Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    Blerje votash dhe krim, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja

    Në një njoftim të shkurtër për shtyp, SPAK bëri të ditur se ka urdhëruar arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-drejtor hipoteke dhe deputet për Partinë Socialiste për pothuajse dy mandate nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, përkrahje krimi dhe nxjerrje e sekretit shtetëror.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Jurgis-Cyrbja-prere.jpg

Shikime: 255

Madhësia:  49.4 KB
    Jurgis Çyrbja. Foto: LSA

    Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.

    Ergys Çyrbja u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39 vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

    Çyrbja u thirr dhe u mor në pyetje në SPAK më 10 tetor. Kur doli nga zyrat e SPAK ai deklaroi se kishte dhënë sqarime për çështje që kishin të bënin me kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Më vonë ai dorëzoi mandatin e deputetit veprim që e justifikoi me “nevojën për t’u kujdesur për shëndetin”. Prej vitit 2021, Ergys çyrbja mban]jti mandatin e deputetit për Partinë Socaliste.

    Pas dorëzimit të mandatit nga Çyrbja, si dhe pas arrestimit të tij, ka reaguar kryëetari i Partisë PD-Demokratët Antlantikë, Lulzim Basha, duke u shprehur se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka bërë deputet si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit.

    Çyrbja i shtohet një liste jo të shkurtër deputetësh dhe funksionarësh të tjerë politikë që akuzohen për krime të rënda.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Arrestohet ish-deputeti socialis Jurgis Çyrbja. Akuzohet për blerje votash në zgjedhje e korrup

    Del EMRI/ Kush është “Meçja” që u arrestua me ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja

    Emri:  Screenshot_10-8-750x375.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  28.9 KB

    Të tjera detaje mësohen në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Dyshohet se ai ka pasur komunikime në Sky me personazhe të botës së krimit. Bashkë me Çyrbjen, mësohet se në pranga ka rënë edhe Ahmet Masha, njohur me pseudonimin “Meçe”. Një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Ish-deputeti arrestuar në Durrës dhe ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke udhëtuar me makinë.

    SPAK konfirmoi 3 akuza ndaj Çyrbjas, por pa dhënë detaje të hollësishme, të cilat tha se do i ndajë ditën e nesërme. Akuzat janë: “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”.

    “Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, – thuhet në njoftimin e SPAK për mediat.

    Mediat raportojnë se arrestimi ka lidhje me një tjetër çështje dhe jo me atë të denoncimit nga deputeti demokrat Edi Paloka, e për të cilën është marrë “i pandehur”. Ish-ligjvënësi akuzohet edhe për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit. Sipas të njëjtave burime dyshohet se Çyrbja ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar. Dyshohet për komunikime në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup.

    Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Arrestohet ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Akuzohet për blerje votash në zgjedhje e korru

    THELLOHET SKANDALI/ Shteti në kërkim të Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Jurgis Çyrbja “u shpërblye” duke u futur i treti në listën e PS-së

    Nga Edison Vatnikaj & Elton Qyno

    VIDEO

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

    Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

    Pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

    Bashkë me të ka rënë dje në pranga edhe një bashkëpunëtor i tij shtetasi Ahmet Masha, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

    Burime nga uniformat blu bëjnë me dije për gazetarin Edison Vatnikaj se Altin Hajri është personi i tretë që rezulton të jeteëshpallur në kërkim për dosjën e ish-socialistit Çyrbja.

    Hajri gjithashtu kërkohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për rrëmbimin dhe vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

    Deputeti Çyrbja ka ndihmuar për t’u strehuar dhe mos u kapur nga policia Altin Hajrin, pronarin e “Golden Park”, në mënyrë që të mos arrestohej nga policia, pasi kërkohej lidhur me ngjarjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

    Çyrbja e ka mbajtur Hajrin në shtëpinë e tij dhe disa banesa të tjera.

    Ndërkohë sipas dosjes hetimore, Plaurent Dervishaj dhe Mond Çekiçi, i vrarë në Durrës, kanë biseda mes njëri-tjetrit për ta futur Çyrben në listën e PS-së për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2021.

    Të dy kanë biseduar për të ndërhyrë “lart” që Çyrbja të futet i treti në listë dhe jo i pesti.

    Kujtojmë se Partia Socialiste në zgjedhjet e 2021-it kishte tre deputetë më të votuar në Durrës: Lefter Koka (u tërhoq pak dite para zgjedhjeve dhe aktualisht ndodhet në burg), Rrahman Rrahja (i dorëhequr pas veprimtarive kriminale të familjarëve të tij), dhe Jurgys Çyrbja (i prangosur të dielë), dhe koordinator politik Vangjush Dakon.

    Jurgis Çyrbja është deputeti i dytë më i fortë në vota në Durrës, duke marrë në 2021 një shifër prej 6537 vota

    Ndërkaq kujtojmë se i arrestuari tjetër mbrëmjen e djeshme, Ahmet Masha, është person me precedentë penalë pasi ai është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

    Gjithashtu Prokuroria e Posaçme në një reagim për mediat mbrëmjen e djeshme bëri me dije se Jurgis Çyrbja është arrestuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

    VIDEO

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    Një mori zyrtarësh shtetërorë me ndërmjetës deputetin socialist i shërbyen krimit të organizuar

    Zbulimi i komunikimeve të kryera përmes aplikacionit Sky ECC nga autoritetet franceze nxorri në pah një numër të lartë zyrtarësh shqiptarë të paidentifikuar ende të cilët, me ndërmjetësimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja i shërbyen strukturave të krimit të organizuar në Durrës e Shijak.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Jurgis-Cyrbja-prere.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  49.4 KB
    Jurgis Çyrbja. Foto: LSA

    Një numër zyrtarësh publikë të paidentifikuar trafikuan te krimi i organizuar informacione sekrete, duke dekonspiruar operacione policore dhe duke përdorur si ndërmjetës ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua të dielën.

    Në një njoftim të detajuar për shtyp, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, bëri të ditur se kapja e komunikimeve të Çyrbes në Sky ECC ka sjellë mes të tjerave, të zbulimit të “së paku shtatë raste” të nxjerrjes së sektetit shtetëror, blerjes së votave nga persona të dyshuar si të përfshirë në struktura të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 si dhe fshehje dhe ndihmë për persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Çkodimi i aplikacioneve të enkriptuara SKY dhe ECC zbuluan se ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja dhe funksionarë të tjerë publikë u vendosën në shërbim të krimit, duke i ndihmuar me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror, si dhe duke dekonspiruar operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Çyrbja akuzohet se ndihmoi në këmbim të votave gjatë fushatës zgjedhore 2021, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak, të akuzuar për pengamrrje e zhdukje të kufomës.

    Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kur ka mbajtur funksione shtetërore, përfshi dhe atë të deputetit nën siglën e Partisë Socialiste, ka bashkëpunuar dhe ndihmuar anëtarë të krimit të organizuar, duke dekonspiruar në vijimësi operacione të Policisë së Shtetit. Çyrbja akuzohet se ka zbuluar akte e të dhëna sekrete dhe i ka tregtuar ato, si dhe se ka përkrahur e ndihmuar persona të përfshirë në krime – vepra penale që i ka kryer në mënyrë të përsëritur. Në disa raste ai akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetasin Ahmet Masha për kryerjen e këtyre veprave penale. Po ashtu, Çyrbja akuzohet se ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar për marrjen peng dhe zhdukjen e një personi në 2020-ën .

    Hetimet e prokurorisë, kanë evidentuar se Çyrbja, për të siguruar të dhënat sekrete që i’ua ka ofruar personave në kërkim, është ndihmuar nga funksionarë të tjerë shtetërorë.

    SPAK njofton se krimet e ish-deputetit socialist janë zbuluar nga përgjimet e aplikacioneve të engrkiptuara SKY ECC. SKY është një aplikacion që është përdorur gjatë viteve 2019-2021, kur Çyrbja ushtronte funksionin e deputetit.

    “…ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik(të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim J.Ç., duke konsumuar elementët e veprës penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’”, citohet në njoftimin e SPAK.

    Nga hetimet ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni Çyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Informacionet që përbëjnë sekret shtetëror, u janë transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

    po ashtu, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim. Edhe këto informacione që përbëjnë sekret shtetëror u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, si nga vetë Çyrbja, ashtu edhe përmes angazhimit të Mashas.

    Bazuar në informacionet e marra nga Çyrbja dhe Masha, të kërkuarit kanë qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar arrestimit. Bazuar në këto të dhëna, SPAK i akuzon dy të proceduarit për përkrahje të autorëve të krimeve.

    “Po ashtu nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje’”.

    Ndërsa personi tjetër, që mësohet të jetë Altin Hajri, i akuzuar për vrasje, në këmbim të favoreve të siguruara nga Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    Me kërkesë të SPAK, të dielën u ezkekutuan masat e sigurimit për Çyrbjan dhe Mashan, ndërsa Hajri vijon të mbetet në kërkim ndëkrombëtar prej vitit 2020, kur u vendos nën akuzë për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim, “Trafikim i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

    BIRN

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    Rënia e grupit socialist të Durrësit

    Ndërsa mandati qeverisës i dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 po i afrohet fundit, tre nga tetë kandidatët fitues të Partisë Socialiste janë dy në burg dhe një i dorëhequr. Historitë e këtyre deputetëve nxjerrin në sipërfaqe penetrimin masiv të krimit të organizuar në radhët e partisë në pushtet.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  20230613_001130_120623_3_013-3_eW6mMdZ-1536x1129.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  30.7 KB
    Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 32 vjetorin e krijimit te PS. | Foto: LSA

    Në zgjedhjet e vitit 2021, Durrësi ishte një nga qarqet që kontribuoi në fitoren e mandatit të tretë qeverisës të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, një palë zgjedhje në të cilat tashmë është e qartë që struktura të krimit të organizuar patën rol domethënës, e ndoshta, vendimtar në disa zona për garantimin e fitores.

    Socialistët fituan 50% të votave në Qarkun Durrës ose 77 mijë, duke rrëmbyer tetë mandate pasi votat e opozitës u ndanë mes PD dhe LSI ndërsa LSI nuk arriti të marrë një mandat për shkak se mori 136 vota më pak nga sa nevojiteshin.

    Por ndërsa socialistët fituan zgjedhjet, si falë numrit të votave ashtu edhe rastësisë së shkaktuar nga formula D-Hondt që përdoret për ndarjen e mandateve, telashet e tyre filluan menjëherë pas fitores. Akoma pa marrë mandatin, Lefter Koka, një politikan vendor të cilin PS e mori nga LSI, dha dorëheqjen në shtator të vitit 2021 pa dhënë shpjegime për shkaqet. Në deklaratën e dorëheqjes, Koka la të kuptohet gjithashtu se ai po tërhiqej nga politika.

    Shqiptarët votuan në zgjedhjet e vitit 2021 me lista thuajse të mbyllura të partive, por Edi Rama, në ndryshimet që i bëri Kodit Zgjedhor në vitin 2020, i dha mundësinë votuesve të jepnin edhe një “votë pëlqyese” për kandidatin për deputet. Koka kontribuoi fort në fitoren e socialistëve në Durrës pasi mori në ato zgjedhje 9,600 vota pëlqyese ose 15% të të gjitha votave të socialistëve. Dhe Koka ishte i pari që u rrëzua. Në dhjetor të atij viti, ai u arrestua nga SPAK nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai është dënuar dy herë për incineratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Çështja e tij vijon të shqyrtohet në Apel.

    Rrahman Rraja, deputeti nga zona e Fushë-Krujës, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 mori gati 7800 vota pëlqyese ose 12%, u dorëhoq dhe u tërhoq nga politika në gusht 2023. Arsyeja e dorëheqjes së tij lidhej me publikimin e një video ku të afërm të tij, përfshirë edhe të birin, rrahën në mënyrë barbare dy qytetarë, “krimi” i të cilëve ishte që ata ishin ankuar në komisariatin e policisë për shpërthimet që po kryheshin në një gurore dhe që po i dëmtonin shtëpitë. Mes dhunuesve ishte i biri i deputetit, Rexhep Rraja, dhe i vëllai, Xhelaj Rraja. I vëllai u arrestua së fundmi si pjesë e dosjes së shtatë bandave, i akuzuar se në aleancë me Durim Bamin planifikoi vrasjen e Arben Ndokës, një ish-deputet tjetër socialist.

    Së fundmi, arrestimi i Jurgis Çyrbjes duket se do të rëndojë mbi socialistët më gjatë. Karriera e Çyrbjes ka nisur si drejtor hipoteke në Durrës në vitin 2013 kur ishte 28 vjeç. Ai u bë katër vjet më vonë deputet në listat e Partisë Socialiste dhe u konfirmua më 2021, kur fitoi gati 6600 vota. Njoftimi i prokurorisë për arrestimin e tij për tre akuza, e portretizon Çyrbjen si një njeri që kryente ndërmjetësin mes strukturave të paidentifikuara shtetërore dhe grupeve kriminale për të trafikuar informacion sekret mbi planet policore për operacione dhe për arrestime te krimi. Prokuroria veçon marrëdhënien e tij me Altin Hajrin, pronari i një kompleksi dasmash në Shijak në të cilin, në vitin 2020 humbi jetën Jan Prenga. Sipas prokurorisë, Çyrbja ka ndihmuar Hajrin t’i shpëtojë drejtësisë, duke ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese ndërsa ka kryer korrupsion aktiv në zgjedhje në lidhje me të. Hajri nga ana e tij i ka siguruar atij votues.

    Në total, Koka, Rraja dhe Çyrbja morën bashkërisht në zgjedhjet e vitit 2021 24 mijë vota ose 38% të të gjithë votave të Partisë Socialiste në qarkun Durrës.

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    “Strategji e suksesshme”- Beçi: Si SPAK peshkoi Jurgis Çyrbjan dhe e hodhi në grackë



    Ish-prokurori Eurgen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Beçi shpjegoi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme peshkoi Çyrbjan, duke e pyetur fillimisht vetëm për një kallëzim të bërë për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai ishte drejtues i Kadastrës së Durrësit.

    Kjo bëri që deputeti të jepte dorëheqjen për të shpallur moskompetencën nga SPAK dhe për t’u hetuar nga Prokuroria e Durrësit. Por sipas Beçit, në momentin e fundit, prokuroria i njoftoi se ai ishte nën hetim dhe për përgjimet e platformës SKY, ku rezultonte se kishte dekonspiruar aksionet e policisë dhe kishte informuar krerët e bandave kriminale në Durrës.

    “Ajo ishte një strategji që Prokuroria e Posaçme e trajtoi shumë mirë dhe arriti të ketë sukses në ‘peshkimin’ e personit në fjalë. Prokuroria e thirri këtë person dhe e pyeti vetëm për veprimtarinë e tij si ish-punonjës i Kadastrës në Durrës. Ai mendoi se bëhej fjalë vetëm për një rast të shpërdorimit të detyrës. Konsultat me ligjin dhe me avokatin e tij mund ta kenë çuar në përfundimin se, duke dhënë dorëheqjen, nuk do të gjykohej më nga SPAK-u, por nga Prokuroria e Durrësit. Por gaboi në këtë llogaritje, pasi Prokuroria e Posaçme e ‘peshkoi’. Pas dorëheqjes, SPAK i tha se kishte ‘harruar’ ta pyeste për SKY ECC. Pra, kjo ishte një strategji e suksesshme e SPAK,” tha Beçi.

    Euronews

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    SMS me Çyrbjen/ Miqtë që ndihmuan Julian Gjoshin, autorin e krimit në Ndroq

    Altin Hajri falenderoi për kunatin një prokuror me emrin "Olsi" nëpërmjet Jurgis Çyrbjes

    Emri:  IMG_5373.jpeg

Shikime: 128

Madhësia:  47.4 KB

    Autori i vrasjes në Ndroq dyshohet se është një person i quajtur Julian Gjoshi. Ai ka hyrë në një lokal, ka parë viktimen, Alfred Dedja, i është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje me pistoletë.

    Më pas, Gjoshi është larguar me një ML në drejtim të paditur. Policia po e kërkon, ndërkohë që ende nuk ka një motiv për vrasjen.



    Julian Gjoshi nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021 ai është arrestuar i dehur në timon. Nga kontrolli që iu bë mjetit u gjet një pistoletë, që shihet në foton më poshtë:

    Emri:  inbound4613975648182418471-752x440-1.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  38.5 KB

    Kur iu vunë prangat, bashkë me të ishte një person tjetër pasagjer që u la i lirë. Në atë kohë, Julian Gjoshi ishte 23-vjeç dhe u arrestua nga forcat “Shqiponja” në Tiranë duke lëvizur në bulevardin “Gjergj Fishta”.

    Arrestimi në Tiranë vuri në lëvizje miqtë dhe të afërmit e 23 vjeçarit nga Shijaku.

    Kunati i tij ishte Altin Hajri, një person me ndikim në zonën e Shijakut, me lidhje të forta politike. Një bisedë e zbardhur në SKY ECC mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja tregon pikërisht ndërhyrjen për ta liruar nga burgu Julian Gjoshin.

    Për 23-vjeçarin çapkën që sot i mori jetën Alfred Dedjas në Ndroq, Altin Hajri i shkruante Jurgis Çyrbjes të bënte diçka me njohjet që kishte.

    Një variant që ia sugjeroi Hajri ishte të ndërhyhej tek pistoleta, të çmontohej, t’i hiqej një mekanizëm apo të bëhej një manipulim nga policia.

    “…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

    Më pas, Hajri ofrohet i gatshëm të paguajë akoma më shumë për Jurgis Çyrbjen dhe miqtë e tij në prokurori, mes të cilëve veçon dikë të quajtur “Olsi”.

    Më tej Altin Hajri, vijon t’i shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë:

    “…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

    Në masën e sigurisë për Julian Gjoshin, gjykata vendosi 21 ditë burg, megjithëse ai ishte kapur me një armë luftarake në makinë. Argumentimi i gjykatësit ishte se nuk kishte dalë ende rezultati i aktit të ekspertimit balistik të pistoletës së sekuestruar nga policia.

    Kjo vonesë në aktin e ekspertimit duket se krijonte kushtet e duhura që gjyqi për Julian Gjoshin të zhvillohej ndërkohë që ai ishte i lirë. Për rrjeedhojë, Altin Hajri i shkruante Jurgis Çyrbes në SKY ECC falenderimet e rastit për ata që kishin bërë të mundur kthimin e kunatit të tij, Julian Gjoshi në shtëpi.

    Në veçanti falenderimi shkonte për një prokuror me emrin Olsi, të cilit Hajri i la porosi deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbjes t’i merrte masat me qëllim qepjen e disa kostumeve dhuratë.

    “…Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”-i shkruan Jurgis Çyrbes, personi në kërkim Altin Hajri.

    Ndër të tjera personi në kërkim Hajri i shkruan, Jurgis Çyrbjas, si më poshtë vijon:

    “…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

    Duket se falenderimet e Altin Hajrit dhe përgatitjet për të shpërndarë dhurata ishin të parakohshme. Brenda 21 ditëve në gjykatë shkoi akt-ekspertiza e armës që iu kap Julian Gjoshit dhe ajo rezultoi e rregullt.

    Çyrbja dhe “Olsi” nuk arritën ta ndihmojnë dot kunatin e Altin Hajrit, i cili arriti ta lehtësojë dënimin e kunatit duke përfituar nga “bujaria” e gjykatëses Shefkie Demiraj.

    Emri:  Demiraj-gjate-vendimit.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  48.5 KB

    Në sallën e gjyqit, prokurori kërkoi dënimin me 4 vite burg për Julian Gjoshin, por gjykatësja (sot e pezulluar nga vetingu), Shefkie Demiraj e konvertoi kohën e vuajtjes me 3 vjet shërbim prove dhe Julian Gjoshi doli nga burgu.

    Në 23 dhjetor duhej të mbaronte dënimi alternativ me shërbim prove, por duket se Gjoshi nuk ka duarar të mbarojë afati dhe është përfshirë në një krim tjetër të rëndë siç është vrasja e Alfred Dedjas.


    Lapsi.al

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    Rilindasi Jurgis Çyrbja/ Si e bënë deputet vrasësit dhe trafikantët

    Bisedat e Jurgis Çyrbes zbulojnë kush e bëri deputet të Partisë Socialiste

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-11-08-at-19.18.14-1140x570.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  37.5 KB

    Disa prej emrave më të njohur të krimit në Durrës, që SPAK i heton për vrasje rezultojnë të jenë njerëzit kyç në caktimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021. Zbulimi vjen disa biseda në SKY ECC të Jurgis Çyrbes, ish-deputet i Shijakut, i arrestuar nga SPAK disa javë më parë dhe që janë publikuar nga gazetarët Klodiana Lala dhe Elton Qyno.

    Çyrbja ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC me kodin “BFLSII” dhe thirrej shkurt si “J”, “Jur” dhe “Juri” në bisedat që ka administruar SPAK.

    Periudha e bisedave përkon me fundin e vitit 2020 dhe muajt e parë të vitit 2021, kohë në të cilën Jurgis Çyrbja priste të mësonte, ashtu si shumë socialistë të tjerë nëse kryetari, Edi Rama do ta kandidonte në Durrës si deputet dhe në ç’vend do ta rendiste.

    Emri:  selia-e-ps-2-770x422-1.jpg

Shikime: 129

Madhësia:  27.5 KB

    Duke qenë se Rama e drejton Partinë Socialiste me autoritet të padiskutueshëm, hartimi i listave të kandidatëve për deputetë është një proces okult, për të cilin nuk ka informacion, por për të cilin dihet se i takon ekskluzivisht Edi Ramës.

    Përzgjedhja dhe renditja e kandidatëve për deputetë në lista është një kompetencë që Edi Rama e ka marrë mbi supe, bashkë me përgjegjësinë e humbjes apo fitores së pushtetit.

    Por ndryshe nga çfarë mendohej deri tani për ndonjë proces konsultimi me strukturat lokale të partise, mesazhet e zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, tregojnë se për t’u bërë deputet, Çyrbja ndoqi një rrugë tjetër; që kalonte nëpërmjet konsultimit me bandat e rrezikshme të Durrësit.

    Biseda me Altin Hajrin

    Bisedat që SPAK ka në dosje janë të datave 17 dhjetor 2020 deri në 7 mars 2021, pra disa muaj para hartimit të listave për kandidatët për deputetë.

    Në datën 22 shkurt 2021, Altin Hajri, person i shpallur në kërkim për vrasje, i bën Jurgis Çyrbjas llogaritë e votave në Shijak.

    Emri:  Screenshot_2-2-600x360-1.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  76.3 KB

    “…3 mijë do ti jap unë, maje men. Thash Rromanat, Arapaj, Maskuri Zonat tona janë për “J” (Jurin) i thash. Po futem vet tha ma mirë hahaha Mond Ç (Mond Çekiçi). Gjithë grupet i thashë, po del mirë e burrë. Ne marim 4 mijë vota Bashkinë Shijak, gjithë bashkë. Po e burr Xhavzotën E kena blindu Gjepalen po Shijak…”.

    Në bisedën e datës 1 Mars 2021, sërish Altin Hajri, i dërgon Jurgis Çyrbjes një numër telefoni, duke i përmendur ndihmën që do të kishin nga persona të tjerë.

    …Po fola pak me Nikun dhe ai nm që të pruna jan këto dibronet…. Plus do fol dhe me Lentin. Çekiçi është ok…”-i shkruan Altin Hajri, zyrtarit të PS.

    Në bisedën e datës 7 mars 2021 Altin Hajri njofton Jurgis Çyrbjen se kishte marrë garanci se ai dhe “liri” do jetë kandidati i vendosur në listën për deputet i katërti ose i pesti, duke nënkuptuar kandidatin tjetër të Qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.

    “Nuk është Durrësi, shih mos ka njeri SHIK-u”, sms e Çyrbes për Kreshnik Farrukun

    Hajri kishte siguruar të gjithë listën e kandidatëve të Durrësit në telefonin e tij para deputetit. Madje kandidati e mëson kur Altin Hajri ia nis në SKY ECC.

    Bisedat me Edmond Koçin dhe premtimi për ndihmë nga Plaurent Dervishaj

    Përveç bisedave me Altin Hajrin, SPAK ka zbuluar edhe komunikimin direkt të Jurgis Çyrbjes me Edmond Çekiçin, i cili u vra disa muaj pas zgjedhjeve. Edhe ky del garant se Çyrbja do të ishte në listë në vendin e 5.

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-03-20-at-09.29.37.jpg

Shikime: 127

Madhësia:  19.2 KB

    Edmond Çekiçi: “Tashi sa e mbylla muhabetin tënd. Kam 3 orë me atë. Ia kërkova personalisht. E du unë ketë gjë i thashë. Përveç se e duan të gjithë. Do ja çoj ashtu, tha, ti i pesti, Liri i 7”.

    Jurgis Çyrbja i kthen përgjigje: “Ma ngrite moralin. Se na kishte ik mendja”.

    Kush është Altin Hajri

    Personi që i del garant Jurgis Çyrbes për listën e kandidatëve të PS në Durres, Altin Hajri ka një histori të gjatë kriminale në trafikun e drogës në Itali dhe për rastin e pengmarrjes dhe zhdukjes së Jan Prengës në janar të vitit 2020.

    Babai i 5 fëmijëve, Jan Prenga u mor peng në Kamëz sepse vëllai i tij vodhi 260 kilogramë kokaine në Portsmuth, Angli. Rezultoi se kokaina ishte porosi e Gramoz Rexhepit, trafikantit të famshëm vlonjat që e kontrollonte trafikun nga burgjet e Ekuadorit.

    Emri:  Jan-Prenga-me-Logo-15.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  36.8 KB

    Për të qenë të sigurt se kokaina e vjedhur do të rikthehej sërish, u urdhërua pengmarrja e Jan Prengës në Kamëz.

    Gjurmët e fundit të Jan Prengës janë zbuluar në kompleksin Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit, i cili është në kërkim për organizimin e pengmarrjes.

    Trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nuk është gjetur ende sot e kësaj dite, pasi ai ndërroi jetë nga rrahjet në momentin e pengmarrjes.

    Thuajse 10 vjet më parë, Altin Hajri ka qenë akuzuar në Itali si drejtues i një grupi të trafikut të kokainës, që bëri bujë për mënyrën e sofistikuar të organizimit.

    Emri:  fgh.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  15.9 KB

    Ai ishte në krye të organizatës kriminale të 21 shqiptarëve të përfshirë në narkotrafik, me një pasuri që në atë kohë llogaritej mbi 10 milion euro.

    Mënyra e organizimit të bandës mori vëmëndjen e mediave italiane për hir të komunikimit të sofistikuar.

    Sipas Antimafias italiane mesazhet jepeshin të koduara në copa letre ose me fjalë dhe u përcilleshin anëtarëve. Struktura ishte e tillë, ku çdo celulë nuk e njihte celulën tjetër dhe kishin role të ndara, për arsye sigurie.

    Kush janë Edmond Koçi dhe Plaurent Dervishi

    Personi tjetër nga i cili, Jurgis Çyrbja priste lajmin e mirë të të zgjedhurit deputet të Partisë Socialiste është Edmond Koçi i njohur ndryshe si “Çekiçi”, një nga të fortët e Durrësit së bashku me Plaurent Dervishajn.

    Mond Çekiçi u ekzekutuar mëngjesin 20 marsit 2020 në qytetin e Durrësit. Ai ishte arrestuar disa herë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në nja raport të SHISH të disa viteve më parë, njihej si pjesë e bandës së Lul Berishës.

    Emri:  plaurent-dervishi-dhe-cekici.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  18.0 KB

    Në biseda “Çekiçi” jo rastësisht e siguron Çyrben se do të ketë edhe mbështetjen e “Lentit” duke iu referuar Plaurent Dervishit.

    Ky u deportua pak kohë më parë nga Dubai. Ai rezulton të jetë organizator i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe mikut të tij Aleksandër Lalo (Rrumi i Shijakut), ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku në nëntor të vitit 2019.

    Pjesmarrja e Plaurent Dervishajt në ngjarjet kriminale daton herët që nga përplasja mes bandave të Durrësit, në vrasjen e Klodian Saliut dhe më pas, emri i tij del edhe në akuzën që ngriti SPAK për atentatin ku mbeti i vrarë Vajdin Lamaj.

    Rama paralajmëroi daljen e emrit të tij në SKY ECC

    Disa ditë pas arrestimit të Jurgis Çyrbes, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se do të përmendej në përgjimet e marra nga EncroChat dhe Sky ECC. Ai tha se aty ka me qindra mijëra mesazhe të botës së errët, por i takon Prokurorisë së Posaçme që t’i provojë dhe më pas ndëshkojë personat përgjegjës.

    Emri:  Edi-Rama.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  27.4 KB

    Sipas Ramës komunikimet e përgjuara, janë “muhabete kot”.

    “Kjo historia e Encro Chat-eve dhe Sky ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Aty ka me qindra mijëra mesazhe ku çfarë nuk thonë e çfarë nuk tregojnë. Por ato s’duhet të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri që “isha atje, takova atë të gjatin”, po marr rastin tim edhe pse s’ka dalë, por nuk çuditem edhe po të dalë. “Takova atë të gjatin”, “më tha ai i gjati shiko, se këtu…”. Këto janë muhabete kot”, – tha Rama.

    Në listën që Partia Socialiste dërgoi në komisionin Qendror të Zgjedhjeve emri i Jurgis Çyrbjas nuk ishte renditur i pesti, siç premtuan bosët e krimit në Durrës, por ai u rendit i treti.

    SPAK thotë se ka faktuar ndihmën që i dhanë ata duke u bërë presion banorëve të Shijakut që ishin angazhuar me opozitën, ndërsa për t’u kthyer borxhin, deputeti i Partisë Socialiste akuzohet se e fshehu Altin Hajrin në shtëpinë e tij, pasi policia e shpalli në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës.

    Lapsi.al

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    SMS e Çyrbes: Po vjen Operacionalja e Tiranës. Ke vend ku të fshihesh apo të vij unë?

    Emri:  640-0-jurgis-cyrbja-sky-ecc-970.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  48.4 KB

    Nga Elton Qyno

    Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ndodhet prej ditësh prapa hekurave, pasi akuzohet se ka nxjerr informacionet shtetërore, duke informuar eksponentët e krimit në zonën e Durrësit që t’i shpëtonin operacioneve policore. Ai e la mandatin pak para se SPAK ta merrte të pandehur.

    Mesazhet që po rrjedhin në media nga dosja e tij në SPAK, për mesazhet e shkëmbyera në “SKY” janë vërtet shqetësuese, pasi tregojnë një bashkëpunim të ngushtë mes krimit dhe politikës.

    “…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej…”, i shkruante Çyrbja një personi të paidentifikuar.

    Në atë kohë deputet i PS, Jurgis Çyrbja e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke të njoftojë dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën “Labi”.

    Sipas dosjes së siguruar nga gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.

    Në vijim, ai e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte. Madje, deputeti e porosit personin tjetër në kërkim që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin për këtë informacion.

    Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgys Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin “Sky”:

    “…Si jan vlla? S’po kuptuj. S’po i jap dum…”.

    Jurgis Çyrbja i thotë s, ishte diçka serioze pasi Forcat Operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim. Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.

    “…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironërs në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…”.

    Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur: “…Ok ok vlla, kështu do rrim…”, i thotë personi tjetër, Çyrbjes.

    Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem: “…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…”.

    Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.

    Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: “…më lajmruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syt se mos kalojn dhe andej. Se me aë orë vetëm për arreste janë. Më than në Shijak, por si dihet, bej kujdes…”.

    Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: “…Ok ok, ika…”.

    Nisur nga kjo situatë, SPAK thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik (të paidentifikuar), në këtë episod, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë zbuluar disa akte të cilat ligji i përcakton si sekret.

    Ora News

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,322
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Dosja Çyrbja: Gjithë pushteti i Edi Ramës, në shërbim të krimit të organizuar

    “Nuk është Durrësi, shih mos ka njeri SHIK-u”, sms e Çyrbes për Kreshnik Farrukun

    Emri:  640-0-1731077564x640-0-4d74577d-aae3-4d4d-99a2-4c0a1dce551a-1731077416-215.jpeg

Shikime: 125

Madhësia:  44.2 KB

    Elton Qyno

    Mes personave që ka ndihmuar deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, për të mos u kapur nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të ligjit, është dhe një individ i quajtur Kreshnik alias Sokol, Besnik Budlla ose Farroku.

    Sipas gazetarit Elton Qyno, Farruku, prej muajit Maj 2020 është shpallur në kërkim me “pullë të Kuqe” nga zyra e Interpol Tiranës,pasi Gjykata e Romës e ka dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”.

    Gjithashtu Farroku, rezulton i dënuar nga Gjykata e Madridit me 7 vjet e 6 muaj burgim, për akuzën e krimeve kundër shëndetit dhe falsifikim dokumentesh.

    Njëherësh Kreshnik Farroku, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Ankonës në Itali, për akuzën e pjesëmarrjes në Organizatë Kriminale.

    Por të treja këto vendime deri në ditën e sotme nuk janë ekzekutuar nga autoritet Shqiptare dhe ato Italiane-Spanjolle, duke bërë që Kreshnik Farruku, të vijojë të qëndrojë i lirë në Shqipëri.

    Aktualisht Kreshnik Budlla, është në process gjykimi për Konfiskimin e pasurisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku gjyqtare e çështjes në GJKKO, është Etleva Deda.

    Në komunikimet e zhvilluara mes Jurgis Çyrbjes dhe Kreshnik Farrokut, gjatë muajve nëntor 2020-shkurt 2021, konstatohet se në datën 2 dhjetor 2020, del në interes të hetimit se Çyrbja, informon bashkëbiseduesin Farruku, që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga strukturat shtetërore dhe më konkretisht nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

    “…Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë…”-i shkruan Çyrbja, personit në kërkim, Kreshnik Farruku.

    Gjithashtu në bisedat e zhvilluara mes datës 27 dhjetor 2020 deri në 29 shkurt 2021, Kreshnik Budlla alias Farroku, i konfirmon Jurgis Çyrbja faktin se ishte pa punë, dhe person i shpallur në kërkim.

    Ndërkohë që zona ishte e rrethuar me punonjës policie, ndaj ka kërkuar prej tij që të interesohej për ta konfirmuar një informacion të tillë, për këtë shkak ishte larguar dhe nga banesa ku jetonte

    Ndër të tjera Kreshnik Farroku i shkruan Çyrbjas si më poshtë vijon se:

    “…si thu vlla, vjen dot. Po ca të bojm, punë s’kemi, kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethuar zona,pyet pak, ka naj gjo se unë lëviza nga zona. Jam Peralt, ki ai me gur, ki parasysh, Ki kasteli…”.

    Ndërsa personi tjetër Jurgis Çyrbja i konfirmon faktin se e dinte vendin ku e kishin lënë për tu takuar duke i shkruar se: “…Po e di, një min”.

    Gjithashtu në 29 dhjetor 2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga Jurgis Çyrbja, që të pyeste lidhjet e tij për punonjësit e policisë që kishin rrethuar zonën ku banonte, duke i shkruar si më poshtë:

    “…ik takoje pak, shif si është puna? Pse po sillen në zonë, jan civilë, katër-pesë makinë, X5 dhe dy tre makina…”.

    Jurgis Çyrbja e pyet Farrokun për ngjyrën e automjetit, dhe pas disa çastesh i konfirmon bashkëbiseduesit se nuk ishin punonjësit e policisë së Durrësit, duke i shkruar si më poshtë:

    “…ça ngjyre është X 5 gri? Se Durrësi nuk është…”.

    Në komunikimet në vijim, Kreshniku i konfirmon Çyrbes faktin se punonjësit e policisë kishin marrë vëllanë e tij, por nuk dinte arsyen, dhe më pas i konfirmon se e kishin lënë të lirë vëllanë e tij pasi kërkonin për arrestim Kreshnikun.

    Ky i fundit i shkruar Jurgis Çyrbjas në “Sky” duke i dërguar mesazhet: “… kanë morë vëllain e vogël, vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ça kan, unë këtu jam…. E kanë lënë atë burazerin, më kërkojnë mu…”.

    Ndër të tjerat në bisedat e zhvilluara në vijim, Kreshniku e informon të hetuarin mbi faktin e bllokimit të gjitha llogarive të tij bankare, nga SPAK, pasi ndaj tij ishte hapur një hetim pasuror për pasurinë.

    Kreshniku i thotë Çyrbes se: “…vlla jan blloku gjithë llogaritë e mia…”.

    Sot e kësaj dite kjo çështje, për hetimin pasuror të Kreshnik Farrokut, vijon të jetë ende në proces gjykimi pranë gjykatës së posaçme.

    Ora News

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2024, 14:05
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-07-2024, 14:13
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-05-2023, 16:31
  4. Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 24-01-2020, 05:37
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •