dhe shumë personazh të tjerë, thuajse çdo ditë, mund ti gjeni të gjitha materialet në Google dhe YouTube. Mjafton një kërkim me fjalë kyçe, dhe çdo deklaratë e imja është e dokumentuar.

    Gjithashtu, theksoj se unë kam vazhduar të shkruaj, flas e denoncoi këta individë edhe pas BISEDAVE të pretenduara mes kolegut Hoxha dhe individëve të tjerë të përmendur në dosjen e SPAK-ut, të përpiluar në emër të dyshimit nga Altin Dumani.

    Falenderoj çdo lexues dhe mbështetës për mirëkuptimin dhe vëmendjen!

    Misioni vazhdon”

    LAPSI

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Berisha: Taulant Balla ka kilometra biseda me bandën e Çelajt, edhe për Sali Berishën. Balla është më kriminel se çdo anëtar i bandës

    Në konferencën me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh piramida se e vërtetë e krimit absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët.

    Fjala e plotë:

    Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët.

    Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë.

    Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.

    E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.

    Pra, prokurorët hiqen nga dosja, Taulanti që është marrë me çdo, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë dhe janë djegur, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, që ka vendosur bashkë me gjykatës, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali.

    Dhe na del tani se Elton Qyno, Artan Hoxha. Gjer tani edhe Artan Hoxha, rezulton kriminel sepse ka publikuar foton e Edi Ramës me Çapajt. Po ta lexoni. Problemi i tij është se, i dhanë foton Çelajt tek Çapajt dhe fotoja u publikua. Pra shkallë ekstreme manipulimi dosje, një krim i paimagjinueshëm.

    E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon.

    E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit.

    Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza.

    E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës.

    Pra shkrirja në nji, një sipërmarrje të përbashkët shtet-organizata kriminale është shkaku i sundimit të tyre.

    Syri

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    SPAK sqaron akuzat për gazetarët: Morën para nga Suel Çela!

    Emri:  WhatsApp-Imaage-2024-11-25-at-15.53.26-1-scaled-e1732621176941-1140x570.jpg

Shikime: 26

Madhësia:  38.1 KB

    SPAK ka ngritur akuza ndaj dy gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno të cilëve dje u është komunikuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë në njoftimin për mediat ka sqaruar se të dy gazetarët u paguan nga Suel Çela, kreu i një organizate kriminale në Elbasan për të krijuar perceptimin se kundërshtarët e tij ishin të paprekshëm dhe kishin lidhje të forta.

    “Marius Lulaj (Suel Çela) ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

    Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

    NJOFTIMI I PLOTE I SPAK

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine. Ky hetim i bazuar në komunikimet e koduara SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona:

    Arrest me burg për 18 individë, duke përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar i lartë policie dhe një ish-gjyqtar.

    Arrest në shtëpi për 1 avokat.

    Detyrim paraqitjeje për 2 gazetarë.

    Struktura e Organizatës

    Kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale.

    Organizata kriminale që drejtohej nga S.Ç. me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga S.Ç.

    I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 janë dokumentuar faktet penale si më poshtë:

    Vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, Ardian Çapjas, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit

    Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit B.M, mars 2020;

    Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasit E.K, në vitin 2020.

    Tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020.

    Tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

    Ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.

    Shtetasi Marius Lulaj (alias S.Ç.) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; M.Ç., A.V., B.SH, K.M., Xh.R.etj ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

    Roli i personave të tjerë

    Organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit (Dedan Gjoni) dhe të sistemit gjyqësor (Pajtime Fetahu) të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

    M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

    Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

    Rrjeti i trafikut ndërkombëtar të kokainës

    Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latinen.

    Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Gjithashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

    Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:
    a. Në blerjen e lëndës narkotike
    b. Në gjendje cash-i në Shqipëri
    c. Në biznese në dukje të rregullt

    d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

    Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

    Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

    Shënim për gazetarët:

    Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

    M.L alias S.Ç – 36 vjeç, banues në Elbasan
    M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
    XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë
    K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
    S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan
    B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan
    L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
    M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë
    A.Xh, alias E.C, A.C – 39 vjeç, banues në Tiranë
    P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
    F.V – 48 vjeç, banues në Elbasan
    M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan
    R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan
    S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë
    A.H – 50 vjeç, banues në Tiranë
    E.Q – 39 vjeç, banues në Tiranë
    P.F – 65 vjeç, banues në Elbasan
    D.Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë
    M.Sh, alias B.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë
    H.L alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
    B.B – 39 vjeç, banues në Elbasan

    Veprat penale të dyshuara:
    “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të A.Ç, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
    “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
    “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
    “Grup i strukturuar kriminal”.
    “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
    “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
    “Shpërdorim detyre”.
    “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .

    LAPSI

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Artan Hoxha: Suel Çela punoi që Edi Rama të marrë mandatin e tretë

    Emri:  640-0-suel-cela-artan-hoxha-edi-rama-993-640x375.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  41.3 KB

    Artan Hoxha foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për njohjen me Suel Çelën, të akuzuar nga SPAK si kreu i bandës së Elbasanit. Duke bërë një kronologji të ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan dhe u shpreh se të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të vitit 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot, duke nisur nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë dhe e kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

    “Në Shqipëri ka vetëm një grup të fuqishëm, kryeministri i vendit. Kolegët kanë debatuar, jo grupi i Durrësit, jo i Elbasanit. Unë kam thënë ka vetëm një grup, që i komandon të gjithë. Qeveria komandon krimin e organizuar.

    Në 2013, ishte aleanca, “bashkohuni qelbësirat”. Ministri më jetëgjatë, Saimir Tahiri, mori faturën e kanabizimit dhe Ilir Meta. Në 2021 kur po flasim ne, çfarë ndodhi? Për shkak të akuzave të qeverisë, për lidhje me krimin, unë jam një nga njerëzit që ka furnizuar median ndërkombëtare, kam dalë nga Japonia deri në Kanada. Jam gazetar i trajnuar për t’u infiltruar, kam bashkëpunuar me mediat më të mëdha, kam marrë çmime ndërkombëtare.

    Nëse do të hetohet… Në çdo organizatë në Shqipëri, kam komunikuar. Ore mirë unë jam bosi më i madh, e keqja më e madhe. Ti the a është Suel Cela kreu? Është një më i madh, më i madhi fare. Pse është ai kreu? Në zgjedhjet e vitit 2021, e mbani mend se çfarë ndodhi në Elbasan?

    Kam thënë po përplasen organizatat kriminale. I mbani mend ngjarjet? Sado të akuzohemi për komplot ndaj kryeministrit, por aty edhe ata të PD ziheshin se kush është me Suelin, por në fakt ai ka punuar me qeverinë. Te mandatin e tretë është aty ai, mos harrojmë.

    Të gjithë grupet që po goditen tani, kanë qenë në fushatë elektorale të 2021 dhe janë akuzuar për lidhje me mazhorancën që është sot. Fillojnë nga Shkodra dhe mbarojnë në Sarandë. Kanë ndihmuar në mandatin e tretë këtë që është sot.

    Krimin e organizuar e fshin nga faqja e dheut Edi Ramën po të dojë. Po të dalë një njeri të thotë që Suel Çela nuk ka ndihmuar Edi Ramën, por Gaz Bardhin, më thoni një njeri. Ky ka dalë në bulevard, në festën e verës, është vetë aty, nuk ishte në kërkim ai” – tha Hoxha.

    LAPSI

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Flet Artan Hoxha: Prisja të më arrestonin, sinjalin e parë ma dha Erion Veliaj

    Emri:  600-476-artan-hoxha-erion-veliaj-799-600x375.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  39.7 KB

    Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale për lidhje me bandën e Suel Çelës në Elbasan. Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe Erion Veliajn si një person që e ka “paralajmëruar” nga një emision televiziv.

    “Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as t’i ruaj.

    Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar. Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me zotin Berisha.

    Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Isha në dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha” – tha Hoxha.

    “Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar.

    Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

    Unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi”, – tha Artan Hoxha.

    TPZ

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK godet grupin kriminal të Suel Çelës, nën akuzë 21 persona, përfshi dy gazetarë të njohur

    Përgjimet me Taulant Ballën/ Pse Dumani kërcënoi Berishën

    Përgjimet që dalin para zgjedhjeve po prishin regjinë me të cilën funksionon drejtësia e re

    Emri:  Balla-dhe-Rama-te-perqafuar.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  50.6 KB

    Duke qenë të ndërgjegjshëm për periudhën se kur u lejohet të kryejnë arrestime të bujshme dhe kur duhet ta shfletojnë ndonjë dosje pa bërë shumë zhurmë, prokurorët e SPAK kanë krijuar një sinergji me kryeministrin Edi Rama për goditjet brenda Partisë Socialiste, që ka çuar në konceptin e njohur si “drejtësi me regji”.

    Rastet se si prokurorët e SPAK janë koordinuar me nevojat e Edi Ramës në zgjedhje janë disa, që nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako që u arrestuan pas zgjedhjeve parlamentare të 2021, që nga Vangjush Dako dhe Jorgo Goro pas zgjedhjeve lokale të 2023 etj.

    Kur flitet për drejtësi me regji, nënkuptohet edhe një koordinim i dosjeve për të bërë një çiftëzim të hetimeve me emra të rëndësishëm si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita, në mënyrë që të krijohet ideja e një ekuilibri dhe paanësie e institucionit në dy krahët e politikës. Që mekanizma të tillë kanë funksionuar më së miri e tregoi një sondazh i ditëve të fundit, sipas të cilin qytetarët besonin institucioni ishte ndër më të pëlqyerit në vend (63% pëlqim).

    Por në dy protestat që ka organizuar në hyrje të SPAK, Sali Berisha ka tentuar të godasë pikërisht këtë koordinim mes SPAK dhe Partisë Socialiste, duke nxjerrë përgjime nga dy dosje të ndryshme ku përmendet Taulant Balla, ish-Ministër i Brendshëm dhe aktualisht Sekretar për Diasporën në Partinë Socialiste. Qëllimi është të çmontohet mekanizmi, që e mban të koordinuar SPAk nën regjinë e Edi Ramës, 4 muaj para zgjedhjeve.

    Përgjimet, Balla në komunikimet e bandës së Suel Çelës

    Emri:  balla-sule-cela.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  29.6 KB

    I detyruar me vendim gjykate të paraqitet në SPAK çdo dy javë, Berisha ka mbajtur dy fjalime ku i referohet disa përgjimeve në të cilat, sipas tij, përmendet emri i Taulant Ballës, por që deri tani janë arkivuar nga SPAK.

    Përgjimet supozohet të jenë pjesë e dy dosjeve të ndryshme, të cilat janë shkëputur nga procedimet fillestare 1) Toyota Yaris 2) Suel Çela.

    E përbashkëta në këto dosje të krijuara rishtas, është e para se në të dy fashikujt del emri i Taulant Ballës, dhe e dyta ndërsa personazhet e tjerë të dosjeve janë arrestuar dhe janë dërguar në gjykatë.

    Në protestën e parë, 6 Janar, Berisha zbuloi biseda të shkëputura nga komunikimet në SKY ECC të banditëve të Suel Çelës. Nga përgjimet që lexoi Berisha, del se atyre iu premtua arrestimi i bandës rivale, vëllezërit Çapja, gjithnjë në këmbim të patronazhimit të votave në Elbasan.

    Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.

    Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?

    (Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju?)

    Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

    Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.”

    Përgjimet, Balla në bisedat e dosjes “Toyota Yaris”

    Dy javë më vonë, Berisha u kthye në SPAK në respekt të masës “detyrim paraqitje”, ndërsa me vete kishte marrë përgjime të tjera, që implikonin sërish Taulant Ballën, por kësaj radhe me dosjen e “Toyota Yaris”, në qendër të së cilës ishin më shumë se 3 milion euro që u kapën në dy automjetete në portin e Durrësit.

    Bisedat janë të një oficereje të policisë Eriona Dautaj dhe avokatit Radovan Çela, kur përmendet sërish emri i Taulant Ballës. Të dy janë të arrestuar me urdhër të SPAK.

    Erjona Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.

    Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?

    Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?

    Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.

    Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.

    Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.

    Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. (Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.)

    Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. (E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep).

    Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Taos. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.

    Radovan Çela: Do flas prapë.

    Emri:  Sali-Berisha-ne-SPAK-11-Shtator-2024.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  39.9 KB

    Leximin e përgjimeve, Berisha e shoqëron me komente të ndryshme për personazhet që ose janë në burg, ose janë shpallur në kërkim. Sipas tij, edhe në këtë dosje, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë hetim ndaj Taulant Ballës.

    Reagimi i pazakontë i Altin Dumanit

    Kur ka parë se si masa “detyrim paraqitje” e kreut të Partisë Demokratike, po shndërrohet në një kryqëzatë kundër tij, Dumani ka vendosur të reagojë duke intensifikuar komunikimin me publikun.

    Edhe pse deri tani, ai ka krijuar profilin e një prokurori që preferon të flasë përmes arrestimeve, Dumani bëri tre lëvizje të pazakonta për t’iu përgjigjur sulmeve të Berishës.

    Censurimi i Berishës ishte vendimi i parë që mori shefi i SPAK kur urdhëroi oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit që të mos lejonte Sali Berishën të shkruante një shënim në dokumentin që firmos për detyrimin e paraqitjes. Në rastin e parë, Berisha kishte shkruar shënimin se SPAK ishte një organizatë kriminale.

    Përgënjeshtrimi i Berishës ishte masa e dytë që mori Dumani, në lidhje me deklaratën se një person anonim me pseudonimin Zaho Koka kishte dërguar foto dhe video që faktonin se Olsi Rama ishte pjesë e grupit të trafikut të kokainës së Xibrakës. Dumani njoftoi se kishte kërkuar verifikimin në zyrat e SPAK dhe BKH dhe kishte marrë si përgjigje se nuk ekzistonte asnjë denoncim apo material i dërguar nga ndonjë Zaho Koka.

    Kërcënimi për Berishën ishte reagimi i tretë. Gazetarët u thirrën për një takim në zyrat e SPAK, të cilin Altin Dumani e përdori për t’i dërguar paralajmërimin Sali Berishës në lidhje me përgjimet e Taulant Ballës. Sipas gazetarëve që ishin në takimin me Dumanin në SPAK, kur u pyet për përgjimet e publikuara, ai është përgjigjur pozitivisht në lidhje me përgjegjësinë penale për ata që publikojnë të dhëna sekrete nga hetimi.

    Çfarë treguan reagimet e Dumanit për përgjimet me Ballën

    Emri:  640-0-1725806453xasamble-874.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  39.7 KB

    Kushdo që beson në paanësinë dhe seriozitetin e SPAK e ka mirëpritur sqarimin se nuk ekziston asnjë denoncim me foto apo video për Olsi Ramën nga ndonjë anonim i quajtur Zaho Koka. Dhe për ta përgënjeshtruar Berishën, SPAK doli me njoftim zyrtar.

    Por ndryshe veproi për përgjimet që lexohet në hyrje të SPAK dhe ku përmendet Taulant Balla. Në këtë rast, Altin Dumani nuk përgënjeshtroi asgjë, por kërcënoi me përgjegjësinë penale të nxjerrjes së sekretit hetimor.

    Munegesa e një përgënjeshtrimi për përgjimet e Ballës është jo vetëm konfirmim për vërtetësinë e përgjimeve, por edhe provë se SPAK nuk do të bëjë asnjë lëvizje për ish-Ministrin e Brendshëm, aktualisht sekretar i Diasporës në Partinë Socialiste, që del si pjesë e përgjimeve në dy dosje të krimit të organizuar dhe organizatës kriminale.

    është e njëjta sinergji që ka funksionuar me Partinë Socialiste, kur kjo duhet lënë të punojë. Të paktën, deri ditën e zgjedhjeve. Më pas, prokurorët e SPAK janë të lirë t’i nxjerrin përgjimet dhe provat për të kryer arrestime, duke i dhënë formë asaj që ndryshe quhet drejtësi me regji.

    Lapsi.al

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-07-2024, 12:14
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 12:23
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-12-2023, 10:40
  4. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-10-2023, 11:03
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •