Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushtetarëve

    Dokumenti/ Prokuroria urdhëron arrestimin e Salianjit

    Emri:  ervin-salianjii.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  44.6 KB

    Prokuroria ka dërguar policisë ekzekutimin e vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.

    Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

    Dokumenti është firmosur nga prokurorja e Tiranës, Elona Algora.

    Emri:  ffcf7335-072e-4f2a-8346-7d6441160c40-1.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  36.2 KB

    Emri:  56f6bb82-e4b6-45c5-b6c7-553ee5ead6e7.jpg

Shikime: 213

Madhësia:  32.6 KB

    Emri:  e119a6d6-8787-4e47-9856-aeb57b06ab07-1.jpg

Shikime: 210

Madhësia:  26.3 KB

    LAPSI

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Dënimi/ Momenti kur Salianji mbërrin te drejtoria e policisë (VIDEO)

    Emri:  sall.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  57.5 KB

    Ky është momenti kur deputeti Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Një ditë më parë, Apeli vendosi për dënimin e tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Më herët gjatë ditës së sotme, Grupi Parlamentar i PD i kërkoi Salianjit të mosdorëzohej, duke vendosur që të ngujoheshin në selinë blu, vendim i cili u refuzua nga vetë deputeti.

    Siç shihet dhe nga pamjet, një sërë simpatizantësh të PD-së janë mbledhur përpara ambienteve të Policisë së Tiranës për të mbështetur Salianjin.


    Konferenca që çoi në burg Ervin Salianjin (VIDEO)

    Emri:  WhatsApp-Image-2024-09-27-at-17.49.14-e1727456294826.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  25.8 KB

    Kur nisesh për hakmarrje përgatit dy varre, njërin për vete. Ky citim i stërpërdorur në publik duket se nuk pati vlerë në rastin e skafistit Albert Veliu që i shpëtoi telasheve dhe iku jashtë vendit, mbasi denoncoi ish-shokun e tij të trafiqeve Geron/Agron Xhafajn, për t’u hakmarrë ndaj shpërfilljes që iu bë në ditët e tij më të këqia, kur mbeti burgjeve, pa një telefonatë. Por kusuret e Veliut iu kthyen Ervin Salianjit. Me pak fjalë, deputeti i opozitës e shpjegoi si hakmarrje personale të Fatmir Xhagajt dënimin e ashpër që mori nga gjykatat.

    “Fatmir Xhafaj fliste gjithandej se do ta këmbej burgun me burg. Kjo është çështje e jonë personale. Ka bërë ai një vit burg, vëllai vet atje. “Do bëjë një vit ky këtu”. Ai është dënuar atje me 7 vjet burg për trafik droge, kurse unë se e kam denoncuar këtë” tha ai në emisionin Top Story.

    Në fakt, Salianji nuk rezulton ketë marrë pjesë në përgjimin që u bë në Vlorë. Atje ishte vetëm gazetari Jetmir Olldashi dhe skafisti Albert Veliu. Por faji i Salianjit ishte se doli në konferencë nga selia e Partisë Demokratike dhe denoncoi publikisht Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij, bazuar në përgjimet që i sollën Olldashi dhe Veliu.

    Para se të paraqitej në polici, ai ktheu edhe një herë një pjesë nga konferenca e 14 Majit 2018, kur në krahun e tij të djathtë ishte Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

    Konferenca në PD, 14 maj 2018

    Emri:  WhatsApp-Image-2018-05-14-at-11.43.26.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  28.0 KB
    Denoncimi i Geron/Agron Xhafajt nga selia e PD, Ervin Salianji duke publikuar pergjimin qe i solli Albert Veliu

    Në konferencën e majit të vitit 2018, Ervin Salianji ka publikuar audio-përgjimin që i solli gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu. Këtë e bëri nëpërmjet ekranit që kishte në krah, kur e prezantoi të ashtuquajturin “Babale” si Dëshmitari X, ose ndryshe personi që futi në kurth vëllain e ministrit të brendshëm.

    Sipas Partisë Demokratike, Ministri I Brendshëm i asaj kohe Fatmir Xhafaj kishte bërë disa manovra që vëllai i tij ta shmangte burgun në Itali, ndërkohë që drejtonte një rrjet të trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.

    “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg” dëgjohet të thotë Salianji, duke vazhduar të shtjellojë më pas mbrojtjen që i është garantuar Geron/Agron Xhafajt në Shqipëri. (Konferenca e plotë në fund)

    Sipas Salianjit, Fatmir Xhafaj pengonte verifikimin e identitetit të Agron Xhafajt, nuk njofton italianët që e kishin dënuar dhe as e arreston të vëllain që ishte i dënuar në Itali. Në konferencë, Salianji hodhi poshtë deklaratën e Fatmir Xhafajt që “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.

    Gjyqtarët kamikazë

    Ndëshkimi për Salianjin nuk do të realizohej dot pa disa gjykatës kamikazë. Në shkallën e parë, Salianji ka drejtuar gishtin ndaj Artan Gjermenit, gjykatësi që i shpëtoi vetingut me dorëheqje. Sipas Salianjit, Gjermeni del në përgjimet e SKY ECC dhe është i përfshirë në manipulimin e çështjes së Toyota Auris, ku ka shpëtuar nga dënimi Taulant Ballën.

    Emri:  5ccc785735f06Artan-Gjermeni.jpg

Shikime: 204

Madhësia:  29.3 KB
    Gjyqtari Artan Gjermeni

    Ndërkohë deputeti ka denoncuar në publik dy prej gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit që lanë në fuqi vendimin për ta dënuar me burg, Ilbiba Bezat dhe Gentian Shala.

    Për të parën, Salianji tha se ishte kunata e motrës së zv.kryeministres Belinda Balluku.

    Emri:  Iliba-Bezati.jpg

Shikime: 204

Madhësia:  41.9 KB
    Ilbiba Bezat

    “Ilbiba Bezat, kunatë e zv.kryeministres, kunata e motrës. Njeri i afërt i zv.kryeministres, për të cilën po ju citoj vendimin e DSIK, që është Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila thotë që “DSIK bazuar në nenin 39 pika 2 e ligjit 2016, me anë të raportimit për kontrollin efigurës për subjektin e rivlerësimit, Ilbiba Bezat konstaton se duhet të jetë e papërshtatshme për të vazhduar detyrën e gjyqtarit për subjektin e rivlerësimit Ilbiba Bezati” tha Salianji.

    Gjyqtari i dytë i Apelit quhet Gentian Shala dhe ka qenë përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas Salianjit, gjyqtarit Shala i është premtuar promovimi në Gjykatën e Lartë dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt si shpërblim për vendimin e dhënë.

    Emri:  Genti-Shala-1.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  53.8 KB
    Gentian Shala

    “Gjyqtari tjetër Gentian Shala ka thënë në çdo vend të mundshëm që “Unë vras për të shkuar në Gjykatën e Lartë. Këta më kanë ofruar mundësinë që po të dënosh Salianjin do të shkosh në Gjykatën e Lartë”. Këtu do jeni. Edhe unë, aty ku do jem. Do ta shihni që ky vend i është premtuar këtij zotërie për të qenë në gjykatë të lartë. është ish përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Motra e vet, është zv.kryetare e bashkisë Shkodër. Ta marrim ta akuzojmë Ramën pse merr ajër. Po t’ja japësh dy demokratëve, e dënojnë” u shpreh Salianji për të.

    Burg për “kallëzim publik”

    Emri:  Ervin-Salianji-1.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  34.0 KB

    Pas dënimit ndaj Ervin Salianjit, dënoncimet publike kufizohen ndjeshëm nga një vije e kuqe, që shton rrezikun e burgosjes së denoncuesit. Kushdo që denoncon një skandal korrupsioni, krimi apo gjithfarë që lidhet me funksionarë publikë duhet të llogarisë se mund të përfundojë në burg, njësoj si Ervin Salianji.

    Ligji parashikon dënimin me gjobë ose burg për kallëzim të rremë, por nuk parashikon burg për kallëzim publik, siç është rasti i deputetit të Partisë Demokratike.

    Salianji vërtet ka artikuluar akuza të forta publike ndaj Fatmir Xhafajt gjatë kohës që ky ishte Ministër i Brendshëm, por ai nuk i është drejtuar asnjë autoriteti shtetëror me asnjë një kallëzim. Nuk ka asnjë dokument të firmosur prej tij, të dorëzuar ndaj një oficeri të policisë gjyqësore apo ndaj një prokurori për këtë çështje.

    Faji i tij qëndron thjesht në faktin se doli në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

    Deklarata e plotë Maj 2018



    TRE FAKTET KUNDËR MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

    Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

    1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm:

    • Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
    • Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri
    • Për arrestimin dhe burgosjen e tij.

    2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

    Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

    3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

    II. AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS

    Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.

    Kjo është gënjeshtër.

    Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.

    Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:

    A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

    Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.

    Ne i dimë arsyet përse ai hesht.

    Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.

    Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.

    Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.

    Ndjekim materialin.

    [PUBLIKOHET VIDEO]

    Ta ndjekim edhe njëherë.

    [RI-PUBLIKOHET VIDEO]

    III. Qëndrim përmbyllës

    Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.

    Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

    Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.

    Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

    Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:

    Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

    Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.

    LAPSI

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Burgosja e Salianjit, Berisha: Natë e zezë për shqiptarët, natë feste për vëllezërit Xhafaj

    Emri:  640-0-1727523749xberishaaajpg-468.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  45.2 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti ‘akt lufte’ burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një konferencë për media, Berisha tha se nata e djeshme ishte e zezë për shqiptarët që besojnë te e vërteta, dhe ‘natë feste për vëllezërit Xhafaj’.

    “U burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër, nga dhënia e verdiktit antikushtetues, anti ligjor të gjykatës së kontrolluar full e krye nga Edi Rama. Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj, të lidhur me Edi Ramën. Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, të cilët besojnë te e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmërinë, që konsiderojnë trafiqet e drogës dhe trafiqet kriminale.

    Ishte natë festë për vëllazërinë Xhafaj e Bajra, ata panë të gozhduar, panë në pranga, në qeli, të riun guximtar, deputetin guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafa jo vetëm ishte i dënuar në Itali, jo vetëm se fshihej në Vlorë, i mbrojtur nga vllaçkua i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Ervin Salianji, u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm, se vllazëria Xhafaj vazhdonin trafiqet nga qarku dhe porti i Vlorës. Pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Sajmir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha kartablankën vëllazërisë Xhafa, e cila përveç trafiqeve, dominonte me Olsin lojërat e fatit. PD do t’i përgjigjet këtij akti luftë.’-u shpreh Berisha.

    LAPSI

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Salianji në burg, Rama: Heroi i ri i shpifarakëve fabrikoi një film në SHQUP

    Emri:  Rama-2-1.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  21.7 KB

    Edhe pse ndodhet në Amerikë, kryeministri Edi Rama ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend. Pasi Ervin Salianji u dorëzua vetë në Drejtorinë e Policisë dhe do të shkojë në burgun e Fierit, Rama shprehet se nuk po komenton vendimin e Gjykatës, por e cilëson Salianjin si heroin e ri të Shpifarakëve, që fabrikoi një film për si ai i dosjes “Babale”, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin. ”Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike”,-shkruan Rama në X.

    Shkrimi i plotë

    Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke coroditur me muaj të tërë opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

    Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

    Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

    Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.

    Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë, ulur rehat në kolltukun e mendjeshitësit televiziv apo digjital.

    Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

    Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.

    Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Ervin Salianji dorëzohet në Polici, burgun do ta bëjë në Fier: Beteja ime të frymëzojë qytetarët

    Emri:  1727451346_Screenshot25.jpg

Shikime: 201

Madhësia:  21.0 KB

    Pas qëndrimit në selinë e PD-së deri në orën 17:00, deputeti Ervin Salianji mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u dorëzua pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë.

    ”Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje banditeske për të më hequr lirinë. Shpresoj që beteja ime të frymëzojë qytetarët. Ne jemi më të mirë se ta, ne vendosim sakrificën për të thënë të vërtetën, pasi ajo nuk ka çmim. Nuk kam dashur protestë para drejtorisë së policisë ku po shkoj të vetëdorëzohem. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, tha Salianji.

    ”Rama ik, poshtë diktatura” ishin thirrjet e të pranishmëve, teksa Salianji tha përpara tyre se shumë shpejt edhe dita e demokratëve do të vijë. Pas mbërritjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Salianji tha se kjo është një betejë që nuk përfundon dhe se do t’i çmontojnë banditët.

    “Është një betejë që nuk përfundon. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta, shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu, kanë vuajt represionin e qeverisë e vuan në mënyrë të përditshme goditjen që u bën përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjes, tatimeve, doganave, policisë, përmes varfërisë, banditëve. Ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë”, tha Salianji.

    Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji u shpall fajtor në Gjykatën e Apelit për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Në burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan të premten Salianjit që të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës, por të ngujoheshin në selinë e PD. Por Gazment Bardhi zbuloi se ishte vetë Salianji që vendosi të zbatonte vendimin, edhe pse e konsideron të padrejtë.



    Emri:  1727450457_Screenshot17.jpg

Shikime: 204

Madhësia:  36.3 KB

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Opozita shqiptare djeg karriget e kuvendit në formë proteste ndaj burgosjes së deputetit Salianji

    Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

    Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

    Nga BIRN

    Emri:  Zjarri-ne-Kuvend-.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  41.8 KB
    Deputetët e Partisë Demokratike i vunë zjarrin karrigeve në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste. Foto: LSA.

    Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.

    Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre.

    “Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

    Megjithatë, Bardhi mohoi që djegia simbolike e karrigeve do të shoqërohej me djegie të mandateve, duke theksuar se ata “nuk shmangen nga beteja”.

    Opozita e ndërmori aksionin e vet pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit, i cili konsiderohet nga përfaqësuesit e opozitës si i dënuar politik.

    Edhe nënkryetari i PD, Flamur Noka deklaroi se aksioni i tyre është pasojë e luftës që kryeministri Edi Rama i ka shpallur opozitës, duke paralajmëruar skena të ngjashme edhe në seancat e ardhshme.

    “Edi Rama nuk mund të likujdojë opozitën, opozita është sot në ballë të aksionit. Nuk do të kemi kompromis me mafian dhe krimin, ne jemi në betejë,” tha Noka, duke artikuluar si kërkesë të opozitës krijimin e një qeverie teknike.

    Seanca plenare e së hënës zgjati vetëm 20 minuta, ku kryetarja Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar nga mbarimi i mandatit të Salianjit dhe njoftimin e saj të KQZ.

    “Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd,” tha Spiropali, e cila paralajmëroi edhe masa ndëshkimore ndaj deputetëve për shkelje të rregullores.

    Emri:  Zjarr-ne-parlament-1.jpg

Shikime: 327

Madhësia:  34.0 KB
    Punonjës të Gardës së Republikës duke fikur flakët. Foto: LSA.

    Emri:  PD-ne-proteste-.jpg

Shikime: 326

Madhësia:  49.8 KB
    Deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste. Foto: LSA.

    BIRN

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Deputeti demokrat, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg nga Apeli

    Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  Salianji.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  47.5 KB
    Deputeti demokrat, Ervin Salianji duke hyrë në Gjykatën e Apelit. Foto: LSA.

    Në një sallë gjyqi të mbushur me deputetë të Partisë Demokratike, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

    Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

    Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

    “Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

    Dënimi ndaj Salianjit lidhet me një audio-përgjim të publikuar prej tij në Partinë Demokratike në maj të vitit 2018, ku aludohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafajt bisedonte me një shtetas të quajtur Albert Veliu në lidhje me trafikun e drogës.

    Pas publikimit të audio-përgjimit, Geron Xhafaj kreu kallëzim për akuzuesit e tij, duke pretenduar se audio-përgjimi ishte i sajuar. Pasi kreu kallëzimin, Geron Xhafaj iu dorëzua autoriteteve italiane të drejtësisë për të vuajtur një dënim më të hershëm për trafik droge.

    Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

    Për të pandehurin Albert Veliu u vendos dënimi me 10 muaj burg për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe 2 vjet e 10 muaj burgim “Kallëzim i rremë” në bashkëpunim, që në bashkim të tyre u vendos dënimi final me 3 vjet e 5 muaj burgim. Fredi Alizoti u dënua me dy vjet burgim për “Kallëzim të rremë”. Vendimi në shkallën e parë u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.

    Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike e dënoi vendimin për dënimin e Salianjit.

    “Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të vërbër politike…,” deklaroi PD, duke paralajmëruar mosbindje civile.

    Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë është shkak për mbarimin e mandatit të deputetit ose pavlefshmërinë e tij.

    BIRN

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Mos e humbisni perlën e Kapexhiut: Ja kush e dha vendimin për Salianjin

    Reagimet për dënimin politik të Ervin Salianjit kanë qenë të shumta.

    Edhe mjeshtri i karikaturës, Bujar Kapexhiu ka reaguar me mënyrën e tij.

    Më poshtë keni shpjegimin e Kapexhiut për dënimin me urdhër të Edi Ramës, të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2024-09-28_at_12.05.441727537193.jpg

Shikime: 209

Madhësia:  49.9 KB

    Syri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    ‘Xhafaj u betua në varrin e nënës që do ndëshkonte Salianjin për vëllain!’/ Noka: Jemi kthyer te ‘neni 55’

    Emri:  auto_w3qtgsedxb1727727057.jpg

Shikime: 193

Madhësia:  39.8 KB

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka qenë ku ka folur për burgosjen politike të deputetit të PD, Ervin Salianji.

    I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Noka e cilësoi si një vendim politik atë që ka ndodhur me Salianjin, duke shtuar se vjen si pasojë e influencës direkte të Fatmir Xhafajt mbi sistemin e drejtësisë.

    Noka tha se Xhafaj është betuar në varrin e nënës së tij, se do të dënojë Salianjin, për t'u hakmarrë ndaj tij për shkak se pas denoncimit të Salianjit, vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj, vuajti dënimin në Itali si trafikant droge.

    Noka: Vendimi është marrë në varrin e nënë së Xhafës. Fatmir Xhafaj është betuar në varrin e nënës që unë do ta burgos, sa burg të bëjë vëllai im", tha Noka.

    Noka tha se dënimi i Salianjit i kujton "nenin 55" në diktaturë.

    "Ne kemi konsideruar vendimin politik, pasi botërisht dihet që është vendim që nuk ka bazë ligjore, gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh me një qëllim për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh, Ervin Salianjit. Dënimi i Salianjit na kujton nenin famëkeq, nenin 55.

    Ervin Salianji, nuk është autori i asnjë vepre penale. Ervin Salianji thjesht kreu një shërbim publik ligjit, vendit, demokracisë në Shqipëri.

    Çfarë bëri?

    Ervin Salianji në një demokraci normale, duhet të falenderohej nga të gjithë. Bëri një shërbim demokracisë, ligjit, politikës. Tregoi me gisht që kemi një ministër me vëlla trafikant droge që fshihej. Tregoi se në shtetin e Edi Ramës, një trafikant droge i dënuar po maskohej.

    Atij trafikantit nga pushteti i ishte dhënë pashaportë tjetër. Nga pushteti, jo vetëm fshihej, por i ishte dhënë mbështetje. Jo vetëm e fshehën por shteti i mafias e pajisi me pashaportë me emër tjetër, që ti shmangej burgut dhe të shëtiste i lirë në gjithë botën. Ku ndodh kjo? Ky njeri burgoset. Ky shtet mund të na përfaqësojë ne apo mafian?

    © SYRI.net

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Parlamenti në flakë, Salianji reagon nga burgu: Me vendim politik të Ramës, sot socialistët më hoqën mandatin

    Teksa deputetët e PD-së kanë krijuar kaos në parlament dhe kanë djegur karriget, ka ardhur edhe reagimi i Salianjit me këtë të fundit që ndodhet në burg.

    Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës.

    Reagimi i Salianjit:

    Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

    Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve!

    Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

    Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

    Emri:  Screenshot 2024-09-30 at 10.43.09 PM.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  60.9 KB


    ORA NEWS

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,102
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Drejtësia e dirigjuar nga Edi Rama: Burg për ata që denoncojnë krimin e korrupsionin e pushteta

    Fatmir Xhafaj flet për Babalen: Albert Veliu shkoi te Salianji, sajuan përgjimin dhe ia dhanë gazetarit

    Emri:  Fatmir-Xhafaj.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  27.8 KB

    Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë publikisht pas 6 vitesh në një emision televiziv për dosjen “Babalja”, ku ka qenë i përfolur vëllai i tij dhe çështje për të cilën u dënua me 1 vit burg deputeti i PD Ervin Salianji.

    Për emisionin ”Opinion”, ish-ministri i Brendshëm ka deklaruar se Albert Veliu, i njohur ndryshe si personazhi “Babale”, është afruar në Partinë Demokratike nga palë të treta dhe me të u takua Ervin Salianji në tetor të vitit 2017. Sipas Xhafajt, përgjimi i supozuar është një trillim i stisur nga Babalja dhe Salianji, që më pas këtë ia dhanë gazetarit Olldashi.

    “Babalja sipas këtyre është vetëofruar. Sipas meje është ofruar nga të tretë të PD. Është takuar për herë të parë, i është besuar kjo gjë Ervin Salianjit. Në Tetor 2017, Salianji i ka kërkuar gazetarit Olldashi, nuk është gazetari Olldashi që ia ka dhënë Ervin Salianjit. Gazetari Olldashi që në atë kohë punonte në një emision investigativ, ka marrë mjetin dhe ka shkuar në Vlorë dhe rrugës në makinë ka bërë intervistë me Babalen.

    Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps, ka hyrë 5 minuta në lokalin ku ishte vëllain im dhe ka dalë dhe ka thënë bëra përgjimin. Ka me qindra orë përgjime të bëra nga prokuroria, ka autorizuar përgjime prokuroria, kanë qenë në përgjim të gjithë këta pasi ka shpërthyer kjo gjë. Janë pyetur këta njerëz, kanë deklaruar në Prokurori. Jam 100% i sigurt për atë që them.

    Është kthyer në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe Ylli Rakipi i ka thënë që nuk e konsideron sepse ky nuk ka fakte, nuk ka prova. Këtë gjë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte SHQUP-i sepse e bëri emision. Ishte e gjitha një gjë fiktive, e gjitha një trillim. Ai ka shkuar te Salianji, te PD dhe te Lulzim Basha. Dhe këta e çuan te Olldashi, jo ai ka ardhur me përgjim në dorë”, u shpreh Fatmir Xhafaj.

    Koha Jone

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-08-2024, 21:27
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2024, 10:16
  3. Rama: Do te mposhtim korrupsionin
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 19-07-2013, 14:54
  4. Ligji i ri: Ndjekje penale për ata që nuk denoncojnë krimin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:01
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •