Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Censusi, mungojnë 490 mijë shqiptarë

    Të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të publikuara nga INSTAT të premten, tregojnë se popullsia rezidente në shtator 2023 ishte 2.4 milionë banorë. Në krahasim me vitin 2011, popullsia rezidente ka rënë me 400 mijë vetë ndërsa nëse marrim parasysh shtesën natyrore të këtyre viteve, rreth 490 mijë shqiptarë janë larguar përgjatë 12 viteve.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  douglas-o-SwnU0BlZiBA-unsplash-scaled.jpg

Shikime: 903

Madhësia:  33.5 KB

    Gati gjysmë milioni shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, një shifër marramendëse që pritet të hapë një debat më të gjerë mbi shkaqet dhe pasojat, përfshirë cilësinë e qeverisjes dhe llojin e sistemit politik që shtyn kaq shumë njerëz të lënë vendin e vet për ta nisur jetën nga e para në një vend tjetër.

    Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

    Numri i shqiptarëve që kanë përjetuar emigrimin ka gjasa që është më i lartë se sa kaq për shkak se në popullsinë rezidente 2023, përfshihen edhe shqiptarët që emigruan në dekadat e mëparshme dhe u rikthyen në vend në dekadën e fundit.

    E dhëna kryesore e censusit sugjeron se çdo vit përgjatë 12 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar së paku 40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente. Kjo është një shifër e krahasueshme me një situatë lufte.

    Popullsia rezidente e Shqipërisë shënoi kulmin në vitin 1989 me 3.2 milionë banorë. Përgjatë periudhës 1989-2001, popullsia banuese ra në 3.1 milionë, por shtesa e munguar e popullsisë gjatë kësaj periudhe prej 550,000 vetësh sugjeron se në fakt, emigrimi i dekadës së parë pas komunizmit ishte afërsisht 650,00 vetë.

    Mes periudhës 2001-2011, popullsia rezidente ra nga 3.1 në 2.8 milionë, ndërsa shtesa natyrore e munguar ishte afërsisht 190 mijë vetë, duke sugjeruar një emigrim neto prej rreth 490 mijë vetëve.

    Të dhënat e censit 2023 sugjerojnë se emigrimi ka vijuar përgjatë dekadës së fundit me të njëjtin ritëm trullosës si edhe me dekadën paraardhëse, pavarësisht fakteve të shumta që sugjeronin për ngadalësim.

    Ndër të dhënat e tjera të rëndësishme:

    Mosha mesatare e popullsisë rezidente është aktualisht 42.5 vjeç, ose 7 vjet më e moshuar se sa një dekadë më parë.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Besimi fetar dhe minoritetet/ Censi zbulon shifra surprizuese, 99.4% me kombësi shqiptare, sa u deklaruan grekë, “zhduket” pakica maqedonase. 1.1 mln myslimanë, Katolikë më shumë se Ortodoksë

    Emri:  Censi-instat.jpg

Shikime: 866

Madhësia:  29.1 KB

    Këtë të premte u publikuan rezultatet e Censit të popullsisë për vitin 2023. Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë. Në raport me CENSUS-in e vitit 2011, Shqipëria ka 409 mijë banorë më pak se 12 vite më parë. Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, ose e përkthyer në shifra 2 186 917 banorë. Regjistrimi i popullsisë në terren u zhvillua gjatë muajve tetor-nëntor 2023.

    Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë dhe arumunë 2.5 mijë. Vlen të theksohet fakti që pakica e cila deri dje njihej si maqedonase nuk ekziston më nga rezultatet e Censit të 2023. Banorët që jetojnë në zonën e Pustecit në shumicë janë deklaruar bullgarë, ndërsa vetëm 2281 janë vetëdeklaruar minoritet maqedonas.

    Nga shifrat e Censit, 134 451 persona nuk i janë përgjigjur pyetjes për kombësinë.

    Emri:  minoritetet-rotated.jpg

Shikime: 861

Madhësia:  28.8 KB

    Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. Bie në sy se numri i besimtarëve të deklaruar të krishterë të besimit katolik janë më shumë se ata ortodoksë. 244 331 banorë nuk kanë pranuar ta deklarojnë besimin fetar.

    Emri:  tabela-e-censit.jpg

Shikime: 854

Madhësia:  21.6 KB

    Besimi Fetar

    Mysliman – 1.101.718
    Mysliman-Bektashi 115.644
    Krishterë-katolikë 201.530
    Krishterë – Ortodoks 173.645
    Ungjillorë – 9658
    Tjetër besim – 3670
    I pacilësuar – 332.155
    Ateist – 85.311
    Nuk përgjigjen – 244.331

    Minoritetet

    Grekë – 23 485 persona

    Egjiptianë – 12 400 persona

    Romë – 9 800 persona

    Bullgarë – 7 100 persona

    Boshnjakë – 3 mijë persona

    Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona

    Arumunë – 2 500 persona

    Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona


    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Publikohen rezultatet e Censit 2023, Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë banorë. Popullsia tkurret me 409 mijë në krahasim me 2011, shifrat si ka ndryshuar demografia

    Emri:  CENSI-2023.png

Shikime: 789

Madhësia:  477.2 KB

    Këtë të premte u publikuan të dhënat e Censit, projekt ky për regjistrimin e popullsisë që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023. Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2.412,113 banorë, konkretisht 755,950 familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Kështu bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Mbi 1 mln llogaritet të jetë numri i banesave në Shqipëri.

    VIDEO

    “Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sot, kemi kënaqësinë të prezantojmë në detaje informacionet që lidhen me këtë proces, duke treguar në të njejtën kohë, se ky cens ka arritur qëllimin për të cilin u krye, ka justifikuar investimet afatgjata, mbështetjen financiare, nevojën e përdoruesve. Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara”, tha ajo.

    Emri:  minoritetet-rotated.jpg

Shikime: 806

Madhësia:  28.8 KB

    Kujtojmë se në Censin e fundit, atë të vitit 2011, në Shqipëri jetonin 2.821.977 shqiptarë, ndërkohë që shifrat, duke e krahasuar me ato sot janë 409 mijë banorë më pak. Rreth 17% është shifra e tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë për 12 vite (2011-2023).

    Numri një i INSTAT tha më tej se “të dhënat e CENSIT, janë një e mirë publike, dhe ju ofrohen hartuesve të politikave, vendimarrëseve, studiuesve, bizneseve, për ti përdorur për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë“. “Në emër të INSTAT dhe Ekipit të cens, falenderoj qytetarët për kontributin e tyre në përfundimin me sukses të këtij procesi, duke dhënë informacion për veten dhe familjarët e tyre“, tha më tej kreu i INSTAT, Elsa Dhuli.

    VIDEO


    Balkanweb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Censi, 32% e popullsisë jeton në Tiranë, në 11 qarqe numri i banorëve në rënie

    Emri:  Tirana.jpg

Shikime: 800

Madhësia:  56.6 KB

    Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës. Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës.

    Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind të popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

    Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit.

    Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

    Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023.

    Emri:  4e0f91ba-ef64-41d5-9b1a-57d3d544667e.jpg

Shikime: 795

Madhësia:  23.3 KB

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Opozita ngre akuza për manipulim të dhënash të Censusit

    Opozita hodhi akuza për manipulim të të dhënave të Censusit të ri, sipas të dhënave të të cilit gati gjysmë milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit që nga censusi i fundit.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  20231025_203603_251023_5_011-1_Q69A3gU-1536x1075.jpg

Shikime: 828

Madhësia:  29.0 KB
    Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli | Foto: LSA

    Sipas Ines Nurja, drejtuese e departamentit të statistikave në Partinë Demokratike janë manipuluar të dhënat si me numrin e popullsisë ashtu dhe me atë të banesave

    “Sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa. Ky është një mashtrim krye e këput”- tha ajo në një konferencë për shtyp.

    Sipas Nurjes, janë të dhënat nga EUROSTAT që sugjerojnë se nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, shifër që bie ndesh me shifrën popullsisë të nxjerrë nga INSTAT.

    “E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim”- tha më tej zyrtarja e PD-së.

    Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

    “Shifra të trukuara” i cilësoi të dhënat dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

    “Është e sigurtë që sot në Shqipëri, ka shumë herë më tepër apartamente se sa banorë, individë jo familje dhe se Shqipëria është projektuar për t'u shpopulluar…”- tha ai në një dalje për mediat.

    Opozita po ashtu akuzoi qeverinë se ka shkelu çdo standard ligjor me publikimin e të dhënave me vonesë.

    Qeveria, nga ana e saj, nuk kishte një reagim për të dhënat e censusit deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

    Të dhënat për pakicat minoritare u kundërshtuan nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), e cila deklaroi të premten se nuk do të pranojë rezultatet, “pasi shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara”.

    Të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të publikuara nga INSTAT të premten, tregojnë se popullsia rezidente në shtator 2023 ishte 2.4 milionë banorë. Në krahasim me vitin 2011, popullsia rezidente ka rënë me 400 mijë vetë ndërsa nëse marrim parasysh shtesën natyrore të këtyre viteve, rreth 490 mijë shqiptarë janë larguar përgjatë 12 viteve.

    BIRN

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Pse nuk i besoj censusit të Ramës?

    Nga Agim Xhafka

    Se në pallatin tim tani jetojnë thuajse gjysma e banorëve të dikurshëm. Çdo muaj largohen fqinjët e mij.

    Se më parë iknin një e nga një, dy e nga dy tani marrin rrugët komplet me fis e familje.

    Se drejtuesit e ujësjellësit e thonë hapur; tani harxhohen miliona e miliona metër kub ujë më pak krahasuar me një-dy-tre vite më parë.

    Se aeroporti pret miliona turistë sipas qeverisë, por dhe përcjell përditë mijëra shqiptarë. Me biletë veç ikje.

    Se ndërsa janë pakësuar shqiptarët, INSTAT guxon e thotë që qenkan shtuar 400 mijë banesa. Mbase janë shtuar dhe më shumë se tani po ndodh që një individ ble një pallat të tërë, me dhjetë kate. Kështu bën pastrim gjigant dhe pastrim ekspres parash nga që koha për trafikantët është vërtet flori.

    Se berberi i lagjes qahet për kokat e qethura. Shumë më pak se vjet, thotë ai.

    Se shitësi i bulmetit nuk nxjerr as lekët e korrentit.

    Se fermeri ka kohë që ruan dhitë e grekut. Në fshat mungon edhe gjeli. S’ka nevojë të bëjë zgjimin e dikujt, nuk ka frymor në dhjetë fshatra bashkë.

    Se në Ersekë u ndërtua një pedonale, por nuk po gjenin banorë të ecnin te ajo. Të paktën sa për ditën e përurimit.

    Se në zonat urbane s’ka më as ambulanca e as spitale. Si kamxhik dëbimi për banorët e fundit.

    Se maturantë sivjet qenë gjysma e atyre që jepnin provim para ca vitesh.

    Dhe për shumë të tjera nuk e besoj INSTAT. Që me sa duket punon sipas sloganit të diktaturës: "Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Shqipëria marshon nga fitorja në fitorje”.

    Dje u shpall rezultati i Censusit 2023. Kuptohet ashiqare që u shpall sipas një sms-je që kryeministri ia dërgoi INSTAT-it.

    Syri

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Kanë parti po s'kanë njerëz/ Partia e Maqedonasve kërkon ribërjen e Censusit: U manipulua për llogari të Bullgarisë

    Emri:  auto_8c2869ff-4777-4b4e-8026-c5fbf6715292-770x4221719577916.jpg

Shikime: 803

Madhësia:  37.6 KB

    Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka reaguar në lidhje me të dhënat e Censit të publikuara ditën e sotme nga INSTAT.
    AMIE, shprehet e pakënaqur, madje e indinjuar në lidhje me të dhënat e publikuara.
    Sipas kësaj partie, në këtë proces nuk janë zbatuar standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit. Madje ata kanë kërkuar ribërjen e procesit.

    AMIE shton se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pashaporta për qytetarët shqiptarë.

    Reagimi:

    Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), si e vetmja parti që përfaqëson interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, shpreh indinjatën dhe mospranimin e rezultateve të publikuara të Censusit 2023, duke theksuar se shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit.

    Menyra se si u zhvillua Censusi vitin e kaluar dhe mbledhja e të dhenave mbi perkatesine etnike eshte kryer me shkelje te shumta gjatë procesit.

    Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të censusist si dhe gjatë censusit ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar.

    Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar.

    Institucionet shqiptare nuk kanë mare asnjë masë për ti garantuar minoritetit maqedonas deklarim të lirë dhe të paanshëm pa presione të jashtme nga ana e Bullgarisë por kanë ndihmuar hapur autoritetet bullgare.

    Përpara fillimit të censusit por edhe gjatë censusit në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas, kanë ardhur përfaqësues të institucioneve bullgare të cilat kanë dhuruar ndihma të ndryshme por edhe kanë bërë propaganda banorët të deklarohen bullgar pasi do të paiseshin me pasaporta bullgare.

    Personat e komunititetit maqedonas, të cilat kanë aplikuar për pasaporta bullgare dhe janë në proces për marrjen e pasaportës si para fillimit të censusit ashtu edhe gjatë censusit po kontaktoheshin nga ambasada bullgare dhe nga ndërmjetësuesit e pasaportave të deklarohen bullgar në census përndryshe nuk do të marrin pasaportat. Në terren në zonat ku jetonte komuniteti maqedonas po bëheshe fushatë të deklarohen bullgarë dhe pasi të deklarohen do të kishin mundësi të marin vërtetim nga bashkitë se janë deklaruar bullgarë dhe menjëherë do të mernin pasaportën bullgare.

    Shtetasit shqiptar kanë marë pasaporta bullgare dhe kanë paguar mijëra euro për atë pasaportë sepse është pasaportë evropiane dhe jo se janë bullgarë dhe me atë pasaportë mund të shfrytëzojnë privilegjet e Bashkimit Evropian.

    Tjetër problem që kemi hasur gjatë periudhës se censusit ka qënë kërcënimet pubike nga grupe ekstremiste nga Bullgaria, të cilat janë transmetuar gjerësisht në mediat shqiptare, ku kërcënonin shtetasit shqiptar të cilat kanë pasaporta bullgare ose kanë aplikuar për pasaporta bullgare të deklarohen bullgar përndryshe do ti mereshin ose nuk do të paiseshin me pasaporta bullgare. Edhe pse kemi kërkuar nga institucionet shqiptare, këto grupe ekstremiste ti ndalohet hyrja në Shqipëri gjatë periushës së censusit, autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë duke i lënë këto grupe ekstremiste nga Bullgaria gjatë periudhës të censusit të vizitojnë zonat ku jeton komuniteti maqedonas duke bërë propagandë dhe presion që banorët të deklarohen bullgar por edhe duke dhënë nga 300 euro për tu deklaruar bullgar.

    Fakti që Bullgaria ka kontrolluar censusin në Shqipëri është se persona të ndryshëm në Bullgari gjatë periudhës së censusit në Shqipëri, kanë publikuar në rrjetet sociale foto të formularëve se si deklarohen banorët në Shqipëri. Të dhëna këto të cilat janë të mbrojtura me ligjë por që Bullgaria ka pasur akses.

    Në Bashkinë Pustec ku presioni i Bullgarisë ka qënë I madhë, nga gjashtë javë që ka zgjatur censusi, popullsia është regjistruar vetëm për tre javë dhe gjatë këtyre tre javëve nga ankesat që na kanë ardhur, kemi konstatuar se anketuesit nuk kanë vizituar shumë shtëpi dhe se shumë familje që ndodheshin fizikisht në Bashkinë Pustec dhe që kërkuan të regjistroheshin, disa nga anketuesit nuk i regjistruan me arsyetimin se nuk jetojnë këtu. Edhe pse nga ana e INSTIT na u premtua se do të regjistroheshin të gjithë banorët e Bashkisë Pustec dhe do zgjatej periudha e censusit në Pustec për dy javë siç ndodhi në zona të tjera ne Shqipëri, kjo gjë nuk ndodhi dhe shumë banor nuk u regjistruan edhe pse fizikisht ndodheshin ne territorin e Bashkisë Pustec.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është vendim strategjik i vendit tonë si dhe kërkesë e qytetarëve shqiptar pavarësisht përkatësisë etnike. Komuniteti maqedonas në Republikën e Shqipërisë nuk mund të jetë dëm kolateral në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit Europian.

    Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian, jo vetem qe nuk i njohe te dhenat e ketij censusi, te falsifikuar, per minoritetin maqedonas, por kërkojme edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombetare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate te falsifikuara dalin haptazi kundër rendit kushtetues dhe aspiratave europine të Shqipërisë.

    Prandaj kërkojmë realizimin e një Censusi të ri, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që reflekton realitetin etnik të Shqipërisë.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    VIDEO/ Harxhi: Mbi 950 mijë shqiptarë të larguar vetëm në BE! INSTAT i ka kërkuar Ramës anulimin e censusit

    Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, e ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ka folur për shpopullimin e Shqipërisë në mënyrë të frikshme gjatë qeverisjes së Edi Ramës, si dhe për rezultatet e censusit që INSTAT i ka vonuar 8 muaj.

    Harxhi iu referua raportit të EUROSTAT dhe theksoi se në 10 vitet e fundit në BE janë larguar mbi 950 mijë shqiptarë, pa llogaritur ShBA-të, Britaninë e Madhe apo vende të tjera që nuk janë pjesë e unionit.

    VIDEO

    Sipas Harxhit, INSTAT ka vonuar shifrat e censusit të popullsisë në Shqipëri dhe i ka kërkuar Edi Ramës që ta anulojë këtë proces pasi ka dështuar, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga kryeministri.

    Harxhi: Censusi është me dy vite vonesë dhe mospublikimi i rezultateve tregon se ka pasur problematika të mëdha dhe prandaj po e vonojnë.

    Deri tani kemi të bëjmë me diku te 950 mijë shqiptarë të larguar vetëm në 10 vitet e fundit sipas EUROSTAT dhe kjo është vetëm në vendet e BE-së pa disktuar dhe përfshirë Britaninë e Madhe, ShBA-të apo vendet e tjera që janë jashtë unionit.

    Censusi i fundit në Kosovë, apo serioziteti i të dhënave të përpunuara në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, tregojnë se INSTAT ka shumë probleme për faktin se mospublikimi i këtyre të dhënave rëndon jashtëzakonisht shumë mbi moralin e kësaj qeverie. Tashmë u bënë 8 muaj që këto të dhëna nuk publikohen dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë kur të publikohen sepse kryeministri ka thënë para disa javësh që do i publikojë në datë 29 qershor.

    Sipas informacioneve që na vijnë nga personeli i INSTAT, i kanë kërkuar kryeministrit ta anulojnë këtë census siç bëri Maqedonia para disa ditësh sepse ky census ka dështuar por duket se zoti kryeministër kërkon të shkojë përpara me ato formulat e tij ‘shto ujë shto miell’ dhe të dali me një rezultat që mund të na surprizojë të gjithëve dhe do të jetë absolutisht i dënueshëm dhe kritikueshëm nga të gjithë ne sepse ne e njohim realitetin.

    Syri

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Lajme te zeza keto. Uroj qe Donald Trump ta mbaje fjalen dhe ta zhbeje Llotarine Amerikane. Se Shqiperia Lindore nuk po zbrazet per te shkuar ne Greqi. Vijne afro 5 me 6 mije ne vit ne SHBA nepermjet llotarise dhe bashkimeve familjare.

    Ndihma me e madhe e Trump ndaj Shqiperise do te ishte zhberja e kesaj m... llotarie qe ka zbrazur qytete si Pogradeci dhe Korca.

    Korcaret dhe pogradecaret e Greqise mund te kthehen ne Shqiperi pas vdekjes se Edi Rames. Mirepo pogradecaret dhe korcaret e SHBA nuk kthehen me ne Shqiperi. Prandaj urojme qe nese Trump behet president, ta pezulloje ate m.. llotarie.

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,216

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Nje gje qe duhet te theksohet eshte se numrat ne vetvete nuk jane problemi kryesor. Nga historia e dime qe kombet kane pasur ulje dhe zbritje demografike. Ne shekujt e 16-17 Anglia ka qene vendi me i populluar i Evropes dhe per shkak te pabarazive, luftes civile, etj., Anglia ia arriti te dergonte miliona njerez drejt kolonive, gje qe francezet dhe spanjollet nuk e benin dot, ndonese ne ata shekuj francezet dhe spanjollet kishin kolonite dhe flotat e tyre (por nuk kishin problemet e brendshme qe kishte Anglia).

    Ne shekullin e 18te kombi me i populluar ne Evrope u bene francezet. Meqe tani anglezet kontrollonin te gjitha detet, ky mbipopullim francez solli ambiciet kontientale me Revolucionin Francez si shkrepesen e zjarrit dhe luftrat napoleonike si zenithin e gjithe ketij mbipopullimi. Duhet te vriteshin miliona burra derisa te kishim ndryshime te medha ne Evrope dhe drejt shekullit te 20te kombi me i populluar te beheshin gjermanet.

    Shkurt muhabeti, shifrat nuk tregojne gjithcka dhe ne rastin e Frances dhe Gjermanise rritja demografike vetem katastrofa per tere Evropen shkaktoi. Ne rastin e Amerikes shifrat flasin per renie dhe ngritje civilizimesh te nativeve. Ne Luften e Dyte Boterore, po ashtu, Rusia dhe Gjermania humben afro 25 milione njerez, 80% syresh duhet te kene qene burra ne moshe ushtrie. Mirepo ne vitet 1950 Bashkimi Sovietik, SHBA dhe Gjermania Perendimore perjetuan dekaden me te shkelqyer ne historine e tyre, me mireqenie qe nuk ishte konstatuar ndonjehere ne Historine e Njerezimit, mireqenie e cila ne SHBA solli brezin e beach boomers (brez qe lindi mes te mirave, brez ku grate u bene berthama e familjes dhe pothuajse cdo grua bente 3 me 4 femije te shendetshem).

    Dekada 1950 eshte dekade qe ndoshta nuk do te perseritet me ne historine e civilizimit human, por duhet theksuar ketu qe kemi te bejme me nje ndryshim te jashtezakonshem: ne 1945 te gjithe kishin friken qe civilizimi po shkonte drejt kolapsit, nje lufte e madhe u kishte vene flaken kater a pese kontinenteve, mbi 100.000.000 njerez kishin humbur jeten, akoma me shume njerez ishin shperngulur nga shtepite e tyre, por vetem per pese vjet bota ishte tjetersuar per mire dhe SHBA, Bashkimi Sovietik dhe Evropa do te provonin nje mireqenie qe asnjehere me pare nuk ishte ndeshur ne historine e njerezimit, e madje ne Evropen Lindore kishim rritje te menjehershme te popullsise (perfshi ketu Shqiperine enveriste).

    Cfare ndodhi keshtu qe ndryshoi thelbesisht realiteti global?

    SHBA dhe Bashkimi Sovietik fituan nje lufte nga e cila dolen shume here me te forte sec ishin me pare, kurse Gjermania dhe Evropa u cliruan nga regjimet diktatoriale dhe anakronistike. Te gjithe tashme mund te shpresonin dhe grate u bene berthama e shume familjeve, ne nje kohe kur miliona burra ishin zhdukur ne njeren apo tjetren lufte. Pra shpresa e sapolindur dhe vdekja e regjimeve qe mbanin peng Evropen duhet te kene qene nje faktor thelbesor per kete ndryshim radikal.

    Qe ta mbyll me kaq, problemi i Shqiperise nuk eshte ikja e njerezve. Problemi eshte qe ne Shqiperi ka vdekur shpresa. Shqiperia mbahet peng nga nje grup mafiozesh. Aty nepotizmi ben kerdine dhe hajdutet nuk ndeshkohen. I miri pezullohet nga puna kurse idioti shperblehet dhe merr medalje. Gjuha shqipe dhe kultura nuk mbrohen fare. Etika e punes ka arritur nivele me te dobeta se ato te kohes se Dulles. Nuk ka dite qe te mos vdese dhe te mos sakatohet nje punetor ne Shqiperi, ne oren e punes. Nuk ka dite qe te mos shtypet nje plak me makine. Askush nuk ndeshkohet, Ministrat dhe Edvin Bajlozi llomnotitin sikur gjasme po djersiten shume per ate vend, por statistikat e tregojne qarte se aksidentet ne pune, akdidentet ne rruge, arritjet ne arsim dhe shkenca, etj. etj., e e kane kthyer Shqiuperine ne nivele aq te dobeta saqe as me kohen e Dulles nuk krahasohen.

    Per keto cfare do te behet? Per etiken e punes, per ligjin, per kulturen, per meritokracine? Nese rregullohen keto dhe ndeshkohet nepotizmi atehere ka shprese per ate vend qe trendi i largimit dhe vdekjeve masive mund te kthehen. Por nese nje vend nuk ka shprese dhe nuk ka njerez serioze qe ta udheheqin, atehere dhe vetem atehere Shqiperia eshte vertet per t'i qare hallin dhe madje per ta vajtuar si nje vend te vdekur dhe te marre fund.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2021, 06:23
  2. Hoffman: Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 18:44
  3. Shifrat alarmante, në Shqipëri 150 mijë banorë janë vartës alkooli
    Nga prishtina75 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-12-2012, 07:51
  4. Shifrat e sakta te mioritareve ne Shqiperi
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 13:30
  5. Vdekshmeria foshnjore me e larte se shifrat zyrtare.
    Nga kastriot në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 09:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •