Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    At Spiro Veli, shembull i një kleriku të devotshëm

    Radio Ngjallja prezanton:

    Film Dokumentar
    “At Spiro Veli – Shembull i një Kleriku të devotshëm”

    Realizuan:
    Narrator: At Grigor Pelushi
    Narrator: Joana Molla
    Video dhe Montazh: Antonio Poshnjari
    Të ftuar:
    At Gjergji Trebicka
    Pavlina Dedja
    Dhoksa Gjoka
    Andon Kristo

    Ky dokumentar u përgatit nga stafi i Radios “Ngjallja” në nder dhe përkujtim të Klerikut të devotshëm At Spiro Velit nga Elbasani. Lutemi që ky shembull të frymëzojë edhe Klerikë të tjerë të Kishës sonë.

    Elbasan, Korrik 2024


  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: At Spiro Veli, shembull i një kleriku të devotshëm

    Atë Spiro Veli (23 prill 1995)

    Emri:  175944062_1691744281015606_2116814186214471008_n.png

Shikime: 413

Madhësia:  89.4 KB

    Atë Spiro Veli ka lindur më 1914, në Erind të Gjirokastrës. Që kur ishte fëmijë i ati e merrte me vete për shërbime në kishë dhe kur shkonte për bekim në shtëpitë e fshatarëve. Në moshën 18- vjeçare shkon në seminarin Ortodoks “Apostol Pavli” në Tiranë. Në atë kohë seminari drejtohej prej Kryepeshkop Vasarion Xhuvanit.

    Pas mbarimit të seminarit më 1936, banoi në qytetin e Durrësit duke punuar si mësues i fesë dhe njëkohësisht kryente edhe detyrën e psaltit në Kishën e Shën Spiridhonit.

    Më 1 janar të vitit 1945 dorëzohet dhjak dhe më 3 janar të po atij viti dorëzohet në gradën priftërore. Atë Spiro Veli shërbente në qytetin e Durrësit, së bashku me Atë Erazmi Jorgon, duke lënë mbresat më të mira për urtësinë, ndershmërinë dhe profesionalizmin e tij.

    Në vitin 1948, së bashku me arqimandrit Dhimitër Kokoneshin, mori pjesë në delegacion kishtar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në Bullgari e Rumani, ku fitoi një eksperiencë të re, e cila i shërbeu më vonë në jetën e tij.

    Në vitin 1951 emërohet zëvëndësi i përgjithshëm i Peshkopatës së Beratit, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1953. Duke parë punën e tij të mirë organizative, më 1953 emërohet Zëvendës i përgjithshëm në Mitropolinë e Elbasanit.

    Me prishjen e kishave më 1967, ai u ndesh ballë për ballë me të rinjtë dhe nuk lejoi të prekej asgjë nga kisha e Shën Mërisë.
    Gjatë viteve të diktaturës punoi në punë të ndryshme si shitës kinkalerie, shitës tullash dhe roje.
    Rihapja e kishës së Shën Mërisë më 1991 e gëzoi pa masë. Ndonëse në moshën 81- vjeçare, Atë Spiro Veli punoi me përkushtim dhe devotshmëri deri sa vdiq, më 23 prill 1995, në ditën e Pashkës së Madhe.

    Andrea Llukani, “Enciklopedia e krishterë”, f. 263-264.

Tema të Ngjashme

  1. Klinton: Erdogan, njeri i fortë e i devotshëm.
    Nga angmokio në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 07-09-2014, 23:37
  2. A jane Arabet muslimane te devotshem?
    Nga prizrenasi_30 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 22-12-2010, 20:38
  3. Kleriku mysliman kërcënon Wilders
    Nga MafiaWarz në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-2010, 16:17
  4. Kleriku , spiun serb dhe grek
    Nga _Mersin_ në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-02-2010, 12:24
  5. Per muslimanet e devotshem
    Nga drenicakuqe në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 16:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •