Demokratët i vënë flakën selisë së PS-së! Molotovët "djegin" edhe Ramën, ndërhyn ashpër policia
VIDEO
Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.
Me grumbullimin e deputetëve të opozitës dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe shtyrjet e para fizike mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para Kryeministrisë
Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qevetaritare.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.
Pas këtyre incidenteve tashmë protesta është zhvendosur, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni të linjës urbane dhe disa kazanëve të plehrave në rrugë.
Por protesta duket se ka kulmuar me hedhjen e molotovëve drejt godinës së Partisë Socialiste, ku hyrja e saj është përfshirë nga flakët, ndersa protestuesit degjohen duke thirrur: RAMA IK!
Nderkaq ka nderhyre policia duke i shperndare protestuesit me gaz lotsjellës, çka ka detyruar tërheqjen e demokratëve nga selia e PS-së.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt