Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    254

    Popullsia shqiptare Orthodokse-pakësim natyral apo ka ndikuar politika?

    Realizimi i Censusit mbetet në fakt një punë voluminoze e cila kërkon specialistët përkatës. Censusi i vitit 2023 megjithse me vonesë, tregoi disa elementë të domosdoshëm të shtetit shqiptar nëpërmjet të cilave populli sheh si në pasqyrë veten e vet, kurse qeveria dhe pushtetet e tjera shikojnë problemet që duhen zgjidhur në të ardhmen.
    Pavarësisht rënies drastike të popullatës në raport me Censusin e vitit 2011, një rënie prej 450 mijë banorësh kryesisht nga emigracioni dhe më pak nga rënia e lindjeve apo rritja e vdekshmërisë për shkak të Pandemisë apo të Kancerit, mund të vihet re se disa të dhëna të tjera duket që ndikojnë jo për mirë në prosperitetin e popullit shqiptar dhe në integrimin e vëndit.
    Një nga këta faktorë përveç emigracionit (sidomos të të rinjve) gjë që ka shkaktuar rritjen e moshës së tretë deri në 700 mijë banorë pra ~ ¼ e popullsisë është plakur, janë edhe faktorë të tjerë që duken sikur përpiqen të pengojnë Shqipërinë të jetë një vënd europian dhe i integruar. Ashtu si spjegoi edhe një nga përfaqësuesit e BE se…` Shqipëria është praktikisht e integruar në BE meqënëse ka 1/3 e popullsisë të larguar e të integruar me BE dhe vëndet e tjera perëndimore`, Gjëndja demografike në Shqipëri tregon disa diskordanca në dukje të papërfillëshme, porse mund të jenë me konseguenca në të ardhmen sidomos në idenë e globalizimit, ku vëndet e vogla do të jenë më të humburat përsa i përket problemit të Etnisë dhe të traditive kombëtare dhe fetare.
    Dy problematikat më kryesore mbi të cilat ka ndikuar politika shqiptare jo konsekuente dhe aspak kombëtare janë: Minoritetet dhe Religjionet.
    Përse i kam vënë në fokus këto dy faktorë bazë të Censusit, elementë të cilët nga shumë njerëz shihen thjesht si të dhëna statistikore, dhe jo si problematika të krijuara gjatë viteve të demokracisë?
    Sepse kwta dy faktorw mund tw dwmtojnw Shqipwrinw si shtet i shqiptarwve dhe Shqipwrinw me njw komunitet tw konsiderueshwm tw krishterw.
    1.Censusi Minoriteteve.
    Përsa i përket minoriteteve, ashtu sikundër shihet nga statistikat e viteve 1923, 1927, 1945, 2011, 2023, që janë paraqitur më poshtë, vërehet se sipas burimit `T.Selenica`, nuk paraqiten minoritete përveç se tregohet që kishte 99 hebrenj në prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.
    Sidoqoftë në vitin 1945, Censusi i atij viti u bë edhe për minoritetet, madje edhe u paraqit mesa duket `me kërkesën tendencioze të grekëve` për gjëndjen e minoriteteve në Shqipëri I cili u paraqit edhe nw OKB e atëhershme. Dhe aty del se kishte 46.577 banorë të kombësive të ndryshme, 31.500 minoritare grekë në Gjirokaster+Sarande; 9400 maqedonas ne Prespe e Golloborde,2 000 malazezë e serbë, por nuk kishte asnje grek ne Korce dhe Himare. Censusi fetar nuk ishte bërë. Gjatë viteve të komunizmit, popullsia u rrit por nuk pati Census fetar , kurse census minoriteteve vërehej vetëm ai për minoritarët grekë që ishin deri në 23.5 mijë deri në 1989. Në vitin 2011 u vu re një shtim i grupeve minoritare në Shqipëri kryesisht për tre faktorë kryesore:
    - Dëshira për të përfituar, punë e pensione nga vëndet fqinjë
    - Dëshira për të marrë pashaportë të huaj, për tu larguar nga vëndi jo më si emigrant por si i huaj
    - Mungesa dhe pa-aftësia e shtetit shqiptar dhe e politikës shqiptare për të përmirësuar mirëqënien në Shqipëri, qoftë për shkak të drejtuesve vendorë dhe qëndrorë të pa-aftë dhe me mentalitet katundar e militant partiak, qoftë dhe rrushfetet dhe korrupsioni masiv që plasën në kohën e demokracisë, duke e lënë vëndin për një kohë të gjatë në një demokraci të rrezikuar dhe anarki.
    Shumë shqiptarë u bënë egjyptianë, grekër, maqedonas, bullgarë, malazes e serbë duke e ditur mirë se familjet e përzjera me shqiptarë nuk mund të quhen minoritarë por bilingualë, dhe së dyti, nuk mund të ndrrohet etnia me dëshirë sepse AND nuk gënjen.
    Sidoqoftë paradokset në kohën e demokracisë-anarkike shqiptare janë të zakonshme, por sigurisht dora e politikave fqinje për ta nxjerrë Shqipërinë si një vënd heterogjen me atë strategjinë që sa më shumë minoritatarë aq më shumë Shqipëria do të jetë e përçarë dhe se mund të shpërbëhet.
    Kjo e ka fillimin në vitet `90 kur u prishën me urdhër, të gjitha fabrikat, uzinat, kombinatet, punishtet dhe detyruan që të largohen rreth 650.000 shqiptare deri në 1999. Lejimi pa kriter i minoriteteve për shkak të presioneve greke, rumune, bullgare, maqedonase, të shoqërura dhe me rrushfetet përkatëse, ka dëmtuar Shqipërinë në sytë e BE, pavarësisht se Demokracia liberale nuk e vë re këtë aspekt, por e parë me strategjitë e politikave fqinje, shtimi artificial i minoriteteve është në dëm të Shqipërisë.
    2. Censusi Fetar është më i prekshëm dhe më i lakuari si nga politika shqiptare dhe atyre fqinje, ashtu dhe shumë i rëndësishëm përsa i përket historisë së Shqipërisë, në të cilën komuniteti orthodox ka luajtur rolin e violinës së parë qoftë për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, ku 11 firmëtarët ishin orthodoksë, 2 ishin katolikë, 10 ishin kosovarë, dhe 17 ishin intelektualë myslimanë shqiptarë, qoftw nw hapjen e shkollws sw parw Shqipe nw Korçënw 1887, qoftë për Kongresin e Alfabetit të bërë në Manastir më 1908, qoftë për bërjen e hymnit të Shqipërisë, qoftë për bërjen e këngëve patriotike, qoftë për luftën për pavarësi dhe luftën nacional-çlirimtare, qoftë për shoqatat patriotike që luftonin për pavarësinë e Shqipërisë në Bukuresht, Sofie, Misir, Stamboll, qoftë dhe për shkëputjen nga kisha greke nëpërmjet krijimit të Autoqefalisë që në 1922 në Berat ku roli i Fan Nolit të madh ishte vendimtar në predikimin shqip në kishat e asaj kohe, qoftë edhe në kohën e demokracisë së bashku me komunitetet e tjera sidomos me komunitetin bektashi.
    Sipas statistikave të T. Selenicës për vitet 1923 dhe 1927, popullsia orthodokse në raport me popullatën e përgjithshme ishte 171 mijë ose 20.5% në 1923, dhe 181 mijë ose 21.7% në 1927. Nuk ka të dhëna në Censusin e vitit 1945 për Census fetar, por vërehet se vetëm numri i minoritarëve grekë, tregon për popullsinë orthodokse pjesërisht sepse komuniteti orthodox shqiptar është 6 herë më tepër se ai grek.
    Në vitet e Diktaturës ka shtim gradual të popullsisë në Shqipëri deri në 3.12 milion banorë në vitin 1989 për shkak të izolimit, por edhe për shkak të politikave për të patur shumë fëmijë. Në një bisedë me Hrushovin, Diktatori Enver Hoxha i pyetur se sa orthodoksë ka Shqipëria, Diktatori u shpreh se orthodoksë jane rreth 30%.
    Vetëm në vitin 2011 u realizua Censusi fetar ku çuditërisht popullsia e komunitetit orthodox u paraqit si 189 mijë vetë ose 6.7%, pra vetëm 8 mijë vetë më tepër se popullsia orthodokse e vitit 1927 ku popullsia orthodokse ishte 181 mijë vetë në një kohë kur popullsia e vitit 2011 ishte 2,8 milion pas 84 vitesh, dhe popullsia e vitit 1927 ishte 814 mijë?! Skandal!
    Edhe sikur emigrimi të kishte larguar shqiptarët, largimi do të ishte afërsisht njëlloj si edhe për komunitetet e tjera por jo në këtë shifër komplet absurde!
    Në Censusin fetar të 2023 shifrat ishin rregulluar disi duke paraqitur popullsinë orthodokse pak më shumë në një kohë që popullsia shqiptare mbetet më e vogël se e vitit 2011, praktikisht me 173.645 vetë ose 7.17% në një popullsi prej 2.14 milion banorë?!
    Interesant është fakti i popullsisë katolike ndër vite. Ka vetëm një element që nuk ka ndryshuar popullsia katolike: 10.5% në 1923; – 10.5% në 1927; 10% në 2011; dhe ~10.3% në 2023 ???!!!
    Si ka mundësi që popullsia katolike megjithë këtë emigrim nuk ka ndryshuar fare, popullsia myslimane nuk ka ndryshuar fare ose ka ndryshuar pak në raportet me bektashinjtë, kurse popullsia orthodokse ka ulje drastike dhe mesa duket ,aspak shkencore dhe statistikore, po të shohësh në vijueshmëri datat e bërjeve të Censusit?
    Mendoj se ulja drastike e popullsisë orthodokse ka shkaqe artificiale të cilat mund të rreshtoj si më poshtë:
    -Politike sepse grupet politike shqiptare si dhe një pjesë e shoqërisë shqiptare janë të sensibilizuar dhe refraktarë ndaj Drejtuesit grek të KOASH-it shqiptar, dhe presioneve disa vjeçare të politikave greke për minoritetin grek, i cili sipas tyre `duhet tw jetw më i madh se sa del në census`.
    Duke qënë kështu, politikanët kanë menduar që të ulin artificialisht popullsinë e komunitetit orthodox, megjithse dihet që raporti i minoritarëve orthodoksë dhe orthodoksëve shqiptarë është rreth 6 herë më i madh në favor të shqiptarëve!
    - Sociale, një pjesë e orthodoksëve shqiptarë që nuk janë dakort me Drejtuesin jo shqiptar të KOASH-it, nuk kanë preferuar të paraqiten si orthodoksë në Censusin. Sigurisht mund të ketë edhe të tjerë por si në gjithë komunitetete e tjera që mund të jenë larguar nga feja ashtu si paraqiten si `ateistë` apo që `nuk përgjigjen` apo `nuk disponohen`, por ky kontigjent nuk mund të jetë vetëm orthodox!
    -Indiferentizmi apo urrejtja e fshehur e disa qarqeve të cilat mund të jenë edhe si pjesë e `stafit të Censusit`, duke i paraqitur orthodoksët shqiptarë të gjithë si `grekër`.
    -Ndikimi i ngjarjeve në Kosovë, ku shqiptarët e Kosovës dhe sidomos disa qarqe islamike kosovare të cilat duke urryer politikat serbe dhe vetë Serbinë orthodokse, bëjnë gjithashtu dhe një lidhje të shkurtër edhe duke urryer edhe orthodoksët shqiptarë, madje duke transferuar klimën e urrejtjes ndaj orthodoksisë serbe e ruse edhe ndaj asaj shqiptare. Nuk duket e rastit, - e parë me këtë prizëm- harresa ndaj Rilindasve shqiptarë të cilët kanë dhënë kontributin kryesor për Shqipërinë për të cilët shkrova më sipër (pa ulur vlerat e intelektualëve myslimane e katolike).
    - Zhgënjimi nga Diktatura e cila për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, përdori Rilindasit orthodoksë, këngët e tyre, emrat e tyre, famën e tyre, për të krijuar Shqipërinë dhe shkrimin shqip, në disa raste mërziti shoqërinë shqiptare të asaj kohe me promovimin e tyre vazhdimisht, gjë që ka dhënë një ndikim negativ ndaj komunitetit orthodox të sotëm në sy të shoqërisë shqiptare të sotme.
    -Emigracioni, sigurisht emigrimi ka qënë afërsisht në përpjestim të barabartë ndaj të gjitha komuniteteve fetare, dhe kështu nuk mund të thuash që janë larguar më shumë orthodoksë se sa katolikë apo myslimanë apo edhe ateistë.
    Në përfundim, të para në këtë këndvështrim, sigurisht jam i mendimit se numri i popullsisë orthodokse është shumë më i madh edhe në ditët e sotme, madje po aq sa ka qënë para 2011 rreth 21%. Këtë mund ta vërtetojë kushdo i cili shikon numratorin telefonik ose po të shkojë në varreza dhe të shohë emrat e të vdekurve.
    Mund të vërehet numri i madh në raport me Censuset, i emrave dhe mbiemrave orthodoksë. Prandaj mendoj se Komisioni i Censusit nuk ka treguar saktësisht se sa është numri real i popullsisë orthodokse si në vitin 2011 ashtu dhe në vitin 2023, dhe kjo mendoj se është bërë si i thonë `me urdhër nga lart`!
    Shpresojmë që me vëndosjen e një Drejtuesi klerik orthodox shqiptar në KOASH, do të mund të tregohet realisht se sa është popullsia orthodokse shqiptare, pavarësisht minoriteteve apo jo.
    Më poshtë janë tabelat e Censuseve ndër vite në Shqipëri:

    CENSUS FETAR 2023
    Popullsia 2.402 milion banore
    Besimi Fetar Mysliman 1.101.718 - 45%
    Mysliman-Bektashi 115.644
    Krishterë-katolikë 201.530 - 10.5%
    Krishterë - Ortodoks 173.645 – 7.17%
    Ungjillore 9658
    Tjetër besim 3670
    I pacilësuar 332.155
    Ateist. 85.311
    Nuk përgjigjen 244.331
    Nuk disponohet 134.451
    Minoritetet
    Shqiptarë 2.186.917
    Grek 23485
    Egjyptian 12375
    Bullgarë 7057
    Boshnjakë 2963
    Maqedonisë së Veriut 2281
    Serbë 584
    Malazezë 511
    Romë 9813
    Aurumunë 2459
    Pa përgjigje 13.507
    Burimi: INSTAT/ CENSUS 2023 (https://shqiptarja.com/lajm/censi-20...-te-pacilesuar)
    CENSUS FETAR 2011
    Popullsia -2.8 milionë banorë,
    Besimi mysliman1.58 milionë ose 56.7 %
    Besimi bektashi 58,624 vetë ose 2.1%
    Besimi katolik 281 mijë vetë ose 10 %
    Besimi Orthodoks 189 mijë vetë ose 6.7%
    Ateiste 70 mijë vetë ose 2.5%
    Besimtare pa religjion 154 mije vete 5.5%
    Besime te tjera 70 mije vete ose 2.5%
    Refuzoi te pergjigjet 112 mije ose 4%
    Nuk disponohen ~280 mije ose 10%
    Minoritetet
    Greke 24242
    Arumune 8266
    Rome 8100
    Maqedonas 5512
    Malazeze, 366
    Egjiptiane, 3,368
    (Burimi: INSTAT/CENSUS 2011)
    CENSUSI I VITEVE 1923 DHE 1927
    Popullsia 814 mijë banorë
    Përkatësia fetare 1923
    Besimi mysliman -558 mijë, ose 68.5%
    Besimi Orthodoks 171 mijë ose 20.5%
    Besimi Katolik 85 mijë ose 10.5%
    Në vitin 1927
    Popullsia 833 mijë banore
    Perkatesia Fetare
    Besimi mysliman -563 mijë, ose 67.6%
    Besimi Orthodoks 181 mijë ose 21.7%
    Besimi Katolik 88.739 mijë ose 10.6%
    99 hebrenj, që jetonin në Prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.
    (Burimi: T. Selenica)
    CENSUSI I VITIT 1945
    Popullsia 1.122.044 banorë
    1 075 467 shqiptarë autoktonë dhe
    46 577 të kombësive të ndryshme.
    Asnje grek ne Korce dhe Himare
    31500 minoritare ne gjirokaster+ sarande.
    9400 maqedonas ne prespe e golloborde
    2000 malazeze e serbo& kroate
    Census Fetar - nuk u rregjistrua.
    (Dosja me të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Konferencën e Paqes në Paris -http://ëëë.panorama.com.al/%E2%80%9Çensusi-ne-%E2%80%9845-asnje-grek-nuk-u-deklarua-ne-himare%E2%80%9D/ )

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Rënie drastike e popullsisë në qarqe, rritje minimale në Tiranë

    Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se 10 nga 12 qarqet e vendit kanë pësuar largime masive të popullsisë, destinacioni i të cilëve duket se është drejtpërsëdrejti emigrimi ndërsa kryeqyteti Tiranë mbetet e vetmja zonë në Shqipëri ku ka rritje. Disa bashki kanë humbur gjysmën e popullsisë.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  PHOTO-2024-02-14-10-28-57.jpg

Shikime: 778

Madhësia:  37.7 KB
    Një çifti të dashuruarish në ditëm e Shën Valentinit në sheshin Skënderbej në Tiranë | Foto: LSA

    Në Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave të vitit 2001 dhe në Censusin e vitit 2011, konkluzioni ishte në të dyja rastet që popullsia e Shqipërisë ishte përfshirë në një lëvizje masive nga fshati për në qytet, ku pjesërisht lëvizja ishte e brendshme dhe pjesërisht, jashtë vendit. Në fakt, lëvizja e brendshme, pra lëvizja nga zonat periferike të vendit për në ultësirën perëndimore si dhe lëvizjet nga fshati për në qytet, ishin në përmasa më të mëdha se sa emigrimi i jashtëm. Jo më. Të dhënat e Censit 2023, të publikuara të premten, tregojnë se gjatë dekadës së fundit, shumica dërrmuese e lëvizjes së popullsisë është me destinacion vetëm vajtje jashtë vendit, me një lëvizje minimale në drejtim të Tiranës.

    Të dhënat e censit tregojnë gjithashtu se një pjesë thelbësore e popullsisë që u zhvendos nga zonat e thella malore për në qendrat e mëdha urbane të vendit si Tirana dhe Durrësi, tashmë ka hequr dorë nga gjetja e së ardhmes në Shqipëri dhe po largohet në përmasa të frikshme për në emigrim.

    Të dhënat e censit sugjerojnë nga ana tjetër që, nëse vendi nuk do të arrijë të tërheqë pas në masë disa nga emigrantët e larguar gjatë viteve të fundit, popullsia do të vijojë të bjerë edhe në vitet në vazhdim. Numri shumë i vogël i fëmijëve të mbetur në vend, gjithsej 488 mijë vetë në vitin 2023, sugjeron që, nëse të gjithë këta fëmijë do të qëndrojnë në Shqipëri dhe nëse lindshmëria do të rritet nga kuotat minimale aktuale në kuotat e domosdoshme për zëvendësim, që do të thotë, më shumë se 2.2 fëmijë për nënë në moshë riprodhuese, popullsia në dekadat në vijim mund të zbresë deri në 1.5 milionë banorë.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 11.58.50 AM.jpg

Shikime: 759

Madhësia:  18.1 KB

    INSTAT raportoi se ka gjetur në shtator 2023 popullsi të pranishme prej pak më shumë se 2.4 milionë banorë, shifër kjo afërsisht 400 mijë më e ulët se sa popullsia e pranishme në censusin e vitit 2011. Krahasimi i saktë nuk është i mundur për shkak se në vitin 2011, të dhënat paraprake të censusit e vlerësuan popullsinë në 2.8 milionë ndërsa rivlerësime pas censusit dhanë rezultate lehtësisht të ndryshme, me disa dhjetëramijëra më shumë se sa vlerësimi paraprak.

    Gjithsesi, nëse marrim për referencë shifrën e parë prej 2.8 milionësh, e cila vijon të gjendet e publikuar në faqen e internetit në Instat për censusin e vitit 2011, atëherë mund të themi se:

    a) Popullsia e Shqipërisë, nëse nuk do të kishte as migrim dhe as emigrimi, do të duhej të ishte, në vitin 2023, 2.8 milionë plus shtesa natyrore prej 88 mijë vetësh, e cila është numri i lindjeve më i lartë se sa i vdekjeve për periudhën mes dy censuseve.

    b) Rreth 108 mijë prej popullsisë rezidente të censit 2023, deklaruan se janë të kthyer nga emigrimi përgjatë dekadës së fundit. Këtyre duhet t'i shtohen edhe rreth 15 mijë shtetas të huaj që u gjendën në Shqipëri. Rrjedhimisht, numri i personave që duhet të kenë ikur në emigrim rishtaz në periudhën mes dy censuseve është afërsisht 609 mijë vetë ndërsa rezultati neto i migrimit është rreth 486 mijë vetë.

    Nëse marrim parasysh shifrën e rivlerësuar të Censusit 2011, popullsia ka rënë me rreth 440 mijë vetë.

    Censusi është procesi admistrativ që shtetet kanë përdorur që nga koha e lashtësisë si burim informacioni për të ditur gjendjen faktike të popullsisë. Në kohët e vjetra, qëllimi kryesor i censusit ishte taksimi i pronës së tundshme dhe të patundshme apo taksimi për kokë i popullsisë ndërsa në shtetet moderne, censusi bëhet për informacion statistikor i vlefshëm për vlerësimin e nevojave për shërbime të ndryshme publike, nga infrastruktura fizike, të shkollat apo shëndetësia.

    Pas rënies së Komunizmit në Shqipëri janë kryer tre procese të tilla, ku në çdo rast, emri i përdorur ka ndryshuar. Në censusin e vitit 2001, emërtimi zyrtar ishte Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave (REPOBA) ndërsa në vitin 2011 u përdor termi Census. Në vitin 2023, zyrtarët përdorën termin Censi. Ky shkrim do të përdorë këto terma respektivisht për secilin prej proceseve.

    Të dhënat e Censusit 2011 dhe të Censit 2023 tregojnë gjithashtu se në të dyja rastet, Instituti i Statistikave ka dështuar me një shkallë të lartë gabimi të vlerësojë popullsinë reale të pranishme në Shqipëri, pavarësisht se përgjatë këtyre viteve ka pasur në dorë instrumente indirekte për vlerësime më të sakta. Në vitin 2011, censusi nxorri një popullsi të pranishme shumë më të ulët se sa vlerësimet vjetore të INSTAT dhe po kështu, edhe më 2023. Për shembull, vlerësimi i fundit i INSTAT për popullsinë e pranishme në janar 2023, fliste për një popullsi rezidente prej afro 2.7 milionë banorësh, plot 300 mijë më shumë se sa fakti.

    Largimi i popullsisë nga një vend ka qenë historikisht një çështje debati politik. Ndonëse shkaqet e emigrimit janë nga më të larmishmet, gjendja dhe regjimi politik i një vendi konsiderohen si faktori kryesor që shpie një pjesë të popullsisë të largohet nga vendlindja në kërkim të një fati më të mirë gjetkë.

    Si Sali Berisha, kur ishte kryeministër në kohën e Censusit 2011 ashtu edhe Edi Rama sot, u përballën me pikëpyetje nëse qeverisja e tyre ishte përgjegjëse për largimin e dhjetëramijëra shqiptarëve çdo vit. Të dy mohuan që korrupsioni dhe keqqeverisja të jenë shkaqe të këtij eksodi.

    Emigrimi dhe lindshmëria

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.00.33 PM.jpg

Shikime: 760

Madhësia:  23.8 KB

    Qeveria komuniste në Shqipëri përdori që nga viti 1964 një sistem të pasaportizimit të brendshëm, në bazë të së cilit, qytetarët nuk kishin të drejtë të zgjidhnin nëse donin të jetonin në qytet apo në fshat, apo nëse donin të jetonin në një vend të caktuar. Vendimi duket se bllokoi procesin natyror të urbanizimit, duke e lënë Shqipërinë me shkallën më të ulët të urbanizimit në kontinent. Në fund të komunizmit, në vitin 1992, afro 64% e popullsisë shqiptare jetonte në zonat rurale, ndërkohë që pjesa tjetër e kontinentit kishte përjetuar fillimisht urbanizimin, ku pjesa dërrmuese e popullsisë u vendos nëpër qytete duke lënë në fshat më pak se 10%, dhe më pas, procesin e anasjelltë, ku shumë banorë zgjidhnin për të jetuar në fshat ndërsa bënin punë tipike urbane duke udhëtuar çdo ditë drejt vendit të zakonshëm të punës.

    Krahas imponimit të pasaportizimit të brendshëm, qeveria komuniste shqiptare ishte një nga dy vendet e vetme të Evropës Lindore, të cilat, refuzuan konkluzionet e një kongresi demografësh të botës komuniste të vitit 1962, të cilët rekomanduan ndalimin e rritjes së popullsisë përmes praktikave të planifikimit familjar. Demografët e Lindjes në atë kohë dolën në konkluzionin se popullsia mund të rritet tepër shpejt në rast se politika e nxitjes së lindshmërisë, që shumë vende ndoqën pas vdekjeve dramatike të Luftës së parë Botërore, do të vijonte. Rrjedhimisht, vendet e Lindjes filluan programe të edukimit seksual nëpër shkolla, lejuan abortin dhe rekomanduan seks të mbrojtur.

    Shqipëria dhe Rumania nuk e ndoqën këtë këshillë. Në Rumani, diktatori vendës shpalli barkun e gruas pronë të shtetit dhe urdhëroi të bëheshin sa më shumë fëmijë. Në Shqipëri, propaganda qeveritare ishte e njëjtë, por popullsia, si në Shqipëri, ashtu edhe në Rumani, ishte dukshëm më e mençur se sa politikanët. Lindshmëria u reduktua në Shqipëri përgjatë dekadave të komunizmit si sjellje e vetë qytetarëve, pavarësisht mungesës së kontraceptivëve dhe ndalimit me ligj të abortit.

    Fryrja ekstreme e popullsisë rurale gjatë kohës së komunizmit si dhe burimet shumë të pakta ekonomike, bëri që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë të largohej nga fshati pas rënies së komunizmit, pjesërisht duhe u vendosur në qytetet kryesore të vendit dhe pjesërisht duke ikur në emigrim. Qeveritë post-komuniste nuk ishin në gjendje as të parashikonin dhe as të merrnin masa për të menaxhuar këto lëvizje drastike të popullsisë, gjë që solli urbanizim kaotik, krijimin e zonave urbane pa infrastrukturën e nevojshme në furnizim me ujë, kanalizime apo rrugë si dhe ndërtime pa leje në masë.

    Gjithsesi, popullsia në tërësi, mes viteve 1991 dhe 2001, pësoi një rënie minimale nga 3.2 në 3.069 milionë banorë, për shkakun e thjeshtë se popullsia ishte e re dhe lindshmëria ishte e lartë. Mes të dy censuseve, vlerësohet se rreth 600 deri në 800 mijë banorë mungonin, supozohet duke qenë në emigrim. Lindshmëria e lartë, por gjithsesi, në rënie të shpejtë, bëri që, mes censuseve 2001 dhe 2011, popullsia të reduktohej me “vetëm” 7.3%. Problemi është se emigrimi gërryen më së shumti të rinjtë, gjë që bën që lindshmëria të binte. Në vitin 2000, lindshmëria ishte ende 3 fëmijë për nënë, ndërsa aktualisht ka rënë në më pak se 1.5. Shifrat e sakta që nevojiten për të llogaritur lindshmërinë për nënë me popullsinë faktikisht të pranishme në Shqipëri nuk janë publikuar ende nga INSTAT. Ato pritet të publikohen në tetor. Mes viteve 2011 dhe 2023, popullsia rezidente ra me afro 15%

    Megjithatë, lindshmëria e ulët nuk do të thotë se popullsia ishte në pakësim. Përgjatë të gjithë periudhës pas rënies së komunizmit, deri më sot, vendi ka pasur më shumë lindje se sa ka pasur vdekje, me përjashtimin e vetëm të vitit 2021, kur vdekjet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19 sollën për herë të parë një shtesë popullsie negative. Kjo do të thotë se, ndonëse lindshmëria ka ardhur në rënie të vazhdueshme, rënia e popullsisë përgjatë dekadave të fundit ka qenë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e emigrimit masiv.

    Jo më dyndje në qendër

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.01.22 PM.jpg

Shikime: 765

Madhësia:  20.0 KB

    BIRN përdori të dhënat e INSTAT për REPOBA 2001, Census 2011 dhe Censi 2023 të ndara sipas qarqeve dhe bashkive si dhe të dhënat e Regjistrit Civil, të marra nga Ministria e Brendshme përmes një kërkese për të drejtë informimi, për të kuptuar drejtimet kryesore të lëvizjes së popullsisë. Të dhënat sugjerojnë se mes Censusit dhe Repobës, popullsia ra me të vërtetë me 7%, në rang kombëtar por rënia u shoqërua me një zhvendosje nga periferia drejt qendrës. Kështu, ndërsa dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie që varionin nga 16% në Lezhë e Shkodër, në 39% në Gjirokastër dhe 28% në Dibër, dy qarqet më të mëdha të vendit, Tirana dhe Durrësi, njohën respektivisht rritje të popullsisë me 8% dhe 31%. Popullsia e Qarkut Tiranë u rrit me 183 mijë vetë ndërsa popullsia në Durrës u rrit me 24 mijë vetë. Krahasimi me vitin 1991 nuk është gjithmonë i mundshëm për shkak se ndarja administrative e vendit në atë kohë ishte e ndryshme. Por ajo që mund të thuhet është se popullsia e qytetit Tiranë në çastin e rënies së komunizmit ishte rreth 216 mijë vetë ndërsa në shtator 2023, ishte rritur në 598 mijë vetë.

    Tendenca e përqendrimit të popullsisë në Shqipërinë qendrore si dhe përreth qyteteve të mëdha, e cila u shfaq, mes të tjeras, me krijimin e lagjeve të gjera të paurbanizuara si Bathorja në Tiranë dhe ish-Këneta në Durrës, duket se është përmbysur në dekadën e fundit. Mes Censusit dhe Censit, të gjitha qarqet e vendit, përfshirë Tiranën, pësuan rënie të popullsisë. Durrësi, i cili në vitin 2011 ishte një nga dy qarqet e vetme me rritje popullsie, në dekadën që pasoi, pësoi rënie të popullsisë me 16%. Në fakt, ndërsa populsia në këtë qark, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak e Krujë, u rrit me 24 mijë vetë mes Repobës dhe Censusit, ajo ra me 42 mijë vetë mes Censusit dhe Censit. Popullsia e qarkut, aktualisht 227 mijë vetë, është edhe më e paktë se sa ishte në vitin 2021.

    Qarku i Tiranës, ku përfshihen bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë, pësoi një rënie në masën 3%. Rënia në qarkun Tiranë ishte josimetrike dhe gjendja e popullsisë në bashkinë e Kamzës si dhe në atë të Vorës është treguesi më i fortë i tendencës së kalimit nga migrantë të brendshëm në emigrantë.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.01.55 PM.jpg

Shikime: 758

Madhësia:  17.2 KB

    Tre dekada më parë, Kamza ishte një qytezë periferike e kryeqytetit me pak mijëra banorë. Në vitin 2011, Kamza dhe ish-komuna Paskuqan, të cilat i bashkuan në reformën administrative të vitit 2015, kishin bashkërisht 136 mijë banorë, një rritje ndoshta njëzet herë në krahasim me tre dekada më parë. Rritja e popullsisë erdhi si pasojë e zbritjes në Tiranë të një pjese të konsiderueshme të popullsisë nga zonat veriore dhe veri-lindore të vendit.

    Kjo rritje gjithsesi duket se i përket të shkuarës tashmë. Te Censi, intervistuesit gjetën në Kamëz vetëm 96 mijë banorë, afro 40 mijë më pak nga sa ishin te Censusi 2011. Afërsisht një në çdo tre banorë të zonës duket se ka emigruar, duke u larguar, kësaj here, jo nga vendlindja, por nga shtëpia e dytë, për një jetë tjetër në emigrim. Fat të ngjashëm ka pasur popullsia në bashkitë e tjera të qarkut. Në Vorë, një qytezë që është në distancë prej vetëm 16 kilometra larg Tiranës, popullsia është pakësuar me 15% ndërsa në Kavajë, rënia është 25%. Rrogozhina, një ish-qytezë industriale, ka pësuar rënien më të fortë në qark me 43%.

    Kryeqyteti i vendit, i cili supozohet se po zhvillohet për të qenë një metropol, në fakt ishte i vetmi qytet që njohu rritje përgjatë këtyre dymbëdhjetë viteve njohu rritje të popullsisë, megjithëse rritja kurrsesi nuk është në përmasa të konsiderueshme. Bashkia Tiranë dhe ish-komunat përbërëse përreth saj kishin 557 mijë banorë në vitin 2011 ndërsa më 2023, popullsia rezultoi 598 mijë, me një rritje të akumuluar 7.3 ose me një mesatare vjetore prej më pak se 3,400 vetësh në vit.

    Rritja mëse e ngadaltë e popullsisë së Tiranës pritet të hapë një diskutim më të gjerë mbi arsyet që shtyjnë kaq shumë investime në sektorin e ndërtimit si dhe arsyet që kanë shkaktuar një rritje shumë të fortë të çmimeve të pronave të patundshme, çmime që janë dyfishuar përgjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2018 deri në vitin 2022 falë një kërkese të shtuar, aludohet të furnizuar nga pasuritë e vëna nga aktivitetet kriminale të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

    Në total, Qarku Tiranë ka humbur pak më shumë se 22 mijë banorë në krahasim me Censusin 2011.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.02.29 PM.jpg

Shikime: 760

Madhësia:  22.1 KB

    Pjesa tjetër e vendit ka njohur vetëm rënie. Rënia e popullsisë dukshëm tashmë nuk varet më, si më parë, nga gjendja e burimeve natyrore të krahinës, nga mbyllja e industrisë së rëndë të kohës së Komunizmit apo nga tendenca normale e urbanizimit.

    Qarku i Shkodrës është qyteti me shkallën më të lartë të pakësimit të popullsisë. Rënia këtu është 28%. Në qark banojnë sot 61 mijë vetë më pak se sa 12 vjet më parë.

    Lezha, e cila përfshin bashkitë bregdetare të Lezhës dhe Kurbinit, si dhe zonën e Mirditës, humbi 26% të popullsisë ose 35 mijë vetë.

    Qarku i Fierit pësoi një hemoragji njerëzish në masën 70 mijë banorë. Afro 23%, ose një në katër banorë këtu zgjodhën emigrimin. Qarku i Fierit përfshin qytetin industrial të Fierit si dhe qytezat industriale të Patosit e Ballshit, krahas qendrave të bujqësisë, Lushnjë, Divjakë e Roskovec, të vendosura në një zonë pjellore të njohur si Hambari i Shqipërisë. Pjelloria e tokës dhe industria nuk e ndaloi hemoragjinë e popullsisë, siç duket. Të gjashta bashkitë e qarkut pësuan rënie që varioi nga 15% në Fier, në 41% në Mallakastër.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.03.04 PM.jpg

Shikime: 766

Madhësia:  21.4 KB

    Qarku i Elbasanit humbi një në çdo pesë banorë përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, ose gjithsej 63 mijë vetë. Të shtata bashkitë e qarkut pësuan rënie, ku rënia më e fortë u shënua në Peqin me 25% dhe më e pakta, në Cërrik me 8.3%. Vetë Bashkia e Elbasanit u reduktua me 18% për nga numri i popullsisë.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.03.35 PM.jpg

Shikime: 785

Madhësia:  19.5 KB

    Ndoshta rënia më domethënëse e popullsisë në vend është eksodi masiv nga Qarku i Vlorës. Një zonë e pasur me burime natyrore, e cila shtrihet përgjatë bregdetit nga grykëderdhja e Vjosës deri në kufi me Greqinë, qarku përfshin qytetet turistike të Vlorës e Sarandës si dhe qytezat turistike të Orikumit, Himarës e Ksamilit. Për nga pikëpamja e prodhimit bujqësor e blegtoral, zona njihet si më e pasura në Shqipëri për shkak të kombinimit të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës me plantacionet e ullinjve dhe tufat e bagëtive të imta, të cilat janë të favorizuara nga afrimësia e madhe e kullotave verore me kullotat dimërore dhe bollëkun e burimeve ujore. Kjo, kombinuar me aktivitetin e turizmit, supozohej se do të mund të krijonte kushte normale jetese. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk ka ndodhur.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.04.08 PM.jpg

Shikime: 766

Madhësia:  20.1 KB

    Popullsia e Qarkut të Vlorës ka rënë nga 193 mijë vetë në vitin 2001, në 177 mijë më 2011 dhe në 147 mijë në vitin 2023. Rënia përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit ka qenë 30 mijë vetë ose 17%. Rënia më e fortë shënohet në vetë Bashkinë Vlorë, ku një në çdo pesë persona dukshëm nuk janë bindur nga të pasurit të kryeministrit Edi Rama si deputet të zonës dhe as nga investimet e qeverisë në krijimin e bulevardeve përgjatë detit apo ndërtimin e pallateve përmes statusit të Investitorit Strategjik. Në Bashkinë Vlorë, e cila përfshin edhe ish-komunat përreth, banojnë aktualisht 21 mijë vetë më pak se sa më 2011.

    Përkundrejt kësaj, Bashkitë Himarë dhe Sarandë kanë njohur rritje të popullsisë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Rritja e disa bashkive me prani të minoritetit grek, përfshirë Dropullin, mbetet një mister për t'u eksploruar në vijim dhe mund të ketë të bëjë me nënregjistrim të vitit 2011 për shkak të debateve politike ose me një kthim të një pjese të emigrantëve nga Greqia.

    Pjesa e brendshme e vendit ka njohur gjithashtu rënie dramatike. Në Qarkun Kukës popullsia ka rënë me 27% ndërsa në Dibër me 22% ndërsa në Korçë, popullsia ka rënë me 22%. Qarku i Korçës përfshin qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit me fshatrat përkatës krahas zonave rurale të Devollit, Maliqit dhe Kolonjës, të cilat janë bashki më vete. Zona e Kolonjës numëroi te Censi vetëm 7,500 banorë dhe është sot zona me densitetin më të paktë në vend.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.04.45 PM.jpg

Shikime: 788

Madhësia:  23.2 KB

    Qarku i Beratit është qarku i vetëm në vend që nuk ka pësuar rënie masive të popullsisë. Këtu rënia është “vetëm” 5%. Bashkia Berat dhe Bashkia Dimal kanë njohur rritje të popullsisë, sipas statistikave zyrtare, ndërsa nga Poliçani kanë ikur praktikisht një në çdo dy banorë.

    Shkalla e emigrimit

    BIRN analizoi të dhënat e Censusit 2023 me të dhënat e Regjistrit Civil 2023. Regjistri Civil mbahet nga Ministria e Brendshme dhe regjistron të dhënat jetike të popullsisë, lindjet, vdekjet, martesat apo divorcet. Regjistri mbart të gjithë popullsinë e shtetasve të Shqipërisë pavarësisht nëse shtetasit jetojnë brenda apo jashtë vendit. Në total, regjistri shënon se në vitin 2023 kishte 4.61 milionë shtetas shqiptarë, gjë që sugjeron se 2.2 milionë jetojnë në emigrim ndërsa 2.4 milionë jetojnë në Shqipëri. Numri i shqiptarëve jashtë vendit ka gjasa që është më i lartë se kaq sepse në Regjistrin Civil nuk përfshihen shtetasit që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare para se të marrin një shtetësi tjetër në vendet ku nuk lejohet dyshtetësia.

    Krahasimi i të dhënave të Regjistrit Civil me Censin në nivel qarku apo bashkie jep rezultate jo aq të sakta sa krahasimi në nivel kombëtar. Kjo ndodh për arsye se një pjesë e popullsisë mund të jenë të regjistruar në regjistrin civil të një bashkie ndërsa jetojnë praktikisht në një bashki tjetër dhe nuk kanë kryer procesin adminstrativ të zhvendosjes. Duke përjashtuar këtë problem, mund të thuhet se 48% e popullsisë në rang kombëtar jeton në emigrim. Në nivel bashkie, shkalla e emigrimit varion nga 30% në Bashkinë Dimal, në 72% në Bashkinë Selenicë dhe 71% në Bashkinë Himarë.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.05.27 PM.jpg

Shikime: 761

Madhësia:  20.3 KB

    Perspektivë e zymtë

    Demografët përdorin një grafik të njohur si Piramida e Popullsisëv për të analizuar gjendjen aktuale dhe ndarjen e popullsisë sipas grupmoshave si dhe perspektivën për të ardhmen. Termi Piramida e Popullsisë në fakt është krijuar në një kohë kur në shumicën e vendeve ku është përdorur, fëmijët, që zënë bazën e Piramidës, ishin dukshëm më të shumtë në numër se sa prindërit dhe gjyshërit më sipër në grafik. Sot, të dhënat e popullsisë e bëjnë grafikun larg të qenit piramidë. Në fakt, brezi i shqiptarëve të lindur në vitin 2023 numëronte vetëm 21 mijë dhe është brezi më pak i numërt i shqiptarëve të lindur për aq sa ka të dhëna demografike historike. Larg nga të qenit baza e një Piramide, grafiku shqiptar i ngjan tashmë një peme të gërryer nga rrënjët me degë të hapura sipër. Të gjithë brezat e tjerë të shqiptarëve, nga 2 vjeç deri në 75 vjeç janë në fakt më të numërt se sa brezi më i ri i shqiptarëve. Brezat më të numërt të shqiptarëve janë ata që në vitin 2023 ishin mes 60 dhe 65 vjeç.

    Emri:  Screenshot 2024-07-09 at 12.06.05 PM.jpg

Shikime: 783

Madhësia:  29.1 KB

    Forma e grafikut tregon se çfarë pritet të ndodhë në dekadat në vijim. Duke qenë se në Shqipëri, në vitin 2023, kishte më pak se gjysmë milion fëmijë nën tetëmbëdhjetë vjeç, popullsia sipas gjasave, do të vijojë të bjerë. Nëse supozohet se të gjithë këta fëmijë do të qëndrojnë në Shqipëri dhe se ata të gjithë, kur të rriten, do të pëlqejnë të bëjnë dy apo tre fëmijë për familje, atëherë sërish popullsia e vendit do të bjerë në më pak se 2 milionë brenda dy dekadave të ardhshme, kësaj here, jo më si pasojë e emigrimit, por si pasojë e numrit më të lartë të vdekjeve në krahasim me numrin e lindjeve.

    Rënia e popullsisë në vetvete nuk është automatikisht e keqe po të mos shoqërohej me disa aspekte shumë të pakëndshme. E para, numri i pensionistëve në vitet në vijim do të vijojë të rritet, kur brezi i numërt i 60-65 vjeçarëve të sotëm të dalë në pension. Vendi nuk ka kursime për pension kështu që pensioni i tyre do të duhet të paguhet nga ata që sot janë gjimnazistë apo studentë që pritet të dalin në tregun e punës përgjatë viteve në vijim. Problemi është se ka më shumë 60-vjeçarë në pritje të pensionit nga sa ka të rinj në prag të daljes në tregun e punës. Vetëm një mrekulli në politikëbërje mund të bëjë të mundur që produktiviteti i punës së punëtorëve të sotëm të mund të paguajë pensione për të moshuarit e shtuar.

    Menaxhimi i ekonomisë në një situatë të popullsisë në rënie të vazhdueshme pritet gjithashtu të jetë përplot me telashe. Rënia e deritanishme duket se është kompensuar në një masë jo të vogël nga rritja e nivelit të mirëqenies si dhe nga fakti që, një pjesë jo e vogël e emigantëve, udhëtojnë shpesh për në Shqipëri, plotësojnë pensionet minimale të prindërve si dhe shpenzojnë një pjesë të parave të fituara jashtë në atdhe për pushime. Kjo ka gjasa që nuk do të vijojë përgjithmonë dhe vendi mund të përballet me rënie reale të konsumit të çdo gjëje, nga ushqimet te veshjet, duke gërryer në mënyrë progresive qarkullimin ekonomik dhe të ardhurat e qeverisë.

    Ky skenar nuk është i pashmangshëm, gjithsesi. Rënia e popullsisë me 1.5% në vit mund të kompensohet nga rritja e ekonomisë me 1.5%, një rritje kjo që është minimale dhe lehtësisht e realizueshme. Nëse shikohet niveli ekonomik aktual, me të ardhurat mesatare për frymë prej vetëm 10 mijë eurosh në vit në krahasim me mesataren evropiane prej 40 mijë eurosh, është e mundur që një menaxhim normal politik të sjellë rritje ekonomike në përmasa të tilla sa, jo vetëm që ekonomia mund të mos tkurret dhe rënia e popullsisë të kompensohet më rritje ekonomike, por edhe që një pjesë e popullsisë së larguar në emigrim të mund të kthehet, duke kontribuuar, si në ngadalësimin e rënies së popullsisë, ashtu edhe në rritjen ekonomike.

    BIRN

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Censi 2023: Si e ka prekur emigrimi gjeneratën e re të shqiptarëve

    Të dhënat e Censit 2023, të krahasuara me të dhënat e lindshmërisë në Shqipëri, tregojnë se emigrimi po gërryen një pjesë domethënëse të të rinjve të paktë të vendit, por edhe të vetë fëmijëve, të cilët duket se janë larguar në emigrim bashkë me prindërit.

    Nga Gjergj Erebara

    Emri:  FOTO-12_Disa-femije-te-huaj-teksa-freskohen-dhe-luajne-ne-ujerat-e-sheshit-Skenderbej_foto_Nensi.jpg

Shikime: 746

Madhësia:  57.0 KB
    Disa femijë të huaj teksa freskohen dhe luajnë në sheshin "Skënderbej". Foto: Nensi Bogdani.

    Mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve të lindur në vitin 1990 nuk ishin të pranishëm në Shqipëri në kohën kur u bë Censi 2023, shifër kjo që duket se tregon emigrim masiv mes të rinjve, me një shkallë edhe më të lartë se sa norma e përgjithshme e emigrimit në vend që vlerësohet të jetë 48%.

    Por edhe gjeneratat më të reja të shqiptarëve, përfshirë gjeneratën e lindur në fillim të viteve 2000, dukshëm kanë një shkallë të konsiderueshme emigrimi, veçanërisht mes meshkujve, bëhet e ditur nga të dhënat e Censit dhe të lindjeve të publikuara nga INSTAT dhe të analizuara nga BIRN.

    Të dhënat sugjerojnë se emigrimi i dekadës së fundit i ka prekur të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe se vendi përballet me rrezikun që të humbasë edhe ata pak fëmijë që kanë mbetur aktualisht në vitet në vijim, nëse nuk ndërmerren politikat e nevojshme për t’i mbajtur në vend.

    Në tërësi, në Shqipëri kanë mbetur 2.4 milionë banorë, nga të cilët, vetëm 488 mijë janë nën 18 vjeç, ndërsa 436 mijë janë mbi 65 vjeç. Të dhënat mbi gjeneratat që pritet të hyjnë në tregun e punës në dekadën e ardhshme dhe atyre që pritet të dalin në pension, pra gjeneratat e shqiptarëve që sot janë 9-18 vjeç dhe atyre që janë 56-65 vjeç, tregojnë se grupi i të rinjve është 277 mijë vetë, ndërsa grupi i njerëzve në prag pensioni është 373 mijë vetë, gjë që do të thotë se sakaq ka 3 pensionistë të ardhshëm për çdo dy punëtorë të ardhshëm.

    Por ky raport ka rrezik të përkeqësohet në rast se një pjesë e brezit të ri të shqiptarëve zgjedh emigrimin përkundrejt jetës në Shqipëri. Dhe krahasimi mes numrit të lindjeve në vite dhe numrit të popullsisë së pranishme në vend tregon se në fakt, e gjithë gjenerata e re e shqiptarëve është e prekur nga emigrimi, qoftë individualisht, qoftë familjarisht.

    Censi i INSTAT i kryer në vitin 2023 gjeti më pak fëmijë të moshës 2 vjeç, pra shqiptarët e lindur në vitin 2022, se sa ishte numri i lindjeve në këtë vit dhe të numëruarit e Censit janë gjithnjë e më pak në krahasim me lindjet sa më pas në kohë të shkosh.

    Emri:  Screenshot 2024-07-12 at 11.45.20 AM.jpg

Shikime: 755

Madhësia:  22.4 KB

    BIRN mori të dhënat e lindjeve nga viti 1990 deri në vitin 2023 si dhe të dhënat e Censit 2023 sipas popullsisë të pranishme të moshës nga 0 deri në 33 vjeç për të parë se sa nga qytetarët e lindur në një vit të caktuar gjatë kësaj periudhe ishin në Shqipëri në kohën e Censit dhe sa mungonin, supozohet për shkak se kanë emigruar.

    Për periudhën 1990-2023, në Shqipëri kanë lindur 1.5 milionë qytetarë në total, ndërsa Censi gjeti për këtë grupmoshë gjithsej 928 mijë vetë. Rreth 40% e të gjithë të lindurve gjatë kësaj periudhe nuk janë më në Shqipëri.

    Për gjeneratën e lindur në vitin 1990, norma e emigrimit është 61%. Norma e emigrimit zbret në 53% në vitin 1999 dhe në 44% në vitin 2001. Pas vitit 2005, norma e emigrimit, bie në 29%, shifër kjo gjithsesi shqetësuese pasi shqiptarët e lindur në vitin 2004 janë sot vetëm 19 vjeç dhe sakaq, gati një në çdo tre prej tyre sakaq ka ikur nga vendi.

    Të dhënat e analizuara veçmas meshkuj dhe femra sugjerojnë se për gjeneratat e lindura mes viteve 1990 dhe 1999, emigrimi ka prekur pak a shumë njësoj të dyja gjinitë, me një epërsi fare të lehtë të emigrimit më të lartë mes meshkujve. Por për shqiptarët e lindur në fillim të viteve 2000, shkalla e emigrimit mes meshkujve është në mënyrë të theksuar, më e lartë se sa e femrave.

    Emri:  Screenshot 2024-07-12 at 11.45.58 AM.jpg

Shikime: 750

Madhësia:  27.6 KB

    Kjo është gjenerata në të cilën, raporti gjinor në lindje është prekur dukshëm nga fenomeni i abortit selektiv, në të cilin, prindërit, duke synuar të kenë fëmijë meshkuj, kanë tendencën të kryejnë abort në rast se identifikimi i gjinisë para lindjes del vajzë. Pabarazia jonatyrore në lindje, me lindshmëri më të lartë të foshnjave meshkuj ka qenë e pranishme në Shqipëri që nga fillimi i viteve 1990 por kulmi u shënua në vitet 2004-2010, kur u lindën deri në 114 meshkuj për 100 femra.

    Pabarazia gjinore në lindje ka ardhur në reduktim gjatë viteve të fundit, duke rënë në 107 meshkuj për 100 femra, duke qenë pranë raportit 105 meshkuj për 100 femra, të cilët shkencëtarët e konsiderojnë në përgjithësi si raporti natyror.

    Diferenca mes të dhënave të marra nga Regjistri Civil dhe të dhënave të grumbulluara nga Censi tregojnë gjithsesi se një dallgë emigrimi të adoleshentëve, kryesisht meshkuj, shumë prej të cilëve u panë në filmime dramatike gjatë viteve 2021 dhe 2022 duke kapërcyer La Manshin për të kaluar nga Franca në Britani me gomone apo mjete të tjera të improvizuara, duket se e kanë përmbysur raportin gjinor në lindje për këtë gjeneratë, nga mbipopullimi i dukshëm i meshkujve, në mbipopullim të dukshëm të femrave.

    Kështu, për gjeneratën e shqiptarëve të lindur në vitin 2003 dhe që sot janë 20 vjeç, raporti gjinor në lindje ishte 111 meshkuj për 100 femra, ndërsa në Cens, raporti gjinor në lindje për këtë gjeneratë ishte 90 meshkuj për 100 femra. Llogaritur veçmas për secilën gjini, shkalla e emigrimit për 20 vjeçarët është 40% për meshkujt dhe 26% për femrat. Me pak fjalë, katër në çdo dhjetë djem të lindur në vitin 2003 sot janë emigrantë.

    Situata është e ngjashme edhe për gjeneratat e tjera përreth 20 vjeçarëve, ndërsa “normalizohet” për gjeneratat e lindura pas vitit 2010, pra për fëmijët, të cilët, duke qenë se emigrojnë bashkë me prindërit, pasqyrojnë një shkallë emigrimi neutrale nga pikëpamja gjinore.

    Emri:  Screenshot 2024-07-12 at 11.46.34 AM.jpg

Shikime: 750

Madhësia:  24.7 KB

    Emri:  Screenshot 2024-07-12 at 11.47.01 AM.jpg

Shikime: 766

Madhësia:  22.5 KB

    BIRN

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Në 12% të shtëpive të banueshme, ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person

    Emri:  apartament.jpg

Shikime: 619

Madhësia:  55.8 KB

    Popullsia e Shqipërisë është pakësuar me shpejtësi në tre dekadat e fundit.

    Në vitin 1990, popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e censit 2023 ishte vetëm 2.4 mln banorë me tkurrje 25% nga rënia e komunizmit. Gjithashtu struktura e familjes ka pësuar rënie të ndjeshme në numrin e anëtarëve.

    Në vitin 2023, nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12% e tyre kishte vetëm një banor.

    Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person e vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

    Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit të të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre.

    Personat që jetojnë të vetëm në banesa janë zakonisht të moshuar mbi 65 vjeç. Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm.

    Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

    Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.

    Siç tregojnë të dhënat e Cens 2023 gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

    Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011. Rreth një në katër ose 24,3 për qind kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj.

    Shumica e familjeve 82,5 për qind janë pronarë të banesës ku jetojnë, 11,4 për qind zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011, ndërsa banesat e zakonshme të pabanuara zënë 32,9 për qind të totalit.

    Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001.

    B.Hoxha

    MONITOR

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Popullsia Cens 2023, Shkodra me humbjet më të mëdha, zhgënjen Tirana

    Emri:  Shkoder.jpg

Shikime: 574

Madhësia:  68.1 KB
    Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023, në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës (shiko grafikun e mëposhtëm).

    Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%, në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45% dhe e Sarandës me 11% dhe Tiranës me 7.3%.

    Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023 u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011. Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës historisë dhe pozitës gjeografike.

    Gjithashtu Bashkia e Shkodrës është nga më të pasurat me burime natyrore dhe me potencial të lartë zhvillimi. Por të gjitha këto përparësi nuk kanë mjaftuar për largimin e banorëve.

    Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me tkurrje 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023, në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

    Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera më periferike.

    Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023.

    Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

    Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek.

    P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banore, ndërsa në vitin 2011 vetëm 3503 banorë. Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia ka shënuar rritje me 135%.

    Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e cens 2023 rezultuan 8328 banorë nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

    Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

    Nga 61 bashki vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

    Përveç bashkimeve me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë).

    B.Hoxha

    Emri:  Screenshot 2024-08-25 at 11.17.37 PM.jpg

Shikime: 581

Madhësia:  27.2 KB
    Emri:  Screenshot 2024-08-25 at 11.18.50 PM.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  30.3 KB

    MONITOR
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-08-2024 më 23:20

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,361
    Postimet në Bllog
    20

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    A e dini sa është numri i beqarëve dhe i të divorcuarve në Tiranë? Mësoje tani!

    Emri:  -640-0-877ca5fb169531d6cc0cebb84ca132ab.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  56.1 KB

    Popullsia e Tiranës në vitin 2023 llogaritet në 598,176 banorë me një dendësi prej 539 banorë/km2, përkatësisht pothuaj 25% e popullsisë së Shqipërisë.

    Sipas të dhënave të marra nga rezultatet e Cens për vitin 2023, të bëra publike në tetor 2024.

    Sipas relacionit të projektbuxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2025, Popullsinë më të madhe e ka Njësia Administrative Nr. 5. Kjo lidhet edhe me faktin që kjo Njësi ka sipërfaqe të madhe në krahasim me Njësitë e tjera Administrative të Bashkisë Tiranë. Numrin më të vogël të popullsisë e kanë Njësitë Administrative Shëngjergj dhe Krrabë respektivisht me 0.23% dhe 0.34% të totalit të popullsisë, dhe me dendësi respektive 6.67 banorë/m2 dhe 108.59 banorë/m2. Në Tiranë 51.85% të popullsisë e përbëjnë femrat ndërsa 48.15% meshkujt.

    Sipas statusit martesor, 251,914 banorë janë beqarë, 299,669 banorë janë të martuar, 10,513 banorë janë të divorcuar dhe 36,080 banorë janë të ve, ku vihet re se gratë e veja përbëjnë 85% të personave të ve, ndërsa ato të divorcuara përbëjnë 66% të personave të divorcuar. 2.4% e banorëve të bashkisë tonë kanë vendlindje shtet tjetër nga Republika e Shqipërisë.

    Të lindurit në territorin e Qarkut Tiranë përbëjnë 51.84% të banorëve aktualë me vendbanim të zakonshëm Bashkinë e Tiranës (sipas fotografisë demografike të datës 18 shtator 2023, ora 00:00).

    Pas të lindurve në Qarkun Tiranë, banorët e lindur në qarqet Dibër, Korçë, Fier e Berat përbëjnë përkatësisht 6.5%, 6%, 5.06% dhe 5.05% të banorëve më të shumtë në numër brenda kësaj bashkie.

    Emri:  -640-0-pop1-640x374-1733241813.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  16.6 KB

    Sipas relacionit, Bashkia Tiranë tashmë vlerësohet si qyteti i shumë mundësive, gjë që reflektohet edhe për arsyen se 13,432 banorë të cilët kanë jetuar jashtë shtetit janë kthyer në Tiranë në periudhën 2019 – 2023.

    Nga 598,176 banorë, 46,077 janë fëmijë në moshë për të ndjekur kopshtin apo çerdhen, pra më shumë se ¼ e fëmijëve në të gjithë vendin.

    Gjithashtu janë 31,136 fëmijë që aktualisht janë duke ndjekur arsimin fillor (25.44% e gjithë fëmijëve që ndjekin arsimin fillor në Republikën e Shqipërisë), 25,593 fëmijë që po ndjekin shkollën 9-vjeçare dhe 20,059 fëmijë që ndjekin shkollën e mesme (23.3% e të rinjve që ndjekin arsimin e mesëm).

    Numri i familjeve është 171,785, ku 53,136 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë, 98,897 familje janë çifte të martuara ose që bashkëjetojnë me fëmijë dhe 19,752 familje janë familje të përbëra nga prindër të vetëm. Pjesa më e madhe e popullsisë rreth 67% i përket grupmoshës 15-64 vjeç, grupmoshë kjo që ka vlerë në llogaritjen e forcave të punës.

    Emri:  -640-0-po2-640x299-1733241813.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  24.2 KB

    Sipas rezultateve po të Cens 2023, 25,788 banorë të grupmoshave të ndryshme janë me aftësi të kufizuar.

    Bashkia e Tiranës me një sipërfaqe totale prej 1,110.03 km2 kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në lindje me bashkitë Bulqizë dhe Librazhd, në jug me bashkitë Elbasan dhe Peqin dhe në perëndim me bashkitë Rrogozhinë, Kavajë, Durrës dhe Shijak.

    Kjo bashki përbëhet nga 24 njësi administrative si dhe 3 Lagje, të cilat janë: 11 Njësitë Administrative Urbane, zonat rurale si Petrela, Farka, Dajti, Zall-Bastari, Bërzhita, Krraba, Baldushku, Shëngjergji, Vaqarri, Kashari, Peza, Ndroqi, Zall Herri, Lagja 12, Lagja 13 dhe Lagja 14.

    Emri:  -640-0-harta-640x531-1733241812.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  26.7 KB

    ORA NEWS

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,668

    Për: INSTAT publikon me vonesë shifrat e censusit të popullsisë, dyshohet për manipulime me shifrat

    Ne çalojme per shum gjera por kur vjen puna per shifra e statistika kam pershtypjen se jemi ne vend te pare per futja kot ! Jemi rrumuje hesapi, ja fusim shifrave kot ,e para sespe nuk e kemi tradite rregullin,e dyta se edhe mbi rremujen e shifrave gjithçka duhet ti pershtatet politikes dhe e fundit asnjerit nuk i interson sepse kan humbur besimin me kohe mbi institucionet.

    Kur flitet per statistika me kujtohet gjithmon nje histori e kohes se komunizmit. Ne Përmet sektorit te Pyjeve dhe Kullotave a si quhej atehere i vjen nje leter nga Ministria ne Tirane me pyetjen : "Sa ujqër ka rethi i Permetit ?" Zakonisht pyetjeve te tilla kalonte kohe dhe i pergjigjeshin,ndersa kesaj here i pergjigjen direkt me telefon : "Rethi i Permetit ka 101 ujqër ." Personi qe mer pergjigjen ne Ministri ne Tirane ritelefonon ne Permet dhe pyet :" Pse jane 101 dhe nuk jane 100 apo 110 prsh ?"

    I pergjigjet ne telefon personi nga Permeti personit ne Tirane : "- 100 ujqër afersisht them se jan,ndersa ai ujku qe mbetet eshte që te na "çaj" ne te dyve ". "Po pse o ujqrit e rrethit te Permetit do numuroj une ! "


    Keshtu dhe puna e shifrave ne ate vend (ku akoma nuk ka adresa) duhet te perfundojne me nje njesh nga mbrapa prsh 2,4 milion plus 1 ose 2,8 milion plus 1 ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2021, 06:23
  2. Hoffman: Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2015, 18:44
  3. Shifrat alarmante, në Shqipëri 150 mijë banorë janë vartës alkooli
    Nga prishtina75 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-12-2012, 07:51
  4. Shifrat e sakta te mioritareve ne Shqiperi
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 27-06-2008, 13:30
  5. Vdekshmeria foshnjore me e larte se shifrat zyrtare.
    Nga kastriot në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 09:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •