Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    Kapitulli 1

    Nga shtėpiza e vogėl, qė kishte mbirė si kėrpudhė nė rėrėn e shkrifėt tė plazhit, doli njė grua. E para qė e pėrshėndeti atė agim dite tė porsalindur, ishte puhia e lehtė e erės, qė rendi tė mpleksej me flokėt e saj tė gjatė dhe me kėmishėn e hollė qė kishte veshur. Gruaja e re mbuloi shpatullat e hajthme me njė shall dhe drejtoi trupin. Valėt e detit, qė pėrplaseshin lehtazi nė breg, i sillnin nė vesh njė melodi tė ėmbėl nanuritėse. Ajo hodhi vėshtrimin tutje nė horizont, atje ku lufta e pėrditshme mes rrezeve tė para tė diellit dhe errėsirės drithėruese tė natės sapo kishte nisur. Nga mpleksja e krahėve tė tyre tė gjatė, qielli dhe deti, si njė trup i vetėm, ishin mbėshtjellė me njė ngjyrė tė trėndafiltė qė tė magjepste.
    Gruaja iu afrua ngadalė bregut, duke lėnė nė rėrėn ende tė ftohtė gjurmėt e shputave tė saj tė zhveshura. Shtrėngoi rreth vetes shallin shumėngjyrėsh dhe mbuloi qafėn e hollė. Sytė e saj u fiksuan diku larg nė horizontin e pafund, si tė donin tė pėrthithnin tė gjitha ngjyrat e atij mėngjesi. “Cili prej piktorėve tė mėdhenj tė sė shkuarės kish zbritur nga parajsa atė agim vallė?”, tha me vete ajo. “Cili prej tyre ishte duke kaluar butėsisht penelin tashmė jo nė njė kanavacė tė bardhė apo nė mure pallatesh tė larta, por nė vetė hapėsirėn qiellore?”
    Ajo qėndroi njė copė herė buzė detit pa lėvizur, ndėrsa njė buzėqeshje e lehtė i endej nė fytyrėn e ėmbėl. Njė ndjenjė paqeje dukej ta kishte pushtuar tė tėrėn. Pėr njė ēast mbylli sytė dhe mori frymė thellė, si tė donte tė burgoste nė kraharor aromėn e butė tė jodit qė i mbushte flegrat e hundės. “Ah, sikur tė qėndronim gjithnjė kėtu... gjithnjė kėshtu... - pėshpėriti ajo teksa ktheu vėshtrimin drejt shtėpizės sė pėrgjumur, - nuk dua asgjė tjetėr nė jetė...”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Pėr: Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    Sapo ka dale ne qarkullim romani im i pare "Qiriri i jaseminit". Me lart gjeni nje copez nga kapitulli i pare. Komentet tuaja jane te mirepritura.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Pėr: Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    “Jeta ėshtė si njė pemė. Ajo ka rrėnjė tė thella tė ngulura nė tokėn qė prindėrit tanė kanė vaditur pėr ne, njė trung tė gjatė e tė fortė qė na jep qėndrueshmėri dhe plot degė qė zgjaten pėrditė nga ēdo drejtim. Ne zgjedhim njėrėn prej kėtyre degėve, kacavirremi aty duke shpresuar qė ajo tė na ofrojė lulėzim tė pėrhershėm, gaz, hare e ditė tė lumtura. Por nėse njė ditė kėsaj dege i shteron jeta, nėse krahėt e saj shndėrrohen nė degėza tė thara si shkopi i pėrdredhur i njė plaku, ne kemi tė drejtė tė kapemi pas njė dege tė re. Kemi tė drejtė tė kapemi pas jetės. Kemi tė drejtė tė jemi tė lumtur sėrish. Dhe pema vazhdon tė zgjatet drejt qiellit ēdo ditė. E mbushur me gjethe tė reja e tė vjetra, me lule e fryte, me gunga tė degėve tė mėparshme tė prera nė kohė dhe degėza tė reja qė ēelin ēdo pranverė... kjo ėshtė pema e jetės sonė. Ashtu si ne, ajo rritet e forcohet ēdo ditė”, i tha Klea njė ditė Andit duke e vėshtruar drejt e nė sy. “Kam tė drejtė tė jem edhe unė e lumtur.”

    Qiriri i jaseminit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Pėr: Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    -Sa herė janė ulur pranė detit shkrimtarėt? - e kishte pyetur Klea dikur. - Sa herė kanė qėndruar aty me sytė e pėrhumbur nė horizont, teksa mendimet e tyre ndėrthuren me valėt e tij? A janė shkrimtarėt ata qė i japin jetė detit apo janė dallgėt e tij tė fuqishme qė ua pėshpėritin atyre nė vesh vargjet qė hedhin mbi fletėn e bardhė?
    - Me siguri shkrimtarėt do tė pranonin vetėm tė parėn! - ishte pėrgjigjur Andi duke qeshur.
    - Deti vėrtet tė shtie nė zemėr mendime e ndjesi tė ėmbla.
    - Ndoshta kėto mendime e ndjesi i kemi brenda vetes, ai na jep vetėm pak inkurajim qė t’i themi me zė tė lartė, - kishte ngritur supet Andi.
    - Vėrtet? E ēfarė tė inkurajon ty deti tė mė thuash sot, i dashur? - njė buzėqeshje ishte vijėzuar nė fytyrėn e Kleas.
    - Hmmm... ja ta dėgjoj njė herė veten. Andi kishte mbyllur sytė dhe kishte thithur fort aromėn e jodit. - Sot mund tė tė them se... se kėto valė qė pėrplasen nė breg mė ngjasojnė me fletėt e njė libri qė po shfletohet ngadalė. Janė fletėt e librit tonė, mbushur herė me valė tė qeta lozonjare e herė me dallgė tė forta qė shkumėzojnė. E megjithatė, pėr mua ėshtė libri mė i bukur nė botė, sepse ėshtė i mbushur me dashurinė tonė. Ēdo fletė e re qė hapet ėshtė njė ditė tjetėr e jetuar me ty.
    Ajo i ishte afruar pėr ta puthur me gjithė dashurinė qė ndiente nė zemėr. E ndiente veten me fat qė jeta i kishte dhėnė njė shans tė dytė pėr tė qenė e lumtur.

    Qiriri i jaseminit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Pėr: Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    Qiriri i jaseminit

    As vetė nuk e kuptonte sesi po e ēonin kėmbėt nė drejtim tė varrit tė freskėt tė dashurisė sė tij. Njė heshtje e thellė kishte rėnė nė varrezat e mėdha atė fillim pasditeje. Ai mbajti vesh. Si mund tė ishte kaq qetėsi vallė? Si nuk pipėtinte asgjė pėrreth tij, ndėrkohė qė shpirtin e tij e kishte pllakosur stuhia mė e madhe qė kish njohur ndonjėherė? Si frynte kaq e qetė era, ndėrkohė qė nė shpirtin e tij ajo buēiste e fortė, si njė uturimė qė del nga thellėsitė pėr tė tronditur tėrė gjithėsinė? Si kėndonin zogjtė pėrmbi kokėn e tij, ndėrkohė qė Klea nuk mund t’i dėgjonte mė? Si ecnin akrepat e orės, ndėrsa sekondat, minutat, orėt e ditėt e tij ishin ndalur nė ēastin kur pushoi sė rrahuri zemra e saj? Si vallė?

    Ai hodhi vėshtrimin pėrreth nėpėr varrezėn e tejmbushur.

    “Sa e pangopur ėshtė vdekja”, mendoi. Nga fotografitė e ngulura nė pllakat e varreve, hapat e tij tė ngadaltė i ndiqnin me mijėra fytyra: fytyra tė qeshura, fytyra serioze, fytyra tė trishtuara, fytyra tė zbehura, qė ndoshta nuk e kuptonin ende pėrse ishin aty; fytyra tė njerėzve tė veshur me kostum, me shami koke a me fustane tė bardha, qė qėndronin ulur ose nė kėmbė pėrmbi pllakėza varri, fytyra djemsh e vajzash tė reja, si dhe fytyra pleqsh, qė reflektonin menēurinė e viteve qė dikur kishin pasur mbi kurriz. Pėrqark shihte varre tė mėdha, tė vogla, tė braktisura prej kohėsh a tė mbushura me lule tė freskėta, varre fėmijėsh e tė rriturish. Pėrmbi disa prej tyre, engjėj tė trishtuar qėndronin me kokėn ulur si tė ndiheshin fajtorė pėr fatin e zi tė padronit tė tyre. Pėrmbi disa tė tjerė, engjėjt drejtonin krahėt drejt qiellit si pėr t’u treguar tė nėndheshmėve udhėn drejt parajsės. Diku tė zinte syri pėllumba e diku lule tė ngrira nė pėrjetėsi. Kishte aty varre tė thjeshta dhe mauzole madhėshtore. Pėrse kaq shumė ndryshim mes tyre? A thua kėto ngrehina tė stėrmėdha e tė mbushura me foto nė korniza tė arta reflektojnė rėndėsinė e njeriut qė mbajnė brenda? Pėrse duhen kaq varre tė mėdha, nė fund tė fundit? Pėrse njerėzit insistojnė t’u tregojnė tė afėrmve dashurinė e tyre pas vdekjes me kėto mauzole marramendėse? A nuk ėshtė mė e rėndėsishme t’i duam ata sa kohė janė nė jetė?

    Andi ngriti kokėn lart sikur priste qė pėrgjigjet e tė gjitha kėtyre pyetjeve t’i vinin prej andej. Dielli ia verboi sytė pėr njė ēast. Edhe pse ai mundohej tė zbuste sadopak ftohtėsinė e pllakave tė varreve tė mermerta, ngrohtėsia e tij nuk arrinte dot thellėsirat ku prehen trupat e ngurtėsuar. Teksa bėnte pėrpara ngadalė, Andi vlonte pėrbrenda, ndėrsa heshtja e varreve pėrreth i zinte frymėn. E ndiente veten keq, si kurrė mė parė nė jetėn e tij. E kush ėshtė i pėrgatitur pėr humbje tė tilla? A nuk ėshtė mė e lehtė tė shkojmė ne tė parėt nga kjo jetė? Ne pėrpara gjithė tė dashurve tanė?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2023
    Postime
    9

    Pėr: Qiriri i jaseminit - Evis Vyshka

    QIRIRI I JASEMINIT

    Njė burrė nuk ėshtė vetėm balanca mes fitoreve e dėshtimeve tė tij nė jetė. Ai ėshtė mė tepėr, shumė mė tepėr. Pas fytyrės sė tij herė tė qeshur, herė tė qetė, herė tė zymtė e herė tė rreptė, fshihet njė zemėr e madhe. Ai ėshtė bashkėshorti, babai i fėmijėve tė saj. Ai qė me aq dashuri e mbajti nė krahė gruan e tij gjatė gjithė kėsaj kohe. Ai qė u mundua tė sillte gėzim e hare nė folezėn e ndėrtuar sė bashku. Ai qė nuk ngurroi tė ndėrronte pelena apo tė qėndronte natėn zgjuar kur fėmijėt e tij ishin tė sėmurė. Ai qė ēdo ditė u mundua tė ishte versioni mė i mirė i vetes, vetėm e vetėm qė tė ishte njė shembull i duhur pėr fėmijėt e tij. Ai qė u rropat nė njė ose mė shumė punė vetėm e vetėm qė familjes sė tij tė mos i mungonte asgjė. Ai qė ishte gjithnjė mali i fortė ku u pėrplasėn tė gjitha furtunat e martesės, ai qė shumė herė gjeti shpresė edhe aty ku nuk kishte.

    E nėse sytė e tij pėrloten, kjo nuk ėshtė mungesė burrėrie. Pas tyre fshihet dėshpėrimi qė ndien nė shpirt burri kur gjithēka qė ai bėn pėr tė mbajtur pas vetes njeriun e dashur nuk ėshtė e mjaftueshme. Pas tyre fshihet zhgėnjimi teksa sheh t’i shembet familja qė kishte ndėrtuar me aq mund. Pas tyre fshihet dhimbja pėr humbjen e mundėsisė pėr tė qenė ēdo ditė i pranishėm nė jetėn e fėmijėve tė tij.

    Njė martesė mund tė dėshtojė, por prindėrimi i mirė kurrė. Njė baba e di mirė kėtė.

Tema tė Ngjashme

  1. Qiriri, Shkrepesja, dhe Ashkla e vogel
    Nga Ad'Anderseni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2024, 07:59
  2. Violinistja me famė botėrore Evis Gega
    Nga NEOLK nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2023, 22:11
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-12-2022, 10:38
  4. Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.
    Nga no name nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-08-2021, 23:28
  5. Evis Qaja
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 05:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •