Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Pastrim parash: Sekuestrohen 50 milion euro pasuri në Tiranë të trafikantëve të drogës në Belgjikë

    Sekuestrimi i 50 milionë eurove pasuri, dalin emrat e kompanive! Bizneset e Kristian Boçit, në pronësi të familjarëve të tij

    Emri:  auto_Screenshot_11719574065.jpg

Shikime: 517

Madhësia:  60.3 KB

    Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të biznesmenit Kristian Boçi, të dënuarit për trafik droge Elmal Abule, si edhe pesë personave të tjerë që dyshohet se pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

    Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.

    Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.

    Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit. Ndërkohë Elmal Abule rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.

    Reagimi i Kristian Boçit

    Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale shprehet se në 47 vite të jetës së tij ka dhënë më të mirën dhe se nuk i ka hyrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me krime apo tendera.

    “Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty. Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë. Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”, shkroi ai.

    SKEMA E PASTRIMIT TË PARAVE

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë, Elman Abule dhe 5 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.

    Mes pasurive të sekuestruara janë 14 njësi tregtare, llogari bankare, dyqane, garazhe, apartamente dhe një automjet me vlerë 117 mijë euro në pronësi të Kristjan Boçit.

    Prokuroria e Tiranës informon se nga hetimet ka rezultuar se Elman Abule, i cili ka kryer dënimin për trafik droge në Belgjikë në kuadër të grupeve kriminale, ka themeluar një sërë shoqërish tregtare me qëllimin për të maskuar kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme.

    Raportohet se Elman Abule, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin Kristjan Boçit dhe shtetasit me iniciale V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

    “Nga hetimet është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna”, informon organi hetues.

    Gjithashtu rezulton se janë krijuar shoqëri fiktive, të cilat pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar. Janë dhënë hua në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, si edhe janë krijuar shoqëri me kuota të përbashkëta midis shtetasit me iniciale E. A. dhe Kristjan Boçit, apo midis Kristjan Boçit dhe Elman Abule, duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

    Pasuritë e sekuestruara të Kristjan Boçit:

    – Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

    – Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

    – Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

    – Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

    – Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

    – Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

    – Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

    – Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

    Njoftimi i prokurorisë:

    Prokuroria Tiranë sekuestron 50 milionë euro pasuri të shtatë personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

    Nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

    Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi E. A. ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

    Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve E. A. dhe K. B., apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

    Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkoi:

    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” në total për 14 shoqëri tregtare;

    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:

    – Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;

    – Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;

    – Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;

    – Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;

    – Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;

    – Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;

    – Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe

    – Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.

    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit K. B., si më poshtë:

    – Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

    – Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

    – Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

    – Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

    – Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;

    – Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

    – Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

    – Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

    Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve E. A. dhe M. N., si më poshtë:

    – Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;

    – Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe

    – Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.

    Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pastrim parash: Sekuestrohen 50 milion euro pasuri në Tiranë të trafikantëve të drogës në Belgj

    Udhëtime me Veliajn?/ Kush është Elman Abule, biznesmeni kontrovers i dënuar në Belgjikë si pjestar i grupeve kriminale

    Emri:  auto_foto-ok-1-11719563699.jpg

Shikime: 502

Madhësia:  33.6 KB

    Elman Abule, biznesmenit të cilit prokuroria e Tiranës i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, është një emër jo shumë i njohur për publikun. Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve. Abule ka ruajtur një profil të ulët publik. Megjithatë, në media është publikuar një foto e tij, në aeroportin e Romës, në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Foto është publikuar në disa media dhe vërtetësia e saj nuk është kundërshtuar, të paktën publikisht, nga asnjë prej dy subjekteve të saj.

    Nga pamjet në foto, e cila besohet se është shkrepur në vitin 2019, dallohet se Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme dhe se udhëtimi i tyre duhet të ketë qenë për qëllime turistike, nisur nga çantat e shpinës që kanë me vete.

    Dhe lidhjet e tij me pushtetin me sa duket i kanë funksionuar. Në 26 prill të vitit 2022, një nga kompanitë e tij e quajtur Ventur mori leje për ndërtimin e një turbine eolike në Bashkinë Pukë.

    Emri:  auto_ventus1719563703.jpg

Shikime: 494

Madhësia:  68.9 KB

    Këtë të premte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganeve, Tatimeve, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve 7 shtetasve mes të cilëve, Elman Abule dhe Kristian Bocci dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Nga vlerësimi paraprak rezulton se vlera e pasurive të jetë 50 milionë euro.

    Sipas prokurorisë, nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Shtetasi E. A. rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

    Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

    kapitali

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pastrim parash: Sekuestrohen 50 milion euro pasuri në Tiranë të trafikantëve të drogës në Belgj

    Grupi më i fuqishëm i joshjes, Elvana dhe Kristian Boçi trafikonin vajza si eskorta

    Emri:  Screenshot 2024-07-12 at 10.48.17 AM.jpg

Shikime: 501

Madhësia:  48.6 KB

    Më 14 maj 2024, në Komisionin e Ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, për aktivitetin kriminal të treshes Avrami-Boçi-Gjata; por deputetët e PS, vendosën që ky lloj krimi mos të referohej në organet ligj-zbatuese; duke thënë, se nuk është detyrim ligjor parandalues dhe ndëshkues i autoriteteve të Shqipërisë, por i vendeve ku ato trafikohen…
    Fillimisht po përmendim dy fakte konkrete, që kanë lidhje me prova, për veprimtarinë kriminale të Vladmir Avramit, Kristian Boçit e Elvana Gjatës, në joshjen, rekrutimin, promovimin mediatik dhe trafikimin e femrave shqiptare si eskorta seksi në disa shtete.

    Fakti i parë/ SHISH më 13 dhjetor 2023; Sektori i Anti-trafikut dhe sektori kundër prostitucionit, më 18 e 27 janar 2024, informuan në Polici, Prokurori e SPAK, se trafikanti Kristian Boci e këngëtarja Elvana Gjata dhe ortaku i tyre Vladimir Avrami, Konsull Nderi i Qipros në Shqipëri, drejtojnë një linjë rekrutimi e trafikimi femrash për eskorta seksi në Dubai, Turqi e vende të tjera.

    Fakti i dytë/ Në prill 2024, gazeta ziceriane “LeCanton27.CH”, publikoi një investigim, ku thuhej se 500 vajza shqiptare te evidentuara, janë trafikuar si eskorta seksi në Dubai për pasanikë arabë, rusë, turq, indianë, kinezë, italianë e për kriminelë miliarderë shqiptarë të fshehur atje.

    Këto femra janë adoleshente, ish-misse, modele, moderatore televizionesh, këngëtare e vajza të mësuara me jetë luksi, të cilat joshen e rekrutohen, nga një grup trafikantësh, biznesmenë me ndikim në botën e artit dhe me lidhje të forta politike në Shqipëri.

    Sipas raporteve të agjencive të gjurmimit e zbulimit, rezulton se treshja Kristian Boçi, Vladimir Avrami dhe Elvana Gjata, është grupi më i fuqishëm i joshjes, rekrutimit dhe trafikimit të femrave për eskorta seksi në Dubai, Turqi, Greqi, Mali i Zi, Kosovë, Serbi, Bullgari, Rumani, Qipro e shtete të tjerë ku këta kanë gjetur treg seksi në piacat e larta shoqërore e financiare.

    Emri:  -640-0-img-20240712-wa0005-1720780778.jpg

Shikime: 498

Madhësia:  53.3 KB

    Kjo veprimtari e tyre kriminale, ka dalë dhe gjatë gjurmimeve e përgjimeve që bëri SPAK, për hetimin e pastrimit të parave të tyre, që çoi në sekuestrimin e 50 milionë Euro kapitale e llogari.

    Në përgjime, përveç Elvana Gjatës si joshëse e seksere në këtë lloj trafiku, ka dalë dhe djali (drejtor në një ministri) i Vladimir Avramit dhe gruaja miss e Kristian Boçit; madje biseda për për eskorta seksi, ata kanë bërë dhe me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezain, Ermal Mamaqin etj.

    Nëpërmjet rrjetit të trafikut të seksit në Dubai, Kristian Boçi, Vladimir Avrami e Elvana Gjata, kanë çuar femra të kërkuara nga sheikë, biznesmenë të huaj e kriminelë shqiptarë miliarderë të fshehur atje, të cilët kanë nisur të bëjnë vetë biznes me to në tregun e brendshëm të seksit.

    Ortakët trafikantë Kristian Boçi e Vladimir Avrami, kanë lidhje me kriminelë e trafikantë që janë fshehur në Dubai, por dhe Elvana Gjata, i njeh nëpërmjet të fejuarit krye-trafikant Ervin Mata.

    Ndërsa Vladimir Avrami, ka dhe një favor tjetër në këtë veprimtari rekrutimi e trafikimi femrash për eskorta seksi, mbasi është me pasaportë, makinë me targa e imunitet diplomatik si Konsull Nderi i Qipros në Shqipëri; imunitet që e ka përdorur dhe për trafik droge e kontrabandë bashkë me Kristian Boçin e Elman Abule, të tre me lidhje të forta në kupolën shtetërore.

    Më 14 maj 2024, në Komisionin Parlamentar të ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, përcaktuar për aktivitetin e konsullit Vladimir Avrami, Kristian e Drilona Boçit dhe Elvana Gjatës, në rekrutimin dhe trafikimin e femrave për eskorta seksi në Dubai e shtete te tjera.

    Por deputetët e PS, vendosën që ky lloj krimi i organizuar, mos të referohej në organet ligj-zbatuese; duke thënë, se çështja e vajzave që çohen eskorta seksi në Dubai e shtete të tjerë, dhe ata që i trafikojnë, nuk është detyrim ligjor parandalues dhe ndëshkues i autoriteteve të Shqipërisë, por i vendeve ku ato çohen.

    Pamfleti

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Pastrim parash: Sekuestrohen 50 milion euro pasuri në Tiranë të trafikantëve të drogës në Belgj

    Ekskluzive/ Dosja “Abule”, nga hajdut në Belgjikë, u kthye bos në Tiranë. Raporti: Elman Abule, sjell në Shqipëri skorje alumini me radioaktivitet. Lidhjet me Denis Matoshin

    Nga Elton Qyno

    Emri:  -640-0-whatsapp-image-2024-10-11-at-075017-1728629436.jpeg

Shikime: 358

Madhësia:  53.4 KB

    Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Shtetit, është bërë shkak për çeljen e një dosje penale mbi aktivitetin tregtar të dy personazheve të njohur, Elman Abule nga Tirana por me shtetësi Belge dhe Kristjan Boçi nga Shëngjini.

    Burimi sekret, ka informuar se Elman Abule, biznesmeni kontravers me lidhje të ngushta në politikën Shqiptare (Erjon Veliaj etj) dhe elementëve të njohur në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

    Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

    Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antvvep, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”.

    Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajutëve.

    Letrat që ndodhen në dosje e prokurorisë janë siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohet një tablo e qartë mbi aktivitetin kriminal, dyshimet për futjen e mallrave të rrezikshëm në Shqipëri, dënimet penale në Blegjikë, e deri dek miqësia e ngushtë dhe biznesi, që Elman Abule dhe Kristjan Boçi, kanë me dy vëllezërit Saimir, Dizdari dhe Eldi Dizdarin, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai.

    Por qëndrimi i Eldi Dizdarit në Dubai, pritet se nuk do zgjasë dhe shumë kohë. Dizdari, rezulton i dënuar në Itali si pjesë e grupit kriminal “Kompania Bello”, i hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Firences.

    Sipas informacionit, miku i Eldi Dizdarit, Elman Abule kokntrollon me letra dy kompanitë e aluminit “Rametal” dhe “Fidalba” të hapura në vitin 2014 dhe 2010. Ndërsa ka dyshije të forta se pronari në hije, i këtij biznesi është pikërisht, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari.

    Kompania “Rametal”, fillimisht është hapur në 11 mars 2014 nga Kristjan Boçi dhe Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ku për herë të parë ky biznes është quajtur “Metalform”. Të dy ortakët zotëronin secili 50 për qind të aksioneve.

    Por nuk ka kaluar 5 muaj nga themelimi i kësaj kompanie dhe tek ky biznes është shfaqur Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Në muajin korrik 2014, Dizdari blen përmes një kontrate noteriale, 50 për qind të aksioneve.

    Dokumentat tregojnë se shitësja në këtë rast ishte Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ndërsa blerësi ishte Dizdari, i cili pretendohet se ka paguar 10 mijë euro, jashtë zyrës së noterit.

    Për dy vitet në vijim kompania e aluminit “Rametal” është drejtuar nga Kristjan Boçi dhe trafikanti i drogës, Eldi Dizdari. Por në gusht të vitit 2016, Eldi Dizdari, vendos të largohet nga aksionet e kësaj kompanie, ku përmes një deklarate private (jo noteriale) ai ja shet aksionet Elman Abules, kundrejt një shumë financiare prej 10 mijë euro.

    Informacioni thotë se dy vite pasi nga kjo kompani u “largua” Eldi Dizdari, në 9 qershor 2018 ka vendosur të largohet dhe Kristjan Boçi, i cili i shet kundrejt 100 mijë lekë të vjetra 50 për qind të aksioneve Elman Abules, i cili tashmë bëhet pronar i plotë i “Ramental”, duke zotëruar aksionet e këtij biznesi përmes kompanisë tjetër të aluminit “Fidalba”.

    Të dhënat konfidenciale të mbëritura në Policinë e Shtetit, flasin se “Rametal” dhe “Fidalba”, kryejnë importin e mallkrave të dyshimtë të llojit skorje alumini, të cilat janë ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë, pasi këto lëndë janë të klasifikuara si të rrezikshme dhe me prani të radioaktivitetit.

    “…konkretisht përmes dokumentave shoqëruese dhe procedurave doganore të manipuluara, Elman Abule, importon nëpërmjet portit të Durrësit material të llojit skorje alumini, duke i zhdoganuar si skrap alumini, material ky i cilësua si i lejuar për tu importuar…”-thuhet në dokumentin informativ.

    Sipas dosjes Elman Abule ka qenë i punësuar pranë dy subjekteve të sipërcituar në periudhën Maj 2013 deri në Korrik 2022 dhe paga totale bruto që ai ka përfituar arrin deri në vlerën gati 200 milion lekë të vjetra.

    “…ka rezultuar se Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin alias Eldi Dizdari…”-thuhet në dokument.

    Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukselit, rezulton se Elman Abule, është i njohur në Blegjikë për "Organizatë Kriminale", "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura", fakte të ndodhura në vitet 2004-2005.

    Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule është dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande", duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

    Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin "Rametal" dhe shoqërinë tjetër "Ferro Chrome Holding", ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve si Eldi Dizdari.

    Në muajin Prill 2015, tre miqtë Kristjan Boçi, Elman Abule dhe vëllai i Dizdarit, Saimir Dizdari, vendosin të hapin kompaninë “Ferro Chrome Holding”, ku 40 për qind të kapitalit e zotëronte Boçi dhe nga 30 për qind të aksioneve Dizdari së bashku me Abulen.

    Por në 22 qershor 2015 në një bankë të nivelit të Dytë në Tiranë ku ndodhej llogaria e “Ferro Chrome Holding”, janë derdhur 300 mijë euro nga vëllai i Eldi Dizdarit, Saimir Dizdari me përshkrimin “…Kalim për investim nga aksiokneri…”.

    Ndërsa po nga e njëjta llogari ku Dizdari zbari 300 mijë euro, katër ditë më pas, në 26 qershor 2015 janë tërhequr 25 mijë euro dhe në datë 29 qershor 2015 janë tërhequr sërisht 50 mijë Euro nga ortaku tjetër i kësaj kompanie, Elman Abule.

    Ndërkohë në 29 qershor 2015 janë transferuar 100 mijë euro në llogarinë e shoqërisë "Rametal".

    Kurse në 7 korrik 2015 është transferuar shuma prej 124,800 euro në llogarinë në lek të shoqërisë "Alfamet", ekuivalentuar në shumën 17,359,874.20 lekë.

    Si përfundim, lidhur me krijimin e shumës së huasë prej 150,000 euro dhe 1,000,000 lekë, rezulton se 100 mijë euro dhe 1,000,000 lekë kanë si burim të ardhurat e Saimir Dizdari dhe 50 mijë euro, kanë si burim derdhjen nga ortaku, por pa specifikuar kontributin e tre ortakëve që zotëronin në atë moment kuotat e shoqërisë “Ferro Chrome Holding”.

    Sipas dokumentit, thuhet se Saimir Dizdari, nuk ka patur të ardhura të ligjshme për të investuar në shoqëri shumën prej 300 mijë euro.

    Pas këtyre lëvizjeve Saimir Dizdari në muajin Shtator 2017 vendos të largohet nga kompania, duke ja shitur për 90 mijë lekë të vjetra, 30 për qind të aksioneve mikut të tij, Kristjan Boçit.

    Por në 5 dhjetor 2017 është depozituar Vendimi i Asamblesë datë 30 Tetor 2017, ku është vendosur zvogëlimi i kapitalit të kompanisë nga 400 mijë euro në 40 mijë euro.

    Në muajin qershor 2024, prokuroria e Tiranës sekuestroi gati 50 milionë euro pasuri, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi dhe Elman Abule, si dhe 5 njerëzve të lidhur me ta, Marisa Nito, Drilona Boçi, Ender Boçi, Eliverta Boçi dhe Vladimir Avrami.

    Tashmë të gjitha pronat administrohen nga Gjergj Xhaferi, inspektori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

    Por me një lëvizje të çuditshme të prokurores së Apelit në Tiranë, Arta Marku, çështja e sekuestrimit të pasurisë u rikthye sërisht për rigjykim në shkallën e parë, ku pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë gjykimi.

    Kristian Boçi, nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale.

    I përfolur si biznesmen (por i hetuar për drogë në Itali), Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa në mediat sociale.

    Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta.

    Kristian Boçi shpesh herë ka reklamuar edhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë.

    Emri:  -640-0-1d372a5bf4e8969a66a37e5d93958f5c.jpg

Shikime: 349

Madhësia:  30.1 KB
    Elman Abule

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Lufta mes kukullave të Soros-it në Tiranë: Prokurorët e SPAK i bëjnë vizitë në shtëpi Erion Vel

    Arta Marku i kthen 50 milion eurot e sekuestruara mikut të Veliajt

    Emri:  Screenshot-2024-07-30-at-8.28.00 PM-2-1024x634.jpg

Shikime: 192

Madhësia:  36.1 KB

    Me kërkesë të prokurores së Apelit, Arta Marku është prishur sekuestro e 50 milion eurove që iu bllokuan një grupi personash mes të cilëve, Eman Abule një shtetas nga Belgjika, mik me Erjon Veliajn, Kristian Boçi, një personazh i njohur në rrjetet sociale si sponsor i boksierëve të ndryshëm dhe Vladimir Avrami, konsull nderi i vendit tonë në Qipro.

    Pasuritë që përbënin disa kompani, apartamente dhe biznese dyshohet se ishin krijuar përmes pastrimit të parave, por Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin në Shkallën e parë me kërkesë të prokurores Arta Marku.

    Në njoftim theksohet se:

    Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit me iniciale E. A.

    Në vijim të veprimeve procedurale Prokuroria, referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesën me objekt:

    -Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 7 (shtatë) shoqëritë tregtare, me administaror shtetasin me iniciale E. A.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e shoqërisë “F……” sh.p.k.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 2 (dy) shoqëritë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetases me iniciale M. N.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 1 (një) shoqëri tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale V. A.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 5 (pesë) shoqërtë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
    – Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 3 (tre) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasve me iniciale E. A dhe M. N.
    – Vendosja e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
    – Shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A si dhe 14 (katërmbëdhjetë) shoqërive tregtare.

    Në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë 27.06.2024, ka vendosur:

    1. Pranimin e kërkesës sipas objektit.

    Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga shtetasit me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

    Në përfundim të gjykimit, përfaqësuesit ligjor të shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, kërkuan:
    – Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

    Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi:

    – Prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

    Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

    – Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.
    Tiranë, më 30.07.2024.

    LAPSI

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2024, 12:02
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-06-2015, 11:55
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-05-2015, 21:16
  4. Banka e Vatikanit nën akuzë për pastrim parash
    Nga Explorer në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 11:45
  5. Banka e Vatikanit hetohet per pastrim parash. Sekuestrohen 23 milione euro.
    Nga the admiral në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-09-2010, 05:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •