Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    Emri i Edi Ramës në SKY ECC/ Si e paralajmëruan Vis Martinajn

    Nga bisedat që ka nxjerrë gazetari Elton Qyno kuptohet se Behar Bajri e paralajmëroi Ervis Martinajn se ishte bërë shënjestër e politikës, por Martinaj nuk ia vuri veshin. Të paktën këtë shprehu në mesazhet që janë zbardhur deri tani, në të cilat Behar Bajri thotë se grupin e tij duan ta godasin me SPAK, ndërsa i thotë Martinajt se edhe ai do të goditet shumë shpejt dhe se goditjen “e ke nga Rama direkt”.

    Emri:  Rama-Bajri-Martinaj.jpg

Shikime: 270

Madhësia:  33.2 KB

    Zbulohet për herë të parë nga përgjimet e SKY ECC emri i kryeministrit Edi Rama. Biseda nuk bëhet nga dy njerëz dosido, por nga Ervis Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit dhe nga Behar Bajri, një prej njerëzve më të rrezikshëm të Shkodrës, i përfshirë në vrasje, gjobëvënie, shfrytëzim prostiticioni etj.

    Nga bisedat që ka nxjerrë gazetari Elton Qyno kuptohet se Behar Bajri e paralajmëroi Ervis Martinajn se ishte bërë shënjestër e politikës, por Martinaj nuk ia vuri veshin. Të paktën këtë shprehu në mesazhet që janë zbardhur deri tani, në të cilat Behar Bajri thotë se grupin e tij duan ta godasin me SPAK, ndërsa i thotë Martinajt se edhe ai do të goditet shumë shpejt dhe se goditjen “e ke nga Rama direkt”.

    Tre ditë më pas, Martinaj tenton të kuptojë më shumë. Behar Bajri e paralajmëron se fatura e Martinajt do të jetë vrasja e Santos, duke iu referuar vrasjes së bankierit Artan Santo, një çështje për të cilën Martinaj është përfolur disa herë në media.

    Martinaj distancohet menjëherë duke thënë: “S’kam unë lidhje me Santon…” ndërsa më tej vazhdon të pyesë i shqetësuar se kush është rivali i tij që e ka përfshirë Edi Ramën në përplasje me të, që në publikimin e mesazheve është shënuar me simbolin A. Biseda e parë më poshtë:

    Martinaj: “…Po mua, kush don me ma fut…?”

    Bajri: ”…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas në përkam…”.

    Martinaj “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”

    Bajri “…don Rama dhe 4 me e majt…”

    Bajri ”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.

    Martinaj”…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”

    Bajri: “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”

    Biseda vazhdon më tej për çështje të parave të basteve, ndërsa Martinaj i rikthehet sërish i shqetësuar për paralajmërimin që iu bë. Biseda e dytë më poshtë:

    Martinaj: “…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër…, kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”.

    Bajri: ”:…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.

    Martinaj: “…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”

    Bajri: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.

    Martinaj:”…Kapedan je ti, që të don Edi Rama…”

    Bajri:…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

    Zhdukja e Ervis Martinajt është një nga ngjarjet më misterioze të viteve të fundit. Ish-bosi i lojërave të fatit u përmend në disa ngjarje kriminale pas ardhjes së socialistëve në pushtet, si për vrasjen e Elvis Doçit, për vrasjen e Enton Nikajt, për vrasjet dhe plagosjet në zonën e ish-bllokut, për përpalsje të shumta me grupe të tjera si me atë të Indrit Dokles, me Durim Bamin, me vëllezërit Duka etj.

    Megjithatë, emri i kryeministrit Edi Rama del vazhdimisht kur flitet për bosin e zhdukur të lojërave të fatit.

    Për arsye që nuk dihen ende, Martinaj kishte zgjedhur të merrte me qira një shtëpi në Surrel fare pranë shtëpisë së familjes Rama.

    Pas zhdukjes së tij në gusht të vitit 2022, nisi të qarkullojë një video kur Edi Rama e paralajmëronte gjatë një takimi elektoral në Lezhë se ia dinte targën e makinës duke e lënë të kuptohet se e kishte nën vëzhgim.

    “Ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve. Ne iua dimë targat e makinave. Dhe kur them ne, jo regjimi por patronazhimi”, dëgjohet të thotë Rama në këtë video KETU në prill të vitit 2021.

    Edhe familjarët e Martinajt akuzojnë direkt kryeministrin Rama për zhdukjen e tij.

    Xhaxhai i Ervis Martinajt e ka quajtur Ramën ideatorin e vrasjes së nipit të tij, që nuk ishte një punë e kryer nga krimi, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.

    “Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën” ka thënë xhaxhai i Martinajt në një intervistë pak muaj pasi nipi i tij nuk po gjendej.

    Vetë kryeministri nuk ka qëndruar indiferent për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit. Në fillim ai kërkoi nga policia gjetjen e të vërtetës, gjatë prezantimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

    “Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, vërejti kai

    Ndërkohë më vonë, kur policia dhe prokuroria nuk patën rezultate, kryeministri i justifikoi. “Jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt, pasi përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova”.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    NË “SKY”/ Bajri, Martinajt: Do goditesh me SPAK-un. Bosi i lojërave të fatit: Po ça politikë, unë veç pi** po q*… Po mua, kush don me ma fut?

    Emri:  -640-0-2c7dec2f8b8219a840864474ca0ddfd4.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  32.0 KB

    Nga Elton Qyno

    Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durrësit, Plaurent Dervishaj - Lulzim Berisha, paniku dhe gjendja e pasigurisë, kishte përshkuar biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjokën dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.

    Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe.

    Në fakt të tre personat u goditën penalisht nga SPAK pas dy vitesh, pikërisht në muajin korrik 2022, në atë që quhet dosja “Metamorfoza”.

    Martinaj i thotë Behar Bajrit në 17 dhjetor 2020, duke i shkruar: “…po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

    Po Behari vijon t’i shkruajë se goditja e Ervis Martinajt do realizohej politikisht, duke nënkuptuar se ishte përfshirë në politikë.

    Ndërsa, nga ana tjetër, Martinaj pretendon se nuk merret fare me politike dhe s’ka lidhje me të, duke i shkruar si më poshtë vijon:

    “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- i thotë Martinaj, Behar Bajrit.

    Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

    “…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

    Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kamb…”.

    Edhe në një bisedë tjetër të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Behar Bajri, zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ky i fundit e informon Beharin se ka pikasur një goditje të mundshme me shtet që po planifikohet t’i bëhet atij.

    Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Behar Bajri bisedon me një person ende të paidentifikuar, ku Behari i shkruan: “…hë ma vëlla ça bane?...A kanë kap dajon e Edisonit? (Edison Harizaj).

    Personi tjetër ia kthen: “…Po se tani e pashë në lajme…”.

    Ndërsa Behari i thotë: “…e paskan fik…”.

    Dhe më tej personi i paidentifikuar vijon t’i shkruajë tekstin me përmbajtje: “…ishalla vëlla jo se e këputën fare, sa u bë me fëmijën e dytë…”.

    “…Po ça, i ka çuna të paktën…?”- i thotë Behar Bajri.

    Kurse personi tjetër ia kthen: “…po paska shku vet e dorëzu Viktori…po vëlla ka vajt vetë me këmbët e tija…”.

    Behari ia kthen duke i shkruar: “…paska bërë marri me shku me këmbët e veda. Po i paskan thënë para…”.

    Ndërkohë tre ditë pas kësaj bisede për arrestimin e Viktor Imerajt, Behar Bajri bisedon me biznesmenin Ervis Martinaj në 11 dhjetor 2020, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

    Behari i shkruan: “…hë ma vëlla çfar problemit ke, se nuk po më dukesh në terezi…”.

    Martinaj ia kthen: “…për zotin lodh nervazh, kaq…”.

    Më tej Behari vijon t’i shkruajë: “…po pse ma vëlla, për ça je mërzit a ke najgja…? Nëse ke najgja, me ja fut kujt a ndonjë gja kapedan vijmë, nuk jena larg. Mirë kapedan”.

    Por sërish Martinaj ia kthen: ”…jo jo muhabet tjetër, ta po rrim…”.

    Gjithashtu në 17 dhjetor 2020, Behar Bajri i shkruan Ervis Martinaj: “…o vëlla unë du me ba dam dhe nuk iku pa ba dam se jam tu shfry punët dhe nuk kam si iku dhe nuk kam dalë kund sa të kryej punët, atëherë mund të lëvizi. Nuk po të vijnë…”.

    Martinaj i thotë: “…Për zotin dun me na gri, mua të paktën po se më tha dikush. Ty se di, por e ty besoj po, veç me fitu vota…”.

    Ndërsa Behar Bajri, ia kthen Martinaj duke i thënë: “Jo morë nuk i besoj… por nëse duan të të grinë, sepse duan me ta kalu si faturë atë të Santos, po ka mundësi…”.

    “…S’kam unë lidhje me Santon…”- ia kthen Ervis Martinaj, Beharit.

    Por ky i fundit vijon t’i shkruajë se: “…po e di që s’ke, por dikush asht tu lujt për keq për ty, se sonte më thanë…”.

    “A… ka lidhje më SPAK-un, sonte më thanë…se A… ua futi Lentit dhe Milit”- ia kthen Martinaj.

    Por Behari vijon ta informojë Martinajn, duke i thënë këtij të fundit në “Sky” se: “…A… ka shumë armiq dhe të shtetit. Por nuk ka lidhje kush tjetër, e ke nga Rama direkt. Se asht peshk i vogël A…, se me shtet dojn mej ja ra dhe te qyteti im…”.

    “…Kujt…”- i thotë Ervis Martinaj, Beharit.

    Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra, grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

    “…Po mua, kush don me ma fut…?”- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

    Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kam…”.

    “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- ia kthen Ervis Martinaj.

    Por sërish Behar Bajri ia kthen Ervisit se një personazh i botës së krimit, ka marrë garanci se nuk do goditet duke vijuar t’i shkruajë si më poshtë vijon:

    ”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.

    Martinaj ia kthen: “…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”. “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”-i thotë Behari.

    Sërish Behar Bajri vijon t’i shkruajë Martinajt: “…kapedan shife si asht puna. Unë du me kry punë me atë si e kam lanë përgjysëm dhe në kërkim me dal, pa kry punë nuk e laj. Ti kur bahesh me kry punën si kishe…?”.

    Martinaj ia kthen: “…jam në pritje, kam ble gjanat. Në qoftë se të duhen lekët më thuaj i mar diku tjetër…”.

    Behari i thotë: “…po mi jep se du me ja dhan dikujt, për njat dhe i kam dhe du mej majt ti kem për najgjë si me hin në punë tesh për njat…”.

    “…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër..., kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”-i shkruan Martinaj, Behar Bajrit.

    Por ky i fundit ia kthen sërish në “Sky”: “…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.

    “…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”-ia kthen Ervin Martinaj.

    Ndërsa Behar Bajri vijon t’i shkruajë se: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.

    Visi ia kthen si më poshtë vijon: “…Kapedan je ti…”.

    Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

    “…Para datës 31 dhjetor ti bie…”-i thotë Martinaj.

    Por Behari ia kthen: “…mirë ma kapedan, të paktën Yllin me e len pa gja…”.

    Martinaj i kërkon Beharit se: “…kur po del anej…”.

    “Ku me dal…”- thotë Behari.

    Ndërsa Martinaj i thotë: “…ke vallu jot pra, le Yllin. Atë ditë pata takime, për një problem koti…”.

    Por Behari i thotë se Martinaj e ka lënë pas dore duke nënkuptuar se nuk i ka dhënë eurot që i ka kërkuar.

    Në 17 dhjetor 2020 Behari i shkruan: “…vëllai jem më ka lanë ma dore…kur ty 25 nuk mi dhe, the shko merja Pllumit…kur ti lypa 300 nuk mi dhe.”.

    “…veç ankohesh, po pse shprehesh keq…kur më the për Dorin 500 përgjysëm…”-ia kthen Martinaj.

    Ndërsa Behari vijon të shkruajë: “…shokët e mij the nuk të lypin lek, sot ja dhash Yllit 7 mijë euro kapedan…”.

    Martinaj: “…Po të thash shumë gabim ka ba që ti ka lyp kapedan. Mua s’më ka thënë gjë, por 20 herë ja kam dhanë…por se ka ditë që s’kam për momentin…”.

    Behari: “…kurse Dori, asht dhe armik i joti, po se po dhe i imi…”.

    Martinaj: “…unë e vlerësova si armikun tat…(Dorin) për armikun tim, ta mbajë rradhën ai, as nuk e kam në listë hiç. Po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

    Po Behar Bajri ia kthen se Dorin e sistemon vetë ai, duke i shkruar se: “…jo ma kapedan, atë sistemoj unë, nuk ke nevojë mu marr ti me të”.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    Berisha: Ju tregoj kush e porositi vrasjen e Ervis Martinajt

    Emri:  -640-0-dfhdfhdfhdfhdhsgsgf-1729197563.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  30.3 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kreu i PD, gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.

    Sipas tij në përgjimet e Encro Chat kanë dalë emra të zyrtarëve më të lartë të vendit që bisedojnë me krimin e akuzuar.

    “Vetëm maja e ajsbergut ka dalë dhe del se Taulant Balla, Edi Rama janë të lidhur me vrasës, me trafikantë, akuzohen për vrasje, për porosi vrasjes, për trafiqe. Është jetike që të zbardhet e vërteta e lidhjes së politikës me krimin”, tha Berisha.

    Po ashtu ish-kreu i qeverisë ka folur dhe për fatin e Ervis Martinajt, ku deklaroi se e kanë vrarë.

    Madje ish-kryeminsitri Berisha drejtoi gishtin nga kreu i qeverisë, duke thënë se është Edi Rama ai i cili ka porositur vrasjen e Martinajt.

    “Ju e patë publikimin e fundit të gazetarit Elton Qyno, i cili faktonte nga bisedat e bëra midis bandave se porositësi i vrasjes së Ervis Martinajt ishte vetë Rama.

    “E ke politike”, i thoshte Bajraj Ervis Martinajt dhe ky i thoshte se “partia jote po më dënon.

    Pasi Rama e paralajmëroi se ta dimë targën dhe ta do merrem personalisht, Rama angazhoi policinë mbase si ekzekutorë, mbase kanë qenë banditë.

    Ai u nda në fund me një oficer politie. Kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ekstraligjore, ekstrakushtetuese”, deklaroi Berisha.

    VIZIONPLUS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    Berisha: Kushtetueses po i bëhet presion për të zhvlerësuar përgjimet e SKY ECC! Pëllumb Gjoka është prestanome i Ramës

    VIDEO

    Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Gjykatës Kushtetuese po i bëhet presion i jashtëzakonshëm për të zhvlerësuar përgjimet e SKY ECC! Pëllumb Gjoka është prestanome i Ramës, tha ai.

    FJALA E BERISHES

    Sot jam para jush për të denoncuar një nga aktet më të shëmtuara dhe me pasoja më të rënda për këtë vend, presionin e jashtëzakonshëm që po bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese për të vendosur zhvlerësimin e miliona faqeve, mesazhe dhe biseda, të sjella në përputhje me rregullin ndërkombëtar nga partnerët, agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, në të cilat Shqipëria faktohet si një vend që nga bodrumet e kriminelëve dhe mafies gjer në zyrën e kryeministrit, sundohet nga krimi, krimi dhe vetëm krimi.

    Po përdoret në këtë kontekst si pretekst një ankesë që ka bërë i pandehuri Pëllumb Gjoka.

    Çdo i pandehur ka të drejtë të paraqesë në sistemin gjyqësor çdo ankesë, por Pëllumb Gjoka po përdoret vetëm si prestanome sepse në fakt prapa presionit të jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese për të zhvlerësuar si dokumente të vlefshëm ligjorë 1 milion faqe, biseda dhe mesazhe midis kriminelëve, në të cilat gjenden, zbërthehen 98 përqind e vrasjeve.

    Zbërthehen 95 përqind e të gjitha trafiqeve kriminale, kryesisht kokainës, kanabisit dhe trafiqeve të tjera. Zbërthehen 90 përqind të ndërhyrjeve të qeveritarëve në tendera dhe koncesione. Zbërthehet universi i krimit të shëmtuar kriminalo-banditesk elektoral.

    Angazhimi nga Edi Rama, organizata e tij kriminale qeveri, qeveritarët vendorë, të të gjithë arsenalit mafioz të nëndheshëm kundër vullnetit të zgjedhësve në Shqipëri.

    Pra, Pëllumb Gjoka po përdoret si prestanome, por e vërteta është se mbi gjykatësit kushtetues, presione nga më të paimagjinueshmet po ushtrohen nga narkoshteti me në krye Edi Ramën.

    Një hordhi e tërë zyrtarësh, komisarësh, skrapistësh, po përdor çdo mekanizëm në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vendosë në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila dje në një verdikt historik, do ta quaja në raport me betejën me krimin, i shpalli prova të vlefshme të gjithë gjetjet në serverat e telefonave të koduar, SKY EÇ.

    Ju kujtohet qytetarëve se e dashura e McGonigal deklaroi se McGonigal fliste me SKY EÇ me Edi Ramën.

    Prapa kësaj përpjekje të jashtëzakonshme qëndron pjesëmarrja direkte në krime e qeveritarëve nga Edi Rama, Taulant Balla, Agaç e kompani.

    Dokumente të shumta faktojnë se këta janë emrat më të qarkulluar dhe se komisarët e policisë që përdoren rëndom, servilen si mish në karrem, janë thjesht ushtarë krahasuar me lejtnantët ministra dhe qeveritarë.

    PD, duke pasur luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar si një shtyllë kryesore të programit, garanton shqiptarët se Komisioni i të Vërtetës, i përbërë nga qytetarë, nga zyrtarë, anëtarë të partive politike dhe anëtarë të shoqërisë civile, por edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, do të jetë përpjekja e saj më madhore dhe programi i saj.

    Në rast se ne nuk zbardhim, nuk bëjmë publike lidhjet e krimit nga bodrumet gjer tek zyra e kryeministrit, Shqipëria do të mbetet skllave dhe krimi do mbetet vendimmarrësi në këtë vend pa një të ardhme.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    Gjykata e Strasburgut njeh të ligjshme përgjimet nga Enchro dhe Sky Ecc. Sa do të arrestohen në Shqipëri pas këtij vendimi!

    Emri:  Capture-150.jpg

Shikime: 267

Madhësia:  15.9 KB

    Në përgjimet e Enchro dhe Sky Ecc në Shqipëri janë me dhjetra grupe kriminale, politikanë, njerëz të medias, biznesit,etj. Por deri tani kishte debate nëse quhen të ligjshme apo jo. Por Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka shpallur si të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat.

    Ky aplikacion është përdorur kryesisht nga persona të përfshirë në botën e krimit. Pas këtij vendimi personazhet e krimit janë në vështirësi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky Ecc.

    Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë se janë të ligjshme dhe mund të përdoren si prova. Në Shqipëri, Pëllumb Gjoka, i arrestuar ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon rrëzimin provave të SPAK në lidhje me përgjimet e EncroChat. Por pas këtij vendimi të Gjykatës së Strasburgut duket e vështirë që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të marrë vendim të kundërt me Gjykatën Europiane.

    Ndaj pas vendimit të gjykatës kushtetuese të Shqipërisë do të kemi namin me arrestime skup të politikanëve e njerëzve nga biznesi, por edhe nga media, që kanë komunikuar me aplikacionin Enchro dhe Sky Ecc, natyrisht me bandat e krimit.

    Me anë të këtij aplikacioni janë bërë vrasje, trafik droge, pazare tenderimesh, tokash, leje ndërtimi, blerje votash, zhdukje personash, emisione televizive të porositura nga bota e krimit, investime mafioze,etj.

    Të gjitha janë aty në zyrën e Altin Dumanit! Do të kemi arrestime emra VIP që do të habisin njerëzit, pasi disa janë fshehur pas emrit publik.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    Bisedat në “Sky”, kush është “Tani” i drejtësisë, që u pagua nga Gjoka vetëm 4 ditë pasi Behar Bajri doli nga burgu 313

    Emri:  -640-0-64614a5741113d9666803476e48e7d07.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  37.6 KB

    Nga Elton Qyno

    Në operacionin juridik për lirimin e Behar Bajrit nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë, rezulton të mos jetë përfshirë vetëm biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita apo gjyqtari Sokol Shehu, por në dosjen “Metamorfoza” duket se janë përfshirë dhe emra të tjerë të Drejtësisë.

    Një konglomerat juristësh, deri në nivelet e lartë të Drejtësisë Shqiptare, kanë dhënë ndihmëse përmes vendimeve, ndikimit dhe influencës së tyre në tre shkallët e gjyqësorit Shqiptar, që Behar Bajrit, ti krijoheshin kushtet ligjore për të dalë nga qelia.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se në aplikacionin “Sky” flitet për një personazh të njohur të Drejtësisë Shqiptare me emrin “Tani”, i cili 4 ditë pasi Behar Bajri kishte dalë nga burgu shkon në takim me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke u dorovitur financiarisht nga ky i fundit, për ndihmesën që kishte dhënë në operacionin juridik për lehtësimin e kushteve ligjore që ndikuan në lirimin nga burgu të Bajrit.

    Në takimin që ka pasur personazhi i Drejtësisë me emrin “Tani”, Pëllumbi i thotë Behar Bajrit në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:

    “...vëlla e takova “Tanin”, ja dhashë ato. Me zor ja kam dhanë me 100 bena…i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë. Shumë faleminderit tha…Por nuk deshi me i marë, tu ba be ja kam dhanë, dhe i erdhi shumë mirë, që je kujtua.Duhet vëlla dhe i thashë që ke thana “…ta paça borxh tan jetën…”.

    Por ndaj këtij personazhi të Drejtësisë, kreu i SPAK Altin Dumani, nuk ka vepruar as me marrjen e tij në pyetje për sqarimin e këtij episodi, as me kontrollin e shtëpisë, as me sekuestrim telefoni dhe me asnjë nismë tjetër ligjore, duke e lënë rastin jo të domosdoshëm për ta hetuar.

    Një pjesë e bisedave dhe negociatave që çuan në kapërcimin e derës së burgut nga i arrestuari i operacionit “Oaz”, Behar Bajri, janë zhvilluar në aplikacionin “SKY”, të cilat tashmë janë zbardhur në dosjen “Metamorfoza”, që SPAK ka çuar për shqyrtim në gjykatë.

    Behar Bajri arrin të dalë nga burgu në 29 qershor 2020, pasi Xhevahir Lita, kishte krasituar akuzat e rënda si “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, Vrasje me dashje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Në këmbë mbeti vetëm akuza e “Organizimit të lotarive të palejuara”, për të cilën Behar Bajri, u dënua në gjykatën e Shkodrës.

    Bajri arrin në dalë nga burgu dhe në 4 korrik 2020, bisedon me Pëllumb Gjokën, për një seri planesh.

    Por në bisedë e sipër të zhvilluar në aplikacionin “Sky” mes tyre zhvillohet një bisedë për respektimin financiarisht të një personazhi me emrin “Tani”, që dukshëm sipas përmbajtjes ka ndihmuar Behar Bajrin për të dalë nga burgu.

    Pëllumbi i thotë Behar Bajrit: “…vlla e takova dhe Tanin, ja dhashë ato…”. Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: “…po po… po…po…”.

    Sërish Pëllumb Gjoka vijon t’i shkruajë Beharit që kishte vetëm 4 ditë që ka dalë nga burgu:”…me zor ja kam dhanë me 100 bena, i thashë deshti me të dhanë ma shumë, por unë nuk e lashë…Shum shum faleminderit tha…”.

    Behari: Tanit…!?

    Pëllumbi: Po Tanit….

    Behari: Mirë bane….

    Pëllumbi: ”…Nuk deshi me i marrë, tu ba be ja kam dhanë dhe i erdhi shumë mirë që je kujtuar…I thashë që ke thanë tit a paca borxh tan jetën…”.

    Por Behari ia kthen Pëllumbit shkurtimisht: ”…shumë mirë vëlla…dhe ishadha nuk bahet se me pas nevojë më ka gati me pas naj hadh…”.

    Ndërsa Pëllumb Gjoka vijon ti shkruaja Beharit duke i thënë se “Tani” që ai kishte takuar i ka lënë një porosi për Beharin që mos flasë dhe komunikojë me Senadin,(personazh i njohur në Shkodër) se nuk është në terezi me mënd e kokës.

    “…më tha me të porositë, mos fol asgja me Senadin se nuk asht në terezi me mend të kresë. Senadi të don shumë ty, por qysh kur i ka ra infrakti nuk është normal…”-i thotë në apikacionin “Sky”, Pëllumb Gjoka, Behar Bajrit.

    Bajri ia kthen:”…po po, qa mej than…”. Por Pëllumbi vijon sërisht duke shkruar:”…nuk din ca flet Senadi, më porositi me të thanë…”.

    Ndërsa Behari ia kthen shkurtimisht: ”…po mirë, ma vlla…”.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-10-2024 më 13:52

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,112
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Përgjimet e kriminelëve në Shqipëri: Edi Rama kërkonte të hiqte qafe Ervis Martinaj

    NË “SKY”/ “A po e arrestojnë Dorin, këtë p*** motren, se...”- Bajri, Gjokës: Njëri do vdesi, se kujt do t’i bin lapsi s’e di, por dikush do iki… Niklaqurët kanë me u vra…

    Nga Elton Qyno

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-10-08-at-083346-1728374172.jpeg

Shikime: 118

Madhësia:  34.3 KB

    Mes shumë bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, flitet për një seri ngjarje kriminale dhe planet e Bajrit, për të hequr nga qarkullimi Bardhok Pllanaj dhe Dorian Dulin.

    Komunikimi nis në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020, kur SPAK nisi operacionin “Asgjë nuk harrohet”, duke u arrestuar Viktor Imerin e Vlorës dhe persona të tjerë, përfshirë dhe Emiljano Shullazin, për ngjarjen e vrasjes së Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsin.

    Behari dhe Gjoka, komentojnë operacionin e SPAK duke u shprehur se: “...Viktor Imeri, paska shkuar me kamt e veta në polici...”.

    Më tej ata vijojnë bisedën duke folur për Dorian Dulin, një personazh ky që Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka e duan të vdekur.

    Në bisedat e zhviluara në aplikacioknin “Sky”, Behar Bajri shprehet se ka ka ndërtuar një strategji të qartë që ka vetëm një pikësynim, duke treguar se Dorian Duli votimet nuk i ha, pasi i është prerë bileta.

    Madje Bajri tregon se kanë për t’u vrarë dhe “Niklaqurët”.

    “…kam qef t’i çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët kan me u vra. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

    Ndërsa më tej Behari i thotë biznesmenit Pëllumb Gjokës se:

    “…por nji ditë, kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai (Ardjani). Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell, e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do t’i bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

    Gjoka-Bajri, flasin së bashku duke u shprehur se Dorian Dulit ka mundësi t’ja heqin liçencën e pikave kazinove dhe pikave të basteve, që ka në Shkodër.

    Në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Bajrit duke i thënë se: “…Dorit ka mundësi me ja hek liçencën, por mos i thuaj gja “Bushetës…(Nofka e një personazhi të Politikës Shqiptare)”.

    Mirëpo sipas kontekstin të bisedës që zhvillohet mes këtyre dy personazheve, duket se Behar Bajrit, nuk i intereson shumë heqja e liçencës Dorian Dulit, por arrestimi i tij.

    Behari i shkruan Pëllumbit: “…A thu po e arrestojnë Dorin, se më kan than info këta të shtetit. Tesh nji muaj ka si më kanë thënë. A po e arrestojnë Dorin, këtë p*** motren, se nuk po laj vend me mujt me zen…Kishte ken tesh tek ky “Leksi i Druve…”.

    “…Se di…” - i thotë Beharit, Pëllumb Gjoka duke shtuar se: “…ka kush mbron Dorin…”.

    Behari ia kthen: “…Kush po e mbron Dorin…?”.

    Pëllumbi: “…Pse nuk e di ti…?”

    Behari: “…Jo nuk e di…por di që Bardhokun e don të vdekur, kyt e di unë…për Bardhokun e don të vdekun”.

    Pëllumbi: “…Nuk po flasim për Bardhokun…”.

    Por Behar Bajri ia kthen se: “…jo kyt nuk e di, Ardjani e di ma mir…se tek ai parkohet më shpesh dhe ato që i ke thënë ti ka shkuar Ardjani ja ka thënë fill atij…Dhe Ardjani nuk man gja për vedi, fill me fol…”.

    Por Pëllumbi ia kthen: “…E di, por nuk ja kam thanë unë…m’i ka thanë Ardjani…”.

    Kurse Behar Gjoka i shkruan më tej se: “…a e ke shok apo asht në dy krahët ai?...se nuk e kuptoj hiq punën e tij…Për Benin (Arben Ndoka), s’kam çfarë flas por Ardjani asht me dy fytyra…”.

    Sërish Pëllumbi i thotë Beharit se: “…ai (Ardjan Nikulaj) asht shok me mua. Sa i jep naj tokë a naj garazh, bahet me tjetrin…Po shok më ka prap…”.

    Behari: “…Po e di, jama…. …Jo mu mi ka dhanë dy garazhë dhe nji hymje por me të, nuk jam shok. Veç me dit, e me ble e kam, se për mu kurvë ashtë e kurvë do mbetet…dhe nuk ashtë se i veshi këpucët për të as për vota as për asgja…”.

    Pëllumbi: “…Unë nuk rri me dy palë njerëz që nuk shkojnë, unë maj një krah…”.

    Por Behari ia kthen se: “…kush man dy krahë…? Ti nuk din gja, se ça asht tu sjell dhe flet në ajër…”.

    Ndërsa biznesmeni Gjoka vijon t’i shkruajë Behar Bajrit duke i thënë se: “…Po mirë më shpjego ti që mos të rri në ajër unë….Bardhoku i lyp Dorit...Dori thotë nuk prishem me ta, se e kam për gjithçka…”.

    Njëherësh Behar Bajri ia kthen se: “…kam qef ti çoj deri në fund, por unë e kam nji pikësynim. Dori votimet nuk i han mar vlla, se i asht pre bileta. Dhe Niklaqurët kan me u vra. Thjesht jam tu ju ndejt si në autobus. Se unë votë nuk ka prej meje. Dhe sa për ty nuk jam bukëshkelës dhe nuk rrij kurrë me hasmin tënd as mik nuk e baj kurrë, por janë disa gjara se do ti shpjegoj, se nuk janë ashtu ku ta realizoj, atëherë ke me kuptu. Se Bardhok, e Blert e tan do ti vras veç nëse vdes…”.

    Por Behari ia kthen shkurt: “…Hap syt ti për vetin…”.

    Ndërsa Behari i thotë: “…unë sytë e hapun i kam tan ditën, i njoh kurvat mirë se kush janë…i haj tan këta kurva. Por ke me i kuptu shumë shpejt dhe nuk të kam cilësu ma pak se vëllai jem dhe nuk të cilësoj ndryshe, por nuk du me të përzi, se këto i kam personale dhe dua ti qoj deri në fund, por nuk dua të dal në s’kenë me ty për asgja. Dhe përsa i përket votive fol ti me kë të duash dhe mua mrapa më ke…se nuk ta kam s’jedh shpinën se nuk jam Ardjani unë. Në muaj të fundit më ke mas vedit, se nuk jam me dy fytyra unë…”.

    Pëllumbi ia kthen: “…O vëlla ti e din që unë dua me të pa sipër tanve…”. Unë kur të flas, të flas për të mirë. Me ba me kamngul unë as Ardiani nuk ma sjell shpinën…”.

    Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…nese të vijn këto kurva…O nuk më intereson Ardjani, të baj qa të dojn të rrin dhe me Dorin, s’ka problem se po fiton prej tejet dhe prej vllasë së tij dhe kështu i mbydhi sytë. Por nji ditë kam me e hëngur Dorin, se ku, e tek, nuk e di. Por ishalla nuk i thehet në dorë atij dhe mos ti ngelin, sikur ja bani shkosin ai. Jam tu prit me i mbyll ito gjyqe se mbyll tesh dhe atëherë ke me nigju se ça ka mu sjell e mendosh. Deri në datëlidjen teme, njëri do vdesi prej tynve se kujt do ti bin lapsi nuk e di, por dikush do ikun…do ikun nji nga grupi…”.

    Kurse Pëllumbi ia kthen: “…o vëlla hap prej shitjeve, ishalla…”.

    Por sërish Behari vijon: “…o vëlla, Bardhokun do vras të parin i her, se i kam planifikuar tana nëse nuk më del në shteg deri në fund të Janarit…”. (Në fakt Bardhok Pllanaj u ekzekutua nga klani “Bajri” në 4 Prill në “Dobraç”). Veç Ardjanit mos i thuaj se pin i gotë, e nuk din ça flet…se ta blen Toma shumë…”.

    Pëllumbi: “…Joooo, nuk flas unë, ca më duhet me fol…”.

    Ndërsa Behari ia kthen: “…i kyt muj ta po vij e të takoj një natë për qejf e rrijmë, se nuk jam tu lëviz kërkund…”.

    …po hajde të rrimë e flasim, po hap sytë…”- i thotë Pëllumbi, Behar Bajrit.

    Ndërsa ky i fundit ia kthen se: “…jam tu nejt veç këtej në qytet ku rrim, po nuk flej gjumë unë jo, i njoh këto kurva. Dhe hala nuk i kam vesh këpucët si me pa këta sa dorën e rand e kam, veç jam tu ble dhe tu pa terren. Kyt vit ta hajn…në janar e mrapa atë herë do të ndryshojë loja, ok…Natën…”.

    Pëllumbi: “…shumë mirë je aty, flasim kur të takojm, natën e hap sytë…”.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Zhduket Ervis Martinaj, koka e lojrave të fatit në Shqipëri
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 19-03-2024, 00:03
  2. Intervistë me violinisten Ervis Gega-Dodi
    Nga GrafvD në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2018, 12:03
  3. Lufta per fshatin Martinaj
    Nga Viskont Preka në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2014, 14:13
  4. Pergjimet: Bie miti i Telefonave Celulare mbi pergjimet
    Nga news24 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 09:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •