Kush do të fitojë zgjedhjet në SHBA?
Frika e Harris, apo shpirti luftarak i Trump?
Kush do të fitojë zgjedhjet në SHBA?
Frika e Harris, apo shpirti luftarak i Trump?
Parashikimi - Fitore e Trump!
Ish-presidenti Donald Trump voton në Florida: Jam i sigurt për fitoren
Ish-presidenti dhe kandidati aktual për president të SHBA-se, Donald Trump ka hedhur votën e tij në Florida.
Ai mbërriti në zonën e tij të votimit në Palm Beach me gruan e tij, Melania Trump.
Duke folur për shtypin pasi hodhi votën e tij, ish-presidenti Donald Trump tha se ishte “shumë i sigurt” se do t’i fitojë zgjedhjet dhe se “ata nuk do të jenë as afër”, ndërsa shprehu zhgënjimin që mund të duhet pak kohë që rezultatet të dalin.
“Ndihem shumë i sigurt! Kam dëgjuar se po ia dalim shumë mirë kudo”,-tha Trump.
Ai shtoi se kjo ishte “më e mira” nga tre fushatat që ai drejtoi.
“Rezultatet nuk do të jenë as afër. Por do të duhet shumë kohë për t’u certifikuar”, u shpreh ai.
Kandidati Trump vazhdoi të ankohej se sa kohë do të duhej për të numëruar rezultatet duke pasur parasysh se “ata i shpenzuan të gjitha këto para në makineri”, duke përmendur zgjedhjet franceze si një shembull të zgjedhjeve të shpejta.
Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur kohën e gjatë të pritjes në numërimin e votave me postë si një mënyrë për të mbjellë dyshime në integritetin e zgjedhjeve.
Kujtojmë se amerikanët votojnë këtë të martë, 5 nëntor, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. 244 milionë votues pritet të zgjedhin drejtuesin e ri të Shtëpisë së Bardhë.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump duhet të marrin mbi 270 vota elektorale për të fituar mandatin e Presidentit.
Euronews
Mark Penn, anketuesi i demokrateve thote se Trump ka avantazhin ne gare
Krijoni Kontakt