Mora shkas nga nje fotografi,qe nuk e kam hasur asgjekundi,por edhe disa fotografi te tjera origjinale,disa edhe te botuara, per te hapur kete teme.
Ne kete pjese te zmadhuar te kasaj fotografie,qe duhet te jete e vitit 1930 sepse ne sfond duket qe ka filluar ndertimi i ministrive,duket rruga e quajtur rruga e Elbasanit. Nje tjeter element qe bie ne sy eshte se nuk ka filluar te ndertohet ura e dajtit ku Lana duket ne te gjithe shtrirje e saj. Per tu orientuar pak me shume po vendos nje foto tjeter e mare pak a shume nga i njejti kend ku duket qe ka filluar ndertimi i ures dhe bashke me te edhe fillimi i Bulevardit.
Per tu orientuar po vendos edhe disa pjese te nje harte te kohes e bere nga Leon Rey
Nejse me gjithe rremujen e postimeve harta e Leon Rey duhet zmadhuar per te pare te gjitha karakteristikat e kohes qe kishte Tirana e asaj kohe ku qyteti po fillonte te modernizohej fal Zogut dhe arkitekteve italiane.
Qendra e dikurshme e Tiranes kishte kete pamje
Ne keto 3 pjese te mara nga dy foto pak a shume "binjake" origjinale te vitit 1928 duket fusha ku do ndertohen ministrite dhe parlamenti shqiptar (i vjetri ) i sapo ndertuar.
Dy-tre harta te tjera te botuara nga Bruno Castiglioni qe na ndihmojne per te pasur pak a shume nje ide mbi Tiranen dhe trasfomin e saj.
E para eshte nje harte austriake
E dyta eshte nje harte e rilievit topografik qe vlen edhe si sygjerim i fotografise se pare qe hapi temen.
Ne fund Tirana e viteve 1940
Te trija keto harta bashke me dy fotot e meposhme jane mare nga Bruno Castiglioni. (Tirana.Apunti sulla capitale dell'Albania all'alba del nuovo regime 1941)
Ketu eshte Xhamia e Tabakeve dhe fotograia e tregon sikur eshte Lana (por mundet edhe te jete perroi i Pal Poēit)
Dhe per ta mbyllur per sot e shpesoj ta vazhdoj me foto te tjera po vendosim edhe te fundit
Krijoni Kontakt