Close
Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 459

Tema: Ti erdhe!...

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Ti erdhe....!

    * * *
    Nuk e njoha buzqeshjen tende
    As veten se njoha ne ate pritje
    Kishte kohe qe thurja brenda vetes
    ...nje vele te kryqezuar fjalesh
    Ti erdhe
    Me gjete aty ku me kishe harruar
    Une nuk isha buzkuqi jot i lene per ngut
    ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes
    Vela e fjaleve te mia
    ka rene tashme prej direkut
    Ti erdhe
    une nuk e njoha buzeqeshjen tende
    As pershendetjen , as fjalet
    Ti paske ardhe dje.
    keshtu me duket
    Sa shpejt harrova qe erdhe
    Edhe pse ka kohe qe nuk haroj te pres
    Nuk te paskam pritur keshtu.
    ...
    Neser eshte e diele

    * * *
    Si mundesh te mos me duash ?
    Kur une te dua
    Si mundem une te te dua ??
    Luajme kukafshehti
    Skemi moshe per loje
    Dy fjale te borxhit
    merri
    Ja edhe nje telefonate qe e paskam harruar.
    Me ka humbur medalioni qe me dhurove dikur.
    30 gram 14 karat
    Ta kam fale te gjithe kohen qe me rrembeve
    Kujtoju mos harrojme gje ne kete inventar
    Perqafime mos kerko.
    Puthjet ska
    po nahemi e dashur
    Me fal qe po te quaj ashtu
    se nuk je
    Tani....
    pa fjale
    pa premtime
    pa borxhe
    pa vaj
    .........bye bye.


    * * *
    E Shtune
    Maj
    Viti me shume zero
    Une
    Deti me gjithe shiun e djeshem
    Mali me boren e vjetshme
    Pranvera ska pune ketu
    Jam i rende
    Prej frikes se eres
    Kam humbur medalionet
    Me bezdisnin neper gishta,
    gjithe numrat e telefonave
    Adresat
    Poezite i dogja dje
    U ngroha pak ne flaken e tyre
    (me kthyen dicka nga te ngrohtit qe dikur me kishin marre)
    Nuk flas me me vete ( as me ty)
    Neper stacione pritjesh nuk gjindem me
    Ska iniciale
    Surpriza
    Ska me dite me diell ...me shi
    Ska me nete romantike ..
    Jo qiell i kuq , jo det, jo mal i blerte
    Me ne fund jam i qete
    Se vras menjen
    Ajo u vet vra
    Qetesia pak nga pak vjen
    Jam i qete pra..
    i lire
    Sa mire.
    muzg i heshtur

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Shume e bukur.

  3. #3
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    O Dre!
    Me kenaqe dhe me vrave!
    Liridona

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    ***

    "Me gjete aty ku me kishe harruar,
    .................
    ne stacionin ku kryqezohen ererat e ikjes"

    ...thua isha une...thua vertete?
    Liridona

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po..
    Ti ishe
    Aty , ku mendimet e mia fishkelloheshin nga era
    Te bindurat e mia te cmendura
    Ne zikzake ikjesh,
    fshiheshin shkeljeve
    Sikur ishin lindur per ti shkelur ti
    Nje njolle gri
    Shpendi te vrare, ose rrezuar
    Mbi kalldremint e lemuet
    Ikja eshte e lashte sa guri
    Pritja ..e reja dhe e vjetra
    Kane te perbashket
    Ripetypjen e casteve
    Duke qare mbi njollen gri te rrezimit
    Myshqet pikojne
    klorofilin e jarget.
    Mbi muret e vjetra te takimit.
    ..........................................
    Da da da moj Dadushe
    muzg i heshtur

  6. #6
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    ...e vjeter sa guri ikja,
    e bija e ardhjes vec eshte.
    ehuu,pa ikje,a ka pritje
    e pa pritje, ikjeardhje a do te kete?
    Liridona

  7. #7
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    ***

    Mbi uren e pritjeve
    kujtove se me pe,
    gabuar je;
    lazdruar* me ty hija ime eshte.
    Gjate luajta
    Gura-cok** me pritjen
    derisa ardhje ikjet e tua
    erikje me ben.
    Stuhit
    vetem imazhin tim mund sjellin
    mos u mashtro
    une kam mbetur atje
    mbi uren e pritjes,
    gurezuar jam.

    *lazdruar-ketu,ka bere shaka eshte tallur.
    **Guara-coke-nje lloj loje qe luhet me pese ose tre gur te vegjel te rrumbullakosur.

    Dadushi
    Liridona

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Gura_coke luaj mbi uren e gurit
    Murosur ne qofsh
    Gjumit ninulle
    Lumi i diteve qe ikin
    mbi harkun e djep_ures
    Dora ime perkund ardhjen
    Ne breg......
    nje varke qe shoh ne enderr
    Me jep nje hap
    me duhet edhe nje dore
    Ti duart e zena
    Luan "gura_coke me pritjen
    Kur te vij une
    Guret e lojes
    mbi duar te shkrihen.
    Da da da dadushe
    muzg i heshtur

  9. #9
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Ne vend te d ikujt

    Ti kurre s`e dite
    cka eshte e njementa.
    Ikjet vocrrake
    ti hengren stinet e pritjes
    e te tera ditet.
    E lind-ur-dhimbjesh
    sa here hamendesh per te nesermen;
    Ura,
    ura t`pa brigje
    qe pritjen e ardhjen kurre s`ti bashkojne.
    .......
    Pritja e humbi udhen
    qysh se syt ja vodhen
    edhe ata te falur.
    Liridona

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ti erdhe
    Si heren e fundit
    te prita i qeshur
    Me preke me doren e fjales
    diku ku fjala le gishtat pa thonj
    Petlat e lules i mori era
    Duke pyetur mua
    vjen ..s'vjen ..vjen s'vjen??
    Te kam perqafur me krahet e gjate
    Te zgjatur nga malli
    Dhe prane teje jam kthyer ne tatuazh
    Ngjitur mbi krahun tend
    Sa here me dore mundohesh ta fshish
    si padashje me perkedhel
    Une tatuazhi ngjitur me ty
    Dirigjoj endrrat tua naten
    te pergjoj kur qesh
    symbyllurazi
    Me ngop frymarrja jote e lire
    Dhe kthehem ne tatuazh perseri ne mengjes
    Ne krahun tend
    Nen syte e tu.
    muzg i heshtur

  11. #11
    sWeEt DevIL Maska e YllBote
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Postime
    185
    Ne momentet me te deshperuara te miat
    Ne ato caste kur mendoja se asnjeri s'ishte me ne zemren time
    Ne ate kohe ti erdhe...
    Dhurata me e bukur nga perendia
    Me ne fund , dashuria e jetes sime me erdhi..
    me ne fund erdhe ti....
    Sa here mendoj ndjenjat qe ndenja perpara se te takoja
    Ndihem e vetme, e merzitur...
    por s'eshte nevoja me te mendoj...
    se me ne fund ti erdhe....
    Dont Let The Fear
    Of `Striking` Out
    Keep You From
    -- Playing The Game

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Po erdhi..!
    Ylli i botes time
    i botes qe marramendesh
    sillet..........
    Neper stinet e qiellta
    Ka kohe qe qetesoj liqenjt
    te endrres sime plake
    Ka kohe qe bie shi yjesh
    Bota mbushet gjer ne fyt me yje
    Une te kerkoj ty
    gjithnje midis tyre
    muzg i heshtur

  13. #13
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ju vini...
    nje dre e gjysem
    e nje e gjysem drenusha.
    vini arome lulebore
    qe rritet ne mal,
    karshi shkembit
    nen kurore yjesh,
    mbreteri pa saraje.
    ju vini e uleni
    kembe-kryq-zbathur,
    po s'iu rrihet:
    ne shkemb
    iu hahen kembet.
    ju ikni...
    koke-shkrete!
    me shkembin kryqezohet kurora,
    a kuroren e shkembit
    ne timen e tjerr
    kur vij dhe une
    era lulebore,
    lulekuqe, opium,
    a helm drenushash.
    ikni te thyeni
    kurorat ne shkemb,
    notoni nen yje njemenderisht
    dhe embel me perkundni
    shkembin qe mbaj
    ne kthetra...
    nje dre e gjysem
    e nje e gjysem drenusha.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Postime
    28

    ***

    Nuk qeme dhe aq larg;
    kenget
    a s`i kendonim se bashku?
    Po dhe aq afer,jo,
    sa ti iknim njeri-tjetrit kaq larg...
    .......
    Por, ti
    perdite e me shpesh
    po i bie nga pazari,
    pyete te lutem dashamirin,
    po e pe aty pari:
    -Qiellin e shet?
    Mos pyet per cmimin,
    une paguaj
    se rralle kam ble
    e paguar kam shtrenjte...
    Pra mos harro
    qiellin e dua
    rruge per zemren
    e strehe per shpirtin.
    .............
    Se Zana ime me pret
    e nje dite,
    ajo me ka thene:
    -Ka dicka
    qe me largesi nuk matet!
    .......
    Mos u lodh
    te gjesh emra binjake,
    s`jam yll.
    Vec nje meteor jam
    qe po digjet e djeg.
    Tufani kopshtin kur ma ēkatėrron
    Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dėrmon,
    Pėshtillem si burbuq' i Trėndafilit,
    Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.

    O.Khajam.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Fjalamane kjo ere
    Qe ne vesh
    ...me thote
    Beso ne braktisje
    Une percjell re..
    dhe sjell shi.
    Ne fund mbetem e thate
    Si ti dhe ajo , pa ty
    ......
    Re te bardha
    si tufe pellumbash
    Humben rrezes se syve
    tej ku digjet dielli per vete.
    Puthja jone
    .....kur ike ti
    me humbi diku mes gishtathyeres
    dore,
    e fjales qe jepet me dore
    Une verbohem
    drite-hijet e peisazhit mbetur pa ty
    kthehen ne negativ te palexueshem
    Oret e takimeve tona
    kane kurdisur kete ere fjalamane
    qe me thote ne vesh
    "beso ne braktisje"
    Me duhet te bind veten
    Se........
    reja qe shtegtoi
    stines se shirave
    Nuk ishte asgje tjeter
    vecse nje "dallendyshe e madhe"

    * * *


    .................
    muzg i heshtur

  16. #16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Dreri
    * * *
    Fjalamane kjo ere
    Qe ne vesh
    ...me thote
    Beso ne braktisje
    Une percjell re..
    dhe sjell shi.
    Ne fund mbetem e thate
    Si ti dhe ajo , pa ty
    ......
    * * *


    .................

    Shume e bukur , DRE.
    Kane thene te vjetrit kohe me pare...ky djale do te behet poet.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Te percjell si sonte.
    Ku mbremja ka kaluar kufinjt e nates
    Tek ty....
    ne dhimbjen e forte te kokes
    tendos kokeforcine time
    Ti iken perbri henes se verdhe
    Nje hije dore keput agulicet gri
    zbras xhepat e fundit te fjaleve
    Guacka me fton te futem
    ne qoshen e jarguar bute
    me lajkat e luleve te rrema
    larg drites se verdhe
    qe paralajmeron
    aksidentin tim
    me endrra
    Te krisura
    te shtypura
    te ikura
    te tretura
    te mbytura
    te lodhura
    te thyera
    te rrezuara
    te terbuara
    Po per ku dreqin shkojne
    keta shtatqind dreqen sonte??
    muzg i heshtur

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Kur vije ti
    nje e qeshur shkrihej
    relievit te fytyres sime
    zbriste nje flake
    prej qiellit te syve
    si metore
    ndjellur prej buzes
    ne buzen tende
    Kam mall..
    per njomzen e celur
    ne maje rrezesh
    qe zbrisnin pingul
    pas shpines tende
    ne duart e mia
    mbi lulen e fshehur
    ....Pse s'vjen prap??
    muzg i heshtur

  19. #19
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Do te vi me prit
    yjet dhe hena do jene deshmimtare
    do te vi, ti e di
    ashtu si ty dhe une kam mall

    Ne ardhjen time mos dysho
    zhgenjimet jan per tjeter kend
    qofte dite me bore apo me shi
    me prit ti zemer, se une do t'vi
    LuM i RrEmByEr

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Heshtja jote me urren
    E di..
    Une pres
    Ky eshte shkaku i urrejtjes
    Pritja ka nje ardhje
    E ardhja vret
    ......vetem heshtjen
    E heshtja me urren
    Duke te dashur ty
    .....si nenen qe e lindi
    e mua si vrasesin..
    Sepse
    Nder pika strehesh
    Ne fole zogjsh
    fle nje ardhje..
    si mbi veze
    Ku do te cicerojne
    puthjet
    Oh..
    Do jete ngrohte ate dite
    muzg i heshtur

Faqja 0 prej 23 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •