Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Sali Berisha: Monika Kryemadhi të na tregojë se pse i dorëzoi 460 mijë euro Edi Ramës

    Berisha: Kryemadhi të sqarojë 460 mijë eurot që i dorëzoi Ramës

    Emri:  berisha-monika-kryemadhi-640x375.jpg

Shikime: 31

Madhësia:  45.4 KB

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë akuza të shumta ndaj kryeministrit Edi Rama në tubimin e mbrëmjes së të premtes. Berisha ka pasur një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi që sipas Berishës duhet të sqarojë një shumë parash që i ka dorëzuar Edi Ramës.

    “I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat për SPAK dhe kreun e tij.

    Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre.

    Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmi, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike” – tha Berisha.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Sali Berisha: Monika Kryemadhi të na tregojë se pse i dorëzoi 460 mijë euro Edi Ramës

    Berisha thirrje Lefter Kokës: Trego kush është “peshku i madh” në telefonin e Monikës

    Emri:  berisha-koka.1-600x375.jpg

Shikime: 17

Madhësia:  38.4 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri sot thirrje ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka të tregojë se cili është “peshku i madh” për të cilin foli në sallën e gjyqit këtë të premte. Në tubimin pranë banesës së tij, Berisha tha se Kokës i është kthyer guximi.

    “Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë “ladro utile” – hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se “nuk jam unë autori i djegësve”, se “peshku i madh është në telefonin e zonjës Kryemadhi”. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se “peshku i madh” është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama” – tha Berisha duke i bërë një thirrje Kokës.

    “Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës. Lefter, 4 vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas” – tha Berisha.

    SPAK kërkoi sot në Apel ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

    Prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën u kërkua t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Por në seancë Lefter Koka ka kundërshtuar prokurorët, duke thënë se akuza për të, është e njëjtë me kallëzimin që ka bërë Monika Kryemadhi.

    “S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua. E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri. Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit. Megjithëse u bë një vit hetim, konkluzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, – mësohet të ketë thënë Koka.

    ©LAPSI.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2021, 13:17
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2021, 23:03
  3. Monika Kryemadhi si kryetare e LSI: Për skrap Ramadrogën!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 17:41
  4. Monika Kryemadhi: Burri mu bë president, Partinë LSI e drejtoj unë!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2017, 10:58
  5. Monika Kryemadhi: Jam e zhgenjyer nga politika.
    Nga ChuChu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-11-2003, 18:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •