Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së tij

    Arrestohet Ilir Meta, politikani kyç i 35 viteve

    Ilir Meta, njeriu që filloi karrierën politike që në rini në strukturat e Partisë së Punës dhe ndryshoi krah politik katër herë, u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash të hënën. Karriera e tij politike u shtri në tre dekada e gjysmë, një periudhë e trazuar në të cilën ai qeverisi mes akuzash si kryeministër, kryetar parlamenti dhe president.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  Meta-Arrest.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  39.0 KB
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke u transferuar nga drejtoria e Policisë së Tiranës drejt qelisë. Foto: Malton Dibra/ LSA.

    Emri:  Ilir-Meta-ne-SPAK-1536x1100.jpg

Shikime: 173

Madhësia:  55.3 KB
    Ilir Meta pas marrjes në pyetje në SPAK më 13 qershor 2024. Foto: LSA.

    Një makinë civile, e mbushur me forca speciale të policisë, i preu rrugën fuoristradës në të cilën udhëtonte ish-presidenti Ilir Meta në hyrje të Tiranës. Pamjet e shfaqura në një video që qarkulloi në rrjet tregojnë se si një nga tre personat më të rëndësishëm të historisë së vendit në 35 vitet e fundit, u nxorr me forcë nga automjeti nga sedilja e përparme e pasagjerit dhe u rrëzua në gjunjë para se të dërgohej në një makinë tjetër. Arrestimi i tij shkaktoi sakaq një stuhi politike me opozitën që akuzoi SPAK se ka vepruar politikisht.

    Njoftimi i SPAK për arrestimin e tij bën të ditur se ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në të tre rastet. Në rastin e parë akuzohet për çështjen CEZ-DIA, ndërsa në rastin e dytë se ka ndërhyrë në favor të një kompanie komunikimi për të lidhur kontratë interkonjeksioni, gjatë kohës kur ishte kryetar i Kuvendit në aleancë me PS. Në rastin e tretë, akuzohet se ka përfituar përkohësisht një vilë nga marrëdhëniet korruptive me “biznesmenin S.M.”

    Meta është gjithashtu politikani që ka ndërruar krah politik katër herë, në një histori të mbushur me miq të kthyer në armiq të betuar dhe anasjelltas.

    I lindur në vitin 1969, Meta u bë zëvendëskryeministër në vitin 1998, kryeministër në vitin 1999 dhe ministër i jashtëm në vitin 2002, në emër të Partisë Socialiste. Ai ishte kryeministër në kohën e zgjedhjeve të vitit 2001, një palë zgjedhje të konsideruar gjerësisht si të manipuluara.

    Qeverisja e tij si kryeministër u shoqërua me një situatë konflikti politik ekstrem. Partia Demokratike në opozitë në atë kohë, organizonte protesta të përditshme. Në një rast, policia arresoi kreun e saj, Sali Berishën.

    Ish-kryetari i PS Fatos Nano e akuzoi Metën menjëherë pas zgjedhjeve kontroverse të vitit 2001 se ai e drejtonte shtetin “si një fashist, me lidhje direkte nga zyra e kryeministrit te agjencitë e tjera si policia e prokuroria”. Nano e akuzoi atë gjithashtu për nepotizëm, duke sugjeruar se të qenit nga Skrapari, zona që në atë kohë ishte zona elektorale e Metës, të jepte mundësinë të ngriheshe në poste të larta qeverisëse. Një sherr masiv mes socialistëve u zhvillua në vitin 2002 me një situatë melodramatike në një takim të hapur për publikun të njohur si Këshilli i Përgjithshëm Kombëtar, ku palët akuzuan njëri-tjetrin për gjithëfarëlloj krimesh, politike, morale dhe penale.

    Meta doli i humbur nga përplasja brenda partisë me Nanon dhe krijoi një parti të re të quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2004. Një vit më vonë, në zgjedhje, ai ra në opozitë bashkë me Partinë Socialiste. Ai gjithsesi bashkëpunoi me socialistët në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2007, duke nxjerrë kandidatë të përbashkët.

    Në vitin 2008, Meta hyri në grevë urie në një përpjekje finale për të bllokuar paktin famëkeq mes Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, dhe Edi Ramës, kryetar të PS-së, për reformën elektorale. Parë gjerësisht si një kompromis anti-Metë, sistemi elektoral që vijon të qeverisë vendin edhe sot me anë të listave të mbyllura ose përgjithësisht të mbyllura, konsiderohet se ka shkatërruar themelet e parlamentarizmit, duke fuqizuar kryetarët e partive dhe duke e kthyer parlamentin në një institucion të dobët dhe të pafuqishëm për të kryer rolin e vet kushtetues, kontrollin e ekzekutivit.

    Në zgjedhjet e vitit 2009, Meta nuk u mendua dy herë që të kapërcejë ylberin duke bërë aleancë me partinë e djathtë të Berishës. Mes viteve 2009 dhe 2013, Meta mori një pjesë të qeverisjes ndërsa vendi u zhyt sërish në kaos kur, në fund të vitit 2010, një video e regjistruar nga ish-bashkëpunëtori i tij Dritan Prifti, e shfaqi atë duke diskutuar për korrupsion dhe ushtrim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë.

    Në 21 janar 2011, Partia Socialiste, duke shfrytëzuar zemërimin e krijuar nga transmetimi i videos Meta-Prifti, doli në prostesta të dhunshme. Qeveria iu përgjigj dhunës me dhunë, duke shkaktuar vdekjen e katër protestuesve. Meta iu përgjigj Ramës pas protestave duke e cilësuar atë si “kokëpalar.”

    Mes viteve 2009 dhe 2013, besohet gjerësisht se Meta arriti të kontrollojë rreth 20% të qeverisjes së vendit, ku përfshihej politika e votave në këmbim të vendeve të punës, pavarësisht se ai kontribuonte në maxhorancën qeverisëse me katër deputetë.

    Ashpërsia e konfliktit politik nuk pengoi gjithsesi Metën dhe Ramën që vetëm dy vjet më vonë, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, të bënin aleancë parazgjedhore sëbashku. Një shenjë e sasisë të stërmadhe të korrupsionit elektoral të angazhuar në ato zgjedhje mund të dallohet te një deklaratë e asaj kohe nga Kisha Katolike, e cila njoftoi se disponon informacione për persona që ofrojnë para për të blerë vota.

    Tensioni mes ish-aleatëve PD dhe LSI u shfaq në ditën e zgjedhjeve, në Laç, Gjon Gjoni, një aktivist i LSI u vra ndërsa Mhill Fufi, një kandidat i PD për deputet dhe më vonë deputet, u plagos. Vrasja e Gjon Gjonit mbetet edhe sot e kësaj dite pa autor të identifikuar.

    Meta besohet se e rriti përqindjen e pushtetit të vet gjatë qeverisjes me Ramën në 40% pasi në zgjedhjet e vitit 2013 arriti të marrë 16 deputetë. Pas zgjedhjeve, grupi i tij parlamentar u shtua me blerje deputetësh nga opozita, kryesisht, Partia Republikane.

    Të dyja mandatet, ai 2009-2013 në aleancë me PD-në dhe ai 2013-2017 në aleancë me PS-në, u shoqëruan me akuza të rënda për korrupsion. Në vitin 2015, një seri investigimesh nga BIRN zbuluan atë që më vonë u quajt “skandali CEZ-DIA” ndërsa Tom Doshi, në atë kohë, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se kishte dëshminë e një vrasësi me pagesë që i thoshte se Ilir Meta kishte bërë plan ta vriste atë. PS dhe LSI garuan së bashku në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2015 por ndërkohë PS tërhoqi pranë vetes një numër deputetësh të opozitës të cilët i përkisnin Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe që ishin zgjedhur si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

    Në korrik 2016, Meta mbajti një konferencë të tensionuar për shtyp në të cilën deklaroi se kishte informacione për një komplot që synonte arrestimin e tij. Në shtator të atij viti, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e parakohshme në Dibër me angazhimin e asaj që u njoh si Dega e PDIU në këtë qark. Rrjedhjet në media nga një hetim i prokurorisë në atë kohë zbuluan blerje masive votash dhe funksionimin e PS-së dhe PDIU-së si një grup i strukturuar kriminal.

    Meta dhe Rama u ndanë përfundimisht në vitin 2017, kur Partia Socialiste garoi e vetme dhe fitoi e vetme zgjedhjet, mes akuzave për lidhje me krimin e organizuar, abuzime masive me pushtetin dhe blerje votash.

    Gjithsesi, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve, Partia Socialiste i ofroi Metës mandatin e presidentit të Republikës, mandat që ai e pranoi. Nga presidenca, Meta kërcënoi në një rast se do të “armatoste popullin” pas një incidenti në të cilin një mbështetës i tij u rrah. Ai gjithsesi doli me 18 mandate deputetësh nga zgjedhjet, të cilat i humbi dy vjet më vonë kur opozita vendosi “të djegë” mandatet e saj.

    Gjatë kohës që ai ishte në Presidencë, koalicioni i politikanëve vendorë që më herët përbënin Lëvizjen Socialiste për Integrim u shpërbë për shkak se shumica dërrmuese e këtyre figurave, të përfolur për organzimin e makinerive elektorale të mbështetura në korrupsion dhe blerje votash, ndërruan krah duke kaluar te Partia Socialiste. Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste nuk e fshehu planin e saj për të “kafshuar nga molla e LSI” si rruga për sigurimin e fitores. Gjithsesi, të dhënat e rezultateve elektorale të atij viti sugjerojnë se blerjet nga LSI nuk e ndihmuan aq shumë PS-në sa e ndihmuan aleatët e saj nga PDIU, një numër politikanësh, kryesori i të cilëve, Aqif Rakipi, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje në korrupsion madhor.

    Në mars 2021, pasi u kuptua që Lefter Koka, deputet i Durrësit, do të kalonte në radhët e Partisë Socialiste, LSI e denoncoi atë për korrupsion dhe pastrim parash në rastin e incineratorëve. Skandali i incineratorëve ishte denoncuar sakaq shumë herë nga opozita dhe nga grupime të ndryshme, por zbulimi nga LSI i skemave të qarkullimit të parave nga kompanitë e incineratorëve te një rrjet kompanish fantazmë të kontrolluara në instancë finale nga Koka, ishte ajo që duket se i vuri vulën.

    Në dhjetor të atij viti, SPAK e arrestoi Kokën.

    Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të fitojë vetëm 4 mandate në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa një prej tyre, Agron Çela, sakaq është zhvendosur drejt PS.

    Meta nisi një proces divorci nga bashkëshortja, deputetja Monika Kryemadhi më herët këtë vit, dhe deklaroi se divorci po bëhej për “arsye politike”. Gjatë kësaj kohe ai u përpoq të riprofilizonte vetveten si një politikan i modelit “Orban” duke bërë deklarata në mbrojtje të familjes dhe duke premtuar politika probiznes.

    Korrikun e kaluar ai hodhi poshtë akuzat nga rivalët e tij socialistë se në rininë e tij të hershme pati kallëzuar në policinë politike të kohës së komunizmit, Sigurimi i Shtetit, një bashkëstudent që i pati rrëfyer atij planet për t’u arratisur nga vendi. Nëse ai ka qenë apo jo bashkëpunëtor i sigurimit, këtë ka gjasa që nuk do ta mësojmë kurrë. Incidentalisht, në reagimin ndaj akuzave, Meta pranoi se pati shërbyer si sekretar rinie në Partinë e Punës, një element të cilin nuk e kishte përfshirë më parë në jetëshkrimin e tij zyrtar.

    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-10-2024 më 14:21

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston Ilir Metën me akuza korrupsioni për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemad

    SPAK jep njoftimin zyrtar për arrestimin e Metës/ Ja akuzat ndaj tij dhe Monika Kryemadhit

    VIDEO

    Në njoftimin zyrtar, të shpërndarë për arrestimin e kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, SPAK ka zbardhur akuzat dhe shkeljet ligjore, që rëndojnë mbi të.

    Sipas SPAK, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka deklaruar një shumë prej 463 mijë dollarë nga lobimi që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo shumë thekson SPAK nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Njoftimi i plotë i SPAK-ut:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

    Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve Halit Valteri dhe Idajet Beqiri, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

    Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

    Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

    1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

    Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

    Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

    Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

    3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

    4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    5- Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i financuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

    6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

    Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

    Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

    1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

    2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

    3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

    4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

    Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

    Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

    Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.


    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    VOA: Edhe për zonjën Kryemadhi sot SPAK-u vendosi masën detyrim paraqitje

    Emri:  Capture-75.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  31.7 KB

    Ish presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua sot me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj zotit Meta SPAK-u ka kryer një hetim pasuror, dhe jozyrtarisht dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash. Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA.

    Në mes të qershorit zoti Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.Ish presidenti Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u. Edhe për zonjën Kryemadhi sot SPAK-u vendosi masën detyrim paraqitje.

    VOA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Meta reagon nga “burgu”: Rrëmbimi im sot tregon panikun e regjimit, ndihem më i fortë se kurrë!

    Emri:  -640-0-464269553-1092945928867308-741934470736622648-n-1729536589.jpg

Shikime: 159

Madhësia:  43.2 KB

    Ka reaguar nga qelia ku po mbahet i arrestuar nga polici Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, i cili u arrestua mesditën e sotme në flagrancë në makinën e tij.

    Ilir Meta shkruan se nga "sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht."

    Meta: Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

    Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

    Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Kryemadhi reagon sërish: Intimidim i SPAK-ut të Ramës, do të marrin përgjigjen e merituar

    Emri:  -640-0-2befc8de3e8de940b6ddd603ff2eb6fa.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  33.5 KB

    Ka reaguar sërish deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me akuzat që SAPK ka ngritur ndaj saj dhe Ilir Metës.

    Kryemadhi shkruan se akuzat kanë mungesë të profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

    Ajo shton se në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që ajo ka depozituar në mbështetje të pretendimeve të saj, të cilat sipas saj rrëzojnë aludimet e SPAK.

    Kryemadhi: Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor. Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

    Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të certifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh.

    Çuditërisht, në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK. Ju sot ligjërisht më keni komunikuar faktin se ndaj meje në cilësinë e personit nën hetim të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale është caktuar një masë sigurie, ndërkohë që edhe pse kam ende cilësinë e personit nën hetim, ju, xhelatët e bindur të Edi Ramës politikisht shpreheni se unë dhe familja ime akuzohemi, ndërkohë që këtë gjë në fazë të hetimit, nuk mund ta bëni as ligjërisht, as publikisht.

    Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës. Pasi, për familjen time SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, për një proces të rregullt ligjor, kurse për mafiozët në karriget e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre përulen dhe nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve.

    Intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit. SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrsesi gjyqin! Kjo i takon vetëm gjykatës dhe përballja e gënjeshtrave me motivacion politik, me të vërtetat do të jetë kudo dhe ndaj kujtdo, me të njëjtën monedhë.

    ORA NEWS

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,609

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Na e arrestuan dhe Like Floririn ! Çyrben a si e ka na e arrestuan,shokun Sali e kane ne arrest shtepie po arrestuan dhe Ramen,Bashen dhe Veliajn arrestohet pjesa me e madhe e hajduteve ordiner ,me vone mundet edhe te arrestohet ndonje politikan,ne qofte se ka mbetur ndonje kokerr.


    Albo me duket se Like Floririt gropen ja ka bere Trampi ! Mbas takimit dhe urdherit qe i dha Kelliçi -Trampit vjen direkt arrestimi i Like Floriri,edhe eshte arrestim falas,me zero leke thot Kelliçi.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Kush e di se sa është pikëlluar Edi Rama nga arrestimi i idhullit të tij në politikë, Ilir Meta! Edhe inatin e madh me Saliun, e ka se ia mori idhullin e tij dhe e futi në qeverinë e tij.

    Serafimo, kush ngeli tani nga politika pa provuar burgun?

    Edhe Donald Trump në Amerikë duan të na e fusin në burg demokratët e Sorosit, para zgjedhjeve e pas zgjedhjeve. Kur të mbarojë filmi, si magjistar, Donald Trump ka për ta mbushur Gitmon e Kubës dhe Gitmon e Shqipërisë plot me këta që hanë gjizën e stanit të Sorosit.

    Albo

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Arrestimi i paralajmëruar i Ilir Metës/ Si e kërkuan Rama dhe ambasadorët

    Arrestimi i Metës, pjesë e një panorame më të gjerë të goditjes së krerëve të opozitës nga drejtësia e “re”

    Emri:  Screenshot 2024-10-22 at 4.24.12 PM.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  15.9 KB

    Ilir Meta ishte duke u kthyer nga Kosova këtë të hënë dhe teksa kalonte tek kthesa e Kamzës, makina e tij është ndalur nga forcat speciale, që e kanë rrethuar menjëherë. Një grup policësh të maskuar i kanë kërkuar të dalë, për ta arrestuar, por siç duket nga pamjet e filmuara nga një ndërtesë aty pranë, Ilir Meta ka kundërshtuar.

    Pamjet tregojnë se si dy efektivë e tërheqin ish-presidentin për ta nxjerrë nga makina, më pas e nxjerrin dhe e qëllojnë duke e shtyrë drejt makinës së policisë.

    VIDEO E ARRESTIMIT

    Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar fillimisht në Drejtorinë e Policisë ku ka takuar avokatin e tij dhe më pas është dërguar në paraburgim tek Mine Peza.

    “Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk në rrugë, sjellje tejet jo ligjore. Ndodh me një person që ka dhënë disa herë shpjegime në SPAK. Kjo çështje ka 5 vite kur po e godasin sot, është moment politik” ka thënë avokati i tij Genc Gjokutaj pas takimit që pati me Metën.

    Bashkë me Metën, për të njëjtën çështje, Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë edhe për 2 personat e tjerë të dosjes Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, që ka masën “arrest shtëpiak” dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”.

    Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Arrestimi i Ilir Metës është një akt i paralajmëruar dhe ai ka folur për këtë skenar gjatë kohës kur ishte president dhe pas dorëzimit të postit.

    “I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë?” shprehej ai nga selia e Partisë së Lirisë disa muaj para arrestimit.

    Paralajmërimi nga Edi Rama

    Dy vite më parë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama i kërkoi SPAK-ut publikisht arrestimin e Ilir Metës. Rama kërkoi marrjen si të pandehur të atyre që i quante “peshkaqenët” në atë kohë duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.

    Emri:  1649505403_rama4.jpg

Shikime: 148

Madhësia:  33.1 KB

    I pari që shefi i qeverisë i ka vënë në listën e detyrave të SPAK është kreu i shtetit mandati i të cilit mbaron në 24 korrik. “Jo unë por gjithë Shqipëria, mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metën” tha ai duke e akuzuar Prokurorinë e Posaçme se përdor dy standarde me mazhorancën dhe me kundërshtarët e saj: “Durimi ynë po soset, i imi po njëherë, i juaji ka kohë që është sosur, po e di e ma vini fajin mua. Kjo do të thotë që SPAK e të gjithe ata të interesuar duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi në vend”.

    Paralajmërimi nga ambasadorja Yuri Kim

    Gjatë kohës kur ishte president, Ilir Meta pati përplasje të forta me mazhorancën për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Në një prej intervistave para zgjedhjeve të vitit 2021, gjatë një interviste për Syri tv, Meta zbuloi një kërcënim të drejtpërdrejtë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

    “Ajo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. “Po ne dimë diçka për ty” më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën” u shpreh Meta.

    Emri:  meta-yuri-780x450-1.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  31.4 KB

    Përplasjet me ambasadoren amerikane vazhduan edhe pas zgjedhjeve. Në gusht të vitit 2022, prokurori i SPAK, Arben Kraja njoftoi nisjen e procedimit penal për Ilir Metën. Nga selia e PL, Krajën e quajtën “hetues të komunizmit”, por Yuri Kim nuk e la me aq.

    “Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin” u shpreh ambasadorja.

    Paralajmërimi i Llallës për bisedën me ambasadorin Donald Lu

    Në vitin 2017, ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i dërgoi një letër Kongresit Amerikan ku tregonte një bisedë me ambasadorin e atëhershëm amerikan Donald Lu.

    Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

    Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhet: “…Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

    Emri:  donald_lu_llalla_1_22762.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  36.3 KB

    Arrestimi i tij (sipas Lu) mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, thotë Llalla, i cili vijon më tej, duke shpjeguar qëndrimin e tij: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

    Opozitarët e goditur nga prokuroria

    Arrestimi i Ilir Metës është pjesë e një panorame më të gjerë të goditjes së krerëve të opozitës nga drejtësia e “re” e Edi Ramës. I pari që provoi prangat ishte Fredi Beleri, kandidat fitues në zgjedhjet e 14 Majit në Himarë. Gjatë fushatës, Beleri kishte qenë në qendër të sulmeve të kryeministrit Edi Rama, që premtoi se do të merrej personalisht me të dhe mbështetësit e tij.

    Beleri u arrestua nga operacionalja përballë lokalit të tij në Himarë 48 orë para ditës së zgjegjedhjeve, falë një procesi hetimor të montuar keq, në bazë të të cilit ishte një dëshmitar i paguar nga policia. Dy ditë më pas, doli fitues i bashkisë së Himarës, por nuk e drejtoi asnjë ditë bashkinë. Bëri gati dy vite burg dhe nuk iu dha asnjëherë leje për t’u betuar si kryebashkiak.

    Emri:  auto_Screenshot_20240927_141812_InCollage-Collage-Maker-1024x5731727448103-1.jpg

Shikime: 155

Madhësia:  30.4 KB

    Pas Belerit erdhi arrestimi i Sali Berishës. Ish-Presidenti dhe ish-Kryeiministri akuzohet për vendimet që ka marrë gjatë kohës kur drejtoi qeverinë dhe që sipas SPAK mori vendime që favorizonin privatizimin e truallit të ish-kompleksit Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

    Malltezi u arrestua në tetor ndërsa priste bashkëshorten e tij në aeroportin e Rinasit dhe qëndroi disa muaj në qeli. Ndërsa Sali Berisha refuzoi masën “detyrim paraqitje” dhe për këtë u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar. Që prej asaj kohe, ai qëndron i izoluar në masën “arrest shtëpie” dhe nuk lejohet të dalë nga banesa.

    Së fundmi, prangat e drejtësisë së re i provoi deputeti Ervin Salianji për denoncimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji u dënua dhe u burgos për kallëzim të rremë, në bazë të dëshmisë së një personi që është provuar tashmë se paguhej nga policia, ndërsa vëllai i ministrit udhëtoi drejt Italisë ku ishte dënuar me burg.

    Përgatiti ©LAPSI.AL
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-10-2024 më 16:33

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Pyeten Nicola Gratterin (ish prokuror i suksesshem antimafia ne Itali), nese kishte frike nga grupet kriminale qe kishte goditur.
    Pergjigjia e tij ishte: “Nuk kam frike sepse i kam godittur/luftuar te gjitha grupet kriminale njesoj, me te njeten force dhe mjete. Po te kisha vepruar ndryshe, do isha ber automatikisht pale…”

    Uroj qe Dumani mos te ket frike….
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. 2 antarët më poshtë falenderuan skender76 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Kryeplaku (25-10-2024),SERAFIM DILO (23-10-2024)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    SPAK: Samir Mane dyshohet se ‘korruptoi’ Ilir Metën me një vilë në Rolling Hills

    Pas ndihmës së dhënë biznesmenit për ndryshimin e një ligji në fushën e minierave, Meta dhe Kryemadhi morën një vilë në Rolling Hills, por ata hoqën dorë nga aseti me vlerë 800 mijë euro kur ambasadori grek mësoi se do të bëheshin "komshinj."

    Nga Besar Likmeta

    Emri:  20220128_200858_280122029-4_x1b7DeY-1536x1049.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  31.4 KB
    Ish-presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp | Foto: LSA

    Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua të hënën në mesditë nga policia me urdhër të SPAK. Pas një hetimi disa-vjeçar ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-Presidentin për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, nga një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji me porosi të biznesmenit Samir Mane, i cili sipas SPAK nuk është nën akuzë pasi çështja është parashkruar.

    “Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane për të përfituar një vilë të ndërtuar në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills,” shkruhet në masën e sigurisë të SPAK, një kopje e të cilës është siguruar nga BIRN. “Pasi ky fakt është marrë vesh edhe nga persona të tjerë, përfshirë Ambasadorin Grek në Tiranë, ata kanë hequr dorë nga përfitimi, duke mos e finalizuar marrëdhënien,” thekson organi i akuzës, ndërsa shton se “pavarësisht kësaj, ata e kanë pranuar premtimin.”

    Sipas SPAK, kjo nuk ishte ndërhyrja e vetme e çiftit Meta-Kryemadhi në favor të interesave të Samir Manes. Nga komunikimet midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes, të pasqyruara në vendim, rezulton se ajo në shumë raste ajo ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashkëshorte e Ilir Metës për të zgjidhur probleme të ndryshme që biznesmeni ka pasur me administratën shtetërore dhe institucionet mbikëqyrëse të tregut – në mënyrë të veçantë me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Përmbarimin Gjyqësor Shtetëror.

    Përveç vilës në Rolling Hills, Mane ka blerë një banesë në Qerret për 300 mijë euro në ‘cash’ nga Meta dhe Kryemadhi, një shumë që sipas SPAK nuk është deklaruar nga ish-presidenti në deklaratat periodike të interesave private në Inspektoratin e Kontrollit të Pasurisë (ILDKPKI). Ndërkohë, bashkëshortja e Manes dyshohet se ka financuar udhëtime dhe dreka në Paris dhe Londër, si dhe bileta koncerti për vajzat e Metës, Bora dhe Era.

    Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Ilir Meta e ka krahasuar arrestimin e tij nga Policia e Shtetit me një pengmarrje. “Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat,” shkroi ai. “Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj në pafajësinë time të plotë,” shtoi Meta.

    Edhe Monika Kryemadhi i ka hedhur poshtë akuzat e SPAK nëpërmjet një konference për shtyp të martën në mesditë. Për vilën në Rolling Hills, ajo ka deklaruar se Ilir Meta nuk ka pasur dijeni.

    “Kam dashur të merrja një vilë pa dijeninë e Metës,” tha ajo. “E kam parë, e kam menduar, pa dijeninë e Metës,” shtoi Kryemadhi, duke shpjeguar se vilën do ta paguante duke shitur një shtëpi në zonën e ish-Bllokut.

    Përmes një zëdhënësi, biznesmeni Samir Mane tha se nuk mund të komentonte mbi pretendimet në masën e sigurisë të Ilir Metës dhe Kryemadhit, derisa ndaj tij nuk ishte ngritur akuzë penale. “Nuk ka akuzë ndaj meje,” tha Mane. “Unë nuk mund të komentoj për akuza ndaj të tjerëve, sidomos kur nuk ka akoma një vendim gjykate të formës së prerë,” shtoi ai.

    SPAK nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi pozitën e biznesmenit Mane në këtë hetim.

    Marrëdhënie ‘korrupsioni’

    Samir Mane është një nga biznesmenët më të njohur dhe të suksesshëm në Shqipëri, i njohur për investimet e tij në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ai është themelues dhe drejtues i grupit “Balfin”, një nga grupet më të mëdha të investimeve në rajon. Aktivitetet e tij përfshijnë ndërtimin e qendrave tregtare si TEG dhe QTU, zhvillimin e pasurive të patundshme me projekte si Rolling Hills, Green Coast dhe Vala Mar, investime në industrinë e minierave, teknologji dhe tregti pajisjesh elektroshtëpiake. Grupi “Balfin” ka gjithashtu investime në disa vende të tjera të Ballkanit, duke e bërë Manen biznesmenin më të pasur në Shqipëri.

    Sipas SPAK, marrëdhënia e Manes me çiftin Meta dhe Kryemadhi shkon të paktën dy dekada pas. Në vitin 2007, Mane bleu një banesë nga ish-presidenti Meta në Qerret. Meta e kishte blerë banesën në vitin 2002 për 60 mijë USD dhe ia shiti Manes në vitin 2007 për 300 mijë euro në cash. Shuma e fituar nga shitja e banesës nuk u deklarua nga ish-presidenti në ILDKPKI në vitet 2007-2009. E njëjta banesë u rishit në vitin 2021 nga Mane gazetarit Baton Haxhiu për 80 mijë euro.

    Në nëntor 2023, SPAK kreu kontrollin e banesës së nënës së Monika Kryemadhit dhe sekuestroi disa telefona celularë si prova materiale. Nga ekspertiza kompjuterike e një telefoni të përdorur nga Monika Kryemadhi në periudhën 2013-2014, SPAK evidentoi biseda të kryera mes Kryemadhit dhe personave të ndryshëm, përfshirë Samir Mane dhe Eva Mane, që ngritën dyshime për marrëdhënie korrupsioni mes tyre.

    “Nga komunikimet midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes rezulton se Monika ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashkëshorte e Ilir Metës, për të zgjidhur probleme të ndryshme që Samir Mane ka pasur në lidhje me biznesin e tij,” shkruan SPAK.

    Monika Kryemadhi ka pasur një seri komunikimesh me kreun e AKEP, Piro Xhixho, për dokumentet që duhej të përgatisnin Samir Mane dhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, për të krijuar një kompani dhe për të lidhur një marrëveshje me Vodafone për trafikun e thirrjeve telefonike. Piro Xhixho gjithashtu e informonte Monikën për takimet dhe zhvillimet që kishin ndodhur lidhur me kompaninë Plus, aksioner i së cilës ishte Samir Mane.

    Komunikimet vazhdojnë për çështje që kanë të bëjnë me licencat dhe marrëveshjet me kompanitë telefonike në Shqipëri, ku Piro Xhixho informon Kryemadhin për takime me përfaqësues të kompanive dhe ministrave të ndryshëm, duke e mbajtur të përditësuar për problemet dhe zhvillimet e sektorit të telekomunikacionit.

    Sipas SPAK, del qartë se Samir Mane dhe përfaqësues të kompanisë Plus kërkonin ndihmën e Kryemadhit për të zgjidhur problemet me AKEP-in dhe operatorët e tjerë të tregut.

    Xhixho përmend gjithashtu ndërmjetësimin e Ilir Metës, të cilin e referon si “Shefi”, për të zgjidhur çështjet e kompanisë Plus dhe për të mbajtur një balancë mes interesave të operatorëve kryesorë si Vodafone dhe AMC.

    Kryemadhi ka ndërhyrë gjithashtu në emër të Manes tek ish-kryetari i Zyrës së Përmbarimit Tiranë për një procedurë të lidhur me kompaninë Albchrome, në atë kohë në pronësi të Manes.

    Lobimi për ndryshimin e ligjit të minierave

    Në vitin 2014, Ilir Meta mbante postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa Monika Kryemadhi ishte deputete e LSI-së. Sipas dosjes së SPAK, më 6 tetor 2014, Samir Mane i kërkoi Monika Kryemadhit një takim urgjent në restorantin ‘Berlini’ në Tiranë. Tema e bisedës ishte projektligji “Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë.” Në vitin 2013, Samir Mane kishte blerë kompaninë Albchrome, koncesionarin e minierës më të madhe të kromit në Bulqizë.

    Nga shqyrtimi i bisedave midis Monika Kryemadhit, Samir Manes dhe ish-deputetit të LSI-së Përparim Spahiu, SPAK ka konkluduar se ata kanë diskutuar amendimin e ligjit në favor të Albchrome. Sipas SPAK, ish-drejtori i Albchrome, Saimir Boka, deklaroi se kompania kishte kërkuar ndryshimin e ligjit për servitutin e galerive dhe puseve vertikale, për të shmangur përgjegjësitë teknike nga kalimet e subjekteve të tjera në galeritë e Albchrome.

    Mane ka dëshmuar në SPAK se nuk ka pasur marrëdhënie biznesi me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën dhe nuk u ka kërkuar atyre ndihmë. Lidhur me ndryshimet e ligjit për minierat, për të cilat Mane ka shkëmbyer mesazhe me Kryemadhin, ai tha se ishin pjesë e rolit të tij si anëtar i shoqatës së minierave. Sipas dokumenteve të SPAK, ligji u amendua bazuar në propozimet e ish-deputetes së PS-së, Esmeralda Shkjau, për nenet 19 dhe 27 të projektligjit.

    Vila në Rolling Hills: ‘Duhet dhe hamam e sauna’

    Si pasojë e ndërhyrjeve në favor të interesave të Samir Mane, për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe administrative, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme asete të patundshme, udhëtime jashtë shtetit dhe bileta koncerti.

    “Shtetasja Monika Kryemadhi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Samir Manen dhe bashkëshorten e tij Eva Mane,” shkruan SPAK. “Marrëdhënia e tyre përfshinte udhëtime në koncertin e këngëtares Beyoncé dhe argëtim në Disney në Paris, dreka në Angli, takime për kafe në Tiranë dhe vizita në shtëpinë e çiftit Mane në Rolling Hills, si dhe përfitimin e një vile nga Meta dhe Kryemadhi në kompleksin Rolling Hills,” shton organi i akuzës.

    Fillimisht, Kryemadhi kishte diskutuar me Manen për të parë apartamente në katin e 17-të të pallatit Ambasador 3, por pasi vizitoi apartamentet dhe u konsultua me Eva Manen, vendosi të marrë një vilë në Rolling Hills.

    Në 3 qershor 2014, Monika i shkroi Ilir Metës: “Eva Mane thotë jo tek pallati. Ka shumë njerëz dhe do ta bezdisin Ilirin,” duke shtuar se po shikonte diçka tjetër në Rolling Hills. Meta i është përgjigjur: “Ok. Duhet dhe hamam e sauna.”

    Pas kësaj, Kryemadhi filloi të përhapte fjalën se do të lëvizte me qira tek vilat e Rolling Hills dhe angazhoi disa persona, përfshirë një arkitekt italian, për të kryer punimet.

    SPAK pretendon se Meta dhe Kryemadhi, në këmbim të ndikimit të tyre të paligjshëm në institucionet publike për favorizimin e biznesmenit Samir Mane, pranuan premtimin për të përfituar një vilë në Rolling Hills, identifikuar si vila nr. 103. Kjo vilë dhe punimet e kryera në të gjatë vitit 2014 nuk u deklaruan nga Kryemadhi si pasuri, çka sugjeron sipas SPAK se kjo pasuri do të përfitohej si rezultat i veprimtarive korruptive të Kryemadhit dhe Metës.

    SPAK thekson se veprimtaria e paligjshme e Kryemadhit dhe Metës përfshin miratimin e amendimeve në ligjin “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë,” ndërhyrjen në favor të Samir Mane në Zyrën e Përmbarimit dhe te kryetari i AKEP, Piro Xhixho, për të favorizuar kompaninë Plus Communications.

    Meta dhe Kryemadhi hoqën dorë nga vila në Rolling Hills pasi mësuan se persona të tjerë, përfshirë ish-Ambasadori Grek në Tiranë, e kishin marrë vesh marrëveshjen. Vila më pas iu shit një blerësi tjetër.

    “Ndaloni çdo punim tek Eva, ta them unë pse,” i shkruan Kryemadhi mikeshës së saj Ema Çoku, e cila po merrej me punimet, duke shtuar: “Jam me Ilirin. I kishte thënë ambasadori grek që do jemi komshi, prandaj ndaloni komplet, më tha asgjë mos bëni.”

    Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi kanë kryer në bashkëpunim elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve,” sipas nenit 260 të Kodit Penal. “Fakti që ata hoqën dorë nga përfitimi sepse marrëveshja u bë publike, nuk mund të konsiderohet si heqje dorë nga kryerja e veprës penale, pasi vepra e korrupsionit konsumohet që në fazën e premtimit apo pranimit të premtimit,” përfundoi SPAK.

    BIRN

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Një javë nga arrestimi, Ilir Meta letër nga burgu: Rrëmbimi im i ngjashëm me atë të kryeministrit Aldo Moro në Itali

    Një javë pas arrestimi, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë me një letër të gjatë nga burgu, ku ndër të tjera e krahason “rrëmbimin” e tij të ngjashëm me atë të kryeministrit të Italisë, Aldo Moro, fundi i të cilit ishte tragjik.

    LETRA E METËS

    ot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë.

    Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare.

    Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?

    Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë?

    Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?

    A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.

    Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira.

    Rrëmbimi i Ilir Metës nga mafia në pushtet, me urdhër të tre mercenarëve të saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u bë me qëllim që të më pamundësojë sa më shumë mbrojtjen në publik, në media e debate nga akuzat qesharake dhe të stisura të cilat nuk përmbajnë asnjë fakt apo provë penale kundër meje.

    Hetimet ndaj meje kanë nisur që në Dhjetor 2019 në bazë të kallëzimit të një njeriu të dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonjës i regjimit, OSHE dhe dikur bashkëpunëtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.

    Kjo çështje është filluar në kohën e përplasjes së madhe për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese midis meje si President i Republikës dhe Qeverisë së “Rilindjes”, që donte të grabiste të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të kemi këtë Ramaformë që e dinë të gjithë shqiptarët.

    Për vite të tëra, Altin Dumani, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin, jo vetëm joshën shumë persona për të bërë deklarime të rreme, por edhe intimiduan shumë të tjerë, që kishin probleme me drejtësinë, për vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, që ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit, për t’i përdorur në gjyqin e arbitrazhit në Vjenë kundër tij, por edhe më pas për të bërë deklarata mashtruese lidhur me marrëdhëniet e mia me Kastriot Ismailaj.

    Po kështu përmes Dritan Priftit dhe Tom Doshit u përpoqën të përdornin të afërm të tij për të më provokuar mua, që të ndërhyja për lirimin e tij dhe më pas i nxitën për të dhënë intervista të pavërteta.

    Lidhur me këtë çështje, si Kryetar Kuvendi, i kam çuar informacion zyrtar Prokurorisë dhe i kam kërkuar të merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e më pas të pretendonin se këtë e kisha bërë unë, gjoja si hakmarrje ose për të zhdukur një dëshmitare që kurrë në fakt s’ka ekzistuar si e tillë.

    Altin Dumani e di shumë mirë se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shumë përpara se unë të bëhesha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, për shkak të partneres së tij amerikane Rebeka dhe nuk jam unë personi që e kam lidhur me çekët.

    Po kështu Dumani e di shumë mirë se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në emër të Qeverisë shqiptare, si aksionere me 24% në CEZ-Albania.

    Dumani e di shumë mirë se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke.

    Ndërsa unë jam bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator.

    Po kështu ai e di shumë mirë se asnjë ditë, Kastriot Ismaili nuk ka qenë as kandidat për anëtar i Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Albania, as anëtar i këtij Këshilli dhe as ndihmës i Ministrit sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë.

    Prania e tij gjatë vizitës që kam zhvilluar unë në Pragë gjatë një vizite pune të dokumentuar nuk ka të bëjë me faktin se ai ishte pjesë e delegacionit tonë, i cili është i dokumentuar nga urdhër-shërbimet.

    Por ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it që ishte edhe mikpritësi ynë së bashku me Ministrin e Ekonomisë.

    Po kështu Kastriot Ismaili nuk ishte as person në kërkim dhe as i lidhur me bandat siç janë sot shumica e atyre që fluturojnë me çarterin e Edi Ramës, shpenzimet e të cilit nuk deklarohen kurrë dhe për të cilat Dumani s’ka guxim të shqetësohet.

    Dumani spekullon kur thotë se unë nuk kam thënë të vërtetën lidhur me udhëtimin në Pragë, i cili ka qenë shumë i saktë.

    Pra mund të kemi qëlluar në një avion, por jo për qëllime të përbashkëta.

    Dhe kjo është logjike sepse qëllim i përbashkët do të thotë për shembull të ikësh me dikë për pushime në të njëjtin vend.

    Por në rastin konkret qëllimi im ishte nxitja e drejtuesve të CEZ për të mos zvarritur investimet që ishin jetike për shkak të dimrit ku kishim hyrë.

    Lidhur me pretendimet se pas kësaj vizite u realizua ulja e çmimit nga ERE në favor të CEZ, më duhet të sqaroj se ERE ishte një institucion i pavarur nga Qeveria.

    Jo vetëm kaq, por Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e kundërshtoi përmes KESH-it vendimin e saj në të gjitha gjykatat.

    Për më tepër kjo përplasje e Qeverisë me ERE solli pasojë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e Kryetarit të ERE.

    Por kjo nuk i leverdis Altin Dumanit të përmendet edhe pse ishte te dëshmia ime sepse ai ka marrë detyrën e kamikazit të Partisë për të ndërtuar një tablo sinoptike fake, me qëllim montimin e akuzave politike pa prova.

    Për 4 vite Dumani bëri çdo përpjekje për t’i marrë deklarime të rreme Kastriot Ismailit në burg kundër meje, por nuk ia arriti qëllimit.

    Këtë e dinë të gjithë në burgun e Fierit dhe SPAK.

    Në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj.

    Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.

    Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro.

    Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.

    Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.

    Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.

    Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.

    Lidhur me lobingjet, siç e sqarova edhe në sallën e gjyqit, në dijeninë time çdo gjë është bërë sipas ligjeve shqiptare dhe amerikane dhe kurrë nuk kam autorizuar veprime të paligjshme.

    Në sallën e gjyqit me shkresë konkrete demonstrova sesi kompania “McKeon Group” kishte regjistruar në FARA (Departamenti i Drejtësisë) një konkratë të nënshkruar nga një avokat greko-amerikan Fideszis, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI.

    Në 20 Janar, Presidenti i “McKeon Group” i kërkoi zyrtarisht FARA (Departamenti i Drejtësisë) të korrigjonte atë marrëveshje pasi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta na tha se ky person s’ka qenë i autorizuar nga ai dhe LSI dhe se qëllimet e bashkëpunimit janë të tjera.

    Po kështu më duhet të sqaroj se lidhur me dy kompanitë e lobimit të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, në dijeninë time çdo vendim i LSI ka qenë i ligjshëm në respekt të ligjit shqiptar dhe amerikan.

    Nëse SPAK-ut i rezultojnë diferenca midis deklarimeve në KQZ dhe përfitimeve nga kompanitë e lobimit për interes të LSI-së, SPAK-u dhe FBI i kanë patur të gjitha mundësitë të verifikojnë se cilët persona ose kompani kanë paguar në USA dhe t’i vendosin në ndjekje penale.

    Është e padiskutueshme që unë Ilir Meta të kem autorizuar dikë të bëjë veprime të tilla ose të kem patur dijeni.

    Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta e përgjegjësisë por përpjekja për të krijuar tymnajën që përderisa këto janë deklaruar si shërbime ndaj LSI dhe Ilir Metës, paguesi është Ilir Meta, kur kjo është e pavërtetë dhe SPAK-u dhe FBI e dinë se cilët janë paguesit që duhet të përgjigjen para ligjeve shqiptare dhe amerikane.

    Po kështu më duhet të distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat që bën SPAK-u nga tabulatet e telefonave të sekuestruara ish-bashkëshortes time se unë kam ndikuar në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qenë në dijeni të përfitimeve nga ish-bashkëshortja ime.

    Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e SPAK-ut për të shtuar një insinuatë më shumë në fletërrufenë e gjatë.

    Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime paska marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë.

    Po kështu konkluzioni se Kryetari i Kuvendit ka ndërhyrë për të bërë një ndryshim ligjor në favor të një biznesmeni është absurd.

    Procedura e ligjbërjes është e përcaktuar se si nis dhe konkludohet dhe roli i Kryetarit të Kuvendit është si ai i çdo deputeti tjetër në votim, në bazë të bindjes së tij.

    Si nuk u shqetësua SPAK-u për shumë ligje me porosi dhe emra të përveçëm që bëri Edi Rama dhe u denoncuan nga Presidenti i Republikës?

    Akoma më absurd është konkluzioni se meqënëse Kryetari i Parlamentit ka biseduar me Kryetaren e AKEP-it për shqetësimet e ngritura nga e vetmja kompani shqiptare në fushën e telekomunikacionit, PLUS, qënkan ndërhyrje për favorizim kur ankesa e tyre ishte se po diskriminoheshin nga kompanitë e huaja.

    Ndërkohë që te PLUS, kishim aksionerë shqiptarë dhe shqetësim i tyre nuk mund të injorohej.

    Si përfundim për sot, e gjithë Fletërrufeja e SPAK-ut kundër meje është një justifikim për të realizuar aktin e rrëmbimit dhe izolimit të thellë politik, me qëllim që në koordinim me Edi Ramën, Erion Velinë, SHISH dhe bashkëpunëtorët e tyre të infiltruar në Partinë e Lirisë të rrëmbejnë drejtimin e kësaj force politike, për ta kthyer në një freskore të regjimit.

    Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë ndaj i kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi, Kryesisë dhe gjithë strukturave tona anembanë vendit, t’i japin përgjigjen e merituar këtij skenari ogurzi për demokracinë, se Partia e Lirisë nuk mund të bëhet Partia e Tradhtisë.

    ORA NEWS

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Personalisht me duket sikur ka filluar lufta midis llojit. Gjeja me e mire qe mund ti ndodhe shoqerise shqiptare kur mafjozet fillojn e zihen midis veti. Do nxjerrin pislliqet e njeri tjetrit ne pazar.
    Do na dejgojn veshet gjera qe dhe mund te na tmerrojn se si ka mundesi dicka e tille. Mir do ishte qe Metes ti conin dhe ato dashonert e perdala ne qeli. Sepse dhe ato kane posto dhe jo te vogla.

  14. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,500
    Postimet në Bllog
    1

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    Drejtesia duket se ka filluar te vendoset edhe pse jemi ne hapat e para. Do dhe shume pune per te bere. Me e rendesishnja eshte zbulimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i te gjitha te mirave financiare e materiale, te perfituara padrejtesisht. Ne rast se kjo realizohet, mendoj qe pak vite duhet te vuajne politikanet, madje edhe te amnistohen. Dhe perfitimet t`i jepen shtreses me te varfer te popullit. Atehere SPAK-u e ka kryer plotesisht detyren.
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,070
    Postimet në Bllog
    20

    Për: SPAK arreston ish-presidentin Ilir Meta. Akuza korrupsioni ndaj tij dhe ish-bashkëshortes së ti

    U la sërish në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga narkoregjimi

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Meta nuk shpreh aspak çudi pas një vendimi të tillë teksa ka drejtuar akuza se drejtësia po drejtohet nga narkoshteti.

    Ai thotë se ky vendim vetëm sa konfirmoi edhe një herë se gjykatat janë nën urdhrat e pushtetit, siç ai e quan ‘narkoregjim’. Ndër të tjera, Meta njoftoi se nuk do të ndalet lufta e PL-së kundër ‘narkoshtetit’.

    “Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit. Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman. De-sorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

    Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus” – thuhet në postimin në profilin e Metës në Facebook. ©LAPSI.al

    Emri:  Screenshot 2024-11-19 at 5.37.14 PM.jpg

Shikime: 10

Madhësia:  74.3 KB

    LAPSI

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2024, 23:42
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2024, 12:37
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2024, 16:55
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  5. Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2021, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •