Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Sinodi i Shenjtë zgjedh Episkopin e Bylisit Astin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës

    Njoftim – Mitropoliti i ri i Beratit

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-14-at-13.49.03.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  47.3 KB

    Emri:  kisha-orthodhokse.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  16.4 KB

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    SINODI I SHENJTË

    Njoftim

    Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh sot, më 14 nëntor 2024, në selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Bylisit, z. Asti.

    Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 21 nëntor 2024, në orën 12:00, në Kishën Katedrale të Shën Dhimitrit, në Berat.

    Jetëshkrim i shkurtër i Mitropolitit të ri

    Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti (Bakallbashi), lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).

    U dorëzua dhjakon (gusht 2003), kryedhjakon (i Kryepiskopatës) (nëntor 2006), hieromonak (nëntor 2009), arkimandrit (nëntor 2009) dhe Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012).

    Nga vitit 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i 2018-ës si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.

    Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si petagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Omilitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (që nga viti 2005), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010-2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot).

    Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane.

    KOASH

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (22-11-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë zgjedh Episkopin e Bylisit Astin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës


  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (22-11-2024)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë zgjedh Episkopin e Bylisit Astin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës


  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (22-11-2024)

  7. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sinodi i Shenjtë zgjedh Episkopin e Bylisit Astin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës


  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (22-11-2024)

  9. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,521
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Sinodi i Shenjtë zgjedh Episkopin e Bylisit Astin, Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës

    I Denje!

    Aksios!
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-11-2024, 11:49
  2. Plotësohet Sinodi i Shenjtë i KOASH
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-02-2012, 21:46
  3. Sinodi i Shenjte prononcohet ndaj ligjit te Ministrise se Arsimit
    Nga ilia spiro në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2011, 06:28
  4. Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 23-02-2010, 07:59
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •