Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe pena e artë e këngëve të festivaleve

    Emri:  auto_Screenshot_21719208598.jpg

Shikime: 304

Madhësia:  21.8 KB

    Pas një hemoragjie cerebrale që e la në gjendje të rëndë dy ditë më parë, është ndarë sot nga jeta poeti i mirënjohur Agim Doçi, autori i këngëve fituese të festivaleve. Ndër tekstet e këngëve të tij mbetet i paharruar "Marshi i UÇK".

    Mikja dhe bashkëpunëtorja e tij, këngëtarja Myfarete Laze ka shkuar sot në Fb:

    "Lamtumirë, lamtumirë Agim Doçi, poeti i mbarë shqiptarisë! O pendë e artë e vargut poetik e të kënduarit në breza! Të kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë, plot shpresë, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera, duke skalitur në mosharresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar, lamtumirë Agim Doçi! Ngushëllime, Ngushëllime, se sot të gjithë me dashuri, respekt, të thonë: ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’

    Agim Doçi ishte 76 vjeç. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në Tiranë me homazhet që nisin në orën 11.

    Poeti është arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

    Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të '80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit "Misto Mame" si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

    Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si "Marrshi i UCK-së", "A vritet pafajsia".

    Ka botuar disa libra me poezi si 'Hajde dru me pre', 'Rrëzuar mbi vetminë', 'Rituali i kryqëzimit'.

    Emri:  auto_auto_1719059571_agimdoci17191343231719209067.jpg

Shikime: 319

Madhësia:  32.3 KB

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (28-06-2024)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Kisha shumë vite që kisha vdekur…

    Emri:  maxresdefault-6-728x430.jpg

Shikime: 316

Madhësia:  27.3 KB

    Poezi e shkruar nga Agim Doçi.

    Kisha shumë vite që kisha vdekur
    Erdhën plot njerëz dhe në varrim
    Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
    I kishin shkruar mbi varrin tim…

    Sa turp më vinte, sa më peshonte
    Rrasa e varrit me ato fjalë.
    Ndonëse parajsa nuk më pranonte
    Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

    Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
    Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
    Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
    Vetëm më iku, jeta e tërë…

    Tani që s’jam, mos u frikësoni!
    Se larg prej jush vendin e gjeta.
    Rri kuvendoj me Perëndinë
    Ai s’paska frikë nga e vërteta!

    Kultplus

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Ngushëllime familjes së poetit dhe gjithë art-dashësve shqiptarë. Poeti ishte edhe një anëtar i hershëm i forumit shqiptar, që në fillimet e forumit 20 vjet më parë. Profilin e poetit e gjeni këtu.

    I përjetshëm kujtimi!

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi

    Emri:  doci.jpg

Shikime: 283

Madhësia:  29.4 KB

    Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi. Poeti i njohur pësoi pak ditë më parë hemorragji cerebrale në tru, ndërsa për disa ditë qëndroi në spital.

    Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, po ashtu dhe ceremonia e varrimit.

    Kush ishte Agim Doçi?

    Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar.

    Ēshtë arsimuar në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

    Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.

    Ēshtë autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden kënge shumë të njohura si “Marrshi i UCK-së”, “A vritet pafajsia”.

    Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

    Koha Jone

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Arti në zi/ Ndahet nga jeta poeti i njohur i këngëve shqipe Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmimeve

    Poeti, autor i teksteve të mijëra këngëve shqipe mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT. Artisti i poezisë do të jetojë në këngët të cilave u dha jetë.

    Tirane- Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijëra këngëve shqipe, të qindra këngëve për Kosovën, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri.

    Poeti mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT ku ndodhej i shtruar prej 22 qershorit pasi pësoi hemoragji cerebrale.

    Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot (24 qershor) në mëngjes në orën 06:00 ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ndërsa homazhet do të zhvillohet në orën 11:00.

    Bashkëpunëtorët e tij ishin këngëtarë të njohur të skenës shqiptare Aurela Gaçe, Anjeza Shahini, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Bleona Qereti, Albërije Hadërgjonaj, Françesk Radi, Kastriot Tusha, Luiz Ejlli, e shumë e shumë të tjerë.

    “Lamtumirë Lamtumirë, Agim Doçi.
    O pendë artë e vargut poetik e të kënduar në breza.
    Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumirë Agim Doçi” shkruan këngëtarja e njohur Myfarete Laze në një postim në facebook duke shprehur ngushëllime familjarëve të tij ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’

    Agim Doçi ndodhej i shtruar në QSUT prej të shtunës, 22 qershor, pasi kishte mbërritur me urgjencë me ambulancë nga Spitali Bashkiak i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja në tru. Ai ishte shtruar në spital në Qendrën Stroke, pasi kishte shfaqur çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit

    Suksesi ne Eurovizion
    Me vargjet e këngës "Imazhi yt” dhe zërin e këngëtares së talentuar Anjeza Shahini, në vitin 2004 Shqipëria arriti të merrte renditjen më të lartë deri tani në Festivalin europian të këngës. Kënga e kënduar në anglisht, me titull ”The Image Of You” u vlerësua me 106 pikë duke u pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese.

    Agim Doçi ka shkruar edhe tekstin e një tjetër kënge pjesëmarrëse në Eurovizion, në vitin 2009, e kënduar nga Kejsi Tola me titull “Më merr në ëndërr” e renditur në natën finale në vendin e 17-të.

    I këndonte gëzimit dhe jetës

    Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. I këndonte gëzimit, dashurisë dhe jetës Mes tyre "Nata" e Aurela Gaces, "Loçka jeme" kënduar nga Albërie Hadërgjonaj, 'Ma ke prish gjumin e natës' kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri.

    I këndonte dhe Kosvoës e patriotizmit

    Ka shkruar dhjetëra këngë patriotike dhe 100 këngë për luftën e Kosovës, ndër të cilat “A vritet pafajësia”, “Ti Shqipëri më jep nder” të kënduar nga Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani, i “Marrshi i UCK-së” kënduar nga Arif Vladi, “A vritet pafajsia” nga Leonora Jakupi.

    Inxhinieri elektrik që u bë poet

    I lindur më 9 maj 1948 u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990. Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

    Ora 08:33
    'Nata', 'Mos ja prishni lumturinë', A vritet pafajësia! Marshi i ' Vargjet e Agim Doçit, poeti i këngëve të bukura që këndohen brez pas brezi
    Agim Doci poeti i këngëve të bukura të cilat janë kënduar ndër breza dhe do të vijojnë të këndohen u nda sot nga jeta. Në vargje përdori fjalë të zgjedhura të cilat përcollën emocionin, dashurinë dhe jetën në të gjitha dimensionet e saj.

    Të shoqëruara dhe me tingujt muzikorë u bënë këngët më të preferuarat për publikun. U kënduan nga këngëtarë të njohur të skenës shqiptare me të cilët fitoi dhe shumë çmime në festivale.

    Ndër këngëtarët me të cilët bashkëpunoi janë dhe Aurela Gaçe, Parashqevi Simaku, Leonora Jakupi, Myfarete Laze, Anjeza Shahini, kënga e së cilës shkruar nga Doçi 'Dua të jem kujtimi yt', fitoi festivalin e 41-të të RTSH-së dhe u rendit e shtata në Eurovision.

    'Marshi i UÇK-së' - Kendon Arif Vladi - Poezi e Agim Doçit

    Oj Kosovë o djep lirie
    Çdo kulm shpie nji bajarak
    UÇK-ëja t'paska hije
    Për atdhe po derdhet gjak

    Po luftojnë djemtë e Kosovës
    Prej Drenice n'mal t'Gjakovës (x2)
    Për atdhe lokja m'ka le, për flamurin kuq e zi
    Jam ushtar në UÇK do ti sjell vendit liri

    ref:

    Brez pas brezi në k'to votra
    Jam i lashtë sa vet Evropa (x2)
    Jo se l'shoj oo asni pllam toke
    Dy gisht balle mke fale ti loke

    Se k'tu jam dem-baba-dem
    Për Kosovë jap shpirtin tem (x2)

    Qofsh i pushkës je shqipëtarë
    Ta mbrojmë vendin pllambe me pllambe

    Se k'tu jam dem baba dem
    Për Kosovë jap shpirtin tem

    'Nata' – Aurela Gaçe - Poezia Agim Doçi

    Deti i frikshem neper nate
    Hapesire pa fund nga dhembja
    Prisja diten qe te zbardhe
    Ne mbreterine me endrra

    Po si iku valle?
    Nata ish memece...
    Pyeta yjet
    Pika loti s'di nga rane
    Po qanin syte e mi

    Klandestinet hapin plage
    Ne brigje mbeti dhembja
    Neser nene, dje isha vajze
    E virgjer hena

    Erdh' mengjesi i bardhe
    Zgjati doren dhe me mori
    Ti u zhduke bashke me naten tende

    Ike, ike larg
    Nata, nata
    Dashurine kafshonte nata
    Perpelitem ne vetmi

    Por nata...
    Dashurine ma mori nata
    Nata, nata
    Dashurine kafshonte nata
    Pjese e nates ish ai

    Klandestinet hapin plage
    Ne brigje mbeti dhembja
    Neser nene, dje isha vajze

    E virgjer hena
    Erdh' mengjesi i bardhe
    Zgjati doren dhe me mori
    Ti u zhduke bashke me naten tende
    Ike, ike larg

    Une e desha si e marre
    Deti mori dashurine
    S'harrohet nata

    (2x)
    Miliona ditë i vodhi nata
    Deti... nata
    Ajo do t'na ndjek pas
    Gjithe jeten
    Nata, vec nata

    Deti i frikshem neper nate
    Hapesire pa fund nga dhembja
    Prisja diten qe te zbardhe
    Ne mbreterine me enderra

    Po si iku valle?
    Nata ish memece...
    Pyeta yjet
    Pika loti s'di nga rane
    Po qanin syte e mi



    'Mos ja Prishni Lumturine' – Kendoi Parashqevi Simaku, poezi e Agim Doçit

    Kur një zog,një pëllumb ne shikojmë
    duam krahë si ata të fluturojmë
    zemra jonë tik e tak kur troket
    me zemrat flet

    Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
    dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
    dashurinë, lumturinë e pafund
    me ëndrra shumë

    Kanë një botë me ëndrra
    janë të vegjël shumë
    mos lëndoni nënat
    syrin e pagjumë

    (2 herë)

    Të gjitha do i dhuroja
    kaq të lumtur ti shikoja
    dhe fëmijët në gjithë globin
    anembanë

    Mos ja u prishni lumturinë
    mos iu prekni dashurinë
    askërrkush mos ta provojë
    se nënat s'ju lejojnë

    Fjala "Nënë" kudo në botë
    zgjon në zemra dashurinë
    mirëmëngjes jetës i thotë
    se nëna e lind njerinë.

    Kjo dorë që e tundi djepin
    gjithë botën e sundonoooooooooo ooooooo oooooo


    A Vritet Pafajsia - Leonora Jakupi - Poezi: Agim Doci

    A vritet pafajësia?!
    çfarë faji ka Drenica?!
    Pse tremben nga fëmija,
    që thërret Azem Galica?

    Drenica lind veç trima
    ju i lini fëmijët jetima.
    Është një komb që don liri,
    dhe Kosova është Shqipëri!

    Qielli digjet, toka varet
    po ku je Adem Jashari?!
    Na vranë babën,e na vran motren
    Na përzunë,na dogjën votren.

    (Refreni, 2 herë)
    Mos ma prek ti shkja Drenicën
    Se kam gjallë Azem Galicën
    Mos ma prek trollin shqiptar

    Mijëra vjet,jam vetë e parë
    Dhe loti vjen tek gjaku
    Dhe gjaku vjen tek loti
    Ja foshnjet po i vrasin
    Po kullat jo nuk lozin.

    Drenica lind veç trima
    ju i lini fëmijët jetima.
    Është një komb që don liri,
    dhe Kosova është Shqipëri!

    Qielli digjet, toka varet
    po ku je Adem Jashari?!
    Na vranë babën,e na vran motren
    Na përzunë,na dogjën votren.

    Refreni,2 herë

    Mos ma prek ti shkja Drenicën
    Se kam gjallë Azem Galicën
    Mos ma prek trollin shqiptar
    Mijëra vjet,jam vetë e pare


    Dua të jem imazhi yt - Këndon Anjeza Shahini, Poezi nga Agim Doçi

    Më rrodhën lotët nga sytë e shpirtit
    Ky mall i çmendur më torturoi
    Më mirë në kryq, në vend të Krishtit
    Sesa i vetëm…veç të gjalloj.

    Ky shpirt i brishtë që preket lehtë
    Nga fjalë e rëndë dhe xhelozia
    Më prishi punë gjithmonë në jetë
    Më bëri sterrë ditët e mia…

    Po çfarë kanë njerëzit që egërsohen?
    E çfarë kërkojnë më shumë nga unë?
    Ata që s’mund të dashurohen
    Përse nuk ikin…por prishin punë.

    Më dhemb gjithë trupi, më dhemb gjithçka
    Sa fort më dhemb sot gjoksi im…
    Kjo botë e madhe plot vende ka!
    Po dhembja ime nuk gjen shërim…

    Unë them të iki, t’i lë të gjitha !
    Të marr me vehte veç mallin tim.
    Ta bëj qivur, të shkoj nga isha
    Atje i vetëm…dhe në harrim…

    Pastaj të kthehem pas qindra motesh
    Kur bota ndoshta do ketë ndryshuar
    Të lyp lëmoshë në mes metropolesh…
    Si shpirt i brishtë…dhe i dashuruar.

    Të marr imazhin e asaj që dua
    Të shkoj tek bliri me gjel të egër…
    Të vij pas meje, ajo me mua
    Dhe të këndojmë këngën e vjetër…

    “Dua të bëhem paksa e krisur,
    Dua të bëhem dhe lot tek syt’
    Dua të bëhem dhe gjumë i prishur,
    Dua të bëhem imazhi i yt…”

    Shqiptarja

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2013
    Postime
    6

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Ngushellime familjareve dhe miqve, i qofte dheu i lehte poetit tone te madh. E lexova Çun Lajçin, Rama nuk kish ba asnje organizim per me i ba homazh, marre i kofte atij pro-serbi,

  8. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,214

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Citim Postuar më parë nga Lisiani Lexo Postimin
    Ngushellime familjareve dhe miqve, i qofte dheu i lehte poetit tone te madh. E lexova Çun Lajçin, Rama nuk kish ba asnje organizim per me i ba homazh, marre i kofte atij pro-serbi,
    Ramen e ka votuar populli lebero-shqiptar dhe le ta gezojne sa malet. Mese normale qe Rama nuk do t'i bente homazhe njeriut qe e akuzonte per vrasjen aksidentale te te atit. Por Agim Doci nuk ishte as i pari dhe as i fundit qe akuzonte pushtetin per vdekjen e babait ne Republiken e Vampiristanit. Kishte te tjere plot qe lane jeten ne gropat dhe rruget e Vampiristanit, nga punimet e kryebashkiakut Rama dhe shokut te atehershem Koco Kokedhima. Shume nga keta viktima shfaqeshin ne gazetat e Kokedhimes dhe Adrian Thanos si njerez qe vrisnin veten duke vene koken tek rrotat e skavatorit ose duke u hedhur me koke ne ndonje grope a pusete!!!

    Ky eshte Vampiristani, ky eshte populli yne "legjendar" qe ka zgjedhur te udhehiqet per 110 vite rresht nga klanet hajduto-komuniste lebere.

    I lehte i qofte dheu Agimit! Ne kete forum ka shkelqyer po aq shume, sa edhe ne festivalet e kenges ne Shqiperi. Shume ngushellime familjes!

  9. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,788

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    Me ka ardh keq kur e mora vesh.
    Kam pas shum simpati per Agimin.
    Do na mungoje!

    Qoft mire me Zotin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 11:54
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Kryeplaku (04-09-2024)

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,935
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Ndërron jetë poeti Agim Doçi

    ‘Gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit’/ Motra e Agim Doçit rrëfen jetën e poetit në A Show

    VIDEO

    E ftuar në A Show, Teuta Doçi, e motra e të ndjerit Agim Doçi, ka folur për rrugëtimin e poetit rebel që nga lindja, rritja dhe deri në shuarjen e tij nëpëmjet fotografive ndër vite.

    Teuta Doçi u ndal te karakteri rebel i poetit, teksa shuajti kureshtjen e moderatorit Krasta se a futej në vathën e kujdesit Agim Doçi, duke theksuar se rebelizmin dhe thepat i kishte në shoqëri në familje e në studio më shumë.

    Një tjetër moment i panjohur për publikun ishte edhe origjina e familjes Doçi, ku sipas të motrës së poetit, Shkodra ishte kryeqyteti i Shqipërisë për familjen e saj.

    ‘Ne jemi mirditorë me origjinë por nga një malësi e Gjakovës që ka qënë pjesë e Shqipërisë është një histori e jashtëzakonshme e fisit tonë shumë të madh me shumë degë dhe me një histori shumë të çuditshme, gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit’, u shpreh zonja Doçi.

    Intervista në studio:

    Krasta: Kam pasur një lloj shqetësimit në raport me sa e mundur apo e pamundur ka qënë, që një rreth bisedë tavolinë transmetim, të mos plaste një bombë çfarë do për ngjarje dhe njerëz. Kjo ka ndodhur edhe në familje, ka pasur një lloj shqetësimi që nuk futej në vathë të kujdesit Agim Doçi?

    Teuta Doçi: Agim Doçi ishte rebel në natyrë dhe këtë rebelizmin e tij këto thepat i kishte në shoqëri në familje sepse në studio i kishte shumë, por edhe në familje dhe ia falnin shumë sepse ai ishte edhe njeri që bënte shumë për njerëzit, pra duke bërë shumë kur kishte këto acarimet dhe gërthitjet e tij ati i faleshin.

    Krasta: Foto e parë është kur ti nuk kishe lindur akoma. Këta janë prindërit e Agim Doçit dhe të tutë.

    Teuta Doçi: Prindërit tanë kjo foto është bërë në Shkodër. Familja ime ka jetuar vitet më të bukura të treguara prej tyre se unë Shkodrën nuk e kam jetuar, në Shkodër. Për ta Shkodra ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Dashuria dhe miqësia e tyre përkthehej gjithmonë me Shkodrën prandaj në shtëpinë tonë është folur shkodrançe. Nëna ime ishte kolonjare që fliste shkodrançe. Agimi i ngjante nënës por më vonë ka marrë edhe nga babai, nga Doçët.

    Krasta: Nga vinin Doçët?

    Teuta Doçi: Ne jemi mirditorë me origjinë por nga një malësi e Gjakovës që ka qënë pjesë e Shqipërisë është një histori e jashtëzakonshme e fisit tonë shumë të madh me shumë degë dhe me një histori shumë të çuditshme, gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit.

    Krasta: Cili nga këta zonja dhe zotërinj ishin të goditur nga sistemi?

    Teuta Doçi: I godituri i sistemit ishin të gjithë anëtarët e familjes së babait tim me përjashtim të tij që ishte më i vogli i vëllezërve dhe ra në kontakt me idetë e atëhershme të komunistëve dhe u ndiku që 16-vjeç kur ishte në shkollë në Golem.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. Poetit te madh z.Agim Doçi-urime ditelindjen
    Nga Poeti në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 06:56
  2. Gëzuar ditëlindjen Poeti Agim Doci !!!
    Nga bili99 në forumin Përshëndetje dhe urime
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 13-05-2010, 06:12
  3. Agim Doçi
    Nga Agim Doçi në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2010, 08:57
  4. Nderron jete aktori Agim Qirjaqi.
    Nga drague në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-04-2010, 15:30
  5. Agim Doçi
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2003, 00:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •