Shqiptari nga Medvegja kandidat pėr PE: Do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Evropė
Do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Parlamentin Europian. Me kėtė moto shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, garon nėn siglėn Stati Uniti dEuropa me partinė e Emma Boninos nė Itali pėr zgjedhjet europarlamentare qė zhvillohen nga data 6-9 qershor dhe nė Itali nė datat 8-9 qershor.
Prej 32 vitesh nė Itali dhe aktualisht sipėrmarrės nė shumė fusha nga hoteleria, te siguria dhe kultura, Saliu shpalosi nė Ditarin me Bruna Ēifligun, platformėn dhe arsyet e kėtij kandidimi, ku spikati reformimi i administratės europiane dhe pasivizimi i adresave, qė siē tha ai do tė jetė puna qė do ta shoqėrojė pėr njė kohė tė gjatė.
Jam aktivist i pandalshėm i komunitet tim nga Medvegja, jam afėr politikės pėr tė shtyrė pėrpara kėrkesat tona. Reformim i administratės europiane, tė ndryshojė mėnyrėn e funksionimit, sepse kemi njė union ekonomik, por jo njė union politik, ushtarak dhe sigurie. Eliminimi i tė drejtės sė vetos. Vendimet tė merren me shumicė tė cilėsuar. Ėshtė e domosdoshme qė tė jetė zėri i shqiptarėve aty, shqiptarėt kanė mjaftueshėm pėr tė nxjerrė nga secili shtet nga njė eurodeputet dhe pėr tė krijuar njė grup parlamentar vetėm nga shqipatrėt qė jetojnė nė Europė. Arsyeja tjetėr do tė jetė Italia dhe Ballkani Perėndimor ėshtė e drejtė qė Italia tė bėjė mė shumė protagonizėm duke tėrhequr bashkėsinė europiane drejt Ballkanit.
Jo vetėm zėri i shqiptarėve pėr porblemet qė ata kanė me vendet e origjinės, por Salihu synon qė tė bėhet zėri i i tė gjithė pakicave pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me sigurinė e kontinentit.
Unė mendoj se do tė bėhem zėri i shqiptarėve nė Europė pėr problemet qė kanė me vendet e origjinės si votimet, pensionet, ligji Bosi Fini dhe ēėshtje qė kėrkojnė pėrgjigje. Unė mendoj se do tė bėhem zėri i tė gjitha pakicave nė botė sidomos ato qė kanė tė bėjnė me sigurinė e kontinentit tonė. Pasivizimi i adresave do tė jetė puna qė do tė mė shoqėrojė pėr njė kohė tė gjatė. Tė arrijmė disa reforma nė nivel qendror nė Europė qė tė degėzohen nė shtete e tė mos merret kohė me probleme veē e veē, pro tė zgjidhen nė nivel qendror.
Njė tjetėr prioritet i tij ėshtė edhe problemi i shkollave shqipe nė Europė.
Edhe puna e shkolla ėshtė ēėshtje qė duhet tė disiplinohet sa mė shpejt dhe do ngelet njė nga prioritet e mia, se problemet qė kanė shqiptarėt me shkollat e kemi nė tė gjithė Europėn dhe nėse arrijmė qė shkollat tė hyjnė nė funksion sa mė shpejt.
Edhe pse e cilėson garėn tė fituar, Salihu ėkkron votėn jo vetėm tė shqipatrėve, por edhe tė miqve italianė.
Unė ua kėrkoj italianėve me origjinė shqiptare se janė 144 mijė nė zonėn ku jetoj unė dhe kjo votė do tė jetė zėri i tyre. Shqiptarėt mė shumė se kurrė kanė nevojė tė mobilizohen dhe unė po vėrej njė entuziazėm tė madh, njė dukuri qė ka munguar pėr shumė kohė kam takuar pėrfaqėsues tė ndryshėm, avokatė, kontabilistė, mjekė. Pritshmėritė; gara ėshtė e fituar. Vėshtirėsitė kanė qenė sa ėshtė siguruar mandati. Ne numrat i kemi, vota e komunitet tonė ėshtė obligim, detyrė ėshtė qė tė marrim votėn e miqve qė ua kemi dhėnė ndėr vite. Nėse shtojmė edhe votat e miqve tanė kjo bėhet mė e lehtė.
A2cnn
Krijoni Kontakt