Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Telenovela shqiptare: Të gjithë rilindasit e Edi Ramës nën hetim për korrupsion

    Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

    Emri:  bei.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  36.5 KB

    Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e së premtes në SPAK, ku qëndroi për rreth 20 minuta.

    Pas dajes nga Prokuroria e Posaçme, Beci nuk dha asnjë koment për mediat.

    Nuk dihet nëse është pyetur si person në dijeni për dosje hetimore si kryebashkiak i Shkodrës apo për kohën kur ka mbajtur postin e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

    Ditët e fundit disa kryebashkiakë dhe zyrtarë të majtë e të djathtë kanë shkuar në SPAK.

    Deputeti i PS, Xhemal Qefalia, deputeti i PD, Luan Baçi, deputetja e PD, Elda Hoti, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Buja Çela, deputet i PS, Ardian Ardian Çela janë disa nga zyrtarët që janë pyetur nga Prokuroria e Posaçme 2 ditët e fundit.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Telenovela shqiptare: Të gjithë rilindasit e Edi Ramës nën hetim për korrupsion

    Benet Beci flet pas zërave për largimin nga detyra: Kush s’ka punë tjetër le të merret me llafe!

    Emri:  benet-beci.jpg

Shikime: 24

Madhësia:  37.9 KB

    Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që kanë nisur prej ditësh për pastrimin kolektorit kryesorë të qytetit të Shkodrës në zonën e Perashit. Ai u shpreh se nuk ka dhuratë më të madhe se kjo për banorët e Shkodrës nëpërmjet punës.

    “Unë mendoj se kjo është më e rëndësishmja për qytetin, është kolektori që në 30 vite nuk është pastru dhe ka qenë i bllokuar me ndërtime pa leje. Vazhdojmë intensivisht të punojmë dhe po bashkëpunojmë shumë mirë edhe me banorët të cilët gjej rastin ti falenderoj për mirëkuptimin e tyre sepse sigurisht ne jemi duke punuar në oborret pranë banesave të tyre dhe po ecim besoj shumë mirë. Mendoj se është prioriteti i ndërhyrjeve të bashkisë dhe ujësjellësit. Nuk ka dhuratë më të madhe sesa pastrami i këtij kolektori në prag të sezonit të dimrit që po hyjmmë, është shprehur Beci.

    I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në Spak ai ka është shprehur se është thirrur normalisht, ka dhënë shpjegime normalisht, kush s’ka punë tjetër le të merret me llafe! Ndërsa shtoi se s’ka asgjë që e ndal punën që ka nisur për zhvillimin e Shkodrës.

    “Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët, Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Shkodrës.

    Prej ditësh Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Ujesjellës Kanalizime kanë nisur punën për pastrimin e kolektorit nga Perashi në drejtim të zonës së Draçinit i cili rrezikonte qytetin sa herë kishte reshje intensive shiu.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Telenovela shqiptare: Të gjithë rilindasit e Edi Ramës nën hetim për korrupsion

    Masakra e Shkodrës, Maliqi: Lici akuzoi një bandë të lidhur me qeverinë. Beci ka dhënë dorëheqjen! Kush është belgu që shiste celularët “ECC” përmes drejtuesit të Policisë?

    VIDEO

    Për ish-deputetin dhe drejtuesin politik të Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, ngjarja e rëndë e 30 tetorit në Dobracc të Shkodrës është një ngjarje terroriste.

    I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” Maliqi theksoi se vendi është kapur dhe drejtohet nga krimi që është në krye të shtetit.

    “Ngjarja në Shkodëtr është një krim i shëmtuar, akt terrorist. Jo vetëm në Shkodër, por krime të tilla po ndodhin pothuajse dhe kjo në të gjithë vendin, ku bandat sundojnë vendin.

    Pra, gjë që janë dhënë dhe në kronikat tuaja, ku babai i Hamza Licit që vdiq, tha: “Unë akuzoj një bandë të lidhur me qeverinë”.

    Pikërisht atë që ka thënë PD-ja dhe opozita, ku një bandë vendos rezultatin e kryetarit të Bashkisë dhe z. Beci ka të dhëna që ka kërkuar dorëheqje të parevokueshme dhe po presim zhvillimet.

    Por dua t'ju them që vendi është i mbuluar nga krimi, ku nuk ka drejtësi dhe Shqipëria është e zhytur keq në këtë batak.

    Ju sot e dhatë si lajm, ku ka mbërritur prokurorja e shtetit belg, ku dihet që në Belgjikë aplikacioni “Encrochat” ka vënë në pranga 117 persona midis tyre shqiptarë dhe kosovarë.

    Që do të thotë se SPAK-u ende nuk po vë para drejtësisë dhe po i zvarrit këto hetime prej vitesh.

    Dhe po ta dinë shqiptarët se ccfarë përmbajnë ato përgjime, krime të rënda, korrupsion galopant e të gjitha me radhë që janë të përfshirë deputetë, ministra dhe vetë kryeministri, dhe SPAK-u i di të gjitha këto.

    Një shtetas tek tregu i “Çamëve”, aty ku bëhet shkënbimi i dollarëve ka qenë i infiltruar një shtetas belg, dhe ky është ai që mbushte këto celularë pllaka me këtë aplikacion dhe këto celularë shpërndaheshin nga një drejtues që pret të marrë një detyrë të lartë shtetërore, dhe SPAK-u e di këtë. Kjo ëhstë për të vënë duart mbi kokë”, theksoi ndër të tjera Lefter Maliqi.

    INTERVISTA E PLOTE

    ORA NEWS

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,499
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Telenovela shqiptare: Të gjithë rilindasit e Edi Ramës nën hetim për korrupsion

    Te gjihe jane nen hetim, i pari kampion: sali rilindasi
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Telenovela shqiptare: Të gjithë rilindasit e Edi Ramës nën hetim për korrupsion

    Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin

    Marrja nën hetim e kryebashkiakut të Shkodrës ilustrim se si është thurrur rrjeta e merimangës së rilindjes

    Emri:  Screenshot_20241120_002211_Gallery-750x375.jpg

Shikime: 4

Madhësia:  29.5 KB

    Organigama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku ta prekësh. Një herë një pastruse vjedh punëdhënësen e vet dhe nga tubi i aspiratorit derdhen “rastësisht” gjysëm milioni euro. Një herë SPAK sekuestron celularët për tendera rrugësh dhe papritmas kap një vjedhje në KESH. Kështu ka ndodhur edhe hetën e fundit, kur prokurorët e posatçëm po hetonin skemën e kompanive përmes të cilave dyshohet se bënte korrupsion ish drejtori i rrugëve Evis Berberi. Ish krahu i djathtë i Belinda Ballukut, që shihej kudo pas saj në videot promovuese u arrestua në mars të këtij viti. Prokurorët që e akuzojnë për korrupsion dhe pastrim parash dyshojnë se nën ombrellën e zv kryeministres është ngritur një skemë tjetër e ngjashme me atë 5D duke u nisur nga fakti se Berberi u kishte dhënë tendera publikë të njëjtëve biznesmenë me të cilët kishte qenë edhe në marëdhënie private, për shtitblerjen e një kompanie. Këto hetime vazhdojnë ende, por e bukura është se si efekt kolateral i tyre duket se e ka pësuar edhe kryebashkiaku aktual i Shkodrës, Benet Beci.

    Si është e mundur dhe ç’lidhje ka mund të pyesë dikush? Historia është sa rastësore qa edhe qesharake. Sikurse e kanë bërë zakon agjentët e BKH ata ia behin për kontroll të befasishëm në në shtëpitë dhe të afërmit e atyre që prangosin. kështu ka ndodhur dhe me rastin Berberi. Ata nuk kanë gjetur vetëm udhëtime turistike të paguara nga klientët për atë vetë, bashkëshorten e tij Adela Ruko dhe fëmijët e tyre të mitur, por për të zbuluar më shumë kanë sekuestruar edhe celularin e Adelës. Ashtu si i shoqi edhe ajo i kish pasur shpatullat të ngrohta për të siguruar një vend pëllumbash në administratën shtetërore. Pra Belinda Ballukiu ishte kujdesur ti sistemonte si familje. Adela në vitin 2020 kryente dhe detyrën e kryetares esë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të një tenderi në KESH. Bëhej fjalë për një garë të shpikur gjoja për të kontraktuar një kompani që do hartonte një studim për strategjinë e sektorit energjetik. Në atë kohë, kreu i KESH, ishta krebashkiaku aktual i Shkodrës. Atij me sa duket i ishte propozuar që studimi në fjalë do ë bëhej nga një kompani me përvojë nga iniversiteti me famë i Harvardit. Sigurisht duke i njohur rregullat e lojës Benet Beci nuk mund të kundërshtonte.

    Reagon Benet Beci: Puna vijon si normalisht

    Pikërisht kjo duket qartë në bisedat që janë ruajur në celularin e sekuestruar. Celulari është i zonjës Adela Ruko, por atë e ka përdorur bashkëshorit i saj, Evsis Berberi për ti shkruar në numrin e tij personal Benet Becit, shefit direkt të gruas që drejtonte komisionin e tenderit. “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë” i ka shkruar ai Becit. Pra fjala është për të ndarë mes tyre afro 40% të shumës 834 mijë euroshe. Ngjarjet e mëvonshme regojnë se gjithçka është zhvilluar sipas parashikimeve dhe të gjitha gjasat janë që po ashtu të jenë ndarë edhe paratë.

    Po a kemi të bëjmë këtu me një korrupsion të rastësishëm që u zbulua papritur nga marrja e një telefoni për arsye të tjera? Jo tamam. Dokumanta të nxjerra në dritë nga media Kapitali.al kanë treguar se e vërtata e këtij abuzimi nuk fshehej vetëm në bisedat e koduara të aplikacionit ëhats app të Adela Rukos. Ndarja e parave ishte një e fshehtë publike.

    Që në vitin 2022 Kontrolli i Lartë i Shtetit pati hedhur dyshime për tenderin e zhvilluar në janar të 2021, e që ishte fituar nga kompania e vetme që garoi me 99.8 për qind e fondit limit. Sipas KLSH-së ky tender ishte fare i panevojshëm pasi tashmë ekzistonte një strategji e sektorit energjitik e hartuar më parë, nga ministria e Energjisë me ndihmën e donatorëve të huaj.

    E dyta dhe më qesharakja që del nga pjesët e KLSH që nga nxjerrë Genc Pollo, në dokumentin e përgatitur nga “profesorët e Harvardit” është se ata servirnin vetëm të dhëna nga institucionet tona publike si psh tatimet, INSTAT, Banka e Shqipërisë, të cilave këto informacione ia kishte dhënë vetë KESH.

    Por, pavarësisht estradës, puna u krye dhe me siguri paratë u ndanë sipas planit.

    Por, kjo histori tragjikomike, nxjerr në pah shumë më tepër se njollosja me vulën e mundshme prej hajduti të njeriut që u shndërrua në simbolin e rilindjes, në zgjedhjet e fundit lokale, për arsye se i ktheu asaj bastionin e Shkodrës. Ajo shkon përtej marrjes së Benet Becit si i pandehur nga SPAK. Prej saj rrjedhojnë disa pyetje që flasin për batërdinë e abuzimit me paranë publike. Sepse aty përfshihet krahu i djathtë i Belinda Ballukut, Evis Berberi, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Por ky zyrtar i lartë kishte sistemuar dhe gruan, Adela Ruko, në vend pëllumbash në administratë. Pra pa i mjaftuar paratë e rrugëve, gjithë familja qe regulluar nën çadrën e Belindës. Edhe ajo qe drejtuese tenderash, aq e përfshirë sa, njeriu me të cilin ndante krevatin është kapur në allishverishe me njeriun që ndante zyrën. A dinte gjë Balluku për këto? Le ta zëmë se jo, se edhe asaj i hanin kumblla dhe dardha pas shpine. Po çbëri ajo kur u njoh me raportin e KLSH, që fliste për tender fiktiv? A vuri ujin në zjarr prej dy vitesh? Apo mos qe dhe ajo një “e pashkollë”, me diploma fallco, që kishte pjesën e saj?

    Fakt është se raporti i KLSH ra në vesh të shurdhër. Prandaj kjo ngarje nuk është një rastësi e çuditshme e dalë në dritë nga një celular i kapur për arsye të tjera. Ajo është simbol i një rrjeti që vijon të punojë si sahat.

    ©Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2024, 10:41
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 02:01
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2016, 07:48
  4. PD hetim pasurisë së Edi Ramës
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 11:05
  5. Tingulli i Heshtjes, telenovela më e re Shqiptare
    Nga KACAKU në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 10:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •