Kongresi i Ballit Kombetar 1970
![]()
Kongresi i Ballit Kombetar 1970
![]()
Gjirokastra dhe Durresi
![]()
Po vendos nje imazh qe eshte i turbullt edhe ne origjinal nga nje fotografi e vjeter e Permetit. Fotografia eshte shume e vogel 2,5 cm me 3 cm,duhet te jete e luftes se pare boterore. Ne foto duket ne horizont Guri i Permetit dhe gjithashtu ura e vjeter qe ne mos gaboj duket si e prishur,megjithate asgje nuk dallohet mire.
![]()
Dy libra te botuara ne italisht te vellezerve Frasheri. Bageti e Bujqesi e Naimit dhe Drama Besa e Sami Frasherit.
Me interesant dhe mbase edhe me i ralle duhet te jete botimi i Beses te Sami Frasherit jo vetem sepse ka qene pak e njohur si veper porse botimi i saj ne Itali eshte bere mbas luftes ne vitin 1948,ndersa vepra e Naimit eshte botuar gjate periudhes fashiste 1941.
![]()
Nje nga pamjet me te bukura femrore shqiptare qe kam hasur eshte kjo fotografi, por mundet te jete edhe kartoline, edhe se eshte ne format pothuajse dyfish i nje kartoline te madhe. Nuk e di se kujt dhe ēfare date i perket kjo femer rebele qe pozon me duket me cigare ne dore. (Foto interesante,foto rock)
![]()
Tre kartolina,dy te Durresit dhe nje e Tiranes. E para eshte e Marubit qe duhet te jete diku para viteve 1920,e dyta eshte e kohes se komunizmit e viti 1984,e treta eshte mbas komunizmit dhe duhet te jete e viteve 1995-1998.
![]()
Dy fotografi interesante qe pak a shume i perkasin te njejtit vend Kelcyres apo Grykes se Kelcyres. E para tregon malin e Trebeshines ku ndodhen apo ndodheshin Sarajet e Bejlereve te Kelcyres. (Si vend mbase eshte vendi me i bukur ne Shqiperi ku ka qene ndertuar nje ndertese e madhe ne ate lartesi shpresoj qe nje dite ta restaurojne per aq sa eshte e mundur dhe per aq sa ka mbetur...). Sarajet e Kelcyres duken pak ne fotografine e dyte sepse eshte mare nga larg.Foto e dyte tregon Gryken e Kelcyres e cila ndodhet ne mes te maleve te Dhembelit nga njeri krah dhe Trebeshines nga krahu tjeter apo krahu i Sarajeve. Legjenda tregon se nga shkembi qe duket lart ne cep ne foton e dyte i kan qelluar me dyfek Ali Bey Kelcyres ne Sarajet e tije qe ndodheshin perballe ne malin tjeter dhe e kane plagosur...
Megjithate fotografija e pare qe eshte e nje cilesie te dobet eshte e luftes se pare boterore e viteve 1916-1918 ndersa fotografia e dyte eshte e vitit 1941.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 05-01-2025 mė 11:56
Pak a shume kjo ka qene trajektorja e pusise qe i kan bere Beut te Kelcyres
![]()
Gazeta Perparimi e vitit 1915. Interesante jo vetem per menyren e shkrimit te perdorur por edhe per temat e shtjelluara,ka edhe nje pershkrim historik me dy kapituj per Vloren te firmosur me shkronjat K.K qe duhet te jete Kole Kamsi.
![]()
Ksilografi apo Silografi e nje femre a vajze shqiptare e vitit 1880
![]()
Krijoni Kontakt