Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,108
    Postimet në Bllog
    20

    Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së! Molotovët "djegin" edhe Ramën, ndërhyn ashpër policia

    Emri:  -640-0-1be1036cee684f6553dfd9b1c05ff92c.jpg

Shikime: 136

Madhësia:  56.9 KB

    VIDEO

    Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.

    Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë

    Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qevetaritare.

    Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.

    Pas këtyre incidenteve tashmë protesta është zhvendosur, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni të linjës urbane dhe disa kazanëve të plehrave në rrugë.

    Por protesta duket se ka kulmuar me hedhjen e molotovëve drejt godinës së Partisë Socialiste, ku hyrja e saj është përfshirë nga flakët, ndersa protestuesit degjohen duke thirrur: RAMA IK!

    Nderkaq ka nderhyre policia duke i shperndare protestuesit me gaz lotsjellës, çka ka detyruar tërheqjen e demokratëve nga selia e PS-së.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,108
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    Zhvendoset te Bashkia protesta, pas Kryeministrisë i vihet flaka stacionit të urbanëve dhe koshave të plehrave

    VIDEO

    Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.

    Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë

    Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qevetaritare.

    Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.

    Pas këtyre incidenteve tashmë protesta është zhvendosur drejt Bashkisë, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni të linjës urbane të kryeqytetit dhe më pas kanë djagur edhe kazanët e plehrave në rrugë.

    VIDEO

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,108
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    ‘Narkosi është dridhur’/ Noka: Qytetarët i kallën datën! Mosbindje civile deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën përmbyllëse të nisjes së mosbindjes civile nga mijëra qytetarë, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre ndaj keqqeverisë së Edi Ramës.

    Nga selia e PD, Noka theksoi se ‘regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së qytetarëve, për qeveri teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe asnjëherë’.

    ‘Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira’, u shpreh Noka.

    Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e qytetit të Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte, jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz lotësjellës dhe as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do jemi këtu të vazhdojnë mosbindjes civile derisa synimet tona të arrihen, derisa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike që t’i ofrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

    Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do u njoftojmë, ne jemi në mosbindje civile.

    Sot ata janë duke u dridhur janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve i ka kallur datën. Me mijëra force policie kanë rrethuar bunkerin e Surrelit pasi sulltani atje dridhet dhe nuk fle i qetë. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohe as me polici as me gaz revolta qytetare.

    Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile.

    Fitore!

    SYRI

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,108
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    “Thirrje për lirimin e Berishës”/ Protesta e opozitës pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare, Washington Post: Kërkohet qeveri teknike!

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-10-07-at-19.47.30.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  21.8 KB

    Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës që po mbahet mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Tubimi i konceptuar si mosbindje civile me akte të dhunshme drejt Kryeministrisë, ministrive, Parlamentit, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së PS, është pasqyruar nga Washington Post, ABCNEWS, Associated Press etj.

    Emri:  abc.jpg

Shikime: 132

Madhësia:  52.3 KB

    Artkulli i AP
    Forcat opozitare në Shqipëri po mbajnë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit. Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha protestoi në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, vendim të cilin PD e cilësoi si të motivuar politikisht.

    Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me një vit, më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

    Demokratët fajësojnë kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

    Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim për korrupsion të dyshuar.

    Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk do të ketë fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

    Një gomë automjeti është djegur para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska kundër gaz, kanë zënë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës. Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh. Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,108
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

    Emri:  slideri-doro-2048x1197.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  45.8 KB

    Protesta e opozitës, në të cilën ishte paralajmëruar mosbindje civile tentoi t’i vërë flakën selisë së Partisë Socialiste, të cilën protestuesit e Partisë Demokratike e sulmuan me molotovë dhe fishekzjarrë gjatë marshimit, që u thirr këtë të hënë me kërkesë kryesore qeverinë teknike.

    Protesta nisi me grumbullimin e mbështetësve të thirrur nga e gjithë Shqipëria, fillimisht përballë kryeministrisë. Që në nisje të saj u tentua të ketë një përplasje me qindra forcat policore që ishin vendosur aty në pritje të qytetarëve të opozitës.

    Emri:  protest-flamur-noka.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  39.8 KB
    Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë

    Drejt zyrës së Edi Ramës janë hedhur molotovë, ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë.

    Siç shihet nga pamjet më lart, ishin pikërisht deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që u përballën të parët me policët duke i hapur rrugën përleshjeve që pasuan. Ndërkohë dhjetëra protestues qëlluan policët me shkopa dhe pankarta.

    Emri:  hryt.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  32.1 KB
    Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria

    Por kryeministria ka qenë e blinduar nga qindra forca policie, të pajisur me skafandra dhe mburojat përkatëse, ndërkohë që një pjesë e efektivëve më të specializuar ishin vendosur në tarracat e godinave përreth.

    Protesta tek kryeministria nuk ka zgjatuar shumë. Pasi ndaluan aty për disa minuta grupi i deputetëve që udhëheqin protestuesit kanë lëvizur në bulevard drejt qendrës.

    Emri:  flake-te-kryeministria-scaled.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  41.1 KB
    Shpërthimet e molotovit tek kryeministria gjatë protestës së opozitës

    Në heshtje, pa mbajtur asnjë fjalim apo pa asnjë thirrje për protestuesit, drejtuesit e protestës kanë nisur një marshim nga kryeministria në drejtim të qendrës. Kur kanë mbërritur tek unaza, janë kthyer drejt Shallvareve, në rrugën përballë kompleksit Tajvan.

    Emri:  gaz-bardhi-drejt-tajvanit.jpg

Shikime: 120

Madhësia:  30.0 KB
    Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi ne krye te protestës

    Me marshimin e mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës, qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht. Edhe aksi i unazës që zakonisht lihet i lirë në rastet e protestave është bllokuar, ndërkohë që protestuesit kanë ndezur në flakë kazanët e mbeturinave apo stacionet e autobuzëve.

    Emri:  kosha-ne-flake.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  25.3 KB
    Flakë në kazanet e mbeturinave

    Emri:  stacion-ne-flake.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  23.7 KB
    Stacioni i autobusëve në flakë

    Marshimin drejt qendrës, protestuesit e kanë ndalur tek selia e Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që protesta e opozitës kalon në selinë e Partisë Socialiste por për herë të parë demokratët janë ndalur duke sulmuar me molotov selinë e kundërshtarëve të tyre politikë.

    Kjo lëvizje e protestuesve duhet thënë se e ka kapur në befasi policinë, që kishte vendosur një numër të madh policësh në bashkinë e Tiranës. Kur demokratët kanë mbërritur në selinë e PS aty kanë gjetur vetëm pak policë. Menjëherë kanë nisur të hedhin kapsolla dhe molotovë, duke i vënë flakën banerit që ishte në selinë e PS, me fotografinë e Edi Ramës. (fotot më poshtë)

    Emri:  ps-flake.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  52.8 KB
    Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve

    Emri:  flak-seli-ps.jpg

Shikime: 117

Madhësia:  42.8 KB
    Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov

    Emri:  zjarr-ps.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  47.3 KB
    Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës

    Flakët në selinë e PS janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa dhjetëra forca policie janë zhvendosur me shpejtësi për të mbrojtur godinën. Përgjatë kohës që protestuesit hodhën molotovë, deputetët e opozitës kanë qëndruar aty pranë.

    Hedhja e molotovëve drejt selisë së PS dhe përpjekja për t’i vënë flakën godinës duket se ishte edhe momenti kulmor i protestës, si një akt që kishte ndodhur në Shkodër në 2020, por jo në Tiranë, ku dy partitë kryesore i kanë mbajtur larg militantët nga sulmet direkte të selive dhe përplasjeve në rrugë.

    Fill pas sulmit në selinë e PS-së, protesta e opozitës është zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës, ku qindra policë ishin në pritje të përballjes me opozitarët.

    Emri:  bashkia-zjarr.jpg

Shikime: 121

Madhësia:  42.5 KB
    Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës

    Emri:  bashkia-lake.jpg

Shikime: 130

Madhësia:  38.9 KB
    Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës

    Pas hedhjes së disa molotovëve tek Bashkia e Tiranës, policia ka reaguar menjëherë. Nga pas radhëve të policisë janë hedhur gaz lotsjellës në sasi të konsiderueshme, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me kapsolla apo fishekzjarre.

    Ndryshe nga protestat e kaluara, lëvizja e protestuesve nuk ka pasur goditjen e një institucioni të veçantë. Turma e irrituar e njerëzve ka lëvizur në qendër të kryeqytetit duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave apo lëvizjen e çlirët të qytetarëve.

    Irritimit të protestuesve që kanë hedhur kapsolla dhe molotovë i është përgjigjur menjëherë policia që nuk e ka kursyer gazin lotsjellës, pavarësisht lëvizjes së shumë qytetarëve në qendër të kryeqyetit. Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe tek ministria e brendshme, edhe tek një nga kullat e ngritur me kate të paligjshme në qendër dhe në fund janë ndalur tek parlamenti.

    Emri:  ministria-e-brendshme.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  40.6 KB
    Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme

    Emri:  ministria-e-brendshme-ne-flak.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  22.5 KB
    Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-10-07-at-20.50.57.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  37.0 KB
    Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-10-07-at-19.58.34.jpg

Shikime: 130

Madhësia:  35.6 KB
    Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës


    LAPSI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,610

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    Opozita e Lulzim Bashes edhe pse ishte komike ishte nje vazhdimesi e opozitave 30 vjeçare shqiptare,ishte nje opozite qe pak a shume kishte pothuajse vetem nje pikesynim qe mundet te permblidhet me frazen : "hajt te kapim nai lek" . Opozita e sotme eshte tragjike,"hajt te kapim nai lek" e ka kthyer ne "Obobo po na marin leket"

    Basha me ate budallikun e vet "hajt te kapim nai lek ketu e hajt te kapim nai lek aty" i merte nja dy vota per tu duk te pakten si opozite,i jepte shprese edhe dallaveraxhinjve qe i jepnin voten. Opozita e sotme kam frike qe do mari gjysmat e votave qe merte Basha,thjesht per faktin se po hap panik edhe midis dallaveraxhinjve, nuk behet me fjale per te kap nai lek por do jete vote per "mbajtjen e lekut",ku garancite shume here me te mbedhaja i jep Rama si ne kapje e sidomos ne mbajtje.

  7. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,507
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Tiranë: Shqiptarët zgjohen nga gjumi e dalin në demostrata të rrëzojnë Qeverinë e Qametit

    Nje turme rrugacesh ishin, ku rrugacet me kravata perdornin si mish per top njerez te mjere dhe te mitur, per te krijuar idene e "mosbindjes civile",..., policia duhej te kishte nderhyre shume me fort, eshte treguar e terhequr
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2024, 15:23
  2. Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-02-2024, 18:56
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-09-2023, 17:33
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 16:10
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2013, 00:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •