Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

    BE kritika Kuvendit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Vendimi i mazhorancës socialistë për të mozbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka u kritikua të premten nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Gonzato-Spiropali-1536x1024.jpg

Shikime: 528

Madhësia:  34.8 KB
    Kreu i BE-së Silvio Gonzato dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali | Foto: Delegacioni i BE-së

    Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votimi ku ajo refuzoi të zbatojë një vendim të gjykatës që i kërkonte Kuvendit të votonte pro dërgimit për interpretim të mandatit të deputetes Olta Xhaçka,

    “Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, u shpreh BE.

    Socialistët zgjodhën të abstenojnë ose të votojnë kundër duke e bërë të pamundur që projektvendimi të miratohej, ndërkohë që kishin rrëzuar në prill një vendim tjetër të ngjashëm të Kushtetueses.

    Këto qëndrime të mazhorancës u cilësua nga gjykata si “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe sipas saj përbënin “cënim të themeleve të shtetit”.

    BE gjithashtu vë në dukje se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

    Delegacioni i referohet raportit të fundit të BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, ku janë shprehur shqetësimet lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti.

    “Përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”- thuhet në reagimin e dhënë nga delegacioni për mediat në Tiranë.

    Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi PS e mbrojti Xhaçkën, së pari me procedurë parlamentare dhe më pas duke dalë kundër vendimeve të gjykatës që e “urdhëronin” Kuvendin që të votonte pro dërgimit të mocionit për interpretim.

    Qëndrimet e mazhorancës bien në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.

    Xhaçka akuzohet nga opozita se ka përfituar të mira publike në kundërshtim me Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist përfitoi statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Dhërmi.

    Gjatë kohës që Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit.

    BIRN

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

    “Vendimi zbatohet”: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka”

    Në një opinion me 15 faqe, Komisioni i Venecias i është përgjigjur një liste pyetjesh të nisura nga Kryetarja e Kuvendit, duke riktheksuar normën e gjithëditur se Kuvendi duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese si një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës.

    Nga Vladimir Karaj

    Emri:  Xhacka-LSA-1.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  24.3 KB

    Pasi refuzoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit iu drejtua në shtator të këtij viti me një set pyetjesh Komisionit të Venecias me pretendimin se çështja kishte nevojë për një interpretim.

    Në përgjigjen e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

    “Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizuese për kompetencat vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë vendimin në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë mbi çështjen e kufizuar, ashtu siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

    Komisioni arsyeton se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e “besnikërisë ndaj Kushtetutës si një element i shtetit të së drejtës”. Ekspertët interpretojnë se kjo nuk duhet lexuar si detyrim i deputetëve për të votuar në një mënyrë të caktuar, por si “një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës”.

    Po ashtu, opinioni thotë se ndërsa deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ata mund të votojnë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së Parlamentit. Komisioni i Venecias thekson se përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vetëm mund të zbatohet.

    “Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, thuhet në opinion.

    Duke iu referuar refuzimit të shumicës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese bazuar mbi pretendimin e lirisë së votës së deputetit, Komisioni e bën të qartë në opinion se kjo nuk qëndron.

    “Sidoqoftë, Komisionit dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë tashmë një vendim, sipas të cilit Kuvendi është i detyruar të dërgojë mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit specifik në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në arsyetim.

    Komisioni i Venecias më tej ka refuzuar të dalë me përfundime mbi çështjen konkrete, duke vënë në dukje se qëndrimet mbi papajtueshmërinë nuk kanë standard të përcaktuar ndërkombëtar dhe se për këto vendoset rast pas rasti apo bazuar në legjislacionin e vendit. “Sa i përket procedurës për vendimmarrjen mbi papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta”, thuhet në opinion.

    Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

    Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik.

    Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita.

    Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit.

    “Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, e cila kërkoi që Kuvendi t’ia referonte çështjen siç ishte kërkuar në vendimin e saj.

    BIRN

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Kryetalebani Rama refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

    Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

    Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali refuzon që ta pranojë opinionin e tij përmes një interpretimi të gënjeshtërt që zvarrit edhe më tej sagën e mandatit të deputetes socialiste.

    Nga Blerina Gjoka

    Emri:  Elisa-Spiropali-Foto-LSA-1536x1147.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  31.3 KB

    Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të deputetëve për të rrëzuar me votë zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali refuzoi të martën që ta pranojë vendimin e Venecias përmes një interpretimi të gënjeshtërt të opinionit si në favor të qëndrimit të mazhorancës për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

    Në një reagim për mediat pas publikimit të opinionit, Spiropali tha: “besoj tani është e qartë për të gjithë se qëndrimi ynë lidhur me procesin e trajtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka nuk ishte një qëndrim as politik, as partiak, por një qëndrim kushtetues që lidhet me sovranitetin e paprekshëm të Kuvendit”.

    Më tej Spiropali këmbëngul: “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë”.

    Në opinionin e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

    “Parlamenti nuk mund t’i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta. Në këtë dritë, pyetjet 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje e lirisë së mandatit, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në pikën 22 të opinionit të Komisionit të Venecias.

    “Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, shtihet në opinion.

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigjen pyetjes së BIRN se kur do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që detyron Kuvendin të dërgojë pranë kësaj gjykate mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka.

    Ndërkohë, përfaqësues të opozitës e quajtën ‘dezinformim’ deklaratën e Spiropalit dhe i kërkuan asaj që të zbatojë pa vonesë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    “Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik, tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedentë ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundërt të asaj që Komisioni i Venecias këshillon,” tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

    Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

    Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita.

    Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur Kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit të së drejtës.

    BIRN

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,320
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Albanistan: Kuvendi shpërfill Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

    Gjykata e posaçme "rrëzon" burrin e Olta Xhaçkës, prona prej 5512 m2 e Artan Gaçit do të vijojë e sekuestruar

    Gjykata e posacme i ka rrëzuar kërkesën e Artan Gaçit, burrit të Olta Xhackës për heqje të sekuestros së pronës së dyshuar të falsifikuar me një sipërfaqe prej 5512 metër katror e ndodhur në Gjilekë Himarë.

    Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj mëson se gjyqtari Erjon Çela nuk i ka pranuar kërkesën e Gaçit ku sipërfaqen e tokës së tij e kishte në emër të kompanisë nën zotërim AG.TCC Shpk.

    Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara ku prej këtij përfitmi Artan Gaçi fitoi statusin e investitorit strategjik.

    Sipas SPAK ish kryetari i komanduar i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe, 5512 m2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.

    Pikërisht kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku nga hetimet ka rezultuar se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar 12,677,600 lekë nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emër të Artan Gacit.

    Nga të dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është likuiduar në datë 25.02.2020.

    Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë "AG. TCC" shpk shprehet SPAK.

    Po ashtu më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dhe siperfaqen tjetër prej 5080 metra katror e cila rezulton në kufi me sipërfaqen tjetër prej 5512 m2.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2016, 12:08
  2. Skandali i ditës: Qeveria e Rilindjes bojkoton Gjykatën Kushtetuese
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2014, 00:13
  3. Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 02-10-2013, 23:01
  4. Olta Xhaçka, Nusja e piramidës “Gjallica”
    Nga King_Arthur në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-09-2010, 08:27
  5. Rasti Kiçina në Gjykatën Kushtetuese
    Nga gimche në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-2010, 19:14

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •