Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qeverisë

    Vrasja e Martin Canit, protesta qytetare para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin (VIDEO)

    Emri:  protesta-per-martin-cani-1536x1024.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  52.4 KB

    Para godinës së Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta qytetare pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, ku një nxënës 14-vjeçar, Martin Cani, u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

    Rreth orës 17:00, prindër dhe fëmijë, qytetarë të ndryshëm, të organizuar përmes rrjeteve sociale, kanë nisur protestën, para godinës së Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit.

    Emri:  feb1a54b-838a-4873-b4a5-be50d7f04f7f-scaled.jpg

Shikime: 105

Madhësia:  40.5 KB

    Emri:  d9be9227-6e4f-4a91-8cf2-4c1edcf2a892-scaled.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  43.6 KB

    Emri:  protesta-per-martin-cani-6-scaled.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  32.4 KB

    Emri:  protesta-per-martin-cani-5-scaled.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  37.1 KB

    Emri:  protesta-per-martin-cani-7-scaled.jpg

Shikime: 102

Madhësia:  32.3 KB

    Emri:  protesta-per-martin-cani-5-1-scaled.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  47.0 KB

    Emri:  protesta-per-martin-cani-4-scaled.jpg

Shikime: 104

Madhësia:  36.7 KB

    “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” është pankarta kryesore që është vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa me bojë të kuqe është kruar “jeta është e shenjtë”. Gjithashtu fëmijët kanë lënë gjurmët e duarve me bojë të kuqe, një shenjë që simbolizon “Mjaft”.

    VIDEO

    Qytetarët kërkojnë një rritje për arsimin nga 600 mln në 800 mln, ndërsa kërkohet që në çdo shkollë të ketë psikolog dhe bazë mbështetëse.

    Protesta vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak metra nga shkolla “Fan Noli”, ku një prej nxënësve të kësaj shkolle u sulmua me thikë nga një tjetër nxënës.

    Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë paraqitur, do të ketë një përshkallëzim të protestës, duke bojkotuar mësimin në të gjithë vendin.

    Një prej qytetarëve pjesëmarrës në protestë, tha se nuk ka fëmijë të vegjël, por ngjarja e ndodhur nuk mund të kalohet pa përgjegjës.

    Qytetari tha se ministrja e Arsimit duhet të dorëhiqet. Ndërsa një tjetër pjesëmarrës në protestë tha se duhet të ketë llogaridhënie.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qever

    Me foton e të birit në duar, i ati i Martin Canit merr pjesë në protestë

    Emri:  Screenshot_145.jpg

Shikime: 93

Madhësia:  36.2 KB

    Qindra qytetarë dolën sot në protestë si reagim pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i tij i shkollës, i mituri me inicialet M.P. Kjo ishte protesta e dytë dhe për herë të parë aty erdhi dhe babai i Martinit, ndërsa një vajzë i dorëzoi atij një foto të djalit të tij.

    Prezent në protestë ishte edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martinit është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi. Në mbyllje të protestës babai i Martinit u largua nën duartrokitjet dhe brohoritjet e qytetarëve të pranishëm.

    Euronews

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Vrasin jashte shkolles adoleshentet, qe vec ketyre bejne e gjera te tjera, dhe e paska fajin Ministria e Arsimit!!!!
    Vrasje te tilla ndodhin ne SHBA, me dhjetra menjehere, shfrytezim politik i berishisteve
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Vrasja e 14-vjeçarit/ Nuk ndalen protestat, lajmërohet marshimi i radhës

    Emri:  -640-0-cgjjgjgjj-1732874720.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  55.6 KB

    Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar protestën e radhës, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.

    Protesta e radhës ësshtë caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë marshimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.

    Kjo është marshim-protesta e tretë që organizohet nga shoqëria civile që nga dita e vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, ku dhe u plagos ky i fundit së bashku me shokun e ngushtë të Martinit.

    Gjatë dy protestave të kaluara, prindërit dhe shoqëria civile kanë kërkuar siguri në shkolla për fëmijët dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

    Emri:  -640-0-cgjgfjgjgfjgdjdgj-1732874746.jpeg

Shikime: 79

Madhësia:  83.4 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani/ Një homazh i pikturuar nga Helidon Haliti

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-29-at-16.34.52.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  31.5 KB

    Bota e një brezi të rritur dhe edukuar nga prindër që kanë jetuar “mes dy botëve” vjen si një rrëfim i shkrirë, një portret i përjetësuar që bashkon mentalitete, pasione dhe ëndrra nën një emër: Martin Cani.

    Kjo histori tragjike është një thirrje për reflektim dhe një thërrmijë shprese për një të ardhme më të bukur dhe një “botë” më të drejtë.

    Piktori dhe pedagogu Helidon Haliti ka ndërmarrë një iniciativë të jashtëzakonshme për të nderuar 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pas një dite mësimi. Haliti ftoi studentët e Akademisë së Arteve për t’u realizuar atyre nga një portret, por të gjithë ata vendosën të vetë-identifikoheshin si Martin Cani. Në fund, portreti që realizoi Haliti ishte ai i Martin Canit, djaloshit 14-vjeçar që jeta iu ndërpre padrejtësisht.

    Studentët shprehën mendimet e tyre për këtë nismë. Enea Trimi tha se “sot quhem Martin Cani. Mendoj se jetojmë në një shoqëri me shumë komplekse dhe kjo është një nga arsyet pse ndonjëherë disa elemente agresive shfaqen”.

    Teljan Baci shprehu revoltën e tij lidhur me ngjarjen e rëndë.

    “Kur mora lajmin, hodha lapsat në tokë. Ne si artistë e shprehim revoltën përmes artit”.

    Henri Alla e përjetoi ndarjen me një ngarkesë emocionale: “Unë sot ndihem si një djalosh 14-vjeçar, si Martin Cani.” Egzon Taahiraj theksoi se: “Kjo është një ngjarje që na ndihmon të shohim më thellë tek vetja jonë.”

    Ky moment tragjik, i përcjellë me art dhe pasion, na sjell një mundësi për të reflektuar mbi shoqërinë tonë dhe për të kërkuar një botë më të drejtë për brezin që vjen.

    Balkanweb

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po qeveria c`pune ka, shkolla mban pergjegjesi kur ngjarjet ndodhin brenda saj, vrasja ka ndodhur jashte. Keto protesta nuk sherbejne per gje, se edhe politizohen. Nuk mban pergjegjesi shteti se cfare ben ti ne shtepine tende. Megjithate edhe atje ja filluar te hyje kunder dhunes familjare. Po ka nje cak, edukimi eshte detyrim i familjes
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po qeveria c`pune ka, shkolla mban pergjegjesi kur ngjarjet ndodhin brenda saj, vrasja ka ndodhur jashte. Keto protesta nuk sherbejne per gje, se edhe politizohen. Nuk mban pergjegjesi shteti se cfare ben ti ne shtepine tende. Megjithate edhe atje ja filluar te hyje kunder dhunes familjare. Po ka nje cak, edukimi eshte detyrim i familjes
    C'faj ka qeveria thotë Ilia. Kush e menaxhon sistemin publik arsimor? Shteti. Kush vendos cdo vit se sa perqind e buxhetit te shtetit te shpenzohet per arsimimin e rinise? Perseri, pushtetaret në krye të këtij shteti. Kush i paguan taskat për të mbajtur në këmbë këtë sistem publik arsimi? Qytetarët.

    Kjo që po ndodh në Shqipëri është katastrofë. Shkolla që mbyllen se nuk ka fëmijë, falë emigracionit në masë dhe falë moslindjes së fëmijëve se kostoja e jetesës është e papërballueshme. Kush e ka fajin për këtë gjë? Qeveria e politikat e saj.

    Dhe katastrofa në këtë mes o Ilia, që ti nuk e kupton, është se edhe ata pak fëmijë që kanë mbetur, në vend që ti mbajmë në pëllëmbë të dorës, pasi janë e ardhmja e këtij populli, ne i lëmë në mëshirën e kulturës së krimit të organizuar, që ka pushtuar vendin. Fëmijët shqiptarë nuk mësojnë të vrasin në familje, mësojnë të vrasin nga trafikantët e drogës dhe shteti i kapur nga këta trafikantë droge, që bëjnë atentate e vrasje përditë.

    Qeveria e Qametit harxhon më shumë në një vit për "djegësit e plehrave" se sa për gjithë sistemin arsimor në Shqipëri!

    Paratë e djegësve të plehrave, shkojnë për të ushqyer zorrën e korrupsionit në atë vend.

    E detyrimisht, njerëzit e korruptuar në krye të shtetit që jetojnë në vila si pasha, nuk duan t'ia dinë për hallet e qytetarëve në shkollat publike, apo pensionistëve që nuk u del pensioni as për bukë e për ilaçe. Por ndryshe nga ty o Ilia, Kryeçobani i Shqipërisë bën me faj TikTok. TikToku e ka fajin që rinia jonë vret siç vrasin vrasësit me pagesë në këtë dekadën e fundit, që janë kthyer në telenovela në Shqipërinë e Kryeçobanit.

    Albo

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    C'faj ka qeveria thotë Ilia. Kush e menaxhon sistemin publik arsimor? Shteti. Kush vendos cdo vit se sa perqind e buxhetit te shtetit te shpenzohet per arsimimin e rinise? Perseri, pushtetaret në krye të këtij shteti. Kush i paguan taskat për të mbajtur në këmbë këtë sistem publik arsimi? Qytetarët.

    Kjo që po ndodh në Shqipëri është katastrofë. Shkolla që mbyllen se nuk ka fëmijë, falë emigracionit në masë dhe falë moslindjes së fëmijëve se kostoja e jetesës është e papërballueshme. Kush e ka fajin për këtë gjë? Qeveria e politikat e saj.

    Dhe katastrofa në këtë mes o Ilia, që ti nuk e kupton, është se edhe ata pak fëmijë që kanë mbetur, në vend që ti mbajmë në pëllëmbë të dorës, pasi janë e ardhmja e këtij populli, ne i lëmë në mëshirën e kulturës së krimit të organizuar, që ka pushtuar vendin. Fëmijët shqiptarë nuk mësojnë të vrasin në familje, mësojnë të vrasin nga trafikantët e drogës dhe shteti i kapur nga këta trafikantë droge, që bëjnë atentate e vrasje përditë.

    Qeveria e Qametit harxhon më shumë në një vit për "djegësit e plehrave" se sa për gjithë sistemin arsimor në Shqipëri!

    Paratë e djegësve të plehrave, shkojnë për të ushqyer zorrën e korrupsionit në atë vend.

    E detyrimisht, njerëzit e korruptuar në krye të shtetit që jetojnë në vila si pasha, nuk duan t'ia dinë për hallet e qytetarëve në shkollat publike, apo pensionistëve që nuk u del pensioni as për bukë e për ilaçe. Por ndryshe nga ty o Ilia, Kryeçobani i Shqipërisë bën me faj TikTok. TikToku e ka fajin që rinia jonë vret siç vrasin vrasësit me pagesë në këtë dekadën e fundit, që janë kthyer në telenovela në Shqipërinë e Kryeçobanit.

    Albo
    Nuk e ka fajin vetem qeveria, dakord qe duhet te shpenzoje me shume, por buxheti aq eshte, kush te marre me pare?? Megjithate buxheti duhet rritur per arsimin.
    Por fakti i krimeve ne adoleshente e ka shoqeria me shume, se pavaresisht punes edukuese te familjes, c`te beje adoleshenti kur shikon parlamentin qe djeg karriket, leshon flakadane, heq mikrofonet, shan paturpesisht, ...etj.????
    Apo kur shikon emisione degjeneruese si perputhen apo big brother??? pa folur per pornografine qe eshte e lire krejtesisht me miliona video,.etj.
    Dakord per diferencat e thella ne pasuri, por keto jane pjese te sistemit.
    Duhet te ndryshoje sistemi, perndryshe edukimi i prinderve nuk ka kurrfare vlere.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

    “Drejtësi për Martinin”, zhvillohet protesta e 4 para Ministrisë së Arsimit/ Kërkohet më shumë siguri në shkolla

    Emri:  martin-cani.jpg

Shikime: 75

Madhësia:  36.7 KB

    Prindër dhe qytetarë i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit të thirrur nga qytetarët pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, nga një bashkëmoshatar i tij.

    Pjesëmarrësit në protestë u shprehën se duhet të ketë një siguri e përhershme në shkolla.

    Drejtësi për Martinin është motoja e protestës së 4-rt që mbahet para Ministrisë së Arsimit.

    Siguria në shkolla është një nga kërkesat që paraqitet në protestat e mbajtura, ndërsa një prej qytetarëve tha se duhet një ndryshim jo thjesht të një ministri, por një politike në raport me sigurinë e fëmijëve në shkolla.

    VIDEO

    Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit. Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

    Ditën e premte, 22 nëntor, u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

    Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.

    I mituri akuzohet si i dyshuar për kryerjen veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Vrasja e 14 vjeçarit në shkollë, qytetarët shqiptarë dalin në protesta e i kërkojnë llogari qev

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-09-2015, 13:05
  2. 20 vjet nga vrasja e 14 vjeçarit, Spartak Deliut, Ruçi nën akuzë
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2011, 06:52
  3. Vrasja e 13-vjeçarit, lihen në qeli dy vëllezërit Kodra
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-09-2010, 10:48
  4. Kujtohet vrasja në kufi e 17-vjeçarit shkodran
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 21:11
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 13:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •