Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    At Antonio Bellusci [1934 - 2024]

    Shuhet At Antonio Bellusci, Presidenti Begaj: Kombi shqiptar nė zi, do kujtohet si pėrbashkues i arbėreshėve

    Emri:  Capture-79.jpg

Shikime: 448

Madhėsia:  45.5 KB

    Presidenti Bajram Begaj shpreh ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė At Antonio Bellusci, priftit arbėresh tė Frasnitas nė Arbėrinė e Kalabrisė, misionar, intelektual dhe atdhetar i devotshėm.

    Kreu i Shtetit i pėrcolli njė telegram ngushėllimi ipeshkvit tė Eparkisė sė Lungros, Shkėlqesisė sė Tij, Imzot Donato Oliverio.

    Emri:  auto_448889325_1014839500009777_2104100433338116892_n1718990218.jpg

Shikime: 615

Madhėsia:  39.4 KB

    “Sot, Eparkia e Lungros, komunitetet arbėreshe dhe i gjithė kombi shqiptar janė nė zi pėr humbjen e ikonės albanologe, gazetar, shkrimtar, pedagog dhe etnolog, At Antonio Bellusci, njė mbėshtetės i jashtėzakonshėm nė mbrojtje tė trashėgimisė kombėtare”, tha Begaj.

    Presidenti theksoi kontributin e At Antonios nė njohjen e identitetit arbėresh, nxitjen e zhvillimit kulturor tė komuniteteve ku ishte famulltar, si edhe punėn kėrkimore nė dobi tė pėrcjelljes sė trashėgimisė kulturore arbėreshe.

    “At Antonio Bellusci do tė kujtohet pėrjetė nga secili prej nesh si njė pėrbashkues i arbėreshėve dhe puna e tij nuk do tė shlyhet kurrė nga kujtesa jonė”, shkruan ai.

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-06-2024 mė 23:27

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]

    Antonio Bellusci – zėri i arbėreshėve e arvanitasve, miku i tė gjithėve

    Emri:  f1c67a93-c83a-43b6-b0e0-90ffc6cff03a.jpg

Shikime: 44

Madhėsia:  16.8 KB
    Antonio Bellusci qe prift arbėresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog (Nė foto: Bellusci nė shtator tė vitit 2018, gjatė intervistės pėr “Kohėn Ditore)

    Adresa e tij nuk ishte thjesht e njė prifti a studiuesi, por adresė e arbėreshėve, pasi ata qė ia mėsynin asaj ane i vinte nė kontakt me kė tė donin. Antonio Bellusci vdiq tė mėrkurėn. Ai ishte 89 vjeē. U bė edhe zė i arvanitasve, pėrderisa mblodhi fotografi dhe incizoi njė thesar tė dhėnash mbi historinė dhe folklorin e arbėrorėve. U angazhua edhe pėr ēėshtjen e Kosovės
    Me t’u pėrmendur arbėreshėt nė qarqet e studiuesve e politikanėve, emri i priftit Antonio Bellusci do tė zinte vend shpejt. Qe prej njerėzve qė shihej gjithkund. Nė konferenca shkencore gravitonte me tė dhėnat qė kishte mbledhur pėr bashkėvendėsit e tij e pėr arvanitasit. Nė qarqet politike paraqitej si lobues i madh pėr ēėshtjen e Kosovės. Adresa e tij nuk ishte thjesht e njė prifti a studiuesi, por adresė e arbėreshėve, pasi ata qė ia mėsynin asaj ane i vinte nė kontakt me kė tė donin. Bellusci vdiq tė mėrkurėn. Ai ishte 89 vjeē. Lajmin e ka bėrė tė ditur udhėheqėsi i misionit diplomatik tė Kosovės nė Vatikan, Vehbi Miftari.

    Vdekja e Belluscit ėshtė konsideruar humbje e njė njeriu qė pos angazhimeve profesionale ishte edhe veprimtar i madh i ēėshtjes sė Kosovės.

    Antonio Bellusci qe prift arbėresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog. I lindur me 15 shtator tė vitit 1934 nė Frashinetė tė Kozencės, ka diplomuar pėr filozofi e teologji. Ka shėrbyer si prift famullitar arbėresh. Ka themeluar revistat “Vatra jonė”, “Lidhja”, shoqatėn kulturore dhe shtėpinė botuese “G. Kastrioti”, bibliotekėn ndėrkombėtare “Bellusci”. Ka botuar studime nė periodikėt “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynė”, “Studime Filologjike”, “Pėrparimi”. Prej vitit 1962 ka bėrė udhėtime, studime dhe kėrkime etnografike nė vende tė ndryshme, ka marrė pjesė nė veprimtari shkencore nė kuvende, kongrese nė Itali, Shqipėri, Kosovė, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Kėngė fetare arbėreshe”, “Argalia nė tekstet popullore arbėreshe nė Frasnitė”, “Magjia, mite dhe besime popullore nė katundet arbėreshe”, “Fjalor Frazeologjik i Arbėreshėvet nė Itali dhe Arbėrorėve nė Greqi”, “Blegtoria nė Frasnitė”, “Kėrkime dhe Studime ndėr Arbėrorėt tė Elladhės”, “Antologjia Arbėreshe”, “Arbėrorėt-Arvanitė”. Pėr angazhimin e tij ėshtė shpėrblyer me disa ēmime nga ana e autoriteteve tė Italisė, Shqipėrisė dhe Kosovės.

    Ndėr vite ka qenė i pranishėm nė Kosovė. Qysh prej vitit 1970, kur ishte pėr herė tė parė, e ka vazhduar kėtė traditė. Nė Seminarin pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare gati i pėrvitshėm.
    Gjuhėtari e anėtari korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Bardh Rugova, ka thėnė se Antonio Bellusci ka qenė mbi tė gjitha njė mik.

    “Ka shfrytėzuar tė qenėt prift i ritit bizantin pėr tė shkuar nė Greqi dhe regjistruar arvanitėt. Natyrisht, ai nuk ka qenė gjuhėtar i kualifikuar dhe nuk mund tė flitet pėr ndonjė kontribut shkencor. Kontribut ka dhėnė nė rrafshin e krijimit tė kontakteve. Ka bėrė punė ‘shpirtėrore’. Ka ndihmuar shumė pėr tė nxitur ndjenjėn arbėreshe e shqiptare”, ka thėnė Rugova.

    Historiani Col Mehmeti ka thėnė se Antonio Bellusci ka qenė njė nga figurat intelektuale mė vokale nga bota arbėreshe. Sipas tij, shuarja e tij shėnon njė ndėrrim brezash nė traditėn shkollareske pėrherė aktive nė qendrat e Italisė sė Jugut.

    “Bellusci ishte nga ata tė ‘vjetrit’ qė ishin tė aftė tė bėnin sinteza prej punės sė vėllimshme nė terren. Pėrveēse njė zė tepėr i veēantė i identitetit arbėresh ose shqiptaro-italian, Belluscit duhet t’i njihet merita pėr kontributin e tij tė shėnueshėm edhe pėr skajin tjetėr tė botės shqipfolėse”, ka thėnė Mehmeti. Sipas tij, Bellusci bėri kėrkime tė thelluara nė qindra fshatra arvanite nė Peleponez, Atikė e Eube, duke kataloguar tradita, kėngė e rrėfime arvanite. “Pėrveēse njė simbolikė e bukur ku njė arbėresh takon arvanitė, puna e Belluscit ėshtė njė referencė e paanashkalueshme pėr studimet mbi arvanitėt. Kjo ėshtė arsyeja se vepra e tij ‘Ricerche e studi tra gli arberori dell'ellade’ (Kėrkime e studime mbi arbėrorėt e Heladhės) ėshtė njė lloj breviari edhe pėr studiuesit e pakicave gjuhėsore nė Evropė, dhe rrjedhimisht kjo vepėr e ka rritur ndėrgjegjėsimin sė paku akademik qė dialektet arvanite tė ruhen e tė ēmohen pėrballė politikave kollufitėse e uniformuese tė Greqisė”, ka thėnė ai.

    Nė veprėn autobiografike tė titulluar “Rrugėtimi i njė arbėreshi”, Bellusci ka rrėfyer gjerė e gjatė pėr jetėn e veprimtarinė e tij. E natyrshme, edhe pėr punėn e bėrė ndėr arvanitas.

    “Libri qė shkrova pėr kėta arbėrorė tė padukshėm ka njė listė tė gjatė tė krahinave dhe fshatrave ku banojnė arbėrorėt: 900 katunde. Nė listė gjen emra fshatrash, si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, qė dėshmojnė pėr lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipėrisė, si edhe me emra tė njohur tė arbėreshėve nė Itali”, shkruhet nė monografi.

    Ai do tė tregonte se gjatė afro 40 vjetėve qė shkelte katundet arbėrore nė Greqi mblodhi fotografi dhe incizoi njė thesar tė dhėnash mbi historinė dhe folklorin e arbėrorėve si pėrralla, legjenda, fjalė tė urta, mallkime, kėngė dhe bisedime, trashėgimi kulturore e ruajtur pėr shekuj me radhė.

    “Regjistrimet e bisedave dhe kėngėve pėrbėjnė njė material tė pastėr etnografik, sepse unė i lija njerėzit tė flisnin lirshėm, tė tregonin ēdo aspekt tė jetės, mos tė rezervoheshin, i lashė tė flisnin dhe tė kėndonin shqipen qė dinin dhe i botoja ashtu siē i dėgjoja, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar”, shkruan ai. Jep shumė tė dhėna edhe pėr arbėreshet nė jugun e Italisė.

    Nė shtator tė vitit 2018 do tė jepte njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”. Do tė thoshte se mbėshtetja mė e madhe e arbėreshėve ishte te gjuha.

    “Fjala ka fuqi tė brendshme tė madhe, si kur thua: oj zemra ime, oj nėna ime, o Zot…Janė arbėreshėt qė kanė mbajtur ritin arbėresh, zakonet, deri sot. Kurse ata qė kanė ritin latin, kanė humbur gjuhėn arbėreshe”, kishte thėnė ai. Thoshte se fati i arbėreshėve mund tė shihet si njė rilindje.

    Nė dhjetėra libra tė tij autorial ai prej vjetėsh qe shndėrruar nė adresė tė studiuesve.

    “Emigrimi i fundit ka ndodhur mė 1724. Ata ishin tė ritit bizantin, por kishin njė prift qė i bashkoi kėta njerėz si arbėreshė tė krishterė me ritual bizantin siē ishin nga vendi i origjinės”, thoshte Bellusci. Nga ndėrlidhja e gjakut me identitetin dhe kombin, Bellusci nxirrte pėrfundimin pėr “identitetin e hapur” tė arbėreshėve.

    “Identiteti ynė ėshtė njė identitet i hapur, ne respektojmė kulturat e tjera. Pra, shpirti i arbrit ėshtė i butė, nga dhjetėra anė ėshtė shumė i urtė, shumė i hapur”, pretendonte ai. Qe i hapur pėr krejt ata qė ia mėsynė asaj ane, e mbėshtetės i madh i ēėshtjes sė Kosovės.

    Nėpėrmjet njė postimi nė Facebook, gazetari e publicisti Halil Matoshi duke e kujtuar kohėn kur Bellusci bashkė me delegacionin e Kosovės ishte nė Kongresin amerikan mė 1999, e ka cilėsuar atė si “kosovar me bindje e arbėresh me djep”.


    Koha Ditore

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]

    Osmani shpreh ngushėllime pėr vdekjen e at Belushit: Humbje e madhe pėr tė gjithė arbėreshėt

    Emri:  auto_Presidentja-e-Kosoves-Vjosa-Osmani-bashke-me-priftin-Antonio-Belushi1718880094.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  45.4 KB

    Presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani ka shprehur ngushėllime pėr ndarjen nga jeta tė at Antonio Belushit.

    Ajo shprehet se Belushi mbrojti tė drejtėn e shqiptarėve pėr liri bashkė me presidentin e ndjerė tė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, pėrcjell Klankosova.tv.

    Tutje, presidentja shton se vdekja e Antonio Belushit ėshtė humbje e madhe pėr familjen e miqtė, kishėn arbėreshe, institucionet e popullin arbėresh tė Kalabrisė e gjithė Italisė sė Jugut.

    POSTIMI

    Me dhimbje tė thellė mora lajmin pėr kalimin nė amshim tė at Antonio Belushit, veprimtarit tė paepur tė ēėshtjes shqiptare, i cili pėrveē se kultivoi me pasion gjuhėn arbėreshe, nga vitet ‘90, bashkė me Presidentin Rugova e veprimtarė tė tjerė, e mbrojti tė drejtėn e shqiptarėve pėr liri.

    Ndarja e tij nga jeta ėshtė humbje e madhe pėr familjen e miqtė, kishėn arbėreshe, institucionet e popullin arbėresh tė Kalabrisė e gjithė Italisė sė Jugut.

    Si Presidente e Kosovės kam pasur nderin ta takoja nė bibliotekėn e pasur tė tij, tė cilėn e krijoi dhe e mbajti me aq pėrkushtim deri nė vdekje. Kur ia akordova shtetėsinė e Kosovės, ishte i stėrlumtur, sepse iu plotėsua dėshira e tij jetėsore.

    I pėrhershėm qoftė kujtimi pėr at Antonio Belushin!

    Syri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-06-2024 mė 23:38

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]

    Ndahet nga jeta prifti arbėresh Antonio Belushi, Meta: Shembull frymėzimi

    Emri:  auto_Capture-3481718874164.jpg

Shikime: 42

Madhėsia:  29.5 KB

    Ėshtė ndarė sot nga jeta prifti arbėresh Antonio Belushi i cili njihet edhe me titullin”Ati shpirtėror i Arbėreshėve”.

    Mbi ngjarjen ka reaguar presidenti i Partisė sė Lirisė Ilir Meta.

    Nė njė postim nė rrjetet sociale, ai ka shkruar se At Belushi, prej mė shumė se gjysmė shekulli, me urtėsi, pasion dhe pėrkushtim, punoi pėr njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturės, historisė, gjuhės dhe zakoneve tė popullit arbėror.

    Meta shtoi se prifti arbėresh do tė mbetet njė shembull i madh frymėzimi se si pėrpjekjet individuale, plot idealizėm, pėrkushtim dhe patriotizėm, i shėrbejnė kombit dhe kulturės, jo vetėm Arbėreshe, por edhe shqiptare, italiane dhe europiane.

    Postimi i plotė:

    Me pikėllim mėsova lajmin e trishtė pėr ndarjen nga jeta tė personalitetit tė jashtėzakonshėm Arbėresh, At Antonio Belushi.

    Si prift famullitar, publicist, studiues, mėsues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej mė shumė se gjysmė shekulli, me urtėsi, pasion dhe pėrkushtim, punoi pėr njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturės, historisė, gjuhės dhe zakoneve tė popullit arbėror.

    Pėrjetė mirėnjohės pėr veprimtarinė e paepur nė pėrēimin dhe forcimin e identitetit kombėtar shqiptar ndėr Arbėreshėt e Italisė, por edhe pėr Arvanitasit e Greqisė.

    At Antonio Belushi do tė mbetet njė shembull i madh frymėzimi se si pėrpjekjet individuale, plot idealizėm, pėrkushtim dhe patriotizėm, i shėrbejnė kombit dhe kulturės, jo vetėm Arbėreshe, por edhe shqiptare, italiane dhe europiane.

    Ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Belushi dhe komunitetit shumė tė dashur Arbėresh pėr kėtė humbje tė madhe dhe tė pazėvendėsueshme!

    Kujtimi i tij do tė mbetet i paharruar!

    Tė prehet nė paqen e merituar!



    Syri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-06-2024 mė 23:39

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,331
    Postimet nė Bllog
    19

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]


  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,532

    Pėr: At Antonio Bellusci [1934 - 2024]

    ...........
    Emri:  24.jpg

Shikime: 37

Madhėsia:  89.9 KB

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 16-05-2024, 16:12
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-04-2023, 15:29
  3. Intervista: At Antonio Bellusci mes Arbėreshėve tė Italisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2021, 20:33
  4. Dokumenti Sekret i KKE-Se Greke i 1934-1950
    Nga mitjuk nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-10-2013, 19:16
  5. Shejh Shaban Damnori (1868-1934)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2009, 04:00

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •