Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Parashqevi Qiriazi

    Rrėfimi i studiueses pėr ditarin e Parashqevi Qiriazit: Kontribuoi nė konsolidimin e shtetit shqiptar! Roli i saj nė Konferencėn e Paqes

    Studiuesja Teuta Toska boton pėr herė tė parė ditarin e plotė tė diplomates edhe intelektuales Parashqevi Qiriazi. Pėr “ReportTV’ Toska rrėfen kontributin e rėndėsishėm tė Qiriazit para 100 vitesh dhe formėsimin e shtetit shqiptar.

    Nga Valeria Dedaj
    6 Shkurt 2021

    Botimi “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” me autore Teuta Toskėn sjell pėr herė tė parė ditarin e veprimtares sė vetme shqiptare, qė lundroi nė 1919-n nga Nju-Jorku pėr nė Paris, pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Konferencėn e Paqes. Studiuesja Teuta Toksa nė kėtė rrėfim pėr “ReporTV” ndalet te kontributi i Parashqevi Qiriazit nė konsolidimin e shtetit shqiptar tė pavarur rreth 100 vite mė parė,

    “Ky ditar ka qenė nė Arkivin e Shtetit, por ėshtė i njohur vetėm pėr studiuesit, jo pėr publikun. Mė shumė se njė ditar kujtimesh, ėshtė si njė agjent pune. Prandaj, ishte e nevojshme qė do t’i jepej publikut, i plotėsuar me komente. 1919-ta ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm, njė vit ndarės nė politikėn shqiptare. Por pėr mua ky vit ėshtė mė i rėndėsishmi, nė jetėn politike dhe diplomatike tė saj. Para 100 vitesh, problem madhor ishte formimi i shtetit shqiptar”, shprehet Toska.

    Nė ditarin e saj, mbajtur nga data 1 janar tė vitit 1919, mes tė tjerash Qiriazi shkruante pėr kuvendin e datės 29 dhjetor, tė organizuar nga Federata panshqiptare, Vatra’ se:

    1 janar. Sot pas si anėrova pak dhe u vesha, shkrova ca letra edhe spastrova deskun. Kėtu kishim zz.Sadik Lekdushin, Kost Lakrorin, Rafail Burgalecin dhe z,Grameno po ėshtė kėtu prej njė muaj. Sot u bė njė meting organizuar prej vatrės, ku u bėnė protestime pėr ccėshtjen tė CCamrėisė dhe tė Kosovės”...

    Pėrpos koordinimit tė delegacioneve shqiptare, Toska thekson rolin e Qirizit pėr transformimin e shoqėrisė shqiptare, duke shkruar njė strategji pėr arsimin.

    “Unė mendoj se i gjithė libri jep njė panoramė tė plotė, tė asaj qė Parashqevi Qiriazi ishte. Pjesa e parė e tregon gruan e thjeshtė, qė befas transformohet nė njė diplomate shumė aktive, qė shndėrrohet nė njė diplomate aktive dhe qė koordinon veprimtarinė e delegacioneve shqiptare. Nė Paris gėrshetohet pėrmes ditarit; jeta e njė gruaje, pasionet e njė intelektualeje dhe veprimtaria e ethshme diplomatike e saj. Pjesa e dytė, i kushtohet mendimit tė saj politik. Aty shpaloset edhe mė shumė mendimi i saj pėr transformimin e shoqėrisė shqiptare. Ajo kishte shkruar njė strategji kombėtare pėr arsimit. Prandaj mendoj se kjo ėshtė panorama e njė intelektualeje shumė tė guximshme shqiptare, pėr kohėn qė ne flasim, pėrpara 100 viteve. Ėshtė unike”, pėrfundon Toska.

    VIDEO

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Parashqevi Qiriazi

    Promovohet libri 'Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919' i autores Teuta Toska! Valentina Duka: Studimi me rėndėsi nė historiografinė shqiptare

    Akademia e tė Rinjve pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė ka organizuar kėtė tė enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" tė Teuta Toskės

    Nga Dhurata Hamzai
    1 Korrik 2021

    VIDEO

    Akademia e tė Rinjve pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė ka organizuar kėtė tė enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" tė Teuta Toskės.

    Veprimtaria u mbajt nė mjedisin e jashtėm tė Akademisė sė Shkencave me praninė e autores, dhe tė folėsve: Valentina Duka, Elsa Demo dhe Mikaela Minga dhe u moderua nga Andi Rėmbeci.

    “Pas diplomimit nė kolegjin Amerikan tė Vajzave nė Stamboll nė vitin 1904, Parashqevi Qiariazi i bashkohet motrės Sevastisė pėr tė ndihmuar me mbarėvajtjen e Shkollės sė Vashave. Nė vitin 1908 ajo merrė pjesė nė ngjarjet e Kongresit tė Manastirit nė krah tė tė vėllait, Gjergj Qiriazit, dhe dokumenton mbledhjet dhe diskutimet e rėndėsishme qė zhvillohen aty. “, -tha Rėmbeci

    Historiania Valentina Duka, vlerėsoi nė mėnyrė tė veēantė punėn e autores dhe rėndėsinė e librit.

    “Botimi i ditarit tė Parashqevi Qiriazit ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme pėr historiografinė shqiptare, sepe studiuesit shqiptarė tani kanė mundėsi tė njohin konferencėn e paqes edhe nga perspektiva e njė prej intelektualeve mė tė shquara shqitare tė shekullit tė 20-tė. Dorėshkrimi i ditarit ndodhej qė nė vitin 1946 nė Arkivin e Shtetit Shqiptar, kur arkivi i familjes Dako-Qiriazi u sekuestrua nga komunistėt, sepse patriotėt e shquar Sevasti Qiarizi, Kristo Dako e Parashqevi Qiriazi u u akuzuan si agjentė tė Amerikės”, -tha Valentina Duka.

    Mikaela Minga dhe Elsa Demo, nė dy kėndvėshtrime tė ndryshme, e vlerėsuan librin e Teuta Toskės pėr interpretimin e detajeve qė funksionojnė nė mėnyrė paralele me ngjarjet historike.

    Nė pamundėsi tė ishte i pranishėm sipas programit historiani i njohur David Hosaflook, nė referatin e dėrguar pėr t’u lexuar nė kėtė veprimtari shkruante se: “

    “Vepra e Teutės paraqet mendimin e Parshqevisė, e rikthen zėrin e saj, njė zė qė frymėzon, qorton, profetizon dhe jep receta pėr mirėvajtjen e kombit, jo vetėm pėr vitin 1919, por edhe pėr vitin 2021 e nė vazhdim.”

    Teuta Toska punon si drejtuese e departamentit tė gjuhėsisė nė Universitetin e Elbasanit dhe qė nga viti 2017 ėshtė edhe anėtare e Akademisė sė tė Rinjve, pranė Akademisė sė Shkencave.

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Parashqevi Qiriazi

    Korrespondenca Kolea- Parashqevi Qiriazi e 1920-s, ēėshtja shqiptare nė Konferencėn e Parisit

    Kolea: “Thika shqiptarėve u ka hyr gjer nė asht.”, i drejtohet Parashqevi Qiriazit (qė atė kohė jetonte nė Amerikė), pėr tė ndikuar tek Presidenti amerikan dhe pėr tė trokitur nė ēdo kancelari pėr ēėshtjen shqiptare.

    Emri:  5d0724a30c071parashqevi.jpg

Shikime: 31

Madhėsia:  31.0 KB

    Nga Nini Mano
    16 Qershor 2019

    Sotir Kolea ne Janar 1920 i kėrkonte Parashqevi Qiriazit tė ndikonte tek Presidenti amerikan pėr mbrojtjen e cėshtjes kombėtare: “Puna e jonė ka mbetur ndėr duart e Amerikės m’u porsi puna e Fjumesė”

    Kur ēėshtja shqiptare nė Konferencėn e Parisit nė fillimshek XX ishte nė rrezik nga interesat shoviniste tė fqinjėve, pėrpjekjet e njė grupi patriotėsh, qė nuk ishin pjesė e delegacionit shqiptar, ishin tė mėdha. Ata synuan gjetjen e pėrkrahėsve tė fortė pėr ēėshtjen kombėtare nė kancelaritė mė tė mėdha, ndėrsa publiēistika e penave shqiptare nė gazetat dhe revistat, qė botoheshin nga patriotėt nė emigracion, godiste fortė. Por pėr fatin e keq tė kombit, pėr kėto pėrpjekje, dallon gati si njė mallkim fakti, qė qysh para njė shekulli, krahėt politikė shqiptarė jo rrallė, punonin nėn rogoz kundėr ēėshtjes kombėtare.

    Nė fondin Sotir Kolea nė letėrkėmbimet me Parashqevi Qiriazi nė vitet 20 tė shekullit tė kaluar, kupton se cfarė ndodhte nėn dhe mbi rogozet e atyre , qė ne kemi konsideruar prej shumė kohėsh dhe jo pak, si patriotė tė mėdhenj tė kombit. Arkivat ende tė pastudjuara, kėrkojnė urgjencė nė zbardhjen e tė vėrtetave historike pa dorashka.

    Nga Lozana, nė 9 Janar 1920, Kolea me bashkėpunėtorin nė revistėn D’Albanie, Hilmi Kėlcyra, nė njė letėr Parashqevi Qiriazit, qė aso kohe jetonte nė SHBA, nė Boston, kėrkonin pėrpjekjet pėr tė trokitur nė cdo kancelari pėr cėshtjen shqiptare. Kjo ēėshtje kėrkonte njerėz besnikė tė cėshtjes kombėtare. Njė prej tyre ishte Parashqevi Qiriazi.

    Emri:  5d0724ef8bed1qirjazi2.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  33.3 KB

    “Zonjė e ndershme dhe atdhetare e vlejturė,

    Thika mbi shqiptarėt arriti gjer mė ashtė, tashti ėshtė lufta e fundit vdesim, o rrojmė, do tė ndahet pėr pak kohė, andaj gjithė ata qė kanė zemrėn tė zhuritur nga malli pėr Shqipėrinė, gjithė ata qė nuk kanė pasur ndė jetė tė tyre tjetėr endėrr pėrvec lirijėse dhe mbarėsijės sė Atdheut, ngjan tashti mė se kurdo, tė vėnė fuqinė e tyre pėr tė prapsur dėshpėrimin . Se dėshpėrimi ėshtė vdekja, shqiptarėt enish nuk kanė vdekur dhe Shqipėria nuk do tė vdesinjė.

    Ju zonjė qė keni marrė njė pjesė kaq tė madhe ndė luftėn e shenjtė , qė keni vėnė botė –a- botė fuqinė tuaj pėr ti bėrė ballė rrezikut tė jashtėm dhe pėr tė shkundur fatkeqėsijėn e brendshme, ju prapė kini detyrė tė madhe tė pėrpiqi sa mė shumė tashti, qė ėshtė dhe ndahet fati i Shqipėrijėsė.

    Puna e jonė ka mbetur ndėr duart e Amerikės mu porsi puna e Fjumesė. Me gjithė qė Amerika sikur paska dėftuar se nuk do pėrzihet ndė punė tė Europėse, prapė tė mėdhenjtė e kėsaj ane nuk guxojnė tė lidhin gjė prej gjėje pa volinė e pėlqimin e saj. Nevoja qė kanė prej saj dhe frika qė kanė pėr shoqi-shoqin, i shtėrngon qė tė ecin ndė kėtė udhė. Shpresat tona nga ana e pėrtej Atlantikut janė fare tė ftohta.

    Franca nuk ka ndryshuar mėndje qysh nė 1912, e mahniturė prej grekėve tė z. Venizell dhe pas sėrbėve tė z. Pashiq, nuk ka sy tė shohė kombe tė tjerė, as tė dėgjojė klithmėn e atyre, qė gjinden ndė rrezik vdekje. Kėtė gjė e patė mė mirė dhe ju vetė sa kohė qė ndenjėt nė Paris.

    Emri:  5d072501da0acqirjazi1.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  35.3 KB

    Italia, po ajo e gjithė jetės, diplomatėt e saj kanė harruar ē’ ėshtė tė skuqurit pėrpara gėnjeshtrės, tashti ndė kėtė luftė e sipėr dhe pas saj, i vunė kulmin e turpėrimit. Zoti Klemaso u shtėrngua tė thotė ufiqėrisht pėrpara botės se, diplomatėt e Italisė hėngrėn fjalėn qė u kishin dhėnė Frėngjėjve dhe Inglezėve. Pasi e mbaruan me Greqinė mbi kurriz tė Shqipėrisė, me Korēėn, Gjinokastrėn dhe Khimarėn do tė paguhet Greqia, me Shkodrėn dhe malėsijėn e fushės sė saj do tė paguhen Jugosllavėt. Kėto na punon mikja e Libohovasve, e Turhanit dhe e sogėrijės sė tyre. Tashti pėr sė fundi, e rrėfyen plot gojėn qėllimin e tyre pas fjalėve, u erdhi radha veprės. Gjaku qė u derdh ndė Vlorė tė 28-nė e Vjeshtės sė Tretė, gjaku dhe zjarri i Hormovės dhe kaq e kaq tė tjera gjakėra dhe zjarre, na janė provė e aftėtė pėr jetėn qė na pret ndėnė thonjėt e Sonnino/Tittonervet. Sa pėr nga ana jonė, kėto kishim si dhe ju trajtuam qė nė krye tė herės, qė kur pamė Qeverinė e Romės tė pėrkrahnin gjithė sa vagabondė numurohen ndėr shqiptarėt faqezezė, vepra e Kushullatės sė kėtushme me Turhan Pėrmetin, Tahsin Mesarenė (ata tė Selanikut) Viska Dodaninė (atė tė Dhjatės sė Tėrpos) dhe me ca zagarė tė tjerė si kėta, na qe me aftė, andaj qė ndė krye tė herės, nuk pushuam sė protestuari dhe sė ngrituri zėrin kundėr tė punuarve tė Italisė mbi kurriz tė Shqipėrisė. Njė pjesė tė madhe tė telegrafėve qė kemi rrahur, i shtypėm dhe i nxjerrim ndė fletėn qė kemi kėtu kur ia kemi volijėnė. Por janė aq shumė telegrafe e lutje e shkresa tė tjera, qė nuk mund t,u gjėjmė vend ndė fletėn tonė, ose se janė tė shumta, ose sepse nuk na jep dorė t’i qisim ndė shesh tė madh. Tė fundit janė protestat tona pėr vrasjen e Vlorės, qė keni pėr t’i gjetur kėtu brenda.

    Nuk vėmė asnjėfarė dyshimi se me tė dėgjuar kėtė mėnxyrė tė papriturė, me gjithė shokėt tuaj tė mirė, kini ngritur zėrin dhe keni qarė brengėn te Qeverija e Amerikės. Por kjo sot nuk ėshtė me aftė, veē veprės qė duhet vėshtruar si tė veprojnė gjithė po aq, edhe tė tjerėt.

    Ndė Amerikė janė njė gjėmė shoqėrish dhe vėllazėrish, qė nuk u dimė adresat, se asnjė gazetė nuk u kujtua tė pėrmbledhė njė shėnim tė stėrhollė, ndonjė adresė ndo pėr qėllimin e veprėn e tyre. Kėto tokica pra, janė njė fuqi e madhe pėr ne dhe nė ditėn e sotme njė e tillė fuqi nuk duhet lėnė pa pėrdorur. Kjo detyrė rėndon mbi gjithė atdhetarėt e vėrtetė e tė kthjellėt, qė janė dhe rrojnė ndė Amerikė. Kur ishte njėherė tjetėr prapė pėr Vlorėn, njė farė Bahri Omari, qė pėr fat tė prapė, kishte mbirė redaktor i Diellit, bėri ē’ishte e mundur pėr me u mbajtur dorėn atyre, qė donin tė hidhnin protesta e luta. Ndofta ashtu i jepte dorė z.Omarit, por tashti ky zotni u zhduk nga Dielli. Nuk besoj tė ketė mbirė ndonjė tjetėr kėrpudhė si ay. Por sidoqoftė ėshtė barra juaj tė kujdeseni, qė tė mos pėrsėritet gabimi i parė. Ne kemi shkruar ndė ndoca vise dhe do tė shkruajmė edhe mė mbi kėtė ēėshtje, por veprimi i tyre ndėr atdhetarėt e atyshėm, nuk mund tė ketė rėndėsijėn tuaj, qė e njihni vendin dhe njerėzinė, si tanėt, edhe tė huajt. Ndaj zonjėzė, ju lutemi tė mos kurseheni. Me tė urtė e me tė butė, mbushuni mendjen edhe atyre, qė mund tė mos rrefehen aq tė ngrohtė nga zemra .

    Puna jonė nuk ėshtė aq e pashpresė. Italia mund tė lidhė godija me dyzina, kėto nuk e bėjnė punė sa pa ia qasur Amerika , se pėr kėta tė kėsaj ane s’do as thėnė, se ia kanė qasur me kohė. Andaj porta e Amerikės duhet trokitur sa mė shpejt dhe sa mė fortė. Pėr kėtė punė janė vėllezėrit tanė tė botės sė re, sa kushdo tjetėr ndė shkallė, tė veprojnė me dobi e me fitim pėr atdheun.

    Pėrveē tė ngriturave, qė ju zumė ndė gojė kėtu sipėr, dmth tė telegrafėve pėr Mbretėrijėn e Tij, Mbretin e Italisė dhe pėr Parlamentin e pėr Kryesijėn e Konferencės ndė Paris si dhe tė kėpujės, pėr tė cilėn ju bėmė fjalė, ju mbyllim kėtu kėto: 1-tė lutjes qė hodhėm Kumisijės sė Senatit tė Amerikės nė 16.XII.1919; 2-tė telegrafit qė rahėm pėr bajlozat e Amerikės e tė Ingliterrės ndė Paris mė 13 tė muajit qė kaloi; 3-tė telegrafit qė u rrah nė 13 tė Dimėruarit tė Parė zotit Klemanso; 4-tė letrės qė i shkruam kryesijės sė Diligatės sonė mė 31.XII.1919; 5-tė letrave qė I kemi shkruar Vatrės tė 2 dhe 19 tė Dimėruarit dhe tė 3 tė kėtij muaji .

    Duam tė shihni ato, qė ne bėjmė pėr veprėn e zotėrinjve tė Vatrės e Djellit, tė cilat na duket se nuk janė pėrkujdesur pėr punėt qė duhet tė kujdeseshin, duke pasur gjithė atė fuqi te lėndėt dhe moralin qė u dhanė shqiptarėt e Amerikės. Le tė shpresojmė se do ndreqen tė metat kėshtu e tutje pa u bėrė vonė. Tuke pritur lajme tė mbara nga ana juaj, ju pėrshėndesin zonjė e ndershme dhe atdhetare. Pėr Redaksinė e De L’Albanie, firmat Sotir Kolea dhe Hilmi Kėlcyra. (AQ, F 47, D 14, fl 8)

    Emri:  5d07250f5b9b6konferenca.jpg

Shikime: 30

Madhėsia:  68.9 KB

    Ēfarė ndodhte nė Paris, tradhėtia e delegatėve shqiptarė

    Gjithēka prej njė shekulli nė historinė e kombit tonė, nga lufta pėr pavarėsi, dhe demokraci, pėrgjegjėsia kryesore u takon politikanėve. Ta quash “fatkeqėsi”, ėshtė fjala mė e butė qė mund tė zgjidhet, sepse mėkatet janė jo tė vogla pėr pasojat qė kanė lėnė pas pėr kombin. Pėr sa ka ndodhur para njė shekulli nga ata qė u morėn me politikė, asgjė nuk mbulohet. Ndonėse historiografia e kohės sė komunizmit, si kudo, edhe nė arkiva bėri seleksionime jo pak sipas preferencave politike, sot nuk fshihen mė, sepse arkivat tregojnė dhe flasin tė vėrtetat. Gjatė punimeve tė Konferencės sė Parisit kishte delegatė shqiptarė, qė ishin shitur nė armiqtė tanė si Italia, Greqia sdhe Sėrbia pėr interesat e tyre meskine personale, qė sot pa frikė quhen dhe “tradhėtare”. Shumė prej tyre edhe nuk janė ditur, sepse janė mbuluar jo rrallė herė.

    Parashqevi Qiriazi kishte qėnė disa muaj pranė Delegacionit shqiptar e dėrguar nga Partia e saj nga SHBA nė Konferenėn e Parisit nė vitin 1919. Ajo kishte parė dhe dėgjuar se ēfarė dhe si punonin anėtarėt e Delegacionit zyrtar shqiptar atje dhe ishte tmerruar. “Tė huajtė vėrtet na kanė rėnė nė qafė, por unė do tė them: nė qafė na paēin ata shqiptarė, tė cilėt e kanė bėrė kabull tė bėhen veglat e atyre, qė duan tė vėnė Shqipėrinė nėn zgjedhė”, i shkruante nė 1 Shkurt 1920 nga US Parashqevi Qiriazi miqve tė saj Sotir Kolea dhe Hilmi Kėlcyra, qė aso kohe drejtonin revistėn “L ,Albanie” nė Lozanė:

    “Zotėrinjve S.Kolea dhe H.Kėlcyra, tė nderuar zotėrinj dhe atdhetarė tė shquar,

    Letrėn e z/ suaj qė mė 9 tė muajit qė kaloi bashkė me kopjet e 11 shkresave qė patėt mirėsinė tė mė dėrgoni, i mora dhe ju faleminderit. Ajo qė mė gėzoi mė fort ėshtė se nė kėto kohėra kaq kritike dhe kaq tė rrezikshme, lipset medoemos qė tė gjithė kombėtarėt e vėrtetė, qė kanė duart e lara, shpirtin e kulluar, ballin e hapėt pėr me i dalė gjithkujt pa frikė, tė mblidhen , ose tė bėjnė radhitjet e duhura pėr letėrkėmbim tė rregullt dhe marrėveshje tė plotė.

    Kombėtarėt e vėrtetė ēmojnė pa masė veprat e zotėrisė suaj dhe kthjellėsisht po ju them se kėto vepra u kanė forcuar ndjenjat dhe u kanė dhėnė fuqi tė re tė qėndrojnė tė patundur nė programin kombėtar.

    U siguroj tė nderuar vėllezėr, se si gjer tani, kėshtu edhe pastaj, nuk do tė rresht sė bėri detyrėn time me sa mundet kundrejt atdheut tė dashur, tė cilit sikundėr tė gjithė kombėtarėt e vėrtetė, edhe unė i kam falur jetėn. Ėshtė e ditur se tė gjitha kombet kanė partira, shoqėrira, ndryshim mendimesh, etj, por taksirati i Shqipėrisė mė duket se ėshtė shumė mė i madh.

    Tetė muaj nė Paris u pėrpoqa me ditė e me natė me sa mundej, por ato qė panė sytė e mij edhe sa dėgjuan veshėt e mij, edhe ē,fare pune u bė, mbetet nė fletėt e historisė.

    Puna e delegatėve tanė nė Paris gjer sa isha unė atje, ishte njė utter failure, sic e thotė amerikani. Po pėrse? Sepse sa delegatė ishin, kaq programe tė ndryshme kishin, edhe katėr lloj shkresash dėrgoheshin nė Konferencė. Gjer sa njė ditė, ardhi njė duman nga Konferenca, e cila thoshte: “ē’ėshtė kjo qė po bėni juve shqiptarėt. Tė gjitha kombet na dėrgojnė nga njė shkresė, por nga ju marrim katėr tė ndryshme. Kujt t’i zėmė besė?”, etj.

    Tė huajtė vėrtet na kanė rėnė nė qafė, por unė do tė them: nė qafė na paēin ata shqiptarė, tė cilėt e kanė bėrė kabull tė bėhen veglat e atyre, qė duan tė vėnė Shqipėrinė nėn zgjedhė. S’kam asnjė dyshim se Zotėria juaj kini patur raste kur tė huajt kanė dashur t’u pėrdorin si vegla pėr tė mbushur qėllimet e tyre, por patriotizma juaj , burrėria juaj s’e ka bėrė kabull, se jeni besnikė e bij tė kombit. Ku mund tė rri e t’u tregoj sa janė munduar tė huajt tė na vėnė nė dorė. Po jo, kurrė nuk do tė bėhem shkak tė hynjė Shqipėria nėn njė tjetėr zgjedhė. Italia kurrė, nuk ja ka dashur shėndetin Shqipėrisė dhe hidhėrimi i gjithė kombėtarėve ėshtė pa kufi, kur shohin edhe njerėz tė ditur, qė bėhen vegla tė saj.

    Sikundėr thoni edhe Z-ria juaj, sot vetėm kėtu nė Amerikė mund tė bėhet gjėsendi edhe pas fuqisė qė kemi, asnjė rast nuku kemi lėnė tė na shpėtonjė. Por qysh tė shohim pemėt e kėtyre pėrpjekjeve, kur njė ndėrton, dhe tjatri prish?

    Dy organizatat, si Vatra dhe Partia Politike, duheshe ta tundnin Amerikėn me ēėshtjen tonė, se ėshtė njė cėshtje patethike dhe kėshtu do tė fitonin zemrat dhe simpathinė e amerikanėve. Mirė po qysh bėhet kjo, kur Vatra ėshtė nėn urdhėrat italiane? Dielli dollarėt nuku i ka prishur tė kundėrshtojė politikėn greke dhe italiane edhe sėrbe, por ka pesė vjet qė pa reshtur lufton kombėtarėt e vėrtetė. Ky ishte shkaku qė u organizua Partia Politike, qė tė mbrojė tė drejtat e Shqipėrisė. Edhe pėr pak kohė vate shumė mirė, mė vonė sekretari ra krejt nėn influencėn e zotit Ēekrezi , i cili ka qėnė gjithmonė pėrkrahės i politikės Italiane edhe kėshtu ardhėn ngatėrrime tė papritura, por prapė kemi shpresė pėr tė rregulluar. Kryetari shkruante protestimet, etj. Sekretari kur i dėrgonte, i kėmbente.

    Nevoja ėshtė e madhe qė tė kemi njė kombėtar tė vėrtetė nė Ėashington. Fatkeqėsisht gjer mė sot, s’ėshtė bėrė gjė. Herė pas here kur zoti Dako, kur unė nė Ėashington shkonim dhe po t’ja kishim volinė, do rrinte njė prej nesh atje tėrė kohėn. Unė pėr sė shpejti kam ndėrmend tė shkoj dhe ndė pastė ndonjė gjė me rėndėsi, do t’u lajmėroj.

    Kėto tė para qė shkrova nė kėtė letėr , sido qė mund tė na hidhėrojnė, lipset kurrė tė mos na dėshpėrojnė. Mbetet njė gjė pėr tė bėrė, tė gjithė kombėtarėt e vėrtetė, tė lirė nga propogandat e huaja, tė vinė nė njė marrėveshje,tė bėjnė njė fuqi. Z-ria juaj besoj se mė lehtė mund tė merreni vesh me kombėtarėt qė ndodhen brenda nė Shqipėri. Unė kėtu do tė vė tėrė fuqinė time tė bėnj atė qė mundet.

    Nuku di nėse jeni nė marrėvėshje me Dr Adhamidhin qė gjendet nė Gjenevė. Pėrpara ca kohe, Z.ria e tij kish dėrguar njė qarkore nė gjuhėn anglisht nėpėr amerikanė tė rendit tė lartė. Njė kopje e asaj qarkėtore, i ra nė dorė Zotit Dako confidencialisht. Konkluzioni parashtron njė projekt pėr tė pritmen e Shqipėrisė, midis tė tjerave, kėrkon Shqipėrinė e 1913, po Vlorėn, thotė, t’a mbajė Italia pėr pakė kohė, etj….dhe propozon njė kėmbim kufie nė krahinė tė Gjinokastrės pėr fitim tė Grekėve!. Mbetem me nderime, P.D. Kyriaz

    Ndikimin dhe rolin qė kanė sot politikanėt, nuk do tė duhet mė njė shekull pėr tė mėsuar se sa mėkatarė janė mes tyre, duke shitur interesat e kombit pėr pėrfitime personale dhe politike.

    Shqiptarja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-05-2024 mė 00:24

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,884
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Parashqevi Qiriazi

    Dokumenti/ Parashqevi Qiriazi, Master qė nė 1913-ėn nė SHBA

    Revista “The Oberlin Review“ e datės 13 janar 1922, duke njoftuar pėr emėrimin e Kristo Dakos nė zyrėn e Ministrisė sė Arsimit nė Shqipėri, mė 7 dhjetor 1921, mes tjerash rikujton, se Parashqevi Qiriazi ka marrė gradėn akademike master nė vitin 1913 nė departamentin e edukimit tė Universitetit tė Oberlinit.

    Emri:  194130.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  21.2 KB

    2 Tetor 2015

    TIRANE- Revista “The Oberlin Review“ e datės 13 janar 1922, duke njoftuar pėr emėrimin e Kristo Dakos nė zyrėn e Ministrisė sė Arsimit nė Shqipėri, mė 7 dhjetor 1921, mes tjerash rikujton, se Parashqevi Qiriazi ka marrė gradėn akademike master nė vitin 1913 nė departamentin e edukimit tė Universitetit tė Oberlinit.

    Teza e masterit e Parashqevi Qiriazit ishte: “Zhvillimi i shkollave nė Perandorinė Turke dhe njė sistem ideal i arsimit pėr Shqipėri” e pėrgatitur si tezė pėr marrjen e gradės akademike, master i edukimit (Parashqevi Qiriazi ka marrė gradėn akademike A. M. nė vitin 1913. Teza e masterit u mbrojt nė qershor tė vitit 1913 nė Fakultetin e Pedagogjisė tė Universitetit tė Oberlinit nė Ohio tė SHBA - ve.

    Pėr herė tė parė ėshtė botuar nė gjuhėn angleze, nė Boston, nė vitin 1919, nė kuadėr tė librit tė Kristo Dakos, (Shqipėria, ēelės i enigmės pėr Lindjen e Afėrt), si pjesė shtojcės E, dhe atė nga faqja 248 deri nė faqen 266. Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe gjendet nė veprėn e Shefik Osmanit: “Trashėgimi social-pedagogjike”. Ndėrkohė Parashqevi Qiriazi nė SHBA hartoi edhe programin arsimor tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Ismail Qemalit. Shkroi dhe botoi nė Ēikago veprėn “Shkolla e vashave – Korēė” (The School for Girl – Kortcha, Albania).

    Nė temėn e saj tė dilpomės vihet re se ajo ka projektuar njė sistem arsimor pėr Shqipėrinė. Parashqevia parasheh qė: “Ēdo qytet tė ketė shkolla elementare dhe tė dyta, nė kryeqytet tė themelohet njė universitet. Nėpėr fshatėrat tė hapet vetėm shkollė elementare, edhe nė katundet sipas nevojės”. Pastaj “Ēdo qytet me gjithė krahinė, tė ketė njė pleqėsi, pėrgjegjėse pėrpara Ministrit tė Arsimit. Njė nga anėtarėt e kėsaj pleqėsije tė jetė inspektor. Inspektori lipset tė ketė stėrvitje tė veēantė pėr punė tė tij”.

    Ajo citon Stochtonin tė ketė thenė: “Njė njeri qė nuku ka stėrvitje nė qėllimet e vėrteta tė arėsimit kurrė nuku bėn tė emėrohet inspektor”. Mė tutje ajo vazhdon: “Njė njeri qė tė jetė i zoti pėr kėtė vent, lipset tė ketė dije tė gjėrė nė biollogji, soēiollogji, psikollogji, edhe pedagogji; pėrveē kėsaj duhet tė jetė i zoti tė pėrdornjė gjykim pėr tė radhiturit e kurseve tė mėsimit”. Qiriazi parasheh edhe njė ministėr tė Arsimit si kryetar i njė komisioni arėsimtar, pėrgjegjės pėrpara Parlamentit.

    Ajo e shtrinė rrjetin e saj arsimor pėrtej kufijve tė zakonshėm arsimor tė kohės. “Pėr tė pėrmirėsuarit tė shoqėrisė, sistemi shkollar lipset tė pėrmbledhė edhe shkolla tė veēanta pėr sakatėrit”. Me “sakatėr” ajo nėnkupton “tė verbėrit, tė shurdhrit dhe memecėt”. Nė bazė tė edukimit dhe mėsimit tė tyre, ajo vendos “mėsimet e punės sė dorės”, pa pėrjashtuar dhe njė kurs tė shkurtėr lėndėsh tė ndryshme qė ata “tė kenė rast tė ēvillojnė mendjen e tyre edhe tė shijojnė nga thesaret e diturisė”. Sistemi ideal i arsimit sipas Parashqevi Qiriazit duhet tė pėrfshijė:

    1. Kopshtet e fėmijėve (Kindergarten ose Montessori);
    2. Shkolla elementare (fillore);
    3. Shkollat e dyta (tė mesme);
    4. Arsimi i lartė (universiteti);
    5. Shkolla normale;
    6. Shkolla speciale (pėr sakatėrit).
    Pėr kėtė tė fundit ajo thekson se pėrveē studmit tė “Filozofinė e zhvillimit tė mendjes sė foshnjės” tė ketė “Shkolla pėr sakatėrit (speciale) - E nisur nga qėllime humanitare dhe pedagogjike”.

    Pak fjalė nga jeta e veprimtaria e P. Qiriazit

    Mė 2 qershor nė Manastir u lind Parashqevi Qiriazi. Shkollėn fillore dhe shkollėn e mesme e vazhdoi nė nė Manastir. Mė 1900-n studioi nė Kolegjin Amerikan pėr Vajza nė Stamboll nė degėn e letėrsisė. Mė 1904 pas diplomimit filloi punėn si mėsuese dhe mė vonė drejtuese nė Shkollėn Shqipe tė Vashave nė Korēė.

    Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Alfabetit nė Manastir. Mė 1909, ndėr tė tjera hartoi dhe botoi nė Manastir tekstin “Abetare - pėr shkollat e para”. Mė 1910 pėr nder tė Kongresit tė Manastirit dhe alfabetit tė gjuhės shqipe, pėrpiloi dhe publikoi “Himnin e alfabetit kombėtar”, qė u kėndua mė 14 shkurt nė Mitingun e Shkronjave Shqipe nė Korēė. Mė 1913 pėrfundoi me sukses studimet postdiplomike master nė Fakultetin e Pedagogjisė (Edukimit) tė Universitetit tė Oberlinit nė Ohio - SHBA.

    Mė 1914 pėr shkak tė fillimit tė Luftės I Botėrore largohet nga Shqipėria. Mė 1917 - 1920 nė Boston tė SHBA-ve nxori revistėn “Yll`i Mėngjesit”. Mė 1919, Parashqevia ishte delegate nė Konferencėn e Paqes nė Paris, si e vetmja delegate femėr nga tė gjitha vendet e asaj Konference.

    Mė 1922 shkolla e Korēės shpėrngulet nė Tiranė, riemėrohet Instituti Qiriazi (Kyrias) dhe Parashqevia emėrohet drejtore. Mė 1933 mbyllet Instituti Arsimor Qiriazi (Kyrias). Mė 1943 - Mė 15 tetor, Sevastia dhe Parashqevia, sė bashku me anėtarėt tjerė tė familjes, arrestohen nga forcat nazifashiste dhe dėrgohen nė Kampin e Pėrqėndrimit tė Banjicės afėr Beogradit nė Serbi.

    Mė 1944 nė tetor tė kėtij viti, me tė internuarit lirohet dhe arrin e gjallė nė Shqipėri, por ndėrtesa e Institutit Qiriazi shtetėzohet. Lihet shumė vite nė harresė dhe mė 1970 Parashqevia vdes nė Tiranė. Vetėm nė 1987 ajo rikujtohet e dekorohet “Post Mortem” me titullin “Mėsuese e Popullit”, etj.

    Emri:  194131.jpg

Shikime: 29

Madhėsia:  67.3 KB

    Shkrimi u botua nė Shqiptarja.com (print) nė 2 Tetor 2015

Tema tė Ngjashme

  1. Sevasti Qiriazi
    Nga sirena_adria nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-04-2023, 13:44
  2. Parashqevi Simaku
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-10-2022, 08:21
  3. Parashqevi Simaku paralizė nė fytyrė, nuk arrin tė kėndojė
    Nga ATMAN nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 13-11-2012, 07:01
  4. Dhori Qiriazi
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 23:44

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •