Emri:  IMG_4013.jpg

Shikime: 42

Madhėsia:  20.8 KB

Lutfi Dervishi

Ajo qė sot mendohet e pa imagjinueshme, – njė ditė pa lajme ka ndodhur dikur, diku jo larg prej nesh.
Nėse kthejmė akrepat e orės pas dhe ndalemi: mė 15 mars 1857; ditė e dielė; ditė pushimi. Lexuesit e njė gazete u ndodhėn para njė mrekullie.
Nė faqen e parė tė gazetės italiane “Risorgimento” u shfaq vetėm njė fjali: “Sot nuk kemi lajm me vlerė qė tė meritojė vėmendjen tuaj.”
Kjo fjali ishte dhe lajmi i ditės.
Ndryshe nga sot, atėherė, mungesa e lajmit ishte shkak pėr tė festuar dhe jo pėr t’u dėshpėruar.
Sot ėshtė mė lehtė tė besosh se do tė lėsh pas nė renditjen e njerėzve mė tė pasur tė planetit Elon Musk-un, se sa tė kesh njė ditė pa “skandale”, njė ditė pa “rrėfime”, njė ditė pa “aksidente”, njė ditė pa “shpėrthime”, njė ditė pa “thashetheme”, njė ditė pa “spektakėl”, njė ditė pa “investigime”. Kjo ditė duket si ditė “parajse” mbi tokė. Njė ditė qė sot nuk guxon ta premtojė as njė prift, asnjė hoxhė dhe madje asnjė lider!
Nė kaosin e sotėm ku lajm ėshtė gjithēka; qė nga “lufta nė Ukrainė” e deri te “bombat” qė shpėrthejnė nė rrjet nga fotot e modeleve/moderatoreve, qė nga psherėtimat e politikanėve e deri te gėrhimat e qenve duke parė televizion, njė ditė pa lajme duket si …fundi i botės. Njė fund mė i tmerrshėm se parashikimet ogurzezė tė konspiracionistėve.
Njė ditė e zakonshme pushimi (e shtunė ose e dielė) nis me gjerbjen e kafesė dhe me konsumimin nė ekran tė tė “rejave” mė tė fundit:
“Breaking news”: aksident me biēikletė nė Lushnjė!
Lajmi i fundit: Tornado nė Honolulu.
Titull kryesor: Lista e dėmshpėrblimeve…
FLASH: Sot vendoset e ardhmja e Mbapes.
Plas bomba: tigri kėrcėnon…
Shpėrthen rrjeti nga tė pasmet e ….

Nė epokėn e komunikimit tė menjėhershėm ku ēdokush ėshtė gazetar vullnetar nuk imagjinohet dot e pamundura: njė ditė e qetė. Cunami i ngritur mbi filxhanė kafeje nė studio televizive prodhon lėndė tė parė pėr rrjetet sociale dhe ushqim shpirtėror pėr baret dhe kafenetė. Ėshtė dita kur duhet tė shohėsh “live” deputetėt duke shkuar nė punė, vipat nė big brother duke fjetur gjumė, makinat nė trafik dhe zogjtė mbi teleferik.

Dikur- dikur lajmi mė i rėndėsishėm kumtohej nga telllalli, sot ēdokush me njė celular nė dorė, jep njoftime tė rėndėsishme si ēfarė po ha, ēfarė po gatuan, si i ka prerė thonjtė, si duhen larė sytė dhe mė e rėndėsishmja si duhen fshirė duart dhe si dhe me ēfarė duhet ushqyer macja.
Dikur-dikur njerėzit shikonin programe edukative nė televizion, sot makabritetet, kronika e zezė dhe banalitetet e kanė kthyer atė qė dikur quhej televizion, nė terror-vizion.

Nė kėtė pavion tė madh marrėzie ku lajm ėshtė gjithēka qė tė sheh kokėrdhoku i syrit dhe shumėēka qė tė rrok rradakja, njė orė pa internet nuk shihet si 60 minuta qė ia vlen t’i jetosh, por si njė paralajmėrim se pėrpara kemi fundin e botės.
167 vjet mė parė, gazeta “Ringjallja” i qetėsoi lexuesit e vet me njoftimin se nuk ka ndodhur asgjė qė ja vlen pėr t’i marrė vėmendjen atyre.

Sot beteja pėr vėmendje e ka lėnė pas betejėn pėr tė pushtuar vende apo planete tė tjera.

Sa kanė ndryshuar kohėrat! Nė fakt koha nuk ka ndryshuar. Ėshtė ajo qė ka qenė. Kemi ndryshuar ne. Ose mė saktė kanė ndryshuar shijet tona.

E imagjinoni dot, nė kėtė moment, se ēfarė mund tė bėjė njeriu njė ditė pa “lajme”. Ka shumė tė ngjarė tė nisė tė bėhet primitiv, tė flasė me njerėz, tė shijojė kafen dhe natyrėn dhe larg qoftė tė kalojė nė veprime aspak dinjitoze si leximi i ndonjė libri apo thjesht tė mendojė pėr diēka apo dikė… /bota.al